Agim Nikaj
U bë shkak kujtesa ime të shkruaj këto radhë. Dhe më vinë ndërmend ”mjeshtrat e drunit” në katund. I quanim mjeshtra ata që bënin me kujdes e të pëlqyeshme, si dhe estetike e funksionale disa punime.Sigurisht që kjo përshtypje e imja është shfaqur që në kohën e fëmijërisë. Nga të parat që mbjmënd për punë mjeshtrie janë…Kur babai im bënte gati mjetet e përditëshme të punës, kazëm, shatë, kmesë etj. Punonte në farkë torrokopin (kazmën) si mjet kryesor të përdorimit në punët e tij. Shqetësohej se patjetër, duhet të ketë dhe bishtin e mirë prej druni. Për këtë zgjidhte një soj lisi për drurin.
I duheshin dhe veglat e mjeshtrisë, sharrë, zdruk, qeser (sqepar), limë. E verteta është se këto vegla nuk i kishte çdo shtepi fshati. Këto i merrnin te njani tjeri me premtimin e kthimit. Mbajmend që babai i merrte shumën e herës te Mark Deda, pasi ai ishte mjeshtri më i mirë në katundin tonë. Kisha deshirë të shihja njerëzit kur punonin. Sidomos kur merreshin me punë mjeshtrie. Pikrisht si këto punë të thjeshta.Afrohesha dheshikoja me vemendje. Kjo jo për të bërë verejtje, por për t’u knaqur e shuar kureshtjen time.
Lënda që kishte zgjedhur babai për bishtin e kazmës ishte e mirë, fillak i drejtë dhe i gjatë në përshtatjen e kërkesesës që duhej për punë. Nuk ishte e njomë, pasi e kishte lënë disa kohë të thahej. Donte që kazma të kishtë bisht të përshtatshëm. Për këtë kishte zgjedhë dru ahi, pa nej. Baj se po e shoh. E mbante atë lëndë me njërën dorë. Tjetrin cep e kishte në tokë. Duke e rrotulluar ngadalë shihte a është i drejtë. Pasi i pëlqente niste gdhëndjen me sopatën që kishte mrehë me grihë. Ajo ishte një soj guri i veçantë, marrë diku në një shpat që kishte gurë grihe. Por pak në thellsi të tokës, se mbi sipërfaqe i kishte djegë dielli. E Pata marrë në dorë atë soj guri si shpatuk. E shihja nga njëra faqe duke e rrotullue në dorë.
Për çudi dalloheshin disa si xixa të vogla e të shpeshta sa mezi dallohen. Dhe në ngjyrën gri të atij objekti që ”han” në mrehje metalet, çelikun, më ngjante me yjet e panumërt të qiellit. Pra kisha në dorë qiellin me yje!. Fantazi fëmie për qiellin. Por ishim në realitetin e punëve e halleve të përditëshme. Unë dhe babai im. Në kufijtë e mbijetesës. Pas disa orëve im atë përfundon punën e tij. Dhe mjeti kazëm i punës së tij që e shoqëroi gjatë gjith jetës është gati. Kazma, metal çeliku punuar në farkë bashkë me lëndën e pyllit, janë tash pjesë e pandashme në duart e njeriut të punës së katundarit. Sa kishte punuar me ate kazëm vetëm ai e dinte.
Sikur ta kishim pyetur për këtë, ai do të kallëzonte… Kam hapë vija uji nëpër shpate e kodra për vaditjen e arave me misër, livadhet të rritet bari për ushqimin e bagëtive në stinën e dimrit. Me kazëm e lopatë kam hapë sipërfaqen e pusin në krye të arës. Me kazëm kam hapë themelet e shtepisë. Kam thye një pjesë toke për kopësht për të mbjëllë qepë, domate, speca e lakra. Kështu sëpari kam parë babën tim të hymnizojë kazmën si bashkëpunëtore të pandar në jetën e tij.
Punë të tjera që quheshin mjeshtri i kam parë të kryheshin në shtepi. Ato kërkonin më shumë vemendje. Me këtë sy vlerësoheshin stolat për t’u ulur rreth vatrës pranë oxhakut. Ata duhet të ishin me një paraqitje estetike e funksionale.
Stolat prej druni me tri kambë i përdorte çdo shtepi fshati. Këto ishin karrikat e atëhershme. Stolat duhet të ishin të lëmuar, me formën e përshtatëshme karakteristike e të thjeshtë. Për punimin e tyre përdoreshin, sqepari, sharra, zdruku dhe tryela për të hapë vrimat e kambëve prej druni të stolit ( shkamit). Kur i shihja këto vegla mjeshtrie më lindte deshira dhe mue të punoja me to. Ndonjëherë, po në fëmijëri, ndodhesha para këtyre mjeshtrave, kur ata bënin me lëndë pishe bucela uji, sheka djathi e për turshi. Lisi që rrëzonin për të nxjerrë lëndën që duhej ishte i trashë. I prisnin degët trupit të lisit. Pasi e shkurtonin, i hiqnin lëvoren për ta lehtësuar. Nuk po hymë në hollësi.Por mbajmend atë pjesë të lisit të sjellë prej bjeshke.
E ndanin në dy pjesë, me kujdes se do të bashkohej përseri për t’u bërë një, pasi e grryenin nga mbrenda. Copat, bujashkat që dilnin i përdornin si pjesë për t’u ndezur e përdoreshin për ndriçim në vatër (dritë pishe).Shikoja me vemendje kur i vndonin fundin e mandej kur e shtërngonon me rrathë druni. Kto punë ishin disa veprime praktike me emrin mjeshtri druni, të cilat më tërhiqnin vemendjen.Ato më bënin kurioz e më shtonin deshirën të merresha me mjeshtri. Vitet kalonin. Mjeshtrat e drunit, sidomos ata më me eksperiencë, e të përkushtuar te mjeshtria e drunit, vijonin punën.
Ajoqë më bënte përshtypje për kujdesin e shijen estetike, ishte punimi i tavaneve të sobave të burrave me lëndë pishe. Nuk po flas për to. Në kujtesën time të largët më bënte të mendoj dhe për vozgat e rakisë. Edhe këto me lëndë pishe. Por, pasi dilnin nga dora e mjeshtrit, nuk rridhnin asnjë pikë, megjithë qendrimin mbushur me raki përdisa muaj apo për një vit.
* * *
Kishin kaluar shumë vite që isha larguar nga fshati. Dhe fort ndryshime ishin bërë. Shkollën e lartë e kisha mbaruar. Piktura ishte profesioni im.Vitet rrodhën si ujtë e lumit. Punoja me detyrën arsimtar, mësues vizatimi. Disa kohë pa dalë në pension, në një ditë vere, mora lejen e pushimeve , si për çdo vit. Aty në oborrin e shtepisë, teksa po rrija shtrirë një një krevat më zuri syri një trup prej lisi të pishës që kishte ardhur me lëndët e tjera kur po punonim në shtepinë e re. Bëhet fjalë për atë kohë kur isha me banim në fshatin Bujan, afër qytetit.Po e shihja me vemendje atë forëm druni si cilindër.
Mund të ishte i gjatë nja një metër dhe me diametër 40-50 cm. Prej saj ndoshta mund të dalë një vozgë e mirë, mendova duke e parë. Papritur udhëtova në kohën e herëshme të fëmijërisë. I duhet thënë një mjeshtri, ja çfar druni për vozgë!. Duke kujtuar, ndërrova mendje. Po pse të mos e punoj unë. Shkollë kam, veglat ndoshta po i gjej duke i marrë aty këtu dhe me ja nisë. Më shkoj mendja te koha kur isha i vogël duke parë mjeshtrin në punë. Pikrishtë punë si kjo.
E cenita, nesër me ia nisë kësaj pune e po më doket vonë, u ngacmova nga një nerv huj pune. Mblodha ku ishin do vegla mjeshtrie, sharrë, zdruk të vogël, sqepar e ia nisa. Sëpari e sharrita mirë në të dy anët. E çava me pyka në dy pjesë. Secilën pjesë e ruaja mirë mos damtohej, se duhej afrue prap ashtu si ishte, por e gërryer nga mbrenda. Me ganë, gërryese, e boshatisa nga mbrenda. E lëshova, kur i thonë, fyell. Punët vinin në vështirësi përsa i përket kujdesit dhe mjeshtrisë me drunin deri këtu nën ”komandën” time. Duheshin punuar dy funda. Një nga poshtë e tjetri për sipër. Për këtë duheshin dy dërrasa të mira pishe. Në dy anët e kësaj ene duheshin hapur dy kanale në rrumbullaksinë e formës së saj.
Kjo kërkonte të punohej ngadalë e me precizion që fundi të puthitej mirë e uji të mos rrjedhë fare. U përpoqa e u mundova ta bëj. Thash se mbaroi, por kjo dukej në fund, pas provave. E montova me të dy fundat. Mori formën tamam të vozgës për raki. Bile filluan dhe lavdërimet në adresën time. Por unë nuk ”mburresha”.Ishte ende heret. Nuk dihej. Erdhi rradha me e shtërngue me rrathë. Këtu kisha një lehtësim më shumë krahasuar me mjeshtrit e dikurshëm. Ata e rrethonin me rrathe druni. Kjo kërkonte më shumë punë. Për ne koha kishte sjellë një mundësi tjetër më të lehtë. Ishte pra mundësia të zevendsohej me tel hekuri. Dhe këtë e bëra dhe unë.
I rraha aq shumë ata rrathë teli, sa kujtova se po pëlcet. Pasi e quejta të përfunduar duhej bërë prova. Ena, vozgë rakie, u mbush me ujë.
Më kishin rrethuar kureshtarët për të parë rezultatin e mjeshtrisë sime. Megjithëse kësaj pune ia nisa si për kuriozitet, tashmë isha në provë. Filloi lagështia nga fundi. Mezi dallohej. Dikush, për të më qetësuar, a për të bërë shaka me mua, thoshte se do të ajet (bymehet) . Një zë tjetër dëgjohej, s’ke bërë gjë. Menjë fjalë, e humba licensën për mjeshtër druni. Por unë po e shpreh se ky shkrim, ishte vetëm pë në fshat r të ndjerë e kujtuar nostalgjinë e dikurshme të punëve të lodhëshme e me pak rendiment.
Agim Merturi
Nga libri në proces ”KUJTIME”
DISA FJALË…
Nga brinjët e fjalorit i mora disa fjalë
Dhe i përdora shpejt e pa kursim
Me to kundërshtarit i dola përballë
Të përmbahesha nuk kisha durim
I thash ca fjalë që s’përdoren çdo ditë
Dhe as radhë s’i lija të fliste
Fjalë të tilla”budalla’, “rezil”, “i pacipë”
Dhe çdonjëra si me plumb e godiste
Ai fliste me kulturë e më rrallë
Me zë më të ultë e pa u nxe
Fytyra i skuqej disi valë valë
Dhe kokën e mbante ulur e sytë perdhe
Në këtë duel fjalësh njerëzit na kanë parë
Me një breshër fjalësh ata na sulmuan
Çpaskan qënë ata mendjetharë
Unë dhe ai, fjalë të papërshtatëshme të fjalorit “fituam”
Dhe, pasi u ftoha, veten qortova
Qënkam treguar njeri harrakat
Fjalët nga brinjët fjalorit ia mora
Dhe nuk përdora ato rretheqark
Fjalori ca fjalë për inventar i mban
Dhe s’duhen përdor vend e pa vend
Se, kur ngutesh, fjala s’ka taban
Dhe as të fyesh s’ke të drejtë askënd.
Megjithse fjalë fyese dëgjojmë
Publikisht në Kuvend.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar
Me piktorin dhe poetin Agim Nikaj (Merturi)
Agim Nikaj është piktor. U lind në Shengjergj të Merturit me 8 gusht 1941. Ka kryer studimet në Akademinw e arteve për pikturë në vitin 1973. Ka punuar në detyrën e mësuesit të vizatimit për 20 vjet në shkollën 8 vjeçare Gjonpepaj në krahinën e Nikaj Merturit. Eshtë pranuar antar i Lidhjes shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqiperisë në korrik të vitit 1977. Ka marrë pjesë me pikturat e tij në ekspozitat lokale të rrethit Tropojë dhe në disa ekspozita Kombëtare në Tiranë.
Merret dhe me krijimtari letrare. Këtu me firmën “Merturi”, pasi është nga ai fis. Deri tani ka botuar dy libra. ‘Lisi e Guri” poezi për fëmijë, Tiranë 2010. Dhe në prozë “Hija e Thyer”, TIranë 2011. Vazhdon të merret me pikturë, por nuk e harron krijimtarinë letrare. Ka në proces dhe disa libra të tjerë. Aktualisht, së bashku me familjen e tij, ka mbi 20 vjet që banon në Tiranë, në Rrugën ” Migjeni’ në Laprakë Tiranë
Agimi me thote se data 13 Tetor na kujton ditlindjen e “Migjenit”keshtu kete krijim timin e bera enkas per gazeten tuaje “Fjala e Lire”, me botues z. Arben Çokaj.
Sinqerishte ndjeva kenaqsi si gazetar dhe publicist qe z.Agim Nikaj kishte pregaditur kete poezi kushtuar “Migjenit “te madhe.
Me kete raste dua ta falnderoj perzemersisht z.A.Nikaj, dhe ti uroje suksese ne rrugen e bukur te artit te piktures ,dhe te krijimtarisë.
Gjin Musa, gazetar
Shqetësimet e Migjenit Shoh në rrugë dorë të zgjatur Në vjeshtën e rjepur ngjyr gri Diçka nga njerëzit don për të kapur Dhe Migjenin kujtoj përseri Skulptura e Paskalit “i Urituri” Rrin i shtrirë para syve tanë Para tij tronditet fëmija e i rrituri Migjeni thotë: “Njerëzit s’kanë ç’te hanë” Bie nga lartësi e malit një ortek Me zhurmë llahtar e me furi Që më tremb e ndjenjat m’i prek Dhe Migjenin kujtoj përsëri.
Zëri në kupë të qiellit, daullja plas Mbrenda kohës më temperaturë Mbrenda kësaj bote çdo gjë të pëlcasë Pushteti, politika, bashki e prefekturë Migjeni me vargje do flasë Në detë vala shtynë valën me ngadalë Dhe deti trazohet nga dallgët furi Me valë e dallgë, mbi dallgë e valë Notojmë e çajmë “Na të birtë e shekullit të ri” Dhe qëndron në këmbë duke na shikuar Sheh realitetin, pamje e padëshirueme E bukura Shqipëri sa paske “ndryshuar” Dhe nxjerr nga sirtari “Këngët e pa këndueme”.
Në Tore Peliçe larg ish varri i tij Disa vjet kaluam me mall e lot hidhërimit Por pas disa vitesh vjen në Shqipëri Dhe s’don ta shkruai më “Poemën ë Mjerimit” Dhe në mbyllje strofë pa rimë Ballit të maleve shkreptinë rrufetë Daullet çahen nga rrahjet e kukës prej druri Në parlament pelcasin grushtet Hapësira vritet kryq e tërthorë. Vetëm kur gjithshka nga mjegulla do mbulohet Atëherë emri i Migjenit ndoshta harrohet.
Agim Merturi







