3.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Njerëzimi dhe veçmas Kombi ynë, ka një Nënë, quhet Shenjtja Nënë Tereze!

Njerëzimi dhe veçmas Kombi ynë, ka një Nënë, quhet Shenjtja Nënë Tereze!

0
910

Skender Jashari *)

Simboli i Nënës Shqipëtare, i njohur në mbarë botën, për vyrtyte, të cilat i admiron njerëzimi, tashmë i jep vendin meritor përmes Shenjtës Nënë Tereza! U plotësu Binomi i Figurave Kombëtare, të përbërë nga Gjergj Kastrioti dhe tash nga Nënë Tereza!
Më 26.08.1910 u lind në Shkup të Shqipërisë ( pjesë e Vilajetit të Kosovës) nën Perandorinë Osmane!

Kisha Katolike, nuk ka njohur asnjë Shenjte tjetër me emërin Nënë, epitet që sërish gëzon, krenon dhe nderon Kombin Shqipëtarë!
Kongregacioni i Misionareve të Bëmirësisë, të cilën e themeloi Shenjta Nënë Tereza, në vitin 2012, kishte më tepër se 4500 motra dhe vepronin në 133 vende të botës!

Që për së gjalli e nderoi njerëzimi, për humanizmin e pashoq që bëri, u nderu edhe me çmime ndërkombëtare, si më 1962 me Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe më 1979 me Çmimin Nobel për Paqe!

Më 19 tetor 2003, u Lumturua duke u quajtur “Tereza e Bekuar e Kalkutës”! Për t’u kanonizu si Shenjtore, duhej t’i njiheshin dy mrekulli, në bazë të Kishës Katolike, e që mrekullinë e dytë e njohu Papa Françesku, në dhjetor 2015. Kanonizimi i saj u bë më 4 shtator 2016!

Ndërroi jetë më 5 shtator 1997, e që më 5 shtator 2017, do bëhet Shugurimi i Katedrales Shenjtja Nënë Tereza në Prishtinë, nga Kardinali Ernest Troshani!

Në Qiell- tek Krishti, për ne Shqipëtarët, ndërmjetëson kjo Shenjte!
Shqipëtarët e kemi edhe një Arsye më shumë, që t’a lusim Zotin në Gjuhën tonë Shqipe!

Më: 26.08.2017

*) Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.