{"id":11818,"date":"2017-04-19T13:58:31","date_gmt":"2017-04-19T12:58:31","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=11818"},"modified":"2021-11-28T01:39:29","modified_gmt":"2021-11-27T23:39:29","slug":"shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/","title":{"rendered":"Shkenc\u00ebtari Richard Dawkins let\u00ebr t\u00eb bij\u00ebs 10 vje\u00e7are&#8230;"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><strong><em>Letra e nj\u00eb shkenc\u00ebtari bij\u00ebs s\u00eb tij 10 vje\u00e7are (si ta paralajm\u00ebrosh f\u00ebmiun t\u00ebnd, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bot\u00eb irracionale)<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Kjo m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb letra e shkenc\u00ebtarit t\u00eb mir\u00ebnjohur, <strong>Richard Dawkins<\/strong>, q\u00eb ai ia shkroi t\u00eb bij\u00ebs, kur ajo kishte mbushur 10 vjet.<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Bij\u00ebs sime t\u00eb dashur,<\/p>\n<p>Tani q\u00eb ti ke mbushur 10 vite, dua t\u00eb t\u00eb shkruaj p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua. E ke pyetur ndonj\u00ebher\u00eb veten se si i dim\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb i dim\u00eb? Si e dim\u00eb, p\u00ebr shembull, q\u00eb yjet, t\u00eb cilat duken si shpime tejet t\u00eb vogla n\u00eb qiell, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb topa t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb, sikurse Dielli dhe jan\u00eb shum\u00eb larg nga ne? Dhe si e dim\u00eb q\u00eb Toka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb top m\u00eb i vog\u00ebl, e q\u00eb sillet rreth nj\u00ebrit nga k\u00ebto yje, Diellit? P\u00ebrgjigja p\u00ebr k\u00ebto pyetje \u00ebsht\u00eb \u2018evidenca\u2019.<\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb, q\u00eb t\u00eb dish se di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, evidenca (faktet, d\u00ebshmia, prova) n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh (ose t\u00eb d\u00ebgjosh, t\u00eb nuhas\u00ebsh, t\u00eb ndjesh). Astronom\u00ebt kan\u00eb udh\u00ebtuar mjaft larg nga Toka sa t\u00eb shohin me syt\u00eb e tyre se Toka \u00ebsht\u00eb sferike. Nganj\u00ebher\u00eb syt\u00eb tan\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb. Ylli i nat\u00ebs na duket si nj\u00eb xix\u00ebllim\u00eb ndri\u00e7uese n\u00eb qiell por me teleskop mund t\u00eb shoh\u00ebsh se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb top i mrekulluesh\u00ebm \u2013 planeti t\u00eb cilin e quajm\u00eb Venus. Di\u00e7ka q\u00eb ti e m\u00ebson me an\u00eb t\u00eb shikimit direkt (ose d\u00ebgjimit ose ndjenj\u00ebs) quhet observim (<em>vrojtim<\/em>).<\/p>\n<p>Shpesh evidenca nuk \u00ebsht\u00eb observim n\u00eb vetvete, por observimi \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb prapa saj. N\u00ebse ka ndodhur ndonj\u00eb vrasje, shpesh askush (me p\u00ebrjashtim t\u00eb vras\u00ebsit dhe personit t\u00eb vdekur) nuk e ka observuar at\u00eb (vrasjen). Por detektiv\u00ebt mund t\u00eb mbledhin dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb s\u00eb bashku shum\u00eb observime t\u00eb tjera, t\u00eb cilat mund t\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb dyshimt\u00eb. N\u00ebse shenjat e gisht\u00ebrinjve t\u00eb nj\u00eb personi, p\u00ebrputhen me ato t\u00eb gjetura n\u00eb thik\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb evidence, d\u00ebshmi, se ai e ka prekur at\u00eb thik\u00eb. Kjo nuk d\u00ebshmon se ai e ka kryer vrasjen, por kjo mund t\u00eb ndihmoj\u00eb kur t\u00eb bashkangjitet me d\u00ebshmi t\u00eb tjera t\u00eb shumta. Nganj\u00ebher\u00eb nj\u00eb detektiv mund t\u00eb mendoj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr observimet dhe papritmas t\u00eb kuptoj\u00eb se t\u00eb gjitha k\u00ebto bien n\u00eb vend, n\u00ebse vras\u00ebsi e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe at\u00eb.<\/p>\n<p>Shkenc\u00ebtar\u00ebt \u2013 specialist\u00ebt n\u00eb zbulimin e asaj se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn dhe Universin \u2013 shpesh punojn\u00eb si detektiv\u00ebt. Ata b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb hipotez\u00eb p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Pastaj ata thon\u00eb: n\u00ebse kjo nj\u00ebmend \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, at\u00ebher\u00eb ne do t\u00eb duhej t\u00eb shohim k\u00ebto dhe k\u00ebto rezultate, k\u00ebt\u00eb dhe at\u00eb. Ky quhet parashikim apo prediksion. P\u00ebr shembull, n\u00ebse Toka \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sferike, ne mund t\u00eb parashikojm\u00eb se nj\u00eb udh\u00ebtar, duke udh\u00ebtuar vazhdimisht n\u00eb nj\u00eb drejtim, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb duhej ta gjej\u00eb veten e tij n\u00eb vendin prej ku ka filluar udh\u00ebtimin. Kur mjeku t\u00eb thot\u00eb se ti ke fruthin ai nuk t\u00eb shikon ashtu thjesht\u00eb dhe me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shikimi t\u00eb t\u00eb thot\u00eb se ke fruthin. Shikimi i tij i par\u00eb i jep atij nj\u00eb hipotez\u00eb se ti mund t\u00eb kesh fruthin.<\/p>\n<p>Pastaj ai i thot\u00eb vetes: n\u00ebse ajo v\u00ebrtet\u00eb ka fruthin do t\u00eb duhej t\u00eb shoh\u2026 pastaj ai zhytet n\u00eb nj\u00eb list\u00eb parashikimesh dhe i teston ato me syt\u00eb e tij (se a ke njolla?), me duart e tij (a \u00ebsht\u00eb pjesa e p\u00ebrparme e kok\u00ebs t\u00ebnde e nxeht\u00eb?) dhe me vesh\u00ebt e tij (a l\u00ebshon gjoksi yt g\u00ebrrham\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb tipike p\u00ebr fruthin). Vet\u00ebm at\u00ebhere ai merr vendimin dhe thot\u00eb, \u2018<em>un\u00eb jap diagnoz\u00ebn se f\u00ebmiu ka fruthin<\/em>\u2019. Nganj\u00ebher\u00eb mjek\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr teste t\u00eb tjera si analiza t\u00eb gjakut, etj, q\u00eb u ndihmojn\u00eb syve t\u00eb tyre, duarve dhe vesh\u00ebve, q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb observimet.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra se si shkenc\u00ebtar\u00ebt p\u00ebrdorin evidenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar p\u00ebr bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e men\u00e7ur dhe m\u00eb e komplikuar sesa q\u00eb mund ta p\u00ebrshkruaj un\u00eb n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb shkurt\u00ebr. Tani dua t\u00eb l\u00ebviz nga evidenca, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb besuar di\u00e7ka, dhe t\u00eb t\u00eb paralajm\u00ebroj kund\u00ebr tre arsyeve t\u00eb k\u00ebqia, p\u00ebr t\u00eb besuar \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb. Ato jan\u00eb \u2018<em>tradita<\/em>\u2019, \u2018<em>autoriteti<\/em>\u2019 dhe \u2018<em>shpallja<\/em>\u2019 (<em>revelation<\/em>).<\/p>\n<p><strong>S\u00eb pari, tradita<\/strong>. Para pak muajve, un\u00eb isha n\u00eb nj\u00eb televizion p\u00ebr nj\u00eb diskutim me rreth 50 f\u00ebmij\u00eb. K\u00ebta f\u00ebmij\u00eb ishin ftuar sepse ishin rritur, edukuar n\u00eb fe t\u00eb ndryshme. Disa ishin rritur, edukuar si t\u00eb krishter\u00eb, disa si \u00e7ifut\u00eb, mysliman\u00eb, hindus\u00eb, sikh\u00eb. Personi me mikrofon kalonte prej nj\u00ebrit f\u00ebmij\u00eb te tjetri, duke i pyetur ata se \u00e7far\u00eb besojn\u00eb. Ajo \u00e7far\u00eb f\u00ebmij\u00ebt than\u00eb tregon sakt\u00ebsisht at\u00eb q\u00eb n\u00ebnkuptoj me \u2018<em>tradit\u00eb<\/em>\u2019. Doli si besimet e tyre nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me evidenc\u00ebn (faktet). Ata thjesht\u00eb citonin nga goja besimet e prind\u00ebrve dhe gjysh\u00ebrve, t\u00eb cilat gjithashtu nuk ishin t\u00eb bazuar n\u00eb evidenc\u00eb (fakte). Ata thonin gj\u00ebra si, \u2018<em>Ne hindus\u00ebt besojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe at\u00eb\u2019<\/em>. \u2018<em>Ne mysliman\u00ebt besojm\u00eb k\u00ebshtu dhe ashtu<\/em>\u2019. \u2018<em>Ne t\u00eb krishter\u00ebt besojm\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr<\/em>\u2019. Po faktet ku jan\u00eb?<\/p>\n<p>Natyrisht, duke qen\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb ata besonin gj\u00ebra t\u00eb ndryshme, ata nuk mund t\u00eb kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Personi me mikrofon dukej se mendonte q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb bash e duhur, dhe ai as q\u00eb provoi t\u2019i nxis\u00eb q\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr dallimet q\u00eb kan\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Por, kjo nuk \u00ebsht\u00eb ajo ku un\u00eb dua t\u00eb dal. Un\u00eb thjesht\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb pyes se nga kan\u00eb ardhur besimet e tyre. Ato kan\u00eb ardhur nga <em>tradita<\/em>. <em>Tradita n\u00ebnkupton besimet e p\u00ebrcjellura nga gjysh\u00ebrit te prindi, nga prindi te f\u00ebmija, dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb<\/em>. Ose nga librat e p\u00ebrcjellura deri te ne me shekuj. Besimet tradicionale shpesh fillojn\u00eb nga pothuajse asgj\u00eb; ndoshta dikush thjesht\u00eb i shpik\u00eb ato, sikurse tregimet me Thorin dhe Zeusin. Por pasi q\u00eb ato t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrcjellur me kalimin e shekujve, gjenerat\u00eb pas gjenerate, vet\u00eb fakti se ato jan\u00eb aq t\u00eb vjetra, i b\u00ebn t\u00eb duken t\u00eb ve\u00e7anta (speciale). Njer\u00ebzit besojn\u00eb gj\u00ebra thjesht\u00eb sepse njer\u00ebzit kan\u00eb besuar gj\u00ebra t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr shekuj me radh\u00eb. <em>Kjo \u00ebsht\u00eb tradita<\/em>.<\/p>\n<p>Problemi me tradit\u00ebn \u00ebsht\u00eb se, pavar\u00ebsisht faktit se sa koh\u00eb e gjat\u00eb ka kaluar q\u00ebkur nj\u00eb tregim \u00ebsht\u00eb shpikur, \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht po aq e v\u00ebrtet\u00eb ose e pav\u00ebrtet\u00eb sikur q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb fillim kur \u00ebsht\u00eb shpikur. <em>N\u00ebse ti nd\u00ebrton nj\u00eb tregim q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrcjellja e tij n\u00ebp\u00ebr shekuj nuk e b\u00ebn at\u00eb di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb!<\/em><\/p>\n<p>Shumica e njer\u00ebzve n\u00eb Angli jan\u00eb pag\u00ebzuar n\u00eb Kish\u00ebn e Anglis\u00eb, por kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga deg\u00ebt e shumta t\u00eb fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb. Ka edhe deg\u00eb t\u00eb tjera si Kisha Ortodokse ruse, ajo katolike romake, Kisha Metodiste. Q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto besojn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb ndryshme. Feja hebreje dhe feja myslimane jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebra-tjetra; dhe edhe brenda k\u00ebtyre ka mysliman\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe \u00e7ifut\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt besojn\u00eb madje edhe sapo pak gj\u00ebra t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebri-tjetri shpesh shkojn\u00eb n\u00eb luft\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr shkak t\u00eb mospajtimeve. K\u00ebshtu ti mund t\u00eb mendosh se ata duhet t\u00eb ken\u00eb arsye goxha t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u2013 evidenc\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb besuar at\u00eb \u00e7far\u00eb besojn\u00eb. Por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb besimet e tyre t\u00eb ndryshme jan\u00eb krejt\u00ebsisht si rezultat i traditave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Le t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb tradit\u00eb partikulare. Katolik\u00ebt romak\u00eb besojn\u00eb se Maria, n\u00ebna e Jezusit, ishte aq e ve\u00e7ant\u00eb saq\u00eb ajo nuk vdiq por u ngrit me gjith\u00eb trup n\u00eb parajs\u00eb. Traditat e tjera t\u00eb krishtere nuk pajtohen, dhe thon\u00eb se Maria vdiq ashtu si \u00e7dokush tjet\u00ebr. K\u00ebto fet\u00eb e tjera nuk flasin p\u00ebr t\u00eb aq, me p\u00ebrjashtim t\u00eb katolik\u00ebve romak\u00eb, ata nuk e quajn\u00eb \u2018<em>Mbret\u00ebresha e Parajs\u00ebs<\/em>\u2019. Tradita se trupi i Maris\u00eb u ngrit n\u00eb qiell nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vjet\u00ebr. Bibla nuk thot\u00eb asgj\u00eb mbi at\u00eb se si dhe kur ka vdekur ajo; n\u00eb fakt gruaja e gjor\u00eb mezi p\u00ebrmendet n\u00eb Bib\u00ebl. Besimi se trupi i saj u ngrit p\u00ebr n\u00eb parajs\u00eb nuk u shpik deri pas gjasht\u00eb shekujve pas koh\u00ebs s\u00eb Jezusit.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim ky besim thjesht\u00eb u shpik, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si shum\u00eb tregime si ajo me njeriun prej bore. Por, me kalimin e shekujve, kaloi n\u00eb tradit\u00eb dhe njer\u00ebzit filluan ta merrnin seriozisht, thjesht\u00eb sepse tregimi ishte p\u00ebrcjellur gjenerat\u00eb pas gjenerate. Sa m\u00eb e vjet\u00ebr q\u00eb tradita b\u00ebhej, aq m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz e merrnin seriozisht. N\u00eb fund u vendos si besim zyrtarisht nga Kisha Katolike Romake, dikur s\u00eb voni, m\u00eb 1950. Por tregimi ishte po aq i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb vitin 1950, aq sa ishte n\u00eb fillim kur u shpik 600 vite pas vdekjes s\u00eb Maris\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u2019i kthehem prap tradit\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb letr\u00ebs sime, dhe ta trajtoj at\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr. Por s\u00eb pari m\u00eb duhet t\u00eb flas p\u00ebr dy arsyet e tjera p\u00ebr t\u00eb besuar \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb: <em>autoritetin<\/em> dhe <em>shpalljen<\/em>.<\/p>\n<p><strong>Autoriteti<\/strong>, si arsye p\u00ebr t\u00eb besuar di\u00e7ka, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb besosh di\u00e7ka sepse dikush i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb ta besosh. N\u00eb Kish\u00ebn katolike romake, Papa \u00ebsht\u00eb personi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, dhe njer\u00ebzit besojn\u00eb se ai duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb sepse ai \u00ebsht\u00eb Papa. N\u00eb nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb fes\u00eb myslimane, njer\u00ebzit e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jan\u00eb njer\u00ebzit e vjet\u00ebr me mjekra, t\u00eb njohur si <em>Ajatollah\u00eb<\/em>. Shum\u00eb t\u00eb rinj\u00eb mysliman\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb kryejn\u00eb vrasje, vet\u00ebm p\u00ebr arsye se Ajatollah\u00ebt n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb larg\u00ebt u thon\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Kur un\u00eb them se katolik\u00ebve romak\u00eb vet\u00ebm m\u00eb 1950 u \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb besojn\u00eb se trupi i Maris\u00eb u ngrit p\u00ebr n\u00eb parajs\u00eb, ajo \u00e7far\u00eb n\u00ebnkuptoj \u00ebsht\u00eb se Papa u kishte th\u00ebn\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb ta besojn\u00eb at\u00eb. Kaq ishte. <em>Papa ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb!<\/em> Tani, ka mund\u00ebsi q\u00eb disa gj\u00ebra, q\u00eb Papa i ka th\u00ebn\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta dhe disa nuk kan\u00eb qen\u00eb. Nuk ka arsye t\u00eb mir\u00eb pse, vet\u00ebm pse ai ka qen\u00eb Papa, ti duhet t\u00eb besosh \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ai ka th\u00ebn\u00eb, po aq sa i beson \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb. Papa aktual ka urdh\u00ebruar pasuesit e tij q\u00eb t\u00eb mos kufizojn\u00eb numrin e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb. N\u00ebse njer\u00ebzit ndjekin autoritetin e tij me aq n\u00ebnshtrim, ashtu si\u00e7 ai do t\u00eb donte, rezultatet do t\u00eb mund t\u00eb ishin <em>uria<\/em>, <em>s\u00ebmundjet<\/em> dhe <em>luft\u00ebrat e tmerrshme<\/em>, t\u00eb shkaktuara nga mbipopullimi.<\/p>\n<p>Natyrisht, madje edhe n\u00eb shkenc\u00eb, nganj\u00ebher\u00eb nuk i kemi par\u00eb faktet vet\u00eb dhe duhet t\u2019i besojm\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb dikujt tjet\u00ebr p\u00ebr to. Un\u00eb nuk i kam par\u00eb me syt\u00eb e mi faktet se drita udh\u00ebton n\u00eb shpejt\u00ebsi prej 186.000 milje p\u00ebr sekond. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, une u besoj librave q\u00eb m\u00eb tregojn\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb e drit\u00ebs. Kjo duket si \u2018autoritet\u2019. Por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se autoriteti, sepse njer\u00ebzit q\u00eb i kan\u00eb shkruar librat i kan\u00eb par\u00eb faktet (evidenc\u00ebn) dhe \u00e7dokush \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb q\u00eb t\u2019i shikoj\u00eb ato fakte kurdo q\u00eb d\u00ebshiron. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ngush\u00eblluese. Por ama as vet\u00eb prift\u00ebrinjt\u00eb nuk pretendojn\u00eb se ka fakte, se trupi i Maris\u00eb u ngrit n\u00eb parajs\u00eb. (<em>Ose se Muhamedi fluturoi me kalin e tij Burak p\u00ebr n\u00eb audienc\u00eb me All&#8217;ahun &#8211; sh\u00ebnimi im A\u00c7<\/em>)<\/p>\n<p>Arsyeja e tret\u00eb e keqe p\u00ebr t\u00eb besuar di\u00e7ka quhet \u2018<em>shpallja<\/em>\u2019. Po ta kishe pyetur Pap\u00ebn n\u00eb vitin 1950 se si e dinte ai q\u00eb trupi i Maris\u00eb \u00ebsht\u00eb zhdukur p\u00ebr n\u00eb parajs\u00eb, ai sigurisht do t\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se atij i \u00ebsht\u00eb shpallur kjo. Ai e mbylli veten n\u00eb dhom\u00eb dhe u lut p\u00ebr udh\u00ebzim. Ai mendoi dhe mendoi, vet\u00ebm ai vet\u00eb, dhe u b\u00eb edhe m\u00eb i sigurt\u00eb brenda vetes s\u00eb tij. <em>Kur njer\u00ebzit fetar\u00eb kan\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka, se ajo di\u00e7ka duhet t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, edhe pse nuk ka fakte q\u00eb ajo di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, ata e quajn\u00eb k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb \u2018shpallje\u2019 (revelim)<\/em>. Nuk jan\u00eb vet\u00ebm Papat t\u00eb cil\u00ebt pretendojn\u00eb se kan\u00eb p\u00ebrjetuar shpallje. Shum\u00eb njer\u00ebz fetar\u00eb pretendojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr arsyet kryesore p\u00ebr t\u00eb besuar gj\u00ebrat t\u00eb cilat i besojn\u00eb. Por a \u00ebsht\u00eb kjo arsye e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb besuar di\u00e7ka?<\/p>\n<p>T\u00eb supozojm\u00eb se un\u00eb t\u00eb them ty se qeni yt ka ngordhur. Ti do t\u00eb m\u00ebrziteshe shum\u00eb, dhe me siguri do t\u00eb thoje \u2018<em>A je i sigurt\u00eb? Si e di k\u00ebt\u00eb? Si ka ndodhur?<\/em>\u2019 Tani, t\u00eb supozojm\u00eb se un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgjigjesha: \u2018<em>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb nuk e di se Pepe ka ngordhur. Nuk kam fakte. Thjesht\u00eb e kam k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme brenda meje se ai ka vdekur.<\/em>\u2019 Ti do t\u00eb ishe goxha e zem\u00ebruar me mua q\u00eb t\u00eb kam frik\u00ebsuar, sepse ti do ta dije se nj\u00eb \u2018ndjenj\u00eb\u2019 e brendshme nuk \u00ebsht\u00eb arsye e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb besuar se qeni ka ngordhur. Duhet fakte. Ne t\u00eb gjith\u00eb kemi ndjenja t\u00eb brendshme koh\u00eb pas kohe, dhe nganj\u00ebher\u00eb ato dalin t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sakta, nganj\u00ebher\u00eb jo. Sidoqoft\u00eb, njer\u00ebzit e ndrysh\u00ebm kan\u00eb ndjenja t\u00eb kund\u00ebrta, dhe si t\u00eb mund t\u00eb vendosim ne se ndjenjat e s\u00eb cilit jan\u00eb t\u00eb sakta? E vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sigurt\u00eb se nj\u00eb qen ka ngordhur \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta shoh\u00ebsh t\u00eb ngordhur at\u00eb, ose t\u00eb d\u00ebgjosh se zemra e tij \u00ebsht\u00eb ndalur; ose t\u00eb informohesh nga dikush q\u00eb ka par\u00eb ose d\u00ebgjuar ndonje evidenc\u00eb reale, se ai ka ngordhur.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit nganj\u00ebher\u00eb thon\u00eb se duhet t\u2019u besosh ndjenjave thell\u00eb brenda vetes, p\u00ebrndryshe ti kurr\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb ishe konfident n\u00eb gj\u00ebrat si \u2018<em>Gruaja ime m\u00eb do<\/em>\u2019. Por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb argument i keq. Mund t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb d\u00ebshmi se dikush t\u00eb do. Gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs kur ti je me dik\u00eb q\u00eb t\u00eb do, ti sheh dhe d\u00ebgjon shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb evidenc\u00ebs, dhe t\u00eb gjitha p\u00ebrputhen. Nuk \u00ebsht\u00eb puro ndjenj\u00eb e brendshme, sikurse ndjenja q\u00eb prift\u00ebrinjt\u00eb e quajn\u00eb <em>shpallje<\/em>. Ka gj\u00ebra t\u00eb jashtme q\u00eb e mb\u00ebshtesin ndjenj\u00ebn e brendshme (se dikush t\u00eb do): <em>shikimi n\u00eb sy, tingujt e caktuar t\u00eb z\u00ebrit, favoret e vogla dhe mir\u00ebsjellja; kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha evidenc\u00eb reale<\/em>.<\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb brendshme t\u00eb fort\u00eb, se dikush i do ata kur kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebshtetur n\u00eb ndonj\u00eb fakt, dhe ata me shum\u00eb mund\u00ebsi gabohen. Ka njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb brenshme se nj\u00eb yll i filmit i do ata, kur n\u00eb fakt ylli i filmit as q\u00eb i ka takuar ata ndonj\u00ebher\u00eb. Njer\u00ebzit e till\u00eb jan\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb n\u00eb mendjet e tyre. <strong>Ndjenjat e brenshme duhet t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb fakte, p\u00ebrndryshe nuk mundesh thjesht\u00eb t\u2019u besosh.<\/strong><\/p>\n<p>Ndjenjat e brend\u00ebshme jan\u00eb t\u00eb vlefshme n\u00eb shkenc\u00eb, gjithashtu, por vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ide, t\u00eb cilat ti m\u00eb von\u00eb i teston duke k\u00ebrkuar p\u00ebr evidenc\u00eb. Nj\u00eb shkenc\u00ebtar mund t\u00eb ndjej\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ide t\u00eb caktuar, q\u00eb thjesht\u00eb ndjehet se \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb. N\u00eb vetvete, kjo nuk \u00ebsht\u00eb arsye e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb besuar di\u00e7ka. Por mund t\u00eb jet\u00eb arsye e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar koh\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb eksperiment t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ose p\u00ebr t\u00eb shikuar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr evidenc\u00eb. Shkenc\u00ebtar\u00ebt p\u00ebrdorin ndjenjat e brendshme \u00e7doher\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ide. Por ato nuk vlejn\u00eb asgj\u00eb, n\u00ebse nuk mb\u00ebshteten n\u00eb fakte.<\/p>\n<p>Premtova se do t\u00eb kthehem te tradita, dhe ta trajtoj n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr. Dua t\u00eb provoj q\u00eb t\u00eb t\u00eb shpjegoj se p\u00ebrse tradita \u00ebsht\u00eb aq e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne. T\u00eb gjitha shtaz\u00ebt jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara (<em>nga procesi i quajtur evolucion<\/em>) q\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb n\u00eb vendin normal, ku lloji i tyre jeton. Luan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb n\u00eb fushat e Afrik\u00ebs. Karkalec\u00ebt jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb n\u00eb uj\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl, p\u00ebrderisa karavidhet jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mira q\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb n\u00eb uj\u00eb t\u00eb njelm\u00ebt. Njer\u00ebzit jan\u00eb shtaz\u00eb gjithashtu, dhe ne jemi t\u00eb nd\u00ebrtuar q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mbijetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb p\u00ebrplot me\u2026 njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb. Shumica nga ne nuk gjuajm\u00eb p\u00ebr ushqim ashtu si luan\u00ebt ose karavidhet. E blejm\u00eb ushqimin nga njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt edhe k\u00ebta e kan\u00eb bler\u00eb nga njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb. Ashtu sikurse deti q\u00eb \u00ebsht\u00eb plot me uj\u00eb t\u00eb kripur, deti i njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplot me gj\u00ebra t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar. Si gjuha.<\/p>\n<p>Ti flet anglisht por shoku yt flet gjermanisht. Ju flsni gjuh\u00ebn q\u00eb iu konvenon \u2018p\u00ebr t\u00eb notuar\u2019 n\u00eb detet e juaja t\u00eb ndara t\u00eb njer\u00ebzve. Gjuha p\u00ebrcillet apo kalohet tutje nga tradita. Nuk ka m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb Anlgi, Pepe \u00ebsht\u00eb <em>a dog<\/em>. N\u00eb Gjermani ai \u00ebsht\u00eb <em>ein Hund<\/em>. Asnj\u00ebra nga k\u00ebto fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb korrekte, ose m\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se tjetra. T\u00eb dyja thjesht\u00eb p\u00ebrcillen n\u00eb gjenerata. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mir\u00eb apo suksessh\u00ebm \u2018<em>p\u00ebr t\u00eb notuar n\u00eb detin e tyre t\u00eb njer\u00ebzve<\/em>\u2019, f\u00ebmij\u00ebt duhet ta m\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn e vendit t\u00eb tyre, dhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera p\u00ebr popullin e tyre; dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb se ata duhet t\u00eb absorbojn\u00eb, si let\u00ebr thith\u00ebse, nj\u00eb sasi marramend\u00ebse t\u00eb informacioneve tradicionale. (<em>Kujto se informacionet tradicionale thjesht\u00eb n\u00ebnkuptojn\u00eb gj\u00ebrat, t\u00eb cilat p\u00ebrcillen nga gjysh\u00ebrit te prindi, nga prindi te f\u00ebmiu<\/em>). Truri i f\u00ebmij\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb thith\u00ebs i informacioneve tradicionale. Dhe nuk mund t\u00eb pritet q\u00eb f\u00ebmija t\u00eb mund t\u00eb sortoj\u00eb ose p\u00ebrzgjedh informacionet tradicionale t\u00eb mira dhe t\u00eb dobishme, sikurse fjal\u00ebt e nj\u00eb gjuhe, nga informacionet tradicionale t\u00eb k\u00ebqia dhe t\u00eb marra. sikurse t\u00eb besuarit n\u00eb shtriga, djaj dhe virgjine t\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr keqardhje, por ky \u00ebsht\u00eb rasti, q\u00eb duke qen\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb thith\u00ebs t\u00eb informacioneve tradicionale, ka shum\u00eb gjasa q\u00eb ata t\u00eb besojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb t\u00eb rriturit ua thon\u00eb, pavar\u00ebsisht asaj se a jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta ose false, t\u00eb drejta ose t\u00eb gabuara. Shum\u00eb nga ajo q\u00eb t\u00eb rriturit u thon\u00eb \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb d\u00ebshmi ose s\u00eb paku sensibile. Por n\u00ebse di\u00e7ka nga ato \u00ebsht\u00eb false, e marr\u00eb ose madhe edhe e lig\u00eb, nuk ka asgj\u00eb q\u00eb t\u2019i ndaloj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu ta besojn\u00eb at\u00eb. Tani, kur f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb rriten, \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb ata? Epo, natyrisht, ata ua tregojn\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb ardhshme t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Pra, kur di\u00e7ka shnd\u00ebrrohet n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb besohet fuqimisht \u2013 edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e pav\u00ebrtet\u00eb dhe nuk ka ekzistuar ndonj\u00ebher\u00eb arsye p\u00ebr ta besuar q\u00eb n\u00eb fillim \u2013 mund t\u00eb vazhdoj\u00eb tutje p\u00ebrgjithmon\u00eb. A mund t\u00eb jet\u00eb kjo ajo \u00e7far\u00eb ka ndodhur me fet\u00eb? Besimi se ka nj\u00eb zot ose zota, besimi n\u00eb parajs\u00eb, besimi se Maria nuk ka vdekur kurr\u00eb, besimi se Jezusi nuk ka pasur baba njeri, besimi se lutjet marrin p\u00ebrgjigje, besimi se vera shnd\u00ebrrohet n\u00eb gjak \u2013 asnj\u00eb nga k\u00ebto besime nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb ndonj\u00eb evidenc\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Prap miliona njer\u00ebz u besojn\u00eb k\u00ebtyre. Ndoshta sepse atyre u \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u2019u besojn\u00eb k\u00ebtyre gj\u00ebrave n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ata ishin mjaftuesh\u00ebm t\u00eb rinj\u00eb p\u00ebr t\u2019i besuar.<\/p>\n<p>Miliona njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb besojn\u00eb gj\u00ebra goxha t\u00eb ndryshme, sepse atyre u jan\u00eb th\u00ebn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera kur kan\u00eb qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb. F\u00ebmij\u00ebve mysliman\u00eb u thuhen gj\u00ebra t\u00eb tjera nga ato q\u00eb u thuhen f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb, dhe t\u00eb dyja pal\u00ebt rriten plot\u00ebsisht t\u00eb bindur se ata kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb gabim. Madje edhe brenda t\u00eb krishter\u00ebve, katolik\u00ebt romak\u00eb besojn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera nga njer\u00ebzit e Kish\u00ebs s\u00eb\u00a0Anglis\u00eb ose e Episkopalian\u00ebve, Shaker\u00ebve ose Kuaker\u00ebve ose Mormon\u00ebve, dhe t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb bindur se ata kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe se t\u00eb tjer\u00ebt e kan\u00eb gabim. Ata besojn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb ndryshme p\u00ebr arsyen pik\u00ebrisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ti flet anglisht dhe dikush tjet\u00ebr gjermanisht.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb dyja gjuh\u00ebt jan\u00eb, n\u00eb vendin e tyre, gjuha e duhur p\u00ebr t\u2019u folur. Por nuk mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se fet\u00eb e ndryshme jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb vendet e tyre, sepse fet\u00eb e ndryshme pretendojn\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb kund\u00ebrta se jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. Maria nuk mund t\u00eb jet\u00eb gjall\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn katolike, por e vdekur Irland\u00ebn Veriore Protestante.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb? Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr ty t\u00eb b\u00ebsh ndonj\u00eb gj\u00eb, sepse ti je vet\u00ebm 10 vje\u00e7e. Por ti mund ta provosh k\u00ebt\u00eb. Her\u00ebn tjet\u00ebr kur dikush t\u00eb tregon di\u00e7ka q\u00eb ting\u00ebllon e r\u00ebnd\u00ebsishme, mendo me vete: \u2018<em>A \u00ebsht\u00eb kjo ajo lloj gj\u00ebje q\u00eb njer\u00ebzit e besojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb evidenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb? Ose \u00ebsht\u00eb ai lloji i gj\u00ebrave q\u00eb njer\u00ebzit e besojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb tradit\u00ebs, autoritetit ose shpalljes?<\/em>\u2019 Dhe, her\u00ebn tjet\u00ebr kur dikush t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, pse t\u00eb mos u thuash atyre: &#8216;<em>\u00c7far\u00eb evidence ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/em>\u2019 Dhe n\u00ebse ata nuk mund t\u00eb t\u00eb japin nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb mir\u00eb, shpresoj q\u00eb do t\u00eb mendosh shum\u00eb me kujdes, para se t\u00eb besosh qoft\u00eb edhe nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb ata thon\u00eb.<\/p>\n<p>Me dashuri,<br \/>\n<em>Babi<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Letra e nj\u00eb shkenc\u00ebtari bij\u00ebs s\u00eb tij 10 vje\u00e7are (si ta paralajm\u00ebrosh f\u00ebmiun t\u00ebnd, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bot\u00eb irracionale) Kjo m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb letra e shkenc\u00ebtarit t\u00eb mir\u00ebnjohur, Richard Dawkins, q\u00eb ai ia shkroi t\u00eb bij\u00ebs, kur ajo kishte mbushur 10 vjet. Bij\u00ebs sime t\u00eb dashur, Tani q\u00eb ti ke mbushur 10 vite, dua t\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":73387,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-11818","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shkenc\u00ebtari Richard Dawkins let\u00ebr t\u00eb bij\u00ebs 10 vje\u00e7are... - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shkenc\u00ebtari Richard Dawkins let\u00ebr t\u00eb bij\u00ebs 10 vje\u00e7are... - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Letra e nj\u00eb shkenc\u00ebtari bij\u00ebs s\u00eb tij 10 vje\u00e7are (si ta paralajm\u00ebrosh f\u00ebmiun t\u00ebnd, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bot\u00eb irracionale) Kjo m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb letra e shkenc\u00ebtarit t\u00eb mir\u00ebnjohur, Richard Dawkins, q\u00eb ai ia shkroi t\u00eb bij\u00ebs, kur ajo kishte mbushur 10 vjet. Bij\u00ebs sime t\u00eb dashur, Tani q\u00eb ti ke mbushur 10 vite, dua t\u00eb t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-04-19T12:58:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-11-27T23:39:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/richard_dawkins.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"550\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"312\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Shkenc\u00ebtari Richard Dawkins let\u00ebr t\u00eb bij\u00ebs 10 vje\u00e7are&#8230;\",\"datePublished\":\"2017-04-19T12:58:31+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-27T23:39:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\\\/\"},\"wordCount\":3972,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/04\\\/richard_dawkins.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\\\/\",\"name\":\"Shkenc\u00ebtari Richard Dawkins let\u00ebr t\u00eb bij\u00ebs 10 vje\u00e7are... - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/04\\\/richard_dawkins.jpg\",\"datePublished\":\"2017-04-19T12:58:31+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-27T23:39:29+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/04\\\/richard_dawkins.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/04\\\/richard_dawkins.jpg\",\"width\":550,\"height\":312,\"caption\":\"Richard Dawkins\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shkenc\u00ebtari Richard Dawkins let\u00ebr t\u00eb bij\u00ebs 10 vje\u00e7are&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shkenc\u00ebtari Richard Dawkins let\u00ebr t\u00eb bij\u00ebs 10 vje\u00e7are... - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shkenc\u00ebtari Richard Dawkins let\u00ebr t\u00eb bij\u00ebs 10 vje\u00e7are... - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Letra e nj\u00eb shkenc\u00ebtari bij\u00ebs s\u00eb tij 10 vje\u00e7are (si ta paralajm\u00ebrosh f\u00ebmiun t\u00ebnd, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bot\u00eb irracionale) Kjo m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb letra e shkenc\u00ebtarit t\u00eb mir\u00ebnjohur, Richard Dawkins, q\u00eb ai ia shkroi t\u00eb bij\u00ebs, kur ajo kishte mbushur 10 vjet. Bij\u00ebs sime t\u00eb dashur, Tani q\u00eb ti ke mbushur 10 vite, dua t\u00eb t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-04-19T12:58:31+00:00","article_modified_time":"2021-11-27T23:39:29+00:00","og_image":[{"width":550,"height":312,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/richard_dawkins.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Shkenc\u00ebtari Richard Dawkins let\u00ebr t\u00eb bij\u00ebs 10 vje\u00e7are&#8230;","datePublished":"2017-04-19T12:58:31+00:00","dateModified":"2021-11-27T23:39:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/"},"wordCount":3972,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/richard_dawkins.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/","name":"Shkenc\u00ebtari Richard Dawkins let\u00ebr t\u00eb bij\u00ebs 10 vje\u00e7are... - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/richard_dawkins.jpg","datePublished":"2017-04-19T12:58:31+00:00","dateModified":"2021-11-27T23:39:29+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/richard_dawkins.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/richard_dawkins.jpg","width":550,"height":312,"caption":"Richard Dawkins"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkencetari-richard-dawkins-leter-te-bijes-10-vjecare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shkenc\u00ebtari Richard Dawkins let\u00ebr t\u00eb bij\u00ebs 10 vje\u00e7are&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11818","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11818"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11818\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73389,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11818\/revisions\/73389"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73387"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11818"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11818"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11818"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}