6.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Shteti i Enverit, nuk bënte, po ky i sotmi a bën?

Shteti i Enverit, nuk bënte, po ky i sotmi a bën?

0
320
Arben Çokaj - pikturë

Arben Çokaj, nga një diskutim në FB me Agron Tufën.

Agron Tufa, shteti ishte më i rregullt atëherë Gon, kjo nga pikëpamja shtetformuese. Tani kjo e krahasuar me atë që shohim në funksionimin e shtetit tonë sot dhe shteteve në botë. Se asnjë shtet nuk është perfekt. Unë jam psh. për shtetin e vogël, siç bën Trump me konservativët, mos me ia marrë shteti në dorë jetën tjetrit, kjo ka problemet e veta, por në fund të fundit del më i mirë dhe më i qëndrueshëm. Por shteti i vogël, që i bën dhe i respekton ligjet e rregullat. Krahasuar me anarkinë e sotme, shteti i Enverit e secila diktaturë, është më e mirë se shteti, kur nuk ke shtet. Këtë e thotë edhe Hobbes, pasi lufta civile i pati vrarë një nga miqtë e tij më të mirë…

Shteti i Enverit nuk është shtet për t’u lavdëruar, aq më tepër kur sheh krimet që u bënë në atë kohë, e ti ke akses tani në to, por ai shtet ashtu si ishte, i bëri disa gjëra, nuk synoi psh. pasurimin e politikanëve si sot, ku Ilir Meta ka pasuri më shumë se e gjithë Byroja Politike e asaj kohe… e prapë ai e të tjerë shajnë Enverin. As kështu nuk më duket se shkon. Jo se nuk duhet të bëjnë pasuri njerëzit, se ky është qëllimi, kapitali e ekonomia e lirë e tregut, por pasuri me punë e biznes dhe brenda disa rregullave, e jo me politikëe përfitime të paligjshme. Përmenda Ilirin, por këtu i ke të gjithë…

Isha para dy ditësh në periferi të Durrësit e Tiranës, “ngrehu Enver” – thua, kur sheh rrëmujën, Kandaharin e masakrën e katrahurën urbanistike, që është bërë andej… Turp.

Tani në planin ideologjik, Gon. Komunizmi ka treguar se ndërton edhe shtete të zhvilluara, islami jo! Kemi dy shtete ish-komuniste e komuniste, që konkurrojnë SHBA-të, Kina e Rusia. Mirë që nuk ia kalojnë, se ndryshe ishin bërë inspirim për njerëzit. Unë parimisht mendoj se komunizmi nuk është një formë e mirë qeverisjeje, por më i keq se ai, është islami, që ne po e kultivojmë me shkretim në trojet shqiptare. Kur ndërton gjithë këto objekte kulti, xhami, kur hedh gjithë ato para në disa vepra kulti, që rrjedhin nga kultura neurortike, që populli jonë mori gjatë pushtimit turko-osman, e shikon se diçka e shumëçka nuk është mirë me këtë popull. Kush bëri mëshumë për shqiptarët në fund tëfundit? Enveri apo turku e osmanët? Padyshim Enveri. Atëherë cili është kuptimi këtu, të shash Enverin dhe të adhurosh me duar e vithe përpjetë turkun e fenë e tij?! Nuk ka arsye! Deri sot nuk ka vend musliman, ose me shumicë muslimane, demokratik, modern e të zhvilluar. Pse duhet të jemi ne?! Ajo që shohim në trojet shqiptare, në Shqipëri e Kosovë, lë shumë për të dëshitruar. Përderisa ne si shoqëri po shkretojmënë fe e islam, ku e kemi halin, o mik?! Kjo më shqetëson shumë mua, se kemi një prirje të fuqishme irracionale si shoqëri, e cila është vetvetiu joproduktive! Dhe na ka çuar e po na çon drejt destruktivitetit, shkatërrimit e vetë-shkatërrimit.

Nëse eZani i naltë, psh. ia ndal zanin lartgjatësisë, dmth. kryeministrit, para studiuesve politikë por edhe para popullit të thjeshtë del sikur eZani është dominant mbi shtetin e ligjet e tij. Në Colosseo ku pi zakonisht kafen, shumë vajza e gra, luajnë bythën vendit kur pëllet gomari arab. Ka patur raste, që vijnë turistë turq, burra e gra, aq e nxejnë bythën fort kur pëllet gomari. Pra, i bie që shqiptarët po dalin më turq e turqit. Në krahun tjetër kemi shqiptarët si Mark K Shkreli më katolik se papa. Papa e pranon psh. Evolucionin, ndërsa Marku jo, pse? Se dikur Vatikani i ka thanë atij ndryshe. Tani që Vatikani e pranon, Marku jo!   Nëse ky shkretim fetar na ndihmon në zhvillimin ekonomik e social, ok, jepi t’i japim e të shajmë gjithë ditën Enverin. Por jo, nuk po na ndihmon edhe aq se!

Duke filluar nga Mali i Zi e lart, nuk është feja dominante mbi shtetin e ligjet e tij. Prandaj i kthehemi për referencë modelit të shtetit që bëri Enveri, i cili kontrolloi me dorë të fortë e të dhunshme edhe më shumë se duhet, por si shqiptyarë në histori nuk kemi patur shtet më funksional e me investime publike mëshumë se në atë kohë (më korrigjo me fakte nëse e kam gabim), kurse sot e kemi lëshuar pa duar, deri në shkretim, më shumë se duhet. Enveri nuk është opsion, atëherë i bie, që shteti i sotëm duhet konceptuar disi ndryshe, duke marrë për shembull një shtet të zhvilluar evropian, dhe t’a ndjekim atë ashtu, që ta imitojmë, meqë nuk po gjejmë zgjidhe autentike…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.