{"id":13175,"date":"2017-06-19T09:08:32","date_gmt":"2017-06-19T08:08:32","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=13175"},"modified":"2017-11-18T22:30:27","modified_gmt":"2017-11-18T22:30:27","slug":"17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/","title":{"rendered":"\u201c17 LIBRAT E BOTUAR, D\u00cbSHMOJN\u00cb PUN\u00cbN TIME SHUM\u00cbVJE\u00c7ARE E T\u00cb PALODHUR, P\u00cbRPARA T\u00cb V\u00cbRTETAVE, Q\u00cb UN\u00cb KAM P\u00cbRJETUAR&#8230;\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" title=\"Bajame Hoxha-\u00c7eliku\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/bajame_hoxha_celiku.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> (<strong><em>Bised\u00eb me poeten dhe shkrimtaren Bajame Hoxha-\u00c7eliku, krijuese e p\u00ebrndjekur nga diktatura dhe tani emigrante, n\u00eb Belgjik\u00eb<\/em><\/strong>)<\/p>\n<p>Nga: <strong>Prof. Murat Gecaj<\/strong>, <em>publicist e studiues<\/em><\/p>\n<p><strong>1. K\u00ebnaq\u00ebsi, q\u00eb po e zhvillojm\u00eb bashk\u00eb k\u00ebt\u00eb Bised\u00eb, mike Bajame edhe nga fakti, se jemi nga e nj\u00ebjta krahin\u00eb, me origjin\u00eb nga Mal\u00ebsia e Gjakov\u00ebs (Tropoja). Pra, n\u00eb fillim, d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb dim\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr vendlindjen, f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e shkollimin t\u00ebnd\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Profesor Gecaj, ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn e madhe, q\u00eb tregoni p\u00ebr t\u00eb shkruar e treguar, n\u00eb pak rreshta, historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb familjes sime dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb shkuar\u00ebn ton\u00eb t\u00eb hidhur! Familja e tim shoqi \u00ebsht\u00eb nga Mal\u00ebsia e Gjakov\u00ebs dhe pik\u00ebrisht jan\u00eb Hoxhajt e Gashit t\u00eb Gurit dhe trash\u00ebgimtare e denj\u00eb e heroit legjendar, Avdulla Hoxha. At\u00eb e var\u00ebn pushtuesit osman\u00eb n\u00eb litar, m\u00eb 1910, si prij\u00ebs i kryengritjeve kund\u00ebr pushtimit shekullor t\u00eb tyre. Kjo ndodhi, pik\u00ebrisht, dy vjet para shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, ku mejteplit\u00eb do ta provokonin para litarit: \u201cHoxh\u00eb, sa sharte ka Turqia?\u201d Nd\u00ebrsa fjala e fundit e tij ishte: \u201cMe takat, lum zotnia&#8230; pes\u00eb manxerrja&#8230; e gjasht\u00eb alltia!\/ E, t\u2019kisha pas\u00eb ve\u00e7 nji me veti&#8230;\/ do m\u2019kish shku\/ zani te mbreti!\u201d. At\u00ebher\u00eb, k\u00ebto vargje, t\u00eb dala nga zemra burr\u00ebrore e heroit dhe trim\u00ebrit\u00eb e tij t\u00eb pashoqe, rapsod\u00ebt e koh\u00ebs i ngrit\u00ebn n\u00eb shtat\u00eb k\u00ebng\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmendore t\u00eb pavdekshme, p\u00ebr Avdulla Hoxh\u00ebn e Gashit t\u00eb Gurit. Pra, edhe pse ishte nj\u00eb nga familjet m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, e trimave t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Gjakov\u00ebs e m\u00eb gjer\u00eb, shpata e hidhur e Enver Hoxh\u00ebs t\u00eb godiste e t\u00eb korrte pa m\u00ebshir\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se nuk i n\u00ebnshtroheshe!<\/p>\n<p>Un\u00eb, me tim shoq, jemi takuar q\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb internim, n\u00eb kampin e p\u00ebrqendrimit, i cili ishte n\u00eb Sav\u00ebr t\u00eb Lushnj\u00ebs. Nd\u00ebrsa, kur u rrit\u00ebm, ngrit\u00ebm mbi baza t\u00eb sh\u00ebndosha nj\u00eb familje t\u00eb ndershme. Nga kjo martes\u00eb, kemi tre f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, dy vajza e nj\u00eb djal\u00eb. Pasi jetuan \u201cFerrin e Dantes\u201d, n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, tani ata jan\u00eb t\u00eb diplomuar n\u00eb Bruksel dhe jetojn\u00eb me dinjitet, si qytetar\u00eb belg\u00eb. Un\u00eb, me origjin\u00eb prind\u00ebrore, jam gjysm\u00eb nga Mati e gjysm\u00eb nga Kuk\u00ebsi, por s\u2019kemi jetuar kurr\u00eb atje. Nuk e di sakt\u00eb, t\u00eb them nga jam, sepse asnj\u00eb rreth nuk m\u00eb b\u00ebn ende bij\u00ebn e tij!? Kjo, sepse f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time e kam kaluar n\u00eb qytetin e Gjirokastr\u00ebs, ku kam marr\u00eb dhe m\u00ebsimet e viteve t\u00eb para. Pastaj, n\u00eb kampin e p\u00ebrqendrimit ma nd\u00ebrpren\u00eb shkoll\u00ebn. M\u00eb tej, e vazhdova at\u00eb nat\u00ebn e me copa dhe munda ta kryeja e t\u2019i jepja t\u00eb gjitha provimet, vet\u00ebm n\u00eb dit\u00ebt e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Ne na i mbyll\u00ebn dyert e shkollave, por dyert e dijeve nuk na i mbyll\u00ebn dot! Ato baraka me kasht\u00eb, dhom\u00ebzat e tyre, u kthyen n\u00eb shkolla p\u00ebr ne. N\u00eb ato baraka, me kallama t\u00eb hekurta, q\u00eb ashtu i kthyem ne, m\u00ebsuam gjuh\u00eb t\u00eb huaja, gjuh\u00ebn shqipe, let\u00ebrsi shqipe e t\u00eb huaj, m\u00ebsuam muzik\u00ebn shqiptare dhe muzik\u00ebn e huaj (t\u00eb ndaluar p\u00ebr koh\u00ebn) etj. Prandaj tani, kur m\u00eb pyesin nga je, u them shpejt: \u201cNga gjith\u00eb Shqip\u00ebria\u201d. Dhe, kur k\u00ebrkojn\u00eb holl\u00ebsira, u them prerazi: \u201cJam nga Lushnja!\u201d<\/p>\n<p><strong>2. E di q\u00eb do t\u00eb shkaktoj\u00eb sjellje n\u00eb kujtes\u00eb, t\u00eb nj\u00eb kohe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs t\u00ebnde\u2026Megjithat\u00eb, a mund t\u00eb tregosh, sigurisht shkurt, p\u00ebr vitet e gjata t\u00eb internimit?<\/strong><br \/>\n&#8211; \u201cKush mbjell er\u00ebn, korr\u00eb furtun\u00ebn!&#8230;\u201d Por, ne e prind\u00ebrit tan\u00eb, mboll\u00ebm paqen dhe gjet\u00ebm ferrin mbi tok\u00eb! N\u00eb romanin me 581 faqe, &#8220;Vajet e Pranver\u00ebs Mashtruese&#8221;, q\u00eb botova fundvitin e kaluar, te Sht\u00ebpia Botuese\u201dNacional\u201d, trajtohet pik\u00ebrisht kjo tem\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshin koh\u00ebn nga viti dyzet\u00eb e pes\u00eb dhe deri n\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00ebshin, kur trokiti demokracia dhe ne u lam\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb marrim vet\u00ebm rrug\u00ebt e kurbetit, me rrobat q\u00eb kishim veshur. Kush \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr ta njohur at\u00eb histori t\u00eb hidhur, por t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, mund ta lexoj k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, ku personazhet jan\u00eb me emra t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Megjithat\u00eb, besoj se nuk i ka nx\u00ebn\u00eb dot ai lib\u00ebr, prej qindra faqesh, t\u00eb t\u00ebra ato drama, q\u00eb ne i p\u00ebrjetuam. Nj\u00eb jet\u00eb-n\u00eb sk\u00ebterr\u00eb, do ta quaja!<\/p>\n<p><strong>3. Kur t\u00eb lindi d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb krijuar e shkruar dhe cila ishte periudha e shp\u00ebrthimeve t\u00eb vrullshme, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mua nuk m\u00eb lindi d\u00ebshira, i nderuar, por shkrova instinktivisht, kur polic\u00ebt po na shoq\u00ebronin. Ishim duke udh\u00ebtuar me makin\u00eb, drejt kampit t\u00eb p\u00ebrqendrimit, me polic\u00eb mbi krye. Udh\u00ebtimi zgjati gjith\u00eb nat\u00ebn. At\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb bukur vjeshte nuk do ta harroj kurr\u00eb! Duke hyr\u00eb n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs, nxora nga \u00e7anta, e cila m\u00eb kishte mbetur n\u00eb dor\u00eb ,q\u00eb nga \u00e7asti i nisjes p\u00ebr n\u00eb internim, lapsin, fletoren dhe shkrova poezin\u00eb e par\u00eb: \u201cRri polici, mu mbi buz\u00eb!&#8230;\u201d Isha fare f\u00ebmij\u00eb. Pas atij m\u00ebngjesi t\u00eb paharruar, t\u00eb gjitha padrejt\u00ebsit\u00eb dhe jet\u00ebn e dhunshme, e hidhja n\u00eb fletore.<\/p>\n<p><strong>4. Jam informuar, se ke botuar shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb libra\u2026Cila \u00ebsht\u00eb tematika kryesore e tyre? Po, n\u00eb \u00e7far\u00eb gjinish\u00eb ke krijuar?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb shkruaj n\u00eb t\u00eb gjitha gjinit\u00eb letrare, pasi 17 librat e shkruar dhe t\u00eb botuar: n\u00eb proz\u00eb, poezi, p\u00ebr t\u00eb rritur e f\u00ebmij\u00eb, d\u00ebshmojn\u00eb qart\u00eb pun\u00ebn time k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, shum\u00ebvje\u00e7are e t\u00eb palodhur. P\u00ebrpara t\u00eb v\u00ebrtetave lakuriqe un\u00eb nuk kam mundur t\u00eb hesht. Pasi q\u00eb un\u00eb i kam p\u00ebrjetuar n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Kam trajtuar edhe tema shoq\u00ebrore, por n\u00eb poezi q\u00ebndroj m\u00eb duksh\u00ebm, te rima, te vargjet lirik\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>5. Tashm\u00eb, ke disa vite n\u00eb emigracion, n\u00eb Belgjik\u00eb\u2026Cilat jan\u00eb p\u00ebrshtypjet e tua, nga kjo jet\u00eb, larg Atdheut?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo m\u00eb larg se disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, shkrova brenda romanit tim t\u00eb ardhsh\u00ebm, nga libri \u201dS\u2019e besoj Parajs\u00ebn t\u00ebnde\u201d, t\u00eb poetit shqiptar nga Maqedonia, Shazim Mehmeti: \u201cVasha, v\u00ebrtet, ku humbi?\/ Ku iku?\/ Ku treti?\/ Treti p\u00ebr t\u00eb m\u2019u shfaqur\/ rishtas n\u00eb val\u00eb deti?!\u201d M\u00eb tej, ky poet shkruan k\u00ebto radh\u00eb, kaq dometh\u00ebn\u00ebse: \u201cJap gjith\u00eb jet\u00ebn time endacake,\/ p\u00ebr dy metra varr n\u2019atdheun tim!\u201d A s&#8217;e ka dh\u00ebn\u00eb shpirtin ky poet, brenda vargjeve? A s\u2019ka folur dhe p\u00ebr mua, ky poet ? Kam m\u00eb se 16 vjet, q\u00eb e kam lexuar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr dhe s&#8217;i kam harruar kurr\u00eb vargjet e tij!<\/p>\n<p><strong>6. P\u00ebrs\u00ebri, disi lidhur me pyetjen e m\u00ebsip\u00ebrme: Sa ke ndihmuar ti n\u00eb shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kur arrita n\u00eb Belgjik\u00eb, k\u00ebrkova strehim politik dhe u pranova, si e till\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, intelektual\u00ebt e Kosov\u00ebs, me drejtor shkolle Muhamet Shabanin, m\u00eb b\u00ebn\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnien e gjuh\u00ebs amtare, pra, f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Bruksel. K\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tyre iu p\u00ebrgjigja pozitivisht. K\u00ebshtu, kam dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet, falas dhe kjo m\u00eb b\u00ebn krenare, ishte k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr mua. Nx\u00ebn\u00ebsit e mi, tani ndjekin universitetet e Brukselit. Ata e flasin dhe e shkruajn\u00eb shqipen, nj\u00eblloj me f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb jan\u00eb rritur e shkolluar n\u00eb Atdhe.<\/p>\n<p>Do t\u00eb flisja pak, si n\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebr nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shk\u00eblqyer. Quhet Flamur Hamiti dhe k\u00ebt\u00eb vit ndjek vitin e par\u00eb p\u00ebr mjek\u00ebsi. Ai e flet dhe e shkruan aq bukur gjuh\u00ebn shqipe letrare, kur me origjin\u00eb, q\u00eb nga gjysh\u00ebrit, \u00ebsht\u00eb shqiptar nga Kosova.<\/p>\n<p><strong>7. Po me veprimtari tjera shoq\u00ebrore, a je marr\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht, po! Pas vendosjes s\u00eb demokracis\u00eb, n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs kam qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryetare e Forumit t\u00eb gruas demokratike dhe kryetare e Shoqat\u00ebs s\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb. Ndihmat, q\u00eb m\u00eb vinin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtres\u00eb shoq\u00ebrore, jam kujdesur q\u00eb t\u00eb ndahen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, si p\u00ebr m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit e qytetit dhe p\u00ebr t\u00eb verb\u00ebrit. Ndihmat, me veshmbathje e ushqime, ua kam \u00e7uar vet\u00eb n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kam qen\u00eb dhe sekretare e Shoqat\u00ebs s\u00eb t\u00eb Verb\u00ebrve. Kur shkoj n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs, sa e marrin vesh grat\u00eb, q\u00eb un\u00eb kam arritur, vrapon secila prej tyre, t\u00eb m\u00eb marr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, duke m\u00eb quajtur me dashamir\u00ebsi, respekt e mir\u00ebnjohje: \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d! Sigurisht, sjellja e tyre m\u00eb emocionon shum\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>8. Cili ka qen\u00eb vler\u00ebsimi i krijimtaris\u00eb t\u00ebnde t\u00eb botuar, me \u00e7mime ose \u201cMir\u00ebnjohje\u201d etj.?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Von\u00eb, shum\u00eb von\u00eb, jan\u00eb kujtuar edhe p\u00ebr mua! N\u00eb vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, n\u00eb Lushnj\u00eb, n\u00eb qytetin e vuajtjeve, n\u00eb qytetin e plag\u00ebve t\u00eb mia, m\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dy \u00e7mime:\u201cLibri m\u00eb i bukur i vitit\u201d, me titullin \u201dDiku, aty&#8230;\u201d dhe\u201c\u00c7mimi i Karrier\u00ebs\u201d. Pastaj, n\u00eb vitin 2016, m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb \u00e7mimi letrar, \u201cVath Koreshi\u201d. N\u00eb Bruksel, po k\u00ebshtu, m\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 6 Mir\u00ebnjohje \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, p\u00ebr ndihmes\u00ebn e \u00e7muar, vullnetarisht e me ndjenja t\u00eb larta atdhetare, n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnien e gjuh\u00ebs shqipe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb, p\u00ebr 11 vjet radhazi. Plus k\u00ebsaj, jam shp\u00ebrblyer me \u201cMir\u00ebnjohje\u201d nga Ministria e Diaspor\u00ebs e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe \u201cDeklarata e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p><strong>9. A \u00ebsht\u00eb shkruar, n\u00eb gazeta e revista ose a \u00ebsht\u00eb folur n\u00eb ndonj\u00eb emision t\u00eb radiove a TV-ve, p\u00ebr librat tu? Po p\u00ebrurime t\u00eb tyre, a jan\u00eb b\u00ebr\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, p\u00ebrurime librash kam b\u00ebr\u00eb disa her\u00eb. S\u00eb shpejti, n\u00eb Bruksel do t\u00eb b\u00ebj p\u00ebrurimin e 6 librave m\u00eb t\u00eb rinj. N\u00eb \u201cRadio-Tirana\u201d jam ftuar tri her\u00eb. S\u00eb pari, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb nga gazetarja, Valdete Antoni, Demir Gjergji dhe dy her\u00eb nga gazetari Jaho Margjeka, n\u00eb emisionin p\u00ebr d\u00ebgjuesit jasht\u00eb Atdheut. Po k\u00ebshtu, \u00e7do TV shqiptar, q\u00eb m\u00eb ka ftuar, kam shkuar me k\u00ebnaq\u00ebsi. T\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb \u201cme klane\u201d. Un\u00eb nuk jam tip i ngjitur, fals! Mos, vall\u00eb, duhet t\u00eb vrapoj pas tyre, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb e njohur e p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dekorata, pas 17 librave ,q\u00eb kam botuar!? Jo, jo, nuk e shoh t\u00eb arsyeshme dhe s&#8217;\u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn time, n\u00ebnshtrimi dhe servilizmi, t\u00eb cilat i kam quajtur vese t\u00eb ul\u00ebta. Nuk i kam pranuar dhe i kam urryer edhe n\u00eb diktatur\u00eb, ku m\u00eb \u00ebsht\u00eb shtrydhur shpirti! Jan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ata, q\u00eb duhet t\u00eb flasin, t&#8217;u flas\u00eb pena!<\/p>\n<p>Si kritik\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebs i \u00ebsht\u00eb mbyllur z\u00ebri, gjithashtu letrar\u00ebve, nuk u lejohet t\u00eb heshtin, ata duhet ta thon\u00eb fjal\u00ebn e tyre, me ndershm\u00ebri! Ju e dini shum\u00eb mir\u00eb: Kan\u00eb marr\u00eb \u00e7mime, ata &#8220;poet\u00eb&#8221; e &#8220;shkrimtar\u00eb&#8221;, q\u00eb kan\u00eb shkruar nj\u00eb lib\u00ebr ose dy dhe q\u00eb nuk i kan\u00eb shkruar vet\u00eb, por q\u00eb kan\u00eb paguar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb autor\u00ebsin\u00eb! \u00c7&#8217;fatkeq\u00ebsi! \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb duart n\u00eb kok\u00eb! Sepse media, p\u00ebr fat t\u00eb keq, shkrimtar\u00ebt, poet\u00ebt dhe, pothuajse, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri blihen me para&#8230;A s&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb?! K\u00ebshtu, blihen dhe \u00e7mimet e dekoratat, q\u00eb nga Presidenti dhe k\u00ebta \u201ckrijues\u201d t\u00eb rrem\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur, sa Kadareja&#8230;<\/p>\n<p><strong>10. N\u00ebse d\u00ebshiron, a mund t\u00eb tregosh di\u00e7ka p\u00ebr jet\u00ebn t\u00ebnde familjare e shoq\u00ebrore? Po me vendlindjen e Shqip\u00ebrin\u00eb, si i mban lidhjet?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb tani jetoj, nd\u00ebrmjet Brukselit dhe Tiran\u00ebs, megjith\u00ebse n\u00eb Atdhe s&#8217;kam ende nj\u00eb cop\u00ebz sht\u00ebpi?!&#8230;Jo m\u00eb kot, p\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetjeje, besoj se e kam dh\u00ebn\u00eb m\u00eb lart, nd\u00ebrmjet vargjeve t\u00eb poetit Shazim Mehmeti&#8230;<\/p>\n<p><strong>11. A ke dor\u00ebshkrime, n\u00eb poezi ose proz\u00eb, q\u00eb presin radh\u00ebn e botimit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht q\u00eb kam! N\u00eb vazhdim, kam nj\u00eb roman, q\u00eb mendoj ta shoh drit\u00ebn e botimit k\u00ebt\u00eb vit. Nd\u00ebrsa nj\u00eb roman tjet\u00ebr, vep\u00ebr Autobiografike, e kam l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb, p\u00ebr tjet\u00ebr her\u00eb. Kam nj\u00eb lib\u00ebr me poezi, q\u00eb m\u00eb mbeti vitin e kaluar pabotuar, sepse ishin shum\u00eb 7 libra, dhe&#8230; Dua t\u00eb them, nuk u botua dot, p\u00ebr munges\u00eb buxheti e do t\u00eb botohet k\u00ebt\u00eb vit. Kam dhe nj\u00eb tjet\u00ebr me poezi, t\u00eb mbaruar k\u00ebt\u00eb vit. Pra, jan\u00eb kat\u00ebr libra, q\u00eb po presin dit\u00ebn e botimit, p\u00ebrve\u00e7 dy libra t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p><strong>12. Duke t\u00eb fal\u00ebnderuar p\u00ebrzem\u00ebrsisht p\u00ebr p\u00ebrgjigjet, gjat\u00eb k\u00ebsaj Bisede, a mos d\u00ebshiron t\u00eb shtosh di\u00e7ka tjet\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, dua t\u00eb shtoj: Un\u00eb, me familje, nuk u larguam dot nga Atdheu menj\u00ebher\u00eb dhe, fatkeq\u00ebsisht, mbet\u00ebm n\u00eb kampin e Savr\u00ebs edhe tre vjet t\u00eb tjera, pas demokracis\u00eb, pa asnj\u00eb t\u00eb ardhur. N\u00eb vitin 1993, e humb\u00ebm durimin e pritjes dhe shpresat, se shteti do t\u00eb merrte masa p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb apartament, si gjith\u00eb qytetar\u00ebve, q\u00eb ua dha, po me ato \u00e7mime. Dhe, kur heshtja e shtetit ndaj nesh vazhdonte t\u00eb hesht\u00ebte, vuajtjet e familjes sime po shtoheshin aq shum\u00eb, sa na mungonte dhe thesi i miellit, pa le p\u00ebr t\u00eb tjera, nuk b\u00ebhej fjal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, isha n\u00ebn\u00eb e tre f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mitur, kur vajza e madhe vet\u00ebm 11 vje\u00e7e dhe b\u00ebnte \u00e7do dit\u00eb, n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, 8 kilometra rrug\u00eb, shkuarje e kthim n\u00eb kamp, p\u00ebr ta vazhduar shkoll\u00ebn, n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs. Nd\u00ebrsa, privatisht, merrte m\u00ebsime fr\u00ebngjisht, t\u00eb m\u00ebsuesja e mrekullueshme, e cila nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, e bukura Monika Gjini. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb internuarit po largoheshin, nj\u00eb nga nj\u00eb e n\u00eb heshtje. Shumica kap\u00ebn anijet p\u00ebr n\u00eb Itali, por im shoq nuk e pranoi nj\u00eb zgjidhje t\u00eb till\u00eb, q\u00eb pas gjith\u00eb atyre vuajtjeve e peripecive, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re, mund t\u00eb humbnim dhe f\u00ebmij\u00ebt. Nj\u00eb m\u00ebngjes, kur n\u00eb kamp kishin mbetur nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl i familjeve t\u00eb internuara dhe vetja po m\u00eb dukej askush, shp\u00ebrtheva para tim shoqi, me lot\u00eb n\u00eb sy:<\/p>\n<p>&#8211; B\u00ebj \u00e7\u2019t\u00eb duash, na largo nga kampi! Po shtrydhemi nga varf\u00ebria e f\u00ebmij\u00ebt po treten dite-dit\u00ebs! Un\u00eb vet\u00eb po marr malet, po \u00e7mendem, nuk mundem m\u00eb t\u00eb duroj, mjaft\u00eb m\u00eb! Na hiq nga kampi! Na hiq! Ti, pret nga shteti? Nga cili shtet? Kaluan tre vjet dhe p\u00ebr ne s\u2019po pyet askush! Shiko realitetin n\u00eb sy, burri im, mos shpreso \u201cqiqra n\u00eb hell\u201d! Dhe buk\u00ebn that\u00eb s\u2019po ua sigurojm\u00eb dot f\u00ebmij\u00ebve, pa le t\u00eb tjerat!&#8230;N\u00eb qytet do dal t\u00eb shes n\u00eb rrug\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebve do t\u2019ua siguroj jetes\u00ebn, t\u00eb pakt\u00ebn, minimale!<\/p>\n<p>Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebrplasjes sime t\u00eb pakontrolluar, im shoq nuk e hapi goj\u00ebn fare, po m\u00eb v\u00ebshtronte me lot\u00eb n\u00eb sy. Nd\u00ebrsa, kur un\u00eb heshta, m\u00eb p\u00ebrqafoi fort, si p\u00ebr t\u2019m\u00eb dh\u00ebn\u00eb guxim dhe, pastaj, hapi der\u00ebn e u largua. Pasdite, u kthye dhe, me \u00ebmb\u00eblsi, m\u00eb foli:<\/p>\n<p>&#8211; Zem\u00ebr, lajm\u00ebro familjen e Azem Nez\u00ebs, se kam biseduar me Lin Kontin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe ai pa sht\u00ebpi, (djal\u00eb me dy f\u00ebmij\u00eb, i internuar, por tani oficer policie), q\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb nat\u00ebn ta p\u00ebrshtatim kopshtin Nr.4, n\u00eb lagjen \u201cGafur Mu\u00e7o\u201d, n\u00eb Lushnj\u00eb, i cili kishte vet\u00ebm 4 f\u00ebmij\u00eb, deri n\u00eb drek\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb mesnat\u00eb, u gjend\u00ebm brenda kopshtit, i cili ishte sulmuar e grabitur, deri te dyert e dritaret. N\u00eb m\u00ebngjes, oborri i kopshtit u mbush me makina policie dhe, me sjellje prej harbut\u00ebsh, na kthyen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kamp. Pas dy dit\u00ebsh, p\u00ebrs\u00ebri u gjend\u00ebm n\u00eb kop\u00ebsht, po m\u00ebngjesi erdhi prap\u00eb i hidhur, duke na thyer \u00e7\u2019kishim dhe na kthyen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kamp, me polic\u00eb. Pasi kjo histori u p\u00ebrs\u00ebrit dit\u00eb me radh\u00eb, nj\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebrgatita nj\u00eb bidon me benzin\u00eb. Kur policia tentoi ta thyente port\u00ebn, prej thuprash hekuri, e vetmja q\u00eb kishte mbetur, un\u00eb e derdha bidonin me benzin\u00eb dhe ajo u shp\u00ebrnda, deri te k\u00ebmb\u00ebt e polic\u00ebve.<\/p>\n<p>Mora tre f\u00ebmij\u00ebt dhe i vura n\u00eb mes t\u00eb benzin\u00ebs dhe shkrep\u00ebsen e b\u00ebra gati ta ndizja! N\u00eb ato sekonda, policia u largua nga frika dhe, nga larg, m\u00eb b\u00ebnte apel p\u00ebr dialog. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, isha un\u00eb ajo, q\u00eb nuk u besoja dhe do t\u00eb pranoja t\u00eb hapja der\u00ebn e hekurt, t\u00eb mbyllur me 5 \u00e7el\u00ebsa, vet\u00ebm n\u00eb bes\u00ebn e Myftar B\u00ebrham\u00ebs, shok f\u00ebmij\u00ebrie ky, ish i internuar dhe tani i veshur n\u00eb polici. Por dhe n\u00eb bes\u00ebn e gazetarit t\u00eb ndersh\u00ebm Dalip Greca, i cili shkroi artikullin: \u201dNj\u00eb grua, q\u00eb paralajm\u00ebron!\u201d.<\/p>\n<p>Nga e gjith\u00eb kjo ndeshje me policin\u00eb, me urdh\u00ebr q\u00eb lart, na lan\u00eb t\u00eb banonim n\u00eb kop\u00ebsht, deri sa t\u00eb na stabilizonin me sht\u00ebpi. Sepse, ligj\u00ebrisht, shkruhej: Kush ka kryer 25 vjet internim d\u00ebbim, i p\u00ebrkiste nj\u00eb apartament falas,.. Kurse un\u00eb, me tim shoq, kishim gjithsej 67 vjet, internim d\u00ebbim, pa marr\u00eb parasysh burgjet e prind\u00ebrve dhe pushkatimet.<\/p>\n<p>Ne nuk mund\u00ebm ose nuk na erdhi radha p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb banes\u00eb, si t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt. Si rrjedhoj\u00eb, mbet\u00ebm n\u00eb at\u00eb kop\u00ebsht-banes\u00eb, pa dyer e dritare, t\u00eb cilat i zum\u00eb me plastmase. Me sakrifica t\u00eb m\u00ebdha, m\u00eb von\u00eb, i blem\u00eb vet\u00eb dhe nd\u00ebrtuam shkall\u00ebt prej betoni, sepse ishim n\u00eb katin e dyt\u00eb dhe familja e papersekutuar fare, n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, na e bllokoi kalimin! E mbuluam tarrac\u00ebn lart, se pikonte e t\u00ebra. Si p\u00ebrfundim, tani na e ka z\u00ebn\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr me ngjyr\u00eb dhe m\u2019i ka humbur t\u00eb gjitha dor\u00ebshkrimet e pikturat etj., etj., q\u00eb ka nj\u00eb sht\u00ebpi e varf\u00ebr. Ajo, me sht\u00ebpin\u00eb, q\u00eb kishte p\u00ebrfituar nga sistemi i diktatur\u00ebs, b\u00ebri allishverishe. Edhe pse ka bler\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb ri, \u00e7el\u00ebsin ajo nuk na e dor\u00ebzon, por thot\u00eb: \u201cAty do vendosi djalin, q\u00eb kam n\u00eb Gjermai, me letra!\u201d Kjo \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebsh duart n\u00eb kok\u00eb!<\/p>\n<p>&#8230;Kthehemi p\u00ebrs\u00ebri tek e kaluara: N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, un\u00eb vazhdoja studimet p\u00ebr m\u00ebsuesi dhe, n\u00eb vitin 1995, fillova pun\u00eb n\u00eb arsim, me ndihm\u00ebn e Sherif Kaloshit, q\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs kuadri n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit dhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebses n\u00eb Lushnj\u00eb, Moz\u00ebs. Un\u00eb, me dy f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00eb, u largova nga Shqip\u00ebria, n\u00eb Janar t\u00eb vitit 2001. Kurse vajza e madhe kreu studimet e larta n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Akademin\u00eb e Lart\u00eb t\u00eb Arteve t\u00eb Bukura, dega piktur\u00eb. E lam\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, bashk\u00eb me tim shoq, n\u00eb vitin 2003. K\u00ebshtu, bab\u00eb e bij\u00eb, fituan azil politik n\u00eb Bruksel&#8230;<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00eb falni, por jeta ime nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtillet n\u00eb k\u00ebto pak faqe, sepse \u00ebsht\u00eb sa e hidhur dhe e nd\u00ebrlikuar, duke u torturuar n\u00ebp\u00ebr kampet m\u00eb fam\u00ebkeqe t\u00eb internimit. Duhen faqe librash&#8230;po, po faqe librash: \u201cRrjedha lumenjsh s\u2019e mbart\u00ebn dot,\/ lotin ton\u00eb, q\u00eb s\u2019u derdh kot!\/ Por, m\u00eb mir\u00eb, dhimbjen e gjat\u00eb,\/ ta duroj\u00eb, ky shpirt\u2019 i ngrat\u00eb!&#8230;\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, dua t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndes nga zemra, prof. Murat Gecaj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Bised\u00eb n\u00eb larg\u00ebsi, q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb dhat\u00eb edhe ju mund\u00ebsin\u00eb, t\u00eb shprehja disa nga mendimet e mia! Faleminderit!<\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb-Bruksel, qershor 2017<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Bised\u00eb me poeten dhe shkrimtaren Bajame Hoxha-\u00c7eliku, krijuese e p\u00ebrndjekur nga diktatura dhe tani emigrante, n\u00eb Belgjik\u00eb) Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues 1. K\u00ebnaq\u00ebsi, q\u00eb po e zhvillojm\u00eb bashk\u00eb k\u00ebt\u00eb Bised\u00eb, mike Bajame edhe nga fakti, se jemi nga e nj\u00ebjta krahin\u00eb, me origjin\u00eb nga Mal\u00ebsia e Gjakov\u00ebs (Tropoja). Pra, n\u00eb fillim, d\u00ebshirojm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16519,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,8],"tags":[],"class_list":["post-13175","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201c17 LIBRAT E BOTUAR, D\u00cbSHMOJN\u00cb PUN\u00cbN TIME SHUM\u00cbVJE\u00c7ARE E T\u00cb PALODHUR, P\u00cbRPARA T\u00cb V\u00cbRTETAVE, Q\u00cb UN\u00cb KAM P\u00cbRJETUAR...\u201d - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201c17 LIBRAT E BOTUAR, D\u00cbSHMOJN\u00cb PUN\u00cbN TIME SHUM\u00cbVJE\u00c7ARE E T\u00cb PALODHUR, P\u00cbRPARA T\u00cb V\u00cbRTETAVE, Q\u00cb UN\u00cb KAM P\u00cbRJETUAR...\u201d - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Bised\u00eb me poeten dhe shkrimtaren Bajame Hoxha-\u00c7eliku, krijuese e p\u00ebrndjekur nga diktatura dhe tani emigrante, n\u00eb Belgjik\u00eb) Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues 1. K\u00ebnaq\u00ebsi, q\u00eb po e zhvillojm\u00eb bashk\u00eb k\u00ebt\u00eb Bised\u00eb, mike Bajame edhe nga fakti, se jemi nga e nj\u00ebjta krahin\u00eb, me origjin\u00eb nga Mal\u00ebsia e Gjakov\u00ebs (Tropoja). Pra, n\u00eb fillim, d\u00ebshirojm\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-06-19T08:08:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-11-18T22:30:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bajame_hoxha_celiku_ballinat_e_librave.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"414\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"\u201c17 LIBRAT E BOTUAR, D\u00cbSHMOJN\u00cb PUN\u00cbN TIME SHUM\u00cbVJE\u00c7ARE E T\u00cb PALODHUR, P\u00cbRPARA T\u00cb V\u00cbRTETAVE, Q\u00cb UN\u00cb KAM P\u00cbRJETUAR&#8230;\u201d\",\"datePublished\":\"2017-06-19T08:08:32+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-18T22:30:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\\\/\"},\"wordCount\":3444,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/bajame_hoxha_celiku_ballinat_e_librave.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\\\/\",\"name\":\"\u201c17 LIBRAT E BOTUAR, D\u00cbSHMOJN\u00cb PUN\u00cbN TIME SHUM\u00cbVJE\u00c7ARE E T\u00cb PALODHUR, P\u00cbRPARA T\u00cb V\u00cbRTETAVE, Q\u00cb UN\u00cb KAM P\u00cbRJETUAR...\u201d - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/bajame_hoxha_celiku_ballinat_e_librave.jpg\",\"datePublished\":\"2017-06-19T08:08:32+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-18T22:30:27+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/bajame_hoxha_celiku_ballinat_e_librave.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/bajame_hoxha_celiku_ballinat_e_librave.jpg\",\"width\":600,\"height\":414},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201c17 LIBRAT E BOTUAR, D\u00cbSHMOJN\u00cb PUN\u00cbN TIME SHUM\u00cbVJE\u00c7ARE E T\u00cb PALODHUR, P\u00cbRPARA T\u00cb V\u00cbRTETAVE, Q\u00cb UN\u00cb KAM P\u00cbRJETUAR&#8230;\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201c17 LIBRAT E BOTUAR, D\u00cbSHMOJN\u00cb PUN\u00cbN TIME SHUM\u00cbVJE\u00c7ARE E T\u00cb PALODHUR, P\u00cbRPARA T\u00cb V\u00cbRTETAVE, Q\u00cb UN\u00cb KAM P\u00cbRJETUAR...\u201d - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u201c17 LIBRAT E BOTUAR, D\u00cbSHMOJN\u00cb PUN\u00cbN TIME SHUM\u00cbVJE\u00c7ARE E T\u00cb PALODHUR, P\u00cbRPARA T\u00cb V\u00cbRTETAVE, Q\u00cb UN\u00cb KAM P\u00cbRJETUAR...\u201d - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"(Bised\u00eb me poeten dhe shkrimtaren Bajame Hoxha-\u00c7eliku, krijuese e p\u00ebrndjekur nga diktatura dhe tani emigrante, n\u00eb Belgjik\u00eb) Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues 1. K\u00ebnaq\u00ebsi, q\u00eb po e zhvillojm\u00eb bashk\u00eb k\u00ebt\u00eb Bised\u00eb, mike Bajame edhe nga fakti, se jemi nga e nj\u00ebjta krahin\u00eb, me origjin\u00eb nga Mal\u00ebsia e Gjakov\u00ebs (Tropoja). Pra, n\u00eb fillim, d\u00ebshirojm\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-06-19T08:08:32+00:00","article_modified_time":"2017-11-18T22:30:27+00:00","og_image":[{"width":600,"height":414,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bajame_hoxha_celiku_ballinat_e_librave.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"\u201c17 LIBRAT E BOTUAR, D\u00cbSHMOJN\u00cb PUN\u00cbN TIME SHUM\u00cbVJE\u00c7ARE E T\u00cb PALODHUR, P\u00cbRPARA T\u00cb V\u00cbRTETAVE, Q\u00cb UN\u00cb KAM P\u00cbRJETUAR&#8230;\u201d","datePublished":"2017-06-19T08:08:32+00:00","dateModified":"2017-11-18T22:30:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/"},"wordCount":3444,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bajame_hoxha_celiku_ballinat_e_librave.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/","name":"\u201c17 LIBRAT E BOTUAR, D\u00cbSHMOJN\u00cb PUN\u00cbN TIME SHUM\u00cbVJE\u00c7ARE E T\u00cb PALODHUR, P\u00cbRPARA T\u00cb V\u00cbRTETAVE, Q\u00cb UN\u00cb KAM P\u00cbRJETUAR...\u201d - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bajame_hoxha_celiku_ballinat_e_librave.jpg","datePublished":"2017-06-19T08:08:32+00:00","dateModified":"2017-11-18T22:30:27+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bajame_hoxha_celiku_ballinat_e_librave.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bajame_hoxha_celiku_ballinat_e_librave.jpg","width":600,"height":414},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/17-librat-e-botuar-deshmojne-punen-time-shumevjecare-e-te-palodhur-perpara-te-vertetave-qe-une-kam-perjetuar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201c17 LIBRAT E BOTUAR, D\u00cbSHMOJN\u00cb PUN\u00cbN TIME SHUM\u00cbVJE\u00c7ARE E T\u00cb PALODHUR, P\u00cbRPARA T\u00cb V\u00cbRTETAVE, Q\u00cb UN\u00cb KAM P\u00cbRJETUAR&#8230;\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13175"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13175\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16519"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}