6.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj SEIT TAFAJ: ARSIMTARI, PEDAGOGU DHE VEPRIMTARI I PAHARRUAR…

SEIT TAFAJ: ARSIMTARI, PEDAGOGU DHE VEPRIMTARI I PAHARRUAR…

0
931
Seit Tafaj, 5 tetor 2018

Nderim e kujtim:

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

1.
Një njoftim të shkurtër dhe të papritur, lexova sot paradite në Internet: Është ndarë përgjithnjë nga jeta, duke lënë në pikëllim familjarët, kolegët e dashamirët e shumtë dhe anëtarët e Shoqatës “Tirana”, Seit Tafaj! Njëkohësisht, ai ishte dhe koleg e mik i mirë i imi, me të cilin njihesha që para viteve 90-të, të shekullit të kaluar.

Lajmin e dhimbshëm e publikoi dhëndrri i tij, Adnan Mehmeti, me origjinë nga Lugina e Preshëvës dhe me banim familjarisht në Nju Jork. Bile, disa takime të kohëve të fundit i kam bërë me të ndjerin Seit, kur ai gëzonte shëndet të plotë edhe për shkak se Adi merret me veprimtari botuese e shoqërore. Prandaj, përmes Seitit, më ka dërguar botime të ndryshme. Adnani ka qenë, për disa vite, kryetar i Shoqatës së Shrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Ndër të tjera, ka botuar një libër për jetën dhe veprimtaritë e kësaj Shoqate, si dhe është kujdesur që të botohet libri për amerikanen e verbër, Carrie Hooper. Kjo e shkruan mjaft mirë gjuhën shqipe e ka lidhje, përmes Internetit, me disa krijues, në Shqipëri e më gjerë.

Ndër takimet më të fundit, me të ndjerin Seit, ishte ai që bëmë e pimë kafe bashkë, jo shumë ditë më parë, në Lokalin “Galxy-Bar”, aty ku fillon Bulevardhi i Ri i kryeqytetit. Ai më kishte sjellë një libër, të cilin e ka shkruar Dr.Besim Muhadri, me titullin “Poezia e Adnan Mehmetit-Vështrim”(Nga SHB “Bogdani, Prizren, 2019).

2.
Seit Tafaj, ka qenë një ndër arsimtarët më të përgatitur e të njohur të ish-Shkollës së Mesme Industriale të Tiranës. Aty i vazhdonte mësimet djali ynë i madh, Ariani e ai tregohej dashamirës dhe kujdesesj për çdo problem, që kishim. Fjalë të mira, që i meritonte plotësisht, shprehnin edhe kolegët e punës, drejtuesit e shkollës e prindërit.

Në vazhdimësi, ai shërbeu në detyra të ndryshme, arsimore e pedagogjike, si në Institutin e Studimeve Pedagogjike dhe në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor etj.

Por edhe kur doli në pension, ashtu buzagas e i papërtuar, Seiti ishte i kudogjendur, në veprimtaritë arsimore-pedagogjike, kulturore-artistike e sportive, që zhvilloheshin në kryeqytet. Ishte një ndër veprimtarët e dalluar të Shoqatës “Tirana”, e cila vepron tash disa vite në kryeqytet.

Pa u zgjatur në këto pak radhë, në nderim e kujtim të kolegut e mikut të paharruar Seit Tafaj, kërkoj falje nga autori Bujar Qesja, që po riprodhoj një fragmnt, nga shkrimi “In memorium”, që e publikoi për atë, në “Gazetën e Durrësit”:

“Seit Tafaj është nga mbështetësit e fuqishëm, jo vetëm te ruajtjes së vlerave njerëzore të qytetarisë së njohur tironase, duke mbrojtur traditat dhe historinë e saj, por edhe i forcimit të veprimtarive të shoqatës së Shqipërise së Mesme, të përbërë nga: Tirona, Durresi, Elbasani dhe Kruja”.

…Në mbyllje, u dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta,të gjithë familjarëve të tij, kolegëve e miqëve dhe dashamirësve të tij të panumërt! I ndjeri Seit Tafaj do të mbetet përherë i paharruar, se këtë gjë e mëritoi me tërë jetën e tij të përkushtuar, për arsimin tonë kombëtar dhe atdhetarizmin shqiptar!

Këtë shënim timin modest, po e shoqëroj me një fotografi, që i kam bërë Seit Tafajt, kur pinim bashkë kafe, në datën 4 tetor 2018.
– I paharruar qoftë kujtimi i Seit Tafajt!

Tiranë, 11 korrik 2019

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.