{"id":11683,"date":"2017-04-11T00:22:28","date_gmt":"2017-04-10T23:22:28","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=11683"},"modified":"2021-11-08T00:49:13","modified_gmt":"2021-11-07T22:49:13","slug":"kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/","title":{"rendered":"Kuptim\u00ebsia e dhembjes n\u00eb poezin\u00eb e Lasgush Poradecit"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Gjuha dalloj\u00eb e kombit, shenja e par\u00eb, m\u00eb e qen\u00ebsishmja e identitetit t\u00eb tij<\/em><\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/anton_cefa.jpg\" alt=\"Anton \u00c7efa\" width=\"250\" \/> Nga <strong>ANTON \u00c7EFA<\/strong>, <em>SHBA<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr njeriun jeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhembje e gjat\u00eb, p\u00ebr poetin \u00ebsht\u00eb dhembje q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb dhembjet e t\u00eb tjer\u00ebve. Bjelinski ka th\u00ebn\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb \u201c<em>Poet\u00ebt kan\u00eb fuqin\u00eb t\u00eb ngren\u00eb dhembjet e veta n\u00eb lart\u00ebsira arti, ku ne t\u00eb gjith\u00eb gjejm\u00eb dhembjet tona<\/em>\u201d. Poeti yn\u00eb i madh, Lasgushi, jetoi gjat\u00eb i harruar n\u00eb vendin e vet dhe i m\u00ebrguar n\u00eb vetvete, n\u00eb dhembjet e veta. Ai diti t\u00eb vuaj\u00eb dhe vuajti madh\u00ebrish\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vargjet e tij t\u00eb lart\u00ebsive poetike m\u00eb t\u00eb ep\u00ebrme bu\u00e7et dhembja. Dhembja e fjal\u00ebs, dhembja e zemr\u00ebs, dhembja e vendit, dhembja e popullit, dhembja e nj\u00eb bote. Dhembja e fjal\u00ebs \u2013 Gjuha dalloj\u00eb e kombit, shenja e par\u00eb, m\u00eb e qen\u00ebsishmja e identitetit t\u00eb tij, p\u00ebr poetin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhembje e fort\u00eb, e thekshm e: Kur t\u00eb k\u00ebndoj me goj\u00eb, kur t\u00eb kuptoj n\u00eb kart\u00eb, Posi nj\u00eb kraharuar ti dhem, o Gjuh\u00eb e zjarrt\u00eb, Posi kullim i gjakut q\u00eb rreh n\u00eb zem\u00ebr time Poeti i njeh gjuh\u00ebs atributin e komunikimit, e kumtit, e informacionit. Ajo ndri\u00e7on si drita dukurit\u00eb e jet\u00ebs n\u00eb thelbin e tyre, duke e nxjerr\u00eb bot\u00ebn nga err\u00ebsira e s\u00eb panjohur\u00ebs n\u00eb drit\u00ebn e kuptimit, t\u00eb dijes: \u201cTi ndrin n\u00eb thelb t\u00eb jet\u00ebs, si drit\u00eb e p\u00ebrv\u00ebluar\u201d, i drejtohet poeti gjuh\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjuha poetike \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00ebruar dhe e zjarrt\u00eb, \u00ebsht\u00eb mall, vet\u00ebtim\u00eb e qiellit, diell i llaftaruar. Edhe pse mjesht\u00ebr i shqipes, q\u00eb i njohu asaj lasht\u00ebsin\u00eb e mosh\u00ebs, fuqin\u00eb e shprehjes, rr\u00ebnj\u00ebt e kuptimit, diapazonin e gjer\u00eb figurativ, larmin\u00eb e ngjyrave, harmonin\u00eb e tingujve, tonalitetin e ritmeve, kadenc\u00ebn imitative; edhe pse \u00ebsht\u00eb reformatori m\u00eb i shquar i fjal\u00ebs poetike shqipe dhe ndri\u00e7ohet n\u00eb drit\u00ebn e saj, ai e ndjen veten \u201ct\u00eb huaj\u201d dhe pik\u00ebllohet p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj paje t\u00eb rrall\u00eb e t\u00eb \u00e7mueshme: Po ndrij e papandehur po qaj pak e nga pak\u00eb Sepse prej bot\u00ebs suaj kam mbetur kaq i huaj <em>Fjala poetike<\/em>, duke u thurur n\u00eb inde tekstore, n\u00eb dihotomin\u00eb e saj kund\u00ebrshtuese, nga nj\u00eb an\u00eb, send\u00ebrton shum\u00ebkuptim\u00ebsin\u00eb, nga ana tjet\u00ebr, paaft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb hedhur drit\u00eb n\u00eb t\u00eb fshehtat m\u00eb t\u00eb hijesuara t\u00eb shpirtit, n\u00eb misteret e tij, q\u00eb ndrydhen n\u00eb vet\u00ebdijen dhe, m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi, n\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdijen e njeriut. E gjith\u00eb kjo dukuri e nd\u00ebrlikuar, sipas s\u00eb cil\u00ebs di\u00e7ka mbetet gjithnj\u00eb e pashprehur, \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga poeti yn\u00eb me nj\u00eb sintagm\u00eb t\u00eb tipit t\u00eb tij fjal\u00ebformues: \u201cO gjuh\u2019-ezemr\u00ebs sime, o mos-e kuvenduar\u201d. N\u00eb poezin\u00eb \u201cK\u00ebnga pleq\u00ebrishte\u201d, Lasgushi e ka cil\u00ebsuar gjuh\u00ebn si \u201c\u00e7udi e mosfjalosur\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky \u201cmoskuvendim\u201d, kjo mosfjalosje\u201d, q\u00eb bart n\u00eb nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb dhembjet e path\u00ebna.1). Protestuese dhe plot impulse nevralgjike \u00ebsht\u00eb vij\u00ebzuar gjuha, n\u00eb poezin\u00eb kushtuar Naim Frash\u00ebrit, dhembja e poetit ndaj realitetit gjuh\u00ebsor t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb po ndodhnin n\u00eb rrafshet e pastris\u00eb, shpreh\u00ebsis\u00eb dhe ngjyr\u00ebsis\u00eb s\u00eb shqipes n\u00eb vitet nj\u00ebzet\u00eb: Po n\u00ebr bijt\u2019 e Mem\u00ebs s\u2019ate, me gjyrmash\u00eb-e me st\u00ebrnip\u00ebr 2). Shkat\u00ebrrim\u2019 i shpejt\u2019 i gjuh\u00ebs sot q\u00ebndron n\u00eb vepr\u2019 e sip\u00ebr; Sot po humb kuv\u00ebnd\u2019 i zogut \u00e7\u2019 gjith\u00eb bukuri q\u00eb kishte, Po l\u00ebngon e nis t\u00eb shembet folja jon\u00eb pleq\u00ebrishte&#8230;<\/p>\n<p>Dhembja etnike &#8211; Shpirti njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb universal dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, edhe ajo hise e tij, shpirti lirik, \u00ebsht\u00eb universal, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb universalitet ka nj\u00eb substanc\u00eb t\u00eb qen\u00ebsishme, t\u00eb patjet\u00ebrsueshme q\u00eb i v\u00eb vul\u00eb origjinaliteti atij universaliteti, dhe ky \u00ebsht\u00eb shpirti etnik. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh p\u00ebrjetimi poetik i dhimbjes s\u00eb poetit \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs. N\u00eb poezin\u00eb \u201cPoradeci\u201d p\u00ebrshkrimi piktoresk i nj\u00eb muzgu mbi liqenin e qytetit p\u00ebrkapet deri tek problemi m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsor i kombit, ai i trojeve. Kur jan\u00eb shuar e kan\u00eb humbur edhe zhurm\u00ebrit\u00eb m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb dit\u00ebs dhe t\u00eb gjallimit, kur n\u00eb liqen hesht lopata e fundit dhe shqiponja e arratisur fluturon n\u00eb Mal t\u00eb That\u00eb; pra, kur\u00a0\u201ckudo krahin\u00eb e gjer\u00eb m\u00eb s\u2019po qit as pip\u00eblim\u201d\u00a0dhe\u00a0\u201ct\u00ebr\u00eb fisi, t\u00ebr\u00eb jeta ra u dergj, e zuri gjumi\u201d, at\u00ebher\u00eb d\u00ebgjohet rrjedha e lumit Drin, q\u00eb kalon mesp\u00ebrmes Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrmes trojeve t\u00eb shpirtit shqiptar, t\u00eb nd\u00ebrgjegjes son\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>E lexojm\u00eb dhe e rilexojm\u00eb k\u00ebt\u00eb varg, mbasi e kemi st\u00ebrlexuar m\u00eb par\u00eb, dhe merr nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb ri n\u00eb vet\u00ebdijen ton\u00eb dhembja e poetit, dhembja e bashkimit t\u00eb trojeve. E p\u00ebrjetuam dhe e p\u00ebrvajtuam bashk\u00eb me poetin dhembjen e k\u00ebtij vargu, q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb mbetur i gdhendur n\u00eb lapidarin e kujtes\u00ebs komb\u00ebtare. Lasgushi qe optimist p\u00ebr nj\u00eb \u00e7lirim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr bashkimin e saj me Shqip\u00ebrin\u00eb. K\u00ebt\u00eb na e ka d\u00ebshmuar Petraq Kolevica n\u00eb librin e tij \u201cLasgushi m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb&#8230;\u201d: \u201cDo t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, kur do t\u00eb vem\u00eb n\u00eb dasm\u00eb e do t\u00eb urojm\u00eb: Mos e pifshim k\u00ebt\u00eb got\u00eb, po t\u00eb mos bashkohemi me Kosov\u00ebn! Dhe do t\u00eb vem\u00eb n\u00eb vdekje dhe do t\u00eb ngush\u00ebllojm\u00eb: Mos e pifshim k\u00ebt\u00eb got\u00eb, n\u00eb mos u bashkofshim me Kosov\u00ebn! Dhe syt\u00eb i shk\u00eblqenin dhe i p\u00ebrpiqnim got\u00ebn me filxhanin bosh e prap\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste: \u201cDo t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur dollia do t\u00eb filloj\u00eb me k\u00ebto fjal\u00eb: Mos e pifshim k\u00ebt\u00eb got\u00eb, n\u00eb mos u bashkofshim me Kosov\u00ebn!\u201d<\/p>\n<p>Dhembja shpirt\u00ebrore, dhembja e njeriut p\u00ebrball\u00eb Zotit, pulson m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi n\u00eb poezin\u00eb \u201cNjeriu dhe Zoti\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e anashkaloi pena e analiz\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs ose e trajtoi poetin si \u201cvarg\u00ebzues fjal\u00ebsh e figurash abstrakte\u201d 4) &#8211; Poezia fillon si papritmas me vargun lajm\u00ebrues, me nj\u00eb dramatiz\u00ebm q\u00eb vjen duke u b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i fuqish\u00ebm: Ndaj ty q\u00ebndron, po, Zoti \u2013 tha zemra shpesh vetiu, . . . \u00cbsht\u00eb z\u00ebri i nd\u00ebrgjegjes, i mbjell\u00eb n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e saj nga vet\u00eb Krijuesi, q\u00eb i flet njeriut, duke i d\u00ebshmuar prezenc\u00ebn e tij. Dhe njeriu e ndjen n\u00eb zem\u00ebr, e kupton qenien e Tij dhe ndjehet i friksh\u00ebm dhe i mjer\u00eb ndaj Tij: Ahere thelb\u2019 i zemr\u00ebs m\u2019u droth posi th\u00ebrrime, Sepse n\u00eb vet\u00ebveten t\u00eb pata ndjer\u00eb, o Zot! Mjerush t\u00eb pata ndjer\u00eb n\u00eb vet\u00ebveten time Njeriu e ndjen Krijuesin me zem\u00ebr, \u00e7ka vjen si shkall\u00eb e par\u00eb e njohjes s\u00eb Tij. Njeriu \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb \u201cdyshimtar\u201d n\u00eb rrug\u00ebn e koklavitur t\u00eb njohjes (kur \u201cme sy t\u00eb vet\u00ebtimsh\u00ebm dhe dyshimtar e tin\u00ebs \/ q\u00eb nga shk\u00ebmb\u2019 i vetes q\u00ebndrova t\u00eb sodas\u201d . . .).<\/p>\n<p>Dhe sado q\u00eb me m\u00ebdyshje, karakteristik\u00eb p\u00ebr Homo sapiens, sepse \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht m\u00ebdyshja q\u00eb e p\u00ebrforcon dhe i jep sigurin\u00eb besimit, dhe me mendje t\u00eb turbulluar, njeriu sado me v\u00ebshtir\u00ebsi, e kupton dhe e pranon At\u00eb edhe me aft\u00ebsit\u00eb e tij intelektuale (\u201cnga shk\u00ebmb\u2019 i vetes\u201d), \u00e7ka vjen si shkall\u00eb e dyt\u00eb e njohjes dhe e pranimit t\u00eb Tij. Soditja n\u00eb vet\u00ebvete, q\u00eb thellon \u201ct\u00eb fellat e gremin\u00ebs\u201d dhe \u201cfundet e llaftaris\u00eb\u201d, t\u00eb kujton pyetjen e Zarathustr\u00ebs tek Ni\u00e7e: \u201cA nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtrimi n\u00eb vet\u00ebvete nj\u00eb shikim humnere?\u201d Por ka nj\u00eb dallim t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rrafsh filozofik-teologjik mes Ni\u00e7es dhe poetit: nd\u00ebrsa i pari n\u00eb fundet e humnerave sheh kufom\u00ebn e Zotit, poeti yn\u00eb \u201cndaj fundesh llaftarie\u201d sheh, kupton e pranon Krijuesin: Kur q\u00eb nga shk\u00ebmb\u2019 i vetes q\u00ebndrova t\u00eb sodas Sa keq m\u2019ju patn\u00eb hapur t\u00eb fellat e gremin\u00ebs \u2013 Ndaj fundesh llaftarije ku syr\u2019 i im u mvrejt, E m\u00ebnt\u2019 e turbulluar askurr s\u2019u mund t\u2019i matin: Ta pata matur shtatin!<\/p>\n<p>T\u2019a pata matur krejt!\u201d Ndaj fundesh llaftarije T\u2019a pata matur shtatin! Mjerush n\u00eb vog\u00eblsin\u00eb e tij njer\u00ebzore, ai (njeriu) kupton madh\u00ebshtin\u00eb dhe madh\u00ebrin\u00eb e Zotit dhe qen\u00ebsin\u00eb e Tij supreme si burim dhe shkak i t\u00eb gjitha realiteteve, t\u00eb cilat ai i shpjegon n\u00eb saje t\u00eb shprtit t\u00eb tij, t\u00eb cilin vet\u00eb Zoti e ka ngritur \u201cn\u00eb kulme lart\u00ebsire\u201d t\u00eb shkenc\u00ebs, artit, teknik\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e veprimtaris\u00eb, n\u00eb refleksionet filozofike, p\u00ebrvojat religjioze, krijimet artistike. Sht\u00ebrmadh n\u00eb vete T\u2019\u00ebnde \u2013 m\u00eb dhe kaq vog\u00eblsi&#8230;<\/p>\n<p>E si m\u2019a ngrite shpirtin n\u00ebr kulme lart\u00ebsire \u2013 Sesa n\u00eb fund ke zbritur, sesa n\u00eb fund t\u00eb tij! \u201d N\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi dhe n\u00eb poezit\u00eb e tjera t\u00eb ciklit \u201cVallja e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb prania e Zotit krijues e t\u00eb gjithpushtetsh\u00ebm dhe jo \u201czoti q\u00eb si n\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb vet\u00eb njeriun\u201d5), dhe as \u201cnj\u00eb shkall\u00eb e lart\u00eb e p\u00ebrq\u00ebndrimit t\u00eb qenies\u201d 6), \u00e7ka vlen p\u00ebr disa poezi t\u00eb tjera t\u00eb Lasgushit, si \u201cZog\u2019 i qiejve\u201d, \u201cShpirti\u201d, etj., por \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht Zoti teologjik i tri besimeve monoteiste bot\u00ebrore. Edhe pse na duket e tep\u00ebrt t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb besimin e poetit , po sjellim k\u00ebtu nj\u00eb citim: \u201cZoti krijoi edhe Dit\u00ebn e lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga sunduesit e huaj \u2013 28 n\u00ebntorin 1912 &#8211; ku u shpall pavar\u00ebsia e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb Dit\u00eb e shenjt\u00ebruar, e krijuar nga vet\u00eb Hyji, prandaj, thot\u00eb poeti, Atij, n\u00eb shenj\u00eb nderimi e p\u00ebrkushtimi, do t\u2019i falemi pa pushuar: Ardhi dit\u2019 e shent\u00ebruar, Dita e nj\u00ebzetetet\u00ebs me flamur t\u00eb kuq n\u00eb duar. Se k\u00ebshtu pat urdh\u00ebruar goj\u2019e art\u00eb-e Zotit-vet\u00ebs: do t\u2019i falem pa pushuar. (Poradeci,\u00a0Dita e Nj\u00ebzetetet\u00ebs)\u201d 7). M\u00eb vjen mbar\u00eb t\u00eb sh\u00ebnoj k\u00ebtu q\u00eb vlerat kuptimore t\u00eb nocioneve zem\u00ebr dhe shpirt n\u00eb poezin\u00eb e Lasgushit ndryshojn\u00eb, si\u00e7 ndryshojn\u00eb edhe nocione t\u00eb tjera si Zot, mall, yll, dashuri, etj. N\u00eb poezin\u00eb \u201cPoradeci\u201d hasim vargun \u201cFutet zemra djaloshare mun n\u00eb fund t\u00eb shpirtit tim\u201d, t\u00eb komentuar dikur si p\u00ebrftes\u00eb figurative \u201ckapri\u00e7ioze\u201d, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me ndonj\u00eb kapri\u00e7io poetike, por me nocionin e shpirtit si kuptim\u00ebsi e veprimtaris\u00eb mendore dhe t\u00eb zemr\u00ebs si kuptim\u00ebsi e veprimtaris\u00eb ndjenj\u00ebsore, si vat\u00ebr simbolike e ndjenjave, d\u00ebshirave dhe gjendjeve shpirt\u00ebrore. K\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb ndjenja q\u00eb vihet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb arsyes; ndryshe: \u00ebsht\u00eb poeti q\u00eb gjykon me zem\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ve\u00e7ori e poezis\u00eb romantike evropiane. Po k\u00ebshtu, n\u00eb poezin\u00eb \u201cQ\u00eb larg\u201d, kemi nj\u00eb zem\u00ebr q\u00eb dridhet n\u00eb fund t\u00eb shpirtit: Hidhur del nga shpirt\u2019 i zi \/ Breng\u2019 q\u00eb s\u2019ka t\u00eb ngjar\u00eb, \/ Dridhet mun n\u00eb fund t\u00eb ti \/ Zemer\u00ebz\u2019 e vrar\u00eb. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi, Lasgushi i p\u00ebrdor dy leksemat n\u00eb fjal\u00eb si sinonime : Dashuri! Q\u00eb mbete pas \/ Luleja me er\u00eb! Pse kalon si yll me gas, \/ n\u00ebp\u00ebr shpirt t\u00eb mjer\u00eb? Dhembja e \u00ebmb\u00ebl! \u2013 Lasgushi m\u00eb mir\u00eb se \u00e7do kush tjet\u00ebr e ka shprehur qen\u00ebsin\u00eb e dashuris\u00eb si nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar dypolesh t\u00eb kund\u00ebrta, dhe e ka poetizuar si t\u00eb till\u00eb me sintagmat gjuh\u00ebsore dhe p\u00ebrftesat stilistike t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr t\u00eb si\u201ck\u00ebng\u00eb-e-vaj-bashkuar\u201d,\u00a0\u201cfshet\u00ebsi plot llaftari, \/ plot \u00ebmb\u00eblsi v\u00ebrerore\u201d, etj., q\u00eb nuk jan\u00eb manier\u00eb dhe as obsesion i poetit, por shprehin qenien dhe qen\u00ebsin\u00eb e ndjenj\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb, substanc\u00ebn reale t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb saj. Ai vet\u00eb na e ka shpjeguar: \u201c&#8230;ekziztimi i \u2018magjis\u00eb dhemb\u00ebse\u2019, qenia e \u2018gazit helmplot\u2019, q\u00eb fshihet domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb gjirin e dashuronj\u00ebsve, e ka mburimin e thell\u00eb. Ky rrjedh nga natyra e dashuris\u00eb\u201d. 7).<\/p>\n<p>Me trajtimin n\u00eb nivele t\u00eb larta artistike t\u00eb \u201cdhimbjes s\u00eb \u00ebmb\u00ebl\u201d, ai na ka pik\u00ebzuar me mjesht\u00ebri t\u00eb rrall\u00eb bukurin\u00eb e shpirtit t\u00eb dashuruar dhe kuintesenc\u00ebn e ndjenj\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrlikuar e komplekse t\u00eb dashuris\u00eb, t\u00eb p\u00ebrjetuar si dhimbje e si k\u00ebnaq\u00ebsi, si helm e si g\u00ebzim, si gaz e si vaj. Dashuria e k\u00ebnduar si moment i p\u00ebrjetimit aktual t\u00eb saj, a e k\u00ebnduar si gjurm\u00eb kujtimesh t\u00eb momenteve t\u00eb p\u00ebrjetuara koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, gjithnj\u00eb cil\u00ebsohet nga \u201cdhimbja e \u00ebmb\u00ebl\u201d. Nd\u00ebrlikueshm\u00ebrin\u00eb e ndjenj\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb, poeti yn\u00eb e ka k\u00ebnduar n\u00eb disa rrafshe psikologjike t\u00eb p\u00ebrjetimit t\u00eb saj, q\u00eb nga vuajtja e deri te ekstaza. E ka poetizuar si mall n\u00eb koh\u00eb ndarjeje, si d\u00ebshir\u00eb e zjarrt\u00eb p\u00ebr ta takuar vash\u00ebn, si durim i dhembjes q\u00eb shkakton ajo (\u201cDhemb malli-i-djegur-durim-plot, \/ Gjer i tret zemrat fare\u201d&#8230;).<\/p>\n<p>P\u00ebr poetin, dashuria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb e tallazitur, e fuqishme, q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb vuaj\u00eb, e turbullon. K\u00ebt\u00eb kompleksitet ai e ka em\u00ebrtuar me fjal\u00ebn llaftari, aq e p\u00eblqyeshme e aq e p\u00ebrdorur dendur prej tij: Kujtimi im q\u00eb m\u00eb s\u2019m\u00eb jep t\u00eb qet\u00eb, \/ kujtimi im q\u2019u llaftaris pas teje, N\u00eb qet\u00ebsi \u00ebsht\u2019 isk\u00ebr prej rrufeje,\/ n\u00eb \u00e7as llaftari zjarr e flak\u00eb vet\u00eb I till\u00eb qe Lasgushi, poeti i dhembjeve m\u00eb t\u00eb fisme, m\u00eb sublime, i gatsh\u00ebm gjithnj\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb fli e tyre: \u201cE n\u00eb dhembjet ven\u00eb-e-vin\u00eb, \/ Jam gati t\u00eb vuaj\u00eb m\u00eb: Kush ma njohu dh\u00ebmbshurin\u00eb, \/ S\u2019 pati njohur kurr\u00ebgj\u00eb.\u201d Brezni pas breznie, bota shqiptare, duke lexuar vargjet lasgushiane me bukuri t\u00eb rrall\u00eb, do t\u00eb drit\u00ebsohet n\u00eb dhembjet e veta, dhe vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb thot\u00eb se kuptoi di\u00e7ka nga madh\u00ebshtia e shpirtit t\u00eb poetit, nga madh\u00ebshtia e dhimbjeve t\u00eb tij t\u00eb buruara e t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuara nga dashurit\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p><em>Marr\u00eb nga gazeta &#8220;Nacional&#8221;, 9 prill 2017<\/em><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjuha dalloj\u00eb e kombit, shenja e par\u00eb, m\u00eb e qen\u00ebsishmja e identitetit t\u00eb tij Nga ANTON \u00c7EFA, SHBA P\u00ebr njeriun jeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhembje e gjat\u00eb, p\u00ebr poetin \u00ebsht\u00eb dhembje q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb dhembjet e t\u00eb tjer\u00ebve. Bjelinski ka th\u00ebn\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb \u201cPoet\u00ebt kan\u00eb fuqin\u00eb t\u00eb ngren\u00eb dhembjet e veta n\u00eb lart\u00ebsira arti, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20320,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,8,10],"tags":[],"class_list":["post-11683","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-letersi","category-poezi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kuptim\u00ebsia e dhembjes n\u00eb poezin\u00eb e Lasgush Poradecit - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kuptim\u00ebsia e dhembjes n\u00eb poezin\u00eb e Lasgush Poradecit - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gjuha dalloj\u00eb e kombit, shenja e par\u00eb, m\u00eb e qen\u00ebsishmja e identitetit t\u00eb tij Nga ANTON \u00c7EFA, SHBA P\u00ebr njeriun jeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhembje e gjat\u00eb, p\u00ebr poetin \u00ebsht\u00eb dhembje q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb dhembjet e t\u00eb tjer\u00ebve. Bjelinski ka th\u00ebn\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb \u201cPoet\u00ebt kan\u00eb fuqin\u00eb t\u00eb ngren\u00eb dhembjet e veta n\u00eb lart\u00ebsira arti, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-04-10T23:22:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-11-07T22:49:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/lasgush_poradeci.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"351\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Kuptim\u00ebsia e dhembjes n\u00eb poezin\u00eb e Lasgush Poradecit\",\"datePublished\":\"2017-04-10T23:22:28+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-07T22:49:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\\\/\"},\"wordCount\":2377,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/lasgush_poradeci.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\\\/\",\"name\":\"Kuptim\u00ebsia e dhembjes n\u00eb poezin\u00eb e Lasgush Poradecit - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/lasgush_poradeci.jpg\",\"datePublished\":\"2017-04-10T23:22:28+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-07T22:49:13+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/lasgush_poradeci.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/lasgush_poradeci.jpg\",\"width\":600,\"height\":351,\"caption\":\"Lasgush Poradeci\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kuptim\u00ebsia e dhembjes n\u00eb poezin\u00eb e Lasgush Poradecit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kuptim\u00ebsia e dhembjes n\u00eb poezin\u00eb e Lasgush Poradecit - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kuptim\u00ebsia e dhembjes n\u00eb poezin\u00eb e Lasgush Poradecit - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Gjuha dalloj\u00eb e kombit, shenja e par\u00eb, m\u00eb e qen\u00ebsishmja e identitetit t\u00eb tij Nga ANTON \u00c7EFA, SHBA P\u00ebr njeriun jeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhembje e gjat\u00eb, p\u00ebr poetin \u00ebsht\u00eb dhembje q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb dhembjet e t\u00eb tjer\u00ebve. Bjelinski ka th\u00ebn\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb \u201cPoet\u00ebt kan\u00eb fuqin\u00eb t\u00eb ngren\u00eb dhembjet e veta n\u00eb lart\u00ebsira arti, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-04-10T23:22:28+00:00","article_modified_time":"2021-11-07T22:49:13+00:00","og_image":[{"width":600,"height":351,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/lasgush_poradeci.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Kuptim\u00ebsia e dhembjes n\u00eb poezin\u00eb e Lasgush Poradecit","datePublished":"2017-04-10T23:22:28+00:00","dateModified":"2021-11-07T22:49:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/"},"wordCount":2377,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/lasgush_poradeci.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/","name":"Kuptim\u00ebsia e dhembjes n\u00eb poezin\u00eb e Lasgush Poradecit - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/lasgush_poradeci.jpg","datePublished":"2017-04-10T23:22:28+00:00","dateModified":"2021-11-07T22:49:13+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/lasgush_poradeci.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/lasgush_poradeci.jpg","width":600,"height":351,"caption":"Lasgush Poradeci"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kuptimesia-e-dhembjes-ne-poezine-e-lasgush-poradecit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kuptim\u00ebsia e dhembjes n\u00eb poezin\u00eb e Lasgush Poradecit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11683","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11683"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11683\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72735,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11683\/revisions\/72735"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20320"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11683"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11683"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11683"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}