12.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Nuk udhëhiqet shteti pa legjitimitet!

Nuk udhëhiqet shteti pa legjitimitet!

0
276
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Shkruan: Florim Zeqa, 15.11.2020

Për këto 20 vite, më ka rënë të dëgjojë deklarime dhe premtime të ndryshme nga politikanët kosovarë, por asnjëherë nuk e kam dëgjuar as dhe një zotim të vetëm, që “nëse nuk i përmbushi premtimet e dhëna elektorale para jush, do të tërhiqem nga drejtimi i partisë apo nga drejtimi i shtetit, si akt moral para qytetarëve dhe si ndëshkim ndaj vetes për mosrealizimin e premtimeve”!

Partitë politike duhet të ndjekin shëmbullin e skuadrave të futbollit

Një skuadër futbolli, e cila nuk arrinë rezultate të kënaqshme, ndodhë që ta ndërroj timonierin (trajnerin) deri në tre-katër herë brenda një kampionati, ndërsa një gjë e tillë nuk ndodhë me partitë politike.

Edhe përkundër faktit që një parti e jona politike për 10 vjet rresht nuk e shënon asnjë fitore në zgjedhjet nacionale, vazhdon ta mbajë të njëjtin kryetar!

Kjo ka të bëjë për partitë e mëdha konkurente në garën zgjedhore, e jo për partitë e vogla që aspirojnë ngritjen lartë. Deri më tani, në tërë gjeografinë politike kombëtare, ka ndodhur vetëm një herë reflektimi i liderit partiak për humbje në zgjedhjet nacionale.

Po ndodhë pikërisht kështu, për faktin se humbësit po kthehen në fitues të zgjedhjeve, ndërsa fituesit po largohen nga drejtimi i shtetit!

Është krejt normale humbja në një palë zgjedhje e një lideri partiak, humbja e dytë duhet të shërbejë për ndërgjegjësim dhe reflektim, e treta nuk guxon të përseritet!

Si pasojë e kësaj, elektorati i dëshpruar, në pamundësi për ta ndërruar “trajnerin” në ekipin (partinë) e zemres, largohen nga ekipi (partia) dhe kalojnë në tjetrën. Por e keqja nuk përfundon më kaq, shkaku i kësaj klsase të papërgjegjshme politike, qytetarët e këtij vendi, me shpresa të humbura, me shpirtë të thyer dhe zemër të plagosur po e braktisin tërësisht vendlindjen e tyre-Kosovën, për të ikur drejt vendeve të panjohura në kërkim të një jete më të mirë!

Kështu, atdheu ynë i dashur Kosova, përveq aspektit gjeografik, gjegjësisht të tkurrjes në territor nga fqinjët e saj, nga keq-qeverisja dhe denigrimi social që po ju shkaktojnë politikanët shqiptarë, po tkurret edhe në aspektin demografik, me largimin e popullatës nga trojet e tyre stërgjyshore.

Dorëheqja e Sali Berishës, shëmbull i një burrështetasi të përgegjshëm

Dorëheqja nga posti i kryetarit, si akt moral për humbjen e partisë në zgjedhje është prezente në të gjitha vendet e zhvilluara dhe demokratike, por jo edhe në Kosovë.

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. Lideri historik i Partisë Demokratike (të Shqipërisë), Sali Berisha është i pari liderë në hapësirat mbarë shqiptare që e kishte pranuar përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve, duke e ndjerë veten si përgjegjësi vetëm i humbjes, duke dhënë dorëheqjen të parevokueshme nga posti i kryetarit të PD-së, të cilën e mbante prej 22 vitesh.

Dorëheqja e liderit demokrat, Sali Berishës, përveqse pjekuri politike dhe akt i lartë moral, është shembulli më i mirë, i cili duhet ndjekur nga liderët e partive tona politike.

Dorëheqja e Sali Berishës ishte diçka madhështore, e përshkruar me ndjenja të fuqishme nga mbështetësit e PD-së, ishte ngjarja që do të mbetet përherë në kujtesën shqiptarëve, për ta kujtuar Sali Berishën si një lider i madh dhe mbi të gjitha njeri i dinjitetshëm dhe përgjegjshëm, i cili fatin e tij personal e ndanë me qytetarët e vendit të tij.

Vetëm tek ne në Kosovë ndodhë, që partia të udhëhiqet për 10 vjet nga humbësi serik i zgjedhjeve dhe shteti të udhëhiqet nga humbësit e zgjedhjeve! Kjo flet për mungesën e nivelit demokratik dhe moral të politikanëve tonë!

Dëmet që klasa aktuale politike i ka shkaktuar Kosovës, janë të mëdha dhe të pallogaritshme, të dëmshme për sovranitetin dhe integritetin e shtetit, por akoma më të dhimbshme për thyerjen e shpresave të qytetarëve për jetë në atdheun e tyre.

Nuk rritet partia me dhunimin e fjalës së lirë dhe improvizime zgjedhore, si dhe nuk udhëhiqet shteti pa legjitimitet qytetar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.