8.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Përshkrimi i Mirditës nga një udhëtar dhe studiues europian

Përshkrimi i Mirditës nga një udhëtar dhe studiues europian

0
767

Gjon Keka

Jo rastësisht Mirdita gjithnjë nga ata që e kanë vizituar janë mrekulluar me imazhin, traditën, bukuritë natyrore dhe ruajtjen e vlerave kombëtare europian të paprekura nga infeksioni i ideologjisë së pushtuesit barbar otoman(turk).

Edhe autori, studiuesi dhe udhëtari europian Heinrich Reiser, në veprën e tij të vitit 1857 i përshkruan mrekullueshëm bukuritë dhe vlerat e traditat e rajonit të Mirditës kështu:

Më në fund erdhëm në një rrafshnaltë të bukur me një fshat të bukur dhe fusha të ndërtuara mirë; Kishat e vogla të bardha, të cilat ishin zbukuruar me kryqe, treguan mjaftueshëm, se kishim mbërritur në territorin e Mirditës katolike.

Këtu kemi qëndruar gjatë natës, të furnizuar me të gjitha gjerat e nevojshme nga banorët mikpritës. Në rrugën tonë nëpër këto zona të mbyllura malore, isha i kënaqur të shihja një sërë fshatrash të vegjël me pemishtet dhe fushat e tyre, në të cilat misri dhe elbi dukeshin se ishin produktet kryesore; aty shihej se kishim të bënim me një vend të kultivueshëm, …si hardhitë, pemët dhe arrat me bollëkun e tyre dhe kjo tregon se ky vend ishte mjaftë i pasur. Ndërsa burimi më i madh i pasurisë për këta banorë malorë janë delet dhe dhitë, bashkë me ato të bletarisë.“

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.