{"id":11072,"date":"2017-03-03T10:04:11","date_gmt":"2017-03-03T09:04:11","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=11072"},"modified":"2018-02-15T20:37:53","modified_gmt":"2018-02-15T19:37:53","slug":"phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Phillips: Evropa po kontribuon n\u00eb radikalizmin e shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Arbana Xharra<\/strong> \/ <em>Shkup \u2022 24 Shkurt 2017<\/em> &#8211; <a href=\"http:\/\/zeri.info\/aktuale\/132319\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/\" target=\"_blank\">Z\u00ebri.info<\/a><\/p>\n<p>Izolimi i kosovar\u00ebve, refuzimi q\u00eb po ia b\u00ebn n\u00eb vazhdim\u00ebsi Evropa shtetit t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Ballkan pa liberalizim t\u00eb vizave \u00ebsht\u00eb duke kontribuuar q\u00eb kosovar\u00ebt t\u00eb kthehen nga Lindja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fuqi t\u00eb m\u00ebdha si Turqia jan\u00eb duke e shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi perfekte p\u00ebr agjendat islamike, thot\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb interviste ekskluzive p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin\u201d <strong>David Phillips<\/strong>, <em>profesor n\u00eb Universitetin Columbia t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Identiteti evropian p\u00ebr shqiptar\u00ebt po b\u00ebhet i pakapsh\u00ebm. Kosovar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj radikalizmit sepse ata ndihen t\u00eb refuzuar nga Evropa. Mohimi i udh\u00ebtimit pa viza p\u00ebr kosovar\u00ebt drejt BE-s\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebson frustrimin dhe izolimin. K\u00ebto kritika t\u00eb ashpra n\u00eb drejtim t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve i ka b\u00ebr\u00eb amerikani David Phillips, profesor n\u00eb Universitetin Columbia t\u00eb SHBA-s\u00eb, njoh\u00ebs i mir\u00eb i \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, n\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs \u201cZ\u00ebri\u201d. Ndon\u00ebse e pranon se shqiptar\u00ebt jan\u00eb aleat\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb amerikan\u00ebve n\u00eb Evrop\u00eb, ai foli p\u00ebr rrezikun e influenc\u00ebs turke, e cila po shtrihet n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Maqedoni m\u00eb shum\u00eb me investimet direkte t\u00eb Erdoganit.<\/p>\n<p>Philips kritikoi edhe politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ua kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pasurit\u00eb kryesore kompanive turke. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00ebnvizoi se ekstremizmi i shqiptar\u00ebve i sh\u00ebrben agjend\u00ebs serbo-ruse. Sipas tij, Turqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleat i pasigurt p\u00ebr SHBA-n\u00eb, kurse shqiptar\u00ebt jan\u00eb aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb SHBA-s\u00eb. Megjithat\u00eb, sipas tij, shqiptar\u00ebt po ashtu paraqesin nj\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr ideologjin\u00eb salafiste. Phillips tha se n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb mendimit islamofobik bot\u00ebror t\u00eb Trump-it, shqiptar\u00ebt mund t\u2019i profilizojn\u00eb vlerat e tyre t\u00eb moderuara proper\u00ebndimore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb thellojn\u00eb miq\u00ebsin\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin me Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Z. Phillips, ju keni shkruar tashm\u00eb shum\u00eb artikuj dhe libra n\u00eb lidhje me shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan, posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb atyre n\u00eb Kosov\u00eb. Cila \u00ebsht\u00eb tani sfida jon\u00eb kryesore?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: N\u00eb Ballkan un\u00eb jam duke u fokusuar n\u00eb parandalimin e ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm. Amerikan\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ne duhet t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr radikalizmit islamik, i cili keqp\u00ebrdor m\u00ebsimet fisnike t\u00eb islamit si fe e paqes, p\u00ebr t\u00eb justifikuar dhun\u00ebn. Un\u00eb gjithashtu punoj ngusht\u00eb me kurd\u00ebt n\u00eb Siri dhe n\u00eb Irak, p\u00ebr ta forcuar pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb p\u00ebrpjekje, p\u00ebr t\u00eb mposhtur \u201cShtetin Islamik\u201d.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Cil\u00ebt faktor\u00eb ndikuan n\u00eb p\u00ebrkushtimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj fes\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: Faktor\u00ebt e jasht\u00ebm jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Turqia ka qen\u00eb sistematikisht nj\u00eb eksportuese e agjend\u00ebs s\u00eb saj islamike n\u00eb blerjen e pasurive dhe duke ndikuar te politikan\u00ebt. Shtetet e Gjirit dhe Turqia kan\u00eb qen\u00eb dor\u00ebgjer\u00eb n\u00eb financimin e aktiviteteve dhe partive politike, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrhapjen e islamizmit. TIKA, Agjencia e Turqis\u00eb p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Koordinim, ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb financimin dhe restaurimin e strukturave osmane dhe objekteve kulturore. TIKA shpesh ofron grante me para n\u00eb dor\u00eb, duke sponsorizuar nj\u00eb rrjet t\u00eb xhamive, organizatave me baz\u00eb fen\u00eb dhe medreset\u00eb kuranore. TIKA ofron bursa arsimore p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, q\u00eb t\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb institucionet fetare n\u00eb Lindjen e Mesme dhe n\u00eb Turqi. Ajo k\u00ebrkon formimin e nj\u00eb identiteti t\u00eb ri, q\u00eb bazohet n\u00eb islamin politik, e frym\u00ebzuar nga \u201cUmeti\u201d si nj\u00eb bashk\u00ebsi islamike mbikomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: A ka kontribuuar edhe Per\u00ebndimi n\u00eb rritjen e islamizmit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: Evropa dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr rritjen e islamizmit n\u00eb Kosov\u00eb. Identiteti evropian \u00ebsht\u00eb i pakapsh\u00ebm. Kosovar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj radikalizmit, sepse ata ndihen t\u00eb refuzuar nga Evropa. Mohimi i udh\u00ebtimit pa viza p\u00ebr kosovar\u00ebt drejt BE-s\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebson frustrimin dhe izolimin. Shtetet e Bashkuara gjithashtu duhen faj\u00ebsuar pjes\u00ebrisht. Amerikan\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Megjithat\u00eb, Uashingtoni ka l\u00ebn\u00eb pas dore kryesisht Ballkanin Per\u00ebndimor gjat\u00eb tet\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit. Roli i zvog\u00ebluar i Amerik\u00ebs ka krijuar nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb mbushur nga ekstremizmi.<\/p>\n<h3><strong>Radikalizmi i sh\u00ebrben agjend\u00ebs proserbe t\u00eb Rusis\u00eb<\/strong><\/h3>\n<p><strong>Z\u00ebri: Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr rolin e Rusis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: Radikalizmi i sh\u00ebrben agjend\u00ebs proserbe t\u00eb Rusis\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 promovimit t\u00eb ekstremizmit ortodoks, un\u00eb nuk do t\u00eb \u00e7uditesha n\u00ebse Rusia mb\u00ebshtet grupet islamike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i ushqej\u00eb tensionet dhe t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb ndarjet politike n\u00eb nj\u00eb rajon tradicionalisht pro-amerikan. Rusia \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr p\u00ebrdorimin e autoritetit t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb destabilizuar vendet, n\u00eb nj\u00eb orvatje p\u00ebr t\u00eb nxitur agjend\u00ebn e saj nacionaliste dhe proserbe.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Ndikimi m\u00eb i madh duket se vjen nga Lindja, si do ta p\u00ebrshkruanit agjend\u00ebn e tyre?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: Turqia \u00ebsht\u00eb sistematikisht duke eksportuar vlerat islamike t\u00eb Partis\u00eb p\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe Zhvillim (AKP). Politika e saj e jashtme p\u00ebrdor fen\u00eb p\u00ebr t\u2019i avancuar q\u00ebllimet politike dhe strategjike. Un\u00eb nuk kam asnj\u00eb problem me religjionin, por jam thell\u00ebsisht i shqet\u00ebsuar n\u00eb lidhje me islamin politik, i cili n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive kund\u00ebrshton vlerat laike dhe demokratike. Turqia i ka dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje financiare dhe logjistike \u201cShtetit Islamik\u201d n\u00eb Irak dhe n\u00eb Siri n\u00eb mes t\u00eb viteve 2013 dhe 2016, Agjencia e Inteligjenc\u00ebs turke ka operuar n\u00eb autostrad\u00ebn e xhihadit nga Sanliurfa n\u00eb Raqqa, si nj\u00eb kanal p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt dhe arm\u00ebt e ISIS-it. Nj\u00eb ligj u miratua duke e cil\u00ebsuar si vep\u00ebr penale diskutimin p\u00ebr lidhjet e Turqis\u00eb me ISIS-in.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Ju keni alarmuar disa her\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik nga ideologjia islamike, si e vler\u00ebsoni vendin ton\u00eb nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: Shum\u00eb kosovar\u00eb e shohin Qeverin\u00eb e tyre si joefektive, t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmbushur nevojat themelore t\u00eb qytetar\u00ebve. Ata jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer. Gjendja e keqe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur.<\/p>\n<h3><strong>Turqia ka ndikim t\u00eb madh n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb Maqedoni<\/strong><\/h3>\n<p><strong>Z\u00ebri: A mendoni se politika e korruptuar ka ndihmuar edhe n\u00eb krijimin e ambientit t\u00eb p\u00ebrsosur p\u00ebr ideologjin\u00eb e re islamike?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: Aeroporti i Prishtin\u00ebs dhe KEDS-i jan\u00eb shitur p\u00ebr kompanit\u00eb turke me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb volitsh\u00ebm. Ku shkuan parat\u00eb? Pasurit\u00eb e njer\u00ebzve u jan\u00eb shitur turqve me t\u00eb cil\u00ebt elita politike e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr miq\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: A mund t\u00eb b\u00ebni krahasimin e k\u00ebtij trendi n\u00eb tri vende: Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri dhe Maqedoni?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: Ndikimi i Turqis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto tri vende \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh. Sovraniteti i k\u00ebtyre vendeve duhet t\u00eb ruhet si nj\u00eb mburoj\u00eb kund\u00ebr axhend\u00ebs islamike dhe autoritare t\u00eb Erdoganit. Turqia p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb model t\u00eb qeverisjes: t\u00eb centralizuar, hierarkike dhe diktatoriale pa kontrolle dhe llogaridh\u00ebnie. Modeli tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00eb progresiv n\u00eb baz\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe pluralizmit politik. Kjo e fundit \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar p\u00ebrpara lirit\u00eb themelore. Ajo \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb mbrojtje kund\u00ebr agresionit serb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Me p\u00ebrjashtim t\u00eb Arabis\u00eb Saudite, Kosova \u00ebsht\u00eb e ndikuar edhe nga Erdogani. Ju keni botuar tashm\u00eb artikuj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sa \u00ebsht\u00eb i madh ndikimi i tij k\u00ebtu?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: Investimet e q\u00ebndrueshme dhe me q\u00ebllim t\u00eb caktuar nga vendet e Gjirit Persik dhe Turqia e p\u00ebrdorin fen\u00eb si nj\u00eb mjet t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb agresive promovojn\u00eb par\u00ebsin\u00eb e identitetit fetar dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese konservatore islamike. Sponsor\u00ebt e huaj kultivojn\u00eb identitetin panmysliman t\u00eb rr\u00ebnjosur n\u00eb parimet e solidaritetit v\u00ebllaz\u00ebror dhe t\u00eb ushqyer nga zem\u00ebrimi mbi agresionin kund\u00ebr sunit\u00ebve n\u00eb Siri.<\/p>\n<h3><strong>Erdogani ka axhend\u00eb islamike me shqiptar\u00ebt<\/strong><\/h3>\n<p><strong>Z\u00ebri: \u00c7far\u00eb synon Erdogani duke investuar n\u00eb xhami dhe n\u00eb grupe fetare n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: Investimi k\u00ebrkon t\u2019i radikalizoj\u00eb kosovar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ndryshuar perceptimet e tyre dhe vlerat themelore, duke i kthyer ata kund\u00ebr Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: A mendoni se ai ka arritur t\u00eb futet n\u00eb politik\u00eb me an\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes \u201cBesa\u201d n\u00eb Maqedoni, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i tij edhe n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: \u201cBesa\u201d duhet t\u00eb jet\u00eb transparente n\u00eb lidhje me t\u00eb dh\u00ebnat e saj financiare. Nga ku kan\u00eb ardhur parat\u00eb p\u00ebr aktivitete t\u00eb gjera q\u00eb ia kan\u00eb mund\u00ebsuar l\u00ebvizjes \u201cBesa\u201d p\u00ebr t\u00eb fituar 5 vende n\u00eb zgjedhjet e fundit? <strong><em>\u201cBesa\u201d nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti e v\u00ebrtet\u00eb politike n\u00eb Maqedoni. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deg\u00eb e AKP-s\u00eb s\u00eb Turqis\u00eb, e cila funksionon si nj\u00eb deg\u00eb e V\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Myslimane.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Qeveria e Kosov\u00ebs ia ka dh\u00ebn\u00eb Erdoganit pasurit\u00eb kryesore t\u00eb vendit &#8211; aeroportin dhe shp\u00ebrndarjen e energjis\u00eb. Si e vler\u00ebsoni k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Philips<\/strong>: Privatizimi i k\u00ebtyre pasurive ishte nj\u00eb mashtrim i madh. Kriminel\u00ebt n\u00eb t\u00eb dyja vendet kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pasuri duke e vjedhur at\u00eb nga kosovar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Shqip\u00ebria ka lejuar t\u00eb nd\u00ebrtohet xhamia m\u00eb e madhe n\u00eb Ballkan, pse?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: \u00c7far\u00eb fiasko. Sekularizmi mbizot\u00ebroi p\u00ebr 50 vjet n\u00ebn sundimin komunist. Pse ky p\u00ebrqafim i papritur i islamizmit? Pse kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, <strong>Edi Rama<\/strong>, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr miq\u00ebsor me presidentin e Turqis\u00eb, Tajip Erdogan, duke vall\u00ebzuar n\u00eb dasm\u00ebn e vajz\u00ebs s\u00eb tij?<\/p>\n<h3><strong>Shqiptar\u00ebt, miqt\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs nga Evropa<\/strong><\/h3>\n<p><strong>Z\u00ebri: Si e sheh Per\u00ebndimi Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: Un\u00eb jam tep\u00ebr krenar nga aksioni i NATO-s, i kryesuar nga SHBA-ja, q\u00eb ndaloi pastrimin etnik n\u00eb Kosov\u00eb. Jam gjithashtu krenar se SHBA-ja udh\u00ebhoqi n\u00eb njohje t\u00eb koordinuar nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Mb\u00ebshtetja ndaj Kosov\u00ebs ka qen\u00eb gjithmon\u00eb dypartiake. SHBA-ja nuk ka miq m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb sesa shqiptar\u00ebt. Ata jan\u00eb kok\u00ebfort\u00eb dhe besnik\u00eb. Ne i duam shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Ju keni sugjeruar administrat\u00ebn e re amerikane t\u2019i marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb shqiptar\u00ebt si aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, pse?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: Turqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleat i pasigurt. N\u00ebse Turqia kufizon p\u00ebrdorimin e baz\u00ebs \u201cAir Force\u201d n\u00eb In\u00e7irlik af\u00ebr Adana-s n\u00eb Turqin\u00eb Juglindore, SHBA-ja mund t\u2019i zhvendos\u00eb operacionet ajrore q\u00eb synojn\u00eb ISIS-in n\u00eb Irak dhe n\u00eb Siri n\u00eb baz\u00ebn ajrore n\u00eb Shqip\u00ebri. Duke pasur parasysh p\u00ebrafrimin e Turqis\u00eb me Rusin\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnimin e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, Poloni dhe Shtetet e Baltikut, a do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb Turqia p\u00ebrkrah NATO-s n\u00ebse sulmon Rusia? Sipas Nenit 5 t\u00eb Kart\u00ebs s\u00eb Aleanc\u00ebs, nj\u00eb sulm ndaj nj\u00ebrit \u00ebsht\u00eb sulm kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve. Nd\u00ebrrimi i aleancave p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim real p\u00ebr interesat per\u00ebndimore dhe SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<h3><strong>Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb hapin der\u00eb tek Trump-i<\/strong><\/h3>\n<p><strong>Z\u00ebri: A kan\u00eb nevoj\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb kapitull t\u00eb ri n\u00eb administrat\u00ebn Trump?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: Presidenti Trump mb\u00ebshtet nj\u00eb politik\u00eb &#8220;Amerika s\u00eb pari&#8221;. P\u00ebr t\u00eb rritur bashk\u00ebpunimin amerikano-shqiptar, shqiptar\u00ebt do t\u00eb duhej t\u00eb pyesin se \u00e7far\u00eb ata mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr Amerik\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb Amerika p\u00ebr ta. Shqiptar\u00ebt nuk duhet t\u00eb marrin \u00e7do gj\u00eb si t\u00eb gatshme.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Si i shihni shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00eb planin gjeopolitik?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Phillips<\/strong>: Shumica e shqiptar\u00ebve jan\u00eb mysliman\u00eb. Shqiptar\u00ebt paraqesin nj\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr ideologjin\u00eb salafiste. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb mendimit islamofobik bot\u00ebror t\u00eb Trump-it, shqiptar\u00ebt mund t\u2019i profilizojn\u00eb vlerat e tyre t\u00eb moderuara proper\u00ebndimore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta thellojn\u00eb miq\u00ebsin\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin me Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arbana Xharra \/ Shkup \u2022 24 Shkurt 2017 &#8211; Z\u00ebri.info Izolimi i kosovar\u00ebve, refuzimi q\u00eb po ia b\u00ebn n\u00eb vazhdim\u00ebsi Evropa shtetit t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Ballkan pa liberalizim t\u00eb vizave \u00ebsht\u00eb duke kontribuuar q\u00eb kosovar\u00ebt t\u00eb kthehen nga Lindja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fuqi t\u00eb m\u00ebdha si Turqia jan\u00eb duke e shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi perfekte p\u00ebr agjendat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17582,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-11072","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-intervista"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Phillips: Evropa po kontribuon n\u00eb radikalizmin e shqiptar\u00ebve - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Phillips: Evropa po kontribuon n\u00eb radikalizmin e shqiptar\u00ebve - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arbana Xharra \/ Shkup \u2022 24 Shkurt 2017 &#8211; Z\u00ebri.info Izolimi i kosovar\u00ebve, refuzimi q\u00eb po ia b\u00ebn n\u00eb vazhdim\u00ebsi Evropa shtetit t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Ballkan pa liberalizim t\u00eb vizave \u00ebsht\u00eb duke kontribuuar q\u00eb kosovar\u00ebt t\u00eb kthehen nga Lindja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fuqi t\u00eb m\u00ebdha si Turqia jan\u00eb duke e shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi perfekte p\u00ebr agjendat [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-03-03T09:04:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-02-15T19:37:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arbana_xharra-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"252\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Phillips: Evropa po kontribuon n\u00eb radikalizmin e shqiptar\u00ebve\",\"datePublished\":\"2017-03-03T09:04:11+00:00\",\"dateModified\":\"2018-02-15T19:37:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\\\/\"},\"wordCount\":2051,\"commentCount\":3,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/arbana_xharra-1.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\\\/\",\"name\":\"Phillips: Evropa po kontribuon n\u00eb radikalizmin e shqiptar\u00ebve - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/arbana_xharra-1.jpg\",\"datePublished\":\"2017-03-03T09:04:11+00:00\",\"dateModified\":\"2018-02-15T19:37:53+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/arbana_xharra-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/arbana_xharra-1.jpg\",\"width\":300,\"height\":252},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Phillips: Evropa po kontribuon n\u00eb radikalizmin e shqiptar\u00ebve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Phillips: Evropa po kontribuon n\u00eb radikalizmin e shqiptar\u00ebve - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Phillips: Evropa po kontribuon n\u00eb radikalizmin e shqiptar\u00ebve - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Arbana Xharra \/ Shkup \u2022 24 Shkurt 2017 &#8211; Z\u00ebri.info Izolimi i kosovar\u00ebve, refuzimi q\u00eb po ia b\u00ebn n\u00eb vazhdim\u00ebsi Evropa shtetit t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Ballkan pa liberalizim t\u00eb vizave \u00ebsht\u00eb duke kontribuuar q\u00eb kosovar\u00ebt t\u00eb kthehen nga Lindja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fuqi t\u00eb m\u00ebdha si Turqia jan\u00eb duke e shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi perfekte p\u00ebr agjendat [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-03-03T09:04:11+00:00","article_modified_time":"2018-02-15T19:37:53+00:00","og_image":[{"width":300,"height":252,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arbana_xharra-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Phillips: Evropa po kontribuon n\u00eb radikalizmin e shqiptar\u00ebve","datePublished":"2017-03-03T09:04:11+00:00","dateModified":"2018-02-15T19:37:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/"},"wordCount":2051,"commentCount":3,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arbana_xharra-1.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/","name":"Phillips: Evropa po kontribuon n\u00eb radikalizmin e shqiptar\u00ebve - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arbana_xharra-1.jpg","datePublished":"2017-03-03T09:04:11+00:00","dateModified":"2018-02-15T19:37:53+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arbana_xharra-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arbana_xharra-1.jpg","width":300,"height":252},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-evropa-po-kontribuon-ne-radikalizmin-e-shqiptareve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Phillips: Evropa po kontribuon n\u00eb radikalizmin e shqiptar\u00ebve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11072","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11072"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11072\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17582"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11072"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11072"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11072"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}