{"id":10255,"date":"2017-01-28T11:31:49","date_gmt":"2017-01-28T10:31:49","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=10255"},"modified":"2021-12-10T23:58:05","modified_gmt":"2021-12-10T22:58:05","slug":"kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/","title":{"rendered":"Kish\u00eb apo xhami n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dom Nik\u00eb Ukgjini i p\u00ebrgjigjet P\u00ebllumb Xhufit<\/strong><\/p>\n<p>Kisha-xhami e vendosur n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs (Kisha e Sh\u00ebn Shtjefnit p\u00ebr katolik\u00ebt e Xhamia e Sulltan Mehmetit p\u00ebr mysliman\u00ebt), ve\u00e7se nj\u00eb debat mes klerit, duket t\u00eb nxis\u00eb debat edhe mes historian\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndryshe nga \u00e7\u2019e ka par\u00eb at\u00eb objekt prof. P\u00ebllumb Xhufi, e sheh Dom Nik\u00eb Ukgjini (autor i \u201cKisha Katolike n\u00eb trevat shqiptare nga shek. XI \u2013 deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme\u201d), botim i cili ka kaluar n\u00eb duart e Xhufit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt Myftinia e Shkodr\u00ebs dhe imami Muhamed Sytari tha p\u00ebr \u201cGSH\u201d se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr mbajtjes s\u00eb mesh\u00ebs m\u00eb 26 dhjetor, famullitari i Sh\u00ebn Shtjefnit, Dom Artur Jaku p\u00ebrmes nj\u00eb artikulli n\u00eb \u201cGSH\u201d sqaroi se katolik\u00ebt nuk duan ta zaptojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Xhufi duke njohur objektin si kish\u00eb n\u00eb fillim e m\u00eb pas si xhami, kund\u00ebrshtoi mbajtjen e mesh\u00ebs dhe dha disa argumente q\u00eb kund\u00ebrshtohen sot nga Dom Nik\u00eb Ukgjini.<\/p>\n<p>Nga <strong>DOM NIK\u00cb UKGJINI<\/strong><\/p>\n<p>Disa shkrime t\u00eb botuara k\u00eb tyre dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb median e shkruar rreth objektit n\u00eb Kalan\u00eb e Rozaf\u00ebs, m\u00eb nxit\u00ebn qe t\u2019i jap disa mendime personale rreth tem\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb. K\u00ebtu fjal\u00ebn n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb e kam p\u00ebr shkrimin e prof. P\u00ebllumb Xhufit, i cili n\u00eb shkrimin me titull \u201cObjekti n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs, ku gabojn\u00eb Kisha e Xhamia\u201d, botuar m\u00eb 23 janar n\u00eb \u201cGazeta Shqiptare\u201d, me dashje apo pa dashje ka hapur disa fusha diskutimi. Me k\u00ebt\u00eb rast, un\u00eb do ndaloja te nj\u00eb pjes\u00eb e fush\u00ebs historike me t\u00eb cil\u00ebn jam marr\u00eb dhe an\u00ebn klerikale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, besoj ta gjejn\u00eb veten edhe disa t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb dhan\u00eb mendime t\u00eb nj\u00ebanshme, madje edhe me fjal\u00eb mllefos\u00ebse, \u00e7far\u00eb nuk i shkon natyr\u00ebs kulturore t\u00eb askujt.<\/p>\n<p>Burimet studimore d\u00ebshmojn\u00eb s\u00eb, fatkeq\u00ebsi e madhe p\u00ebr popullin ton\u00eb dhe q\u00eb la gjurm\u00eb me shum\u00eb pasoja ishte pushtimi shkat\u00ebrrues sllav, e po k\u00ebshtu, edhe pushtimi turk, ky i fundit, duke qen\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej popujsh endacak\u00eb nga stepat e Azis\u00eb dhe pa nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb zhvilluar sa lypej, solli shkat\u00ebrrime n\u00eb \u00e7do drejtim, si rasti i pushtimit t\u00eb trevave shqiptare. Sipas burimeve historike t\u00eb D. Farlatit e J. Coleti, L. Thalloczy, C. Jeri\u00e7ek, e M. Shufflay, t\u00eb gjitha trevat shqiptare nga shek. IV e n\u00eb vazhdim, ishin t\u00eb mbuluara me objekte fetare.<\/p>\n<p>Me rastin e pushtimeve sllave, objektet kishtare u rr\u00ebnuan dhe nj\u00eb pjes\u00eb e tyre, u tjet\u00ebrsuan si objekte p\u00ebr nevojat e tyre shoq\u00ebrore. Pag\u00ebzimi i serb\u00ebve n\u00eb shek. X-XI solli nj\u00eb afrim me Selin\u00eb Shenjt\u00eb, por pas ndarjes s\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb n\u00eb: lindje e per\u00ebndim n\u00eb vitin 1054 dhe krijimit t\u00eb Kish\u00ebs Autoqefale Serbe n\u00eb vitin 1219, situata qe p\u00ebrkeq\u00ebsuar duke arritur deri n\u00eb armiq\u00ebsi n\u00eb mes dy pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Madje, n\u00eb koh\u00ebn e kryeipeshkvit t\u00eb Tivarit dhe primasit t\u00eb Serbis\u00eb, Guiellelm Andrea, (Brochardus) i cili n\u00eb vitin 1332 shkroi se \u2018shqiptar\u00ebt jan\u00eb katolik\u00eb dhe s\u00eb e kan\u00eb gjuh\u00ebn dhe librat e veta\u2019, ai, po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit do ftonte Evrop\u00ebn t\u00eb b\u00ebj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr serb\u00ebve dhe grek\u00ebve. Dihet se me martes\u00ebn q\u00eb ndodhi n\u00eb mes Stefan Uroshit I (1243-1276) dhe mbret\u00ebresh\u00ebs katolike fr\u00ebnge Helena, motra e gru- DOM NIK\u00cb UKGJINI: Nj\u00eb p\u00ebrgjigje P\u00ebllumb Xhufit p\u00ebr kish\u00ebn e Shkodr\u00ebs as e nj\u00eb fisniku fr\u00ebng \u2013 Anselmo De Chau, situata kishte ulje dhe ngritje marr\u00ebdh\u00ebniesh me Selin\u00eb Shenjt\u00eb. Dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe dhe n\u00eb shek. XIV, me ndihm\u00ebn e motr\u00ebs s\u00eb saj Maris\u00eb, sh\u00ebnohet rind\u00ebrtimi dhe nd\u00ebrtimi i shum\u00eb objekteve fetare katolike e sidomos n\u00eb kala dhe p\u00ebrreth si: Sh\u00ebn Nikolli pran\u00eb port\u00ebs, Sh\u00ebn Maria, Sh\u00ebn Apolinari, T\u00eb Gjith\u00eb Shenjt\u00ebrit, Sh\u00ebn Prena, Sh\u00ebn Pjetri e Pali, Sh\u00ebn Vlashi etj.<\/p>\n<p>Kisha N\u00ebn\u00eb e t\u00eb gjithave, ishte ajo e Sh\u00ebn Shjeftnit, Martir i par\u00eb, e nd\u00ebrtuar n\u00eb shek.XIII, n\u00eb themelet e kishave paleokristiane. P\u00ebr nd\u00ebrtimin e kishave katolike n\u00eb momente t\u00eb caktuara do jet\u00eb k\u00ebrkuar leja e nd\u00ebrtimit nga pushtuesit serb\u00eb, por nuk ka asnj\u00eb dokument se objektet fetare n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs, Tivarit, Ulqinit, Shasit, Drishtit etj., edhe pse kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pushtuara nga serb\u00ebt ortodoks\u00eb, t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb n\u00ebn juridiksionin kishtar t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse, por gjithmon\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00ebn pushtetin e papatit. (Shih, Illyrici, Sacri, voll, VII dhe VIII, te Farlati-Coleti, Venetiis, 1817 e 1819).<\/p>\n<p>Guiseppe Valentini shprehet se katedralja e Shkodr\u00ebs, sipas letr\u00ebs s\u00eb Papa Klementit t\u00eb VI, dat\u00eb 22 janar 1346, ishte em\u00ebruar si vend ku qytetar\u00ebt do mund ta marrin ndjes\u00ebn e plot\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatet e b\u00ebra (shih, Leka, 1934, nr. 8, fq. 258.) Edhe stili nd\u00ebrtimor romanogotik me hyrje ballore kah per\u00ebndimi, tregon s\u00eb Kisha katedrale nuk ka lidhje m\u00eb ortodoksin\u00eb serbe.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb i p\u00ebrket emrit, Stefan, Stefano, Sancti Stephani, Staphanus, n\u00eb shqip Sh\u00ebn Shtjefni, em\u00ebr me t\u00eb cilin jan\u00eb sh\u00ebrbyer disa nga mbret\u00ebrit serb\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb element p\u00ebrcaktues. Pasi ky em\u00ebr biblik \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr i tradit\u00ebs latine, arb\u00ebrore se sa bizantine dhe aq m\u00eb pak serbe, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebta t\u00eb fundit jan\u00eb njohur me kultur\u00ebn biblike n\u00ebnt\u00eb shekuj pas shqiptar\u00ebve. Po k\u00ebshtu, me pushtimet turke t\u00eb trevave shqiptare n\u00eb shek. XV, pati rr\u00ebnime t\u00eb shumta n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet.<\/p>\n<p>Edhe nga udh\u00ebp\u00ebrshkruesit e ndrysh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrshkruan viset tona e n\u00eb ve\u00e7anti Shkodr\u00ebn, del qart\u00eb vandalizmi, e sidomos m\u00eb rastin e shkat\u00ebrrimit t\u00eb Vek\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs dhe katedrales s\u00eb Sh\u00ebn Shtjefnit, n\u00eb vitin 1479, n\u00eb koh\u00ebn e Sulltan Mehmetit t\u00eb II, kur u hap\u00ebn portat p\u00ebr dep\u00ebrtimin turk drejt per\u00ebndimit. Klithm\u00ebn p\u00ebr mbijetes\u00eb t\u00eb popullit t\u00eb Shkodr\u00ebs i ngujuar n\u00eb Kala e p\u00ebrshkruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb trishtuese d\u00ebshmitari i ngjarjes, prifti i katedrales s\u00eb Sh\u00ebn Shjefnit, Dom Marin Barleci, n\u00eb kronik\u00ebn e tij \u201cRrethimi i Shkodr\u00ebs\u201d n\u00eb vitin 1504. Kalimi n\u00eb besimin islam i shqiptar\u00ebve pati pasoja t\u00eb shum\u00ebfishta n\u00eb jet\u00ebn politike, ekonomike, shoq\u00ebrore, fetare dhe kulturore t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Bota per\u00ebndimore nuk i pranonte shqiptar\u00ebt si komb m\u00eb vete, por sipas prezantimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Perandoria Osmane, shqiptar\u00ebt e islamizuar i identifikonin si turq, ata ortodoks\u00eb si grek\u00eb dhe katolik\u00ebt si latin\u00eb. Rezultati kryesor i k\u00ebtij procesi ishte fakti se n\u00eb fush\u00ebn politike, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, duke na konsideruar t\u00eb islamizuar n\u00eb mas\u00ebn 70%, n\u00eb Kongresin e Berlinit t\u00eb vitit 1878 dhe n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs t\u00eb vitit 1913 ua dhuruan fqinj\u00ebve trojet shqiptare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paskrupullt. N\u00eb fush\u00ebn shoq\u00ebrore prania e islamizimit konstatohej qart\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytete, n\u00eb t\u00eb cilat ku m\u00eb her\u00ebt e ku m\u00eb von\u00eb, n\u00eb p\u00ebrshtatje me ecurin\u00eb e procesit t\u00eb islamizimit, u krijuan lagjet myslimane krahas atyre t\u00eb krishtera. Lagjet e reja myslimane u krijuan dhe u zgjeruan n\u00eb pjes\u00ebn e re (jasht\u00eb k\u00ebshtjellave) t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Mes shqiptar\u00ebve mysliman\u00eb dhe atyre katolik\u00eb n\u00eb disa raste n\u00eb Shkod\u00ebr shkaktoheshin edhe ngat\u00ebrresa thot\u00eb, Dom Ndoc Nikaj. Ndryshimet n\u00eb struktur\u00ebn fetare t\u00eb popullit shqiptar si rrjedhim i dep\u00ebrtimit t\u00eb islamit u pasqyruan n\u00eb ndalimin e zhvillimit edukativo-arsimor dhe shkencor edhe n\u00eb arkitektur\u00ebn dhe urbanistik\u00ebn e vendbanimeve shqiptare e posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Shkod\u00ebr. K\u00ebto pasoja dhe dallimet na kan\u00eb shoq\u00ebruar gjat\u00eb shum\u00eb etapave n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e popullit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kisha katolike, e cila historikisht ka luajtur nj\u00eb rol p\u00ebrbashkues, edhe sot d\u00ebshiron t\u00eb kontribuoj\u00eb pozitivisht p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Prandaj nisur nga ky fakt, famullitar\u00ebt e Shkodr\u00ebs nga viti 1995 e n\u00eb vazhdim, n\u00eb shenj\u00eb kujtimi ndaj k\u00ebsaj ngjarjeje historike komb\u00ebtare t\u00eb vitit 1479, n\u00eb rr\u00ebnojat e Kish\u00ebs n\u00eb kalan\u00eb e Rozaf\u00ebs, \u00e7do 26 dhjetor, n\u00eb dit\u00ebn e Sh\u00ebn Shtjefnit, kan\u00eb celebruar liturgjin\u00eb Hyjnore. K\u00ebt\u00eb tradit\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb d\u00eblir\u00eb e ka vazhduar edhe famullitari i tanish\u00ebm i Shkodr\u00ebs, Dom Artur Jaku, duke mbledhur besimtar\u00ebt dhe ata vullnetmir\u00ebt q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb homazh liturgjike n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bekuar, ku n\u00eb altarin e atdheut dhan\u00eb jet\u00ebn mij\u00ebra shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Famullitari, n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb botuar n\u00eb \u201cGazet\u00ebn Shqiptare\u201d m\u00eb 20 janar t\u00eb k\u00ebtij viti, me shum\u00eb modesti dhe vizion evropian, nd\u00ebr t\u00eb tjera qe shprehur: \u201cNe si Kish\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr s\u2019kemi n\u00ebntekste, ambicie p\u00ebr zaptim, nuk ekziston asnj\u00eb vullnet p\u00ebr tjet\u00ebrsim apo shnd\u00ebrrim n\u00eb sken\u00eb protagonizmi apo heroizmi, aq m\u00eb pak konfliktuale. Lart\u00ebsimi i tradit\u00ebs, p\u00ebrshpirtris\u00eb, nderimit, p\u00ebr vendet q\u00eb kan\u00eb rrug\u00ebtuar n\u00eb pjekurin\u00eb e pranimit t\u00eb tjetrit, histori t\u00eb ngjashme i \u00e7mojn\u00eb si vler\u00eb t\u00eb shtuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mesh\u00eb, nj\u00eb koncert, nj\u00eb aktivitet kulturor, nj\u00eb moment lutjeje nga t\u00eb gjitha komunitet nuk e d\u00ebmtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb monument, p\u00ebrkundrazi i japin nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr kombin ton\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon citati. Shtrohet pyetja, si, a ku ka vend k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb ul\u00ebritur, mllefosur, apo p\u00ebrdorur sinonime t\u00eb pakulturuara si\u00e7 b\u00ebhet dit\u00ebt e fundit, nga disa q\u00eb duhet t\u00eb prodhojn\u00eb vizion evropian, kultur\u00eb paqe dhe dashuri n\u00eb mes shqiptar\u00ebve? Ciceroni shprehej: \u201c<em>Asgj\u00eb nuk ka m\u00eb t\u00eb Shenjt\u00eb tek njeriu sesa arsyetimi<\/em>\u201d (Ratione nihil est in homine divinis).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dom Nik\u00eb Ukgjini i p\u00ebrgjigjet P\u00ebllumb Xhufit Kisha-xhami e vendosur n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs (Kisha e Sh\u00ebn Shtjefnit p\u00ebr katolik\u00ebt e Xhamia e Sulltan Mehmetit p\u00ebr mysliman\u00ebt), ve\u00e7se nj\u00eb debat mes klerit, duket t\u00eb nxis\u00eb debat edhe mes historian\u00ebve. Ndryshe nga \u00e7\u2019e ka par\u00eb at\u00eb objekt prof. P\u00ebllumb Xhufi, e sheh Dom Nik\u00eb Ukgjini (autor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":74223,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-10255","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kish\u00eb apo xhami n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs? - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kish\u00eb apo xhami n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs? - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dom Nik\u00eb Ukgjini i p\u00ebrgjigjet P\u00ebllumb Xhufit Kisha-xhami e vendosur n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs (Kisha e Sh\u00ebn Shtjefnit p\u00ebr katolik\u00ebt e Xhamia e Sulltan Mehmetit p\u00ebr mysliman\u00ebt), ve\u00e7se nj\u00eb debat mes klerit, duket t\u00eb nxis\u00eb debat edhe mes historian\u00ebve. Ndryshe nga \u00e7\u2019e ka par\u00eb at\u00eb objekt prof. P\u00ebllumb Xhufi, e sheh Dom Nik\u00eb Ukgjini (autor [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-01-28T10:31:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-12-10T22:58:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/kalaja_rozafa.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"624\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Kish\u00eb apo xhami n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs?\",\"datePublished\":\"2017-01-28T10:31:49+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-10T22:58:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\\\/\"},\"wordCount\":1656,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/01\\\/kalaja_rozafa.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\\\/\",\"name\":\"Kish\u00eb apo xhami n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs? - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/01\\\/kalaja_rozafa.jpg\",\"datePublished\":\"2017-01-28T10:31:49+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-10T22:58:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/01\\\/kalaja_rozafa.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/01\\\/kalaja_rozafa.jpg\",\"width\":624,\"height\":300,\"caption\":\"Kalaja Rozafa\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kish\u00eb apo xhami n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kish\u00eb apo xhami n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs? - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kish\u00eb apo xhami n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs? - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Dom Nik\u00eb Ukgjini i p\u00ebrgjigjet P\u00ebllumb Xhufit Kisha-xhami e vendosur n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs (Kisha e Sh\u00ebn Shtjefnit p\u00ebr katolik\u00ebt e Xhamia e Sulltan Mehmetit p\u00ebr mysliman\u00ebt), ve\u00e7se nj\u00eb debat mes klerit, duket t\u00eb nxis\u00eb debat edhe mes historian\u00ebve. Ndryshe nga \u00e7\u2019e ka par\u00eb at\u00eb objekt prof. P\u00ebllumb Xhufi, e sheh Dom Nik\u00eb Ukgjini (autor [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-01-28T10:31:49+00:00","article_modified_time":"2021-12-10T22:58:05+00:00","og_image":[{"width":624,"height":300,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/kalaja_rozafa.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Kish\u00eb apo xhami n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs?","datePublished":"2017-01-28T10:31:49+00:00","dateModified":"2021-12-10T22:58:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/"},"wordCount":1656,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/kalaja_rozafa.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/","name":"Kish\u00eb apo xhami n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs? - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/kalaja_rozafa.jpg","datePublished":"2017-01-28T10:31:49+00:00","dateModified":"2021-12-10T22:58:05+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/kalaja_rozafa.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/kalaja_rozafa.jpg","width":624,"height":300,"caption":"Kalaja Rozafa"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kishe-apo-xhami-ne-kalane-e-shkodres\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kish\u00eb apo xhami n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10255","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10255"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10255\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74224,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10255\/revisions\/74224"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74223"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}