6.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Përse nuk u lejuan shkollat shqipe në kohën e Perandorisë Osmane?

Përse nuk u lejuan shkollat shqipe në kohën e Perandorisë Osmane?

0
562
Sulltan Osmani - Murati - Bajaziti -shek 15

Pirro PriftiProf. Pirro PriftiRevista Drini

Gjuha shqipe është folur që në lashtësi dhe ka mbishkrime si ato etruske, pellazge, madje dhe gërmat të ashtuquajtura greke të vjetra, që erdhën nga fenikasit, u përdorën në fillim nga Pellazgët dhe më vonë nga fiset ilire. Të dhëna për të folurit në shqip kanë humbur por emërtimet në shqip dhe fjalët e lashta me kuptim shqip, por të shkruajtura në latinisht dhe greqisht tregojnë se gjuha e lashtë, nga e cila trashëgojmë shqipen, ka egzistuar. Të folurit shqip janë fjalët e ilidaës dhe të Odiseut, Emrat e Perëndive pagane, madje dhe fjala Helene është shqip që do të thotë – e lënë e braktisur.

Shqipja konsiderohet një gjuhë e i zoluar brenda familjes indo-evropiane; asnjë gjuhë tjetër nuk është lidhur përfundimisht me degën e saj. Të vetmet gjuhë të tjera që janë anëtarë të vetëm mbijetues i një dege të indo-evropiane janë armenishtja dhe greqishtja.

Gjuha shqipe është pjesë e grupit gjuhësor indo-evropian dhe konsiderohet të ketë evoluar nga një prej gjuhëve paleo-ballkanike të antikitetit, megjithëse ende është e paqartë se cila gjuhë e veçantë paleo-ballkanike përfaqëson paraardhësi i gjuhës shqipe ose ku në Evropën Jugore jetonte popullata. Në përgjithësi nuk ka dëshmi të mjaftueshme, për të lidhur shqipen me një prej këtyre gjuhëve, qoftë një nga gjuhët ilire (nga të cilat historianët më së shumti e konfirmojnë), ose trake dhe dake. Midis këtyre mundësive, ilirishtja zakonisht konsiderohet të jetë prova më e mundshme, edhe pse e pamjaftueshme ende e dobëson diskutimin (Ranko Matasoviq, 2012)

Një e dhënë në shek e XIV është pohimi i parë për të folurit shqip (dhe me gjasë edhe gjuhës së shkruar) i përket një shënimi (1332) të një domenikani, Gulielmo Adae, pastaj formula e pagëzimit nga Pal Ëngjëlli më 1462.

Ilirët-arbërit, nuk shquhen se kishin interesim në drejtimin, që gjuha e tyre të kishte vend edhe në shkrime. Ata përdornin gjuhën latine, greke dhe sllave në çështjet e tyre administrative. Pra në tekstet, letrat e gjëndura shkrimet janë bërë në gjuhët ndërkombëtare të asaj kohe sipas perandorive, që kishin pushtuar Arbërinë dhe Epirin, Pra në kohën e Perandorisë Romake shkruhej me gërma latinë dhe komunikohej latinisht dhe në italishte të vjetër.

Në kohët e lashta iliro-pellazgët përdornin gërmat, që sot i quajnë greke apo greqishten e vjetër. Në kohën e Mbretërive sllave Bullgare dhe Serbe, komunikimi zyrtar bëhej në gjuhën cirilikë sllavishte të vjetër, por edhe përdoreshin gërmat cirilike.

Në kohën e Perandorisë së Bizantit komunikohej zyrtarisht në gjuhën byzantine, e cila kishte adaptuar gërmat greke të vjetra.
Në kohën e Perandorisë Osmane komunikimi zyrtar bëhej me gërmat dhe gjuhën osmane.

Pra sipas periudhave është përdorur nga shtresa e arsimuar e Arbërisë dhe e Epirit, gjuha ndërkombëtare e pushtuesit si dhe gjuha religjioze.

Mund të thuhet se përse arbërit dhe Epirotët nuk përdorën një gjuhë të tyren të shkruar? Interesant është fakti se arbërit dhe epirotët e arsimuar shkruanin edhe në gjuhën e tyre por me gërma latine sidomos ata të fesë katolike dhe me gërma greke ata të fesë orthodokse si dhe me gërma osmane ata të fesë islame.

Pra një nga shkaqet që pengoi gjuhën shqipe ishte ndarja fetare. Njerëzit e arsimuar arbër dhe epirtoë të atyre periudhave e gjetën më të lehtë të shkruanin në gjuhën dhe me gërmat që përdorte feja përkatëse.

Pra ndërgjegja kombëtare në Arbëri dhe në Epir nuk ishte formuar ashtu siç duhej.

Shkaku i dytë ishte pushtimi Osman, i cili largoi nga Arbëria dhe Epiri gjysmën e popullatës dhe më kryesorja ishte se u larguan njerëzit e shtresës së mesme dhe të pasur që ishin të arsimuar, por mbetën në Arbëri dhe Epir, malësorët dhe njerëzit, që u larguan në malet e Arbërisë dhe të Epirit.

Arbëria dhe Epiri u zbraz nga popullata gjatë shek të XVI sidomos zonat fushore, të cilat u populluan nga bujkrobër të ardhur nga Persia, Abhazia, Cerkezia, Iraku Siria, Libani, dhe osmanë si pushtues (më tepër jenicarë me origjinë arbër), si dhe nga arbër dhe epirotë të islamizuar që përfituan pronat bosh. Madje pas programit papal FIDE erdhën murgj katolikë, të cilët gradualisht sollën në disa zona veriore popullatë katolike nga Tunizia, Maroku, Italia. (?!)

Faktori tjetër që dominoi për të penguar hapjen e shkollave shqipe, ishte indiferenca e popullatës dhe dëshira për t’iu shmangur raprezaljeve të osmanëve. Kjo popullatë jo vetëm ishte e pa-arsimar por gjithnjë në luftë kunër osmanëve madje dhe kundër arbërve të sllavizuar, të cilët u quajtën nga arbërit e islamizuar – si shkije, pra arbër që u serbizuan me qëllim që të ruanin pronat dhe fenë.

Arbërit që nuk u larguan por që ndenjën në Arbëri dhe Epir, me qëllim që të ruanin pronën dhe fenë orthodokse iu afruan kishave serbe, për të ruajtur fenë dhe pronat, iu afruan kishave sllave dhe bizantine, të cilat kishin një status të veçantë nga Sulltani. Kështu që ata lanë etninë për Fenë dhe Pronat. Arbërit që iu afruan kishës serbe u quajtën shkije (nga fjala shizma – çarje, ndarje), arbërit që iu afruan për të njëjtën arësye kishës sllave bullgare u quajtën maqedonë, arbërit që jetonin në Mbretërinë e Zetës (Balshajt) u afruan afër kishës sllave serbe dhe u quajtën malazezë (duke përdorur fjalën MALESI për emrin Mali i zi). Arvanitasit më vonë iu afruan kishës greko-bizantine dhe folën greqisht.

Gjatë periudhës midis Shek XVI-XVIII, si pasojë e zhvendosjeve masive të popullatës arbërore, konvertimit në fenë islame dhe ardhjes së të huajve me fenë islame lindi popullata që fliste arbërisht por ishte islame, të cilët u quajtën shqiptarë.

Përsa u përket Arbërve që ikën, ata morën trajtat e popullsisë të vendit ku shkuan, madje u bënë dhe faktoë nxitës për krijimin e shteteve të reja të tyre. Arbëreshët e ikur folën italisht por ruajtën ritin lindor të kishës dhe u kthyen në Unite, pra orthodoksë që vareshin nga Vatikani dhe floën italisht. Abrërit që ikën në Rumani themeluan mbretërinë rumunë dhe Moldave dhe themeluan edhe kryeqytetin Bukuresht (i bukur është).

Arbërit katolikë që ikën në Raguza (kryesisht zona veri-perëndimore e qytetit Shkodër dhe Lezhës), u quajtën kroatë.

Problemi tjetër i madh ishte numuri madh i popullatës arbër-epirote, që u rrembye nga osmanët si pengje, ose kryetarët e fiseve arbër dhe Epirotë, të cilët u konvertuan për të përfituar gjithashtu ofiqe, pasuri dhe prona, për shkak të bashkëpunimit me osmanët. Këta arbër të konvertuar në islam u bënë gjithashtu drejtues të Perandorisë Osmanë, të Mbretërisë të Egjiptit, drejtues në Siri, në Liban, duke humbur gjithashtu etninë për pasurinë, madje u bënë edhe mbrojtës fanatikë të islamit e deri në ditët e sotme. Llogaritet që në Turqinë e sotme në çdo 5 turq, 2 janë me origjinë shqiptare. Kjo e fundit ndodhi edhe për pasojë e Traktatit të Lozanës të vitit 1919, dhe dëbimi nga trojet etnike i shumë shqiptarëve kosovarë dhe të Maqedonisë e të Çamërisë.

Atëherë del pyetja, përse në kohën e Perandorisë osmane e deri në vitin 1908, kur u realizua Kongresi i Manastirit nuk ku lejua zyrtarisht gjuha shqipe dhe shkollat shqipe. Në fakt egzistonin shkolla fetare por që nuk shkruhej në fjalë shqip por sipas religjionit: italisht – serbisht – bullgarisht – osmanisht – greqisht.

Shkaku është lufta e Arbërisë dhe Epirit kundër pushtuesve osmanë, të cilëve u sollën shumë kokëçarje në Perandorinë e tyre, aq sa kur Sulltan Mehmet Fatihu, që pushtoi Arbërinë pas pushtimit të Shkodrës në janar 1479 vendosi të mos jerë `gur mbi gur` në Arbëri dhe i rrafshoi të gjitha kalatë e Arbërisë dhe u soll mizorisht ndaj arbërve dhe Epirotëve të krishterë kudo që ishin, duke i vrarë, masakruar, përdhunuarm, dogjën morën gra e fëmijë robër, duke i çuan skllevër në Anadoll, dhe i larguan nga vendi i tyre, aq sa gati një shekull pra, deri në mes të shek XVI nuk kishte banorë në zonat fushore, Arbëria ishte bosh.

Pas Pushtimit të Konstandinopojës në qershor 1453, Sulltan Mehmet Fatihu restauroi Patriarkatësn Ekumenike Ortodokse në 6 janar 1454, por Katedralen e Shen Sofisë e ktheu në Xhami. Ky Sulltan i lejoi nështetasve të tij jo myslimanë disa liri fetare, duke u siguruar, që ata të ishin të bindur dhe të zbatonin rregullat. Autoriteti i tij u shtri në të gjithë Kristianët Orthodoksë të Perandorisë Osmane. Kjo metodë lejoi nje drejtim indirekt Bizantinëve të krishterë dhe u lejoi të okupuarve të ndjeheshin relativisht autonomë, ndërsa Sulltan Mehmet Fatihu filloi të rimodelojë qytetin sipas mënyrës turke, duke e kthyer Konstandinopojën në kryeqytetin e Turqisë, i cili mbeti kryeqytet deri në vitin 1920.

(https://en.wikipedia.org/wiki/Mehmed_the_Conqueror#Repopulation_of_Constantinople_(1453%E2%80%931478).)

Kjo u dha mundësi arbërve të mundur që mbetën në Arbëri dhe Epir të konvertoheshin në fenë islame ose të afroheshin afër kishës orthodokse sllave apo bizantine, të cilës iu lejua një autonomi e veçantë nga Sulltan Mehmet Fatihu për të drejtuar orthodoksinë në Ballkanin e pushtuar.

Pra po të rreshtojmë shkaqet se përse nuk u hapën shkollat shqipe në kohën e Perandorisë osmane atëhere mund të themi se shkaqet dhe faktorët ishin:

– pushtimi Osman detyroi të largohet shtresa e arsimuar e Arbërisë jashtë vendit ose i masakroi ata që nuk u larguan.

– Arbëria dhe Epiri humbën mundësinë të bëheshin shtete për shkak të pushtimit e për këtë arësye nuk pati më vetëdije etnike pas pushtimit, por vetëm një vetëdije religjioze, e cila u përshtat sipas mundësisë që i u dha popullsisë.

– indiferenca e popullatës që mbeti ndaj arsimimit atdhetar, për shkak të kushteve të rënda të jetesës, por edhe për shkak të ndryshimit rrënjësor të popullatës nga Arbër në shqipfolës, si dhe zgjidhja e problemve bazuar në gjuhën religjioze që përdorej – prishja e binomit FE+ATDHE, gjë që arbërit dhe epirotët nuk faleshin në një Fe por në shumë Fe.

– Propaganda islame e cila përmendëte, që nuk ka kombe të veçanta për ata që janë myslimanë, por vetëm një Kombësi ajo-Islame.

– të njëjtën element përdori edhe Orthodoksia Fanariote me qendër në Stamboll të lejuar nga osmanët që drejtonin orthodoksët e Ballkanit, duke predikuar që ka vetëm një komb orthodoks dhe jo etni të tjera,

– Kisha katolike nuk e përdori elementin Komb katolik, por duke parë se Perandoria orthodokse e Bizantit humbi dhe u shthur, përfitoi për të katolicizuar bizantin duke sjelle priftërinj katolike murgj jezuitë sipas Programit FIDE për të ri-kristianizuar Ballkanin, por duke lënë në heshtje etninë arbër dhe etninë e re, që lindi shqiptarët myslimanë shqipfolës. Pra zbatoi edhe ajo parullën ‘dividere et impero’.

Në përmbledhje të zhvendosjeve të mëdha të popullatës arbërore-epirote dhe të ardhjes së bujkrobërve nga Anadolli si dhe të komandantëve arbër të konvertuar, që mbushnin radhët e jeniçerëve, si dhe të disa princerve arbër, që u konvertuan për poste, para dhe prona në islam, mund të përshkruajmë këto pasjoa për Arbërinë dhe Epirinë, të cilat pas Kuvendit të Arbërit 1703, u quajtën shqiptarë dhe me përhapjen e fjalës, vendi u quajt Shqipëri, sepse ky term filloi të përdoret edhe nga orthodoksët vendalinj (kryesisht vllehë dhe arbër të vjetër), dhe nga katolikët shqiptarë (përfshi të ardhurit katolikë të dërguar nga Vatikani).

Shkijet u formuan gjatë shek XVI-XVIII. Madje identike, kur për herë të parë u fol për ‘shqiptaret’ myslimanë, së bashku me arbërit e krishterë katolikë në vitin 1703 në Konçilin e Arbërit, të mbajtur në një fshat të Lezhës me urdhër të Papa Albanit.

Madje arbërit orthodoksë të Maqedonisë u bullgarizuan, duke iu afruar kishës bullgare dhe flasin maqedonisht. Kjo është arsyeja që maqedonasit e sotëm shumica e të cilëve janë arbër të bullgarizuar nuk e ndjejne veten si bullgarë, por si maqedonas.

Po kështu malazezët shumica janë arbër orthodoksë të sllavizuar afër kishës serbe, por nuk e ndjejne veten serbë dhe shpikën termin Mali i zi ose shqipërimi i fjalës MALESI.

Përse nuk e lejoi turku gjuhën e Arbërit të shkruhej? Kjo ka disa probleme që nuk janë zgjidhur nga historianët, por mendoj per keto aresye: Mllefi dhe inati i madh, që patën me Skënderbeun dhe fiset e arbërit dhe të Epirit.

Ishte faji i Sulltan Mehmet Fatihut, i cili nxorri ligjin për të mbrojtur kishat orthodokse dhe ndonje katolike në Arberi Epir dhe Ballkan, me kusht që të ruheshin pronat e kishave, por ato duhet të paguanin haraç dhe të lejonin ushtrinë osmane sa herë të kishte nevoje të kalonte nëpër tokat dhe pronat e kishës. Së dyti, Sulltani lejoi që të lejoheshin të shkruhej gjuha sllave dhe ajo bizantine (sot greke), por nuk e lejoi gjuhën e Arbërit apo arbërisht ose epirotisht.

Pra, nuk eshte faji vetem i Patrikanës se Stambolit – Fanarit, që sot përfaqësohet nga Bartolomeu.

Së treti, sepse konvertimi në islam në masë i arbërve dhe epirotëve që mbeten aty, qoftë me dhunë qoftë me para (për të pasurit), qoftë me poste, e shuajti ndjenjën kombëtare të arbërve dhe epirotëve

Së katërti, dihet që shtresa e pasur dhe shtresa e mesme u largua nga vendi. Këta ishin të arsimuar por u larguan, kështu që në Arbëri mbeten malësoret pa shkollë dhe të ardhurit nga Anadolli si bujkrobër që e mësuan arbërishten pasi erdhën, si dhe disa prijësa fisesh, te cilet u konvertaun ne islam, p.sh, dy nga djemte e Pal dhe Lekë Dukagjinit u konvertuan me deshire ne islam, sepse ruajten pasurine dhe disa toka ne Dukagjin, ose Topiajt, njeri nga djemte u kthe ne islam dhe mori mbiemrin toptan, Stanisha Kastrioti u konvertua ne islam, vetem sepse ruajten pasurine dhe pronen.

Së pesti, pengjet arber qe ne vegjeli te marra nga osmanet luajten rol ne heqjen e deshires per te legalizuar arberishten por ne vend te saj lejuan osmanishten.

Qysh në 1827 sulltani osman dhe Patriarkana Ortodokse e Stambollit vendosën ndalimin e gjuhës shqipe në krejt territoret e perandorisë osmane. Iu dha liri vetëm hapjes së shkollave osmane, serbe, greke, bullgare e rumune. Shkolla shqipe u ndalua me ligj perandorak dhe politikën shovene ortodokse të Patriarkanës së Stambollit, pasi synohej që shqiptarët të bëheshin nënshtetas muslimanë të perandorisë, me që shumica kishin përqafuar atë fe, dhe të mos kishte komb shqiptar, ndërsa Patriarkana synonte përfshirjen e ortodoksëve shqiptarë nën pushtetin e kishës greke (ish bizantine).

Gjuha shqipe u lejua te shkruhej ne Kohen e Sulltan Abdyl Hamitit, kur ajo iu dorëzua atij që ta shikonte e ta miratonte në vitin 1876. ‘Alfabetaria e gjuhes Shqipe’ u gjënd në arkivat e Bibliotekës së Stambollit z. Ajten Krasiniqi – Arden, nga Drejtori i Bibliotekës ‘Jazma Eserihi Kutuphanesi’ z. Sali Shahin dhe Drejtori i Bibliotekës ‘Nadir Eserihi Kutuphanesi’ z. Ebu Bekir Kaya, Alfabetaria e gjuhes shqipe u shkruajt me gërma latine dhe disa greke në 36 gërma nga Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa, etj.

Në fillim të librit shkruhet ‘i dhurohet Sulltan Abdyl Hamitit nga truprojet shqiptarë’. Sulltan Abdyl Hamiti dinte shqip (https://www.gazetatema.net/2019/11/23/dossier-kjo-eshte-alfabetarja-e-gjuhes-shqipe-dhuruar-sulltan-abdyl-hamitit-ii-me-1879/)

Sidoqoftë, gjatë periudhës pesë shekullore të sundimit osman në Shqipëri, qeveria osmane ndaloi që më 1881 e deri më 1908 shkrimin dhe këndimin nëpër shkolla. Ky urdhër nuk ndaloi natyrisht ata që merreshin me letërsinë shqiptare të vazhdonin në punën e tyre, por pengoi arsimimin kombëtar për gati 30 vjet (Vlora E., Një vështrim mbi kulturën e popullit Shqiptar, Romë: Arti Grafiche Comm. A. Urbinati, “Shêjzat = [Le Pleiadi]: Vjeti VII, Nr. 05 – 06 – 07 – 08. fq. 215.)

Në 1887 në Shqipëri kishte 3 mijë shkolla, nga të cilat: 1.200 shkolla publike osmane, po aq greke private, 300 shkolla bullgare, serbe e vllahe. “Zosimea” greke e Janinës ishte shkolla për shqiptarët, por pak prej tyre u bënë grekofonë, si edhe në shkollat e tjera sllave. Shkollë shqipe kishte vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin, dhe meqënëse gjuha e shkolla shqipe qenë ndaluar, edhe P. Sotiri u vra nga shovenët grekë (http://www.gazetadita.al/pse-nuk-lejohen-shkollat-ne-gjuhen-shqipe-ne-greqi-e-turqi/),

Kongresin e Manastirit të mbajtur nga intelektualët shqiptarë nga 14 deri më 22 nëntor 1908, në Manastir, i cili vendosi se cili alfabet do të përdoret dhe çfarë do të ishte drejtshkrimi standard shqiptar. Kështu mbetet gjuha letrare. Alfabeti është alfabeti latin me shtimin e shkronjave ë, ç dhe dhjetë digraphs: dh, th, xh, gj, nj, ng, ll, rr, zh dhe sh.

Gjuha shqipe përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në vitin 1972 në Tiranë, dhe të gjitha dialektet, nëndialektet e të folurat që fliten nga shqiptarët.

[email protected]

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.