7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Periferia e Tiranës

Periferia e Tiranës

0
1034

Dionis Xhafa

Periferinë e Tiranës e kemi parë të gjithë. Institutin, Bathoren, Kamzën, sigurisht që e kemi parë. Periferia e kryeqytetit është tmerr, lemeri e kasaphanë. Nuk po hyj në poret e saj më të thella. Jam ulur në një lokal në Institut. Shoh gjëra të turbullta, të trishta, të dhimbshme. Aty ku shitet qepë, domate e presh, aty ka plehra, e rruga është përplot me kartonë bosh. Papastërtia është e madhe. Një djalë i vogël kalon me karrocë të vjetër dhe i veshur si zhuls. Boritë e makinave të mëdha dhe të vogla nuk ndalen. Autobusi ndalon në stacion.

Veç paramendoni se çfarë ndodh brenda këtyre urbaneve. Aty udhëtojnë me dhjetëra e mijëra studentë, punonjës e punonjëse, pensionistë. Të gjithë këta ikin drejt Tiranës, në shkolla, institucione dhe për të punuar ndoshta edhe në mjedis të hapur dhe të pasiguruar. Nëpër këta autobusë ndodhin edhe gjëra të turpshme.

Eh, periferia. Zhurmë e katrahurë. Tani sapo kaloi një dum dum dhe me një motor që buçet. Një djalë i ri në rrugë flet në telefon dhe hiqet sikur të jetë gangster. Ai kushedi jeton në Angli ose shtet tjetër evropian, pasi këtu, siç thuhet rëndomtë, nuk rrihet. Periferia është Kandahar, Kabul e Mesul. Por, më tepër realiteti këtu më ngjan me lagjet e varfra të Brazilit ose të Argjentinës.

Ndonjë vajzë e bukur këtu në periferi, ka fatin e keq, që duhet të jetë si trëndafili në mesin e gjembave. Realitet i keq është periferia. Një burrë i vjetër më kalon përpara syve. Ai mban trasta të mbushura përplot. Një polic ecën si i pirë. Këtu në periferi ka papastërti, llum, zezonjë, mbijetesë, Realitet i egër i vjetit 16-t të shekullit XXI-t.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.