{"id":12955,"date":"2017-06-10T21:27:02","date_gmt":"2017-06-10T20:27:02","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=12955"},"modified":"2017-11-19T21:55:46","modified_gmt":"2017-11-19T21:55:46","slug":"fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/","title":{"rendered":"\u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs, 20 vjet futboll dhe integrim"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Futbolli Shqiptar n\u00eb Zvic\u00ebr<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs sivjet mbush 20 vjet t\u00eb themelimit: ajo \u00ebsht\u00eb zyrtarizuar me regjistrim pran\u00eb Asociacionit kantonal t\u00eb futbollit t\u00eb Gjenev\u00ebs, m\u00eb 1997<\/strong><\/p>\n<p><strong>Arif Ejupi<\/strong>, <em>7 Qershor 2017<\/em> &#8211; <a href=\"http:\/\/www.albinfo.ch\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">http:\/\/www.albinfo.ch\/<\/a><\/p>\n<p>Zvicra thuhet se num\u00ebron rreth 200 mij\u00eb t\u00eb migruar shqiptar\u00eb, t\u00eb integruar me sukses n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb helvetike. Po ashtu t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb m\u00ebrgimtar\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb e programojn\u00eb me pjes\u00ebmarrje aktive n\u00eb shoq\u00ebri kulturore dhe klube t\u00eb ndryshme sportive. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb shquhen sidomos t\u00eb rinjt\u00eb e FC \u201cKosova\u201c t\u00eb Gjenev\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt sivjet sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00ebzetvjetorin e pun\u00ebs dhe t\u00eb suksesit. Kjo skuad\u00ebr, aktualisht an\u00ebtare e Lig\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Regjionale t\u00eb Kantonit t\u00eb Gjenev\u00ebs, \u00ebsht\u00eb zyrtarizuar me regjistrim pran\u00eb Asociacionit kantonal t\u00eb futbollit t\u00eb Gjenev\u00ebs, m\u00eb 1997.<\/p>\n<p>Themelues t\u00eb FC Kosova t\u00eb Gjenev\u00ebs, jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Besim dhe Burim Jahiu, me origjin\u00eb nga Anamorava e Kosov\u00ebs. Posa\u00e7\u00ebrisht nga m\u00ebrgimtar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Gjenev\u00ebs, si aktivist i dalluar sportiv dhe si organizator i shk\u00eblqyer njihet Besim Jahiu. Ai mbi nj\u00eb dekad\u00eb me mjaft sukses kreu detyr\u00ebn e Presidentit t\u00eb Klubit \u201cKosova\u201d t\u00eb Gjenev\u00ebs, duke qen\u00eb p\u00ebr aq koh\u00eb edhe lojtar aktiv i k\u00ebsaj skuadre. Brenda nj\u00eb harku t\u00eb shkurt\u00ebr kohor s\u00eb bashku me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij sjell n\u00eb klub futbollist\u00ebt me em\u00ebr si Bujar Latifi, ish-lojtar i dalluar i \u201cKF Shk\u00ebndija\u201d t\u00eb Tetov\u00ebs, an\u00ebtare e Superlig\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb. Lojtar tjet\u00ebr n\u00eb z\u00eb ishte edhe Fadil Haliti, sulmues cil\u00ebsor i disa skuadrave t\u00eb Kroacis\u00eb, an\u00ebtare t\u00eb ish-Lig\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb, e m\u00eb von\u00eb trajner i suksessh\u00ebm e shum\u00ebvje\u00e7ar i \u201cFC Kosova\u201d t\u00eb Gjenev\u00ebs.<\/p>\n<p>Jasht\u00ebzakonisht i dobish\u00ebm p\u00ebr \u201cFC Kosova\u201d t\u00eb Gjenev\u00ebs tregohet edhe Hysen Bilalli, dikur qend\u00ebrmbrojt\u00ebs i pakaluesh\u00ebm i \u201cKF Borci\u201d t\u00eb Ferizajt, ish an\u00ebtar i Lig\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, tani i njohur me emrin \u201cKF Ferizaj\u201d, an\u00ebtar i Superlig\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb futboll. N\u00eb fund t\u00eb viteve t\u00eb 80-ta ky futbollist me nj\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme fizike pati luajtur edhe n\u00eb disa skuadra t\u00eb kantonit Vaud, si: \u201cFC Saint-Legier\u201d,\u201d FC Forward-Morges\u201d dhe \u201cUS Terr-Sainte 1940\u201d. Paraqitjet e tij t\u00eb rregullta n\u00eb fanell\u00ebn e k\u00ebtyre ekipeve dhe loja e bukur i mund\u00ebsuan k\u00ebtij lojtari me eksperienc\u00eb rregullimin e dokumenteve dhe q\u00ebndrimin e p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebrforcim i madh p\u00ebr skuadr\u00ebn FC Kosova t\u00eb Gjenev\u00ebs, p\u00ebr koh\u00ebn konsiderohen edhe v\u00ebllez\u00ebrit Armend e Arben Selmani, sulmues t\u00eb spikatur. Armend Selmani me mjaft sukses ka luajtur edhe n\u00eb FC \u201dEtoile \u2013Carouge\u201d t\u00eb Gjenev\u00ebs, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn an\u00ebtare e Challenge League t\u00eb Zvicr\u00ebs. Kurse me skuadr\u00ebn \u201cFC Kosova\u201d, debutojn\u00eb qend\u00ebrsulmuesi efikas Halil Rrahmani, portier\u00ebt shtatgjat\u00eb Reshat Kamberi e Bujar Ahmeti. Mbrojt\u00ebsit perspektiv\u00eb e me p\u00ebrvoj\u00eb Nexhat Xhymshiti \u2013Xhimi, Behxhet Rexha, Samet Mjaku, dhe treshja e v\u00ebllez\u00ebrve Bajrami, loja e t\u00eb cil\u00ebve nd\u00ebrlidhet p\u00ebr mrekulli me lojtar\u00ebt e ardhur.<\/p>\n<p><strong>E pa konkurrenc\u00eb, kalon shpejt nj\u00eb rang m\u00eb lart<\/strong><\/p>\n<p>FC Kosova e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga lojtar\u00eb cil\u00ebsor\u00eb mposht kund\u00ebrshtar\u00ebt e saj nj\u00eb nga nj\u00eb me leht\u00ebsi dhe rezultat t\u00eb thell\u00eb. Ajo, si lider i grupit, Kampionatin vijues e nis n\u00eb Lig\u00ebn e kat\u00ebrt rajonale t\u00eb Gjenev\u00ebs. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb Lig\u00eb \u00ebsht\u00eb e pa konkurrenc\u00eb. Jo vet\u00ebm n\u00eb terren t\u00eb vet por edhe si mysafire gjunj\u00ebzon rival\u00ebt e saj. Qend\u00ebrsulmuesi Halil Rahmani, gati n\u00eb \u00e7do ndeshje tregohet i frytsh\u00ebm duke sh\u00ebnuar nga t\u00eb gjitha pozitat. Ai n\u00eb fund t\u00eb Kampionatit radhitet si golash\u00ebnuesi m\u00eb i mir\u00eb i skuadr\u00ebs dhe i grupit t\u00eb k\u00ebsaj Lige. FC Kosova pa kurrfar\u00eb pengese m\u00eb 1999-2000 kalon n\u00eb Lig\u00ebn e Tret\u00eb Rajonale t\u00eb kantonit t\u00eb Gjenev\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rang garash demonstron loj\u00eb t\u00eb bukur dhe tubon num\u00ebr maksimal pik\u00ebsh. Kuota e pik\u00ebve t\u00eb tubuara dy-tre jav\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb Kampionatit u siguron futbollist\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj ekipe triumfin. Ata n\u00eb fund t\u00eb gushtit t\u00eb vitit 2000 si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Lig\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Rajonale t\u00eb Gjenev\u00ebs, nisin garat me dymb\u00ebdhjet\u00eb skuadrat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb k\u00ebtij kantoni.<\/p>\n<p>Sukseset e k\u00ebtyre djemve t\u00eb vyesh\u00ebm do ta ken\u00eb edhe mb\u00ebshtetjen e bashkatdhetar\u00ebve tan\u00eb. P\u00ebr skuadr\u00ebn e tyre t\u00eb zemr\u00ebs nuk kursejn\u00eb asgj\u00eb as afarist\u00ebt e shumt\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt veprojn\u00eb prej vitesh n\u00eb Gjenev\u00eb. Po ashtu nga ndeshja n\u00eb ndeshje shum\u00ebfishohet edhe numri i tifoz\u00ebve. Ata, si lojtari i dymb\u00ebdhjet\u00eb i k\u00ebsaj skuadre n\u00ebn tingujt e daulles dhe zurl\u00ebs krijojn\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb festive n\u00eb 45 stadiumet e kantonit t\u00eb Gjenev\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ish lojtari i Valencias luajti p\u00ebr \u201cFC Kosov\u00ebn\u201d e Gjenev\u00ebs!<\/strong><\/p>\n<p>\u201cFC Kosova\u201d tashm\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb duhur dhe organizim t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm b\u00ebhet t\u00ebrheq\u00ebse edhe p\u00ebr lojtar\u00ebt e komuniteteve t\u00eb tjera. An\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj skuadre m\u00eb 1999 b\u00ebhen portieri Antonio Di Marco me origjin\u00eb italiane dhe qend\u00ebrsulmuesi i njohur me ngjyr\u00eb nga Kongo, Alex Tekumo, i cili n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn luajti n\u00eb skuadr\u00ebn e famshme \u201cFC Valencia\u201d t\u00eb Spanj\u00ebs. Me k\u00ebta dy lojtar\u00eb t\u00eb klasit t\u00eb par\u00eb dhe me dy-tri p\u00ebrt\u00ebritje t\u00eb tjera \u201cFC Kosova\u201d arrin kulmin e suksesit dhe b\u00ebn em\u00ebr n\u00eb Lig\u00ebn e Dyt\u00eb Rajonale t\u00eb Gjenev\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 suksesit n\u00eb Kampionat, futbollist\u00ebt e saj pes\u00eb her\u00eb luajn\u00eb edhe n\u00eb Finalen e Kup\u00ebs s\u00eb Gjenev\u00ebs. K\u00ebta dy lojtar\u00eb s\u00eb bashku me bashk\u00eblojtar\u00ebt e tjer\u00eb shqiptar\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb quhen si gjenerata q\u00eb la gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme suksesi n\u00eb futbollin gjenevas dhe e b\u00ebri krenare m\u00ebrgat\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Sikurse \u00e7do skuad\u00ebr tjet\u00ebr futbolli ashtu edhe FC Kosova e Gjenev\u00ebs, pati momente krizash. Mir\u00ebpo ato u tejkaluan shpejt fal\u00eb ish- futbollist\u00ebve veteran\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj skuadre Fadil Haliti, Hysen Billalli e Bujar Latifi, t\u00eb cil\u00ebt mor\u00ebn drejtimin e saj. Ata, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e trajner\u00ebve ruajt\u00ebn b\u00ebrtham\u00ebn e ekipit dhe shtuan fondin e lojtar\u00ebve duke angazhuar lojtar\u00eb t\u00eb talentuar si: Burim Terziun e FC Drita t\u00eb Gjilanit, Asmir Zenelin e FC Meyr-in LNB t\u00eb Gjenev\u00ebs, mbrojt\u00ebsit perspektiv\u00eb Liridon Heta e Liridon Imeri, mesfushor\u00ebt Armend Zatriqi e P\u00ebrparim Emerllahu, sulmuesit Alban Osmani e Ibrahim Fazlija.<\/p>\n<p>Skuadra tregoi form\u00eb stabile n\u00eb Lig\u00ebn e Dyt\u00eb Rajonale t\u00eb Gjenev\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn luajti me mjaft sukses plot 15 vjet. M\u00eb 2013, ish-trajner\u00ebt Haliti, Bilalli dhe Latifi, u detyruan t\u00eb l\u00ebn\u00eb drejtimin e skuadr\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb ata z\u00ebvend\u00ebsohen nga lezhjani Durim Lika. N\u00eb klub vijn\u00eb edhe lojtar\u00ebt profesionist\u00eb t\u00eb Superlig\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si: Florian Braho, Klodian Asllani dhe Elton Lika. Braho, m\u00eb her\u00ebt luajti n\u00eb \u201cKFLuft\u00ebtari\u201d t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, \u201cKF Kastrioti\u201d t\u00eb Kruj\u00ebs dhe \u201cKF Partizani\u201d t\u00eb Tiran\u00ebs. Nd\u00ebrkaq, Asllani ka luajtur gjat\u00eb viteve 2005-2007 me \u201cKF Dinamo\u201d t\u00eb Tiran\u00ebs. Elton Lika, i v\u00ebllai i trajnerit Durim Lika ka luajtur n\u00eb \u201cBes\u00eblidhja\u201d t\u00eb Lezh\u00ebs dhe \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Viti 2015 \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga vitet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb \u201cFC Kosova\u201d t\u00eb Gjenev\u00ebs, ngase pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb kohore skuadra largohet nga Liga e Dyt\u00eb Rajonale.<\/p>\n<p><strong>Me gjith\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimin, konsolidojn\u00eb shpejt radh\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>R\u00ebnia n\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb ult\u00eb garash natyrisht shkaktoi pak\u00ebnaq\u00ebsi tek t\u00eb gjith\u00eb simpatizuesit e k\u00ebsaj skuadre. V\u00ebllez\u00ebrit Salihu, sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb suksessh\u00ebm s\u00eb bashku me Qamil Sejdiun dhe nj\u00eb grup shok\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb nis\u00ebn t\u00eb veprojn\u00eb praktikisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb FC Kosova t\u00eb rikthehet sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e m\u00ebhershme. Domosdoshm\u00ebri dhe nevoj\u00eb urgjente paraqitet angazhimi i nj\u00eb trajneri profesionist.<\/p>\n<p>Kjo pozit\u00eb i besohet profesorit t\u00eb Edukat\u00ebs Fizike nga Kosova, Musa Selimit. Ardhja e tij n\u00eb klub ngjall shpres\u00ebn p\u00ebr k\u00ebndellje t\u00eb skuadr\u00ebs dhe rezultate t\u00eb d\u00ebshiruara. Kjo shpres\u00eb realizohet brenda nj\u00eb viti dhe FC Kosova e Gjenev\u00ebs, m\u00eb 2016 rikthehet n\u00eb Lig\u00ebn e Dyt\u00eb Rajonale t\u00eb Gjenev\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn edhe sot b\u00ebn gara.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, skuadra ka nj\u00eb fond prej 100 (nj\u00ebqind) lojtar\u00ebve t\u00eb licencuar dhe disponon me t\u00eb gjitha kategorit\u00eb. Mir\u00ebpo me em\u00ebrimin e z. Selimi, n\u00eb detyr\u00ebn e Dekanit t\u00eb Fakultetit t\u00eb Edukimit dhe Sportit, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, \u00e7\u00ebshtja e trajnerit mbetet problem n\u00eb vete. Aktualisht pun\u00ebn e trajnerit e b\u00ebn Msc. Sokol Salihu, ish-futbollist i k\u00ebsaj skuadre dhe i FC Etoile- Carouge, an\u00ebtare e Premiere League t\u00eb Zvicr\u00ebs. Kurse me ekipin e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb angazhuar Abaz Nivokazi e me at\u00eb t\u00eb junior\u00ebve lojtari, Anton Grisha, i ardhur koh\u00eb m\u00eb par\u00eb nga FC T\u00ebrbuni i Puk\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Grisha \u00ebsht\u00eb edhe lojtar standard i ekipit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq veteran\u00ebt e k\u00ebtij ekipi udh\u00ebhiqen nga lojtari i dikursh\u00ebm i \u201cFC Kosova\u201d t\u00eb Gjenev\u00ebs, Halil Rrahmani.<\/p>\n<p>N\u00eb skuad\u00ebr edhe sot ka futbollist\u00eb t\u00eb talentuar dhe mjaft cil\u00ebsor\u00eb si: M\u00ebrgim Osmani ish-portier i FC Grand-Lancy t\u00eb Gjenev\u00ebs, an\u00ebtare e Premiere League t\u00eb Zvicr\u00ebs, Erion Hoti, Blendim Gashi, i ardhur nga \u201cKF Drita\u201d e Gjilanit dhe Liridon Bajrami, dikur lojtar i \u201cFC Shkupi\u201d t\u00eb Maqedonis\u00eb. Form\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme po tregon sulmuesi Arben Selmani. Ai tani p\u00ebr tani \u00ebsht\u00eb edhe golash\u00ebnuesi m\u00eb i mir\u00eb i skuadr\u00ebs. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr Erdi Rexhepi, edhe pse vet\u00ebm 16 vje\u00e7, po shfaq\u00eb dije t\u00eb admirueshme prej futbollisti t\u00eb talentuar.<\/p>\n<p><strong>Gjith\u00e7ka n\u00eb baz\u00eb vullnetare<\/strong><\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksohet se i gjith\u00eb ky aktivitet zhvillohet n\u00eb baza vullnetare dhe si burim financimi ka donacionet e afarist\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Gjenev\u00ebs. Ky organizim b\u00ebhet me d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb p\u00ebrmes loj\u00ebs s\u00eb futbollit t\u00eb krijohen ura bashk\u00ebpunimi dhe miq\u00ebsie me t\u00eb gjitha komunitetet n\u00eb kantonin e Gjenev\u00ebs. Andaj si stafi udh\u00ebheq\u00ebs i skuadr\u00ebs ashtu dhe lojtar\u00ebt u shprehin mir\u00ebnjohje donator\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb rregullt q\u00eb edhe sot po ndihmojn\u00eb pakursyer dhe pa dallim race dhe etnie afirmimin e k\u00ebtyre t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>Stadiumi, si nj\u00eb nga kushtet themelore pa t\u00eb cilin nuk mund t\u00eb imagjinohet zhvillimi i aktiviteteve, ofrohet pa kompensim nga Departamenti i Kultur\u00ebs dhe Sportit i kantonit t\u00eb Gjenev\u00ebs. Kurse shpenzimet tjera si pajisjet dhe pagesa e gjyqtar\u00ebve t\u00eb futbollit b\u00ebhet me vet\u00ebfinancim dhe donacione t\u00eb mbledhura.<\/p>\n<p>\u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs gjithmon\u00eb ka qen\u00eb dhe mbetet e hapur edhe p\u00ebr lojtar\u00ebt e komuniteteve t\u00eb tjera. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon edhe prezenca e lojtar\u00ebve t\u00eb tash\u00ebm n\u00eb ekip si: Syzlovec Michael, Chrystian Racchumick, Mourad Hbabaz, Mahamadu Traore etj.<\/p>\n<p>Pik\u00eb tjet\u00ebr e lakmueshme e k\u00ebsaj skuadre \u00ebsht\u00eb edhe organizimi i turnir\u00ebve me rastin e festave tona komb\u00ebtare. Sidomos duhet ve\u00e7uar turniri i parvjetsh\u00ebm \u201cGjeneva 2015\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin mor\u00ebn pjes\u00eb shumica e ekipeve shqiptare t\u00eb futbollit t\u00eb cilat veprojn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ligave t\u00eb ndryshme t\u00eb Zvicr\u00ebs dhe jan\u00eb pjes\u00eb e Unionit t\u00eb Klubeve Shqiptare t\u00eb Futbollit n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs, gjithashtu ka krijuar marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera edhe me Klubet futbollistike t\u00eb Kosov\u00ebs. Ajo, n\u00eb n\u00ebntorin e vitit t\u00eb kaluar pati nj\u00eb pritje t\u00eb ngroht\u00eb nga FC V\u00ebllaznimi i Gjakov\u00ebs, me t\u00eb cilin me rastit e Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit dhe 104 vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zhvilloi ndeshje miq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e FC Kosova t\u00eb Gjenev\u00ebs, kan\u00eb hartuar programe afatgjata dhe konkrete. Ata n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt synojn\u00eb inkuadrimin n\u00eb Lig\u00ebn Inter-regjionale t\u00eb Zvicr\u00ebs dhe krijimin e nj\u00eb Shkolle t\u00eb Futbollit, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb mund\u00ebsohej rekrutimi dhe zbulimi m\u00eb i leht\u00eb i talenteve t\u00eb rinj t\u00eb futbollit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Futbolli Shqiptar n\u00eb Zvic\u00ebr \u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs sivjet mbush 20 vjet t\u00eb themelimit: ajo \u00ebsht\u00eb zyrtarizuar me regjistrim pran\u00eb Asociacionit kantonal t\u00eb futbollit t\u00eb Gjenev\u00ebs, m\u00eb 1997 Arif Ejupi, 7 Qershor 2017 &#8211; http:\/\/www.albinfo.ch\/ Zvicra thuhet se num\u00ebron rreth 200 mij\u00eb t\u00eb migruar shqiptar\u00eb, t\u00eb integruar me sukses n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb helvetike. Po ashtu t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16536,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-12955","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs, 20 vjet futboll dhe integrim - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs, 20 vjet futboll dhe integrim - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Futbolli Shqiptar n\u00eb Zvic\u00ebr \u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs sivjet mbush 20 vjet t\u00eb themelimit: ajo \u00ebsht\u00eb zyrtarizuar me regjistrim pran\u00eb Asociacionit kantonal t\u00eb futbollit t\u00eb Gjenev\u00ebs, m\u00eb 1997 Arif Ejupi, 7 Qershor 2017 &#8211; http:\/\/www.albinfo.ch\/ Zvicra thuhet se num\u00ebron rreth 200 mij\u00eb t\u00eb migruar shqiptar\u00eb, t\u00eb integruar me sukses n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb helvetike. Po ashtu t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-06-10T20:27:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-11-19T21:55:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/basel_futboll.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"587\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"338\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"\u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs, 20 vjet futboll dhe integrim\",\"datePublished\":\"2017-06-10T20:27:02+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-19T21:55:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\\\/\"},\"wordCount\":2093,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/basel_futboll.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\\\/\",\"name\":\"\u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs, 20 vjet futboll dhe integrim - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/basel_futboll.jpg\",\"datePublished\":\"2017-06-10T20:27:02+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-19T21:55:46+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/basel_futboll.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/basel_futboll.jpg\",\"width\":587,\"height\":338},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs, 20 vjet futboll dhe integrim\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs, 20 vjet futboll dhe integrim - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs, 20 vjet futboll dhe integrim - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Futbolli Shqiptar n\u00eb Zvic\u00ebr \u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs sivjet mbush 20 vjet t\u00eb themelimit: ajo \u00ebsht\u00eb zyrtarizuar me regjistrim pran\u00eb Asociacionit kantonal t\u00eb futbollit t\u00eb Gjenev\u00ebs, m\u00eb 1997 Arif Ejupi, 7 Qershor 2017 &#8211; http:\/\/www.albinfo.ch\/ Zvicra thuhet se num\u00ebron rreth 200 mij\u00eb t\u00eb migruar shqiptar\u00eb, t\u00eb integruar me sukses n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb helvetike. Po ashtu t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-06-10T20:27:02+00:00","article_modified_time":"2017-11-19T21:55:46+00:00","og_image":[{"width":587,"height":338,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/basel_futboll.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"\u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs, 20 vjet futboll dhe integrim","datePublished":"2017-06-10T20:27:02+00:00","dateModified":"2017-11-19T21:55:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/"},"wordCount":2093,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/basel_futboll.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/","name":"\u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs, 20 vjet futboll dhe integrim - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/basel_futboll.jpg","datePublished":"2017-06-10T20:27:02+00:00","dateModified":"2017-11-19T21:55:46+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/basel_futboll.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/basel_futboll.jpg","width":587,"height":338},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fc-kosova-e-gjeneves-20-vjet-futboll-dhe-integrim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cFC Kosova\u201d e Gjenev\u00ebs, 20 vjet futboll dhe integrim"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12955","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12955"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12955\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16536"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12955"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12955"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12955"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}