15.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Rapsodi i folklorit Salih Krasniqi në Llap

Rapsodi i folklorit Salih Krasniqi në Llap

0
385
Salih Bajrami - Feriz Krasniqi

Nga goja e popullit

Rapsodi i folklorit shqiptar, Salih Krasniqi (Drenoc, Llapushë) bashkë me Ferizin patën kënduar në të gjitha trevat etnike shqiptare në Ballkan. Kënga burimore e folklorit, i krijuar nga gjeniu ynë, ishte vetë populli shqiptar nëpër katrahurat e përgjakura të kohës, që, e bënin pajada fqinjët tanë grabitqarë.

Në një dasëm, Salih dhe Feriz Krasniqi shkuan në Llap për të gëzuar familjen e llapjane për martesën e mashkullit. Në odën e burrave në Llap, Salih Krasniqi ia tha këngës së Demë Ahmetit, të Azem Bejtës, për të hedhë dritë nëpër historinë e mbretërve dhe krajlive me yryshet vrastare kundër popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës.

Pasi i lanë për pak qaste sharkitë, rapsodët e njohur filluan të bisedojnë me llapjanët për hallet e jetës, për historitë dhe trimëritë e kësaj ane të Llapit në mbrotje të tokës shqiptare.

Për një moment, dikush në odën e burrave u dëgjua tuj u thanë të tjerëve:
Po vjen sekretari i partië, po vjen… – dhe burrat në odë baheshin gati që ta prisnin sa më mirë si njeri të hyqymetit.

Për ketë arsye Sali Krasniqi u ba kogja merak se kush po vjen dhe kush ishte ky sekretari i partisë (Komiteti i kohës në Llap).

Sali Krasniqi aty afër e kishte një plak llapjan dhe po e vet:
– Po kush asht ky sekretari i partisë që jeni trazu kaq shumë? – e plaku pranë tij nisi të flasë fjalë të mira për të.
– Salih, ky asht sekretari i partisë, emnin e ka Jetullah Gashi, asht njeri i mirë, i urtë dhe e kemi në anën tonë, – po i thotë varg e varg plaku i Llapit.

Salih Krasniqi, pa nji pa dy, po i thotë plakut llapjan:
– Unë bre jarani jem e kam pasë babën shumë të shtirë për një cikërrimë e merrte stupcin dhe na bante paqare. E ka pasë emnin Bajram Drenovci i njohur në atë kohë, po i thotë Salihu plakut llapjan. Dhe kur e pa rapsodi se tanë ketë nderim që po i bajnë sekretarit të partisë, i tha edhe këto fjalë:

– Unë isha fëmijë kogja lazdran dhe nuk i lejsha dy gurë bashkë. Një ditë e bëra një qeder dhe kur me pa baba Bajram e mori stupcin dhe bani yrysh të me rreh. Por, në këtë gjendje se kah me i mbajt, shkova dhe i rashë në prehnin të gjyshës plakë, – po u thotë burrave llapjan në odë, Sali Bjarmi Krasniqi.

Tani çfarë u bë, gjyshja plakë nuk mund të shpetonte vetën dhe bashkë të dytë ia nisëm e po qajmë. Qaj gjyshja e qaj unë, kështu mezi shpetova nga stupci i babës Bajram, – u tha burrave në fund të këtij muhabeti.

Porosinë e meselës të Salih Krasniqit, burrat e Llapit e kuptuan mirë dhe, sikur fliste për sekretarin e partisë, sespe ata në atë kohë të komunizmit kanë mund vetëm të qajnë bashkë me gjyshët plaka të Kosovës…!

(Shënuar në Terpezë të Llapushës)


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.