{"id":11720,"date":"2017-04-13T21:51:13","date_gmt":"2017-04-13T20:51:13","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=11720"},"modified":"2021-11-28T02:36:28","modified_gmt":"2021-11-28T00:36:28","slug":"zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/","title":{"rendered":"Zana Ramadani: \u201cN\u00ebnat myslimane i edukojn\u00eb bijt\u00eb e tyre si t\u00eb b\u00ebhen d\u00ebshtak\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<ul>\n<li><em>Zana Ramadani n\u00eb bestsellerin e saj \u00abDie verschleierte Gefahr\u00bb (Rreziku i mbuluar) shkruan kund\u00ebr ma\u00e7ove, n\u00ebnave q\u00eb i llastojn\u00eb djemt\u00eb dhe bot\u00ebs per\u00ebndimore, q\u00eb jeton n\u00eb iluzionin e integrimit t\u00eb t\u00eb huajve.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>&#8212; Marr\u00eb nga <strong><a href=\"http:\/\/www.gazetatema.net\/2017\/04\/13\/nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Gazeta Tema online<\/a><\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Ju n\u00eb librin tuaj ziheni me t\u00eb gjith\u00eb: me politik\u00ebn, para s\u00eb gjithash me t\u00eb majt\u00ebt, me feministet, me debutuesit n\u00eb rubrikat e kultur\u00ebs, islamin konservator, ma\u00e7ot mysliman\u00eb dhe n\u00ebnat e tyre. A keni nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje policore?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb mbrojtje \u00ebsht\u00eb m\u00eb zor ta fitosh se \u00e7\u2019mendohet. Un\u00eb kam dor\u00ebzuar padi t\u00eb panum\u00ebrta, por duke qen\u00eb se k\u00ebrc\u00ebnimet, sidomos n\u00eb mediat sociale, jan\u00eb anonime, policia nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb. Prandaj vitin e kaluar k\u00ebrkova nj\u00eb leje p\u00ebr arm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kush reagon m\u00eb ashp\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>Feministet q\u00eb merren me \u00e7\u00ebshtje gjinore. Ato ma kontestojn\u00eb formimin arsimor, m\u00eb quajn\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb izoluar dhe m\u00eb relativizojn\u00eb. Nga mysliman\u00ebt konservator\u00eb nuk marr\u00eb kritik\u00eb, ata vet\u00ebm k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si duken k\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime?<\/strong><\/p>\n<p>Ah, k\u00ebtu ka nga t\u00eb gjitha. Ata m\u00eb quajn\u00eb kurv\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnohen me p\u00ebrdhunim, vrasje dhe, q\u00eb kur jam shtatz\u00ebn\u00eb, me at\u00eb se do ma shkallmojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn nga trupi.<\/p>\n<p><strong>Keni frik\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte absurde sikur t\u00eb thosha jo. M\u00eb preokupon, po, por mundohem q\u00eb t\u00eb mos ndikohem.<\/p>\n<p><strong>A shikohet si gj\u00eb sidomos e keqe, kur ju si myslimane e kritikoni islamin?<\/strong><\/p>\n<p>Sikur t\u00eb isha gjermane, do t\u00eb m\u00eb quanin lapere naziste dhe raciste, kjo \u00ebsht\u00eb akuza q\u00eb d\u00ebgjohet p\u00ebrher\u00eb. Fakti q\u00eb jam myslimane e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe s\u00eb k\u00ebndejmi m\u00eb keq. Q\u00eb un\u00eb si grua po kritikoj, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja fare. Dhe, k\u00ebshtu m\u00eb marrin p\u00ebr t\u00eb \u00e7mendur dhe t\u00eb traumatizuar. Por edhe m\u00eb druhen m\u00eb shum\u00eb, sepse e di fort mir\u00eb se \u00e7ka them. Kund\u00ebrshtar\u00ebt e mi, kurdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur, i shmangen t\u00eb ulen p\u00ebrball\u00eb meje n\u00eb ndonj\u00eb emision debatues.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb keni kund\u00ebr feministeve? Nj\u00eb koh\u00eb keni qen\u00eb vet\u00eb an\u00ebtare te Femen?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb kam vet\u00ebm di\u00e7ka kund\u00ebr nj\u00eb tak\u00ebmi t\u00eb caktuar t\u00eb feministeve. Sidomos kund\u00ebr atyre q\u00eb flasin p\u00ebr solidaritetin mes grave, por q\u00eb nuk e zbatojn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb. Ato mendojn\u00eb se e keqja e vetme \u00ebsht\u00eb burri i bardh\u00eb per\u00ebndimor, dhe ky mund t\u00eb kritikohet pand\u00ebrprer\u00eb, gjersa kritik\u00ebn ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb nj\u00eb kulture t\u00eb huaj, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj p\u00ebr\u00e7muese ndaj grave, e p\u00ebrshkruajn\u00eb automatikisht si raciste. Feminizmi merret me t\u00eb drejtat e njeriut: mund t\u00eb kritikosh gjith\u00e7ka dhe t\u00eb gjith\u00eb, q\u00eb i shkelin t\u00eb drejtat e grave, edhe mysliman\u00ebt. Kur feministet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb kritikojn\u00eb si raciste, at\u00ebher\u00eb kam nj\u00eb problem me konceptin e tyre t\u00eb feminizmit.<\/p>\n<p><strong>Prandaj jeni larguar nga Femen?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo ishte nj\u00ebra prej arsyeve. Femen ka t\u00ebrhequr gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb k\u00ebso feministesh gjinore. Pra, shkoi aq larg, saq\u00eb n\u00eb shenj\u00eb proteste kund\u00ebr FIFA-s, donin ta digjnin nj\u00eb flamur gjerman n\u00eb memorialin e Holocaustit, dhe nj\u00ebra shkroi n\u00eb gjoks \u00abBomber Harris, do it again\u00bb. Kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme.<\/p>\n<p><strong>Familja juaj u largua nga Maqedonia n\u00eb Gjermani, kur ju ishit vet\u00ebm shtat\u00eb vje\u00e7are. Nd\u00ebrsa babai juaj progresiv filloi nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re, n\u00ebna juaj u ngurt\u00ebsua. P\u00ebrse?<\/strong><\/p>\n<p>Kam pasur fat t\u00eb madh q\u00eb babai im ishte i shkolluar. Ai rridhte nga nj\u00eb familje liberale, asnj\u00eb grua nuk mbante shami. Kur erdh\u00ebm n\u00eb Gjermani, ai i shmangej kontaktit me shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj ishte aktiv n\u00eb jet\u00ebn e fshatit, m\u00ebsoi menj\u00ebher\u00eb gjermanisht dhe na fliste vazhdimisht p\u00ebr at\u00eb, se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb gjuha dhe se duhej t\u00eb p\u00ebrpiqeshim.<\/p>\n<p><strong>Po n\u00ebna?<\/strong><\/p>\n<p>Ajo nuk u gjend si duhet. Ajo telefononte \u00e7do jav\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra me familjen e saj n\u00eb sht\u00ebpi dhe ngeli e burgosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Vlerat dhe morali i atjesh\u00ebm, q\u00eb babai im nuk i kishte p\u00eblqyer kurr\u00eb, kund\u00ebr ngusht\u00ebsis\u00eb dhe kufizimit t\u00eb t\u00eb cilave ai kishte rezistuar, p\u00ebr t\u00eb u b\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Duke qen\u00eb se gjerman\u00ebt konsiderohen si jobesimtar\u00eb dhe grat\u00eb gjermane si lapere, me rritjen time, asaj i dukej se duhej t\u00eb m\u00eb kontrollonte. Pra, duke qen\u00eb se mund ta njollosja nderin familjar un\u00eb m\u00eb nuk do t\u00eb martohesha me nj\u00eb shqiptar. Dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fajtore do t\u00eb ishte ajo.<\/p>\n<p><strong>Grat\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb nga \u00e7ka kan\u00eb vuajtur vet\u00eb dikur?<\/strong><\/p>\n<p>Grat\u00eb jan\u00eb shtyp\u00ebset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vajzave. Prandaj do t\u00eb ishte kaq me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb investohet n\u00eb integrimin e grave, atyre t\u2019u tregohen t\u00eb arriturat e bot\u00ebs per\u00ebndimore, sepse n\u00eb bot\u00ebn myslimane p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ruajtjen e nderit familjar jan\u00eb ato dhe jo burrat. Djemt\u00eb mund t\u00eb shesin drog\u00eb, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm, kjo s\u2019p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb problem p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn, sepse me k\u00ebt\u00eb nuk d\u00ebmtohet nderi familjar. Por virgj\u00ebria e vajz\u00ebs \u2013 duhet t\u00eb ruhet me \u00e7do \u00e7mim. N\u00ebse kjo nuk ruhet, at\u00ebher\u00eb n\u00ebna ka d\u00ebshtuar, e ka turp\u00ebruar familjen. Prandaj n\u00ebna ime i solli v\u00ebllez\u00ebrit e saj. Un\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mbr\u00ebmje ika n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e grave, sepse kisha droj\u00eb se do d\u00ebrgohesha n\u00eb Maqedoni, e do t\u00eb martohesha me zor.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebnat myslimane ju i p\u00ebrshkruani keq: ju shkruani p\u00ebr nj\u00eb \u00abkult\u00bb fatal \u00abt\u00eb djelmoshave\u00bb.<\/strong><\/p>\n<p>Sepse djemt\u00eb edukohen t\u00eb b\u00ebhen princ\u00ebr. Ata llastohen, p\u00ebrk\u00ebdhelen, sh\u00ebrbehen dhe me k\u00ebt\u00eb <em><strong>edukohen si t\u00eb b\u00ebhen d\u00ebshtak\u00eb<\/strong><\/em>. Ata d\u00ebshtojn\u00eb, sepse Per\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e rezultateve, kurse ata n\u00eb sht\u00ebpi m\u00ebsohen p\u00ebr di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr. Ata nuk e kuptojn\u00eb se prej tyre k\u00ebrkohet di\u00e7ka, se duhet t\u00eb p\u00ebrpiqen. Dhe k\u00ebshtu d\u00ebshtojn\u00eb. Fajtor\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt: m\u00ebsuesja, laperja e pabes\u00eb, e cila nuk guxon ta kund\u00ebrshtoj\u00eb djalin, apo per\u00ebndimor\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi; t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb racist\u00eb dhe nuk u japin shans mysliman\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Ju shkruani se i shmangeni disa lagjeve n\u00eb Berlin, si p\u00ebr shembull Neuk\u00f6llnit: atje shiheni si tabel\u00eb qitjeje. A nuk \u00ebsht\u00eb kjo e tepruar?<\/strong><\/p>\n<p>Jo. N\u00eb Neuk\u00f6lln, Wedding dhe Kreuzberg ka rrug\u00eb ku si grua nuk mund t\u00eb kalosh, sidomos jo gjat\u00eb ver\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kalim n\u00eb shtegun e shigjetave, t\u00eb ngucin. Para pak kohe e parkova vetur\u00ebn n\u00eb Neuk\u00f6lln dhe nj\u00eb mysliman i ri m\u00eb b\u00ebrtiti: \u00ab<em>Ej, lapere, shporru, k\u00ebt\u00eb parking dua ta marr un\u00eb.<\/em>\u00bb T\u00eb sigurt aty e kam ndjer\u00eb veten vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb: vitin e kaluar kur p\u00ebr nj\u00eb reportazh mbaja nj\u00eb hixhab \u2013 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nuk m\u00eb v\u00ebrejt\u00ebn burrat. Nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb si grua n\u00eb nj\u00eb qytet gjerman t\u00eb respektohem vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur jam e mbuluar.<\/p>\n<p><strong>Prandaj rezistoni kaq vendosm\u00ebrisht kund\u00ebr shamis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Shamia \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e aparteidit gjinor. Kudo ku dep\u00ebton islami politik, pason mbulimi i grave. P\u00ebrpara shamia sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u2019i dalluar grat\u00eb e ndershme nga skllavet, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin. P\u00ebrdoreshin, po, k\u00ebshtu quhet kjo. Mbi k\u00ebt\u00eb mendim bazohet shamia, dhe vlen akoma: me k\u00ebt\u00eb dallohen grat\u00eb e virtytshme nga t\u00eb pavirtytshmet. Prandaj grat\u00eb per\u00ebndimore konsiderohen lapere, t\u00eb cilat mund t\u00eb ngacmohen.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebt\u00eb e mendojn\u00eb mysliman\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb gjenerat\u00ebn e tret\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim?<\/strong><\/p>\n<p>Ah, duhet t\u2019i d\u00ebgjoni nj\u00ebher\u00eb se si flasin shum\u00eb prej tyre p\u00ebr per\u00ebndimor\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb <em>Pegida<\/em> n\u00eb turqisht. Apo n\u00eb shqip, ose arabisht.<\/p>\n<p><strong>Megjithat\u00eb: besimtaret myslimane q\u00eb mbajn\u00eb shami k\u00ebmb\u00ebngulin n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb vendosur vet\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Kjo me vet\u00ebvendosjen \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb. Miliona gra n\u00eb vendet myslimane nuk kan\u00eb zgjedhje, n\u00ebse duan t\u00eb bartin shami apo jo. N\u00eb Iran ato i rruajn\u00eb flok\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj. Dhe k\u00ebtu flasin p\u00ebr liri? Un\u00eb d\u00ebshiroj ndalimin e shamis\u00eb, para s\u00eb gjithash n\u00eb shkolla, s\u00eb paku atje vajzat myslimane duhet dhe mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lira. P\u00ebr vajza t\u00eb mosh\u00ebs minore shamia duhet t\u00eb jet\u00eb gjithashtu e ndaluar: kur ua mbulon kok\u00ebn 12-vje\u00e7areve, i seksualizon ato, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato jan\u00eb ende f\u00ebmij\u00eb! M\u00eb zem\u00ebron kur dikush nga mir\u00ebkuptimi i tepruar nuk i sheh k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n<p><strong>Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb mir\u00ebkuptim p\u00ebr islamin e radikalizuar ju e quani p\u00ebrgjegj\u00ebs. Nj\u00eb tez\u00eb e guximshme.<\/strong><\/p>\n<p>Jo. Politika prej vitesh i b\u00ebn temena islamit konservator, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj ftohen n\u00eb \u00e7do emision debatues. Nd\u00ebrkoh\u00eb atyre nuk u intereson spiritualiteti, por vet\u00ebm politika. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, mysliman\u00ebt e moderuar nuk i d\u00ebgjon askush, sepse ata nuk jan\u00eb kaq t\u00eb zhurmsh\u00ebm. Dhe nuk kan\u00eb kaq shum\u00eb para. Prandaj edhe ata mysliman\u00eb, q\u00eb deri n\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve nuk kishin vizituar ndonj\u00ebher\u00eb xhamin\u00eb \u2013 pra shumica absolute \u2013 befas kan\u00eb p\u00ebrshtypjen se t\u00eb jesh mysliman qenk\u00ebsh nj\u00eb identitet m\u00eb vete. Dhe q\u00eb ata nga \u00abt\u00eb tjer\u00ebt\u00bb, gjerman\u00ebt apo zviceran\u00ebt, gjoja diskriminohen dhe duhet ta mbrojn\u00eb identitetin e tyre mysliman. Tolerant\u00ebt n\u00eb mesin e mysliman\u00ebve nga toleranca e tep\u00ebrt per\u00ebndimore detyrohen t\u2019u dor\u00ebzohen konservator\u00ebve n\u00eb mesin e mysliman\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Ju po shkoni nj\u00eb hap m\u00eb tej: ju po e b\u00ebni islamin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr islamizmin.<\/strong><\/p>\n<p>Asnj\u00eb fe tjet\u00ebr nuk nxjerr kaq shum\u00eb vras\u00ebs sa islami. Nuk mund t\u00eb thuash thjesht\u00eb, k\u00ebto nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kurrgj\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Natyrisht q\u00eb kan\u00eb te b\u00ebjn\u00eb. K\u00ebtu as nuk duhet t\u00eb k\u00ebrkosh falje, apo t\u00eb justifikohesh. Mysliman\u00ebt m\u00eb me qejf e shohin veten si viktima, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebkritik\u00eb. Mir\u00ebpo bash k\u00ebt\u00eb po ua \u00e7&#8217;m\u00ebson atyre islami i prapambetur, sepse ai \u00ebsht\u00eb i fiksuar n\u00eb bot\u00ebn e p\u00ebrtejme, jo n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Nuk ekziston interesimi p\u00ebr p\u00ebrparim, apo p\u00ebr t\u00eb shtruar pyetje. P\u00ebr shembull k\u00ebt\u00eb: p\u00ebrse n\u00eb nj\u00eb xhami, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb shenjt\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb spiritualitetit, predikohet urrejtje? Fakti q\u00eb nuk merrni asnj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, i thot\u00eb t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>(<em>Sonntags Zeitung &#8211; <a href=\"http:\/\/dialogplus.ch\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">DialogPlus<\/a><\/em>)<br \/>\n<em>Librin mund ta blini k\u00ebtu:\u00a0<\/em><a href=\"https:\/\/www.amazon.de\/Die-verschleierte-Gefahr-muslimischen-Toleranzwahn\/dp\/3958900771\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.amazon.de\/<\/a><\/p>\n<p>Nj\u00eb shkrim tjet\u00ebr n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb librit t\u00eb Zana Ramadanit:<br \/>\n<a href=\"http:\/\/dialogplus.ch\/e-dashur-zana-ramadani-124741\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">http:\/\/dialogplus.ch\/e-dashur-zana-ramadani-124741<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb gjermanisht, sqarime nga Zana Ramadani, intervista n\u00eb mediat gjermane:<br \/>\n<a href=\"https:\/\/www.zdf.de\/kultur\/filme-dokus-kabarett\/buchmesse-leipzig-zana-ramadani-100.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.zdf.de\/kultur\/filme-dokus-kabarett\/buchmesse-leipzig-zana-ramadani-100.html<\/a><br \/>\n<a href=\"https:\/\/www.zdf.de\/nachrichten\/zdf-morgenmagazin\/die-verschleierte-gefahr-100.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.zdf.de\/nachrichten\/zdf-morgenmagazin\/die-verschleierte-gefahr-100.html<\/a><br \/>\n<a href=\"https:\/\/www.zdf.de\/kultur\/filme-dokus-kabarett\/buchmesse-leipzig-zana-ramadani-100.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.zdf.de\/kultur\/filme-dokus-kabarett\/buchmesse-leipzig-zana-ramadani-100.html<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zana Ramadani n\u00eb bestsellerin e saj \u00abDie verschleierte Gefahr\u00bb (Rreziku i mbuluar) shkruan kund\u00ebr ma\u00e7ove, n\u00ebnave q\u00eb i llastojn\u00eb djemt\u00eb dhe bot\u00ebs per\u00ebndimore, q\u00eb jeton n\u00eb iluzionin e integrimit t\u00eb t\u00eb huajve. &#8212; Marr\u00eb nga Gazeta Tema online Ju n\u00eb librin tuaj ziheni me t\u00eb gjith\u00eb: me politik\u00ebn, para s\u00eb gjithash me t\u00eb majt\u00ebt, me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":73418,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,6],"tags":[],"class_list":["post-11720","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-lajme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Zana Ramadani: \u201cN\u00ebnat myslimane i edukojn\u00eb bijt\u00eb e tyre si t\u00eb b\u00ebhen d\u00ebshtak\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Zana Ramadani: \u201cN\u00ebnat myslimane i edukojn\u00eb bijt\u00eb e tyre si t\u00eb b\u00ebhen d\u00ebshtak\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Zana Ramadani n\u00eb bestsellerin e saj \u00abDie verschleierte Gefahr\u00bb (Rreziku i mbuluar) shkruan kund\u00ebr ma\u00e7ove, n\u00ebnave q\u00eb i llastojn\u00eb djemt\u00eb dhe bot\u00ebs per\u00ebndimore, q\u00eb jeton n\u00eb iluzionin e integrimit t\u00eb t\u00eb huajve. &#8212; Marr\u00eb nga Gazeta Tema online Ju n\u00eb librin tuaj ziheni me t\u00eb gjith\u00eb: me politik\u00ebn, para s\u00eb gjithash me t\u00eb majt\u00ebt, me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-04-13T20:51:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-11-28T00:36:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/zana_ramadani_die_verschlierte_gefahr.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"316\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"499\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Zana Ramadani: \u201cN\u00ebnat myslimane i edukojn\u00eb bijt\u00eb e tyre si t\u00eb b\u00ebhen d\u00ebshtak\u00eb\u201d\",\"datePublished\":\"2017-04-13T20:51:13+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-28T00:36:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\\\/\"},\"wordCount\":1886,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/04\\\/zana_ramadani_die_verschlierte_gefahr.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\\\/\",\"name\":\"Zana Ramadani: \u201cN\u00ebnat myslimane i edukojn\u00eb bijt\u00eb e tyre si t\u00eb b\u00ebhen d\u00ebshtak\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/04\\\/zana_ramadani_die_verschlierte_gefahr.jpg\",\"datePublished\":\"2017-04-13T20:51:13+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-28T00:36:28+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/04\\\/zana_ramadani_die_verschlierte_gefahr.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/04\\\/zana_ramadani_die_verschlierte_gefahr.jpg\",\"width\":316,\"height\":499,\"caption\":\"Zana Ramadani Die verschlierte gefahr\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zana Ramadani: \u201cN\u00ebnat myslimane i edukojn\u00eb bijt\u00eb e tyre si t\u00eb b\u00ebhen d\u00ebshtak\u00eb\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zana Ramadani: \u201cN\u00ebnat myslimane i edukojn\u00eb bijt\u00eb e tyre si t\u00eb b\u00ebhen d\u00ebshtak\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Zana Ramadani: \u201cN\u00ebnat myslimane i edukojn\u00eb bijt\u00eb e tyre si t\u00eb b\u00ebhen d\u00ebshtak\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Zana Ramadani n\u00eb bestsellerin e saj \u00abDie verschleierte Gefahr\u00bb (Rreziku i mbuluar) shkruan kund\u00ebr ma\u00e7ove, n\u00ebnave q\u00eb i llastojn\u00eb djemt\u00eb dhe bot\u00ebs per\u00ebndimore, q\u00eb jeton n\u00eb iluzionin e integrimit t\u00eb t\u00eb huajve. &#8212; Marr\u00eb nga Gazeta Tema online Ju n\u00eb librin tuaj ziheni me t\u00eb gjith\u00eb: me politik\u00ebn, para s\u00eb gjithash me t\u00eb majt\u00ebt, me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-04-13T20:51:13+00:00","article_modified_time":"2021-11-28T00:36:28+00:00","og_image":[{"width":316,"height":499,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/zana_ramadani_die_verschlierte_gefahr.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Zana Ramadani: \u201cN\u00ebnat myslimane i edukojn\u00eb bijt\u00eb e tyre si t\u00eb b\u00ebhen d\u00ebshtak\u00eb\u201d","datePublished":"2017-04-13T20:51:13+00:00","dateModified":"2021-11-28T00:36:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/"},"wordCount":1886,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/zana_ramadani_die_verschlierte_gefahr.jpg","articleSection":["Artikuj","Lajme"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/","name":"Zana Ramadani: \u201cN\u00ebnat myslimane i edukojn\u00eb bijt\u00eb e tyre si t\u00eb b\u00ebhen d\u00ebshtak\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/zana_ramadani_die_verschlierte_gefahr.jpg","datePublished":"2017-04-13T20:51:13+00:00","dateModified":"2021-11-28T00:36:28+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/zana_ramadani_die_verschlierte_gefahr.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/zana_ramadani_die_verschlierte_gefahr.jpg","width":316,"height":499,"caption":"Zana Ramadani Die verschlierte gefahr"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zana-ramadani-nenat-myslimane-i-edukojne-bijte-e-tyre-si-te-behen-deshtake\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zana Ramadani: \u201cN\u00ebnat myslimane i edukojn\u00eb bijt\u00eb e tyre si t\u00eb b\u00ebhen d\u00ebshtak\u00eb\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11720","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11720"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11720\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73419,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11720\/revisions\/73419"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73418"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11720"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11720"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11720"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}