16.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Serbët lavdërojnë Albin Kurtin pas intervistës së tij në televizionin serb N1

Serbët lavdërojnë Albin Kurtin pas intervistës së tij në televizionin serb N1

0
416
Albin Kurti - pressing

7 Nëntor 2019albinfo.ch

Albin Kurti ishte i ftuar në një intervistë në televizionin serb N1.

Serbët janë befasuar nga intervista e kryeministrit në ardhje Albin Kurti, për televizionin serb N1.

Meqenëse intervista është zhvilluar në gjuhen serbe, dhe shumë komentues serbë kanë mbetur të befasuar me paraqitjen e Albin Kurtit.

Këto janë disa nga komentët e serbëve për Albin Kurtin:

Çfarë ndryshimi në kulturë, nuk krahasohet me ne! Me një qeveri si kjo, ata së shpejti do të jenë më mirë për ata që jetojnë atje. Dhe ne do të jemi shumë më keq”, shkruan një komentues serb.

Një tjetër komentues shkruan: “Elokuenca e Kurtit është më e mirë se sa e Daçiqit kur flet në serbisht”.

Një njeri jashtëzakonisht i zgjuar dhe i kulturuar, me këtë njeri Kosova pa dyshim që do të ecë përpara”, shkruan një tjetër serb.

Më duhet të pranoj se Kurti është një zotëri, i sjellshëm, dëgjon pyetjen dhe përgjigjet. Kur mendoj për të shenjtin (Vuçiqin) tonë dhe sjelljen e tij dhe pyetjet dhe përgjigjet, pyes veten nëse ne si popull jemi normal që e kemi zgjedhur Vuçiqin”, shkruan i befasuar një serb, përcjell albinfo.ch.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.