3.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj NË GJAKOVË, U MBAJT SESIONI SHKENCOR ME RASTIN E 55O VJETORIT TË...

NË GJAKOVË, U MBAJT SESIONI SHKENCOR ME RASTIN E 55O VJETORIT TË KALIMIT NË AMSHIM TË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT

0
461

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Me rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriot Skënderbeu, sot, (më 8 dhjetor), në orën 10:00, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë, Famullia e Doblibarës, në bashkëpunim me Drejtorin e Kulturës, Rinisë e Sportit në Komunën e Gjakovës, mbajti një Simpozium Shkencor dedikuar kryeheroit tonë mbarëkombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeu.

Në këtë eveniment madhor përveç mediave shtetërore e lokale ishin të pranishëm edhe shumë historian, albanalog, studiues, akademik e gazetarë nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trojet etnike shqiptare përfshirë edhe nga komunitetit Arbëresh nga Italia. Morën pjesë edhe kori i fëmijëve të qytetit dhe Shkolla Muzikore “Prenk Jakova” Gjakovë. Ky sesion shkencor u organizua në vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që përkon me 550 vjetorin e kalimit në amshim të këtij kryeheroi.

Moderimin e këtij evenimenti e bëri znj. Fitnete Tuda, këngëtare dhe gazetare e mirënjohur shqiptare nga Struga.
Që në fillim pas intonimit të himnit kombëtar nga ana e nxënësve të qytetit, ishte don Pashk Dani, kryetar i këshillit organizativ i cili e bëri hapjen e këtij sesioni shkencor, andaj në mes tjerash i falenderoi të gjithë mbeshtetësit e tij dhe të gjithë për punën dhe të pranishmit në pjesmarrje në këtë akademi solemne jubilare. Ndërsa me nga një fjalë përshëndetëse u paraqitën znj. Saranda Hyseni ( Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjakovë ) dhe dr. don Shan Zefi ( Famullitar i Kishës në Prizren e Kancelar i Dioçezës së Kosovës ).

Pas fjalës së hapjes dhe përshëndetjeve të tjera, sesioni i sotëm shkencor vazhdoi me kumtesa të tjera shkencore nga ana e studiuesve e historianëve të cilët folën për historinë dhe të kaluarën e Skënderbeut ndaj edhe referuan shumë studiues, historian, e krijues të ndryshëm të kulturës. Prof.dr. Etleva Lala (Universiteti i Budapestit) u paraqit me temën: “Letërkëmbimi midis Selisë së Shenjtë dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, 1443-1468” e cila në mes tjerash tha se: “Janë më se 81 letra që Skënderbeu dhe administrata e tij kishin dërguar në Vatikan. Pikërisht këto dokumente dërgohen tek një grup marrës e jo vetëm tek një person i vetëm” ka thënë prof. E. Lala.

Ndërsa prof. dr. Fahredin Shabani, (Universiteti i Gjakovës), u parqit me temën: ” Portreti i Skenderbeut në historiografin shqiptare dhe ndërkombëtare” i cili tha: “Gjergj Kastrioti i detyroi të gjithë shekujt të flasin për të. Nëse Karli i Madh me të drejtë quhet babai i Evropës, katër shekuj më vonë historia e vendosi heroin tonë kombëtar në piedestalin e kryembrojtësit e të kampionit të lirisë së saj”, ka thënë prof. F. Shabani”.

Prof. Gjovalin Quni (studiues e drejtor i bibliotekës “Marin Barleti” Shkodër) u parqit me temën: “Marin Barleci, skedë biografike ( të thëna, të pa thëna, të vërteta dhe hamendësime)”. Prof.dr. Arben Arifi (studiues nga Instituti i Historisë së Kosovës) u parqit me temën: “Skënderbeu, vertikale e identitetit tonë kombëtar”.

Don Robert Jakaj (drejtor i QKAP. “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë) ishte ai i cili në fjalën e tij përmbyllëse i falenderoi të gjithë të pranishmit, organizatorët dhe referuesit e kësaj akademie njëkohësisht me fjalë të tjera emër për emër i falënderoi edhe sponsorizuesit e tjerë të cilët e mbështetën këtë event të sotëm jubilar dedikuar Skënderbeut.

Ishin edhe shumë studiues të tjerë të cilët në pamundësi pjesmarreje në këtë event, kumtesat e tyre i dërguan përmes postës elektronike, dhe se kumtesat e tyre do të botohen në librin me rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, ndaj po i veçoj disa nga referuesit: Prof. dr. Françesko Altimari (Universiteti i Kalabrisë) i cili u parqit me kumtesën e cila titullohet: “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në kujtesën historike të Arbreshëve të Italisë”.

Prof. dr. Matteo Mandala (Universiteti i Palermos) u parqit me temën: “Skënderbeu, gjakmarrja dhe paqja e Lordit (1454)”, Prof. dr. Anila Omari (Universiteti i Tiranës) u parqit me temën: “Epoka e Skënderbeut dhe fillimet e shkrimit të shqipes” etj.

Eventi i sotëm u vlerësua tejët lartë nga shumë mysafirë të sferave të ndryshme të cilët kishin ardhur nga Shqipëria, Kosova e viset të tjera shqiptare për ta percjellë këtë event. Pikërisht ishte don Albert Jakaj, famullitari i Doblibarës, i cili ka thënë se përmes këtij simpoziumi mëtojnë të hedhin dritë mbi figurën e Skënderbeut. Ai tha se pjesëmarrja ka qenë e madhe, sidomos nga njerëz të artit dhe kulturës. “Kemi dashur që në këtë vit jubile, të vitit 2018 ta ndriçojmë dhe të hedhim pak dritë mbi figurën e heroit kombëtar sikurse është Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Prandaj, me kumtesat që i sollën profesorët e viseve të ndryshme, të trevave shqiptare, sidomos profesoresha Etleva Lala, që ishte shumë interesante, me gjëra të reja, siç është letërkëmbimi i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut me selinë e shenjtë, pra Vatikanin”, ka thënë don Albert Jakaj.

Ndersa gazetari i mirënjohur shqiptar nga Kosova z. Lekë Musolli, ( drejtor “Radio Alba” në Klinë) e çmoj tejët lartë këtë organizim madheshtor e referuesit e kësaj akademie madheshtore, pikërisht me një fjalë të parafrazuar, vetë Heroin tonë Kombëtar, Gjergjin, e cilësoj si Krishtin e vetëm të Shqiptarëve.

Në përfundim të këtij sesioni shkencor dedikuar Skënderbeut, për të gjithë të mysafirët u shtrua një drekë solemne në Restorantin Familjar “Dasmori” në Doblibare.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.