12.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Sistem i pasistemuar

Sistem i pasistemuar

0
500
Leonora Laçi

Leonora Laçi

S’ka moment që nuk themi: “e ka fajin sistemi” !! Ky konstatim na bën më pak përgjegjës, duket sikur ia hedhim paq, dhe ne thjeshtë jemi produkt i këtij sistemi dhe jo sistemi. Por nuk është ashtu.
Ky sistem, kjo politik, kjo qeverisje nuk ka zbritur nga qielli, është puna e 27 vitesh pluralizëm, amnezia jonë kombëtare e ka çuar në piedestal dhe tashmë po i korrim të vjelat e saj, që i kanë hyrë krimbat e tokës.

Por çfarë e bënë sistemin, e bëjmë të gjithë ne, me reagimet dhe mosreagimet tona, e bëjmë ne me votë, me fjalë, me vepra e kundërvepra, me dobësitë e mishit dhe të shpirtit, me pasuri e me varfëri të shpirtit e të mendjes, me shkollimin e analfabetizmin, me idelalizmin, qendrimet e ikjet, me vuajtjet e sakrificat, me egon e super egon, vetëdijen kolektive e individuale.

Sistemi në këtë rast quajeni si të doni, ndaç demokraci, dhimokraci, demokraturë, timokraci apo oligarki…
Megjithëse mund të them që duket sikur i kemi pak nga të gjitha këto, të mishiruara e të ngjeshura fortë pas njëra-tjetres.

Por ky realitet është ajo çfarë ne jemi, çfarë ne kemi ushqyer dhe rritur, një “krijesë” 27 vjeçare që ende jeton me familje, si ai fëmija i kequshqyer, i rritur keqas, pa përkujdesje, me frikra, me mosbesim, me ndrojtje, i paqendrueshëm, i paaftë të maturohet, të veprojë vetë, të jetë i pavarur, të vendos, të marrë në dorë fatet e veta, sa herë është përpjekur ka gabuar dhe nuk ka mësuar asgjë nga gabimet, gabim pas gabimi që na kanë kushtuar shtrenjtë.

Dhe jeta ka vazhduar normalisht, ne indiferentë ndaj sistemit e ai ndaj nesh.
Ne gjejmë vetëm fajtorë dhe nuk e fillojmë nga vetja ndryshimin, nuk e fillojmë nga vetja gjykimin, nuk e mendojmë vetën si gatuesit e sistemit, përbërsit e tij dhe këtu genjejmë veten.

Shpesh kam dëgjuar profesorë universitetesh që ankojnë dhe shajnë sistemin për faktin që studentët janë nën nivelin e duhur, por harrojnë të shtojnë që kanë mbi 30 vite pune nepër universitete.
Në shtet a privat, në zyra a në kafe zgjidhen hallet e disave, e prishet terezia e disa tjerëve, ende s’po dime të vendosim një ekuilibër që dëmi te mos jetë me i madh se nderi.

Të gjithë themi njëzëri se kështu funksionojnë gjërat/sistemi, majde edhe të huajt na e kanë marrë dorën.
Të pangopurit e pushtetit politik kanë 27 vite deputet dhe ankohen për qeverisjen kur janë në opozitë por me të marrë pushtetin harrojnë lehjet opozitare e bëjnë dhe më keq se kundërshtari.
Ankojmë, ofshajmë por nuk luajmë asnjë gisht për të ndryshuar gjërat, s’bëjmë asnjë përpjekje. Aty ku shohim grumbuj plehrash ne hedhim plehra e nuk pyesim për pasojat e këtyre plehrave, harrojmë që gjithçka kthehet mbrapsht.

Vrapojmë pas turmave që ecin pa e ditur se për ku sepse kemi frikë të përballemi të vetëm.

Duhet të ndryshojmë qendrimin indiferent e bashkë me të mendësinë dhe inferioritetin, që nuk jemi në gjendje të ndryshojmë gjërat, historia na ka mësuar që ndryshimet e mëdha vijnë gradualisht dhe përshkallzohen më pas.

Nëse nuk duam, respektojmë, vlerësojmë veten askush nuk ka për ta bërë atë, nëse nuk e dimë sesa i rendësishme është reagimi kur diçka nuk na pelqen dhe na duket e padrejtë, atëherë duhet të punojmë me veten, me dobësit tona, me ndergjegjen tonë.
Forca e arsyes gjendet brenda nesh, po ashtu kundershtimi i së keqes dhe miratimi i saj flejnë në trupin e njeriut. Prandaj boll ia hodhëm fajin “sistemit” le ta ndryshojmë atë, por fillimisht të ndryshojmë veten.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.