16.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

0
1282

Agim Desku

Diellore

Diellore është Itaka
Kur hyjnitë e krijuan jetën
Për t῾u ndeshur me shpirtin pellazg.
Tradhëtish u çmend Homeri
Bota u ndesh me vërbëri shpirti
Sytë e tij u dogjen në zjarret e Zeusit
Toka mbrohej nga fuçitë e zanave.
Diellore mbetemi Via Egnatia
Udha që më ngrit si krijesë e ozonit
Kur më munguan puthjet edhe për trëndafilat
E kopshtit tënd.
Nëse nuk shndërrohemi në gjemba jete
Prap diellore toka flet.

NËSE JAM FAJTOR

Nëse jam fajtor pse linda dje
Botën nuk e mora me vete
E mbaja udhëkryqeve të jetës
Me të u grinda si me vet djajët.
Nëse jam fajtor pse nuk linda sot
Ti piktura e Mona Lizes je fajtore
Pse nuk lindem për një ditë a vit
Kohës jashariane të Prekazit.
Ah, sa do isha luftëtar i jetës dhe vdekjes
I tokës që në flakë më rriti dhe më bëri burr
Dhe në mëkate e lash në dysh të ndarë zemre
Tokën dhe jetën që e kisha mbi yje ozoni.
Nëse mbetëm fajtor për emrin tim
Mëkatar m῾u bëfshin ëndrrat që më mbyesin çdo cast
As lutjet mos m῾u pranofshin të dielave
Atëherë kur ëngjëjt janë urata ime e shejtë.
E di fajtor jam pse të ngrita mbi Mona lizën
Të dytë e ndajmë këtë fat të dhembjes
Që Zoti na bëri plagë Titaniku të detit të pafund.
Ti linde dje a sot është njëjtë me lindjen e Diellit.

Drenicë

(Llapushnik, me rastin e hapjes së kishës “Shën Abrahami”, më 9 Tetor 2016)

Drenicë, më ktheve në gjakun e ruajtur të secilës shqipe
Në kryqëzimin e Evropës mbeta fjalë e zanave të pathëna
Me shpirt Drenice shqip sot pas dymijë vitesh para Krishti
Në emrin e bac Ademit, Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit, po lutemi.
Drenicë, gjashtëmbëdhjetë shekuj para lindjes së Kryqit
Tanagra ishte këtu
shqip më bëri uratën për jetën e lirë
Vdekjen kurrë nuk e përmendi në asnjë psalmë bible
Nuk paska vdekje toka e Drenicës, sepse edhe gurët i ka luftëtarë lirie.
Sot, secila shqipe është prap uratë e gjuhës së Zotit
A nuk mjaftuan robërinë që ma falën shekujt pesëqind vjeqar ?
Drenica është toka e Zotit e shqipeve dhe zanave që falën gji luftëtarësh
Evropa këtu e ka lindjen dhe këtu e ka vdekjen shqip.
Larg nga mëkatet që ju bënë Drenicës, lavdi Zotit që sot lutemi shqip
Flini të qetë bac Adem, Zahir, Shkelzen, Marie Shllaku, Shotë e Azem.
E ty miku im poet që ngrite vargun e lirë në gjithësi
Ismet Sopi ta paqa borxh një varg përjetësie të lirë migjenian.
Urime z.Ismet Sopi tempulli i shejtë shqip
AGIM DESKU Llapushnik, më 9 Tetor 2016

Përgaditi për publikim, Gjin Musa, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.