{"id":12318,"date":"2017-05-16T09:29:29","date_gmt":"2017-05-16T08:29:29","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=12318"},"modified":"2018-02-08T21:04:18","modified_gmt":"2018-02-08T20:04:18","slug":"si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\/","title":{"rendered":"Si e njoh un\u00eb Gurakuqin&#8230;? &#8211; nga Anton Harapi"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><em>D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim, <strong>Gjin Musa<\/strong>, gazetar<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Nd\u00ebr shqiptar\u00eb nuk njoha kend ma hije-leht\u00eb se Luigj Gurakuqin. Kujtimit t&#8217;em nuk i \u00e7faqet nji burr\u00eb si ai: i urt\u00eb, i mendsh\u00ebm e njiheri edhe trim si zana. Personaliteti i tij qe nji krijes\u00eb origjinale, ku shpirti shqipt\u00e0r, i pajisun me kultur\u00eb e qytetnim, shprehej i madh, i nalt\u00eb, fisnik.<\/p>\n<p>K\u00ebte pata fatin me e pas\u00eb mik zemre e shoq pune, bashk\u00ebpuntuer dhe pr\u00ecs: me te p\u00ebrpoq\u00ebm idealet, dam\u00eb g\u00ebzimet e idhnimet: lirija e besimi qi pat\u00ebm shoq me shoq, kaptoi nd\u00ebr hapat ma t\u00eb guxuesh\u00ebm, u ul e p\u00ebrfshini fjal\u00ebt e pun\u00ebt edhe ma t\u00eb zakonshmet: por deri edhe nd\u00ebr k\u00ebto kande t\u00eb jet\u00ebs, ku edhe shpirti i fatosit ka hijet e veta, n\u00eb fundin e zemr\u00ebs s\u00eb tij nuk pash\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 se shka bind\u00eb, t\u00ebrhjek\u00eb e ban p\u00ebr vehte.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Luigjin gjeta njer\u00ecn, hetova shqiptarin. <\/strong><br \/>\nCil\u00ebsit\u00eb e rropamet e shpirtit t\u00eb tij i kam para sysh porsi id\u00e8, porsi simbol, por nuk vehem t&#8217;i p\u00ebrshkruej. Sferat e jet\u00ebs s\u00eb Luigjit, nuk ka pend\u00eb shqiptari qi i p\u00ebrfshin. I zoti nd\u00ebr t\u00eb zot\u00ebt, i madhi nd\u00ebr t\u00eb mdhejt, i miri nd\u00ebr ma t\u00eb mir\u00ebt. Luigj Gurakuqi qe i mbar\u00eb Shqipn\u00ecs, i t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebvet, por Shqipnija nuk qe p\u00ebr t\u00e8.<\/p>\n<p>T\u00eb paren her\u00eb qi m\u00eb r\u00e0 t&#8217;a njoh, ishem end\u00e8 pa hym nd\u00ebr valet e jet\u00ebs. Emzot Do\u00e7i, Pater Fishta e Luigji bisedojshin mbi problemin shqipt\u00e0r. Un\u00eb, si i ri, rrijshem e ndigjojshem pa marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kuvend. Abati don me m\u00eb ba me fol\u00eb, e thot: &#8220;<em>Po ky frati i r\u00ec a merret me \u00e7ashtjen shqiptare? A e don Shqipn\u00ecn?<\/em>&#8221;<\/p>\n<p>Luigji, pa m\u00eb njoft\u00eb e pa m\u00eb dijt\u00eb, si m\u00eb pau ashtu t\u00eb friksuem e t\u00eb turpnuem, mori fjal\u00ebn p\u00ebr mue: &#8220;Po &#8211; tha menjiher\u00eb &#8211; edhe ky e ka p\u00ebr zem\u00ebr atdh\u00e8n, edhe ky tash e jep kontributin e vet, por tash don t\u00eb zaj\u00eb prej nesh&#8221;.<br \/>\nMu ba se m&#8217;u \u00e7el perdja: njohta optimistin e dashamirin e t\u00eb rijvet. Mora zem\u00ebr.<\/p>\n<p>Shkuen vjet\u00eb e vjet\u00eb p\u00e0 u p\u00e0 ma me te. Kur, ja, e gjej n\u00eb Kuvendin e Fran\u00e7eskanvet n\u00eb Troshan, ku i skredituem e i luftuem, me durimin e fatosit, n\u00eb qets\u00ec t\u00eb plot\u00eb, prit\u00ebte t\u00eb dyndeshin ret e zeza t\u00eb goj\u00eb-k\u00ebqivet, t\u00eb ftofej pasjoni i anmiq\u00ebvet, t&#8217;a ndiente Shkodra e Shqipnija nevoj\u00ebn e tij. Nuk e mbaj mend shka fol\u00ebm, por e dij se fol\u00ebm gjat\u00eb, fol\u00ebm me zem\u00ebr n\u00eb dor\u00eb, fol\u00ebm si burrat me kultur\u00eb. K\u00ebte ve\u00e7 mbajta mend, se ishem pjek\u00eb n\u00eb nji njeri me ndies\u00ec t\u00eb nalta shpirtnore.<\/p>\n<p>Sikur nuk mjeroi kur Shkodra pa e njoft\u00eb e p\u00ebrbuzi, ashtu nuk i u rrit mendja kur Shkodra dhe mbar\u00eb Shqipnija brohoriti p\u00ebr te.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb od\u00eb, n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb me te, me jav\u00eb e muej bashk\u00ebpunuem n\u00eb fletoren &#8220;<em>Ora e Maleve<\/em>&#8220;. Aty pash zots\u00ecn\u00eb teorike e praktike, turret e entuzjazmit dhe aft\u00ebs\u00ecn e p\u00ebrqendrimit, superjoritetin e fisnikr\u00ecn\u00eb e tij.<\/p>\n<p>&#8211; Luigj, i thom nji dit\u00eb: Ne me pend\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebt me pushk\u00eb, ne me fjal\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebt me plumb, tash po na e dalin e na lan\u00eb n\u00eb z\u00e0ll ne me gjith\u00eb Shqipn\u00ec!? E at\u00ebher\u00eb kush e pat e pat, e mjer\u00eb kush i han shpina dh\u00e8!<br \/>\n&#8211; <em>Ani, tha, p\u00ebrzot&#8217;a: le t\u00eb na vrasin, se un\u00eb Shqipnin nuk due t&#8217;a ngrehi mbi gjaqe e intriga, por mbi id\u00e8 dhe mbi ndies\u00ec.<\/em><\/p>\n<p>Nuk kam marr\u00eb kurrnji sh\u00ebnim p\u00ebrmbi ato koh\u00eb v\u00ebrt\u00e8 ideale, k\u00ebtu vet\u00ebm due t\u00eb p\u00ebrtr\u00ecj disa nd\u00ebr kujtime t\u00eb \u00e7mueshme qi shpirti i em ruejti mbi ket\u00eb shqipt\u00e0r v\u00ebrt\u00e8 t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ishte koha e zgjedhjevet. Entuzjazmi i yn\u00eb kishte shti, deri n\u00eb popullin e ul\u00ebt, nji interesim t\u00eb gjall\u00eb. Lufta elektorale vlonte, njimend e qet\u00eb dhe e organizueme, por me t\u00eb tan\u00eb intensitetin e vet. Kurr Shkodra me rrethe nuk u gjet n\u00eb nji l\u00ebvizje ma ideale, ma t\u00eb madhe e ma t\u00eb organizueme. Ishte e para her\u00eb qi muhamedan\u00eb e katolik\u00eb t\u00eb lidhun sinqerisht n\u00eb njen\u00ebn an\u00eb e muhamedan\u00eb e katolik\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn an\u00eb, Opozit\u00eb e Popullore, luftojshin shoq me shoq si nd\u00ebr vende t\u00eb qytetnueme, jo me arm\u00eb, por me fjal\u00ebn e lir\u00eb e me propagand\u00eb.<\/p>\n<p>Ne e kishim shpall\u00eb list\u00ebn e deputet\u00ebvet. I kishim ba llogar\u00ect dhe me sigur\u00ec p\u00ebrfundojshim me fitim, deri n\u00eb nji kandidat. Nat\u00ebn e zgjedhjevet kund\u00ebrshtar\u00ebt na \u00e7ojn\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr nji kompromis, po desh\u00ebm t&#8217;a qesim at\u00eb deputet. Kjo pun\u00eb ve\u00e7 nuk kishte si mu u ba pa nji dredh\u00ec, qi ishte tradht\u00ec. Qe kush tha se do ba dredhija mbasi qellimi ishte i shejt\u00eb. Nguli kamb\u00eb Luigji: Kurr\u00ebn e kurr\u00ebs &#8211; tha &#8211; nuk e pranoj intrig\u00ebn, me dijt\u00eb se e bjerrim krejt \u00e7ashtjen nd\u00ebr zgjedhje!<br \/>\nQe i ndersh\u00ebm e burr\u00eb n\u00eb veshtrim te fjal\u00ebs. Si ai&#8230;<\/p>\n<p>Kishin shti njer\u00ecn m&#8217;e e vr\u00e0. Merr vesht se kush asht. E k\u00ebrkon dhe e gjen nat\u00ebn tue k\u00ebthye n\u00eb sht\u00ebpi, vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebm n\u00eb rrug\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen me buz\u00ebqeshje dhe me nji qet\u00ebsi t\u00eb kand\u00ebshme shpirti m\u00eb kallxon:<br \/>\n&#8211; Pater Anton, e bana duelin! Mbram\u00eb u ndesha me N.N., i dola para dhe me dor\u00eb n\u00eb revolver i thash\u00eb: N\u00eb qofsh burr\u00eb, m\u00eb vr\u00e0 njitash, se sa p\u00ebr mbas gardhi qet pushk\u00eb edhe i dobti.<br \/>\n&#8211; Po shka bani? Shka t\u00eb tha? Si u ndave sh\u00ebndosh? &#8211; K\u00ebshtu un\u00eb g\u00ebzuesh\u00ebm, por turrsh\u00ebm.<br \/>\n&#8211; Uli fjal\u00ebt, tha, e m\u00eb bani b\u00e8 e rr\u00ebf\u00e8 se nuk do t\u00eb m\u00eb vrit\u00ebte n\u00eb kurrnji m\u00ebnyr\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po ti&#8230;?<br \/>\n&#8211; Shko, i thash\u00eb, se megjith\u00ebse mundem me t\u00eb vr\u00e0, po t\u00eb fali, jo p\u00ebr b\u00e8 rrejsh\u00ebm qi po ban, por pse nuk asht burrn\u00ec p\u00ebr mue me shti n\u00eb nji njer\u00ec t\u00eb lig sikurse ty.<\/p>\n<p><strong>Luigji qe v\u00ebrt\u00e8 trim, por trim i urt\u00eb e fisnik.<\/strong><\/p>\n<p>Njimend nuk kishte t\u00eb holla p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb njeri mbas vehtes, por nuk donte t&#8217;a marr\u00eb as kur me l\u00ebmoshe t&#8217;atyne qi e \u00e7mojshin dhe e dojshin, i a imponova gadi p\u00ebrdhuni.<br \/>\n&#8211; Po pse, more Luigj, ti k\u00ebshtu po don me e marr\u00eb n\u00eb qaf\u00eb vehten dhe t\u00eb gjith\u00eb ndjek\u00ebsit e t\u00f9?<br \/>\n&#8211; Pater Anton &#8211; m\u00eb thonte me gjitha ndiesit e zemres &#8211; m&#8217;asht mbush\u00eb mendja se e para pushk\u00eb nuk m\u00eb mbyt\u00eb, e sa p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn e shprazi vet\u00eb.<br \/>\nMbasi e provoi njer\u00ecn qi i dhash\u00eb roj\u00eb mbas vehtes, t\u00eb tan g\u00ebzim m\u00eb tha: P. Anton, me k\u00ebsi burrash, po, mund t&#8217;a bajm\u00eb Shqipnin!<\/p>\n<p>Kur prekej n\u00eb diellin e vet ishte entuzjast i madh, u derdhte n\u00eb nji optimiz\u00ebm te \u00e7udit\u00ebsh\u00ebm, gati me than\u00eb t\u00eb tepruem.<\/p>\n<p>Ashtu si ishim t\u00eb p\u00ebrveshun tue shkrue, ai n\u00eb njen\u00ebn an\u00eb t\u00eb tryez\u00ebs e un\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, vjen postari dhe i dor\u00ebzon nji telegram. Porsa e \u00e7eli, ngeli me te n\u00eb dor\u00eb. P\u00ebrdihet e p\u00ebrmblidhet n\u00eb vetvehte. Si e shoh ashtu t\u00eb pr\u00e8m, e pyes:<br \/>\n&#8211; Shka asht, Luigj?<br \/>\n&#8211; Na kan\u00eb fik\u00eb P. Anton; ja, e kan\u00eb shpall\u00eb revolucjonin atje ne Vlon\u00eb deputet\u00ebt t&#8217;an\u00eb, por asht e kot\u00eb t\u00eb qajm\u00eb; duhet t\u00eb jemi solidar\u00eb me shok\u00eb; \u00e7ou t\u00eb fillojm\u00eb edhe ne.<\/p>\n<p>Larg-pam\u00ebs dhe i kujtuesh\u00ebm, superjoriteti i shpirtit t\u00eb tij kap\u00ebrcente sfer\u00ebn e nji karakteri t\u00eb zakonsh\u00ebm; ai, p\u00ebr bes\u00eb e burrn\u00ec, qe i zoti t\u00eb veproj\u00eb edhe kundra bindjes s\u00eb vet.<\/p>\n<p>Ishte emnue Minist\u00ebr i Financaxet e nuk kishte t\u00eb holla as sa me shkue n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\n&#8211; P. Anton &#8211; m\u00eb thot &#8211; m&#8217;i jep dhet\u00eb napoljona uh\u00e0, se p\u00ebr fjal\u00eb t\u00eb nderit po m\u00eb vjen turp me i a lyp kujt, mbasi nuk m&#8217;a zen bes\u00eb kush.<br \/>\nEdhe von\u00eb m&#8217;i pagoi, jo pse nuk donte a pse harronte, por pse nuk i tepronte gja n\u00eb xhep prej rrog\u00ebs si minist\u00ebr. Shpirtin plot e xhepin that\u00eb, rroi pernjimend i vorf\u00ebn, pse v\u00ebrt\u00e8 idealist i past\u00ebr.<\/p>\n<p>Kishte nji mamendje t\u00eb \u00e7udit\u00ebshme. Nuk mbante &#8220;notes&#8221; me vehte, as nuk merrte ndonjiher\u00eb sh\u00ebnime p\u00ebr mos me harrue. Nji dit\u00eb e nguca fort n\u00eb ket\u00eb pik\u00eb dhe i u vuna tep\u00ebr t\u00eb mirrte sh\u00ebnim p\u00ebr nji pun\u00eb.<br \/>\n&#8211; M\u00eb prov\u00f2 &#8211; tha- Pater Anton, a shkruej gja p\u00ebr mos me harrue, dhe a harroj gja, kur thom &#8220;po&#8221;.<br \/>\nE provova dhe m\u00eb duel ashtu.<\/p>\n<p>Si u kthye Opozita, shkova dhe e ndesha. Me lirin e zakonshme, turrshem i baj dy pyetje t\u00eb thata, por t\u00eb forta:<br \/>\n&#8211; Si me falimentue k\u00ebshtu, Luigj? Si me dal\u00eb e me hik\u00eb Ju tash prej Shqipnije?<br \/>\nKishte vdek\u00eb n\u00eb kamb\u00eb burri i dheut; me e pas\u00eb pr\u00e8 gjak s&#8217;kishte qit\u00eb. U kuq, i u muer goja, sht\u00ebrngoi buz\u00ebt e i dha vehtes:<br \/>\n&#8211; P. Anton &#8211; tha &#8211; na kan\u00eb skreditue tep\u00ebr keqas, na kan\u00eb deklarue komunista n&#8217;opinjon publik t&#8217;Europ\u00ebs! P\u00ebr Zotin, nuk due t\u00eb hiki, por po ndeja un\u00eb k\u00ebtu, e dij se derdhet gjak, e derdhet kot. T\u00eb kishte pse, nuk po shikojshem fort p\u00ebr gjak qi derdhet, se ma p\u00ebr vehte jo se jo, por po me vjen si tradht\u00ec t&#8217;a marr n\u00eb qaf\u00eb popullin e shkret\u00eb.<\/p>\n<p>Doli dhe e la Shqipn\u00ecn, p\u00ebr t\u00eb mbramen her\u00eb.<br \/>\nN\u00eb Brindisi nji fletor\u00e0r del t&#8217;a ndesh\u00eb dhe i k\u00ebrkon nji intervist\u00eb. E mbaj mend, se n&#8217;at\u00eb ras\u00eb tha nji fjal\u00eb, qi qe testamenti i tij: &#8220;Partit e rrym\u00ebt shkojn\u00eb e vijn\u00eb, por don me than\u00eb shum\u00eb, se me kaq Shqipnija e humbi Pavarsin e vet&#8221;.<\/p>\n<p>Luigj, p\u00ebrmallsh\u00ebm t\u00eb falem! Me t\u00eb gjitha ndiesit e zemr\u00ebs t\u00eb kujtoj! N\u00eb kujtimin t&#8217;\u00e8m, p\u00ebr pa vdek\u00eb nuk t\u00eb l\u00ebshoj! Ti njimend q\u00e8, por edhe j\u00e8. Njimend nuk lae as b\u00ecr as bij\u00eb; nuk shkrove shum\u00eb, as nuk u ndjeve aq fort: e po me ket\u00eb modest\u00ec t&#8217;anden lae trashigim t\u00eb pavdeksh\u00ebm nji ideal t\u00eb mishnuem, nji jet\u00eb t\u00eb dej\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00eb; madhn\u00ecn e shpirtit shqipt\u00e0r ti e shprehe n\u00eb t\u00eb tan\u00eb vler\u00ebn, sinqeritetin e v\u00ebrtets\u00ecn e vet. Ti vdiqe Luigj! Kjo asht kunora, qi n\u00eb ket\u00eb p\u00ebrkujtim due t\u00eb v\u00e8 mbi vorrin t&#8217;and: I njejt\u00eb, i pa dang\u00eb si n\u00eb jet\u00eb si n\u00eb vdekje! Pas\u00ebt kush t\u00eb ndjek\u00ebt!<\/p>\n<p><em>P. Anton Harapi<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim, Gjin Musa, gazetar Nd\u00ebr shqiptar\u00eb nuk njoha kend ma hije-leht\u00eb se Luigj Gurakuqin. Kujtimit t&#8217;em nuk i \u00e7faqet nji burr\u00eb si ai: i urt\u00eb, i mendsh\u00ebm e njiheri edhe trim si zana. Personaliteti i tij qe nji krijes\u00eb origjinale, ku shpirti shqipt\u00e0r, i pajisun me kultur\u00eb e qytetnim, shprehej i madh, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-12318","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Si e njoh un\u00eb Gurakuqin...? - nga Anton Harapi - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Si e njoh un\u00eb Gurakuqin...? - nga Anton Harapi - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim, Gjin Musa, gazetar Nd\u00ebr shqiptar\u00eb nuk njoha kend ma hije-leht\u00eb se Luigj Gurakuqin. Kujtimit t&#8217;em nuk i \u00e7faqet nji burr\u00eb si ai: i urt\u00eb, i mendsh\u00ebm e njiheri edhe trim si zana. Personaliteti i tij qe nji krijes\u00eb origjinale, ku shpirti shqipt\u00e0r, i pajisun me kultur\u00eb e qytetnim, shprehej i madh, i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-05-16T08:29:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-02-08T20:04:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Si e njoh un\u00eb Gurakuqin&#8230;? &#8211; nga Anton Harapi\",\"datePublished\":\"2017-05-16T08:29:29+00:00\",\"dateModified\":\"2018-02-08T20:04:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\\\/\"},\"wordCount\":1880,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\\\/\",\"name\":\"Si e njoh un\u00eb Gurakuqin...? - nga Anton Harapi - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2017-05-16T08:29:29+00:00\",\"dateModified\":\"2018-02-08T20:04:18+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si e njoh un\u00eb Gurakuqin&#8230;? &#8211; nga Anton Harapi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si e njoh un\u00eb Gurakuqin...? - nga Anton Harapi - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Si e njoh un\u00eb Gurakuqin...? - nga Anton Harapi - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim, Gjin Musa, gazetar Nd\u00ebr shqiptar\u00eb nuk njoha kend ma hije-leht\u00eb se Luigj Gurakuqin. Kujtimit t&#8217;em nuk i \u00e7faqet nji burr\u00eb si ai: i urt\u00eb, i mendsh\u00ebm e njiheri edhe trim si zana. Personaliteti i tij qe nji krijes\u00eb origjinale, ku shpirti shqipt\u00e0r, i pajisun me kultur\u00eb e qytetnim, shprehej i madh, i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-05-16T08:29:29+00:00","article_modified_time":"2018-02-08T20:04:18+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Si e njoh un\u00eb Gurakuqin&#8230;? &#8211; nga Anton Harapi","datePublished":"2017-05-16T08:29:29+00:00","dateModified":"2018-02-08T20:04:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\/"},"wordCount":1880,"commentCount":0,"articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\/","name":"Si e njoh un\u00eb Gurakuqin...? - nga Anton Harapi - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2017-05-16T08:29:29+00:00","dateModified":"2018-02-08T20:04:18+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-njoh-une-gurakuqin-nga-anton-harapi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si e njoh un\u00eb Gurakuqin&#8230;? &#8211; nga Anton Harapi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12318","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12318"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12318\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}