{"id":11398,"date":"2017-03-22T23:08:53","date_gmt":"2017-03-22T22:08:53","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=11398"},"modified":"2021-11-28T09:38:13","modified_gmt":"2021-11-28T07:38:13","slug":"shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/","title":{"rendered":"SHOQATA &#8220;SALI \u00c7EKAJ&#8221; B\u00cbRI ZGJEDHJET DHE\u00a0FESTOI PAVAR\u00cbSIN\u00cb E KOSOV\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Kryesia e Shoqat\u00ebs &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221; me mysafir\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>BLERIM CAKIQI<\/strong>, <em>N\u00ebnkryetar i Shoqat\u00ebs<\/em><br \/>\n<strong>IDRIZ ZEQIRAJ<\/strong>, <em>An\u00ebtar Nderi i Shoqat\u00ebs<\/em><\/p>\n<p>Shoqata Kulturore Humanitare Shqiptaro-Gjermane &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221;, n\u00eb Pfaffenhofen t\u00eb Bavaris\u00eb, mbajti zgjedhjet e rrugullta, p\u00ebr udh\u00ebheqjen e re t\u00eb Shoqat\u00ebs, me afat kat\u00ebr vje\u00e7ar\u00eb. Kjo Shoqat\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb zellshmet dhe m\u00eb t\u00eb z\u00ebshmet n\u00eb M\u00ebrgat\u00ebn Shqiptare. Veprimtaria e saj i kalon p\u00ebrmasat dhe misionin, q\u00eb, zakonisht, kan\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e Shoqatave dhe t\u00eb Klubeve n\u00eb M\u00ebrgat\u00eb. Shoqata Kulturore Humanitare Shqiptaro-Gjermane &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221;, ka justifikuar plot\u00ebsisht em\u00ebrtesat destinuese, p\u00ebrcaktuese t\u00eb saj:<\/p>\n<p>1. N\u00eb l\u00ebmin kulturor, Shoqata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkujdesur p\u00ebr organizimin e f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb, n\u00eb ruajtjen e traditave komb\u00ebtare, n\u00ebp\u00ebrmjet folklorit burimor: vall\u00ebzimeve, recitimeve, duke zbutur, sadopak, munges\u00ebn e Shkoll\u00ebs Shqipe, t\u00eb cil\u00ebn Jugosllavia pushtuese e kishte organizuar dhe financuar, por jo edhe shteti i lir\u00eb i Kosov\u00ebs!!<\/p>\n<p>2. N\u00eb aspektin humanitar Shoqata &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221; ka ndihmuar varfanjak\u00eb, q\u00eb nga Elbasani e Puka e deri n\u00eb Dukagjin e Preshev\u00eb. Ajo q\u00eb e ve\u00e7on edhe m\u00eb shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb se Shoqata n\u00eb fjal\u00eb ka rinovuar dhe nd\u00ebrtuar sht\u00ebpi, q\u00eb nga Ka\u00e7aniku e deri n\u00eb Tropoj\u00eb, me par\u00ebsi, luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb, tashm\u00eb, invalid\u00eb t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>3. Bashk\u00ebpunimi me pal\u00ebn vendore, gjermane, ka pasur nj\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb mbar\u00eb. F\u00ebmijt\u00eb dhe rinia e komunitetit shqiptar, nga Pfaffenhofen-i dhe qytezat fqinj\u00eb, kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar, denj\u00ebsisht, shqiptar\u00ebt n\u00eb jav\u00ebt e kultur\u00ebs si dhe n\u00eb festat vendore komb\u00ebtare dhe fetare. Kulmore ka qen\u00eb bashk\u00ebpunimi me institucionet shtet\u00ebrore dhe kishtare, sidomos, me rastin e ngritjes t\u00eb Shtatores t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze n\u00eb qytetin e Pfaffenhofen-it.<\/p>\n<p>Mesha e p\u00ebrbashk\u00ebt, e mbajtur n\u00eb Kish\u00ebn Qendrore t\u00eb qytetit, ishte p\u00ebrmbushur si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Kryetari i klubit shqiptar, Tahir Turkaj, me grupin e madh t\u00eb valltar\u00ebve dhe t\u00eb veprimtar\u00ebve, ishte nisur n\u00eb ora 02 t\u00eb mengjezit, nga Badeni i Austris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb mesh\u00ebn e madhe, n\u00eb ora 10 t\u00eb dit\u00ebs, n\u00eb nderim t\u00eb Nen\u00ebs Tereze, n\u00eb Pfaffenhofen t\u00eb Bavaris\u00eb gjermane. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb sh\u00ebnuar merrnin pjes\u00eb personalitet\u00ebt zyrtare dhe fetare nga Shqip\u00ebria dhe Kosova.<\/p>\n<p><strong>Shoqata &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221; mbajti Kuvendin Zgjedhor<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Blerim Cakiqi\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/blerim_cakiqi.jpg\" alt=\"\" width=\"550\" border=\"0\" \/><strong><em>Blerim Cakiqi, n\u00ebnkryetar i ri i Shoqat\u00ebs &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221;<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Si r\u00ebndom, Shoqata mban zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb \u00e7do 4 (kat\u00ebr) vjet. Nisur nga an\u00ebtar\u00ebsia e gjer\u00eb e Shoqat\u00ebs, zgjedhjet mbahen me seriozitet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e duhur. Raporti 4 kat\u00ebt) vje\u00e7ar, i pun\u00ebs dhe i financ\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i begat\u00eb dhe shum\u00eb transparent. Votimi zgjedhor b\u00ebhet gjith\u00ebher\u00eb me votim t\u00eb fsheht\u00eb dhe demokratik. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rend dhe rregull u shqua edhe k\u00ebsaj radhe Shoqata &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221; n\u00eb zgjedhjen e Kryesis\u00eb dhe t\u00eb kryetarit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb mbremjen solemne festive, moderatori Gazmend Dashi, an\u00ebtar i Kryesis\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs, ftoi n\u00eb tribun\u00eb N\u00ebnkryetarin e e ri Blerim Cakiqin, i cili theksoi: &#8220;Bashkatdhetar\u00eb dhe mysafit\u00eb t\u00eb nderuar, f\u00ebmij\u00eb t\u00eb dashur, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kryesis\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs Kulturore Artistike Shqiptaro-Gjermane &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221;, n\u00eb Pfaffenhofen, ju p\u00ebrsh\u00ebndes me p\u00ebrzem\u00ebrsi, duke ju d\u00ebshiruar mir\u00ebseardhje dhe disponim t\u00eb mir\u00eb k\u00ebsaj mbremjeje. Nj\u00ebher\u00ebsh, ju urojm\u00eb 9 (n\u00ebnt\u00eb) vjetorin e shpalljes t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, ju dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb kudondodhur. Na nderojn\u00eb me pjes\u00ebmarrjen e tyre fizike p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb subjekteve politike, t\u00eb shoqatave dhe klubeve n\u00eb Bavari: N\u00ebndega e LDK-s\u00eb n\u00eb Bavari, me kryetar Idriz Zeqiraj, Shoqata Kulturore Artistike &#8220;Abeja&#8221; (Bekim Berisha) nga Freisingu, e prfaq\u00ebsuar nga Naim Haxhijaj, Aktivi i LDK-s\u00eb n\u00eb Starnberg, i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Hajzer Gashi dhe t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrsh\u00ebndesim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbremje festive jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm an\u00ebtar\u00eb dhe simpatizant\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221; si dhe shum\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunistetit shqiptar t\u00eb Pfaffenhofenit me rrethin\u00eb. Andaj e shohim t\u00eb arsyeshme t\u00eb ju informojm\u00eb, shkurtazi, p\u00ebr Kuvendin Zgjedhor t\u00eb Shoqat\u00ebs ton\u00eb. Sipas koh\u00ebs kalendarike, Kryesia e vjet\u00ebr e mbaroi mandatin dhe misionin 4-vje\u00e7ar me shum\u00eb veprimtari dhe suksese t\u00eb dukshme. N\u00eb respektim t\u00eb statutit t\u00eb Shoqat\u00ebs, u mbajt Kuvendi Zgjedhor. Kryetari i Shoqat\u00ebs, Osman Ferizi, informoi p\u00ebr veprimtarin\u00eb 4-vje\u00e7are t\u00eb k\u00ebsaj Shoqate, nd\u00ebrsa arkatari Zymer Zeneli raportoi p\u00ebr financ\u00ebn e Shoqat\u00ebs. Raportet n\u00eb fjal\u00eb u miratuan nga Kuvendi.<\/p>\n<p>Nisur nga interesimi i shtuar, p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Shoqat\u00ebn &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221;, si dhe veprimtarin\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb Shoqat\u00ebs, Kuvendi vendosi madhimin e Kryesis\u00eb, nga 9 (n\u00ebnt\u00eb) an\u00ebtar\u00eb sa ishte, n\u00eb 13 (tremb\u00ebdhjet\u00eb) an\u00ebtar\u00eb. Kryesia e re ka k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje em\u00ebrore:<\/p>\n<p>Osman Ferizi &#8211; kryetar, Blerim Cakiqi &#8211; n\u00ebnkryetar, Zymer Zeneli &#8211; arkatar, Gazmend Dashi, Shemsi Haziri, Adrian Ndreka, Mustaf\u00eb Shala, Isuf \u00c7eta, Shaban Muli, Naim Haxhijaj, Maxhun Smajli, Rafet Mehmeti, Ermal Hoxha &#8211; an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Detyrat dhe obligimet u ndan\u00eb sipas Rregullores t\u00eb Pun\u00ebs, n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, sipas k\u00ebrkes\u00ebs. Ky ishte informacioni baz\u00eb, nga Kuvendi Zgjedhor i Shoqat\u00ebs &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221;,- tha n\u00eb referimin e tij n\u00ebnkryetari Blerim Cakiqi, i cili \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb firme t\u00eb suksesshme dhe kontribues solid i k\u00ebsaj Shoqate me nam t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb Bavari dhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb M\u00ebrgat\u00ebn Shqiptare.<\/p>\n<p>M\u00ebrgata Shqiptare, kudo q\u00eb jeton, krijon nj\u00eb atdhe n\u00eb miniatur\u00eb. T\u00eb bashkuar, nga t\u00eb gjith\u00eb Etnikumi Shqiptar, ara sh\u00ebnojn\u00eb me festim datimet madhore historike. K\u00ebshtu u festua edhe Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt e prit\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb shekull radhazi. Moderatori Gazmend Dashi ftoi n\u00eb tribun\u00eb kryetarin e N\u00ebndeg\u00ebs t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Bavari, Idriz Zeqiraj, p\u00ebr ta mbajtur referatin, kushtuar k\u00ebsaj date historike:<\/p>\n<p><strong>PAVAR\u00cbSIA E KOSOV\u00cbS &#8211; NJ\u00cb HAP DREJT<br \/>\nETNIKUMIT SHQIPTAR<\/strong><\/p>\n<p>Mendimi se ne shqiptar\u00ebt jemi vonuar n\u00eb shtet-b\u00ebrje, vazhdon t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet, por jo edhe arsyet e k\u00ebsaj vonese skajore, n\u00eb krahasim me vendet ballkanike. Mendoj se dy jan\u00eb arsyet baz\u00eb, q\u00eb kan\u00eb promolguar, zgjatur n\u00eb koh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb shqiptare, nga zgjedha e Perandoris\u00eb Osmane: E para, shqiptar\u00ebt ishin lojal\u00eb, besnik\u00eb dhe favorit\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj Perandorie, t\u00eb kalaveshur me ofiqe e poste t\u00eb larta n\u00eb hirarkin\u00eb perandorake; E dyta, shqiptar\u00ebt ishin nj\u00eb oaz\u00eb specifike n\u00eb Ballkan. Origjina jo sllave, fqinj\u00ebt agresor\u00eb sllav\u00eb, i frik\u00ebsonin, p\u00ebr t\u00b4u shk\u00ebputur e m\u00ebveht\u00ebsuar, nga nj\u00eb Perandori e fuqishme e koh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn, n\u00eb heshtje, e pranonin si mburoj\u00eb, karshi gllabrimit sllavo-orthodoks.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebta dy faktor\u00eb, p\u00ebrpjekjet e shqiptar\u00ebve p\u00ebr pavar\u00ebsi, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dyzuara, t\u00eb hamend\u00ebsuara dhe t\u00eb lokalizuara. Rebelimet, kund\u00ebrshtit\u00eb e rralla, lokale e provinciale, m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb pasur karakter ekonomik, se sa karakter t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb politik. Historiografia shqiptare, falsifikon, deri n\u00eb banalizim, e cila, edhe nj\u00eb revolt\u00eb t\u00eb fshatit, e nxjerr\u00eb jasht\u00eb kontekstit, e hip\u00ebrbolizon, deri n\u00eb legjend\u00eb, n\u00eb stilin e metodologjis\u00eb komuniste e revolucionare.<br \/>\nNj\u00eb hero tipik imaxhinar kemi Haxhi Qamilin e Enver Hoxh\u00ebs, me t\u00eb cilin shkrimtari Ismail Kadare ironizon Enverin dhe t\u00eb gjith\u00eb kalan\u00eb e tij prej r\u00ebre dhe kashte.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja e par\u00eb serioze, e organizuar, me nj\u00eb program komb\u00ebtar, ishte Lidhja e Prizrenit e viti 1878. Edhepse krer\u00ebt organizator\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj Lidhjeje, ishin geg\u00eb e tosk\u00eb, pjes\u00ebmarrja e armatosur p\u00ebrfaq\u00ebsohej vet\u00ebm nga geg\u00ebt, madje, vet\u00ebm nga ata verior\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00ebmarrje e vak\u00ebt, e pak\u00ebt, me arm\u00eb, paralajm\u00ebronte nj\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb pritsh\u00ebm. Dhe, ashtu ndodhi. Nj\u00eb Lidhje tjet\u00ebr, ajo e Pej\u00ebs, e p\u00ebrmasave lokale, e prir\u00eb nga Haxhi Zeka, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat arsye, ishte jet\u00ebshkurt\u00ebr. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryengritjet e viteve 1910-1912, kryesisht, n\u00eb Veriun e Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb, ishin mir\u00eb t\u00eb orgnizuara, por, pamjaftuesh\u00ebm, p\u00ebr ta realizuar pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit 20-t\u00eb, Evropa ishte ndar\u00eb n\u00eb dy blloqe kund\u00ebrshtare: Rusia, Anglia, Franca, nga nj\u00ebra an\u00eb dhe, Austro-Hungaria, Gjermania, Italia,nga ana tjet\u00ebr. Duket paradoksale, por \u00ebsht\u00eb krejt e v\u00ebrtet\u00eb se blloku i dyt\u00eb, i prir\u00eb nga Austro-Hungaria, vendosi t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb luft\u00eb me bllokun e par\u00eb, t\u00eb prir\u00eb nga Rusia cariste. Rrjedhimisht, pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb u realizua nga Austro-Hungaria me aleat\u00eb dhe jo nga shqiptar\u00ebt, si\u00e7 pretendohet nga hisrotian\u00ebt ideologjik\u00eb t\u00eb monizmit.<\/p>\n<p>Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, rrjeshtimi i fajsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb bllokun lindor, t\u00eb prir\u00eb nga Rusia, armike klasike e shqiptar\u00ebve, shuajti shpresat p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb bashkuar me shtetin am\u00eb apo shtet n\u00eb vete. P\u00ebrgjat\u00eb sundimit t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb diktaturave komuniste, ka pasur edhe revolta e demonstrime t\u00eb p\u00ebrgjakshme si: Revolucioni hungarez, i prir\u00eb nga Imre Nagi hero i Hungaris\u00eb, me klubin &#8220;Petefi&#8221;; &#8220;Pranvera e Prag\u00ebs&#8221;, me simbolin e saj Jan Pallahun, Hero i Prag\u00ebs, i cili u dogj i gjall\u00eb, n\u00eb shenj\u00eb revolte p\u00ebr pushtimin e \u00c7ekosllovakis\u00eb nga Rusia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kosova u ndjeh e gjall\u00eb pas &#8220;Plenumit t\u00eb Brioneve&#8221;, me demonstratat studentore t\u00eb n\u00ebntorit 1968, p\u00ebrkund\u00ebr atyre t\u00eb mars-prillit 1981, kur momentumi nuk ishte favovirizues p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Protestat e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Portit t\u00eb Gdanskit, n\u00eb Poloni, t\u00eb udh\u00ebhequra nga Leh Valesa; p\u00ebr t\u00eb kulmuar me zgjimin e ndjenj\u00ebs dhe t\u00eb krenaris\u00eb t\u00eb ligjshme gjermane, p\u00ebr t`i dh\u00ebn\u00eb fund posht\u00ebrimit 40 vje\u00e7ar rus, duke rr\u00ebnuar Murin ndar\u00ebs t\u00eb Berlinit, duke u dh\u00ebn\u00eb shpres\u00eb e forc\u00eb &#8211; nj\u00ebher\u00ebsh popujve t\u00eb Ballkanit, t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore dhe t\u00eb bot\u00ebs mbar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr k\u00ebndell\u00ebn edhe shqiptar\u00ebt jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb londineze, t\u00eb prir\u00eb nga Dr. Ibrahim Rugova, duke u mb\u00ebshtetur edhe nga ajka intelektuale vendore si dhe populli. Pluralizmi politik, nj\u00eb faqe e re n\u00eb ish bot\u00ebn komuniste, mund\u00ebsoi mendimin e lir\u00eb dhe demokratik. Kjo demokraci ishte relative p\u00ebr shqiptar\u00ebt jasht\u00eb shtetit am\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb. Themelimi i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, me kryetar Ibrahim Rugov\u00ebn, si L\u00ebvizje Komb\u00ebtare e koh\u00ebs, n\u00eb vazhd\u00ebn e idealeve t\u00eb Lidhjes t\u00eb Prizrenit dhe me programin, Dekalogun e &#8220;Ballit Komb\u00ebtar&#8221;, nismoi elementet e para, q\u00eb shpienin Kosov\u00ebn drejt \u00e7lirimit, liris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarata e Pavar\u00ebsis\u00eb, Kushtetuta e Ka\u00e7anikut, Referendumi, zgjedhja e Presidentit, zgjedhjet e lira e demokratike, me \u00e7`rast konkuruan, simbolikisht, edhe parti t\u00eb tjera, i d\u00ebrguan mesazhin mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs Qendrave t\u00eb Vendosjes dhe bot\u00ebs mbar\u00eb, se shqiptar\u00ebt e Kososv\u00ebs, e kan\u00eb vendosur, madje, nj\u00ebmend\u00ebsisht, \u00e7kuror\u00ebzimin m\u00eb shtetin, sajes\u00ebn hibride dhe t\u00eb dhun\u00ebshme &#8211; Jugosllavi. N\u00eb kuadrin e k\u00ebsaj nj\u00ebmend\u00ebsie ndar\u00ebse, shk\u00ebput\u00ebse dhe shpalljen shtet t\u00eb Kosov\u00ebs, sh\u00ebrbyen edhe krijimi i institucioneve paralele, rast unik, brenda nj\u00eb shteti t\u00eb cantralizuar monist.<\/p>\n<p>Rezistenca aktive e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrgjat\u00eb viteve `90-a; dhuna, p\u00ebrndjekjet, rrahjet, maltretimet masive, e deri edhe vrasjet e aktivist\u00ebve liridash\u00ebs shqiptar\u00eb, imponuan p\u00ebrgaditjen, tashm\u00eb, p\u00ebr rezistenc\u00ebn e armatosur. Djemt\u00eb e st\u00ebrvitur ushtarakisht n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebr ta edhe Sali \u00c7ekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti me shok\u00eb, do t\u00eb krijonin \u00e7etat e para guerile n\u00eb Dukagjin, Drenic\u00eb dhe Llap, p\u00ebr t`u shtrir\u00eb, m\u00eb von\u00eb, n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb, lideri shpirt\u00ebror i shqiptar\u00ebve, Presidenti Ibrahim Rugova, kishte punuar, n\u00eb surdin\u00eb, n\u00eb heshtje, me oficer\u00ebt e karrier\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshmuan atdhedashurin\u00eb dhe gadishm\u00ebrin\u00eb e tyre, p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi i Marr\u00ebveshjes t\u00eb Osllos, n\u00eb Norvegji, p\u00ebr unifikimin, bashkimin e faktorit ushtarak, me intrigat e hafijeve t\u00eb Serbis\u00eb dhe t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare, social-komuniste, b\u00ebri q\u00eb lufta kund\u00ebr pushtuesit t\u00eb mos e k\u00ebt\u00eb efikasitetin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7lirim, me forcat vetanake t\u00eb shqiptar\u00ebve. Por, lideri Ibrahim Rugova me shok\u00eb shum\u00eb, kishte punuar p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb miq, sepse, si\u00e7 thoshte Ai &#8220;sht\u00ebpia pa miq nuk mbahet&#8221;. Madje, ai p\u00ebrfitoi edhe ata, si Anglin\u00eb dhe Franc\u00ebn q\u00eb, n\u00eb raport me shqiptar\u00ebt, rreshtoheshin p\u00ebrkrah Rusis\u00eb. Rrjedhimisht, Kosova u \u00e7lirua nga nd\u00ebrhyrja e fluturakeve &#8220;Apa\u00e7&#8221; t\u00eb NATO &#8211; paktit, m\u00eb 12 qershor 1999. P\u00ebrndryshe, hamend\u00ebsimet tjera, nga ndoca buk\u00ebshkal\u00eb e mosmir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj pal\u00ebs luftarake nd\u00ebrkomb\u00ebtare, do t\u00eb ishin \u00e7orodit\u00ebse dhe &#8220;z\u00ebra n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Vitet e Kosov\u00ebs, n\u00ebn Protektoratin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ishin zhg\u00ebnjyese. Krimi i organizuar politik dhe ekonomik, nismoi shpenguesh\u00ebm. UNMIK-u, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk administroi disa sektor\u00eb vital\u00eb, n\u00eb mes tyre, sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe e favorizoi, duke toleruar bandat e hara\u00e7it, grabitjen, uzurpimin e pasurive shoq\u00ebrore e shtet\u00ebrore si dhe krimin vrastar politik. Edhe EULEX-i, i cili premtoi shum\u00eb, deri tani, nuk ka realizuar asgj\u00eb, p\u00ebr t`u sh\u00ebnuar. Pas zvarritjes 9-vje\u00e7are, pik\u00ebrisht, m\u00eb 17 shkurt 2008, n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb solemne parlamentare, Kosova u shpall shtet i pavarur, por, me nj\u00eb mbik\u00ebqyerje t\u00eb k\u00ebsaj pavar\u00ebsie.<\/p>\n<p>Vitet e pas pavar\u00ebsis\u00eb provuan at\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebn: &#8220;Shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs ende nuk jan\u00eb gadi p\u00ebr t\u00eb mbajtur shtet&#8221;. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb tez\u00eb e hershme, e lansuar nga Serbia. Klasa politike b\u00ebri vet\u00ebm nj\u00eb ndryshim: Pushoi s\u00eb vrari ata q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb e dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, sepse tani ishin t\u00eb gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm. Dhe, e kompensuan me tenderimin, shitjen e p\u00ebrshitjen e pasurive t\u00eb brezave shqiptar\u00eb. Tokat e trojet shtet\u00ebrore, q\u00eb i kshin bler\u00eb dje metrat me vez\u00eb, sot i shesin me lop\u00eb ato. Nj\u00eb korrupsion, th\u00ebn\u00eb shqip &#8211; vjedhje zyrtare, e legalizuar, e ligj\u00ebsuar, e tjet\u00ebrsuar, sikur t\u00eb ishin toka e gjyshit apo t\u00eb babait. P\u00ebrshkak t\u00eb dosjeve t\u00eb hapura, krer\u00ebt politik\u00eb, kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb an\u00ebkand edhe kullotat, pyjet, bjeshk\u00ebt, si tok\u00eb &#8220;me re&#8221;, &#8220;pashnjak&#8221;, &#8220;utrin\u00eb&#8221;, &#8220;tok\u00eb, e cila nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kadastrimin privat, at\u00ebher\u00eb, \u00ebsht\u00eb tok\u00eb e tep\u00ebrt dhe nuk b\u00ebhet qameti n\u00ebse ua falim fqinj\u00ebve&#8221;, &#8211; mendojn\u00eb e thon\u00eb pushtetar\u00ebt tan\u00eb!<\/p>\n<p>D\u00ebshtimet baz\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb pavarur sot, jan\u00eb: mosfunksionimi i ligjit; arsimimi me cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt; papun\u00ebsia masive; migrimi ekonomik numerik\u00eb; korrupsioni, hajnia zyrtare shfrenuese; i trash\u00ebguar dhe i pand\u00ebshkuar mbetet edhe krimi i organizuar vrastar politik.<\/p>\n<p>Fest\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb e zvet\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb ser\u00eb mang\u00ebsish, q\u00eb sot e stopojn\u00eb ecjen para, zhvillimin dhe funksionimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb brisht\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs ton\u00eb, t\u00eb kapur nga krimi i organizuar, madje deri n\u00eb kupol\u00eb t\u00eb shtetit dhe t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Thon\u00eb se shpresa vdes e fundit. Dhe, ne, l\u00eb t\u00eb ngush\u00ebllohemi me k\u00ebt\u00eb sentenc\u00eb. Studjuesit ekonomik\u00eb, n\u00eb llogaritjet e tyre, prognozojn\u00eb se pasurit\u00eb e Kosov\u00ebs ton\u00eb, mbi dhe n\u00ebntok\u00ebsore, jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb, me standarde t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebr trefishin e banor\u00ebve aktual\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Mjafton vet\u00ebm menaxhimi, administrimi profesional dhe i ndersh\u00ebm i k\u00ebtyre pasurive, t\u00eb dhuruara nga Per\u00ebndia.<\/p>\n<p>Intelektual\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, ata q\u00eb e duan nj\u00eb Atdhe t\u00eb prosperuar, t\u00eb p\u00ebrparuar, po i referohen, madje, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, rinis\u00eb shkollare t\u00eb M\u00ebrgat\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt, me p\u00ebrgaditjet e tyre profesionale dhe me edukat\u00ebn supreme per\u00ebndimore, n\u00eb zbatimin e ligit dhe t\u00eb administrimit ligjor t\u00eb pasurive shtet\u00ebrore, nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb kthehen dhe do t\u00eb b\u00ebhen zot\u00ebr fisnik\u00eb edhe n\u00eb trojet e Dardanis\u00eb Anike t\u00eb Presidentit Rugova. K\u00ebshilloj dhe uroj ta b\u00ebni detyr\u00ebn e shenjt\u00eb prind\u00ebrore, jo vet\u00ebm lindjen dhe rritjen, por edhe arsimimin e f\u00ebmij\u00ebve tuaj engj\u00ebllor\u00eb! G\u00ebzuar Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs! Pa\u00e7i g\u00ebzime e harmoni, n\u00eb shenjt\u00ebrin\u00eb e familjeve tuaja&#8221;, &#8211; p\u00ebrfundoi fjal\u00ebn e tij Idriz Zeqiraj.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Grupi i f\u00ebmij\u00ebve valltar\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs Sali \u00c7ekaj\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/grupi_femijeve_valltare.jpg\" alt=\"\" width=\"550\" border=\"0\" \/><strong><em>Grupi i f\u00ebmij\u00ebve valltar\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221;<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vijim grupi i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Pfaffenhofenit shfaqi nj\u00eb program modest kulturor. Ske\u00e7in &#8220;Rrenacaku&#8221; e interpretuan Jeta dhe Vlera Kolgeci; poezin\u00eb &#8221; 17 Shkurti&#8221; Valerina Bunjaku; poezin\u00eb &#8220;17 Shkurti 2008&#8221; Era Kolgeci. Grupi i f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb p\u00ebrgaditur nga Gazmend Dashi, Shemsi Haziri dhe Shaban Muli, interpretoi vall\u00ebn &#8220;Shota&#8221;, &#8220;Vallja e Pavar\u00ebsis\u00eb&#8221; dhe &#8220;Vallja e Rugov\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Kryesia e Shoqat\u00ebs &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221;, ishte p\u00ebrkujdesur edhe p\u00ebr arg\u00ebtimin e bashkatdhetar\u00ebve, duke p\u00ebrzgjedhur k\u00ebng\u00ebtare,<br \/>\nn e mir\u00ebnjohur Arta Osmanin dhe sintistin Bekim \u00c7ollaku, t\u00eb cil\u00ebt, me programin e begat\u00eb muzikor, i k\u00ebnaq\u00ebn m\u00ebrgimtar\u00ebt e pranish\u00ebm n\u00eb mbremjen festive.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryesia e Shoqat\u00ebs &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221; me mysafir\u00eb BLERIM CAKIQI, N\u00ebnkryetar i Shoqat\u00ebs IDRIZ ZEQIRAJ, An\u00ebtar Nderi i Shoqat\u00ebs Shoqata Kulturore Humanitare Shqiptaro-Gjermane &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221;, n\u00eb Pfaffenhofen t\u00eb Bavaris\u00eb, mbajti zgjedhjet e rrugullta, p\u00ebr udh\u00ebheqjen e re t\u00eb Shoqat\u00ebs, me afat kat\u00ebr vje\u00e7ar\u00eb. Kjo Shoqat\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb zellshmet dhe m\u00eb t\u00eb z\u00ebshmet n\u00eb M\u00ebrgat\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21652,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-11398","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHOQATA &quot;SALI \u00c7EKAJ&quot; B\u00cbRI ZGJEDHJET DHE\u00a0FESTOI PAVAR\u00cbSIN\u00cb E KOSOV\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHOQATA &quot;SALI \u00c7EKAJ&quot; B\u00cbRI ZGJEDHJET DHE\u00a0FESTOI PAVAR\u00cbSIN\u00cb E KOSOV\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kryesia e Shoqat\u00ebs &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221; me mysafir\u00eb BLERIM CAKIQI, N\u00ebnkryetar i Shoqat\u00ebs IDRIZ ZEQIRAJ, An\u00ebtar Nderi i Shoqat\u00ebs Shoqata Kulturore Humanitare Shqiptaro-Gjermane &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221;, n\u00eb Pfaffenhofen t\u00eb Bavaris\u00eb, mbajti zgjedhjet e rrugullta, p\u00ebr udh\u00ebheqjen e re t\u00eb Shoqat\u00ebs, me afat kat\u00ebr vje\u00e7ar\u00eb. Kjo Shoqat\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb zellshmet dhe m\u00eb t\u00eb z\u00ebshmet n\u00eb M\u00ebrgat\u00ebn [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-03-22T22:08:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-11-28T07:38:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/shoqata_humanitare_sali_cekaj_zvicer.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SHOQATA &#8220;SALI \u00c7EKAJ&#8221; B\u00cbRI ZGJEDHJET DHE\u00a0FESTOI PAVAR\u00cbSIN\u00cb E KOSOV\u00cbS\",\"datePublished\":\"2017-03-22T22:08:53+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-28T07:38:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\\\/\"},\"wordCount\":2904,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/shoqata_humanitare_sali_cekaj_zvicer.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\\\/\",\"name\":\"SHOQATA \\\"SALI \u00c7EKAJ\\\" B\u00cbRI ZGJEDHJET DHE\u00a0FESTOI PAVAR\u00cbSIN\u00cb E KOSOV\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/shoqata_humanitare_sali_cekaj_zvicer.jpg\",\"datePublished\":\"2017-03-22T22:08:53+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-28T07:38:13+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/shoqata_humanitare_sali_cekaj_zvicer.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/shoqata_humanitare_sali_cekaj_zvicer.jpg\",\"width\":600,\"height\":400,\"caption\":\"Shoqata humanitare Sali \u00c7ekaj, Zvicer\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHOQATA &#8220;SALI \u00c7EKAJ&#8221; B\u00cbRI ZGJEDHJET DHE\u00a0FESTOI PAVAR\u00cbSIN\u00cb E KOSOV\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHOQATA \"SALI \u00c7EKAJ\" B\u00cbRI ZGJEDHJET DHE\u00a0FESTOI PAVAR\u00cbSIN\u00cb E KOSOV\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SHOQATA \"SALI \u00c7EKAJ\" B\u00cbRI ZGJEDHJET DHE\u00a0FESTOI PAVAR\u00cbSIN\u00cb E KOSOV\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Kryesia e Shoqat\u00ebs &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221; me mysafir\u00eb BLERIM CAKIQI, N\u00ebnkryetar i Shoqat\u00ebs IDRIZ ZEQIRAJ, An\u00ebtar Nderi i Shoqat\u00ebs Shoqata Kulturore Humanitare Shqiptaro-Gjermane &#8220;Sali \u00c7ekaj&#8221;, n\u00eb Pfaffenhofen t\u00eb Bavaris\u00eb, mbajti zgjedhjet e rrugullta, p\u00ebr udh\u00ebheqjen e re t\u00eb Shoqat\u00ebs, me afat kat\u00ebr vje\u00e7ar\u00eb. Kjo Shoqat\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb zellshmet dhe m\u00eb t\u00eb z\u00ebshmet n\u00eb M\u00ebrgat\u00ebn [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-03-22T22:08:53+00:00","article_modified_time":"2021-11-28T07:38:13+00:00","og_image":[{"width":600,"height":400,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/shoqata_humanitare_sali_cekaj_zvicer.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SHOQATA &#8220;SALI \u00c7EKAJ&#8221; B\u00cbRI ZGJEDHJET DHE\u00a0FESTOI PAVAR\u00cbSIN\u00cb E KOSOV\u00cbS","datePublished":"2017-03-22T22:08:53+00:00","dateModified":"2021-11-28T07:38:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/"},"wordCount":2904,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/shoqata_humanitare_sali_cekaj_zvicer.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/","name":"SHOQATA \"SALI \u00c7EKAJ\" B\u00cbRI ZGJEDHJET DHE\u00a0FESTOI PAVAR\u00cbSIN\u00cb E KOSOV\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/shoqata_humanitare_sali_cekaj_zvicer.jpg","datePublished":"2017-03-22T22:08:53+00:00","dateModified":"2021-11-28T07:38:13+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/shoqata_humanitare_sali_cekaj_zvicer.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/shoqata_humanitare_sali_cekaj_zvicer.jpg","width":600,"height":400,"caption":"Shoqata humanitare Sali \u00c7ekaj, Zvicer"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-sali-cekaj-beri-zgjedhjet-dhe-festoi-pavaresine-e-kosoves\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHOQATA &#8220;SALI \u00c7EKAJ&#8221; B\u00cbRI ZGJEDHJET DHE\u00a0FESTOI PAVAR\u00cbSIN\u00cb E KOSOV\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11398","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11398"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11398\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73447,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11398\/revisions\/73447"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21652"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}