12.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj PRIJINI KËTIJ KOMBI

PRIJINI KËTIJ KOMBI

0
1069

Iliriana Koleka

Dikush duhet të çajë erën i pari dhe ne të tjeret që mbrohemi pjesërisht me krahë nga njëri tjetri, duhet t’i jemi mirënjohës këtij trimi.

Nesër, seicilit prej nesh. mund t’i bjerë detyra e vështirë të çajë erën në ballë dhe mos kujtoni se do ta ketë të lehtë, ndaj mirënjohje për të parin.

Kur i pari lodhet e s’ia del dot, zëvendesohet dhe nese ky i fundit prapë lodhet, zevëndësohet sërish.
Pasnesër, kur shumica, do të jenë në gjëndje të çajnë erën, atëhere të parët do të jenë bërë një dukuri e zakonshme.
Paspasnesër, të pareët, do të jemi ne.


PRIJINI KËTIJ KOMBI

Kur duam të ikim larg
Fluturojmë në formë V-je
Seicili nga ne mbulon erën
E atij që vjen pas
Punën më të madhe e bën timonjeri
Ai lodhet më tepër
Se para tij, kërkënd, s’ka
E keni provuar të çani ajrin të parët
Për çdokënd është e lodhshme kjo llogari
Po kur i’a del mbanë dhe ka mbrapa një tufë
Ndjehet krenar për velën
Që s’e ka njeri
Ndaj i prini këtij kombi
Fitimtarë, me radhë
Formoni majën e Vësë
E bëheni pa frikë
Seicili nga ne, të ketë tufën e tij pas
Dhe shumë tufa njëherësh
E çojnë para Shqipërinë.


MBANI VESH

Mbani vesh, po lëviz harkun
mbi telat e shtrënguar
Që mund ti këpus
Me forcën e krahut
Po luftoj ankthin
Po i jap zëmër atij që
ndjehet i shkatërum

Prapë s’ia dolëm
Prapë humbëm o shokë
Na morrën gjithshka
Na lanë lakuriq
Po shpresën s’na e morrën
As dëshirën e madhe
Për të nis nga e para
Një jetë më të mirë

Dhe s’është e thënë që t’humbim
Dhe kësaj radhe
Ju miliarderë mbani vesh
S’na e hidhni dot
Do ju shënojmë me të zes
Ju që kapitalit i faleni
Dhe ju bankjerë
Që na hodhën në kosh

Dhe kështu do ju njohim
E s’do ju lëmë të na afroheni
Të na helmoni shpirtin
Me para e rryshfet
Jo, jetohet më mirë
Kur duam njëri tjetrin
Pa futur në hesap
Pasuri e interes.

STËRMBESA E GJERGJ ELEZ ALISË

Njëherë në viset e bukura të Thethit
U duk një bajloz i huaj e i gjatë
Pa në Valbonë një bukuroshe flokëverdhë
I mahnitur e i ngratë, ngeli shtang

– O ilire e bukur, flokëgërshetë
Mbushmë mushkritë me aromën tënde
Je veç një vegim, apo je e vërtetë
Cilës dere i përket, o bukuri e këndshme?

– Jam stërmbesa e Gjergj Elez Alisë
Atij që bajlozat i rrinë larg, si vdekjes
Atij që i këndohen këngët e trimërisë
Si trim i rallë, që shok s’i gjëndet

– O flokëartë e Valbonës e lugjeve të Vojit
Kësaj radhe, bajlozi juaj i zi, jam unë
Stërgjyshi yt nesër me mua duhet të luftojë
dhe sigurist që do të humbë

– Stërgjyshi im ka marrë në luftë nëntë plagë
E nëntë janë fitoret e lavdishme të Shqipërisë
Nëntë bajlozave Gjergji jetën i’a ka marrë
E kështu do ta pësosh dhe ti, bajloz i zi!

Bukuroshja e Thethit këndon një këngë
Buzët prush i lënë pas një varg shkëndijash
Sytë boj-ulliri gjelbërojnë këtë vënd
Zogjtë këngëtarë i mbajnë iso bilbilash

Në kullën e tij Gjergji dergjet i pagojë
Stërmbesën e pyet me sy e me ballë
Të nesërmen ajo gjokun për luftë do shalojë
Kishte ca vjet që e bënte, s’ishte hera e parë

– Heu, ja ku më ke, o bajloz i zi
Vetëm një nga ne del gjallë nga ky prag
Helmetën Ilira e kish ulur mbi sy
dhe në shtat mbante rrobat e stërgjyshit legjendar

Dueli u bë me dëshmimtarë gjithë fshatin
Që nga shkrepja e diellit e deri sa ky u fal
Shpatat, topuzat, sëpatat u kryqëzuan
Nga kreshnikja shqiptare e bajlozi i gjatë

Kur dielli dha shpirt e hëna u ngrit për të ndriçuar
Kreshnikja ilire Bajlozin e mundi
Ky u këput në gjunjë, me sytë e perënduar
E i kërkoi t’i shihte fytyrën, si porosi e fundit

Ilira u bind e hoqi helmetën
e flokët e artë me gërsheta vërshuan
Sytë jeshil me ëmbëlsi iu drejtuan fshatit
Rënkoi Bajlozi “qënka bukuroshja e mallkuar”

Fshati brohoriti një legjendë që nisi
Heroinën e re në derën e Gjergj Elez Alisë
Bajlozat s’duhet të shkelnin më në këto vise
Se pa frymë do mbesnin në tokat e Shqipërisë.

—– E perkethyer ne Italisht nga autoria Iliriana Koleka —–

LA BISNIPOTE DI GJERGJ ELEZ ALIA

Una volta nei paesi rurali di Theth
Un cavaliere straniero, è arrivato
Vide in Valbona una bella bionda
Rimase stupito e meravigliato

– O bella illirica, treccia di cappelli
Riempi i miei polmoni con il tuo profumo
A quale famiglia nobile appartieni,
Sei veritiera, o sei visione e fummo?

– Io sono la bisnipote di Gjergj Elez Alia
Per il quale compone eroici brani la gente
Il nobile che i cavalieri temono di più
Il bravo coraggioso che ci diffende

– Bionda di Valbona e di queste parti!
Questa volta, il cavaliere nero hai davanti
Il tuo bisnonno domani, con me deve combattere
e certamente perderà presto le staffe

Il mio bisnonno si è ferito nove volte
In guerra l’Albania ha avuto nove vittorie
A nove cavalieri la vita tolse
E identica sarà la tua sorte

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.