{"id":11842,"date":"2017-04-19T22:36:40","date_gmt":"2017-04-19T21:36:40","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=11842"},"modified":"2021-11-28T01:14:05","modified_gmt":"2021-11-27T23:14:05","slug":"raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/","title":{"rendered":"Raportimi p\u00ebr situatat e ndjeshme dhe etika mediale"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Musa Sabedini<\/strong> *)<\/p>\n<p>Rasti i Astrit Deharit, Hamdi Sop\u00ebs, Dino Hasanajt dhe disa raste t\u00eb tjera t\u00eb ndjeshme, kan\u00eb shtruar nevoj\u00ebn e ngritjes profesionale t\u00eb t\u00eb gjitha medieve tradicionale e online p\u00ebr t\u00eb pasur ekipe, gazetar\u00eb, apo reporter\u00eb q\u00eb merren enkas me raportimin p\u00ebr krimet dhe dhun\u00ebn, sfer\u00eb kjo aq e ndjeshme saq\u00eb lidhet drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me etik\u00ebn dhe t\u00eb drejtat e njeriut. Edhe rasti i Bajram Rexhepit dhe m\u00ebnyra e plasimit t\u00eb lajmeve, e shoq\u00ebruar edhe me foto, e d\u00ebmtojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb etik\u00ebn mediale. Portalet dhe ata q\u00eb p\u00ebrcjellin ngjarjet q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb reputacionin e individit, shkelin parimet etike dhe mbi t\u00eb gjitha godasin ndjenjat qytetare, duhet t\u00eb ken\u00eb kujdes maksimal, sepse d\u00ebmi moral, profesional dhe ligjor pastaj \u00ebsht\u00eb i pariparuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Krimi, dhuna dhe situatat e ndjeshme, si t\u00eb raportojm\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Raportimi p\u00ebr situatat e ndjeshme, pastaj raportimi p\u00ebr krimet dhe dhun\u00ebn, jan\u00eb pikat m\u00eb delikate p\u00ebr secilin gazetar edhe n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb profesionist i shkath\u00ebt e me p\u00ebrvoj\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb secila media ose secili gazetar do t\u00eb ndihej i lumtur n\u00ebse n\u00eb k\u00ebto raportime zbulohet dhe thuhet e v\u00ebrteta, se fundja k\u00ebt\u00eb synim ka gazetaria.<\/p>\n<p>Por a mund t\u00eb raportojm\u00eb p\u00ebr situatat e ndjeshme, e konfliktuoze, e t\u00eb mos japim paragjykime. Sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur dhe patjet\u00ebr q\u00eb synim dhe q\u00ebllim final mbetet p\u00ebr secil\u00ebn media q\u00eb ta avancoj\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>E arritur e madhe mediale do t\u00eb konsiderohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, n\u00ebse jemi t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm, n\u00ebse kemi kujdes gjat\u00eb raportimit. Lexuesin, shikuesin apo d\u00ebgjuesin duhet ta bindim p\u00ebr lajmet q\u00eb i ofrojm\u00eb dhe t\u00eb mos biem viktim\u00eb e atakimeve t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb fush\u00ebn e etik\u00ebs.<\/p>\n<p>Etika n\u00eb gazetari dhe kodi etik do t\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes i p\u00ebrditsh\u00ebm i \u00e7do gazetari t\u00eb ri, por edhe i atyre me p\u00ebrvoj\u00eb. Tani kur kemi instrumente e institucione t\u00eb shumta q\u00eb na v\u00ebzhgojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb e \u00e7do or\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsia nga plasimi i lajmeve t\u00eb pav\u00ebrteta e t\u00eb pakonfirmuara, \u00ebsht\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Andaj raportimi p\u00ebr krimet, dhun\u00ebn dhe situatat e ndjeshme, padyshim q\u00eb paraqet nj\u00ebr\u00ebn nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb medias, e n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb gazetarit q\u00eb ballafaqohet drejtp\u00ebrdrejt me k\u00ebto situata.<\/p>\n<p>Natyra e krimeve \u00ebsht\u00eb e llojllojshme dhe fenomenet e raportimeve ndryshojn\u00eb nga rasti n\u00eb rast. Gazetari kosovar duhet t\u00eb mendoj\u00eb mir\u00eb kur raporton p\u00ebr situatat e r\u00ebnda n\u00ebp\u00ebr gjykata, p\u00ebr proceset e m\u00ebdha gjyq\u00ebsore, p\u00ebr krimet politike, vrasjet e r\u00ebnda, tragjedit\u00eb familjare, s\u00ebmundjet e r\u00ebnda e zhvillime t\u00eb tjera emocionale.<\/p>\n<p>Detyrimisht, \u00e7do gazetar q\u00eb merret me k\u00ebto fusha, pashmangsh\u00ebm duhet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrgatitur mir\u00eb profesionalisht p\u00ebr t`iu b\u00ebr\u00eb ball\u00eb k\u00ebtyre obligimeve t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Gazetari q\u00eb ka p\u00ebrgatitje fizike, psikologjike, emocionale dhe intelektuale, shum\u00eb m\u00eb leh\u00ebt dhe m\u00eb mir\u00eb i tejkalon k\u00ebto rreziqe.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb jemi gazetar\u00eb pa ndjenja derisa raportojm\u00eb p\u00ebr vrasjet, dhunimet, plagosjet, trazirat, trafikimin, korrupsionin, prostitucionin, por emocionet n\u00eb gazetari dhe paragjykimet gjat\u00eb raportimit, jan\u00eb e keqja m\u00eb e madhe e gazetaris\u00eb.<\/p>\n<p>Isha i befasuar dhe tmerr\u00ebsisht i zhg\u00ebnjyer nga raportimet rreth gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Tituj bombastik, paragjykues dhe mbi t\u00eb gjitha, tituj emocional\u00eb q\u00eb shkelin mbi dinjitetin e individit. Rasti i Bajram Rexhepit hyn\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn e situatave t\u00eb ndjeshme, andaj edhe \u00e7do informacion q\u00eb jepet i pakonfirmuar p\u00ebr sh\u00ebndetin e tij, krijon shqet\u00ebsime etike e ligjore.<\/p>\n<p>\u201cFamiljar\u00ebt e Bajram Rexhepit n\u00eb ankth, mblidhen para intensives\u201d, \u201cJa sa sulme n\u00eb kok\u00eb i ka p\u00ebsuar Bajram Rexhepi\u201d e tituj tjet\u00ebr nga nj\u00eb portal lokal n\u00eb Mitrovic\u00eb, definitivisht shtrojn\u00eb nevoj\u00ebn urgjente q\u00eb themeluesit e k\u00ebtyre mediave online t\u00eb ndjekin trajnime nga fusha e etik\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb turp as marre n\u00ebse gazetar\u00ebt ndjekin shkolla etike q\u00eb organizohen \u00e7do vit nga universitete e kolegje t\u00eb ndryshme n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb edhe portalet e kan\u00eb sistemin e vet\u00eb rregullimit p\u00ebrmes K\u00ebshillit t\u00eb Mediave t\u00eb Shkruara i cili ka nj\u00eb udh\u00ebzues shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, q\u00eb parasheh t\u00eb gjitha detajet dhe m\u00ebnyr\u00ebn e raportimit p\u00ebr situatat e ndjeshme.<\/p>\n<p>Andaj \u00ebsht\u00eb e preferuar q\u00eb \u00e7do gazetar apo themelues i portalit, ta ket\u00eb k\u00ebt\u00eb kod dhe ta lexoj\u00eb e rilexoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb. Un\u00eb pajtohem q\u00eb Bajram Rexhepi \u00ebsht\u00eb figur\u00eb publike dhe realisht \u00ebsht\u00eb interes publik t\u00eb dihet p\u00ebr gjendjen e tij sh\u00ebndet\u00ebsore, por jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kjo deri tashti. Kjo form\u00eb d\u00ebmton edhe at\u00eb pak gazetari t\u00eb mir\u00eb e profesionale q\u00eb e kemi ose e hasim n\u00eb portale.<\/p>\n<p>Mediet dhe gazetar\u00ebt profesionist\u00eb duhet sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb distancohen nga kjo m\u00ebnyr\u00eb e raportimit, e cila nuk arsyetohet ndryshe, pos fitim n\u00eb klikime ose \u201cp\u00ebrfitim\u201d t\u00eb citimeve nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Edhe rasti i Astrit Deharit, Hamdi Sop\u00ebs, Dino Hasanajt, na japin t\u00eb kuptojm\u00eb se mediet kan\u00eb obligim t\u00eb jen\u00eb korrekte gjat\u00eb raportimit. Pavar\u00ebsisht se mediat ishin t\u00eb balancuara n\u00eb rastin e Astrit Deharit, megjithat\u00eb storiet e ndjeshme jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb kryesisht nga gazetar\u00eb t\u00eb rinj dhe t\u00eb pap\u00ebrvoj\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoj se media b\u00ebri nj\u00eb solidarizim masiv n\u00eb rastin Dehari. Media online, TV dhe gazetat u solidarizuan me p\u00ebrpjekjet e familjar\u00ebve q\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkohen fajtor\u00ebt, ose ata q\u00eb manipuluan me disa elemente kryesore q\u00eb vinin nga dyert e hekurta t\u00eb burgut, ku vdiq Astrit Dehari.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e etik\u00ebs n\u00eb gazetarin\u00eb online dhe sjellja etike n\u00eb websajte, sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb ngjall debate dhe diskutime t\u00eb vazhdueshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr standardet etike q\u00eb aplikohen, por p\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb ardhmen e gazetaris\u00eb n\u00eb epok\u00ebn e digjitalizimit dhe gazetaris\u00eb s\u00eb internetit.<\/p>\n<p>Tani jemi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit gazetari dhe nuk na falet n\u00ebse nuk arrijm\u00eb ta pasqyrojm\u00eb t\u00eb kompletuar dhe t\u00eb balancuar \u00e7far\u00ebdo lajmi q\u00eb prek edhe n\u00eb pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ngritja e kapaciteteve njer\u00ebzore, investimi n\u00eb shkollim profesional dhe n\u00eb trajnime t\u00eb vazhdueshme t\u00eb gazetar\u00ebve \u201cgjakftoht\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb rruga e vetme p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar nj\u00eb gazetari q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballej me skena t\u00eb ndryshme nga vendet e krimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, tani ka nj\u00eb standard profesional q\u00eb na b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb raportimet tona t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuara, m\u00eb pak t\u00eb gabuara dhe m\u00eb pak t\u00eb mjegulluara. Gazetaria profesionale dhe ajo hulumtuese q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me raportimet p\u00ebr krimin dhe dhun\u00ebn, bazohet n\u00eb k\u00ebto elemente thelb\u00ebsore: Hulumtimi, Verifikimi dhe Raportimi.<\/p>\n<p>K\u00ebta parametra nuk jan\u00eb ndonj\u00eb \u201calarm\u201d sesi duhet t\u00eb raportojm\u00eb, por para se gjithash na shpjegojn\u00eb se gazetari duhet t\u00eb jet\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr rreziqet dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb kujdes p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb mundet dhe t\u00eb mbaj\u00eb n\u00ebn kontroll situat\u00ebn aq sa \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Rasti i Hamdi Sop\u00ebs, rasti skandaloz i Afrim Zeqirit, trazirat e marsit 2004, rasti i Galib El-Kurdit, djaloshit sirian q\u00eb p\u00ebrloti bot\u00ebn, rasti i Dino Asanajt jan\u00eb vet\u00ebm disa shembuj e raste ku etika \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sprov\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Se si raportuan mediet kosovare p\u00ebr rastin e Hamdi Sop\u00ebs, po citoj vet\u00ebm disa tituj: \u201cVritet n\u00eb rrethana t\u00eb dyshimta Hamdi Sopa, zyrtar p\u00ebr informim n\u00eb Kryeministri\u201d, \u201cArrestohen familjaret e Hamdi Sop\u00ebs\u201d, \u201cHamdi Sopa \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb, arrestohen e shoqja dhe dy vajzat\u201d, \u201cVdekja e zyrtarit Hamdi Sopa, t\u00eb dyshuar gruaja dhe bijat e tij\u201d, \u201cKamera regjistron l\u00ebvizje t\u00eb dyshimta t\u00eb gruas dhe vajzave t\u00eb Hamdi Sop\u00ebs\u201d, \u201cGruaja dhe vajza mohojn\u00eb vrasjen e Hamdi Sop\u00ebs\u201d, \u201cLirohen nga paraburgimi gruaja dhe vajzat e Hamdi Sop\u00ebs\u201d, \u201cHamdi Sop\u00ebn e theri p\u00ebr vdekje vajza e vet narkomane\u201d, \u201cSopa u rr\u00ebzua n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb banj\u00eb\u201d, \u201cHamdi Sopa u vra dhe pik\u00eb\u201d, \u201cHamdi Sopa u vra, nuk u vet\u00ebvra\u201d, \u201cFamilja Sopa demanton raportin e autopsis\u00eb\u201d, \u201cTom\u00eb Gashi: Dino Asanajn e vran\u00eb e Hamdi Sopa u vet\u00ebvra\u201d.<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebta tituj aq bombastik e paragjykues saq\u00eb vet\u00ebm pas nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb mund t`i v\u00ebrejm\u00eb pasojat profesionale e etike.<\/p>\n<p>Gjuha e p\u00ebrdorur n\u00eb mediet online po e denigron gazetarin\u00eb e mir\u00eb<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se interneti, mediat sociale, portalet e shumta kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb revolucion n\u00eb plasimin e lajmeve t\u00eb shpejta, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull me k\u00ebt\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb informuarit.<\/p>\n<p>Mediet online shkaktuan revolucion edhe n\u00eb Kosov\u00eb dhe ende po b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb af\u00ebr lexuesit e shikuesit. Personalisht mendoj se fakti q\u00eb \u00e7do kush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hap nj\u00eb portal dhe t\u00eb mos i n\u00ebnshtrohet asnj\u00eb kodi, asnj\u00eb kriteri profesional, e v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje shum\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>N\u00ebse shikohen portalet, mund t\u00eb shihet se n\u00eb to dominojn\u00eb lajme q\u00eb shkruhen aty p\u00ebr aty n\u00eb facebook.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb brengos\u00ebse n\u00eb mediet online, mbetet gjuha e p\u00ebrdorur. Nga kjo gjuh\u00eb e shfrenuar, m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebrfitojn\u00eb \u201cbudallenjt\u00eb\u201d si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur Umberto Eco. Shkrimet q\u00eb kjo kategori b\u00ebn\u00eb, jan\u00eb t\u00eb nivelit dyt\u00ebsor dhe n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri normale, ato do t\u00eb duhej t\u00eb korrigjoheshin e seleksionoheshin, para se t\u00eb merrnin drit\u00ebn e botimit.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar bindja se nj\u00eb person n\u00ebse posedon facebook, \u00ebsht\u00eb edhe media, \u00ebsht\u00eb edhe gazetar. Ky \u00ebsht\u00eb rreziku m\u00eb i madh i gazetaris\u00eb online. Mediat sociale mund t\u00eb shfryt\u00ebzohen vet\u00ebm si pik\u00ebnisje ose burim i mundsh\u00ebm, por n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb krijohen prej tyre lajme ditore serioze.<\/p>\n<p>Gazetaria Online duhet ta shmang k\u00ebt\u00eb kategori shfryt\u00ebzuesish t\u00eb cil\u00ebt din\u00eb t\u00eb fyejn\u00eb, din\u00eb t\u00eb japin etiketime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Fjalori q\u00eb p\u00ebrdoret nga kjo kategori, si n\u00eb rrjetet sociale, ashtu edhe n\u00eb portale t\u00eb ndryshme, \u00ebsht\u00eb tejet i ul\u00ebt. Aq m\u00eb keq q\u00eb k\u00ebto fyerje p\u00ebrkrahen edhe nga kategori t\u00eb caktuara p\u00ebrdoruesish.<\/p>\n<p>Profesionist\u00ebt e pak\u00ebt n\u00ebp\u00ebr portale e kuptojn\u00eb fare mir\u00eb shqet\u00ebsimin tim, derisa ka nga ata q\u00eb as q\u00eb don\u00eb ta kuptojn\u00eb, sepse u p\u00ebrshtatet m\u00ebnyra e t\u00eb jetuarit n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj gazetarie.<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht gazetat e pakta ditore kan\u00eb hapur edhe portalet e tyre dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb se edhe t\u00eb tjer\u00ebt mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se si t\u00eb plasohen lajmet. Gazetat megjithat\u00eb dallojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sepse kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb gabojn\u00eb m\u00eb pak, ose m\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p>&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;..<br \/>\n<em>Autori \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb UBT n\u00eb deg\u00ebn e medias<br \/>\nAn\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Mediave t\u00eb Shkruara<br \/>\nFitues i kat\u00ebrfisht\u00eb i \u00e7mimit \u201cKorrespondent i vitit\u201d<br \/>\nThemelues i portalit Rajonipress<\/em><\/p>\n<blockquote><p><em>D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim, <strong>Arif Ejupi<\/strong>, gazetar<\/em><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Musa Sabedini *) Rasti i Astrit Deharit, Hamdi Sop\u00ebs, Dino Hasanajt dhe disa raste t\u00eb tjera t\u00eb ndjeshme, kan\u00eb shtruar nevoj\u00ebn e ngritjes profesionale t\u00eb t\u00eb gjitha medieve tradicionale e online p\u00ebr t\u00eb pasur ekipe, gazetar\u00eb, apo reporter\u00eb q\u00eb merren enkas me raportimin p\u00ebr krimet dhe dhun\u00ebn, sfer\u00eb kjo aq e ndjeshme saq\u00eb lidhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36794,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-11842","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Raportimi p\u00ebr situatat e ndjeshme dhe etika mediale - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Raportimi p\u00ebr situatat e ndjeshme dhe etika mediale - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Musa Sabedini *) Rasti i Astrit Deharit, Hamdi Sop\u00ebs, Dino Hasanajt dhe disa raste t\u00eb tjera t\u00eb ndjeshme, kan\u00eb shtruar nevoj\u00ebn e ngritjes profesionale t\u00eb t\u00eb gjitha medieve tradicionale e online p\u00ebr t\u00eb pasur ekipe, gazetar\u00eb, apo reporter\u00eb q\u00eb merren enkas me raportimin p\u00ebr krimet dhe dhun\u00ebn, sfer\u00eb kjo aq e ndjeshme saq\u00eb lidhet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-04-19T21:36:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-11-27T23:14:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/musa_sabedini.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"440\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Raportimi p\u00ebr situatat e ndjeshme dhe etika mediale\",\"datePublished\":\"2017-04-19T21:36:40+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-27T23:14:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\\\/\"},\"wordCount\":1873,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/musa_sabedini.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\\\/\",\"name\":\"Raportimi p\u00ebr situatat e ndjeshme dhe etika mediale - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/musa_sabedini.jpg\",\"datePublished\":\"2017-04-19T21:36:40+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-27T23:14:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/musa_sabedini.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/musa_sabedini.jpg\",\"width\":660,\"height\":440,\"caption\":\"Musa Sabedini\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Raportimi p\u00ebr situatat e ndjeshme dhe etika mediale\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Raportimi p\u00ebr situatat e ndjeshme dhe etika mediale - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Raportimi p\u00ebr situatat e ndjeshme dhe etika mediale - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Musa Sabedini *) Rasti i Astrit Deharit, Hamdi Sop\u00ebs, Dino Hasanajt dhe disa raste t\u00eb tjera t\u00eb ndjeshme, kan\u00eb shtruar nevoj\u00ebn e ngritjes profesionale t\u00eb t\u00eb gjitha medieve tradicionale e online p\u00ebr t\u00eb pasur ekipe, gazetar\u00eb, apo reporter\u00eb q\u00eb merren enkas me raportimin p\u00ebr krimet dhe dhun\u00ebn, sfer\u00eb kjo aq e ndjeshme saq\u00eb lidhet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-04-19T21:36:40+00:00","article_modified_time":"2021-11-27T23:14:05+00:00","og_image":[{"width":660,"height":440,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/musa_sabedini.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Raportimi p\u00ebr situatat e ndjeshme dhe etika mediale","datePublished":"2017-04-19T21:36:40+00:00","dateModified":"2021-11-27T23:14:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/"},"wordCount":1873,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/musa_sabedini.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/","name":"Raportimi p\u00ebr situatat e ndjeshme dhe etika mediale - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/musa_sabedini.jpg","datePublished":"2017-04-19T21:36:40+00:00","dateModified":"2021-11-27T23:14:05+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/musa_sabedini.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/musa_sabedini.jpg","width":660,"height":440,"caption":"Musa Sabedini"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/raportimi-per-situatat-e-ndjeshme-dhe-etika-mediale\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Raportimi p\u00ebr situatat e ndjeshme dhe etika mediale"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11842","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11842"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11842\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73380,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11842\/revisions\/73380"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36794"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11842"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11842"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11842"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}