{"id":10603,"date":"2017-02-13T17:50:22","date_gmt":"2017-02-13T16:50:22","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=10603"},"modified":"2021-12-08T02:49:03","modified_gmt":"2021-12-08T01:49:03","slug":"gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/","title":{"rendered":"GJERGJ JOZEF KOLA \u2013 POETI, DRAMATURGU, TREGIMTARI DHE ROMANCIERI I DASHUNISE!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Intervist\u00eb ekskluzive me autorin shkodran t\u00eb librave t\u00eb dashuris\u00eb, me banim n\u00eb Vjen\u00eb!<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong>.<br \/>\n<em>Z. Gjergj, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria p\u00ebr ju n\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb let\u00ebrsi?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nDashunia asht forca l\u00ebviz\u00ebse e jet\u00ebs. Un\u00eb jam i lumtur q\u00eb jam martue me dashuni. Pa dashunin\u00eb nuk do kishte as jet\u00eb dhe as art e let\u00ebrsi. Shikjo Shqipnin\u00eb n\u00ebn 45-vjet dikatur\u00eb, asnji roman, asnji dram\u00eb dashuniet nuk e pat, prandaj ishte nji let\u00ebrsi e vdekun.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>Ju jeni tash 25 vjet n\u00eb Austri, keni mbaruar studimet pedagogjike dhe jepni m\u00ebsim n\u00eb gjimnazin \u201eOtto Gl\u00f6ckel\u201c n\u00eb Vjen\u00eb. (si\u00e7 mund t\u00eb m\u00ebsohet nga Home Page e shkoll\u00ebs tuaj) Si e keni ruajtur n\u00eb Austri lidhjen me familjen dhe let\u00ebrsin\u00eb n\u00eb vendlindje, n\u00eb Shkod\u00ebr?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nKur kam mbrrit\u00eb n\u00eb Austri n\u00eb 94 isha me fat se kisha fitue nji burs\u00eb studimit. Burs\u00ebn e par\u00eb e mora sapo shkova, 500 euro n\u00eb muej ishte. Nga kjo shum\u00eb, derisa mbarova shkoll\u00ebn ju d\u00ebrgova prindve pensionista nga 100 euro n\u00eb muaj p\u00ebr 4 vjet me radh\u00eb. Dashunia ndaj prindjes asht nji virtyt i shqiptarit autentik.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>Demokracia shqiptare i la prind\u00ebrit tan\u00eb me 100 euro pension megjithse kishin punuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Gjat\u00eb prezantimit t\u00eb dram\u00ebs \" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/prezantimi_drames_dashunia_me_bire_ne_zemer.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><strong>Gjat\u00eb prezantimit t\u00eb dram\u00ebs &#8220;Dashunia me bir\u00eb n\u00eb zem\u00ebr&#8221;, Vjen\u00eb 2015<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nAsnji nga vendet ish-komuniste nuk asht mashtrue dhe zhg\u00ebnjye aq sa kombi shqiptar. T\u00eb duket se k\u00ebt komb e kan\u00eb vra me buk\u00ebn e demokracis\u00eb n\u00eb goj\u00eb. N\u00eb dram\u00ebn time \u201eHelloween e kungujve pink\u201c e jap humner\u00ebn, ku ka p\u00ebrfundue Shqipnia prej politikaneve dhe korrupsionit postkomunist. Kjo dram\u00eb asht \u00e7ue n\u00eb konkursin q\u00eb ka shpall\u00eb bashkia e Shkodr\u00ebs n\u00eb Nandor 2016, porse ala as sot nuk jan\u00eb shpall\u00eb fituesit.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>Nj\u00eb shqiptar n\u00eb per\u00ebndim, Ermal Meta asht sensacion i Festivalit t\u00eb San Remos me nj\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb mbart nj\u00eb revolt\u00eb sociale n\u00eb vete, porse nj\u00ebher\u00ebsh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb dashurie.<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nKjo asht nji kang\u00eb dashunie e shkrueme me stil origjinal, mesazhi i t\u00eb cil\u00ebs asht: N\u00eb kjoft\u00eb se dashunon nuk vdes. \u201eVietato morire&#8221; dhe Ermal Meta kallxon edhe nji her\u00eb se fara iliro-arbnesho-shqiptare kur hidhet n\u00eb tok\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb liris\u00eb, pa psikozat orientale, shp\u00ebrthen dhe e mbush bot\u00ebn me drit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>A p\u00ebrkon kjo me lajtmotivin baz\u00eb t\u00eb dram\u00ebs tuaj \u201eMrekullia e heshtun e Nan\u00eb Terez\u00ebs\u201c? N\u00eb k\u00ebt\u00eb dram\u00eb lexojm\u00eb: \u201eKur n\u00eb atdhe ia mbyllin der\u00ebn t\u00eb bukur\u00ebs, ajo e\u00a0hap\u00eb nji dritare n\u00eb bot\u00eb\u201c.<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nNga t\u00eb 7 dramat q\u00eb kam shkrue dhe botue, njena \u201eZem\u00ebr Nane\u201c, asht vendos\u00eb n\u00eb sken\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 1994, n\u00eb bashkpunim me teatrin dhe drejtorin fisnik t\u00eb asaj kohe z. Ndoc \u00c7efa. Ishte kjo e vetmja dram\u00eb e atij viti p\u00ebr tan\u00eb qytetin dhe kjo ishte nji dashuni tragjiko-sublime. Drama e Nan\u00eb Terezes asht shkrue me gjakun e zemres time, njashtu si\u00e7 ushqen pelikani bijte e vet, dialog mbas dialogu dhe akt mbas akti.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>Pse nuk u vendos n\u00eb sken\u00eb kjo dram\u00eb e Nan\u00eb Terez\u00ebs, mbi t\u00eb cil\u00ebn kam lexue edhe disa recenca shum\u00eb pozitive?<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Gjat\u00eb prezantimit t\u00eb dram\u00ebs \" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/prezantimi_drames_nene_tereza.jpg\" alt=\"\" width=\"540\" border=\"0\" \/><strong>Gjat\u00eb prezantimit t\u00eb dram\u00ebs &#8220;Mrekullia e heshtun e Nan\u00eb Terez\u00ebs, Vjen\u00eb 2016<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nDrama fillimisht u pranue nga drejtoresha e teatrit migjeni, znj. Gjekaj porse kjo dram\u00eb, tashma e perkthyeme dhe botueme n\u00eb anglisht dhe gjermanisht, nuk u pranue nga regjizorja e vetme e k\u00ebtij teatri, znj. Smaja, e cila me shkroi se nuk mund t\u00eb vinte n\u00eb sken\u00eb nji dram\u00eb antikomuniste, q\u00eb lidhej me Nan\u00eb Terez\u00ebn. Ma von\u00eb mora vesht prej miqve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se kjo regjizore ishte njiher\u00ebsh edhe m\u00ebsuese n\u00eb medresen\u00eb turke te G\u00fcllenit n\u00eb Shkoder dhe n\u00eb nji fare m\u00ebnyre u perpoqa me e kuptue edhe refuzimin e saj.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>Medresen\u00eb, ku pak m\u00eb par\u00eb u arrestue dhe u lirua nji m\u00ebsuese, q\u00eb b\u00ebnte \u201etemenara\u201c kalifatit islamik dhe Bin Ladenit?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nNuk jam krejt n\u00eb dijeni mbi sistemin ar\u00ebsimor fetar n\u00eb Shkod\u00ebr, un\u00eb jam p\u00ebr nji shkolle laike dhe t\u00eb pamvarun nga besimet fetare. Zoti asht dashuni, porse kjo si \u00e7do dashuni asht private dhe jo kolektive.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>Ju keni botue edhe nji tregim mbi kish\u00ebn-xhami n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn &#8220;Rozafa&#8221;. Cili asht mendimi juej mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb kaq te shum\u00ebfolur?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nKy tregim si gjith\u00e7ka tjet\u00ebr e jemja asht nji tregim dashunijet. N\u00eb k\u00ebt rast i dashunise p\u00ebr shkrimtarin &#8211; bestseller t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb letrave shqipe derim\u00ebtash, Marin Barleti. Kisha-xhami n\u00eb fjal\u00eb asht pron\u00eb e shtetit shqiptar dhe e Marin Barletit, shkrimtarit te kombit, qe ruejti kujtes\u00ebn ton\u00eb kolektive. Ajo duhet t\u00eb rind\u00ebrtohet sa ma par\u00eb n\u00eb nji Atelje t\u00eb autorit, si\u00e7 ka qene 500 vjet ma par\u00eb. Aty duhet ta vizitojne si detyrim te gjith\u00eb nxan\u00ebsat shqiptar\u00eb nji here ne jet\u00eb, si\u00e7 bajne nxanesat austriak\u00eb me Mozartin e tyne. Fale Barletit na shqiptar\u00ebt u bam\u00eb imun\u00eb ndaj genocitit osman.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>N\u00eb romanin \u201eKoh\u00eb e Pajetueme\u201c, ju flisni per Shqipnin\u00eb se si do te ishte ajo sikur t\u00eb mos e kishin shk\u00ebputur osman\u00ebt nga Europa p\u00ebr 500 vjet.<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nKy roman asht historia e dashunise ma te madhe q\u00eb asht shkrue n\u00eb shqip derim\u00ebsot. Ajo asht nji histori 500 vje\u00e7are dashunie t\u00eb pamundun e megjithat\u00eb t\u00eb jetueme si and\u00ebrr. Simvjet bahen 50 vjet q\u00ebkur komunist\u00ebt-hoxhiste shkat\u00ebrruen institucionet fetare, kishat mij\u00ebvje\u00e7are dhe xhamit\u00eb qindravje\u00e7are. Asnji lajm dhe asnji sesion shkencor me p\u00ebrpunue k\u00ebt krim t\u00eb p\u00ebrbindsh\u00ebm kundra t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Romani jem p\u00ebrpiqet me mbush\u00eb ket boshll\u00ebk.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>N\u00eb ndryshim me Europ\u00ebn ku kemi nj\u00eb \u201eVergangenheitsbev\u00e4ltigung\u201c, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk e ve kush ujin n\u00eb zjarr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Pse thoni ju? Nuk e duan politikan\u00ebt k\u00ebt\u00eb vend sa dhe si duhet?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nBerisha, mbi t\u00eb cilin shqiptar\u00ebt pat\u00ebn shume shpres\u00eb i zhg\u00ebnjeu ata tmerr\u00ebsisht, njilloj edhe Rama, n\u00eb t\u00eb cilin shqiptar\u00ebt pat\u00ebn aq shum\u00eb shpres\u00eb i mbyti n\u00eb zhg\u00ebnjim. Duket se Shqipnia asht nji vend ku pushtetar\u00ebt zhg\u00ebnjejn\u00eb pand\u00ebrpremje popullin e tyne. Nuk asht serioze me hap\u00eb ekspozita n\u00eb per\u00ebndim n\u00eb nji kohe q\u00eb simbas statistikave te per\u00ebndimit nji nder 4 f\u00ebmij\u00eb shqiptar\u00eb vuan uriet. Politikan\u00ebt nuk e duan aspak k\u00ebt\u00eb vend, popullin dhe historine e tij. Shqipnia ka nevoj\u00eb p\u00ebr ULIKS\u00cb jo per mtonj\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb dram\u00ebn time \u201eHelloween\u201c mund ta lexosh shume mir\u00eb k\u00ebt\u00eb. Politikan\u00ebt shqiptare vazhdojn\u00eb t\u00eb jene pa \u201ekolon\u00eb vertebrale\u201c, tuj u nis\u00eb nga nji president i PD-s\u00eb q\u00eb msheh\u00eb Skanderbegun sa her\u00eb vjen nji delegacion islam, deri tek Kryemnistri aktual t\u00eb PS-s\u00eb qe shpall Trumpin para zgjedhjeve si \u201eTurp dhe rrezik per nj\u00ebrzimin\u201c, megjithse askush se kishte ngarkue me fole n\u00eb em\u00ebn t\u00eb njerzimit.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>Si e shihni ju si poet, si autor ardhm\u00ebrin\u00eb politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nNji poet, nji dramaturg, nji autor, asht nji shkrimtar politik, sidomos kur atdheu l\u00ebngon. N\u00eb romanin tem \u201eKoh\u00eb e pajetueme\u201c heroi e jep zgjidhjen e Shqipnis\u00eb. Nji qeveri me pjesmarrjen e ministrave q\u00eb kan\u00eb studjue dhe jan\u00eb formue n\u00eb per\u00ebndim me nji drejtues shteti q\u00eb ka mbarue dhe asht formue andej.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>Konkretisht si mund te ishte kjo p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nUne jam per Leka Zogun si Monark te Shqipnise, megjith\u00eb dashunin\u00eb teme republikane. Jam p\u00ebr nji krymenist\u00ebr dhe ministra q\u00eb kan\u00eb mbarue e jan\u00eb formue n\u00eb per\u00ebndim. Jam mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr KATARSIS t\u00eb Elit\u00ebs politike t\u00eb k\u00ebtyne 25 vjet\u00ebve zhg\u00ebnjim t\u00eb plot\u00eb. Deputet duhet t\u00eb zgjidhen ata njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb mbarue n\u00eb per\u00ebndim, t\u00eb till\u00eb si <em>Gilman Bakalli<\/em>, t\u00eb pakompromis e t\u00eb pakorruptuem.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>Gilman Bakalli asht edhe laureat i \u00e7mimit prestigjoz nderkomb\u00ebtar \u201ePENDA E KRISTALTE\u201c, p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e jashtzakonshme si pedagog dhe publicist.<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nPo asht nji nder dhe fat i madh p\u00ebr Shkodr\u00ebn, q\u00eb ka rrit\u00eb njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb si Gilmani dhe un\u00eb si an\u00ebtar i Juris\u00eb s\u00eb konkursit jam shum\u00eb i lumtun q\u00eb ky \u00e7mim ju dha atij. <em>Penda Kristalt\u00eb<\/em> asht rezultat i nji \u201eElite t\u00eb ndershme\u201c t\u00eb intelektualeve shqiptare n\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>Personat q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7mim prestigjoz nuk jane nga m\u00eb te njohurit aktuale t\u00eb politik\u00ebs dhe elitave t\u00eb reja postkomuniste, pse?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nKjo kallxon se jena n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, se korruspioni nuk po arrin me u fut\u00eb k\u00ebtu nd\u00ebr ne. Dihet tashma se n\u00eb Shqipni, politika, banka dhe mediat jane tri KRENAT e Erinive t\u00eb fatit t\u00eb mrapsht\u00eb t\u00eb mitologjis\u00eb greke. Un\u00eb uroj q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb dita e k\u00ebsaj KIMERE, t&#8217;i kendojn\u00eb Requiemin, q\u00eb Mozarti shkroi si mesh\u00ebn e shejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb vdekunit, anipse n\u00eb Shqipni e perdorin edhe ateist\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>Ju jeni besnik i patundur i gegnishtes?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nJam besnik i ligjit t\u00eb par\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare: <em>Gjuha shqipe pa gegnishten asht si gjuha shqipe pa tosk\u00ebrishten<\/em>. Jam i lumtun se poet\u00ebt ma t\u00eb m\u00ebdhej shqiptar\u00eb jan\u00eb geg\u00ebshkrues dhe tosk\u00ebshkrues. Standarti asht nji krijes\u00eb kimera, q\u00eb s\u00eb shpejti ka me e ndigjue Requiemin e vet.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>Projektet tueja p\u00ebr vitin 2017?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nKam n\u00eb dor\u00eb Projektin e nji dram\u00eb q\u00eb e kam fort p\u00ebr zem\u00ebr, nji dram\u00eb dashunie t\u00eb nji shkodrani t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm, nji martiri t\u00eb demokracis\u00eb dhe uroj ta shoh n\u00eb skenat e teatrove shqiptare. Meqi jam n\u00eb tratativa me regjizor\u00eb dhe sponsor\u00eb p\u00ebr k\u00eb\u00ebt projekt, nuk mund t\u00eb tham ma shum\u00eb aktualisht.<\/p>\n<p><strong>REDAKSIA<\/strong><br \/>\n<em>At\u00ebher\u00eb ju uroj pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb dhe suksese n\u00eb veprat tuaja letrare me tem\u00eb dashurin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong>:<br \/>\nJu t\u00eb \u201eFjala e lir\u00eb\u201c jeni nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb i keni ba jehon\u00eb disa her\u00eb krijimeve t\u00eb mia letrare nd\u00ebr vite e ju falem Nder\u00ebs p\u00ebr intervist\u00ebn. Uroj q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb mirnjoh\u00ebs ndaj pun\u00ebs suaj dhe suksesit virtual-informativ q\u00eb g\u00ebzoni, pa asnji investim t\u00eb klaneve politike shqiptare.<\/p>\n<p><em>Intervistoi:<\/em><br \/>\n<em> Arben \u00c7okaj<\/em>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb ekskluzive me autorin shkodran t\u00eb librave t\u00eb dashuris\u00eb, me banim n\u00eb Vjen\u00eb! REDAKSIA. Z. Gjergj, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria p\u00ebr ju n\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb let\u00ebrsi? Gjergj Jozef Kola: Dashunia asht forca l\u00ebviz\u00ebse e jet\u00ebs. Un\u00eb jam i lumtur q\u00eb jam martue me dashuni. Pa dashunin\u00eb nuk do kishte as jet\u00eb dhe as art e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29309,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5,8],"tags":[],"class_list":["post-10603","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-intervista","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>GJERGJ JOZEF KOLA \u2013 POETI, DRAMATURGU, TREGIMTARI DHE ROMANCIERI I DASHUNISE! - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"GJERGJ JOZEF KOLA \u2013 POETI, DRAMATURGU, TREGIMTARI DHE ROMANCIERI I DASHUNISE! - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervist\u00eb ekskluzive me autorin shkodran t\u00eb librave t\u00eb dashuris\u00eb, me banim n\u00eb Vjen\u00eb! REDAKSIA. Z. Gjergj, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria p\u00ebr ju n\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb let\u00ebrsi? Gjergj Jozef Kola: Dashunia asht forca l\u00ebviz\u00ebse e jet\u00ebs. Un\u00eb jam i lumtur q\u00eb jam martue me dashuni. Pa dashunin\u00eb nuk do kishte as jet\u00eb dhe as art e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-02-13T16:50:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-12-08T01:49:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sebastian_kurz_gjergj_jozef_kola.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"432\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"432\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"GJERGJ JOZEF KOLA \u2013 POETI, DRAMATURGU, TREGIMTARI DHE ROMANCIERI I DASHUNISE!\",\"datePublished\":\"2017-02-13T16:50:22+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-08T01:49:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\\\/\"},\"wordCount\":1753,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/sebastian_kurz_gjergj_jozef_kola.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\\\/\",\"name\":\"GJERGJ JOZEF KOLA \u2013 POETI, DRAMATURGU, TREGIMTARI DHE ROMANCIERI I DASHUNISE! - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/sebastian_kurz_gjergj_jozef_kola.jpg\",\"datePublished\":\"2017-02-13T16:50:22+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-08T01:49:03+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/sebastian_kurz_gjergj_jozef_kola.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/sebastian_kurz_gjergj_jozef_kola.jpg\",\"width\":432,\"height\":432,\"caption\":\"Sebastian Kurz - Gjergj Jozef Kola\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"GJERGJ JOZEF KOLA \u2013 POETI, DRAMATURGU, TREGIMTARI DHE ROMANCIERI I DASHUNISE!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"GJERGJ JOZEF KOLA \u2013 POETI, DRAMATURGU, TREGIMTARI DHE ROMANCIERI I DASHUNISE! - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"GJERGJ JOZEF KOLA \u2013 POETI, DRAMATURGU, TREGIMTARI DHE ROMANCIERI I DASHUNISE! - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Intervist\u00eb ekskluzive me autorin shkodran t\u00eb librave t\u00eb dashuris\u00eb, me banim n\u00eb Vjen\u00eb! REDAKSIA. Z. Gjergj, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria p\u00ebr ju n\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb let\u00ebrsi? Gjergj Jozef Kola: Dashunia asht forca l\u00ebviz\u00ebse e jet\u00ebs. Un\u00eb jam i lumtur q\u00eb jam martue me dashuni. Pa dashunin\u00eb nuk do kishte as jet\u00eb dhe as art e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-02-13T16:50:22+00:00","article_modified_time":"2021-12-08T01:49:03+00:00","og_image":[{"width":432,"height":432,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sebastian_kurz_gjergj_jozef_kola.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"GJERGJ JOZEF KOLA \u2013 POETI, DRAMATURGU, TREGIMTARI DHE ROMANCIERI I DASHUNISE!","datePublished":"2017-02-13T16:50:22+00:00","dateModified":"2021-12-08T01:49:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/"},"wordCount":1753,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sebastian_kurz_gjergj_jozef_kola.jpg","articleSection":["Intervista","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/","name":"GJERGJ JOZEF KOLA \u2013 POETI, DRAMATURGU, TREGIMTARI DHE ROMANCIERI I DASHUNISE! - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sebastian_kurz_gjergj_jozef_kola.jpg","datePublished":"2017-02-13T16:50:22+00:00","dateModified":"2021-12-08T01:49:03+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sebastian_kurz_gjergj_jozef_kola.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sebastian_kurz_gjergj_jozef_kola.jpg","width":432,"height":432,"caption":"Sebastian Kurz - Gjergj Jozef Kola"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gjergj-jozef-kola-poeti-dramaturgu-tregimtari-dhe-romancieri-i-dashunise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"GJERGJ JOZEF KOLA \u2013 POETI, DRAMATURGU, TREGIMTARI DHE ROMANCIERI I DASHUNISE!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10603","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10603"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10603\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73992,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10603\/revisions\/73992"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29309"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}