{"id":12881,"date":"2017-06-08T14:43:11","date_gmt":"2017-06-08T13:43:11","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=12881"},"modified":"2017-11-20T01:27:06","modified_gmt":"2017-11-20T01:27:06","slug":"prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/","title":{"rendered":"PREJARDHJA E HOTIT DHE FLAMURI I DE\u00c7IQIT"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i De\u00e7iqit &#8211; p\u00ebrkitazi me manipulimet historike <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nga <strong>KOLEC PALOK TRABOINI<\/strong> &#8211; <em><a href=\"http:\/\/traboini1.blogspot.al\/2016\/06\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">TraboiniBlog<\/a><\/em><\/p>\n<p>Gjithkush n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb mund t\u00eb lajthis\u00eb. Mund t\u00eb flas\u00eb pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi e duke anashkaluar apo shkelur t\u00eb v\u00ebrtetat. Kjo r\u00ebndom \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje e koh\u00ebs ku jetojm\u00eb. M\u00eb s\u00eb shumti lajthit politika, lajthisin shtetar\u00ebt kur tjet\u00ebr flasin e kurrgj\u00eb n\u00eb ato q\u00eb premtojn\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb. N\u00ebse tek politikan\u00ebt kjo edhe mund t\u00eb pranohet, sepse vjen rotacioni dhe bashk\u00eb me ikjen e tyre nga pushteti \u00e7do gj\u00eb harrohet, n\u00eb disa pun\u00eb e profesione t\u00eb tjera lajthitjet kan\u00eb kosto t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Por, a \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb kap\u00ebrdihet lajthitja e historian\u00ebve, nj\u00eb fenomen q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re, q\u00eb pas vitit 1944 e n\u00eb vazhdim dhe q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq vazhdon edhe pse kan\u00eb kaluar dy dekada demokraci, anipse koh\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr nj\u00eb reflektim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm e heqje dor\u00eb nga stili i manipulimit mashtrues t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>A ka shkak q\u00eb sot n\u00eb kushtet e nj\u00eb lirie optimale t\u00eb jemi ende skllev\u00ebr t\u00eb mentalitetit t\u00eb kaluar, q\u00eb historin\u00eb mund ta kullandrisin si e sa t\u00eb duam. Kushte nuk ka natyrisht, por mesa duket njeriu e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb bot\u00ebn se sa vetveten. Ne e kthyem k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb mjedis t\u00eb lir\u00eb demokratik, po a u kthyem vet\u00eb n\u00eb demokrat\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb mend\u00ebsi.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u par\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk e dim\u00eb si e pse, por historiani <em>Romeo Gurakuqi<\/em> n\u00eb studimet e veta shkruan se hotjan\u00ebt e paskan patur krye katragjyshin e vet nj\u00eb sllav, e se prej k\u00ebtij sllavi e paskan prejardhjen historike si fis. Mir\u00eb kur nuk thot\u00eb se dh\u00ebnia e Hotit, Malit t\u00eb Zi me vendimet e Londr\u00ebs 1913, na q\u00ebnka e motivuar me shkakun e atij gjyshi fantazmagorik.<\/p>\n<p>Lexoni \u00e7far\u00eb thot\u00eb ky historian:<br \/>\n\u201c<em>Hoti e ka prejardhjen nga nj\u00eb far\u00eb Lazer Ke\u00e7i, me bab\u00eb sllav, i ikur nga Piperi prej p\u00ebrndjekjes s\u00eb turqve. Hoti megjithat\u00eb, si em\u00ebr gjeografik, njihet n\u00eb fakte q\u00eb nga Mesjeta.<\/em>\u201d<br \/>\n&#8211; <em>Referenca: Romeo Gurakuqi, \u201cKryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs e vitit 1911\u201d, monografi, 2002, Shkod\u00ebr, (n\u00eb faqen 11, fusnota nr. 6)<\/em>.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Faksimile nga vepra e Romeo Gurakuqit p\u00ebr Hotin si fshat sllav\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/faksimile_romeo_gurakuqi_per_hotin_si_sllav.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><strong><em>Romeo Gurakuqi, \u201cKryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs e vitit 1911\u201d,<br \/>\nmonografi, 2002, Shkod\u00ebr, (n\u00eb faqen 11, fusnota nr. 6).<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deformim i dyfisht\u00eb e m\u00eb i sh\u00ebmtuari, q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebhet historis\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi, t\u00eb nj\u00eb populli a t\u00eb nj\u00eb krahine, duke shitur t\u00eb pav\u00ebrtetat si t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga Hoti, apo q\u00eb jeton ende n\u00eb Hot t\u00eb vjet\u00ebr apo t\u00eb ri, e di mir\u00ebfilli goj\u00ebdhan\u00ebn e origjin\u00ebs s\u00eb vet. Por ve\u00e7 goj\u00ebdh\u00ebnave, kushdo q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb shkruaj\u00eb, k\u00ebrkon edhe materiale t\u00eb tjera historike apo arkivore.<\/p>\n<p>D\u00ebshmit\u00eb m\u00eb t\u00eb hershme p\u00ebr banor\u00ebt e Hotit jan\u00eb aty rreth vitit 1330. Nd\u00ebrsa diku n\u00eb mes 1356 dhe 1362 pas pushtimit t\u00eb Shkodr\u00ebs nga Balsha I, shumica e njer\u00ebzve indigjen\u00eb t\u00eb Hotit e braktis\u00ebn zon\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb dhe u vendos\u00ebn n\u00eb fushat e Plav\u00ebs dhe Limaj (af\u00ebr Pej\u00ebs, n\u00eb Kosov\u00eb). Pas k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje, popullsia e mbetur n\u00eb Hot ishte vet\u00ebm rreth shtat\u00eb sht\u00ebpive. Shfaqja e Otoman\u00ebve n\u00eb Ballkan solli presione mbi popullsit\u00eb vendase n\u00eb veri t\u00eb Dalmacis\u00eb, t\u00eb cilat nis\u00ebn t\u00eb zhvendoseshin m\u00eb n\u00eb jug.<\/p>\n<p>Pas pushtimit turk t\u00eb Hercegovin\u00ebs n\u00eb 1476, t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb n\u00eb 1478 dhe dor\u00ebzimin t\u00eb Shkodr\u00ebs nga ana e venedikasve n\u00eb 1479, sipas rr\u00ebfimeve gojore n\u00eb Hot, nj\u00eb njeri i quajtur Keqa Preka dhe bijt\u00eb e tij u zhvendos\u00ebn nga zonat veriore n\u00eb Hercegovin\u00eb drejt jugut. Nj\u00ebri prej bijve, Laz\u00ebr Keqi u vendos n\u00eb malin buz\u00eb liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs, ku gjet\u00ebn nj\u00eb popullsi q\u00eb fliste t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb si t\u00eb tyren, pra gjuh\u00ebn shqipe t\u00eb gegnishtes. Dhe aty u vendos\u00ebn banor\u00ebt e rinj t\u00eb Hotit, q\u00eb jan\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>Pse historiani na e nxjerr k\u00ebt\u00eb shp\u00ebrngulje nga <em>Piperi<\/em>, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb tjet\u00ebr gjeografike? Mos vall\u00eb p\u00ebr ta nxjerr\u00eb sllave? Krejt e gabuar edhe kjo p\u00ebrpjekje, sepse Piperi \u00ebsht\u00eb formuar nga nj\u00eb shqiptar arb\u00ebror, Pip\u00ebr Keqi biri tjet\u00ebr i Keqa Prek\u00ebs, i cili u vendos n\u00eb at\u00eb vend q\u00eb sot mban emrin e tij Pip\u00ebr. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta fise ishin katolike pa asnj\u00eb lidhje me sllav\u00ebt, \u00e7far\u00eb v\u00ebrteton t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb shkruan historiani Romeo Gurakuqi, pra se banor\u00ebt e sot\u00ebm t\u00eb Pip\u00ebrit jan\u00eb shqiptar\u00ebt e vjet\u00ebr, t\u00eb nj\u00eb fisi e v\u00ebllez\u00ebr gjaku me hotian\u00ebt, por ndryshe prej tyre n\u00ebn presionin e fiseve sllave u konvertuan n\u00eb ortodoks dhe humb\u00ebn etnitetin.<\/p>\n<p>Po pse historiani n\u00eb fjal\u00eb nuk merr n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se popullsia q\u00eb po rrudhej n\u00eb shekullin e 15-t\u00eb ishte shqiptare, kur dihet se shqiptar\u00ebt jetonin n\u00eb t\u00ebr\u00eb bregun Dalmat dhe ajo pjes\u00eb q\u00eb mbeti, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Raguz\u00ebs-Zar\u00ebs n\u00eb Kroacin\u00eb katolike, m\u00eb von\u00eb u shkomb\u00ebtarizua, kan\u00eb humbur gjuh\u00ebn dhe fen\u00eb, por n\u00eb kujtes\u00ebn e larg\u00ebt mbet\u00ebn gjithnj\u00eb shqiptar\u00eb. Edhe vet\u00eb Mark Milani, kryeministri i Malit t\u00eb Zi, n\u00eb dejet e veta kishte gjak shqiptar, anipse konsiderohet \u201cshqiptarvras\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb aspak e besueshme q\u00eb nj\u00eb popullsi tipike luftarake si Hoti, krenare p\u00ebr shqiptarin\u00eb e vet, q\u00eb p\u00ebr pes\u00eb shekuj nuk nd\u00ebrroi etnitet e as fe, t\u00eb pask\u00ebsh rr\u00ebnj\u00eb historike si popull sllav. Nuk e dim\u00eb se ku i merr k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna Romeo Gurakuqi, por dim\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb fyerja m\u00eb e madhe, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Hotit e hotian\u00ebve, q\u00eb Fishta i madh me \u201cLahut\u00ebn e Malcis\u00eb\u201d i vuri n\u00eb piedestalin e kombit shqiptar, Ndre Mjeda po ashtu.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb kur mblidheshin krer\u00ebt e shtat\u00eb Mal\u00ebsive ia linin kryet e vendit nj\u00eb burri prej Hoti, kur ata qenkan nj\u00eb pjell\u00eb sllave. E p\u00ebrs\u00ebris: nuk \u00ebsht\u00eb e mundur, <em><strong>as m\u00ebndja m\u00eb e s\u00ebmur\u00eb nuk mund ta shp\u00ebrfytyroj\u00eb Hotin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb<\/strong><\/em>, duke e prekur n\u00eb palc\u00ebn e vet t\u00eb shqiptarizmit. Masakrat q\u00eb sllav\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi Hotin kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta. A e din\u00eb historian\u00ebt tan\u00eb se pse hotian\u00ebt n\u00eb shekullin e 19-t\u00eb vun\u00eb n\u00eb krye rubat e zeza? Pik\u00ebrisht prej masakrave q\u00eb b\u00ebn\u00eb sllav\u00ebt mbi djemt\u00eb e Hotit. Kujtojm\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb em\u00ebr vendi, ku ekzekutuan rreth 100 burra t\u00eb Hotit, ai \u00ebsht\u00eb <em>Samoborri<\/em> &#8211; nj\u00eb em\u00ebr gjaku n\u00eb histori.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb vet\u00eb nj\u00eb pinjoll i nj\u00ebrit prej atyre q\u00eb b\u00ebn\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsi, q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb kryengritjen e vitit 1911-1912 n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe, duke qen\u00eb pra i biri i atij, q\u00eb m\u00ebsuesi <em>Gjush Sheldia<\/em> n\u00eb sh\u00ebnimet e tij e cil\u00ebson \u201c<em>M\u00ebsuesi Palok Traboini ka qen\u00eb sekretar i Ded Gjo Lulit<\/em>\u201d gjat\u00eb kryengritjes s\u00eb vitit 1911, gjithmon\u00eb i kam ndjekur me shum\u00eb v\u00ebmendje botimet historike, qofshin k\u00ebto libra, artikuj, dokumenta t\u00eb botuara, aq m\u00eb tep\u00ebr se n\u00eb rastin tim e v\u00ebrteta komb\u00ebtare lidhet pazgjidhshm\u00ebrisht me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn familjare. N\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkime t\u00eb mia pasionante kam mundur t\u00eb njihem me veteran\u00eb, q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb luftrat p\u00ebr pavar\u00ebsi, por edhe me historian\u00eb q\u00eb shkruajn\u00eb mbi to.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb ka sjell\u00eb gjithashtu t\u00eb njihem n\u00eb Amerik\u00eb edhe me <em>Gjergj Nikprel\u00ebn<\/em>, q\u00eb ka botuar ndoshta studimin m\u00eb t\u00eb plot\u00eb e m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr kryengritjen e vitit 1911, kjo fal\u00eb faktit se ka arritur t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb mir\u00eb arkiv\u00ebn e shtetit malazez, \u00e7far\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb prurje t\u00eb re n\u00eb studimet historike. Edhe n\u00eb at\u00eb lib\u00ebr, ve\u00e7 aspektit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, dokumentave origjinale q\u00eb sjell, kam gjetur n\u00eb disa vende p\u00ebrmendjen e emrit t\u00eb tim Ati, Palok\u00eb Traboini, si nj\u00eb prej njer\u00ebzve m\u00eb aktiv n\u00eb kryengritje, emri i t\u00eb cilit lidhet me nj\u00eb nga \u00e7astet m\u00eb kulmore, q\u00eb sh\u00ebnohet edhe n\u00eb historin\u00eb komb\u00ebtare &#8211; <strong>ngritjen e Flamurit n\u00eb De\u00e7iq, m\u00eb 6 prill 1911<\/strong>.<\/p>\n<p>Fakte t\u00eb tilla mbi veprimtarin\u00eb e Palok\u00eb Traboinit n\u00eb kryengritje, si flamurtar, m\u00ebsues, publicist e poet e gjejm\u00eb tek shum\u00eb autor\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe d\u00ebshmi veteran\u00ebsh komb\u00ebtare apo dhe n\u00eb fototek\u00ebn Marubi, i cili n\u00eb nj\u00eb fotografi ku kan\u00eb dal\u00eb nj\u00eb grup mal\u00ebsor\u00ebsh kryengrit\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Palok\u00eb Traboini, Mirash Luca, Gjok Prela e tjer\u00eb, ka sh\u00ebnuar \u201c<em>Disa nga luft\u00ebtar\u00ebt e De\u00e7iqit<\/em>\u201d. Nuk besoj se gjendet dokument m\u00eb autentik. Gjithashtu figura e k\u00ebtij luft\u00ebtarit t\u00eb De\u00e7iqit, Palok Traboini, gj\u00ebndet edhe tek <em>Petraq Pepo, \u201cLufta p\u00ebr \u00e7lirim komb\u00ebtar 1878-1912-kujtime veteran\u00ebsh\u201d, Tiran\u00eb 1962 f.446; At Donat Kurti, \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d nr.11, 1937, f.523; Gjush Sheldia, \u201cArsimtar\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Shkodr\u00ebs e n\u00eb rrethe\u201d, dor\u00ebshkrim, 3 qershor 1959; Gazmend Shpuza, \u201cN\u00eb prag t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb\u201d, New York 2000; Gjergj Nikprelaj, \u201cKryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb e vitit 1911\u201d, New York 2004, f. 123; Hamit Bori\u00e7i, \u201cReflekse n\u00eb publicistik\u00ebn e Palok\u00eb Traboinit\u201d 2006; Fran Camaj, \u201cDed Gjo Luli n\u00eb poem\u00ebn \u201cLufta e maleve\u201d e Palok\u00eb Traboinit\u2019, Konferenc\u00eb p\u00ebrkujtimore Tuz 2005; Gjovalin Shkurtaj, \u201cNe bijt\u00eb e xhublet\u00ebs\u201d 2006; Prenk Gruda, \u201cM\u00ebsuesi i par\u00eb nga Hoti i Burrave kreshnik\u00eb\u201d, ditar 25 prill 1940; Shkrime e kujtime nga Pjet\u00ebr Pali, Andrea Skanjeti, Mikel Prenushi, Palok\u00eb Prel Vu\u00e7etaj, Prenk\u00eb Uli, Gjergj Gjok\u00eb Shabani e tjer\u00eb<\/em>.<\/p>\n<p>Anipse p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre d\u00ebshmive q\u00eb tregojn\u00eb se cili ishte flamuri i De\u00e7iqit, si erdhi e kush e solli at\u00eb flamur, n\u00eb shkrimet e tij, historiani Romeo Gurakuqi vazhdon ta trajtoj\u00eb historin\u00eb sipas disa skemave t\u00eb vjetra t\u00eb mohimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike. Madje arrin deri atje sa nxjerr\u00eb se flamurin q\u00eb ka sjell\u00eb prej Vjene p\u00ebrmes Dalmacis\u00eb Palok\u00eb Traboini, e q\u00eb ia ka dor\u00ebzue Ded Gjo Lulit, pra flamuri q\u00eb u ngrit m\u00eb 6 prill 1911 n\u00eb De\u00e7iq, ta konsideroj\u00eb sikur ta ken\u00eb punue terzinjt\u00eb e Krajl Nikoll\u00ebs t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Le ta citojm\u00eb historianin: \u201c<em>\u2026 u njoftua nga Cetina se Gjon Gjo\u2019 Kola, terzibashi i Krajl Nikoll\u00ebs me pun\u00ebtor\u00ebt e vet, Kol\u00eb Joz\u00ebn, Rrok Pultin dhe Geg\u00eb Gurakuqin, ishin duke q\u00ebndisur nj\u00eb flamur t\u00eb till\u00eb shum\u00eb t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm. Flamuri, pasi u ruajt p\u00ebr disa dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Zef Jak Daj\u00e7it, duke u shp\u00ebtuar ndjekjeve t\u00eb autoriteteve malazeze, kaloi n\u00eb duart e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komitetit t\u00eb Podgoric\u00ebs<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Pasi konstaton k\u00ebt\u00eb, q\u00eb nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmi e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb vetvete, menj\u00ebher\u00eb shkruan p\u00ebr ngritjen e flamurit n\u00eb De\u00e7iq, \u00e7far\u00eb \u00e7do lexues duke i besuar autorit n\u00ebnkupton sikur ky flamur i terzibash\u00ebve t\u00eb Krajl Nikoll\u00ebs \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb De\u00e7iq. Nj\u00eb sofiz\u00ebm i gjall\u00eb historik.<\/p>\n<p>Ne nuk e dim\u00eb se pse historian Romeo Gurakuqi e sposton v\u00ebmendjen nga Flamuri i v\u00ebrtet\u00eb e na \u00e7on n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr drejtim. Ndoshta se nd\u00ebr terzibash\u00ebt e Krajl Nikoll\u00ebs ka qen\u00eb edhe nj\u00eb far\u00eb Geg\u00eb Gurakuqi, ndoshta gjysh-st\u00ebrgjyshi i tij, e ky po don ta fus\u00eb n\u00eb histori n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sforcuar, duke shmangur protagonist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb aktit t\u00eb pashembullt n\u00eb histori &#8211; ngritja e flamurit n\u00eb De\u00e7iq.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb le t\u00eb ndalemi s\u00eb pari duke e v\u00ebzhguar at\u00eb flamur q\u00eb quhet prej gjithkujt &#8211; Flamuri i Ded Gjo Lulit, e jo i terzibashve t\u00eb krajl Nikoll\u00ebs t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Ai flamur sipas d\u00ebshmive t\u00eb hotian\u00ebve, por edhe dokumentave historike, ishte krijuar n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs me nj\u00eb porosi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Kola, i biri i Ded Gjo Lulit, koh\u00eb para se t\u00eb fillonte kryengritja, kishte shkuar n\u00eb Austri i d\u00ebrguar nga ati p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihma e armatim n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb kryengritje. Atje \u00ebsht\u00eb takuar me Alardo Kastriotin, spanjoll, pretendent si vazhdues i gjakut t\u00eb Kastriot\u00ebve, e q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr p\u00ebrhapjen e ides\u00eb s\u00eb shqiptarizm\u00ebs n\u00eb qendrat europiane. Dikush mund ta ket\u00eb konsideruar aventurier, Konica n\u00eb fillim e kishte mik p\u00ebr kok\u00eb e m\u00eb pas e braktisi, gjithsesi porosi-pagesa p\u00ebr flamurin \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb prej Alardo Kastriotit si dhurat\u00eb p\u00ebr mal\u00ebsor\u00ebt.<\/p>\n<p>Ded Gjo Luli kishte plot flamuj q\u00eb mbaheshin n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb quhej magaze n\u00eb Skoraq t\u00eb Hotit n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb Pre\u00e7 Prek\u00ebs, si\u00e7 d\u00ebshmonte veterani Zef Marash Daka me 25 maj 1962, por donte nj\u00eb flamur q\u00eb t\u00eb ishte i punuar atje ku punoheshin t\u00ebr\u00eb simbolet e shteteve e mbret\u00ebrive, pra sipas th\u00ebnieve t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve veteran\u00eb t\u00eb kryengritjes \u201c<em>tu date me shej mes tan\u00eb kombeve t\u00eb Europ\u00ebs<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00eb k\u00ebtu kuptohet m\u00ebn\u00e7uria e atij plaku t\u00eb urt\u00eb kreshnik. Deda kishte dasht\u00eb me prit\u00eb t\u00eb vinte flamuri e masandej t\u00eb fillonte kryengritja. Por flamuri s\u2019po vinte dhe kryengritja u nis. Pas dy-tre dit\u00ebsh ka ardh\u00eb lajmi se flamuri i porositun ishte nisur nga puntoria e Vjen\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Mal\u00ebsi, por dileni e priteni. Ded Gjo Luli ka nisur p\u00ebr ta pritur n\u00eb Dalmaci sekretarin e vet, m\u00ebsuesin Palok\u00eb Traboini, q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb shkoll\u00ebn n\u00eb Prizren e ishte rreshtuar n\u00eb radh\u00ebt e kryengrit\u00ebsve dhe dinte disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja. Palok\u00eb Traboini e ka sjell\u00eb n\u00eb Hot dhe ia ka dor\u00ebzue Ded Gjo Lulit. Po n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ai ka sjell\u00eb tre flamuj. Ja si shkruhet n\u00eb librin e studiuesit Petraq Pepo botuar n\u00eb vitin 1962:<\/p>\n<p>\u201c<em>Palok Traboini n\u00eb 1911 kishte kthye prej Austris\u00eb e tre flamujt q\u00eb kishte pru prej andej i kishte nda k\u00ebshtu: nj\u00ebnin Ded Gjo Lulit, tjetrin Ujk\u00ebs s\u00eb Grud\u00ebs e t\u00eb tretin Prel Luc\u00ebs s\u00eb Trieshit.<\/em>\u201d ( Profesor Petraq Pepo: &#8220;<em>Lufta p\u00ebr \u00e7lirim komb\u00ebtar n\u00eb vitet 1878-1912<\/em>&#8220;, Tiran\u00eb 1962, faqe 446-447).<\/p>\n<p>Historiani Romeo Gurakuqi as nuk e shtron \u00e7\u00ebshtjen se cili \u00ebsht\u00eb flamuri q\u00eb u ngrit n\u00eb De\u00e7iq, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb historia e tij, por e kap\u00ebrcen dhe gjith\u00e7ka kuptohet sikur flamuri i terzibash\u00ebve t\u00eb Krajl Nikoll\u00ebs qenka ai q\u00eb populli e quan \u201c<em>Flamuri i Ded Gjo Lulit<\/em>\u201d. Kushdo q\u00eb ka sy t\u00eb mpreht\u00eb di t\u00eb dalloj\u00eb se flamuri q\u00eb \u00ebsht\u00eb fotografuar nga Marubi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb flamur i b\u00ebr\u00eb nga terzijt\u00eb e krajlit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, nuk \u00ebsht\u00eb artizanal, por i fabrikuar, madje dhe shtiza \u00ebsht\u00eb e derdhur bashk\u00eb me zogjt\u00eb metalik\u00eb t\u00eb lar\u00eb me ar, q\u00eb i rrinin flamurit n\u00eb shtiz\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb mungesa e v\u00ebmendjes, e aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrcaktuar at\u00eb flamur, por d\u00ebshira p\u00ebr ta anashkaluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e p\u00ebr t\u00eb na afruar qasje t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p>N\u00ebse donte ky historian t\u00eb gjente burimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij flamuri, shum\u00eb mir\u00eb mund t\u00eb lexonte d\u00ebshmit\u00eb e veteran\u00ebve, por edhe poem\u00ebn historike me afro 1700 vargje, q\u00eb vet\u00eb Palok\u00eb Traboini pat shkruar pas kryengritjes, kur ishte m\u00ebsues i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Prizren, n\u00eb fund t\u00eb vitit 1911.<\/p>\n<blockquote><p><em>Tue kris\u00eb pushka shpat e n&#8217;shpat<br \/>\ngjimojn\u00eb malet lak e n&#8217;lak<br \/>\nnji djal\u00eb Hotit vjen prej larg<br \/>\npa pik\u00eb frym\u00eb prej Dallmacis,<br \/>\nDed\u00eb Gjo Luli ku e kish nis\u00eb<br \/>\nme pru flamurin e Shqipnis.<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>(<em>Ky djal\u00eb Hoti ishte vet\u00eb autori Palok Traboini, sh\u00ebnimi im K.T.<\/em>)<\/p>\n<blockquote><p><em>N&#8217;log t\u00eb Kishs\u00eb kur djali a kap\u00eb<br \/>\ndy flamur\u00eb n&#8217;er\u00eb ka hap\u00eb,<br \/>\ndy flamur\u00eb kuq e zi<br \/>\nqindis\u00eb n&#8217;ar p\u00ebr bukuri.<br \/>\nAty at-her\u00eb Kol\u00eb Ded\u00eb Gjo Luli<br \/>\nnjenin flamur n&#8217;bli e nguli<br \/>\nprej t\u00eb gjithve me u sodit\u00eb,<br \/>\npala-pala tue valvit\u00eb.<br \/>\nN&#8217;kamb\u00eb u \u00e7uen n\u00eb shej nderimit<br \/>\nt\u00eb tan\u00eb djelt e Traboinit;<br \/>\nk\u00ebrset pushka prej g\u00ebzimit,<br \/>\ngjithkah hapet brohorija:<br \/>\n\u201cRrnoft\u00eb flamuri e rrnoft\u00eb Shqipnija,<br \/>\nor\u00ebn \u00e7uet e ka Malsija!\u201d<br \/>\nDed\u00eb Gjo Luli u \u00e7ue n&#8217;kamb\u00eb,<br \/>\ntjetrin flamur ja u ka dhan\u00eb<br \/>\ndjelve t&#8217;Hotit e u ka than\u00eb:<br \/>\n\u201c\u00c7onju tash, djelt e mi,<br \/>\nme deke sot p\u00ebr flamuri<br \/>\nse i erdh dita k&#8217;saj Shqipni.<br \/>\nN\u00eb De\u00e7iq ja u due n&#8217;ket dite<br \/>\nflamurin n&#8217;maj\u00eb me e ngrit\u00eb.<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;<\/p>\n<blockquote><p><em>Shpejt u lshuene djelt petrita<br \/>\ne s&#8217; ba, drue, dhet\u00eb dekika<br \/>\nn&#8217;kulm De\u00e7iqit me iu njit\u00eb<br \/>\nku flamurin e kan\u00eb ngrit\u00eb<br \/>\ntue k\u00ebndue e pushk\u00eb tue qit\u00eb<br \/>\nprej gazmendit t&#8217;asaj dit\u00eb.<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>T\u00eb mos harrojm\u00eb se ai q\u00eb i shkruante k\u00ebto vargje ka qen\u00eb vet\u00eb luft\u00ebtari q\u00eb e ka sjell\u00eb at\u00eb flamur p\u00ebrmes Dalmacis\u00eb si\u00e7 e thot\u00eb n\u00eb kapitullin e fundit t\u00eb poem\u00ebs, e jo p\u00ebrmes kthinave t\u00eb sarajeve t\u00eb Krajl Nikoll\u00ebs, q\u00eb na sugjeron historiani Romeo Gurakuqi. Nuk e dim\u00eb n\u00ebse ka dijeni historiani n\u00eb fjal\u00eb, se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt heroik me flamur, sekretarin e Ded Gjo Lulit, Palok Traboini, veteran\u00ebt e kryengritjes 1911 banor\u00eb t\u00eb Hotit t\u00eb Ri e kan\u00eb propozuar p\u00ebr ta dekoruar n\u00eb vitin 1962, 13 vjet pas vdekjes, propozim q\u00eb ka shkuar n\u00eb Kuvendin Popullor, por diktatura ia mohoi, dhe mjerisht n\u00eb koh\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohet, anashkalohet e mohohet pik\u00ebrisht nga historian\u00ebt dhe pastaj per rrjedhim edhe nga shteti.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Jo m\u00eb shum\u00eb se disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb historian malazez po fliste n\u00eb kanalin televiziv TV 5 Monde dhe pyetjes s\u00eb gazetarit francez se nga \u00e7far\u00eb popullsie p\u00ebrb\u00ebhet aktualisht Mali i Zi, ai iu p\u00ebrgjigj: \u201c<em>Gjysma e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb sllave e gjysma otomane<\/em>\u201d. Mohoi faktin se atje ka shqiptar\u00eb. Sikur ky historian malazez t\u00eb kishte lexuar librin e Romeo Gurakuqit \u201c<em>Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs 1911<\/em>\u201d padyshim do ta citonte duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebt\u00eb e pohojn\u00eb edhe vet\u00eb historian\u00ebt shqiptar\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb krejt e natyrshme q\u00eb gatimi i historis\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb flamurin e De\u00e7iqit e paskan punuar terzibash\u00ebt e Krajl Nikoll\u00ebs, apo q\u00eb fisi i Hotit na paska qen\u00eb as m\u00eb pak e as m\u00eb shum\u00eb, por pjell\u00eb e nj\u00eb burri sllav, t\u00eb jen\u00eb aq t\u00eb mir\u00ebpritura n\u00eb qarqet akademike t\u00eb pansllavizmit agresiv, t\u00eb cil\u00ebt urrejn\u00eb e mohojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb shqiptare dhe k\u00ebrkojn\u00eb motivime sado t\u00eb pabesueshme p\u00ebr dominim historik.<\/p>\n<p>Ah, k\u00ebto lajthitje historian\u00ebsh, po na nxjerrin pa themel!<\/p>\n<p><em>Sh\u00ebnim: Autori i shkrimit \u00ebsht\u00eb biri i m\u00ebsuesit kryengrit\u00ebs Palok Traboini-Goj\u00e7aj, i cili i ngarkuar nga Ded Gjo Luli, p\u00ebrmes Dalmacis\u00eb solli n\u00eb Hot flamurin q\u00eb ishte punuar n\u00eb Vjen\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr Kryengritjen e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, flamur i cili \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb De\u00e7iq m\u00eb 6 prill 1911.<\/em><\/p>\n<p><em>Editor: K.P.Traboini traboini at Saturday, June 04, 2016<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i De\u00e7iqit &#8211; p\u00ebrkitazi me manipulimet historike &#8211; Nga KOLEC PALOK TRABOINI &#8211; TraboiniBlog Gjithkush n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb mund t\u00eb lajthis\u00eb. Mund t\u00eb flas\u00eb pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi e duke anashkaluar apo shkelur t\u00eb v\u00ebrtetat. Kjo r\u00ebndom \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje e koh\u00ebs ku jetojm\u00eb. M\u00eb s\u00eb shumti lajthit politika, lajthisin shtetar\u00ebt kur tjet\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16585,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-12881","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PREJARDHJA E HOTIT DHE FLAMURI I DE\u00c7IQIT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PREJARDHJA E HOTIT DHE FLAMURI I DE\u00c7IQIT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i De\u00e7iqit &#8211; p\u00ebrkitazi me manipulimet historike &#8211; Nga KOLEC PALOK TRABOINI &#8211; TraboiniBlog Gjithkush n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb mund t\u00eb lajthis\u00eb. Mund t\u00eb flas\u00eb pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi e duke anashkaluar apo shkelur t\u00eb v\u00ebrtetat. Kjo r\u00ebndom \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje e koh\u00ebs ku jetojm\u00eb. M\u00eb s\u00eb shumti lajthit politika, lajthisin shtetar\u00ebt kur tjet\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-06-08T13:43:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-11-20T01:27:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ded_gjo_luli_dhe_palok_traboini_1911_flamuri.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"442\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"PREJARDHJA E HOTIT DHE FLAMURI I DE\u00c7IQIT\",\"datePublished\":\"2017-06-08T13:43:11+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-20T01:27:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\\\/\"},\"wordCount\":3200,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ded_gjo_luli_dhe_palok_traboini_1911_flamuri.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\\\/\",\"name\":\"PREJARDHJA E HOTIT DHE FLAMURI I DE\u00c7IQIT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ded_gjo_luli_dhe_palok_traboini_1911_flamuri.jpg\",\"datePublished\":\"2017-06-08T13:43:11+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-20T01:27:06+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ded_gjo_luli_dhe_palok_traboini_1911_flamuri.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ded_gjo_luli_dhe_palok_traboini_1911_flamuri.jpg\",\"width\":600,\"height\":442},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PREJARDHJA E HOTIT DHE FLAMURI I DE\u00c7IQIT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PREJARDHJA E HOTIT DHE FLAMURI I DE\u00c7IQIT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"PREJARDHJA E HOTIT DHE FLAMURI I DE\u00c7IQIT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i De\u00e7iqit &#8211; p\u00ebrkitazi me manipulimet historike &#8211; Nga KOLEC PALOK TRABOINI &#8211; TraboiniBlog Gjithkush n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb mund t\u00eb lajthis\u00eb. Mund t\u00eb flas\u00eb pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi e duke anashkaluar apo shkelur t\u00eb v\u00ebrtetat. Kjo r\u00ebndom \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje e koh\u00ebs ku jetojm\u00eb. M\u00eb s\u00eb shumti lajthit politika, lajthisin shtetar\u00ebt kur tjet\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-06-08T13:43:11+00:00","article_modified_time":"2017-11-20T01:27:06+00:00","og_image":[{"width":600,"height":442,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ded_gjo_luli_dhe_palok_traboini_1911_flamuri.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"PREJARDHJA E HOTIT DHE FLAMURI I DE\u00c7IQIT","datePublished":"2017-06-08T13:43:11+00:00","dateModified":"2017-11-20T01:27:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/"},"wordCount":3200,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ded_gjo_luli_dhe_palok_traboini_1911_flamuri.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/","name":"PREJARDHJA E HOTIT DHE FLAMURI I DE\u00c7IQIT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ded_gjo_luli_dhe_palok_traboini_1911_flamuri.jpg","datePublished":"2017-06-08T13:43:11+00:00","dateModified":"2017-11-20T01:27:06+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ded_gjo_luli_dhe_palok_traboini_1911_flamuri.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ded_gjo_luli_dhe_palok_traboini_1911_flamuri.jpg","width":600,"height":442},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prejardhja-e-hotit-dhe-flamuri-i-deciqit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PREJARDHJA E HOTIT DHE FLAMURI I DE\u00c7IQIT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12881","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12881"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12881\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12881"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12881"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12881"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}