{"id":10699,"date":"2017-02-18T10:14:33","date_gmt":"2017-02-18T09:14:33","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=10699"},"modified":"2021-12-08T02:10:24","modified_gmt":"2021-12-08T01:10:24","slug":"shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/","title":{"rendered":"Shifrat e frikshme: Si po s\u00ebmuret Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/opinion.al\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Opinion.al<\/a>, <em>18.02.2017<\/em><\/p>\n<p>Popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb, e p\u00ebrfshir\u00eb tashm\u00eb n\u00eb procesin e plakjes dhe r\u00ebnies s\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb, po p\u00ebrjeton edhe nj\u00eb barr\u00eb s\u00ebmundjesh n\u00eb rritje. Diagnozat kardiovaskulare, tumorale dhe ato kronike e kan\u00eb renditur Shqip\u00ebrin\u00eb vendin me barr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb s\u00ebmundshm\u00ebris\u00eb n\u00eb rajon p\u00ebr 2015, sipas t\u00eb dh\u00ebnave globale \u201chealth data\u201d. Prevalenca p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me tumor \u00ebsht\u00eb rritur nga viti 2002 n\u00eb vitin 2014 me mbi 70%, teksa gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po preken moshat e reja. Faktor\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe masat parandaluese. Si kan\u00eb evoluar s\u00ebmundjet n\u00eb dy dekadat e fundit dhe ndikimi n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>Produktiviteti i popullat\u00ebs shqiptare po cenohet r\u00ebnd\u00eb prej fenomeneve n\u00eb rritje t\u00eb emigracionit, plakjes s\u00eb popullsis\u00eb, r\u00ebnies s\u00eb lindjeve dhe p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb friksh\u00ebm t\u00eb sh\u00ebndetit, q\u00eb pritet t\u00eb japin ndikim t\u00eb ndjesh\u00ebm negativ n\u00eb ekonomi n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme jo t\u00eb larg\u00ebt. Ndryshimi i stilit t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb dy dekadat e fundit, p\u00ebrkeq\u00ebsimi i fenomeneve t\u00eb obezitetit, pirjes s\u00eb duhanit, alkoolit, ndotjes s\u00eb mjedisit dhe kequshqyerjes nga nj\u00ebra an\u00eb dhe sh\u00ebrbimet e mang\u00ebta sh\u00ebndet\u00ebsore, nga ana tjet\u00ebr, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb vendin me barr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjeve n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb statistikat e treguesve t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb popullat\u00ebs, trendi tregon p\u00ebr rritje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb zemr\u00ebs, tumoreve gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, teksa ekspert\u00ebt lajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb vitet e ardhshme si rezultat i plakjes t\u00eb popullat\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat nga Instituti i Sh\u00ebndetit Publik q\u00eb u referohen raportimeve spitalore tregojn\u00eb se prevalenca p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me tumor \u00ebsht\u00eb rritur nga viti 2002 n\u00eb vitin 2014 me mbi 70%. N\u00ebse n\u00eb vitin 2002, p\u00ebr 10 mij\u00eb banor\u00eb u diagnostikuan 41 persona me s\u00ebmundje tumorale, n\u00eb vitin 2014 t\u00eb diagnostikuarit me k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje ishin 73 persona (p\u00ebr 10 mij\u00eb banor\u00eb) pa p\u00ebrfshir\u00eb diagnozat e v\u00ebna nga qendrat ambulatore. Me mbi 60% jan\u00eb rritur s\u00ebmundjet kardiovaskulare, teksa shihet rritje e s\u00ebmundshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha llojet e diagnozave.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat nga portali global <a href=\"http:\/\/www.healthdata.org\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">www.healthdata.org<\/a> tregojn\u00eb se n\u00eb fund t\u00eb 2015-s, shqiptar\u00ebt kishin barr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjeve n\u00eb rajon, gjithashtu edhe vdekshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr \u00e7do diagnoz\u00eb. Shqip\u00ebria renditet n\u00eb zon\u00ebn e kuqe p\u00ebr vdekjet e parakohshme, t\u00eb cilat ishin mbi parashikimet.<\/p>\n<p>Vdekshm\u00ebria nga s\u00ebmundja ishemike e zemr\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larta n\u00eb rajonin e Europ\u00ebs Juglindore referuar Barr\u00ebs Globale e S\u00ebmundjeve, gjithashtu tumoret jan\u00eb n\u00eb rritje. P\u00ebrpos shifrave t\u00eb frikshme t\u00eb rritjes s\u00eb nivelit t\u00eb s\u00ebmundshm\u00ebris\u00eb, shqiptar\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara me jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb. P\u00ebr vitin 2015, jet\u00ebgjat\u00ebsia n\u00eb lindje \u00ebsht\u00eb llogaritur t\u00eb jet\u00eb 76,1 vite p\u00ebr meshkujt dhe 79,7 vite p\u00ebr femrat. N\u00eb vitin 1990, jet\u00ebgjat\u00ebsia p\u00ebr femrat ishte 71 vje\u00e7 dhe p\u00ebr meshkujt 67 vje\u00e7. Por ekspert\u00ebt n\u00eb Institutin e Sh\u00ebndetit Publik pohojn\u00eb se rritja e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb lidhet me p\u00ebrmir\u00ebsimin e nivelit t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb popullat\u00ebn shqiptare, por nga ana tjet\u00ebr, rritja e barr\u00ebs s\u00eb s\u00ebmundjeve tregon p\u00ebr nivelin e lart\u00eb t\u00eb pabarazis\u00eb dhe nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb diagnostikimit.<\/p>\n<p>Doktor Petrit Mali, mjek pneumolog, thot\u00eb se p\u00ebr s\u00ebmundjet respiratore q\u00eb jan\u00eb shkaktari i tret\u00eb i vdekjeve n\u00eb bot\u00eb, por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri ka avancuar trajtimi, duke e rritur ndjesh\u00ebm jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt e k\u00ebsaj kategorie. Dy dekada m\u00eb par\u00eb, s\u00ebmundjet e mushk\u00ebrive shkaktonin vdekje t\u00eb parakohshme n\u00eb fillimet e mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb. Por diagnostikimi i hersh\u00ebm dhe avancimi i trajtimit mjek\u00ebsor b\u00ebn sot q\u00eb kjo kategori pacient\u00ebsh t\u00eb ket\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Por situata shihet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb shtimin e rasteve t\u00eb kancerit. Edmond Gashi, mjek n\u00eb klinik\u00ebn onkologjike n\u00eb QSUT, pohon se vitet e fundit ka nj\u00eb shtim t\u00eb rasteve tumorale sidomos n\u00eb moshat e reja. Ato tipologji tumoresh q\u00eb ishin karakteristik\u00eb e moshave t\u00eb vjetra, kan\u00eb zbritur te moshat e reja. Femrat gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po preken nga kanceri i gjirit dhe i uterusit, nd\u00ebrsa meshkujt nga prostata.<\/p>\n<p>Burimet n\u00eb onkologjik pohojn\u00eb se rastet me kancer jan\u00eb dhjet\u00ebfishuar vitet e fundit dhe statistikat nuk jan\u00eb t\u00eb sakta. Shum\u00eb persona operohen dhe diagnostikohen jasht\u00eb, nd\u00ebrsa ka shum\u00eb raste nga Kosova q\u00eb trajtohen n\u00eb Shqip\u00ebri. Por, p\u00ebrpos numrit n\u00eb rritje, mjek\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar se po preket grup mosha e re 20-40 vje\u00e7.<\/p>\n<p><strong>S\u00ebmundjet kardiovaskulare, m\u00eb t\u00eb rrezikshmet<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1990, Shqip\u00ebria kishte numrin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb prevalenc\u00ebs s\u00eb vdekjeve nga s\u00ebmundjet kardiovaskulare se n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e rajonit. N\u00eb fillim t\u00eb tranzicionit, vdekjet nga kjo diagnoz\u00eb ishin 125 persona p\u00ebr 100 mij\u00eb banor\u00eb, teksa n\u00eb t\u00eb gjitha vendet ballkanike, p\u00ebrve\u00e7 Greqis\u00eb, ky num\u00ebr ishte shum\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm n\u00eb rajonin e Europ\u00ebs Juglindore, i cili ka sh\u00ebnuar rritje n\u00eb nivelin e vdekshm\u00ebris\u00eb nga s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs n\u00eb dy dekadat e fundit. Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i faz\u00ebs s\u00eb hershme t\u00eb evoluimit t\u00eb epidemis\u00eb koronare n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e tranzicionit, e cila ndodhi dekada m\u00eb par\u00eb n\u00eb vendet per\u00ebndimore. Nga ana tjet\u00ebr, bie n\u00eb sy progresi i Sllovenis\u00eb, me nj\u00eb ulje dyfish t\u00eb nivelit t\u00eb vdekshm\u00ebris\u00eb n\u00eb dy dekadat e fundit (nga rreth 150 p\u00ebr 100,000 banor\u00eb n\u00eb vitin 1990, n\u00eb rreth 76 p\u00ebr 100,000 banor\u00eb n\u00eb vitin 2010).<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria aktualisht paraqitet m\u00eb e r\u00ebnduar se vendet e rajonit, duke raportuar vdekjet p\u00ebr k\u00ebto s\u00ebmundje 155 persona p\u00ebr 100 mij\u00eb banore, teksa vendet ballkanike kan\u00eb frenuar avancimin e jet\u00ebve t\u00eb humbura.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb papublikuara tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb rasteve me infarkt miokardi t\u00eb shtruar n\u00eb spital n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb periudh\u00ebn 1990-1996, numri mesatar i pacient\u00ebve me infarkt miokardi t\u00eb shtruar n\u00eb spital ishte rreth 220 (n\u00eb vitin 1996 u regjistruan 264 raste). N\u00eb vitin 1997, n\u00eb kulmin e kolapsit t\u00eb skemave piramidale, u regjistruan 497 raste me infarkt miokardi t\u00eb shtruar n\u00eb spital n\u00eb Tiran\u00eb. M\u00eb pas, numri i rasteve t\u00eb shtruar n\u00eb spital ishte 478 (n\u00eb 1998), 373 (n\u00eb 1999) dhe 395 (n\u00eb 2000).<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt rendisin disa arsye t\u00eb cilat lidhen me stilin e jetes\u00ebs q\u00eb kan\u00eb krijuar shqiptar\u00ebt vitet e fundit. Shtimi i produkteve t\u00eb mishit pas viteve 1990 dhe i sasis\u00eb s\u00eb yndyrave, shmangia nga dieta mesdhetare me fruta dhe perime t\u00eb fresk\u00ebta dhe konsumi i vakteve me ushqime t\u00eb gatshme jan\u00eb shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb zemr\u00ebs. Mjek\u00ebt pohojn\u00eb se jeta sedentare pa aktivitet fizik \u00ebsht\u00eb po aq shkaktare sa dieta ushqimore. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, mentaliteti i t\u00eb ushqyerit mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri lidhet me konsumin e bollsh\u00ebm t\u00eb mishit dhe yndyrave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vendet e zhvilluara vler\u00ebsohet ushqim i mir\u00eb konsumi i frutave dhe perimeve bio.<\/p>\n<p><strong>Shp\u00ebrthejn\u00eb tumoret n\u00eb moshat e reja<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2002, Instituti i Sh\u00ebndetit Publik num\u00ebronte 41 diagnoza p\u00ebr 10 mij\u00eb banor\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin e 2014 u num\u00ebruan 73 persona p\u00ebr 10 mij\u00eb banor\u00eb. Prevalenca p\u00ebr mij\u00eb banor\u00eb me t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me kancer shihet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebsuar rritje me 70% gjat\u00eb dekad\u00ebs, sipas t\u00eb dh\u00ebnave spitalore.<\/p>\n<p>Grat\u00eb shihet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb prekura. Tumoret e uterusit dhe t\u00eb gjirit po p\u00ebrhapen shpejt dhe po zbresin n\u00eb moshat e reja. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ISHP-s\u00eb, n\u00eb vitin 2014, n\u00eb 10 mij\u00eb gra, 88 prej tyre u diagnostikuan me kancer dhe n\u00eb 10 mij\u00eb burra u diagnostikuan 58 me k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje. Mjek\u00ebt pneumolog\u00eb pohojn\u00eb se jan\u00eb shtuar duksh\u00ebm rastet e tumoreve t\u00eb mushk\u00ebrive, p\u00ebr t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb shkaktar\u00eb pirjen e cigares dhe ndotjen e mjedisit.<\/p>\n<p>Por burimet nga Instituti i Sh\u00ebndetit Publik kan\u00eb rezerva p\u00ebr statistikat duke hedhur dyshime se ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb p\u00ebr faktin se regjistri i kancerit nuk \u00ebsht\u00eb funksional dhe shum\u00eb persona preferojn\u00eb t\u00eb trajtohen jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Gjithsesi, t\u00eb dh\u00ebnat e gjetura tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb avancim t\u00eb lart\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjes dhe mbi t\u00eb gjitha n\u00eb moshat e reja. 15% e t\u00eb diagnostikuarve me kancer i p\u00ebrkasin mosh\u00ebs 35-44 vje\u00e7, 26,7% i p\u00ebrkasin mosh\u00ebs 45-54 vje\u00e7 dhe 22% jan\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs 55-64 vje\u00e7. Nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrqindjet m\u00eb t\u00eb larta i kishin moshat mbi 60 vje\u00e7.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1990, Shqip\u00ebria, krahasuar me vendet e tjera n\u00eb rajon, kishte nj\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt vdekshm\u00ebrie nga tumoret, me rreth 104 vdekje p\u00ebr 100,000 banor\u00eb. N\u00eb rajon po vihet re nj\u00eb ulje e vdekjeve nga neoplazmat gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, n\u00eb Shqip\u00ebri po ndodh nj\u00eb tendenc\u00eb e kund\u00ebrt, me nj\u00eb rritje t\u00eb nivelit t\u00eb vdekjeve prej rreth 20% n\u00eb vitin 2010 krahasuar me vitin 1990.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt n\u00eb Spitalin Onkologjik pohojn\u00eb se, ndotja e mjedisit dhe dieta ushqimore jan\u00eb faktor\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kancerin n\u00eb rritje. Ata pohojn\u00eb se rastet m\u00eb t\u00eb shumta jan\u00eb n\u00eb zonat e ndotura t\u00eb vendit sidomos n\u00eb qytetet industriale, si Elbasani, Fieri dhe zonat kufitare t\u00eb vendit, sidomos ato me Kosov\u00ebn, ku ka pasur ndotje n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendin ton\u00eb, kanceri mund t\u00eb mbahet n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta n\u00ebse rritet kontrolli mbi sigurin\u00eb ushqimore, t\u00eb frenohet duhanpirja dhe t\u00eb ulet ndotja n\u00eb mjedis, rekomandojn\u00eb mjek\u00ebt. N\u00ebse k\u00ebta faktor\u00eb rreziku nuk frenohen, mjek\u00ebt pohojn\u00eb se vitet e m\u00ebvonshme do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb n\u00eb p\u00ebrhapjen e s\u00ebmundjes.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet<\/strong><\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt n\u00eb Spitalin Onkologjik pohojn\u00eb se, ndotja e mjedisit dhe dieta ushqimore jan\u00eb faktor\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kancerin n\u00eb rritje. Ata pohojn\u00eb se rastet m\u00eb t\u00eb shumta jan\u00eb n\u00eb zonat e ndotura t\u00eb vendit sidomos n\u00eb qytetet industriale, si Elbasani, Fieri dhe zonat kufitare t\u00eb vendit, sidomos ato me Kosov\u00ebn, ku ka pasur ndotje n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs<\/p>\n<p><strong>N\u00eb rritje, edhe pulmonaret<\/strong><\/p>\n<p>S\u00ebmundjet n\u00eb mushk\u00ebri gjithashtu jan\u00eb n\u00eb rritje. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Instituti i Sh\u00ebndetit Publik, prej vitit 2002 s\u00ebmundja ka avancuar me mbi 25%. 15 vjet m\u00eb par\u00eb, prevalenca p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt ishte 117 persona p\u00ebr 10 mij\u00eb banor\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb vitit 2014, numri i tyre arriti n\u00eb 147 persona p\u00ebr 10 mij\u00eb banor\u00eb. Mjek\u00ebt e sektorit pohojn\u00eb se shtimi i rasteve i dedikohet ndotjes s\u00eb mjedisit, pirjes s\u00eb duhanit dhe rritjes se nivelit t\u00eb diagnostikimit. P\u00ebr shkak t\u00eb ndotjes ambientale dhe asaj industriale SPOK-u (S\u00ebmundja Pulmonare Obstruktive Kronike) dhe astma kan\u00eb nj\u00eb prevalenc\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>T\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me SPOK jan\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti persona q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb zona t\u00eb ndotura dhe me shum\u00eb makina. Sipas Studimit Global mbi Barr\u00ebn e S\u00ebmundjeve vihet re nj\u00eb rritje graduale e nivelit t\u00eb vdekshm\u00ebris\u00eb SPOK-u te meshkujt shqiptar\u00eb (nga 13.6 p\u00ebr 100,000 banor\u00eb n\u00eb vitin 1990 n\u00eb 22.3 p\u00ebr 100,000 banor\u00eb n\u00eb vitin 2010) dhe m\u00eb pak te femrat (respektivisht 12.0 dhe 15.2 p\u00ebr 100,000 banor\u00eb). SPOK-u ka lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me nivelin e vdekshm\u00ebris\u00eb nga kanceri i mushk\u00ebrive dhe me duhanpirjen.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1990, niveli i vdekshm\u00ebris\u00eb sipas gjinis\u00eb nuk ishte aq i ndrysh\u00ebm. Anasjelltas, \u201caksesi\u201d n\u00eb nivelin e vdekshm\u00ebris\u00eb te meshkujt p\u00ebr periudh\u00ebn nj\u00ebzetvje\u00e7are (1990-2010) ishte 8.7 vdekje p\u00ebr 100,000 banor\u00eb, nd\u00ebrsa te femrat ishte vet\u00ebm 3.2 vdekje p\u00ebr 100,000 banor\u00eb.<\/p>\n<p>Shpjegimi kryesor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrezik t\u00eb shtuar te meshkujt lidhet me prevalenc\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb duhanpirjes, nd\u00ebrsa te femrat prevalenca e duhanpirjes \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Diabeti drejt masivitetit<\/strong><\/p>\n<p>Raporti Global i t\u00eb Ushqyerit p\u00ebr vitin 2016 nxjerr n\u00eb pah se 44% e vendeve po p\u00ebrjetojn\u00eb \u201cnivele shum\u00eb serioze\u201d si t\u00eb kequshqyerjes, ashtu edhe t\u00eb obezitetit. Sipas raportit, kjo n\u00ebnkupton se nj\u00eb n\u00eb tre persona vuan nga kequshqyerja n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme.<\/p>\n<p>Sipas hart\u00ebs s\u00eb p\u00ebrpiluar nga studiuesit e k\u00ebtij raporti t\u00eb p\u00ebrvitsh\u00ebm, shqiptar\u00ebt gjenden n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb rrezikuar t\u00eb obezitetit duke u gjendur n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb portokalli t\u00eb fort\u00eb, me nivel 25-30 t\u00eb BMI-s\u00eb. Duke matur indeksin e mas\u00ebs trupore (q\u00eb ndryshe quhet BMI) t\u00eb t\u00eb rriturve n\u00eb 186 shtete, me norm\u00ebn q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb krahasohen me shtete si Arabia Saudite, Egjipti, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e shteteve europiane dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs Latine.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, rekordin e mban s\u00ebrish SHBA, me indeksin BMI m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, prej 30-35. Sipas studimit t\u00eb Barr\u00ebs Globale t\u00eb S\u00ebmundjeve (GBD) n\u00eb vitin 2010, vihet re nj\u00eb rritje graduale e nivelit t\u00eb vdekshm\u00ebris\u00eb nga diabeti n\u00eb Shqip\u00ebri te t\u00eb dy gjinit\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 2010, pati nj\u00eb rritje trefish t\u00eb nivelit t\u00eb vdekjeve nga diabeti te meshkujt dhe femrat shqiptare krahasuar me vitin 1990. Ashtu si me s\u00ebmundjet kronike ka rritje graduale t\u00eb nivelit t\u00eb vdekjeve nga diabeti te t\u00eb dy gjinit\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr periudh\u00ebn nga viti 1900 n\u00eb 2000, dhe m\u00eb pak n\u00eb periudh\u00ebn nga viti 2005 n\u00eb 2010.<\/p>\n<p>Niveli i standardizuar i vdekshm\u00ebris\u00eb nga diabeti n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1990 ishte 3.5 p\u00ebr 100,000 banor\u00eb, duke shfaqur nj\u00eb nivel jasht\u00ebzakonisht t\u00eb ul\u00ebt, i cili mund t\u00eb shpjegohet me diet\u00ebn e sh\u00ebndetshme dhe aktivitetin fizik gjat\u00eb regjimit komunist.<\/p>\n<p><strong>S\u00ebmundjet nervore n\u00eb zgjerim<\/strong><\/p>\n<p>Niveli m\u00eb i lart\u00eb i lart\u00eb i stresit e ka shtuar ritmin e s\u00ebmundjeve nervore, t\u00eb cilat rezultojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb rritur barr\u00ebn n\u00eb popullsin\u00eb shqiptare gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik, prevalenca p\u00ebr 10 mij\u00eb banor\u00eb nga 36 persona m\u00eb 2016 arriti n\u00eb 39 persona m\u00eb 2014. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Barra Globale e s\u00ebmundjeve n\u00eb vendin ton\u00eb, niveli i vdekshm\u00ebris\u00eb nga \u00e7rregullimet mendore dhe t\u00eb sjelljes n\u00eb vitin 2010 ishte 5.3 p\u00ebr 100,000 banor\u00eb te meshkujt dhe 2.3 p\u00ebr 100,000 banor\u00eb te femrat. Te t\u00eb dy gjinit\u00eb, niveli i vdekjeve nga k\u00ebto \u00e7rregullime u rrit gradualisht nga viti 1990 n\u00eb 2010, sidomos te meshkujt.<\/p>\n<p>Niveli i standardizuar n\u00eb total i vdekjeve nga \u00e7rregullimet mendore dhe t\u00eb sjelljes n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2010 (3.6 vdekje p\u00ebr 100,000 banor\u00eb) ishte i krahasuesh\u00ebm me at\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe Greqis\u00eb, por m\u00eb i ul\u00ebt se i Serbis\u00eb, Sllovenis\u00eb, dhe sidomos Kroacis\u00eb dhe Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs. N\u00eb fakt, n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb dhe Slloveni, niveli i vdekjeve nga \u00e7rregullimet mendore dhe t\u00eb sjelljes ka mbetur praktikisht i pandryshuar n\u00eb dy dekadat e fundit (n\u00eb Slloveni: 5.9 dhe 5.8 respektivisht n\u00eb vitin 1990 dhe 2010, nd\u00ebrsa n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb: 8.3 dhe 8.5, respektivisht).<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e sh\u00ebndetit pohojn\u00eb se t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt mendor\u00eb mbeten t\u00eb n\u00ebndiagnostikuar n\u00eb Shqip\u00ebri duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se n\u00eb realitet numri i tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh. Shqiptar\u00ebt ende hezitojn\u00eb t\u00eb trajtojn\u00eb sh\u00ebndetin mendor dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ta diagnostikojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>L\u00ebndimet, meshkujt m\u00eb t\u00eb prekurit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebzet vitet e shkuara, Shqip\u00ebria p\u00ebrjetoi nj\u00eb rritje t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb l\u00ebndimeve nga t\u00eb gjitha shkaqet. U v\u00ebrejt nj\u00eb rritje m\u00eb e madhe te meshkujt sesa te femrat (n\u00eb vitin 2010, barra proporcionale e t\u00eb gjith\u00eb l\u00ebndimeve ishte 15.2% n\u00eb meshkuj vs. 7.6% n\u00eb femra). N\u00eb terma absolut\u00eb, barra e gjith\u00eb l\u00ebndimeve n\u00eb vitin 2010 ishte 2.6 her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb meshkuj sesa n\u00eb femra.<\/p>\n<p>Analiza m\u00eb e thelluar paraqet nj\u00eb rritje t\u00eb mpreht\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb l\u00ebndimeve nga gjith\u00eb shkaqet te meshkujt gjat\u00eb periudh\u00ebs 1990-1995. M\u00eb pas, u v\u00ebrejt nj\u00eb r\u00ebnie e leht\u00eb q\u00eb tregon stabilizimin e k\u00ebtyre gjendjeve te meshkujt shqiptar\u00eb pas rritjes fillestare q\u00eb p\u00ebrkon me vitet e para t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb tranzicionit pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit komunist n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1990 (ku meshkujt u prek\u00ebn shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa femrat ve\u00e7an\u00ebrisht nga l\u00ebndimet e q\u00ebllimta). Krahasuar me vendet e tjera t\u00eb rajonit, barra e l\u00ebndimeve nga gjith\u00eb shkaqet e standardizuara p\u00ebr mosh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrfaq\u00ebsonte vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vitin 2010 me rreth 3,195 raste 100,000 banor\u00eb.<\/p>\n<p>Dy dekada m\u00eb par\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, Shqip\u00ebria renditej diku nga mesi n\u00eb terma p\u00ebr barr\u00ebn absolute t\u00eb l\u00ebndimeve nga gjith\u00eb shkaqet, ku Kroacia dhe Sllovenia zinin vendet e para. Ky pozicionim rajonal ndryshoi gjat\u00eb nj\u00ebzet viteve t\u00eb shkuara, duke qen\u00eb se pjesa m\u00eb e madhe e vendeve t\u00eb rajonit t\u00eb EJL-s\u00eb pat\u00ebn progres drejt reduktimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb l\u00ebndimeve, p\u00ebrve\u00e7 Malit t\u00eb Zi dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Shqip\u00ebris\u00eb ku u v\u00ebrejt rritje.<\/p>\n<p>Analiza tregon q\u00eb l\u00ebndimet e q\u00ebllimta jan\u00eb rritur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb t\u00eb dy gjinit\u00eb gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb shkuara, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tranzicionit, pas s\u00eb cil\u00ebs u v\u00ebrejt nj\u00eb stabilizim i tyre. Megjithat\u00eb, bazuar n\u00eb natyr\u00ebn e tyre plot\u00ebsisht t\u00eb parandalueshme, k\u00ebto gjendje paraqesin prevalenc\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kontekstin e tranzicionit t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa u p\u00ebrket l\u00ebndimeve t\u00eb paq\u00ebllimta, u v\u00ebrejt nj\u00eb ulje e moderuar n\u00eb t\u00eb dy gjinit\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, regjistrimi dhe klasifikimi i sakt\u00eb i l\u00ebndimeve t\u00eb q\u00ebllimta dhe t\u00eb paq\u00ebllimta \u00ebsht\u00eb i diskutuesh\u00ebm n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, l\u00ebndimet rrugore p\u00ebsuan rritje n\u00eb t\u00eb dy gjinit\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht te meshkujt t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrdorin m\u00eb shpesh infrastruktur\u00ebn rrugore n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb mjeteve motorike.<\/p>\n<p>Tendenca e p\u00ebrgjithshme n\u00eb rritje e l\u00ebndimeve nga aksidentet rrugore, thekson nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr marrjen e masave infrastrukturore dhe parandaluese n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb po urbanizohet me ritme t\u00eb shpejta.<\/p>\n<p><strong>Pabarazit\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, shkaktare<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ekziston nj\u00eb mbrojtje e kufizuar financiare p\u00ebr t\u00eb varfrit, e cila karakterizohet me shpenzime t\u00eb larta nga \u201cxhepi\u201d, q\u00eb arrijn\u00eb deri n\u00eb 50% t\u00eb shpenzimeve sh\u00ebndet\u00ebsore totale, thuhet n\u00eb raportin e sh\u00ebndetit p\u00ebr 2015. Matja dhe raportimi i pabarazive sh\u00ebndet\u00ebsore u siguron politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb vlefshme p\u00ebr hartimin dhe zbatimin e programeve dhe aktiviteteve t\u00eb fokusuara n\u00eb barazi, q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb realizuesh\u00ebm n\u00eb kontekstin shqiptar. Q\u00ebllimi final do t\u00eb ishte garantimi i nj\u00eb shp\u00ebrndarjeje m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetit dhe aksesit ndaj kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, si parakushte thelb\u00ebsore p\u00ebr mbulimin sh\u00ebndet\u00ebsor universal t\u00eb popullat\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2008-2009, niveli i vdekshm\u00ebris\u00eb n\u00ebn pes\u00eb vje\u00e7 ishte shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb zonat rurale krahasuar me zonat urbane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (28 kundrejt 13 vdekje, p\u00ebr 1,000 lindje t\u00eb gjalla), e sidomos nd\u00ebr t\u00eb varfrit krahasuar me t\u00eb pasurit (34 kundrejt 13 vdekje, p\u00ebr 1,000 lindje t\u00eb gjalla (ADHS, 2010). N\u00eb vitet 2008-2009, niveli i vdekshm\u00ebris\u00eb n\u00ebn pes\u00eb vje\u00e7 dhe prapambetja n\u00eb rritje ishin p\u00ebrqendruar te t\u00eb varfrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, kujdesi antenatal, ndihma e kualifikuar gjat\u00eb lindjes dhe p\u00ebrdorimi i kontraceptiv\u00ebve ishin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar te t\u00eb pasurit (BB, 2012).<\/p>\n<p>Sipas Studimit Demografik dhe Sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (ADHS) 2008-2009, prevalenca e ushqyerjes vet\u00ebm me gji n\u00eb gjasht\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs ishte rreth 39%. Gjat\u00eb viteve 2006-2012, nd\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00ebn pes\u00eb vje\u00e7, prevalenca e pesh\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr mosh\u00ebn (wasting), prapambetjes n\u00eb rritje (stunting) n\u00ebnpesh\u00ebs dhe mbipesh\u00ebs ishte respektivisht 9%, 23%,6% dhe 23%. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, raportimi i indikator\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mesataret komb\u00ebtare, t\u00eb cilat kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi primare p\u00ebr vendimmarr\u00ebsit dhe politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr politikat e sh\u00ebndetit publik, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb ket\u00eb edhe tregues t\u00eb disagreguar p\u00ebr prevalenc\u00ebn e problemeve sh\u00ebndet\u00ebsore nd\u00ebrmjet grupeve t\u00eb ndryshme t\u00eb popullat\u00ebs apo rretheve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb politikat t\u00eb fokusohen te njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nevoj\u00eb. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb t\u00eb zbuten \u201cdiferencat e padrejta dhe t\u00eb shmangshme n\u00eb sh\u00ebndet dhe sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore \u2013 v\u00ebren studimi i OBSH-s\u00eb, 2014.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shpeshher\u00eb mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat mbi shp\u00ebrndarjen e gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore dhe sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore midis kategorive t\u00eb ndryshme t\u00eb popullat\u00ebs. Parametrat kryesor\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar pabarazit\u00eb n\u00eb sh\u00ebndet dhe sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb kontekstin shqiptar, p\u00ebrfshijn\u00eb indikator\u00ebt demografik\u00eb dhe social-ekonomik\u00eb si gjinia, vendbanimi (urban kundrejt rural), niveli i arsimimit, ose t\u00eb ardhurat ekonomike.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket prapambetjes n\u00eb rritje p\u00ebr mosh\u00ebn n\u00ebn pes\u00eb vje\u00e7, prevalenca ishte m\u00eb e lart\u00eb p\u00ebr femrat sesa p\u00ebr meshkujt (respektivisht 21% dhe 18%), por sidomos, ishte m\u00eb e lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb varfrit sesa p\u00ebr t\u00eb pasurit (respektivisht 27% dhe 13%).<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, niveli i vdekshm\u00ebris\u00eb n\u00ebn pes\u00eb vje\u00e7 (p\u00ebr 1,000 lindje t\u00eb gjalla) ishte konsideruesh\u00ebm m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr meshkujt krahasuar me femrat (27 kundrejt 16), n\u00eb zonat rurale krahasuar me zonat urbane (28 kundrejt 13) dhe sidomos, p\u00ebr shtresat e varfra krahasuar me shtresat e pasura (34 kundrejt 13).<\/p>\n<p>Nga <strong>Blerina Hoxha<\/strong> \/<em>Monitor<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Opinion.al, 18.02.2017 Popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb, e p\u00ebrfshir\u00eb tashm\u00eb n\u00eb procesin e plakjes dhe r\u00ebnies s\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb, po p\u00ebrjeton edhe nj\u00eb barr\u00eb s\u00ebmundjesh n\u00eb rritje. Diagnozat kardiovaskulare, tumorale dhe ato kronike e kan\u00eb renditur Shqip\u00ebrin\u00eb vendin me barr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb s\u00ebmundshm\u00ebris\u00eb n\u00eb rajon p\u00ebr 2015, sipas t\u00eb dh\u00ebnave globale \u201chealth data\u201d. Prevalenca p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":46453,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-10699","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shifrat e frikshme: Si po s\u00ebmuret Shqip\u00ebria - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shifrat e frikshme: Si po s\u00ebmuret Shqip\u00ebria - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Opinion.al, 18.02.2017 Popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb, e p\u00ebrfshir\u00eb tashm\u00eb n\u00eb procesin e plakjes dhe r\u00ebnies s\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb, po p\u00ebrjeton edhe nj\u00eb barr\u00eb s\u00ebmundjesh n\u00eb rritje. Diagnozat kardiovaskulare, tumorale dhe ato kronike e kan\u00eb renditur Shqip\u00ebrin\u00eb vendin me barr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb s\u00ebmundshm\u00ebris\u00eb n\u00eb rajon p\u00ebr 2015, sipas t\u00eb dh\u00ebnave globale \u201chealth data\u201d. Prevalenca p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-02-18T09:14:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-12-08T01:10:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/tvklan-pakesimi_i_popullsise_ne_shqiperi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Shifrat e frikshme: Si po s\u00ebmuret Shqip\u00ebria\",\"datePublished\":\"2017-02-18T09:14:33+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-08T01:10:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\\\/\"},\"wordCount\":3631,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/10\\\/tvklan-pakesimi_i_popullsise_ne_shqiperi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\\\/\",\"name\":\"Shifrat e frikshme: Si po s\u00ebmuret Shqip\u00ebria - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/10\\\/tvklan-pakesimi_i_popullsise_ne_shqiperi.jpg\",\"datePublished\":\"2017-02-18T09:14:33+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-08T01:10:24+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/10\\\/tvklan-pakesimi_i_popullsise_ne_shqiperi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/10\\\/tvklan-pakesimi_i_popullsise_ne_shqiperi.jpg\",\"width\":800,\"height\":450,\"caption\":\"TV Klan - pak\u00ebsimi i popullsis\u00eb n\u00eb Sshqip\u00ebri\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shifrat e frikshme: Si po s\u00ebmuret Shqip\u00ebria\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shifrat e frikshme: Si po s\u00ebmuret Shqip\u00ebria - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shifrat e frikshme: Si po s\u00ebmuret Shqip\u00ebria - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Opinion.al, 18.02.2017 Popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb, e p\u00ebrfshir\u00eb tashm\u00eb n\u00eb procesin e plakjes dhe r\u00ebnies s\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb, po p\u00ebrjeton edhe nj\u00eb barr\u00eb s\u00ebmundjesh n\u00eb rritje. Diagnozat kardiovaskulare, tumorale dhe ato kronike e kan\u00eb renditur Shqip\u00ebrin\u00eb vendin me barr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb s\u00ebmundshm\u00ebris\u00eb n\u00eb rajon p\u00ebr 2015, sipas t\u00eb dh\u00ebnave globale \u201chealth data\u201d. Prevalenca p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-02-18T09:14:33+00:00","article_modified_time":"2021-12-08T01:10:24+00:00","og_image":[{"width":800,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/tvklan-pakesimi_i_popullsise_ne_shqiperi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Shifrat e frikshme: Si po s\u00ebmuret Shqip\u00ebria","datePublished":"2017-02-18T09:14:33+00:00","dateModified":"2021-12-08T01:10:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/"},"wordCount":3631,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/tvklan-pakesimi_i_popullsise_ne_shqiperi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/","name":"Shifrat e frikshme: Si po s\u00ebmuret Shqip\u00ebria - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/tvklan-pakesimi_i_popullsise_ne_shqiperi.jpg","datePublished":"2017-02-18T09:14:33+00:00","dateModified":"2021-12-08T01:10:24+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/tvklan-pakesimi_i_popullsise_ne_shqiperi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/tvklan-pakesimi_i_popullsise_ne_shqiperi.jpg","width":800,"height":450,"caption":"TV Klan - pak\u00ebsimi i popullsis\u00eb n\u00eb Sshqip\u00ebri"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shifrat-e-frikshme-si-po-semuret-shqiperia\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shifrat e frikshme: Si po s\u00ebmuret Shqip\u00ebria"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10699","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10699"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10699\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73970,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10699\/revisions\/73970"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10699"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10699"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10699"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}