{"id":12426,"date":"2017-05-20T21:39:56","date_gmt":"2017-05-20T20:39:56","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=12426"},"modified":"2021-07-09T00:14:29","modified_gmt":"2021-07-08T22:14:29","slug":"frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/","title":{"rendered":"FRYTSHM\u00cbRIA E TRAJNIMIT TON\u00cb, \u201cNJOHURI PRAKTIKE P\u00cbR GAZETARIN\u00cb\u201d\u2026"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; <strong><em>Bised\u00eb, me studenten dhe moderatoren Fjona \u00c7ela<\/em><\/strong> &#8211;<\/p>\n<p>Nga: <strong>Prof. Murat Gecaj<\/strong>, <em>publicist e studiues<\/em><\/p>\n<p><strong>1. N\u00eb mjediset e Institutit Shqiptar t\u00eb Mendimit e Qytet\u00ebrimit Islam (AIITC) u organizua ceremonia e shp\u00ebrndarjes s\u00eb \u00e7ertifikatave p\u00ebr 14 veta, t\u00eb cil\u00ebt mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb trajnim gazetarie, i gjashti n\u00eb radh\u00eb\u2026Kisha k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb isha dhe un\u00eb n\u00eb at\u00eb veprimtari t\u00eb bukur e mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, nd\u00ebrsa ti ishe moderatore\u2026Si e ndjeve veten, gjat\u00eb drejtimit t\u00eb saj dhe a kishe patur raste t\u00eb till\u00eb, m\u00eb par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb Institutin Shqiptar t\u00eb Mendimit e Qytet\u00ebrimit Islam, me drejtor dr. Ramiz Zek\u00ebn dhe me nj\u00eb personel mjaft dashamir\u00ebs, kam shkuar shpesh her\u00eb, q\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. Ne pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rasteve, kam qen\u00eb ne rolin e pjes\u00ebmarr\u00ebses n\u00eb veprimtari t\u00eb ndryshme, pra t\u00eb publikut. Nd\u00ebrsa, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, u gjenda n\u00eb nj\u00eb pozicion tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb moderatores. Gjat\u00eb moderimit t\u00eb veprimtaris\u00eb, q\u00eb ju p\u00ebrmend\u00ebt, kam p\u00ebrjetuar emocionet dhe k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. T\u00eb pranishmit shfaq\u00ebn interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe kjo m\u00eb krijoi nj\u00eb ndjesi af\u00ebrsie e p\u00ebrshtatjeje me ta. Fakti q\u00eb po paraqisja jo vet\u00ebm pun\u00ebn time, por edhe t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij trajnimi t\u00eb bukur e frytdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr ne, ishte nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar aft\u00ebsit\u00eb e mia t\u00eb nj\u00eb moderatoreje dhe p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrcjell\u00eb ato, sa m\u00eb mir\u00eb nga ana profesionale, te publiku i pranish\u00ebm dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Po shtoj k\u00ebtu se, m\u00eb par\u00eb. m\u00eb jan\u00eb ofruar mund\u00ebsi t\u00eb ngjashme, por kam qen\u00eb n\u00eb moderim, bashk\u00eb me koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Pra, kjo radh\u00eb ishte ndryshe, pasi isha moderatorja e vetme dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia, p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebsaj ceremonie, ishte kryesisht e imja. Nd\u00ebrsa, se sa ia kam arritur ta plot\u00ebsoj k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, sigurisht, mendimi \u00ebsht\u00eb i atyre, q\u00eb e ndoq\u00ebn k\u00ebt\u00eb veprimtari t\u00eb paharruar, sidomos p\u00ebr ne pjes\u00ebtar\u00ebt e atij kursi gazetarie.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kursi, RTV Kontakt - 18.05.2017\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/kursi_rtv_kontakt_180517.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><strong>2. P\u00ebr k\u00ebrsh\u00ebrin\u00eb e lexuesve, na trego shkurtimisht, se sa vazhdoi puna, deri sa u arrit n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb paharruar p\u00ebr ju dhe cil\u00ebt ishin ata, q\u00eb u ndihmuan ose bashk\u00ebpunuan me ju, n\u00eb temat e trajtuara?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Si\u00e7 dihet, puna n\u00eb media duhet t\u00eb jet\u00eb e vazhdueshme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihet synimi i caktuar. Pra, p\u00ebrfundimi nuk \u00ebsht\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm dhe k\u00ebrkohet shum\u00eb mundim dhe pun\u00eb e parreshtur.<\/p>\n<p>Kam kryer trajnime t\u00eb ndryshme p\u00ebr gazetarin\u00eb dhe. m\u00eb pas, e kam ushtruar n\u00eb aspektin praktik, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore 3-vje\u00e7are, derisa arrita n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. Sigurisht, njohurit\u00eb e mia, rreth fush\u00ebs s\u00eb gazetaris\u00eb, nuk mendoj t\u2019i l\u00eb me kaq. Kam ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, p\u00ebr t\u2019i pasuruar dijet e mia dhe p\u00ebr t\u2019u zgjeruar m\u00eb tej, n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>P\u00ebrkrahja m\u00eb e madhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb ofruar nga stafi i \u201cMedia Kontakt\u201d, n\u00eb kryeqytetin ton\u00eb. Vet\u00eb drejtoresha e \u201cRadio Kontakt\u201d, Dr.Jolanda Lila m\u00eb krijoi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb, pas trajnimit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr gazetarin\u00eb, t\u00eb ushtrohesha praktikisht, ne mjediset e Radio -Televizionit \u201cKontakt\u201d. Stafi u tregua shum\u00eb mikprit\u00ebs dhe i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb m\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn e duhur. Praktik\u00ebn e kam kryer me Orjola Sul\u00ebn, gazetare me p\u00ebrvoj\u00eb.<\/p>\n<p>Por, mbi t\u00eb gjitha, ishte shum\u00eb njer\u00ebzore dhe miq\u00ebsore. Gatishm\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ndihmuar, ka d\u00ebshmuar e vazhdon ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, Ilirjan Agolli, publicist i njohur, korrespondent i \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d dhe autor i disa librave p\u00ebr gazetarin\u00eb. Ai m\u00eb ka m\u00ebsuar bazat e gazetaris\u00eb, teorike e praktike e m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzimet kryesore p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn, se si funksionon e zbatohet n\u00eb praktik\u00eb, puna e gazetarit. P\u00ebr ndihmes\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb, e fal\u00ebnderoj e i jam mir\u00ebnjoh\u00ebse edhe kinoregjisorit Esat Teliti!<\/p>\n<p><strong>3. Gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb punimeve tuaja n\u00eb ekran, v\u00ebrejta se tematika ishte e larmishme\u2026M\u00eb konkretisht, cil\u00ebt mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kurs, a studiojn\u00eb ose punojn\u00eb ata dhe \u00e7far\u00eb temash trajtuan koleg\u00ebt tu?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Fokusi i trajnimit \u201cNjohuri praktike p\u00ebr gazetarin\u00eb\u201d ishte puna n\u00eb televizion dhe, n\u00eb fund t\u00eb trajnimit, secili nga student\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebs arriti t\u00eb realizonte nj\u00eb reportazh t\u00eb shkurt\u00ebr televiziv. T\u00eb gjitha proceset e pun\u00ebs, q\u00eb nga filmimi, teksti dhe deri te montazhi, u kryen nga vet\u00eb ata.<\/p>\n<p>Tematika ishte v\u00ebrtet e larmishme, pasi n\u00eb fokusin ton\u00eb qendronin problemet reale t\u00eb qytetar\u00ebve. Jemi p\u00ebrpjekur q\u00eb secili, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij, ta p\u00ebrcjell\u00eb realitetin, ashtu si\u00e7 e p\u00ebrjeton \u00e7do qytetar n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrdit\u00ebshme. Kjo gj\u00eb u arrit, kryesisht, duke trajtuar problematika, por dhe disa aspekte pozitive, edhe pse k\u00ebto t\u00eb fundit ishin m\u00eb t\u00eb pakta.<\/p>\n<p>Ky trajnim, krahas larushis\u00eb s\u00eb temave dhe \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb trajtuara nga secili, kishte edhe larmishm\u00ebri n\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb i p\u00ebrkisnim fushave t\u00eb ndryshme t\u00eb studimit e pun\u00ebsimit. Ata jan\u00eb student\u00eb t\u00eb shkencave t\u00eb komunikimit, shkencave sociale, multimedias, gjuh\u00ebs e let\u00ebrsis\u00eb shqipe, gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, dizajn grafik. Madje edhe nga profile financ\u00eb- bank\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb trajnim.<\/p>\n<p>Pasioni p\u00ebr pun\u00ebn n\u00eb media, si dhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u njohur me bazat e pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme t\u00eb gazetarit, ishin q\u00ebllimet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb grupit. M\u00eb konkretisht, pjes\u00ebmarr\u00ebsit ishin : Fjona \u00c7ela, Armida Plumbi, Arnold Hazisllari, Zhaneta Brata, Zejneb Zekaj, Erzen Pashaj, Brisiana Brati, Xhulio Agolli, Amela Kaloti, Suela Kadrija, Adla Dushku, Doris Kasaj e Gentian Gjoni. Disa prej tyre u p\u00ebrfaq\u00ebsuan me k\u00ebto materiale: Zhaneta Brata, \u201dPapun\u00ebsia dhe t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb kafene\u201d; Gentian Gjoni, \u201c Punimet n\u00eb rrug\u00ebn e plazhit Durr\u00ebs \u201c; Brisiana Brati, \u201c Mbr\u00ebmjet latine n\u00eb kryeqytet \u201c; Amela Kaloti, \u201cSi t\u00eb ushqehemi sh\u00ebndetsh\u00ebm \u201d; Erzen Pashaj, \u201cPortreti i nj\u00eb profesori t\u00eb arteve marciale \u201d; Armida Plumbi, \u201cB\u00ebj dik\u00eb t\u00eb lumtur dhe p\u00ebr dik\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb mundur\u201d; Arnold Hazisllari, \u201c Dita e nj\u00eb fotografi\u201d dhe Xhulio Agolli, me nj\u00eb paraqitje t\u00eb Hotelit \u201cDelta\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7ertifikatat p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit u shp\u00ebrndan\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se nga lektor\u00ebt e trajnimit, Ilirjan Agolli dhe Jolanda Lila, edhe nga regjisori Esat Teliti, prof. as. dr. Viola Isufaj dhe gazetari me shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, prof. Murat Gecaj. Veprimtaria p\u00ebrfundoi me p\u00ebrshtypjet pozitive t\u00eb student\u00ebve t\u00eb trajnuar, me fotografi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe me nj\u00eb kokteil, p\u00ebr gjith\u00eb t\u00eb pranishmit.<\/p>\n<p><strong>4. Po ti vet\u00eb, cil\u00ebn tem\u00eb kishe zgjedhur dhe a pate ndonj\u00eb problem a di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, gjat\u00eb trajtimit t\u00eb saj?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb zgjodha, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell te publiku nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr var\u00ebsin\u00eb ndaj l\u00ebnd\u00ebve narkotike, me titull: \u201c Droga, fundi i liris\u00eb\u201d. Arsyeja e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb nj\u00eb teme t\u00eb till\u00eb, lindi nga fakti se kjo dukuri po trajtohet gjer\u00ebsisht, n\u00eb \u00e7do lloj mediumi dhe po kthehet n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje mjaft shqet\u00ebsuese. M\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb mosha e adoleshenc\u00ebs, q\u00eb preket nga var\u00ebsia ndaj l\u00ebnd\u00ebve narkotike, t\u00eb ndikuar nga faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, ku vendin m\u00eb kryesor e z\u00eb ndikimi nga rrethi shoq\u00ebror i tyre. Si\u00e7 dihet, kjo dukuri \u00e7on jo vet\u00ebm n\u00eb shkat\u00ebrrimin psikologjik e fizik t\u00eb vet\u00eb individit, q\u00eb ka krijuar var\u00ebsi nga droga, por edhe m\u00eb gjer\u00ebsisht, t\u00eb familjes dhe t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve. Prandaj, rruga m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta mbajtur veten larg var\u00ebsis\u00eb ndaj l\u00ebnd\u00ebve narkotike, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ato t\u00eb mos p\u00ebrdoren asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb organizuar n\u00eb mjediset e AIITC, nuk pati probleme. P\u00ebrkundrazi, gjith\u00e7ka shkoi shum\u00eb mir\u00eb. Ve\u00e7antia q\u00ebndronte n\u00eb faktin, se pata mund\u00ebsi t\u00eb bisedoj e t\u00eb intervistoj t\u00eb huaj (turq) e shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e trajtuan k\u00ebt\u00eb dukuri n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme, profesionale e kulturore. Me k\u00ebt\u00eb rast, i fal\u00ebnderoj ata, p\u00ebrzem\u00ebrsisht, p\u00ebr bashk\u00ebpunimin! Personat e intervistuar ishin: Osman Atallaj, an\u00ebtar i Bordit t\u00eb Organizat\u00ebs Humanitare; Endrit Reka, pjes\u00ebtar i Organizat\u00ebs Humanitare \u201cGjys\u00ebmh\u00ebna e Gjelb\u00ebr\u201d; Seit Bici, specialist i Sektorit p\u00ebr Hetimet Narkotike, i cili i sqaroi nga ana ligjore problematikat, q\u00eb shkakton p\u00ebrdorimi ose trafikimi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p><strong>5. N\u00eb vazhdim t\u00eb njohjes me ty: N\u00eb \u00e7far\u00eb dege studion dhe pran\u00eb cilit Universitet? A e ke me d\u00ebshir\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion dhe p\u00ebrse?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb studioj n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs, me programin e studimit, Komunikim \u2013 Marr\u00ebdh\u00ebnie Publike. Kjo ka qen\u00eb d\u00ebshira ime prej koh\u00ebsh, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb ndieja m\u00eb shum\u00eb aft\u00ebsi dhe besoj se kam b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e duhur. Arsyet p\u00ebrse e b\u00ebra k\u00ebt\u00eb zgjedhje dhe p\u00ebrse e kam me kaq d\u00ebshir\u00eb e pasion, jan\u00eb t\u00eb shumta. Po, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet, jan\u00eb se: t\u00eb ofron mund\u00ebsi shoq\u00ebrizimi e njohjeje me shum\u00eb persona; t\u00eb ndihmon jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin vetjak, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsosh sjelljet e tua, si individ, por edhe t\u00eb rrethit shoq\u00ebror, me t\u00eb cil\u00ebt je n\u00eb kontakt, gjat\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, komunikimi \u00ebsht\u00eb proces i vazhduesh\u00ebm i formulimit dhe interpretimit t\u00eb mesazheve, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb kjo, t\u00eb gjith\u00eb pap\u00ebrjashtim, jemi t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e komunikimit n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme. \u00c7dokujt i ofrohen mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb nevojat e veta, si: fizike, identitare, shoq\u00ebrore dhe praktike, n\u00ebp\u00ebrmjet llojeve t\u00eb komunikimit, si vet\u00ebvetor, nd\u00ebrvetor (diadik), n\u00eb grupe t\u00eb vogla, publik dhe masiv. Pro ose kund\u00ebr d\u00ebshir\u00ebs son\u00eb, jemi t\u00eb detyruar t\u00eb p\u00ebrdorim secilin prej k\u00ebtyre llojeve t\u00eb komunikimit. Nj\u00eb individ, me sjellje t\u00eb p\u00eblqyeshme, flet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshir\u00eb ta d\u00ebgjojn\u00eb dhe d\u00ebgjon, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb flasin me t\u00eb.<\/p>\n<p>Po citoj: \u201cNga vet\u00eb natyra njer\u00ebzore, askush nuk \u00ebsht\u00eb perfekt. Por \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebshme, t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Komunikimi \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr sukses, pasi p\u00ebrmes tij ne shprehim veten ton\u00eb, nd\u00ebrtojm\u00eb ura bashk\u00ebpunimi; krijojm\u00eb familje e organizata solide, si dhe nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb sh\u00ebndetshme.\u201d (Na\u00e7i,V,2011,\u201cSjellja e p\u00eblqyeshme dhe men\u00e7uria n\u00eb komunikim\u201d, fq 14-15).<\/p>\n<p>Me kalimin e koh\u00ebs, \u00e7do individ, kompani dhe organizat\u00eb, po nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet n\u00eb vendin ton\u00eb, p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve publike. Duhet b\u00ebr\u00eb ajo, q\u00eb thuhet, por edhe duhet th\u00ebn\u00eb ajo, q\u00eb b\u00ebhet!<\/p>\n<p><strong>6. A t\u00eb p\u00eblqen gazetaria, po let\u00ebrsia? A lexon ose krijon, n\u00eb poezi a proz\u00eb dhe a ke publikuar ndonjeher\u00eb e ku?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Let\u00ebrsia ka qen\u00eb l\u00ebnda, ku kam spikatur, q\u00eb n\u00eb ciklin e fillores. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, i lexoja librat me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb dhe poezit\u00eb, q\u00eb kisha n\u00eb librat shkollor\u00eb, i m\u00ebsoja p\u00ebrmend\u00ebsh dhe m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb t\u2019i recitoja p\u00ebrpara klas\u00ebs. Ndonj\u00ebher\u00eb, krijoja edhe poezi p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Duke qen\u00eb se gazetaria \u00ebsht\u00eb e lidhur ngush\u00ebsisht me let\u00ebrsin\u00eb, me po t\u00eb nj\u00ebjtin pasion, i jam p\u00ebrkushtuar dhe po vazhdoj t\u2019i p\u00ebrkushtohem edhe gazetaris\u00eb. Un\u00eb jam ushtruar m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb gazetarin\u00eb radio- televizive, por dhe shtypin e shkruar nuk e kam l\u00ebn\u00eb pas. Kam publikuar shkrime n\u00eb revist\u00ebn \u201c Familja\u201d, n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cAnaliz\u00eb, sociale\u201d.<\/p>\n<p><strong>7. N\u00eb cil\u00ebn pun\u00eb e mendon dhe e d\u00ebshiron veten, pas mbarimit t\u00eb studimeve universitare?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Synimet e mia kan\u00eb qen\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb larta. Gjith\u00ebmon\u00eb jam n\u00eb k\u00ebrkim dhe zbulim t\u00eb gj\u00ebrave t\u00eb reja , n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rritem nga ana profesionale. Tani, po i kushtoj r\u00ebnd\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe studimeve, por edhe median nuk e kam l\u00ebn\u00eb pasdore. N\u00eb t\u00eb ardhmen, e mendoj dhe e d\u00ebshiroj veten t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb sektorin mediatik, Radio\u2013Televizion, pse jo, dhe n\u00eb median e shkruar. Nj\u00eb tjet\u00ebr pozicion, q\u00eb synoj, jo m\u00eb pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, \u00ebsht\u00eb t\u00eb jem specialiste ose drejtuese e marr\u00ebdh\u00ebnieve me publikun.<\/p>\n<p><strong>8. Nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn mund ta b\u00ebj\u00eb dhe nga fillimi: Cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja jote familjare dhe kush t\u00eb mb\u00ebshtet\u00eb me shum\u00eb n\u00eb pasionet, q\u00eb ti ke p\u00ebr jet\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Familja ime p\u00ebrb\u00ebhet vet\u00ebm nga un\u00eb dhe n\u00ebna ime. Babain e kam humbur n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, pasi u nda p\u00ebrgjithnj\u00eb nga jeta, si shkak i nj\u00eb s\u00ebmundje. Isha mjaft e lidhur me t\u00eb, i ngjaj shum\u00eb atij dhe krenohem me k\u00ebt\u00eb fakt. Pas k\u00ebsaj fatkeq\u00ebsie dhe boshlleku t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, krijova nj\u00eb lidhje shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb me n\u00ebn\u00ebn. Ajo vendosi t\u00eb m\u00eb p\u00ebrkushtohej t\u00ebr\u00ebsisht dhe gjith\u00eb v\u00ebmendja e kujdesi i saj u p\u00ebrqendruan te un\u00eb, duke qen\u00eb se isha dhe f\u00ebmija i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e kuptueshme se jeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballuar nga dy femra, pasi edhe n\u00ebna ime ka qen\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, kur babai u nda nga jeta. Megjithat\u00eb, mund ta them me bindje, se ia kemi dal\u00eb t\u00eb kalojm\u00eb e p\u00ebrballojm\u00eb \u00e7do v\u00ebshtir\u00ebsi. Ajo \u00ebsht\u00eb treguar nj\u00eb n\u00ebn\u00eb heroin\u00eb, shum\u00eb k\u00ebrkuese ndaj meje dhe m\u00eb ka p\u00ebrkrahur e mb\u00ebshtetur n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs. Prandaj, tani po punoj fort, me t\u00eb gjitha aft\u00ebsit\u00eb e mia, mendore e fizike, q\u00eb t\u2019ia shp\u00ebrblej sadopak asaj, \u00e7do sakrific\u00eb. P\u00ebr cil\u00ebndo arritje, fal\u00ebnderoj Zotin dhe n\u00ebn\u00ebn time!<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb mbyllje t\u00eb Bised\u00ebs son\u00eb, Fjona, t\u00eb uroj nga zemra q\u00eb t\u2019i p\u00ebrfundosh sa m\u00eb mir\u00eb studimet e larta dhe t\u2019i plot\u00ebsosh t\u00eb gjitha d\u00ebshirat e \u00ebndrrat e bukura, q\u00eb ke p\u00ebr jet\u00ebn! Sh\u00ebndet, mbar\u00ebsi e fat, gezime e lumturi, bashk\u00eb me n\u00ebn\u00ebn t\u00ebnde, aq t\u00eb shtenjt\u00eb p\u00ebr ty!<\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, 20 maj 2017<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Bised\u00eb, me studenten dhe moderatoren Fjona \u00c7ela &#8211; Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues 1. N\u00eb mjediset e Institutit Shqiptar t\u00eb Mendimit e Qytet\u00ebrimit Islam (AIITC) u organizua ceremonia e shp\u00ebrndarjes s\u00eb \u00e7ertifikatave p\u00ebr 14 veta, t\u00eb cil\u00ebt mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb trajnim gazetarie, i gjashti n\u00eb radh\u00eb\u2026Kisha k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb isha dhe un\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":70118,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5,8],"tags":[],"class_list":["post-12426","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-intervista","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>FRYTSHM\u00cbRIA E TRAJNIMIT TON\u00cb, \u201cNJOHURI PRAKTIKE P\u00cbR GAZETARIN\u00cb\u201d\u2026 - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"FRYTSHM\u00cbRIA E TRAJNIMIT TON\u00cb, \u201cNJOHURI PRAKTIKE P\u00cbR GAZETARIN\u00cb\u201d\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Bised\u00eb, me studenten dhe moderatoren Fjona \u00c7ela &#8211; Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues 1. N\u00eb mjediset e Institutit Shqiptar t\u00eb Mendimit e Qytet\u00ebrimit Islam (AIITC) u organizua ceremonia e shp\u00ebrndarjes s\u00eb \u00e7ertifikatave p\u00ebr 14 veta, t\u00eb cil\u00ebt mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb trajnim gazetarie, i gjashti n\u00eb radh\u00eb\u2026Kisha k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb isha dhe un\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-05-20T20:39:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-07-08T22:14:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fjona_cela.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"547\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"FRYTSHM\u00cbRIA E TRAJNIMIT TON\u00cb, \u201cNJOHURI PRAKTIKE P\u00cbR GAZETARIN\u00cb\u201d\u2026\",\"datePublished\":\"2017-05-20T20:39:56+00:00\",\"dateModified\":\"2021-07-08T22:14:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\\\/\"},\"wordCount\":2485,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/05\\\/fjona_cela.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\\\/\",\"name\":\"FRYTSHM\u00cbRIA E TRAJNIMIT TON\u00cb, \u201cNJOHURI PRAKTIKE P\u00cbR GAZETARIN\u00cb\u201d\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/05\\\/fjona_cela.jpg\",\"datePublished\":\"2017-05-20T20:39:56+00:00\",\"dateModified\":\"2021-07-08T22:14:29+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/05\\\/fjona_cela.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/05\\\/fjona_cela.jpg\",\"width\":500,\"height\":547,\"caption\":\"Fjona \u00c7ela\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"FRYTSHM\u00cbRIA E TRAJNIMIT TON\u00cb, \u201cNJOHURI PRAKTIKE P\u00cbR GAZETARIN\u00cb\u201d\u2026\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"FRYTSHM\u00cbRIA E TRAJNIMIT TON\u00cb, \u201cNJOHURI PRAKTIKE P\u00cbR GAZETARIN\u00cb\u201d\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"FRYTSHM\u00cbRIA E TRAJNIMIT TON\u00cb, \u201cNJOHURI PRAKTIKE P\u00cbR GAZETARIN\u00cb\u201d\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"&#8211; Bised\u00eb, me studenten dhe moderatoren Fjona \u00c7ela &#8211; Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues 1. N\u00eb mjediset e Institutit Shqiptar t\u00eb Mendimit e Qytet\u00ebrimit Islam (AIITC) u organizua ceremonia e shp\u00ebrndarjes s\u00eb \u00e7ertifikatave p\u00ebr 14 veta, t\u00eb cil\u00ebt mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb trajnim gazetarie, i gjashti n\u00eb radh\u00eb\u2026Kisha k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb isha dhe un\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-05-20T20:39:56+00:00","article_modified_time":"2021-07-08T22:14:29+00:00","og_image":[{"width":500,"height":547,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fjona_cela.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"FRYTSHM\u00cbRIA E TRAJNIMIT TON\u00cb, \u201cNJOHURI PRAKTIKE P\u00cbR GAZETARIN\u00cb\u201d\u2026","datePublished":"2017-05-20T20:39:56+00:00","dateModified":"2021-07-08T22:14:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/"},"wordCount":2485,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fjona_cela.jpg","articleSection":["Intervista","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/","name":"FRYTSHM\u00cbRIA E TRAJNIMIT TON\u00cb, \u201cNJOHURI PRAKTIKE P\u00cbR GAZETARIN\u00cb\u201d\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fjona_cela.jpg","datePublished":"2017-05-20T20:39:56+00:00","dateModified":"2021-07-08T22:14:29+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fjona_cela.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fjona_cela.jpg","width":500,"height":547,"caption":"Fjona \u00c7ela"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frytshmeria-e-trajnimit-tone-njohuri-praktike-per-gazetarine\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"FRYTSHM\u00cbRIA E TRAJNIMIT TON\u00cb, \u201cNJOHURI PRAKTIKE P\u00cbR GAZETARIN\u00cb\u201d\u2026"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12426"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12426\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70119,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12426\/revisions\/70119"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70118"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}