{"id":10750,"date":"2017-02-20T00:52:14","date_gmt":"2017-02-19T23:52:14","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=10750"},"modified":"2021-12-08T01:11:45","modified_gmt":"2021-12-08T00:11:45","slug":"malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/","title":{"rendered":"Malsori nga Vermoshi q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e \u201clahut\u00ebs s\u00eb mal\u00ebcis\u201d"},"content":{"rendered":"<h3>Si u ruajt Fishta edhe pas djegjes s\u00eb vepr\u00ebs nga regjimi komunist<\/h3>\n<p><em>\u201cShum\u00eb p\u00ebrpjekje u b\u00ebn\u00eb q\u00eb Fishta t\u00eb shuhej nga kujtesa e kombit. Por pik\u00ebrisht n\u00eb kulmin e k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve un\u00eb kam njohur n\u00eb Vermosh plakun Ndue Mark Bibo\u00e7i q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e Lahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebcis. Gjith\u00eb librat e Fisht\u00ebs mund t\u00eb mblidheshin dhe t\u00eb digjeshin. Po \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebhej me librat e gjall\u00eb t\u00eb tij, nj\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt ishte edhe Ndue Marku i Vermoshit\u201d?!<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Nikolla Spathari\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/nikolla_spathari.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Nga <strong>Nikolla Spathari<\/strong><\/p>\n<p>I madh\u00ebrish\u00ebm, si nj\u00eb perendi, zbriti Fishta n\u00eb Epik\u00ebn Shqiptare. Atje ku rronin s\u00eb bashku heronj dhe mite, u shfaq ai, Orfeu gj\u00ebmimtar i shqiptar\u00ebve. Ai q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte i vet\u00ebm nj\u00eb epos. Eposin e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj toke kreshmik\u00ebsh. P\u00ebrpjekjet e tjera p\u00ebr t\u00eb ngritur Epose komb\u00ebtare nuk u kuror\u00ebzuan me sukses. Madje as kollos\u00eb t\u00eb till\u00eb si Naim Frash\u00ebri e De Rada nuk mund\u00ebn q\u00eb b\u00ebmat e Sk\u00ebnderbeut t\u2019i ngrejn\u00eb n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e eposeve. Dy epose. Nj\u00eb pasuri e madhe, e pa\u00e7muar. N\u00eb ndryshim me pasuri t\u00eb tilla bot\u00ebrore, kjo pasuri shqiptare ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebn e saj. Ma do mendja se \u00ebsht\u00eb rast unikal n\u00eb Bot\u00eb q\u00eb, nj\u00eb populli, Epoka e epeve t\u2019i ket\u00eb zgjatur kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb shekuj. Kaq shekuj sa, ka t\u00eb ngjar\u00eb, t\u00eb ken\u00eb mes tyre Eposi i Kreshnik\u00ebve dhe Eposi i Fisht\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Europa kishte tre mij\u00eb vjet q\u00eb, pothuajse, nuk nxirrte m\u00eb Homer\u00eb, k\u00ebtu, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb beft\u00eb, shfaqet Fishta &#8211; nj\u00eb Homer i Ri i shekullit nj\u00ebzet. Dhe fenomeni Fishta ishte nj\u00eb fenomen q\u00eb duhej t\u00eb shfaqej. Trim\u00ebrit\u00eb legjendare po p\u00ebrs\u00ebriteshin n\u00eb k\u00ebto Male. Poezia e zakon\u00ebshme e koh\u00ebve t\u00eb reja nuk i pasqyronte dot ato. Strofat e saj t\u00eb brishta, betejat e tilla legjendare, mund t\u2019i shtypnin e t\u2019i th\u00ebrmonin. Vet\u00ebm nj\u00eb epos ishte i aft\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrkulej nga luftra t\u00eb tilla kreshnik\u00ebsh t\u00eb rinj. Kjo dhe vet\u00ebm kjo \u00ebsht\u00eb ar\u00ebsyeja q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb qel\u00eb t\u00eb varf\u00ebr kishe n\u00eb Hot, nis\u00ebn t\u00eb konturohen gjymtyr\u00ebt e Eposit t\u00eb dyt\u00eb shqiptar. Ani se, prej kohe, edhe Shqip\u00ebria kishte hyr\u00eb n\u00eb horizontet e reja t\u00eb poezis\u00eb moderne. Luftrat me dimensione legjendare vazhdonin.<\/p>\n<p>Epoka e lasht\u00eb dhe e tejkaluar e eposeve duhej t\u00eb rihapej edhe nj\u00ebher\u00eb. N\u00eb vitin 1902, Fishta po u afrohej maleve t\u00eb Hotit ashtu si iu afrua dikur Homeri Troj\u00ebs. Fishta pa Mal\u00ebsin\u00eb do t\u00eb ishte si Homeri pa Troj\u00ebn. Bota nuk do ta kishte Homerin po t\u00eb mos kishte Troj\u00ebn, por edhe Shqip\u00ebria nuk do ta kishte Fisht\u00ebn po t\u00eb mos kishte Mal\u00ebsin\u00eb. Kur ke lexuar Fisht\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb beft\u00eb, brenda vetes t\u00eb ndodh nj\u00eb rropam\u00eb. Nj\u00eb \u00e7vendosje e \u00e7udit\u00ebshme vitesh e vendesh. Askurr\u00eb nuk mund ta p\u00ebrfytyrosh poetin n\u00eb nj\u00eb qel\u00eb t\u00eb vetmuar fshati apo n\u00eb gjys\u00ebmerr\u00ebsir\u00ebn e nj\u00eb kuvendi t\u00eb p\u00ebrvujtur fran\u00e7eskan. Jo, ai mund t\u00eb p\u00ebrfytyrohet vet\u00ebm ashtu gj\u00ebmimtar si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, gjithmon\u00eb diku gjetk: N\u00eb Kuvendin e Berlinit, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb ndal\u00eb duart gjakatare q\u00eb cop\u00ebtojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e Lof\u00e7enit, ku Knjaz Nikolla e Mark Milani b\u00ebjn\u00eb planin e luft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pushtuar tokat tona.<\/p>\n<p>N\u00eb Dollma-Bah\u00e7e, ku gjeneral\u00ebt gjakatar\u00eb Mehmet Ali Pash\u00eb Maxharri, Dervish Pasha e Durgut Pasha zbresin shkall\u00ebt me parmak\u00eb t\u00eb kristalt\u00eb, pasi kan\u00eb marr\u00eb udh\u00ebzimet e Sulltanit si t\u2019i p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb e si t\u2019i lajn\u00eb n\u00eb gjak shqiptar\u00ebt. Jo, nuk e p\u00ebrfytyron dot n\u00eb nj\u00eb cep oborri t\u00eb nj\u00eb kishe t\u00eb varf\u00ebr, duke biseduar qet\u00eb-qet\u00eb me plakun Marash Uci. Krejt ndryshe t\u00eb shfaqet ai gjithmon\u00eb. Her\u00eb me Oso Kuk\u00ebn atje ku zbrazen koburet mbi dengat e barotit, her\u00eb n\u00eb kuvendin e burrave t\u00eb Hotit, ku trimat betohen se nuk do t\u2019i l\u00ebshojn\u00eb trojet e t\u00eb par\u00ebve, pa i la me gjak p\u00ebll\u00ebmb\u00eb p\u00ebr p\u00ebll\u00ebmb\u00eb. T\u00eb duket se p\u00ebrjet\u00ebsisht q\u00ebndron mbi nj\u00eb shk\u00ebmb, diku atje, tek p\u00ebrleshen p\u00ebr jet\u00eb a vdekje dy ushtrit\u00eb te Ura e Rrzhanic\u00ebs. Figur\u00ebn e tij vigane nuk e ndan dot nga luginat e Sutjesk\u00ebs, nga shpatet e Nokshiqit, nga kreshtat e Vele\u00e7ikut apo nga mrizet e Lubotinit.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb kudo ku jan\u00eb shqiptar\u00ebt me fatin e tyre tragjik t\u00eb mbetur n\u00eb gryk\u00ebn e pushk\u00ebs. Hero i pandar\u00eb nga heronjt\u00eb, burr\u00eb i pandar\u00eb nga burrat, strateg i pandar\u00eb nga strateg\u00ebt, diplomat i pandar\u00eb nga diplomat\u00ebt, mjesht\u00ebr jatagani i pandar\u00eb nga mjeshtrat e famsh\u00ebm t\u00eb jataganit shqiptar. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund ta shoh\u00ebsh kurdoher\u00eb Fisht\u00ebn, ndryshe jo. Ai u prin vallet zanave buz\u00eb krojesh. Dragojt\u00eb i nis, p\u00ebrmes rrufeve, n\u00eb p\u00ebrleshje t\u00eb m\u00ebdha. Or\u00ebn e Bardh\u00eb t\u00eb Shqiptaris\u00eb e v\u00eb t\u00eb mbledh\u00eb rozmari nep\u00ebr bjeshk\u00eb, q\u00eb me t\u00eb t\u2019i jap\u00eb Ali Pash\u00eb Gucis\u00eb fuqi sa t\u00eb shkul\u00eb lisat. Bot\u00ebn mitologjike shqiptare Fishta e sundon si nj\u00eb sovran. Ishte bota e fundit mitologjike n\u00eb Europ\u00eb, kjo bot\u00eb, ku Fishta ngriti fronin e tij madh\u00ebshtor t\u00eb poetit, n\u00eb kufinjt\u00eb e p\u00ebrzier t\u00eb mitit me realitetin. Lahuta e Malcis \u00ebsht\u00eb vigma e nj\u00eb vigani. Ndaj figura gjigande e Fisht\u00ebs hyri n\u00eb \u00e7do zem\u00ebr, n\u00eb \u00e7do vat\u00ebr, n\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Udh\u00ebton me tren dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb n\u00eb vagon t\u00eb mos ndodhet dikush q\u00eb e di Fisht\u00ebn p\u00ebrmend\u00ebsh. K\u00ebshtu t\u00eb ndodh edhe n\u00eb nj\u00eb autobuz, edhe n\u00eb nj\u00eb vetur\u00eb. Gjithmon\u00eb dikush do t\u00eb citoj\u00eb di\u00e7ka nga ai. Mbase \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Fishta njeriu m\u00eb i cituar n\u00eb Bot\u00eb. Sepse ai \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb citohet nga t\u00eb gjitha shtresat e popullsis\u00eb. Citohet nga akademik\u00ebt dhe profesor\u00ebt, ashtu si\u00e7 citohet edhe nga bujq\u00ebt dhe barinjt\u00eb e bjeshk\u00ebve. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb poet tjet\u00ebr q\u00eb e g\u00ebzon nj\u00eb privilegj t\u00eb till\u00eb. Shum\u00eb p\u00ebrpjekje u b\u00ebn\u00eb q\u00eb Fishta t\u00eb shuhej nga kujtesa e kombit. Por pik\u00ebrisht n\u00eb kulmin e k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve un\u00eb kam njohur n\u00eb Vermosh plakun Ndue Mark Bibo\u00e7i q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e Lahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebcis\u00eb. Gjith\u00eb librat e Fisht\u00ebs mund t\u00eb mblidheshin dhe t\u00eb digjeshin.<\/p>\n<p>Po \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebhej me librat e gjall\u00eb t\u00eb tij, nj\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt ishte edhe Ndue Marku i Vermoshit?! Gjergj Fishta ishte Mal\u00ebsia e Dyt\u00eb. P\u00ebrderisa nuk mund t\u00eb shembej Mal\u00ebsia e Par\u00eb ( ajo realja ) nuk kishte si t\u00eb shembej as e dyta. Q\u00eb t\u00eb rrenohej kujtimi i Fisht\u00ebs duhej t\u00eb rrenohej m\u00eb par\u00eb kujtimi i luftrave t\u00eb famshme q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb Malet tona. Duhej t\u00eb shembej historia, pa t\u00eb shembej edhe titani i saj. Por nj\u00eb rrenim i till\u00eb praktikisht \u00ebsht\u00eb i pamundur. Muret e kujtes\u00ebs s\u00eb brezave jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ngjeshur se sa muret e \u00e7do k\u00ebshtjelle. Nj\u00eb burr\u00eb i till\u00eb si Fishta nuk mund t\u00eb tundej. Sepse pas tij vinin burra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb patundur. Vinin Oso Kuka, Abdyl Frash\u00ebri, Sulejman Vokshi, Ded\u00eb Gjo\u2019Luli, Ali Pash\u00eb Gucia, Marash Uci, Jakup Ferri, Curr Ula, Mar Lula i Shal\u00ebs, \u00c7un Mula, Mehmet Shpendi, Marash Vata, Dod\u00eb Pre\u00e7i e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ishte n\u00eb mes tyre si Homeri midis Agamemnonit, Diomedit, Akil Pelidit e heronjve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb helene. Ndaj froni i tij letrar ishte i patundur. Stuhit\u00eb i kaluan anash, ashtu si\u00e7 do t\u2019i kalonin edhe fronit t\u00eb Homerit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Fishta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmb i r\u00ebnd\u00eb dhe i paluajtsh\u00ebm n\u00eb themelet e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare. Akoma nuk e kisha njohur Mal\u00ebsin\u00eb reale, kur u njoha me at\u00eb q\u00eb e quajta Mal\u00ebsi e Dyt\u00eb e Fisht\u00ebs. Lahuta e Malcis \u00ebsht\u00eb kujtimi m\u00eb i \u00e7muar i f\u00ebminis\u00eb time. At\u00eb ma pati dhuruar, n\u00eb nj\u00eb qel\u00eb t\u00eb vetmuar fshati, i nderuari nx\u00ebn\u00ebs dhe shok i poetit, Pat\u00ebr Benedikt Dema. Ishte viti 1951. Dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb n\u00ebna m\u00eb merrte p\u00ebrdore dhe m\u00eb \u00e7onte n\u00eb qel\u00ebn e tij. Fran\u00e7eskani i ditur m\u00eb m\u00ebsonte fshehurazi latinishten. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej k\u00ebtyre buz\u00ebmbr\u00ebmbjeve At Benedikti m\u00eb tha se do t\u00eb m\u00eb dhuronte nj\u00eb thesar. Por duhej ta mbaja t\u00eb fshehur se ndryshe rrezikoheshim q\u00eb t\u00eb dy. Dhurata ishte pik\u00ebrisht Lahuta e Malcis.<\/p>\n<p>E mora librin, e fsheha n\u00ebn k\u00ebmish\u00eb dhe ika s\u00ebbashku me n\u00ebn\u00ebn, por m\u00eb i g\u00ebzuar se asnj\u00ebher\u00eb. \u00c7do nat\u00eb ia puthja dor\u00ebn fratit kur largohesha, por at\u00eb nat\u00eb ia mbulova me t\u00eb puthura t\u00eb dyja duart. Zija \u00e7do dit\u00eb k\u00ebnde t\u00eb ve\u00e7uara dhe lexoja e lexoja. Duke hapur kapak\u00ebt e Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis hapa, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, kanatat e artit. Padashur, k\u00ebng\u00eb pas k\u00ebnge, i m\u00ebsoja p\u00ebrmend\u00ebsh poemat e gjata plot ngjarje dhe heronj. N\u00eb mosh\u00ebn 13 vje\u00e7 isha edhe un\u00eb nj\u00eb nga ato Lahutat e gjalla t\u00eb Fisht\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat fola m\u00eb lart. I ruajta p\u00ebr shum\u00eb vjet n\u00eb zem\u00ebr k\u00ebto k\u00ebng\u00eb me po at\u00eb sekret q\u00eb ruhet dashuria e par\u00eb. Me to k\u00ebnaqja vet\u00ebm bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e mij, t\u00eb cil\u00ebve ua recitoja me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, fshehur pas ndonj\u00eb muri t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto \u00e7aste t\u00eb g\u00ebzuara, p\u00ebr mua dhe p\u00ebr ata, tani kan\u00eb mbetur shum\u00eb larg, ashtu si\u00e7 ka mbetur edhe f\u00ebminia. Ishte nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e asaj kohe q\u00eb ta shihja k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, t\u00eb quajtur Iliada Shqiptare, t\u00eb ribotuar e t\u00eb respektuar zyrtarisht. Por kurrsesi \u00ebnd\u00ebrrat f\u00ebminore nuk mund t\u00eb shkonin aq larg sa t\u00eb mendoja, se pas dyzet vjet\u00ebsh heshtjeje torturuese ndaj njeriut q\u00eb i dhuroi Shqip\u00ebris\u00eb Eposin e dyt\u00eb, do t\u00eb ishte pik\u00ebrisht gazeta q\u00eb drejtoja un\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb fillonte e para ribotimin, pjes\u00eb-pjes\u00eb, t\u00eb kryevepr\u00ebs s\u00eb Fisht\u00ebs. Kjo ndodhi n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1991, kur ata q\u00eb e kishin denigruar Fisht\u00ebn p\u00ebr gjys\u00ebmshekulli ishin akoma n\u00eb fron. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr si kjo, ku \u00e7do moment n\u00eb Mal\u00ebsi, t\u00eb kujton poetin e Eposit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Afrohet t\u00eb zbardh\u00eb drita mbi male dhe gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb t\u00eb vjen nd\u00ebr mend jan\u00eb vargjet e Fisht\u00ebs:<\/p>\n<p>\u201cHylli i Drit\u00ebs atbot\u00eb tue l\u00e9 P\u00ebr me i pru dheut shpres\u00eb t\u00eb re, P\u00ebr me i pru s\u2019mjer\u00ebs Shqypni, Ofshe, vaj, nj\u00eb kob t\u00eb ri&#8230;\u201d1) Por edhe kur bie muzgu mbi male, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ai, i vetmi q\u00eb t\u00eb afrohet dhe t\u00eb b\u00ebn ta pres\u00ebsh mbr\u00ebmjen n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb madh\u00ebshtore: \u201cPrendoi dielli, n\u2019qiell duel hana N\u2019Vele\u00e7ik po pingron Zana, Eh! ju malet e Shqypnis\u00eb N\u2019t\u2019cillat struk\u00eb shqypja e liris\u00eb N\u2019t\u2019bardhat koh\u00eb q\u00eb kan prendue S\u2019lete armik, jo, m\u2019iu afrue&#8230;\u201d) N\u00eb nj\u00eb nat\u00eb me shi e vet\u00ebtima, kur stuhit\u00eb trondisin malet dhe deg\u00ebt e drur\u00ebve thyhen me rropam\u00eb t\u00eb madhe nep\u00ebr pyje, p\u00ebrs\u00ebri mendja t\u00eb shkon tek ai. Sepse t\u00eb duket se pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb nat\u00eb ai e ka parap\u00ebrshkruar dikur: \u201cLum e lum p\u00ebr t\u2019madhin Zot!<\/p>\n<p>\u00c7\u2019ka shkref\u00eb sande gjith ky mot, Gjith ky mot e kjo vetim\u00eb, Gjith kjo gjam\u00eb e bubullim\u00eb, Thue po shemen qiell e dh\u00e9. Ka lshue prrue, po, e ka lshue sh\u00e9; Rreh sht\u00ebrgata e shungllon era, Ushtojn\u00eb malet, me t\u2019hi mndera; Kaq nj\u00eb mot ka shkref\u00eb n\u2019malci: Shka do t\u2019jet\u00eb, vall, nuk e di\u201d.) N\u00ebqoft\u00ebse n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb dimri Fishta t\u00eb vjen k\u00ebshtu gj\u00ebmimtar si Zeusi, n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb pranvere t\u00eb shfaqet si Morfeu, per\u00ebndia e \u00ebnd\u00ebrrave t\u00eb \u00ebmbla: \u201cBulon molla e lulzon th\u00e2na E prijn\u00eb valle Or\u00eb e Zana Nep\u00ebr rreze qi lshon hana&#8230;\u201d) Mal\u00ebsia e Dyt\u00eb e Fisht\u00ebs ishte po aq e plot\u00eb sa Mal\u00ebsia reale. Me kushtrimet mbi male, me kuvendet e burrave, me bes\u00eblidhjet e m\u00ebdha q\u00eb ishin prologu i \u00e7do lufte, me gjakun e derdhur p\u00ebr liri, me lasht\u00ebsin\u00eb e saj t\u00eb lavdishme dhe me burrat e p\u00ebrmendur:<\/p>\n<p>\u201cPo, \u00c7un Mula mbi shpin\u00eb t\u2019kalit, Ua \u00e7oi lajmin Krenve t\u2019malit, Ua \u00e7oi lajmin n\u2019der\u00eb t\u2019konakut P\u00ebr me u mbledh\u00eb n\u2019kuvend t\u2019bajrakut&#8230;\u201d) Mund t\u00eb jen\u00eb shkruar faqe t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr bes\u00eblidhjet n\u00eb kuvendet e mal\u00ebsor\u00ebve, por nj\u00eb p\u00ebrshkrim real dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht me p\u00ebrmasa Homerike ka ditur ta b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm Fishta: \u201cKshtu tha \u00c7uni, bajraktari, Edhe m\u2019giuj u ngreh ma i pari: Bani b\u00e9, me lot p\u00ebr faqe, P\u00ebr \u201cqitape\u201d e shtat\u00eb \u201cmelaqe\u201d, M\u2019Or\u00eb t\u00eb bjeshkve e m\u2019krye t\u00eb fmis; E p\u00ebr Em\u00ebn t\u2019Per\u00ebndis, Se pa dek\u00eb e pa hi n\u2019dh\u00e9, Me gjith\u2019 djal\u00eb e me gjith\u2019 re, Pa u robit\u00eb me lop\u00eb e q\u00e9 E pa u djeg\u00eb me stan e shpi S\u2019i bie n\u2019dor\u00eb kurr Malit t\u2019Zi. Njit\u00eb mbas tij atbot\u00eb u \u00e7uen Kren\u00ebt e Hotit, e u betuen Se, pa u shkim\u00eb me troje t\u2019veta, Si bajn Knjazit t\u2019u ngiat\u00ebt jeta!\u201d.)<\/p>\n<p>1) <em>At Gjergj Fishta: \u201cLahuta e Malcis\u201d, 1937, faqe 50.<\/em><\/p>\n<p><em>&#8212; marr\u00eb nga gazeta Nacional<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si u ruajt Fishta edhe pas djegjes s\u00eb vepr\u00ebs nga regjimi komunist \u201cShum\u00eb p\u00ebrpjekje u b\u00ebn\u00eb q\u00eb Fishta t\u00eb shuhej nga kujtesa e kombit. Por pik\u00ebrisht n\u00eb kulmin e k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve un\u00eb kam njohur n\u00eb Vermosh plakun Ndue Mark Bibo\u00e7i q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e Lahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebcis. Gjith\u00eb librat e Fisht\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":71776,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,8],"tags":[],"class_list":["post-10750","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Malsori nga Vermoshi q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e \u201clahut\u00ebs s\u00eb mal\u00ebcis\u201d - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Malsori nga Vermoshi q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e \u201clahut\u00ebs s\u00eb mal\u00ebcis\u201d - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Si u ruajt Fishta edhe pas djegjes s\u00eb vepr\u00ebs nga regjimi komunist \u201cShum\u00eb p\u00ebrpjekje u b\u00ebn\u00eb q\u00eb Fishta t\u00eb shuhej nga kujtesa e kombit. Por pik\u00ebrisht n\u00eb kulmin e k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve un\u00eb kam njohur n\u00eb Vermosh plakun Ndue Mark Bibo\u00e7i q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e Lahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebcis. Gjith\u00eb librat e Fisht\u00ebs [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-02-19T23:52:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-12-08T00:11:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/gjergj-fishta.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"624\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"424\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Malsori nga Vermoshi q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e \u201clahut\u00ebs s\u00eb mal\u00ebcis\u201d\",\"datePublished\":\"2017-02-19T23:52:14+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-08T00:11:45+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\\\/\"},\"wordCount\":2357,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/10\\\/gjergj-fishta.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\\\/\",\"name\":\"Malsori nga Vermoshi q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e \u201clahut\u00ebs s\u00eb mal\u00ebcis\u201d - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/10\\\/gjergj-fishta.jpg\",\"datePublished\":\"2017-02-19T23:52:14+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-08T00:11:45+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/10\\\/gjergj-fishta.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/10\\\/gjergj-fishta.jpg\",\"width\":624,\"height\":424,\"caption\":\"Gjergj Fishta\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Malsori nga Vermoshi q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e \u201clahut\u00ebs s\u00eb mal\u00ebcis\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Malsori nga Vermoshi q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e \u201clahut\u00ebs s\u00eb mal\u00ebcis\u201d - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Malsori nga Vermoshi q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e \u201clahut\u00ebs s\u00eb mal\u00ebcis\u201d - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Si u ruajt Fishta edhe pas djegjes s\u00eb vepr\u00ebs nga regjimi komunist \u201cShum\u00eb p\u00ebrpjekje u b\u00ebn\u00eb q\u00eb Fishta t\u00eb shuhej nga kujtesa e kombit. Por pik\u00ebrisht n\u00eb kulmin e k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve un\u00eb kam njohur n\u00eb Vermosh plakun Ndue Mark Bibo\u00e7i q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e Lahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebcis. Gjith\u00eb librat e Fisht\u00ebs [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-02-19T23:52:14+00:00","article_modified_time":"2021-12-08T00:11:45+00:00","og_image":[{"width":624,"height":424,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/gjergj-fishta.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Malsori nga Vermoshi q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e \u201clahut\u00ebs s\u00eb mal\u00ebcis\u201d","datePublished":"2017-02-19T23:52:14+00:00","dateModified":"2021-12-08T00:11:45+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/"},"wordCount":2357,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/gjergj-fishta.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/","name":"Malsori nga Vermoshi q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e \u201clahut\u00ebs s\u00eb mal\u00ebcis\u201d - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/gjergj-fishta.jpg","datePublished":"2017-02-19T23:52:14+00:00","dateModified":"2021-12-08T00:11:45+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/gjergj-fishta.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/gjergj-fishta.jpg","width":624,"height":424,"caption":"Gjergj Fishta"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/malsori-nga-vermoshi-qe-i-dinte-permendesh-te-tridhjete-kenget-e-lahutes-se-malecis\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Malsori nga Vermoshi q\u00eb i dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e \u201clahut\u00ebs s\u00eb mal\u00ebcis\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10750","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10750"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10750\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73947,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10750\/revisions\/73947"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71776"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10750"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10750"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10750"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}