12.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi Skënderbeu është i gjallë

Skënderbeu është i gjallë

0
1109

Poezi nga Ramë Thaçi

Në moshë të re, fëmijë kur ishte,
peng e morën, me lot në sy, larg atdheut e tretën në Anadoolli,
atje ku ai rritej, arbërishtja nuk flitej.
Atje ku edukohej dhe shkollohej, me otomonët përplitej.
I guximshëm e shtat-hedhur u kalit në sporte luftarake,
për beteja e trimëri, në të katër anët jehonte zëri i tij.
Sa më shumë rritej, duke kaluar kohën në Anadollinë e shkretë,
dashuria dhe malli për atdheun nuk e linte të qetë.
I kujtonte malet, lumenjt, fushat dhe detin,
kujtonte Krujën, Matin, Lezhën dhe Thethin.
Dhe,i etur e i përvëluar për atdhe e liri,
Skënderbeu syshkabë, si shkreptima u kthye në Arbëri.
Skënderbeu i patundur e besnik i qëndroi Krujës së lashtë,
me përkrenare në kokë e me shpatën vringlluese luftonte si luan,
toka dridhej e tundej deti, bjeshka ushtonte e skuqej qielli.
Skënderbeu, Hero Kombëtar!
Në Arbëri, Iliridë, Dardani…
me shekuj frymon!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.