16.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Në historinë e shtetit shqiptar kemi gjithmonë dy të vërteta të kundërta...

Në historinë e shtetit shqiptar kemi gjithmonë dy të vërteta të kundërta për ngjarjet, historianët, njësoj si politikanët, lexojnë vetëm njerën!

0
327
Shaban Murati

Nga: Shaban Murati* – Revista Drini24 Janar 2020

Nuk e di sa janë të besueshme arkivat shqiptare për brezat pasardhës, sepse në historinë e shtetit shqiptar deri në ditët tona kemi gjithmonë dy të vërteta të kundërta për ngjarjet, për gjendjen dhe për personalitetet. E keqja kombëtare është se historianët shqiptarë, njësoj si politikanët, lexojnë vetëm njerën.

Shkenca e sotme gjermane në ndihmë të kujtesës shqiptare – Hanns Christian Lohr, “Themelimi i Shqipërisë. Wilhelm Widi dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha në Ballkan, 1912-1914”, Tiranë 2019, Shtëpia Botuese “Skanderbeg Books”. Për luftën e parë ballkanike “Planet e aleatëve të Ballkanit në atë kohë ishin që ta coptonin krejt Shqipërinë midis katër vendeve. Sipas këtyre planeve, vilajeti i dikurshëm turk, Shkodra, duhet të ndahej midis Malit të Zi dhe Serbisë. Përveç kësaj, Beogradit iu caktua edhe vilajeti i Kosovës. Një pjesë tjetër e vendit, vilajeti i Manastirit, duhet t’i takonte Bullgarisë. Më tej kishin rënë dakord që Greqisë t’i dorëzonin vilajetin e Janinës. Krahas këtij plani, ekzistonte edhe një marrëveshje midis Greqisë dhe Serbisë, sipas së cilës Shqipëria duhet të ndahej midis dy vendeve në linjën Durrës-lugina e Vardarit”. Fq. 52.

Për Konferencën e Ambasadorëve në Londër “Dëshirat e popullit shqiptar, siç i shprehën qeveria provizore apo Kongresi Kombëtar në Trieste, vështirë se do t’i kishin në vëmendje Fuqitë e Konferencës së Londrës. Kjo tregohej edhe në faktin se gjatë pothuaj tetë muajve, kur Fuqitë konsultoheshin për krijimin e Shqipërisë së re, delegacioni shqiptar u thirr për konsultë në bisedime vetëm njëherë të vetme”. Fq. 127.

Për Komisionin Ndërkombëtar të caktimit të kufijve të jugut ”Nacionalistët epirotas dhe trupat pushtuese greke u përpoqën më tej që të ndryshonin kushtet me anë të shtrëngimit, aq sa ta bënin të sigurtë qendrimin e territorit nën Greqi: Ata dëbuan shqiptarët myslimanë nga qytetet e Gjirokastrës, Delvinës dhe Libohovës, dhe për këtë arsye çuan grekë, të cilët u veshën si shqiptarë. Qëllimi i këtij aksioni ishte i qartë: Komisioni Ndërkombëtar për kufijtë duhet të gënjehej për kushtet e vërteta”. “Bandat epirote këtu vazhduan të përndiqnin popullsinë myslimane. Sipas raporteve bashkëkohore, midis tetorit të vitit 1913 dhe majit të vitit 1914, u vranë rreth 20 mijë njerëz nga nacionalistët grekë”. Fq. 176, 235.

*Autori është veteran i diplomacisë shqiptare. Jeton në Tiranë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.