{"id":12387,"date":"2017-05-18T09:46:12","date_gmt":"2017-05-18T08:46:12","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=12387"},"modified":"2018-02-08T20:50:23","modified_gmt":"2018-02-08T19:50:23","slug":"dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/","title":{"rendered":"DHUNA MENDORE DHE PATURP\u00cbSIA E SHKAKTAR\u00cbVE T\u00cb SAJ"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>N\u00eb nj\u00eb moment d\u00ebshprimi para Teatrit n\u00eb Pej\u00eb-me libra n\u00eb dor\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Brahim Avdyli\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2013\/brahim_avdyli.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/><strong>Brahim AVDYLI<\/strong>:<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em><strong>V\u00cbSHTRIM<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>MBI NJ\u00cb FENOMEN T\u00cb D\u00cbMSH\u00cbM<br \/>\nT\u00cb NATYR\u00cbS E T\u00cb MENDIMIT SHQIPTAR<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga dukurit\u00eb m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara n\u00eb kultur\u00ebn dhe mendimin shqiptar, ka paraqitur dhe paraqet dukuria e vjedhjes s\u00eb ideve, mendimeve e t\u00eb vler\u00ebsi-meve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, dukuri kjo q\u00eb ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb \u00e7uditshme.<br \/>\nNdon\u00ebse kjo dukuri \u00ebsht\u00eb dhe ka qen\u00eb prezente edhe te popuj e kombe t\u00eb tjera, ajo q\u00eb e dallon prirjen e d\u00ebmshme t\u00eb vjedhjes s\u00eb mendimeve t\u00eb huaja tek ne, shqiptar\u00ebt, nga bota, \u00ebsht\u00eb fakti se nd\u00ebrsa n\u00eb bot\u00ebn e gj\u00ebr\u00eb ndodh\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb zhvillimit t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm t\u00eb vet ides\u00eb, tek ne, ajo b\u00ebhet me q\u00ebllim t\u00eb pengimit publik; t\u00eb daljes n\u00eb shesh t\u00eb k\u00ebtyre ideve, kush \u00ebsht\u00eb ai z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i par\u00eb; pra b\u00ebhet me q\u00ebllim t\u00eb paralizimit t\u00eb tyre.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb dukuri t\u00eb sh\u00ebmtuar mjerisht po e shfryt\u00ebzojn\u00eb klika t\u00eb caktuara q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr synim stagnimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb kombit shqiptar dhe ruajtjen e &#8220;status quo&#8221;-s\u00eb. Sapo t\u00eb guxoj\u00eb njeriu t\u00eb paraqes\u00eb dikund nj\u00eb ide t\u00eb re, t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb klikave prepotente t\u00eb s\u00eb djeshmes, q\u00eb sot na jan\u00eb b\u00ebr\u00eb demokrat\u00eb specialist\u00eb, ka p\u00ebr tu ngritur q\u00eb para tij nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sorollop\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb p\u00ebshp\u00ebritur pothuaj t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra, vet\u00ebm se pa at\u00eb t\u00eb &#8220;ren\u00eb&#8221; e ideatorit t\u00eb par\u00eb, apo me nj\u00eb t\u00eb &#8220;re&#8221; tjet\u00ebr, q\u00eb e shpie syrin dhe v\u00ebmendjen e opinionit n\u00eb an\u00ebn e kund\u00ebrt, natyrisht, duke e hudhur si t\u00eb pavler\u00eb, t\u00eb gabuesh\u00ebm apo p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs mendimin burimor.<br \/>\nKy lloj i plagiatit, apo m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb i dhun\u00ebs mendore, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me fjal\u00ebn e shkruar artistike, por edhe me mendimin politik e t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Te ne shqiptar\u00ebt kjo dukuri paraqitet kryesisht si p\u00ebrpjekje e zbutjes s\u00eb k\u00ebrkesave politike t\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb ndrysh\u00ebm; zvoglimit maksimal t\u00eb efektit pozitiv t\u00eb ideve t\u00eb tyre te masat e gj\u00ebra t\u00eb popullit; izolimit t\u00eb tyre t\u00eb t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm, d\u00ebshprimit apo vet\u00ebd\u00ebshprimit si form\u00eb e &#8220;terapis\u00eb speciale\u201c p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga mendimet e tyre, dhe zbehjes s\u00eb konstatimeve t\u00eb analizave t\u00eb tyre kritike. T\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra kan\u00eb vet\u00ebm prapavij\u00eb politike, dhe synojn\u00eb paralizimin e t\u00eb gjitha k\u00ebtyre ideve (apo iniciativave), t\u00eb cilat nuk g\u00ebzojn\u00eb miradin\u00eb e qerthujve t\u00eb caktuar politik, apo q\u00eb nuk \u00e7ojn\u00eb uj n\u00eb mulli t\u00eb k\u00ebtyre klikave. Shantazhet e tilla organizohen thell\u00eb n\u00eb prapavij\u00eb p\u00ebrmes dor\u00ebs s\u00eb tret\u00eb dhe kusht\u00ebzojn\u00eb regresin ton\u00eb mendor, kulturor e politik.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><a href=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/faksimile_nga_publikimi_ne_revisten_qendresa.jpg\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Faksimile nga publikimi i revist\u00ebs Q\u00ebndresa-Nr.12-13\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/faksimile_nga_publikimi_ne_revisten_qendresa.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/a><strong><em>Faksimile nga publikimi i revist\u00ebs Q\u00ebndresa-Nr.12-13, Maj-Qershor 1994<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Mjerisht, k\u00ebtij fenomeni t\u00eb turpsh\u00ebm i sh\u00ebrben fakti se te shqiptar\u00ebt nuk ka egzistuar dhe nuk po kultivohet kritika krahasimtare (komparativiste), si dhe mungesa e nj\u00eb instance adekuate, e cila do t\u00eb merrej me \u00e7\u00ebshtjet e autor\u00ebsis\u00eb. Pra, kritika krahasimtare do t\u00eb shqyrtonte \u00e7\u00ebshtjen e ndikimeve, koin\u00e7idencave apo t\u00eb plagiateve n\u00eb fushat e mendimit, dhe do t\u00eb vendoste n\u00eb vend personalitetin e mendimtar\u00ebve t\u00eb d\u00ebmtuar, duke ua dh\u00ebn\u00eb atyre vendin q\u00eb e meritojn\u00eb para opinionit t\u00eb vet. Instanca e cekur m\u00eb lart\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb siguronte mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb shprehjes e t\u00eb mendimit.<br \/>\nSe krijuesit ndikohen dhe inspirohen nga nj\u00ebri-tjetri kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e ditur dhe e lejuar, por q\u00eb krijuesit t\u00eb shfryt\u00ebzohen pandershm\u00ebrisht nga nj\u00eb kategori mediokrat\u00ebsh, nga &#8220;talentet&#8221; e shteruara, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb vet\u00eb krijimtaris\u00eb e t\u00eb progresit, kjo nuk guxon t\u00eb ndodh\u00eb te asnj\u00eb popull.<br \/>\nZat\u00ebn, k\u00ebto mediokritete jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb af\u00ebr mjeteve t\u00eb informimit dhe d\u00ebp\u00ebrtojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb me idet\u00eb e pla\u00e7kitura; jan\u00eb m\u00eb af\u00ebr parave dhe mund t`i materializonj\u00eb m\u00eb par\u00eb se autor\u00ebt; din\u00eb t\u00eb ngriten n\u00eb maje t\u00eb piramidave dhe t\u00eb diktojn\u00eb nga maja e tyre gj\u00ebm\u00ebn shkatruese; imponohen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kultur\u00ebs dhe mund t\u00eb luajn\u00eb loj\u00ebra t\u00eb tilla prapa velit t\u00eb saj. Ata jan\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb inskenuar drama p\u00ebr krijuesit dhe mendimtar\u00ebt e sinqert\u00eb, p\u00ebr t`i v\u00ebn\u00eb ata n\u00eb pozita qesharake e t\u00eb palakmuara, dhe s\u00eb fundit edhe p\u00ebr t`i persekutuar apo p\u00ebr t`i privuar nga jeta publike.<br \/>\nKeqp\u00ebrdorimi i mendimit t\u00eb tjetrit te ne shqiptar\u00ebt ka nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb lasht\u00eb e t\u00eb p\u00ebrgjakshme. Ai vie n\u00eb shprehje jo vet\u00ebm n\u00eb saje t\u00eb karakterit tep\u00ebr spekulativ t\u00eb shum\u00eb prej emrave t\u00eb imponuar n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb publike, t\u00eb cil\u00ebt zot\u00ebrojn\u00eb prirje t\u00eb rrall\u00eb prej shp\u00ebrdoruesish me mungesa t\u00eb skajshme t\u00eb sinqeritetit e t\u00eb nd\u00ebrgjegjes. Duke iu faleminderuar naivitetit t\u00eb lexuesve tan\u00eb, shkall\u00ebs relativisht t\u00eb ult\u00eb t\u00eb zhvillimit ton\u00eb si komb, vie informimi i pa-pamjaftuar i qytetarit ton\u00eb. E t\u00ebr\u00eb kjo dram\u00eb, n\u00ebp\u00ebr skenat dhe prapaskenat e s\u00eb cil\u00ebs mjaft z\u00ebra origjinal e p\u00ebrparimtar persekutohen e diskriminohen; shukaten e ndrydhen; shpifen, vidhen e implikohen; etj. zhvillohet pik\u00ebrisht n\u00eb saje t\u00eb mosinteresimit t\u00eb njeriut ton\u00eb, pra t\u00eb qytetarit, p\u00ebr t\u00eb hulumtuar origjinalen, autoktonen, vler\u00ebn e mir\u00ebfillt\u00eb dhe p\u00ebrtacin\u00eb e tij p\u00ebr ta mbrojtur ate. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb prirje e \u00e7uditshme dhe e pa shpjegim. Njer\u00ebzit tan\u00eb m\u00eb leht\u00eb e pranojn\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebn se sa t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn; m\u00eb leht\u00eb e mir\u00ebnjohin falsitetin se t\u00eb bukur\u00ebn; m\u00eb af\u00ebr i rrin\u00eb t\u00eb keqes s\u00eb stolisur se sa t\u00eb mir\u00ebs lakuriqe. Jo rrall\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb od\u00ebs i v\u00ebn\u00eb trilluesit, demagog\u00ebt, armiqt\u00eb e liris\u00eb e t\u00eb p\u00ebrparimit.<br \/>\nKy nivel i ult\u00eb i lexuesve tan\u00eb, por edhe numri shum\u00eb i vog\u00ebl i atyre q\u00eb lexojn\u00eb, qoft\u00eb edhe nj\u00ebanshm\u00ebrisht; e posa\u00e7\u00ebrisht mungesa e nj\u00eb kritike t\u00eb komparacionit n\u00eb letrat tona, ua mund\u00ebsojn\u00eb matrapaz\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb manipulojn\u00eb me idet\u00eb dhe mendimet e huaja, duke e shtypur apo duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb pozita qesharake, pra n\u00eb rrethana tejet t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb krijimtaris\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin kryesor t\u00eb tyre.<br \/>\nJo rast\u00ebsisht prandaj sapo t\u00eb filloj\u00eb dikush p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb konstrukt t\u00eb ri terminologjik apo nj\u00eb sintagm\u00eb artistike, dalin dhjetra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mbushin faqet e shtypit (madje edhe t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja) me t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra, t\u00eb v\u00ebna gati n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjten radhitje, her\u00eb-her\u00eb n\u00eb kontekste t\u00eb ndryshme. T\u00eb shumt\u00ebn, jan\u00eb vet\u00eb redaktor\u00ebt, recensent\u00ebt, gazetar\u00ebt ata q\u00eb i keqp\u00ebrdorin kompetencat e veta; jan\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb kan\u00eb kusht\u00ebzuar heshtjen e pendave t\u00eb caktuara p\u00ebrgjat\u00eb shum\u00eb vitesh; q\u00eb kan\u00eb kusht\u00ebzuar &#8220;harrimin&#8221; e veprave t\u00eb krijuesve m\u00eb t\u00eb rinj e m\u00eb t\u00eb talentuar me urdh\u00ebrin e pushtetit apo nga gjelozit\u00eb personale\u2026 Pra, ata q\u00eb duke vjelur materialet e t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb pambrojtur e t\u00eb pa mbules\u00eb politike, i kan\u00eb etiketuar dhe p\u00ebshtyr\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm autor\u00ebt e tyre- dje si nacionalist\u00eb e irredentist\u00eb, sot si antidemokrat\u00eb e karierist\u00eb&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Natafshihet parazbardhjes s\u00eb drit\u00ebs\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/nata_fshihet_para_zbardhjes_se_drites.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><strong><em>Sa di t\u00eb fsheh\u00eb nata para zbardhjes s\u00eb drit\u00ebs<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Jo rast\u00ebsisht, sapo t\u00eb z\u00eb n\u00eb goj\u00eb njeriu i yn\u00eb ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb madhe, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr kombin, si psh. &#8220;kuvend komb\u00ebtar&#8221; apo &#8220;unitet komb\u00ebtar&#8221;, &#8220;l\u00ebvizje komb\u00ebtare&#8221; apo &#8220;gjith\u00ebkomb\u00ebtare&#8221;, &#8220;strategji p\u00ebr bashkim&#8221;, &#8220;politik\u00eb bashkimi&#8221; apo &#8220;shp\u00ebtimi komb\u00ebtar shqiptar&#8221; ngarendin grumbuj &#8220;gjenish&#8221; t\u00eb predestinuar p\u00ebr t`i l\u00ebn\u00eb n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, mu si\u00e7 d\u00ebshirojn\u00eb vet penguesit legal\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve, e duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu pun\u00ebn e armikut e jo kurrsesi t\u00eb atdhetarit. Jan\u00eb ata q\u00eb, krahas gurthyesve t\u00eb hapur politik, i l\u00ebn\u00eb frer\u00ebt e kombit p\u00ebr dh\u00e9 e q\u00eb po e thyejn\u00eb unitetin dhe moralin e masave. Jan\u00eb ata q\u00eb marrin flamurin e aktiviteteve kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb duar prej duarve t\u00eb rinis\u00eb, vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u00eb mos ia l\u00ebn\u00eb kurrsesi n\u00eb duart e saja, e duke e braktisur pa vones\u00eb e duke e hedhur n\u00ebp\u00ebr balt\u00eb. Jan\u00eb ata q\u00eb e ndihmojn\u00eb reakcionin e brendsh\u00ebm politik antikomb\u00ebtar me sjelljen e vet, e jan\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtes gjenerat\u00eb shkat\u00ebrruese; jan\u00eb ata q\u00eb edhe &#8220;mjeshtrin\u00eb e shkrimit&#8221;, por edhe karier\u00ebn e vet\u00eb, e kan\u00eb filluar dikur s\u00ebbashku, n\u00ebn t\u00eb nj\u00ebtin ndikim politik; gjenerat\u00eb pra e cila, sadoq\u00eb mund t\u00eb grindet pak ndermjet veti nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ngritet kund\u00ebr dhe t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\nJo rast\u00ebsisht, por me miradin\u00eb e fsheht\u00eb e t\u00eb hapur t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre, sapo t\u00eb dal\u00eb njeriu me nj\u00eb vizion tjet\u00ebr politik, p\u00ebrqar\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, intrigant\u00ebt m\u00eb perfid\u00eb, kodosh\u00ebt m\u00eb t\u00eb paturpsh\u00ebm aktivizohen e t\u00eb sulmojn\u00eb n\u00eb \u00e7do \u00e7ast para publikut dhe t\u00eb l\u00ebn\u00eb \u201efajtor\u00eb\u201c; t\u00eb thon\u00eb se je p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arje e veprim antikomb\u00ebtar, p\u00ebr romantiz\u00ebm e p\u00ebr anakroniz\u00ebm, p\u00ebr destruktivitet e kush e di se p\u00ebr \u00e7ka tjet\u00ebr \u201eb\u00ebhet fjal\u00eb\u201c.<br \/>\nDhe, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb habia m\u00eb e madhe, qudia vet\u00eb, brendia m\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb e k\u00ebtyre shkrimeve t\u00eb &#8220;d\u00ebnuara&#8221; kopjohet e ribotohet n\u00eb revista t\u00eb tjera, t\u00eb n\u00ebnshkruara me emra autor\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt pjes\u00ebrisht kan\u00eb qen\u00eb pozitiv\u00eb, e q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb komplekse dalin kryeput n\u00eb rolin e dubler\u00ebve t\u00eb ndonj\u00eb emri m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb letrat shqipe.<br \/>\nE gjith\u00eb kjo l\u00ebm\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm nga etja p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka, p\u00ebr t`u zgjedhur n\u00eb ndonj\u00eb forum, k\u00ebshill, institucion, apo n\u00eb munges\u00eb inspiracioni. K\u00ebtu ka vet\u00ebm nj\u00eb tendenc\u00eb politike, tendenc\u00eb t\u00eb nj\u00eb gjenerate p\u00ebr t\u00eb uzurpuar mendimin e gjeneratave m\u00eb t\u00eb reja, p\u00ebr t\u00eb shabllonizuar rrjedhat e reja politike sipas orekseve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb fuqive, p\u00ebr t\u00eb pamund\u00ebsuar artikullimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb mendimit p\u00ebrparimtar, gj\u00ebra k\u00ebto q\u00eb kryesisht e pengojn\u00eb renesanc\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mendimit shqiptar, zhvillimin e natyrsh\u00ebm e kualitativ t\u00eb filozofive t\u00eb reja t\u00eb s\u00eb nes\u00ebrmes; q\u00eb pengojn\u00eb kryesisht realizimin e aspiratave komb\u00ebtare gjith\u00ebshqiptare, sepse krijuesit e mir\u00ebfillt\u00eb i nxjerr\u00eb jashta mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb komunikojn\u00eb me popullin, q\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb me frym\u00ebn e re t\u00eb ideve t\u00eb tyre.<br \/>\nPamund\u00ebsia q\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e par\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb &#8220;k\u00ebshillin themelues&#8221;, zakonisht ka kusht\u00ebzuar dhe po kusht\u00ebzon q\u00eb forca t\u00eb caktuara, gati t\u00eb korruptuara t\u00eb luajn\u00eb me interesat komb\u00ebtare dhe t\u00eb popullit; t\u00eb luajn\u00eb me bot\u00ebn morale dhe shpirt\u00ebrore t\u00eb shqiptar\u00ebve; t\u00eb kthehet politika n\u00eb tradh\u00ebti, t\u00eb kthehen organizmat politik\u00eb n\u00eb resurse materiale dhe n\u00eb mjete pasurimi e t\u00eb turizmit politik; t\u00eb luhet me lirin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e kombit ton\u00eb, duke ia pla\u00e7kitur popullit edhe pik\u00ebn e fundit t\u00eb vullnetit\u2026<br \/>\nKjo konjuktur\u00eb pseudo-intelektual\u00ebsh, pseudogazetar\u00ebsh, pseudopatri-ot\u00ebsh, pseudokrijuesish, e shet veten shum\u00eb shtrenjt\u00eb para syrit t\u00eb verbuar t\u00eb popullit, duke defiluar para tij me rrobe t\u00eb vjedhura prej engjujsh, po e vonon \u00e7lirimin e mendimit, forcimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb shprehjes, defilimin e past\u00ebrt e t\u00eb merituar t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb ndershme e t\u00eb pa kompromis n\u00eb \u00e7do drejtim, dhe jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb vin\u00eb deri te pikat kyqe, te sht\u00ebpit\u00eb botuese, qendrat e informacionit, n\u00ebp\u00ebr klubet dhe asociacionet e kultur\u00ebs, sepse k\u00ebshtu e kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t`ua shtrojn\u00eb udh\u00ebn me gjemba puntor\u00ebve t\u00eb paansh\u00ebm t\u00eb kultur\u00ebs; q\u00eb t\u00eb g\u00ebrryejn\u00eb n\u00eb t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen e brezave. Jo t\u00eb rralla jan\u00eb rastet n\u00eb historin\u00eb e popujve, pra edhe te kombi shqiptar, kur nga jeta privohet personi i art\u00eb, nd\u00ebrsa rrethe t\u00eb caktuara defilojn\u00eb vite me radh\u00eb me fotogafit\u00eb e tyre n\u00eb pankarta. Kur n\u00ebn emrin e tyre e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj \u00e7ka kan\u00eb ligj\u00ebruar vet\u00eb t\u00eb ndjer\u00ebt. Apo kur rrethe t\u00eb tilla shesin shtrenjt\u00eb fjal\u00ebn e tyre t\u00eb pakt\u00eb, kur shesin monedha ari me portretin e tyre, dhe i luajn\u00eb loj\u00ebrat m\u00eb neverit\u00ebse e m\u00eb t\u00eb turpshme.<br \/>\nJan\u00eb jo t\u00eb rralla n\u00eb historin\u00eb e popujve rastet, pra edhe te kombi yn\u00eb, kur rrethe t\u00eb caktuara, pasi kan\u00eb privuar nga jeta personat e art\u00eb, n\u00ebn mask\u00ebn e veprimtaris\u00eb patriotike kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e armikut; rrethe t\u00eb cilat, deri sa ishin gjall\u00eb martir\u00ebt, vet\u00ebm gjakun sa s`ua kan\u00eb thithur; t\u00eb cil\u00ebt, deri sa ishin gjall\u00eb t\u00eb ndjer\u00ebt, goj\u00ebn ua kan\u00eb mbyllur me du\u00e7a, p\u00ebr t\u00eb mos guxur t`a shprehin mendimin e tyre. Jo rast\u00ebsisht jan\u00eb detyruar ata, si individ\u00eb e t\u00eb vetmuar p\u00ebrball\u00eb forcave pengestare, t\u00eb ngrehin pishtarin e mendimit fillikat vet\u00ebm, e t\u00eb nxjerrin poashtu disa \u201egazeta t\u00eb pavarura\u201c, pra t\u00eb jen\u00eb &#8220;lajm\u00ebtar\u00eb t\u00eb liris\u00eb&#8221;, etj. Vet\u00ebm ata popuj dhe ato kolektivitete q\u00eb kan\u00eb ngelur prapa n\u00eb rrug\u00ebn e ngritjes s\u00eb tyre jan\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb heshtje t\u00eb plot\u00eb para qindra shkrimeve t\u00eb keqp\u00ebrdorura; qindra ideve t\u00eb vjedhura; para qindra sentecave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura; dhe skenave t\u00eb tilla t\u00eb cilat i analizuam. Vet\u00ebm ata popuj dhe ato kolektivitete q\u00eb kan\u00eb ngelur n\u00eb rrug\u00ebn e ngritjes s\u00eb vet jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mos e \u00e7ajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr origjinalitetin e k\u00ebtyre shkrimeve dhe t\u00eb mos e pengojn\u00eb spekulacionin e tyre. Vet\u00ebm popuj dhe kolektivitete t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ngelur n\u00eb rrug\u00ebn e ngritjes s\u00eb vet nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e kombit t\u00eb tyre, si dhe mbrojtjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb autor\u00ebsis\u00eb&#8230;<br \/>\nJo rrall\u00eb na ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb tubime, takime, manifestime, biseda, tribuna ku nuk na l\u00ebn\u00eb t\u00eb flasim, t\u00eb shprehim mendimin ton\u00eb si krijues, si publicist\u00eb, si veprimtar\u00eb, si qytetar\u00eb e si shqiptar\u00eb! Jo rrall\u00eb na inskenohen &#8220;ligj\u00ebrata&#8221; t\u00eb akredituara nga &#8220;profesor\u00ebt&#8221;, nga &#8220;doktor\u00ebt&#8221; e nga &#8220;intelektual\u00ebt&#8221; e sjellur enkas p\u00ebr t\u00eb thur\u00eb lavd\u00ebrime n\u00eb mjedise &#8220;kulturore&#8221;! Jo rrall\u00eb keqp\u00ebrdoren e blihen njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb me dhurata t\u00eb pasa\u00e7me p\u00ebr t`u thurur apoteoza lavd\u00ebrimesh intrigant\u00ebve m\u00eb t\u00eb rafinuar t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs.<br \/>\nParollat p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes e t\u00eb mendimit nuk vlejn\u00eb brenda nesh. Ato i kemi patur vet\u00ebm p\u00ebr t`i shkruar n\u00eb pankarta, p\u00ebr t`i brohoritur rrug\u00ebve. Sa p\u00ebr lirin\u00eb e fjal\u00ebs t\u00eb bot\u00ebs femrore as q\u00eb t\u00eb mos flasim: femrat i kemi vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb na k\u00ebnduar kafeneve, bareve, koncerteve&#8230;<br \/>\n\u00c7do dukuri tipike lind e zhvillohet n\u00eb rrethana e n\u00eb mjedise tipike, -thon\u00eb analitik\u00ebt- brenda masave dhe p\u00ebr nivelin e tyre, brenda masave dhe p\u00ebr shijen e tyre, mbrenda masave dhe mbi p\u00ebrkushtimin e tyre.<br \/>\nN\u00ebse nuk ka bler\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebmtuar\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb keqen, ajo nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb. N\u00ebse nuk ka duartrokit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb trilluar\u00ebn, t\u00eb shpifur\u00ebn, t\u00eb lyejres s\u00eb sip\u00ebrfaqshmes, duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se ajo nuk mund t\u00eb vie n\u00eb shprehje. N\u00ebse nuk ka p\u00ebrkrah\u00ebs p\u00ebr t\u00eb padrejt\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb gabuar\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmshmen, ajo nuk mund t\u00eb vie n\u00eb kryesi, n\u00eb fuqi, n\u00eb pushtet.<br \/>\nSi duket, ne, shqiptar\u00ebt, i gjasojm\u00eb flutur\u00ebs e cila sillet p\u00ebrreth llamp\u00ebs s\u00eb vajgurit. E di ajo se do t\u00eb digjet pran\u00eb saj. Por, megjithate i sillet rrotull. E breh drita e huaj\u2026 Ne, po sillemi vazhdimisht pran\u00eb sh\u00ebmtis\u00eb!<br \/>\nDh\u00ebnt\u00eb fati e ndryshojm\u00eb (ndonj\u00ebher\u00eb) p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, dhe vet\u00ebm t\u00eb mir\u00ebs i b\u00ebhemi mburoj\u00eb!!<\/p>\n<p><em>Prill, 1994<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb moment d\u00ebshprimi para Teatrit n\u00eb Pej\u00eb-me libra n\u00eb dor\u00eb Brahim AVDYLI: V\u00cbSHTRIM MBI NJ\u00cb FENOMEN T\u00cb D\u00cbMSH\u00cbM T\u00cb NATYR\u00cbS E T\u00cb MENDIMIT SHQIPTAR Nj\u00eb nga dukurit\u00eb m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara n\u00eb kultur\u00ebn dhe mendimin shqiptar, ka paraqitur dhe paraqet dukuria e vjedhjes s\u00eb ideve, mendimeve e t\u00eb vler\u00ebsi-meve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, dukuri kjo q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18715,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,13,8],"tags":[],"class_list":["post-12387","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-ese","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>DHUNA MENDORE DHE PATURP\u00cbSIA E SHKAKTAR\u00cbVE T\u00cb SAJ - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DHUNA MENDORE DHE PATURP\u00cbSIA E SHKAKTAR\u00cbVE T\u00cb SAJ - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb nj\u00eb moment d\u00ebshprimi para Teatrit n\u00eb Pej\u00eb-me libra n\u00eb dor\u00eb Brahim AVDYLI: V\u00cbSHTRIM MBI NJ\u00cb FENOMEN T\u00cb D\u00cbMSH\u00cbM T\u00cb NATYR\u00cbS E T\u00cb MENDIMIT SHQIPTAR Nj\u00eb nga dukurit\u00eb m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara n\u00eb kultur\u00ebn dhe mendimin shqiptar, ka paraqitur dhe paraqet dukuria e vjedhjes s\u00eb ideve, mendimeve e t\u00eb vler\u00ebsi-meve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, dukuri kjo q\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-05-18T08:46:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-02-08T19:50:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/brahim_avdyli_ne_anijen_durres_bari.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"709\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"DHUNA MENDORE DHE PATURP\u00cbSIA E SHKAKTAR\u00cbVE T\u00cb SAJ\",\"datePublished\":\"2017-05-18T08:46:12+00:00\",\"dateModified\":\"2018-02-08T19:50:23+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\\\/\"},\"wordCount\":2781,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/brahim_avdyli_ne_anijen_durres_bari.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Ese\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\\\/\",\"name\":\"DHUNA MENDORE DHE PATURP\u00cbSIA E SHKAKTAR\u00cbVE T\u00cb SAJ - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/brahim_avdyli_ne_anijen_durres_bari.jpg\",\"datePublished\":\"2017-05-18T08:46:12+00:00\",\"dateModified\":\"2018-02-08T19:50:23+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/brahim_avdyli_ne_anijen_durres_bari.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/brahim_avdyli_ne_anijen_durres_bari.jpg\",\"width\":600,\"height\":709,\"caption\":\"Brahim Avdyli n\u00eb anijen Durr\u00ebs - Bari\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"DHUNA MENDORE DHE PATURP\u00cbSIA E SHKAKTAR\u00cbVE T\u00cb SAJ\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DHUNA MENDORE DHE PATURP\u00cbSIA E SHKAKTAR\u00cbVE T\u00cb SAJ - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"DHUNA MENDORE DHE PATURP\u00cbSIA E SHKAKTAR\u00cbVE T\u00cb SAJ - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"N\u00eb nj\u00eb moment d\u00ebshprimi para Teatrit n\u00eb Pej\u00eb-me libra n\u00eb dor\u00eb Brahim AVDYLI: V\u00cbSHTRIM MBI NJ\u00cb FENOMEN T\u00cb D\u00cbMSH\u00cbM T\u00cb NATYR\u00cbS E T\u00cb MENDIMIT SHQIPTAR Nj\u00eb nga dukurit\u00eb m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara n\u00eb kultur\u00ebn dhe mendimin shqiptar, ka paraqitur dhe paraqet dukuria e vjedhjes s\u00eb ideve, mendimeve e t\u00eb vler\u00ebsi-meve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, dukuri kjo q\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-05-18T08:46:12+00:00","article_modified_time":"2018-02-08T19:50:23+00:00","og_image":[{"width":600,"height":709,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/brahim_avdyli_ne_anijen_durres_bari.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"DHUNA MENDORE DHE PATURP\u00cbSIA E SHKAKTAR\u00cbVE T\u00cb SAJ","datePublished":"2017-05-18T08:46:12+00:00","dateModified":"2018-02-08T19:50:23+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/"},"wordCount":2781,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/brahim_avdyli_ne_anijen_durres_bari.jpg","articleSection":["Artikuj","Ese","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/","name":"DHUNA MENDORE DHE PATURP\u00cbSIA E SHKAKTAR\u00cbVE T\u00cb SAJ - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/brahim_avdyli_ne_anijen_durres_bari.jpg","datePublished":"2017-05-18T08:46:12+00:00","dateModified":"2018-02-08T19:50:23+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/brahim_avdyli_ne_anijen_durres_bari.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/brahim_avdyli_ne_anijen_durres_bari.jpg","width":600,"height":709,"caption":"Brahim Avdyli n\u00eb anijen Durr\u00ebs - Bari"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dhuna-mendore-dhe-paturpesia-e-shkaktareve-te-saj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"DHUNA MENDORE DHE PATURP\u00cbSIA E SHKAKTAR\u00cbVE T\u00cb SAJ"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12387","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12387"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12387\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18715"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}