6.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Lajme TAKIMI i PLAVË-GUCISË

TAKIMI i PLAVË-GUCISË

0
547
Takimi Plavë - Guci

Më 1 gusht 2019, ora 10.00 deri 11.00, te Bar-Restorant “Krojet” në Vuthaj, do të organizohet “Takimi i Plavë-Gucisë”, që po vjen pas “Takimit të Tiranës” dhe “Takimit të Gjakovës”.

Në këtë event do të ketë: Fjalë Rasti. Përshendetje. Ndarje e Mirënjohjeve… Këngë e recitime. Etj. Përurimi i librit poetik “Për Ty, Plavë-Guci” (Nga Botimet Tropoja), etj. Do të dërgohen dhuratë libra shqiptarë për bibliotekat komunare të Gucisë e të Plavës.

Në Komisionin Organizator do të jenë: dr. Naim Dedushaj– antar i Bordit Botues të Gazetës së Alpeve; Hále Gjonbalaj– pronare e Bar-Restorant “Krojet” në Vuthaj; Alex Selimaj–fotoreporter i Gazetës së Alpeve në Malin e Zi e Amerikë; Azgan Haklaj–president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar; Shaban Prelvukaj– në Martinaj e Hollandë; Ali Daci në Rrozhajë – antar i Bordit Botues të Gazetës së Alpeve “Tropoja”; Naser Vuçetaj–në Plavë e Zvicër; Ibër Hoti– në Hotin e Vendit në Plavë; Ramiz Lushaj – një nga drejtuesit e Gazetës së Alpeve “Tropoja”, në Tiranë.

Të ftuar nga treva shqiptare në Malin e Zi, nga shtetet shqiptare të Shqipërisë e Kosovës, nga Diaspora Shqiptare në Europë e Amerikë, etj.

Njoftim nga: Gazeta e Alpeve “Tropoja”dërgoi për publikim, Ramiz Lushaj, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.