{"id":10942,"date":"2017-02-27T10:05:40","date_gmt":"2017-02-27T09:05:40","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=10942"},"modified":"2021-11-30T02:55:39","modified_gmt":"2021-11-30T01:55:39","slug":"adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/","title":{"rendered":"Adem Dema\u00e7i &#8211; Mandela i Liris\u00eb sot mbush 81 vjet"},"content":{"rendered":"<p>Sipas kujtimeve t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij kreshnike, Nazife Lahu\u2019Dema\u00e7i, Adem Dema\u00e7 u lind diku n\u00eb gusht\u2019shtator 1935, por zyrtarisht babai i tij Zeqiri e regjistroi m\u00eb 26. 02. 1936. U rrit n\u00eb rrethana tejet t\u00eb varf\u00ebra, tipike p\u00ebr shqiptar\u00ebt e asaj kohe. Pas okupimit italian m\u00eb 1941, p\u00ebr her\u00eb, n\u00eb plan t\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb u hap\u00ebn edhe shkollat shqipe. M\u00eb 1942, me k\u00ebmb\u00ebnguljen e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb vet dhe me d\u00ebshir\u00ebn e flakt\u00eb t\u00eb vet\u00eb vog\u00eblushit Adem, babai arriti ta regjistronte at\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, ndon\u00ebse p\u00ebr nga trupi ai dukej m\u00eb i vog\u00ebl se sa e kishte mosh\u00ebn. N\u00eb shkoll\u00eb u tregua fort i zellsh\u00ebm dhe i suksessh\u00ebm, por me guximin dhe kureshtjen e vet, shum\u00eb her\u00eb shkaktonte \u201cskandale\u201d politike\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb festimi t\u00eb shkoll\u00ebs, Adem Dema\u00e7i, papritur e pyeti m\u00ebsuesen e vet Vezire Gllavica, \u201cM\u00ebsuese, p\u00ebrse shqiponja n\u00eb flamurin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrethuar me s\u00ebpata?\u201d. Kjo pyetje prishi atmosfer\u00ebn n\u00eb klas\u00eb. M\u00ebsuese Vezirja q\u00eb, deri n\u00eb at\u00eb moment, plot g\u00ebzim e hare, tregonte se si m\u00eb 1912, n\u00eb Vlor\u00eb, Ismail Qemali me burrat e tjer\u00eb shqiptar\u00eb kishte ngritur p\u00ebrs\u00ebri flamurin e Gjergj Kastriotit, vrik ua ktheu shpin\u00ebn nx\u00ebn\u00ebsve dhe u zhgreh n\u00eb vaj. Nx\u00ebn\u00ebsit duke v\u00ebrejtur se m\u00ebsuesja Vezire d\u00ebneste, edhe ata u zhgreh\u00ebn n\u00eb vaj.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm Ademi i vog\u00ebl mbeti si i ngrafitur nga habia p\u00ebrse e gjith\u00eb klasa bashk\u00eb me m\u00ebsuesen qante p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb pyetje aq t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb i kishte drejtuar m\u00ebsueses aq t\u00eb dashur. Duke mos gjetur p\u00ebrgjigje ngush\u00eblluese edhe ai iu bashkua vajit e d\u00ebnesjes s\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebshme. Pas nj\u00eb cop\u00eb here, m\u00ebsuesja Vezire e mori veten, fshiu lot\u00ebt, iu afrua Ademit t\u00eb vog\u00ebl dhe duke ia p\u00ebrk\u00ebdhelur flok\u00ebt e bardh\u00eb iu drejtua nx\u00ebn\u00ebsve tashm\u00eb t\u00eb qet\u00ebsuar me fjal\u00eb trim\u00ebruese: \u201cEdhe pak koh\u00eb shqiponja jon\u00eb ka p\u00ebr t\u2019i luajtur krah\u00ebt e vet t\u00eb fuqish\u00ebm dhe ka p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb cop\u00eb e grim\u00eb sopatat e zeza fashiste!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Adem Dema\u00e7i me m\u00ebsuesen e tij Vezire Gllavica\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/adem_demaci_vezire_gllavica.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" border=\"0\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Adem Dema\u00e7i me m\u00ebsuesen e tij Vezire Gllavica<\/em><\/span><\/p>\n<p>Edhe si nx\u00ebn\u00ebs i klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Gjimnazit Real t\u00eb Prishtin\u00ebs, m\u00eb 1946, Adem Dema\u00e7i me pyetjen e vet \u201cPse edhe nx\u00ebn\u00ebsit serb\u00eb nuk m\u00ebsojn\u00eb shqip sikurse shqiptar\u00ebt q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb serbisht?\u201d q\u00eb ia drejtoi arsimtares Zorka Pe\u00e7enoviq, b\u00ebri q\u00eb kjo e fundit, e befasuar dhe e d\u00ebshp\u00ebruar nga kjo pyetje, pasi q\u00eb nuk ia doli ta qet\u00ebsoj\u00eb klas\u00ebn me shpjegimet e veta, u zhgreh n\u00eb vaj dhe me lot n\u00eb sy u largua nga ora e m\u00ebsimit, duke iu ankuar drejtorit t\u00eb gjimnazit p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb klas\u00eb. Vet\u00ebm mosha fort e njom\u00eb e Ademit e shp\u00ebtoi at\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrjashtohej nga shkolla.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tubim t\u00eb letrar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 1955, ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb lart\u00eb partiak\u00eb e shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ku k\u00ebmb\u00ebngulej q\u00eb t\u00eb provohej se n\u00eb Kosov\u00eb ishin duke u b\u00ebr\u00eb hapat e par\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, Adem Dema\u00e7i, i cili sapo kishte filluar studimet e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb Beograd, u ngrit e tha se \u201cne nuk jemi duke b\u00ebr\u00eb kurr\u00ebfar\u00eb hapash t\u00eb par\u00eb, sepse ne kemi tashm\u00eb tradit\u00ebn ton\u00eb letrare, kemi Naimin, \u00c7ajupin, Migjenin, Spasen, Nolin, Kutelin dhe se ne vet\u00ebm duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb rrug\u00ebn e tyre n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb\u201d. Kjo qe nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb tregoi se n\u00eb mes t\u00eb letrar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs po lind rebeli.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb nj\u00eb tubim tjet\u00ebr, nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, t\u00eb letrar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi q\u00eb Mehmet Hoxha, nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs ende me ndikim n\u00eb hierarkin\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsve shqiptar\u00eb t\u00eb asaj kohe, u zotua q\u00eb t\u00eb mos lexohej dhe t\u00eb mos botohej Ernest Koliqi q\u00eb jetonte dhe krijonte n\u00eb Itali, Adem Dema\u00e7i, duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb diskutim tha se \u201cnuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe n\u00ebse e lexojm\u00eb Koliqin sepse ai \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i rrall\u00eb i novel\u00ebs shqipe dhe se ne kemi shum\u00eb \u00e7ka t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga ai\u201d. Kjo nuk kaloi pa m\u00ebrm\u00ebritje n\u00eb qarqet politike t\u00eb Kosov\u00ebs, por regjimi komunist m\u00eb shum\u00eb preferonte q\u00eb, po qe e mundur, Dema\u00e7in e talentuar dhe tashm\u00eb t\u00eb popullarizuar, ta b\u00ebnte p\u00ebr vete se sa t\u00eb merrte masa kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Adem Dema\u00e7i, krahas krijimtaris\u00eb letrare, ishte shum\u00eb i gjall\u00eb n\u00eb kontaktet e tij n\u00eb mesin e inteligjenc\u00ebs s\u00eb re dhe shum\u00eb i af\u00ebrt me popullin e thjesht\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb rob\u00ebruar. Ai nuk nguroi q\u00eb n\u00eb dasma, n\u00eb t\u00eb pame dhe ndeja t\u00eb ndryshme, me guxim dhe haptas t\u00eb d\u00ebnonte padrejt\u00ebsit\u00eb e shumta t\u00eb cilat regjimi serb vazhdimisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb vrazhd\u00eb, ushtronte ndaj shqiptar\u00ebve. D\u00ebnonte shp\u00ebrnguljen masive n\u00ebn dhun\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Turqi. D\u00ebnonte diskriminimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb \u00e7do hap. D\u00ebnonte fushat\u00ebn e ashtuquajtur t\u00eb mbledhjes s\u00eb arm\u00ebve q\u00eb ishte ushtruar n\u00eb dimrin e 1955 \u2013 1956, d\u00ebnonte arrestimin e d\u00ebnimin e grupit t\u00eb student\u00ebve me n\u00eb krye Rexhep Latifin dhe Nysret Novakazin n\u00eb Prishtin\u00eb dhe grupin e Burhan Pashollit n\u00eb Shkup, sepse k\u00ebto raprezalje frik\u00ebsonin edhe m\u00eb shum\u00eb turmat shqiptare dhe b\u00ebnin q\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb merrte hov shp\u00ebrngulja e shqiptar\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Adem Dema\u00e7i - sht\u00ebpia e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/adem_demaci_shtepia_lindjes.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><em><span style=\"color: #999999;\">Adem Dema\u00e7i &#8211; sht\u00ebpia e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb<\/span><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1958, n\u00eb revist\u00ebn letrare me em\u00ebr dhe me tirazh shum\u00eb t\u00eb madh, \u201eJeta e re\u201c fal\u00eb guximit dhe p\u00ebrkujdesjes s\u00eb poetit Esad Mekuli, n\u00eb dy numra rrjesht u botua romani i Adem Dema\u00e7i \u201cGjarprinjt e gjakut\u201d. Romani ishte shkruar me shum\u00eb dialogje n\u00eb gjuh\u00ebn popullore dhe kjo b\u00ebri q\u00eb ai t\u00eb kuptohej shum\u00eb mir\u00eb jo vet\u00ebm nga inteligjenca, por edhe nga turmat e gjera t\u00eb popullit. Romani, n\u00ebn petkun letrar, me aludime dhe metafora pothuaj t\u00eb hapta ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nje mesazh politik. Porosi ishte q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u2019i lenin m\u00eb nj\u00eb an\u00eb m\u00ebrit\u00eb dhe ngat\u00ebrresat me njeri tjerin dhe krejt energjit\u00eb e tyre t\u2019i drejtonin kund\u00ebr pushtuesit.<\/p>\n<p>Regjimi policor serb nuk e pati t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta kuptonte sfid\u00ebn e Dema\u00e7it. Pas afro nj\u00ebzet\u00eb rr\u00ebfenjave dhe romanit t\u00eb botuar, popullariteti i Dema\u00e7it u rrit fort jo vet\u00ebm n\u00eb qarqet letrare shqiptare gj\u00eb q\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb penges\u00eb jo e vog\u00ebl p\u00ebr regjimin totalitarist. Emri i Adem Dema\u00e7it po lakohej me dyshim t\u00eb madh n\u00ebp\u00ebr zyrat e policis\u00eb sekrete serbe. Kupa po mbushej. Ai do t\u00eb vihej, shum\u00eb shpejt, para prov\u00ebs dramatike jet\u00ebsore: ose do t\u00eb p\u00ebrkulej dhe do t\u00eb inkorporohej n\u00eb struktur\u00ebn e regjimit, n\u00eb funksion t\u00eb vazhdimit t\u00eb rob\u00ebrimit t\u00eb popullit t\u00eb vet, ose do t\u00eb shqelmohej pa m\u00ebshir\u00eb nga regjimi dhe do t\u00eb kalonte n\u00ebp\u00ebr kalvarin e pafund t\u00eb mundimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb ver\u00ebn e 1958, Dema\u00e7it iu sugjerua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb subtile q\u00eb t\u00eb inkuadrohej n\u00eb rradh\u00ebt e Lidhjes Komuniste, gj\u00eb q\u00eb po ashtu butazi u refuzua nga ai. Mir\u00ebpo, kur pas nj\u00eb far\u00eb kohe atij ky sugjerim iu b\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, Dema\u00e7i po ashtu u p\u00ebrgjigj me vendosm\u00ebri: \u201cShikoni, p\u00ebr ju m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb t\u00eb mos ngat\u00ebrroheni me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, sepse kur do t\u00eb m\u00eb p\u00ebrjashtonin nga Partia, dikush do t\u00eb mund t\u00eb kujtohej e t\u00eb pyeste se kush qe ai q\u00eb e propozoi Ademin t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Lidhjen Komuniste dhe do ta \u201chanit\u201d edhe ju bashk\u00eb me mua!\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Adem Dema\u00e7i - duke folur para komunitetit shqiptar n\u00eb Zagreb\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/adem_demaci_shqiptaret_kroaci.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Adem Dema\u00e7i \u2013 duke folur para komunitetit shqiptar n\u00eb Zagreb<\/em><\/span><\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 1990, n\u00eb kazamatin fam\u00ebkeq t\u00eb Stara Gradishk\u00ebs, ku qendronin t\u00eb patundur, Adem Dema\u00e7i dhe tridhjet\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, tash kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, autoritetet policore lejuan t\u00eb hynin brenda n\u00ebpun\u00ebsit e Kryqit t\u00eb Kuq Nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Pastaj lejuan t\u00eb hynin edhe disa gazetar\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt pati rastin t\u00eb takohej, Adem Dema\u00e7i u pati th\u00ebn\u00eb se z. Millosheviq, me politik\u00ebn e vet punon p\u00ebr shpartallimin e Jugosllavis\u00eb. Jugosllavin\u00eb tashm\u00eb e kishin p\u00ebrfshir\u00eb ethet e dekompozimit. Dema\u00e7i mundohej q\u00eb ky dekompozim t\u00eb b\u00ebhej dal\u00ebngadal\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe pa gjakderdhje. Nga perspektiva dhe rrethanat e asaj kohe kjo dukej e mund\u00ebshme.<\/p>\n<p>Me 21 prill 1990, Adem Dema\u00e7i me shum\u00eb shok\u00eb nga burgjet e Kroacis\u00eb u liruan.N\u00eb intervist\u00ebn e par\u00eb nj\u00eb dit\u00eb a dy pas lirimit nga burgu, q\u00eb ai e dha p\u00ebr televizionin slloven, pa shprehur kurr\u00ebfar\u00eb urrejtje ose mllef hakmarr\u00ebs, Ademi u mundua t\u00eb hapte rrug\u00eb e shtigje p\u00ebr gjetjen e zgjidhjeve t\u00eb pranueshme dhe t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jo vet\u00ebm me fjal\u00eb por edhe me vepra ishin p\u00ebr liri dhe barazi n\u00eb hap\u00ebsirat e Ballkanit.N\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Ljubjan\u00eb, para nj\u00eb auditori t\u00eb madh, Dema\u00e7i, nuk nguroi q\u00eb t\u00eb shprehej kund\u00ebr variantit me luft\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjve me Serbin\u00eb. Madje p\u00ebr habin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, duke synuar urat e mir\u00ebkuptimit, ai p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e p\u00ebrdori edhe dyfjal\u00ebshin \u201cv\u00ebllez\u00ebrit serb\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1991 Dema\u00e7in e bind\u00ebn q\u00eb t\u00eb merrte kryesin\u00eb e \u201cK\u00ebshillit p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut\u201d. K\u00ebshilli edhe deri at\u00ebhere kishte punuar dhe kishte dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb madhe, por me ardhjen e Adem Dema\u00e7it n\u00eb krye t\u00eb tij, fal\u00eb autoritetit t\u00eb tij t\u00eb madh n\u00eb popull, fal\u00eb guximit, aft\u00ebsive organizative dhe k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb tij, k\u00ebshilli, nga nj\u00eb kolektiv prej gjithsej 25 vullnetar\u00ebsh, pa lokale t\u00eb veta dhe pa mjete materiale, shum\u00eb shpejt, gjeti lokalet e veta t\u00eb pun\u00ebs, krijoi mjete t\u00eb domosdoshme materiale p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb sadokudo normale, krijoi n\u00ebndeg\u00ebt e veta n\u00eb t\u00eb gjitha qendrat e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb shum\u00eb qendra t\u00eb njohura t\u00eb bot\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb rradh\u00ebt e tij ai p\u00ebrfshiu m\u00eb se 2000 an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala e lir\u00eb dhe mendimi i lir\u00eb i K\u00ebshillit me n\u00eb krye Adem Dema\u00e7in po ndiheshin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb bot\u00eb.N\u00eb dhjetor 1991, Parlamenti Evropian n\u00eb Strasburg, me angazhimin e fort\u00eb t\u00eb t\u00eb ndjerit Aleksand\u00ebr Langer, t\u00eb zonj\u00ebs Doris Pack, t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij parlamenti dhe me angazhimin e pakursyer t\u00eb bashk\u00ebatdh\u00ebtar\u00ebve tan\u00eb Behare Rexhepi dhe Reshat Sahitaj, i akordoi z. Dema\u00e7i \u00e7mimin e lart\u00eb \u201cSakharov\u201d.Pas k\u00ebsaj mir\u00ebnjohje t\u00eb lart\u00eb Adem Dema\u00e7i nd\u00ebrmori nj\u00eb turne t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb me \u00e7\u2019rast takoi shum\u00eb personalitete t\u00eb njohura bot\u00ebrore si dhe shum\u00eb bashk\u00ebatdh\u00ebtar\u00eb tan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs.Pas kthimit nga udh\u00ebtimi i dyt\u00eb n\u00eb SHBA, n\u00eb pranver\u00eb 1993, Dema\u00e7i mori nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontaktuar drejtp\u00ebrdrejt me shikuesit e televizionit t\u00eb Beogradit dhe t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebrmes televizionit t\u00eb pavarur t\u00eb Beogradit. Ftes\u00ebn e pranoi pa m\u00ebdyshje. Brenda 100 minutave, sa zgjat zakonisht emisioni i drejtp\u00ebrdrejt, mu n\u00eb mes t\u00eb Beogradit, Dema\u00e7i mbrojti me dinjitet, me argumenta dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme t\u00eb drejt\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur si t\u00eb gjith\u00eb popujt e tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1994, me ftes\u00eb t\u00eb Rrethit t\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb Beogradit (Beogradskij Krug), n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cilit qendronte profesori i ndritur dhe disidenti i njohur, tash i ndjeri Miladin Zivotiq, Dema\u00e7i u gjend s\u00ebrish n\u00eb Beograd. Mbeti e paharrueshme fjala e tij e frym\u00ebzuar q\u00eb ua tha intelektual\u00ebve t\u00eb Beogardit: \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb kaq fort e dua lirin\u00eb p\u00ebr popullin tim, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jeni edhe ju fajtor\u00eb, zot\u00ebrinj t\u00eb nderuar, sepse edhe prej jush kam m\u00ebsuar se si duhet liria e pavar\u00ebsia..\u201dEdhe n\u00eb vitin 1995, bashk\u00eb me Bajram Kosumin dhe Masar Stavilecin, Adem Dema\u00e7i, para po t\u00eb nj\u00ebjtit forum n\u00eb Beograd, u mundua q\u00eb t\u00eb mbante gjall\u00eb dhe t\u00eb forconte shansin e zgjidhjes paq\u00ebsore t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs edhe pse \u201cMarr\u00ebveshja e Dejtonit\u201d qe nj\u00eb paralajm\u00ebrim zhg\u00ebnjyes p\u00ebr ata q\u00eb besonin n\u00eb zgjidhjet paq\u00ebsore n\u00eb hap\u00ebsirat e ish Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas shp\u00ebrthimeve t\u00eb para t\u00eb organizuara n\u00eb shum\u00eb pika t\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00ebkoh\u00ebsisht, n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb 1996, me angazhimin energjik t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb n\u00ebnk\u00ebshillit ton\u00eb n\u00eb Bruksel, Behare Rexhepit dhe Reshat Sahitajt, Adem Dema\u00e7i mori rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Bruksel, Hag\u00eb dhe Lond\u00ebr. P\u00ebrpjekjet e Dema\u00e7it p\u00ebr t\u00eb bindur dhe angazhuar fuqit\u00eb evropiane q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdornin mjetet e tyre p\u00ebr t\u00eb penguar gjakderdhjen edhe m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb po paralajm\u00ebrohej n\u00eb Kosov\u00eb, has\u00ebn n\u00eb moskuptimin dhe mosp\u00ebrfilljen e faktor\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs dhe Dema\u00e7i u kthye n\u00eb atdhe shum\u00eb i m\u00ebrzitur dhe i zhg\u00ebnjyer.<\/p>\n<p>I bindur se pa gjak regjimi serb nuk kishte nd\u00ebrmend q\u00eb t\u00eb hiqte dor\u00eb nga pushtimi i Kosov\u00ebs, Dema\u00e7i, m\u00eb n\u00eb fund, nuk i refuzoi thirrjet, disa her\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, q\u00eb t\u2019i bashkohej Partis\u00eb Parlamentare. Q\u00ebllimi ishte q\u00eb me an\u00eb t\u00eb PPK\u2019s\u00eb t\u00eb krijohej mb\u00ebshtjell\u00ebsi i domosdosh\u00ebm dhe i kualifikuar politik p\u00ebr l\u00ebvizjen \u00e7lirimtare q\u00eb tanim\u00eb rridhte nga zemra e popullit dhe kishte vendosur t\u00eb paguante \u00e7do \u00e7mim p\u00ebr lirin\u00eb e vet. Q\u00ebllimi tjet\u00ebr m\u00eb i zgjeruar ishte q\u00eb p\u00ebrmes PPK t\u00eb krijohej \u201cForumi Demokratik i Kosov\u00ebs\u201d, nj\u00eb l\u00ebvizje e kompletuar gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse politike e cila do t\u00eb na shpinte deri te liria e Kosov\u00ebs me shum\u00eb m\u00eb pak sakrifica.<\/p>\n<p>Me synim q\u00eb U\u00c7K t\u00eb vendosej faktikisht dhe formalisht n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizjes gjith\u00ebpopullore p\u00ebr liri t\u00eb Kosov\u00ebs, Adem Dema\u00e7i bashk\u00eb me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e vet m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb PPK, m\u00eb 5 dhjetor 1997, i drejtoi nj\u00eb Let\u00ebr t\u00eb hapur U\u00c7K\u2019s\u00eb. Me gjith\u00eb angazhimin e parezerv\u00eb p\u00ebr realizimin e k\u00ebtyre synimeve tejet t\u00eb domosdoshme, k\u00ebto p\u00ebrpjekje has\u00ebn n\u00eb moskuptimin tragjik dhe paaft\u00ebsin\u00eb fatale t\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb q\u00eb nuk ishin n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e duhur t\u00eb momentit dramatik historik.<\/p>\n<p>Me 22 shkurt 1998, Adem Dema\u00e7i, n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Qendr\u00ebn Amerikane, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryetarit t\u00eb PPK pati nj\u00eb p\u00ebrballje dramatike me t\u00eb d\u00ebrguarin special t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn e ish Jugosllavis\u00eb, z. Gelbard. N\u00eb p\u00ebrpjekjet e at\u00ebhershme t\u00eb gabuara amerikane p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs duke n\u00ebnshtruar shqiptar\u00ebt, z. Gelbard k\u00ebrkoi nga Adem Dema\u00e7i q\u00eb edhe ky t\u00eb p\u00ebrkrah\u00eb tez\u00ebn e tij t\u00eb gabuar se U\u00c7K ishte organizat\u00eb terroriste! Kjo k\u00ebrkes\u00eb hasi n\u00eb kund\u00ebrshtimin e vendosur t\u00eb Dema\u00e7it. Z. Gelbard tri her\u00eb me z\u00eb t\u00eb ngritur i tha Dema\u00e7it se \u201cU\u00c7K-ja \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb terroriste\u201d, kurse Dema\u00e7i tri her\u00eb p\u00ebrs\u00ebriti s\u00eb U\u00c7K-ja ishte organizat\u00eb \u00e7lirimtare. Takimi p\u00ebrfundoi n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunimi midis Adem Dema\u00e7it dhe PPK n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe amerikan\u00ebve n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, rreth zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, u ftoh p\u00ebr disa muaj t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Me 12 gusht 1998, me ftes\u00ebn e udh\u00ebheqjes s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb u arrit marr\u00ebveshja gojore q\u00eb Adem Dema\u00e7i t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr udh\u00ebheqjen politike t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfitonte mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr krijimin e Asambles\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Pas k\u00ebsaj, Adem Dema\u00e7i, n\u00eb mes t\u00eb Prishtin\u00ebs, mu p\u00ebrpara kthetrave t\u00eb kul\u00e7edr\u00ebs kriminale, hapi P\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb Politike t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe rreth vetes mblodhi shum\u00eb k\u00ebshilltar\u00eb kompetent\u00eb q\u00eb e ndihmuan pa rezerva p\u00ebr gjasht\u00eb muaj- deri m\u00eb 26 shkurt 1999, aq sa edhe zgjati bashk\u00ebpunimi shum\u00eb i gjall\u00eb dhe i frytsh\u00ebm midis udh\u00ebheqjes s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe Adem Demacit e stafit t\u00eb tij t\u00eb vyer e lojal.Adem Dema\u00e7i nuk u pajtua me \u201cProjektin e Rambujes\u00eb\u201d sepse ai ofronte vet\u00ebm nj\u00eb autonomi tep\u00ebr t\u00eb cunguar p\u00ebr shqiptar\u00ebt.Gjat\u00eb bombardimeve t\u00eb forcave t\u00eb NATO-s mbi Serbin\u00eb dhe mbi caqet usharake n\u00eb Kosov\u00eb, Adem Dema\u00e7i refuzoi t\u00eb fshihej ose t\u00eb arratisej nga Kosova.<\/p>\n<blockquote><p><em>D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim, <strong>Gjin Musa<\/strong>, gazetar<\/em><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas kujtimeve t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij kreshnike, Nazife Lahu\u2019Dema\u00e7i, Adem Dema\u00e7 u lind diku n\u00eb gusht\u2019shtator 1935, por zyrtarisht babai i tij Zeqiri e regjistroi m\u00eb 26. 02. 1936. U rrit n\u00eb rrethana tejet t\u00eb varf\u00ebra, tipike p\u00ebr shqiptar\u00ebt e asaj kohe. Pas okupimit italian m\u00eb 1941, p\u00ebr her\u00eb, n\u00eb plan t\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17495,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-10942","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Adem Dema\u00e7i - Mandela i Liris\u00eb sot mbush 81 vjet - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Adem Dema\u00e7i - Mandela i Liris\u00eb sot mbush 81 vjet - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Sipas kujtimeve t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij kreshnike, Nazife Lahu\u2019Dema\u00e7i, Adem Dema\u00e7 u lind diku n\u00eb gusht\u2019shtator 1935, por zyrtarisht babai i tij Zeqiri e regjistroi m\u00eb 26. 02. 1936. U rrit n\u00eb rrethana tejet t\u00eb varf\u00ebra, tipike p\u00ebr shqiptar\u00ebt e asaj kohe. Pas okupimit italian m\u00eb 1941, p\u00ebr her\u00eb, n\u00eb plan t\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-02-27T09:05:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-11-30T01:55:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/adem-demaci-nderi-kombit.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"330\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Adem Dema\u00e7i &#8211; Mandela i Liris\u00eb sot mbush 81 vjet\",\"datePublished\":\"2017-02-27T09:05:40+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-30T01:55:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\\\/\"},\"wordCount\":2898,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/adem-demaci-nderi-kombit.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\\\/\",\"name\":\"Adem Dema\u00e7i - Mandela i Liris\u00eb sot mbush 81 vjet - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/adem-demaci-nderi-kombit.jpg\",\"datePublished\":\"2017-02-27T09:05:40+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-30T01:55:39+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/adem-demaci-nderi-kombit.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/adem-demaci-nderi-kombit.jpg\",\"width\":660,\"height\":330},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Adem Dema\u00e7i &#8211; Mandela i Liris\u00eb sot mbush 81 vjet\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Adem Dema\u00e7i - Mandela i Liris\u00eb sot mbush 81 vjet - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Adem Dema\u00e7i - Mandela i Liris\u00eb sot mbush 81 vjet - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Sipas kujtimeve t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij kreshnike, Nazife Lahu\u2019Dema\u00e7i, Adem Dema\u00e7 u lind diku n\u00eb gusht\u2019shtator 1935, por zyrtarisht babai i tij Zeqiri e regjistroi m\u00eb 26. 02. 1936. U rrit n\u00eb rrethana tejet t\u00eb varf\u00ebra, tipike p\u00ebr shqiptar\u00ebt e asaj kohe. Pas okupimit italian m\u00eb 1941, p\u00ebr her\u00eb, n\u00eb plan t\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-02-27T09:05:40+00:00","article_modified_time":"2021-11-30T01:55:39+00:00","og_image":[{"width":660,"height":330,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/adem-demaci-nderi-kombit.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Adem Dema\u00e7i &#8211; Mandela i Liris\u00eb sot mbush 81 vjet","datePublished":"2017-02-27T09:05:40+00:00","dateModified":"2021-11-30T01:55:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/"},"wordCount":2898,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/adem-demaci-nderi-kombit.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/","name":"Adem Dema\u00e7i - Mandela i Liris\u00eb sot mbush 81 vjet - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/adem-demaci-nderi-kombit.jpg","datePublished":"2017-02-27T09:05:40+00:00","dateModified":"2021-11-30T01:55:39+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/adem-demaci-nderi-kombit.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/adem-demaci-nderi-kombit.jpg","width":660,"height":330},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/adem-demaci-mandela-i-lirise-sot-mbush-81-vjet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Adem Dema\u00e7i &#8211; Mandela i Liris\u00eb sot mbush 81 vjet"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10942","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10942"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10942\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73641,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10942\/revisions\/73641"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17495"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}