12.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Teknologjia shkatërruese për fëmijët, ja çfarë kanë paralajmëruar Bill Gates dhe Steve...

Teknologjia shkatërruese për fëmijët, ja çfarë kanë paralajmëruar Bill Gates dhe Steve Jobs

0
669

TemA

Në intervistat e dhëna ndër vite të Bill Gates, Steve Jobs dhe prindër të tjerë të “Silicon Valley”, kupton që ata janë shumë të rreptë sa i takon përdorimit të teknologjisë nga fëmijët e tyre dhe koha u ka dhënë të drejtë.

Një grup sociologësh dhe psikologësh deklarojnë se shenjat e para për efektet anësore të teknologjisë, veçanërisht të telefonave inteligjentë tek fëmijët janë dhënë vite më parë.

Joe Clement dhe Matt Miles, bashkë-udhëheqës të studimit kanë hedhur në një libër përfundimet e nxjerra nga puna disavjeçare.

Sipas tyre, fëmijët që përdorin pa kufizime rrjetet sociale kanë një mundësi 27 për qind më të lartë se të tjerët që e përdorin pak ose aspak këto rrjete që të goditen nga depresioni.

Një tjetër e dhënë alarmante është edhe fakti që në Shtetet e Bashkuara, vetëvrasjet mes adoleshentëve kanë njohur rritje që nga viti 2007, kur nisi përhapja masive e telefonave inteligjentë, për të mbërrritur në vitin 2016, ku numri i vetëvrasjeve ishte më i lartë se adoleshentët e vrarë.

Clement dhe Miles, në librin e publikuar deklarojnë se risqet i kuptuan të parët vetë themeluesit e Microsoft dhe Apple. Steve Jobs dhe Bill Gates kanë përsëritur vazhdimisht se nuk lejonin që fëmijët e tyre të zotëronin produktet që ata vetë kishin prodhuar.

Steve Jobs deklaronte në 2011, një vit para se të vdiste se kufizonte në maksimum përdorimin e iPad-it nga fëmijët e tij, ndërsa Bill Gates shprehej në 2007 se përveç kësaj ua lejoi telefonin vetëm kur mbushën 14 vjeç.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.