{"id":13230,"date":"2017-06-21T14:24:56","date_gmt":"2017-06-21T13:24:56","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=13230"},"modified":"2017-11-17T23:13:00","modified_gmt":"2017-11-17T23:13:00","slug":"te-mesosh-shqip-ne-emigracion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/","title":{"rendered":"T\u00cb M\u00cbSOSH SHQIP, N\u00cb EMIGRACION\u2026"},"content":{"rendered":"<p>(<em>Shkolla shqipe \u201cGjuha Jon\u00eb\u201d, n\u00eb Filadelfia, e mbylli vitin shkollor<\/em>)<\/p>\n<p>Nga: <strong>VASIL FILIPI<\/strong><\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb jet\u00ebn e Komunitetit Shqiptar t\u00eb Filadelfias-Amerik\u00eb, t\u00eb emigruar mbas vitit 1990, q\u00eb \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm emigracioni m\u00eb i ri, por edhe m\u00eb i madhi n\u00eb historin\u00eb e tij, me kalimin e viteve, po shtohen datat e sh\u00ebnuara t\u00eb tij. T\u00eb tilla, sot p\u00ebr sot, nuk jan\u00eb pak, po t\u00eb kemi parasysh jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij komuniteti. Ato fillojn\u00eb nga data e ardhjes s\u00eb emigrantit t\u00eb par\u00eb shqiptar\u00eb, kryesisht me fitimin e llotaris\u00eb amerikane, e t\u00eb vendosur n\u00eb qytetin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Amerik\u00ebs, krijimi i Shoqat\u00ebs Atdhetare &#8211; Kulturore \u201cBijt\u00eb e Shqipes\u201d, hapja e t\u00eb par\u00ebs shkoll\u00eb shqipe, ngritja e t\u00eb parit Flamur Shqiptar n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Filadelfias, n\u00eb 100 vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, organizimi i ceremonis\u00eb s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kryeqendr\u00ebn e shtetit t\u00eb Pensilvanis\u00eb, n\u00eb Harrisburg, etj., etj. N\u00eb mesin e k\u00ebtyre datae \u00ebsht\u00eb edhe ajo e 7 Marsit 2004.<\/p>\n<p>Qysh mbas vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb ktijimit t\u00eb Shoqat\u00ebs \u201cBijt\u00eb e Shqipes\u201d, megjith\u00eb num\u00ebrin e vog\u00ebl t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, k\u00ebshilli drejtues i saj mendonte p\u00ebr t\u00eb hapur shkoll\u00ebn shqipe, p\u00ebr t\u00eb ruajtur gjuh\u00ebn ton\u00eb te f\u00ebmij\u00ebt e ardhur nga Atdheu yn\u00eb, por edhe atyre t\u00eb lindur n\u00eb emigracion, si nj\u00eb nga detyrat e m\u00ebdha, q\u00eb kjo Shoqat\u00eb i kishte v\u00ebn\u00eb vetes.<\/p>\n<p>7 Marsi 2004 b\u00ebri realitet fillimin e realizimit t\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb Shoqat\u00ebs son\u00eb, pra u hap me nj\u00eb ceremoni t\u00eb bukur, shkolla e par\u00eb shqipe, q\u00eb mori emrin \u201cGjuha Jon\u00eb\u201d. Kjo shkoll\u00eb, k\u00ebt\u00eb vit, b\u00ebri 13 vjet, q\u00ebkur n\u00eb bankat e saj ulen dhe m\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, por marrin njohuri edhe n\u00eb historin\u00eb dhe gjeografine e Shqip\u00ebris\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt e Komunitetit Shqiptar n\u00eb Filadelfia. Gjat\u00eb k\u00ebtyre 13 viteve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e madhe, e p\u00ebrmir\u00ebsuar nga viti n\u00eb vit, q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb e t\u00eb ruajn\u00eb gjuh\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Koncert festiv me f\u00ebmij\u00eb\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/koncert_festiv_me_femije.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>K\u00ebshilli drejtues i Shoqat\u00ebs, q\u00eb ka hapur e administron, gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, kujdeset pa nd\u00ebrprerje, qysh nga dita e par\u00eb e fillimit t\u00eb vitit shkollor dhe deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit, kur mbyllet viti arsimor. Por suksesi i k\u00ebsaj shkolle e ka burimin te t\u00eb gjith\u00eb: Te f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb, te puna me pasion dhe cil\u00ebsi e m\u00ebsueseve, te mundi i prind\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr \u00e7do t\u00eb diel, si dhe te propaganda, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Shoqat\u00ebs, nd\u00ebr familjet e komunitetit ton\u00eb, p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nM\u00eb posht\u00eb po japim disa shifra, paksa, nga jeta dhe puna q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb.<br \/>\n&#8211; 7 Mars 2004, hapet e para shkoll\u00eb shqipe n\u00eb Filadelfia.<br \/>\n&#8211; 13 vjet ka kjo shkoll\u00eb, q\u00eb zhvillon me sukses jet\u00ebn e saj m\u00ebsimore.<br \/>\n&#8211; 2 nivele filluan m\u00ebsimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, kur ajo sapo u hap.<br \/>\n&#8211; 5 nivele, n\u00eb pes\u00eb vite, \u00ebsht\u00eb sot cikli i plot\u00eb i k\u00ebsaj shkolle shqipe.<br \/>\n&#8211; 654 f\u00ebmij\u00eb kan\u00eb kaluar nga bankat e k\u00ebsaj shkolle, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve, sot jan\u00eb rritur, shkolluar n\u00eb nivele t\u00eb larta dhe punojn\u00eb n\u00eb kompani me em\u00ebr, duke nderuar veten e tyre, familjen dhe komunitetin ton\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; 52 \u00ebsht\u00eb num\u00ebri i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb regjistruar, n\u00eb vitin e fundit shkollor, pra n\u00eb k\u00ebt\u00eb 2016-2017.<br \/>\n&#8211; 50 \u00ebsht\u00eb num\u00ebri mesatar i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb regjistruar, \u00e7do vit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb.<br \/>\n&#8211; 16 \u00ebsht\u00eb num\u00ebri i m\u00ebsueseve, q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim gjat\u00eb 13 vjet\u00ebve t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs. T\u00eb gjitha m\u00ebsueset jan\u00eb vler\u00ebsuar me \u00e7mimin \u201cPishtar i gjuh\u00ebs shqipe\u201d, nga k\u00ebshilli drejtues i Shoqat\u00ebs son\u00eb<br \/>\n&#8211; 6 \u00ebsht\u00eb num\u00ebri i m\u00ebsueseve q\u00eb dhan\u00eb m\u00ebsim gjat\u00eb vitit shkollor 2016-2017.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<br \/>\nNj\u00eb nga veprimtarit\u00eb e shumta, q\u00eb organizon kjo shkoll\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, pa p\u00ebrmendur t\u00eb tjerat, \u00ebsht\u00eb edhe programi artistic, q\u00eb japin f\u00ebmij\u00ebt para prind\u00ebrve dhe t\u00eb rriturve t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb mbylljen e vitit shkollor, ku tregojn\u00eb se \u00e7far\u00eb dhe sa kan\u00eb m\u00ebsuar.<br \/>\nK\u00ebshtu ndodhi edhe m\u00eb 18 qershor 2017, kur n\u00eb Qendr\u00ebn Kulturore t\u00eb Shoqat\u00ebs son\u00eb, k\u00ebshilli drejtues, organizoi ceremonine e mbylljes s\u00eb vitit shkollor 2016-2017.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Nderim p\u00ebr flamurin komb\u00ebtar shqiptar\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/nderim_per_flamurin_kombetar_shqiptar.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ora 9:00 AM e gjeti hapur Qendr\u00ebn Kulturore, m\u00eb shpejt se t\u00eb dielat e tjera, kur zhvillohet m\u00ebsimi shqip i shkoll\u00ebs. N\u00eb fillim, sekretari i Shoqat\u00ebs, Vlashi Fili dhe m\u00eb pas, kryetari Tajar Domi, i prit\u00ebn me dashhamir\u00ebsi f\u00ebmij\u00ebt, si n\u00eb t\u00eb dielat e zakonshme.<\/p>\n<p>I pari erdhi nx\u00ebn\u00ebsi i klas\u00ebs s\u00eb kat\u00ebrt\u00eb, Edvin Qinami, i shoq\u00ebruar nga e \u00ebma e tij. Pastaj Drini Hamza, me t\u00eb atin, Fitimin; Samir Sagiri, si gjithmon\u00eb me gjyshin e vet\u00eb e pastaj, me radh\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt. Dal\u00ebngadal\u00eb salla u mbush plot. Prind\u00ebrit u larguan p\u00ebr t\u2019u kthyer p\u00ebrs\u00ebri, jo si gjithmon\u00eb n\u00eb ora 12:30 PM, kur p\u00ebrfundonte m\u00ebsimi, por n\u00eb ora 11:00 AM, kur do t\u00eb fillonte ceremonia e mbylljes s\u00eb vitit shkollor.<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebsit, t\u00eb drejtuar nga m\u00ebsueset, me shikimin nga Flamuri yn\u00eb Komb\u00ebtar dhe me p\u00ebll\u00ebmb\u00ebn e dor\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, k\u00ebnduan Himnin ton\u00eb Komb\u00ebtar, nj\u00eb veprim q\u00eb kryehet rregullisht, \u00e7do dit\u00eb, para fillimit t\u00eb m\u00ebsimit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb. Mbas Himnit, t\u00eb gjith\u00eb u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00ebp\u00ebr klasat e veta.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<br \/>\nVeprimtaria e k\u00ebsaj dite ishte programuar n\u00eb tri pjes\u00eb.<br \/>\nN\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb, brenda nj\u00eb ore, n\u00eb t\u00eb pes\u00eb klasat u b\u00eb testimi p\u00ebrfundimtar i nx\u00ebn\u00ebsve. Tre klasat e para u testuan n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e diktimit, kurse e kat\u00ebrta dhe e pesta n\u00eb hartim. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, mjesh\u00ebri Hamdi Gjana l\u00ebvizte n\u00ebp\u00ebr sall\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur qendr\u00ebn e z\u00ebrit. Mbas testimit, m\u00ebsueset b\u00ebn\u00eb vler\u00ebsimin e secilit dhe dokumentet e k\u00ebtij testimi u dor\u00ebzuan n\u00eb sekretarin\u00eb e Shoqat\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u ruajtur n\u00eb arkivin e saj, n\u00eb seksionin e shkoll\u00ebs shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb, e mori fjal\u00ebn Tajar Domi. Mbasi p\u00ebrsh\u00ebndeti dhe falenderoj pjes\u00ebmarr\u00ebsit, i uroi f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrfundimin me sukses t\u00eb gjith\u00eb vitit shkollor. Pastaj nx\u00ebn\u00ebsit dhan\u00eb para prind\u00ebrve dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb sall\u00eb, nj\u00eb program t\u00eb bukur artistik.<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebsja e vitit t\u00eb pest\u00eb, Selma Sinani, q\u00eb e drejtoi k\u00ebt\u00eb program, e hapi me fjal\u00ebn p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse. Ajo fal\u00ebnderoi p\u00ebrzem\u00ebrisht m\u00ebsueset, p\u00ebr p\u00ebrkushtimin gjith\u00ebvjetor, n\u00eb realizimin e programit m\u00ebsimir vjetor, prind\u00ebrit p\u00ebr sjelljen e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkoll\u00eb, si dhe Shoqat\u00ebn \u201cBijt\u00eb e Shqipes\u201d, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur hapjen e k\u00ebsaj shkolle.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim, u d\u00ebgjua z\u00ebri i \u00ebmb\u00ebl i k\u00ebng\u00ebtare Lorena Hasa. E shoq\u00ebruar nga grupi artistik i shkoll\u00ebs, i p\u00ebrgatitur nga Hamdi Gjana, interpretoi k\u00ebng\u00ebn \u201cGjuha jon\u00eb\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe k\u00ebnga himn e shkoll\u00ebs. Ajo u duartrokit fort nga t\u00eb pranishmit, q\u00eb ishin t\u00eb shumt\u00eb, sa q\u00eb nuk i nxinte salla.<\/p>\n<p>Pastaj, paraqit\u00ebn veten e tyre t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit, me radh\u00eb sipas klasave. Filluan nga klasa e par\u00eb dhe deri tek ajo e pesta, t\u00eb drejtuara nga m\u00ebsueset: Irini Zenelaj e Shpresa Rama, Adelina Ramizi dhe Elvana Pone, Kozara Doko dhe Raimonda Bardhi. Me k\u00ebng\u00eb e recitime, f\u00ebimj\u00ebt treguan seriozitetin, q\u00eb i ka karakterizuar n\u00eb m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs son\u00eb amtare, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb vitit arsimor.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb programit t\u00eb secil\u00ebs klas\u00eb, k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt, t\u00eb shoq\u00ebruar nga grupi, e pasuronin at\u00eb me interpretime tjera. K\u00ebshtu, Ema Rama k\u00ebndoi k\u00ebng\u00ebn \u201cM\u00ebsuesja jon\u00eb\u201d; motrat Hasa k\u00ebnduan \u201cBuja\u201d; dueti Alba Sinani dhe Loreta Hasa, k\u00ebng\u00ebn \u201cN\u00ebn\u00eb, moj n\u00ebn\u00eb\u201d; trioja Silvana \u00c7ela, Drini Hamza dhe Lorena Has, k\u00ebng\u00ebn \u201cM\u00ebm\u00ebdheu\u201d dhe Alba Sinani k\u00ebng\u00ebn \u201cDua krah\u00eb t\u00eb fluturoj\u201d. Shumica e k\u00ebtyre k\u00ebng\u00ebve \u00ebsht\u00eb kompozuar nga Hamdi Gjana, i cili e p\u00ebrgatit dhe drejton me pasion k\u00ebt\u00eb grup artistic t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Mbas \u00e7do interpretimi, duartrokitjet tregonin se t\u00eb pranishmit n\u00eb sall\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur, me \u00e7ka shikonin e d\u00ebgjonin. Mandje, shpesh d\u00ebgjoheshin edhe urimet: \u201cJu lumt\u00eb\u201d, q\u00eb u drejtoheshin f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>5<\/strong>.<br \/>\nPjesa e tret\u00eb, ishte ajo e dor\u00ebzimit t\u00eb d\u00ebftesave, q\u00eb dhuroi emocione t\u00eb k\u00ebndshme. Sekretari i shoqat\u00ebs, Vlashi Fili sqaroi, para fillimit t\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb d\u00ebftesave, q\u00eb secili nx\u00ebn\u00ebs ka n\u00eb zarf d\u00ebftes\u00ebn, me notat vler\u00ebsuese, t\u00eb firmosura nga m\u00ebsuesja e klas\u00ebs, drejtorja e shkoll\u00ebs, Raimonda Bardhi, kryetari dhe sekretari i Shoqat\u00ebs, si dhe me vul\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse. Nx\u00ebn\u00ebsit, me t\u00eb gjitha notat \u201cShum\u00eb mir\u00eb\u201d, kan\u00eb n\u00eb zarf edhe nj\u00eb flet\u00eb vler\u00ebsuese. Kurse nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb \u00e7do klase, q\u00eb ishin respektivisht, nga klasa e par\u00eb e deri n\u00eb t\u00eb pest\u00ebn, jan\u00eb: Sophia Sali, Klavel Pajollari, Elian Tafa, Edvin Qinamid dhe Silvana \u00c7ela. Ata kishin, dhurat\u00eb nga Shoqata edhe nj\u00eb \u00e7ek $ 20. Nx\u00ebn\u00ebsit e vitit t\u00eb pest\u00eb kishin n\u00eb zarf edhe nj\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr p\u00ebrfundimin e ciklit 5-vje\u00e7ar, n\u00eb Shkoll\u00ebn Shqipe \u201cGjuha Jon\u00eb\u201d<br \/>\nTashm\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tradit\u00eb n\u00eb fundvitin shkollor, q\u00eb para se t\u00eb marrin d\u00ebftesat, nx\u00ebn\u00ebsit drejtohen te Flamuri yn\u00eb Komb\u00ebtar, ulen n\u00eb gjunj\u00eb, e puthin dhe e v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb ball. Mbas k\u00ebsaj, marrin zarfin, me d\u00ebftes\u00ebn brenda dhe ulen p\u00ebr t\u2019ia l\u00ebn\u00eb radh\u00ebn nx\u00ebn\u00ebsit tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>E ve\u00e7anta e ceremonis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij fundviti shkollor ishte se nx\u00ebn\u00ebsve ua dhan\u00eb zarfat, m\u00ebsueset sipas klasave, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet e tjera ato ua kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit drejtues t\u00eb Shoqat\u00ebs. E dyta e ve\u00e7ant\u00eb, ishte se f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb shoq\u00ebroheshin nga gjysh\u00ebrit, e mor\u00ebn zarfin nga k\u00ebta shoq\u00ebrues, pra gjyshi ose gjyshja. K\u00ebshtu ndodhi me Sophia Sali dhe gjyshen e saj, Samet Sagiri, me gjyshin e tij, q\u00eb e ka shoq\u00ebruar at\u00eb gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb vitit shkollor etj. Kjo u dha k\u00ebnaq\u00ebsi emocionuse gjysh\u00ebrve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb d\u00ebftesave, u dhan\u00eb dy \u00e7mime t\u00eb ve\u00e7anta, me vler\u00eb $ 50. Sadik Elshani i dhuroi nx\u00ebn\u00ebsit, q\u00eb n\u00eb testimin e sapop\u00ebrfunduar, kishte b\u00ebr\u00eb hartimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nga vler\u00ebsimet e hartimeve, k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb e meritoi nx\u00ebn\u00ebsja Selma Sinani. Nd\u00ebrsa Petrit Zanaj ia kaloi k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb nx\u00ebn\u00ebses s\u00eb klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb, Enisa Sul\u00e7aj, e cila kishte vijimin m\u00eb t\u00eb mire, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb vitit shkollor.<\/p>\n<p>\u2026N\u00eb mbyllje t\u00eb k\u00ebsaj ceremonie kaq mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, Tajar Domi i uroi, edhe nj\u00eb her\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrfundimin me sukses t\u00eb gjith\u00eb vitit shkollor, si dhe I ftoi ata, s\u00eb bashku me t\u00eb rriturit, p\u00ebr \u201cPica party\u201d, q\u00eb kishte p\u00ebrgatitur Shoqata jon\u00eb, me rastin e mbylljes s\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ne, ju urojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb shkoll\u00ebs shqipe \u201cGjuha Jon\u00eb\u201d, n\u00eb Filadelfia t\u00eb Amerik\u00ebs: Pushime t\u00eb mbara dhe mirupafshim, p\u00ebrs\u00ebri, n\u00eb bankat e shkoll\u00ebs, n\u00eb shtator!<\/p>\n<p><em>Filadelfia-Amerik\u00eb, qershor 2017<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Shkolla shqipe \u201cGjuha Jon\u00eb\u201d, n\u00eb Filadelfia, e mbylli vitin shkollor) Nga: VASIL FILIPI 1. N\u00eb jet\u00ebn e Komunitetit Shqiptar t\u00eb Filadelfias-Amerik\u00eb, t\u00eb emigruar mbas vitit 1990, q\u00eb \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm emigracioni m\u00eb i ri, por edhe m\u00eb i madhi n\u00eb historin\u00eb e tij, me kalimin e viteve, po shtohen datat e sh\u00ebnuara t\u00eb tij. T\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-13230","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>T\u00cb M\u00cbSOSH SHQIP, N\u00cb EMIGRACION\u2026 - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"T\u00cb M\u00cbSOSH SHQIP, N\u00cb EMIGRACION\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Shkolla shqipe \u201cGjuha Jon\u00eb\u201d, n\u00eb Filadelfia, e mbylli vitin shkollor) Nga: VASIL FILIPI 1. N\u00eb jet\u00ebn e Komunitetit Shqiptar t\u00eb Filadelfias-Amerik\u00eb, t\u00eb emigruar mbas vitit 1990, q\u00eb \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm emigracioni m\u00eb i ri, por edhe m\u00eb i madhi n\u00eb historin\u00eb e tij, me kalimin e viteve, po shtohen datat e sh\u00ebnuara t\u00eb tij. T\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-06-21T13:24:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-11-17T23:13:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/koncert_festiv_me_femije.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"T\u00cb M\u00cbSOSH SHQIP, N\u00cb EMIGRACION\u2026\",\"datePublished\":\"2017-06-21T13:24:56+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-17T23:13:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\\\/\"},\"wordCount\":2019,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2017\\\/koncert_festiv_me_femije.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\\\/\",\"name\":\"T\u00cb M\u00cbSOSH SHQIP, N\u00cb EMIGRACION\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2017\\\/koncert_festiv_me_femije.jpg\",\"datePublished\":\"2017-06-21T13:24:56+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-17T23:13:00+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2017\\\/koncert_festiv_me_femije.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2017\\\/koncert_festiv_me_femije.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"T\u00cb M\u00cbSOSH SHQIP, N\u00cb EMIGRACION\u2026\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"T\u00cb M\u00cbSOSH SHQIP, N\u00cb EMIGRACION\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"T\u00cb M\u00cbSOSH SHQIP, N\u00cb EMIGRACION\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"(Shkolla shqipe \u201cGjuha Jon\u00eb\u201d, n\u00eb Filadelfia, e mbylli vitin shkollor) Nga: VASIL FILIPI 1. N\u00eb jet\u00ebn e Komunitetit Shqiptar t\u00eb Filadelfias-Amerik\u00eb, t\u00eb emigruar mbas vitit 1990, q\u00eb \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm emigracioni m\u00eb i ri, por edhe m\u00eb i madhi n\u00eb historin\u00eb e tij, me kalimin e viteve, po shtohen datat e sh\u00ebnuara t\u00eb tij. T\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-06-21T13:24:56+00:00","article_modified_time":"2017-11-17T23:13:00+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.info\/2017\/koncert_festiv_me_femije.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"T\u00cb M\u00cbSOSH SHQIP, N\u00cb EMIGRACION\u2026","datePublished":"2017-06-21T13:24:56+00:00","dateModified":"2017-11-17T23:13:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/"},"wordCount":2019,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.info\/2017\/koncert_festiv_me_femije.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/","name":"T\u00cb M\u00cbSOSH SHQIP, N\u00cb EMIGRACION\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.info\/2017\/koncert_festiv_me_femije.jpg","datePublished":"2017-06-21T13:24:56+00:00","dateModified":"2017-11-17T23:13:00+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.info\/2017\/koncert_festiv_me_femije.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.info\/2017\/koncert_festiv_me_femije.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/te-mesosh-shqip-ne-emigracion\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"T\u00cb M\u00cbSOSH SHQIP, N\u00cb EMIGRACION\u2026"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13230","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13230"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13230\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13230"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13230"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13230"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}