{"id":13978,"date":"2017-07-28T22:34:44","date_gmt":"2017-07-28T21:34:44","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=13978"},"modified":"2017-11-09T00:14:16","modified_gmt":"2017-11-09T00:14:16","slug":"letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/","title":{"rendered":"Letra e plot\u00eb e Ismail Kadares\u00eb drejtuar Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb 2 prill 1980"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Kadares\u00eb i fusin motr\u00ebn, q\u00eb t\u00eb shaj\u00eb partin\u00eb, p\u00ebr ta implikuar e bllokuar&#8230; &#8211; taktika t\u00eb njohura t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete k\u00ebto&#8230;<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb let\u00ebr prej 12 faqesh e shkrimtarit Ismail Kadare (<em>mungon faqja 6<\/em>), i cili i drejtohej Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb prill t\u00eb vitit 1980, \u00ebsht\u00eb publikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb rrjetet sociale nga <em>Ilir Demalia<\/em>.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb zbulohet n\u00ebp\u00ebrmjet letr\u00ebs \u00ebsht\u00eb trondit\u00ebse. Kadare i rr\u00ebfen diktatorit d\u00ebshp\u00ebrimin q\u00eb provoi kur i mohuan udh\u00ebtimin n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebr konsultat me regjizorin e filmit \u201cGjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb munges\u00eb besimi nga ana e partis\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb motra e shkrimtarit, si\u00e7 ka arritur ta nuhas\u00eb vet\u00eb shkrimtari, at\u00ebher\u00eb ai e sqaron nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb q\u00ebndrimin p\u00ebr t\u00eb, kur shkruan:<\/p>\n<blockquote><p>&#8220;<em>Vitin e kaluar m\u00eb thirr\u00ebn n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb m\u00eb njoftuar se motra ime flet keq politikisht dhe se \u00ebsht\u00eb thirrur edhe n\u00eb hetuesi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Un\u00eb mbajta q\u00ebndrim menj\u00ebher\u00eb kund\u00ebr saj, duke i th\u00ebn\u00eb sekretarit t\u00eb Partis\u00eb shokut Xh. Gjoni se mire do t\u00eb b\u00ebnin q\u00eb ta trembnin ashtu si\u00e7 do t\u00eb b\u00ebj dhe un\u00eb me t\u00eb. E thash\u00eb k\u00ebt\u00eb me bindje se m\u00eb revoltoi sjellja e saj dhe nga ana tjet\u00ebr e njihja motr\u00ebn time. Fatkeqe n\u00eb jet\u00eb nga pamartesia, maniake depressive dhe me nerva t\u00eb \u00e7&#8217;ekulibruara, prej saj mund t\u00eb prisja \u00e7do gj\u00eb. Fakti q\u00eb si\u00e7 m\u00eb tregoi sekretari Partis\u00eb, midis atyre q\u00eb shaheshin isha dhe un\u00eb, v\u00ebllai saj, bashk\u00eb me librat e mi, tregon esenc\u00ebn e saj. Megjith\u00ebat\u00eb edhe pse e till\u00eb, un\u00eb mbajta q\u00ebndrim jashtzakonisht t\u00eb ashp\u00ebr me t\u00eb. Njoftova gjith\u00eb fisin p\u00ebr ngjarjen dhe e ndalova qysh prej asaj dite t\u00eb shkelte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Isha i bindur se asnj\u00eb lidhje nuk do t\u00eb kishte kjo ngjarje me jet\u00ebn time. Para ca kohe, kur b\u00ebra nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim jasht\u00eb shtetit p\u00ebr nj\u00eb mbledhje materialesh, p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb po shkruaj, k\u00ebrkes\u00eb e cila m&#8217;u refuzua, p\u00ebs\u00ebri nuk b\u00ebra ndonj\u00eb lidhje me ngjarjen e m\u00ebsip\u00ebrme, sepse edhe m\u00eb pare m\u00eb ka q\u00eblluar mosaprovimi i ndonj\u00eb rruge apo heqja nga ndonj\u00eb delegacion. Ajo q\u00eb m\u00eb tronditi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte ngjarja e fundit, q\u00eb ndodhi me kineast\u00ebt e huaj, q\u00eb po b\u00ebhen gati t\u00eb xhirojn\u00eb filmin \u201cGjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur<\/em>\u201d.<\/p><\/blockquote>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Letra e plot\u00eb e Ismail Kadares\u00eb<br \/>\ndrejtuar Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb 2 prill 1980<\/strong><\/h3>\n<p>Shoku Enver,<\/p>\n<p>Ju k\u00ebrkoj shum\u00eb falje, q\u00eb po ju shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, me t\u00eb cil\u00ebn nuk do t\u00eb doja t\u2019ju shqet\u00ebsoja kursesi, n\u00ebqoft\u00ebse nuk do t\u00eb m\u00eb detyronin rrethanat dhe nj\u00eb komlikim i krijuar koh\u00ebt e fundit n\u00eb jet\u00ebn time.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kadare let\u00ebr Enverit, 1980\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/kadare_leter_enverit_1980.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ashtu si shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shkrimtar\u00eb kam vite q\u00eb punoj n\u00eb frontin e let\u00ebrsis\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur me t\u00eb gjitha forcat t\u00eb jap sa m\u00eb shum\u00eb vepra q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb partis\u00eb dhe popullit. N\u00eb pun\u00ebn time kam mundur t\u00eb realizoj vepra q\u00eb jan\u00eb pritur mir\u00eb e i kan\u00eb sh\u00ebrbyer koh\u00ebs, ashtu si\u00e7 kam kam shkruar e ndonj\u00eb her\u00eb edhe ndonje krijim, botim i t\u00eb cilit do t\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e keqe p\u00ebr mua dhe do t&#8217;i krijonte telashe partis\u00eb. Un\u00eb jam i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, ashtu si\u00e7 jam i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr mir\u00ebnjohjen time ndaj popullit e Partis\u00eb, sepse e kuptoj thell\u00eb, se jan\u00eb ata q\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb shkrimtar, e se \u00ebsht\u00eb jeta e popullit dhe e Partis\u00eb, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb burimi e materje e vetme p\u00ebr veprat e mija.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kadare let\u00ebr Enverit, 1980\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/kadare_leter_enverit_1980_1.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ashtu si \u00e7do krijues, un\u00eb kam patur n\u00eb pun\u00ebn time dhe jet\u00ebn time g\u00ebzimet q\u00eb jep puna krijuese, por kam patur gjithashtu edhe preokupimet e telashet q\u00eb sjell\u00eb ajo. Disa here e p\u00ebr disa vepra k\u00ebto telashe kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, por un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje me veten time p\u00ebr t\u2019i kap\u00ebrcyer ato, duke patur besim gjithmon\u00eb se koha do t&#8217;i sqaroj\u00eb gj\u00ebrat e do t&#8217;i zhduk\u00eb keqkuptimet. Duke njohur mungesat e vepr\u00ebs sime, duke u p\u00ebrpjekur me t\u00eb gjitha mund\u00ebsite t\u2019i ndreq\u00eb e t&#8217;i ribotoj librat, jam p\u00ebrpjekur t\u00eb p\u00ebrfitoj nga kritikat e drejta e dashamir\u00ebse.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kadare let\u00ebr Enverit, 1980\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/kadare_leter_enverit_1980_2.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr nuk do t\u2019isha i sinqert\u00eb po t\u00eb mos thoja se krahas kritikave konstruktive kam pranuar ndonj\u00ebher\u00eb dhe t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e tyre, nj\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje t\u00eb ashp\u00ebr ndaj disa veprave. Njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb tregojn\u00eb se k\u00ebto vepra jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme dhe kur koha ka treguar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ato kan\u00eb vazhduar n\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen e tyre, duke kaluar nga akuzat kund\u00ebr vepr\u00ebs n\u00eb akuza kund\u00ebr autorit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb arrinin t\u00eb nj\u00ebjtin rezultat.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kadare let\u00ebr Enverit, 1980\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/kadare_leter_enverit_1980_3.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Kjo lidhje dyshimesh mbi autorin, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndarje midis vepr\u00ebs dhe shkrimtarit, dizinformimimet e ndryshme, ndonj\u00eb prej t\u00eb cilave e kam m\u00ebsuar rast\u00ebsisht, m\u00eb kan shkaktuar disa here d\u00ebshp\u00ebrim n\u00eb shpirt. Shpesh her\u00eb kam b\u00ebr\u00eb pyetjen: kujt i sh\u00ebrben ky pasion p\u00ebr destruksion t\u00eb veprave letrare, p\u00ebr hedhje balt\u00eb kund\u00ebr tyre, apo krijuesve t\u00eb tyre. N\u00eb fund t\u00eb fundit k\u00ebto d\u00ebshmi artistike jan\u00eb d\u00ebshmi e koh\u00ebs dhe k\u00ebto d\u00ebshmitar\u00eb n\u2019em\u00ebr t\u00eb \u00e7\u2019kohe e \u00e7\u2019t\u00eb ardhme kritikojn\u00eb t&#8217;i prishin ato, apo t\u00eb vem\u00eb pikpyetje t\u00eb gjithfarllojshme p\u00ebrpara tyre apo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kadare let\u00ebr Enverit, 1980\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/kadare_leter_enverit_1980_4.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ju lutem t\u00eb m\u00eb falni, shoku Enver, q\u00eb u zgjata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Jam kritikuar disa here me t\u00eb drejt\u00eb, kam treguar se kam reflektuar mbi kritikat me ripunimin, q\u00eb u kam b\u00ebr\u00eb librave t\u00eb botuar, por m\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa here edhe kritika t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb padrejta. Nuk besoj se ndonj\u00eb shkrimtar tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb krahasuar me renegatin Gjillas, apo me tradhtarin Solzhenicin, si\u00e7 jam krahasuar un\u00eb, dhe kjo jo n\u00eb ndonj\u00eb bised\u00eb t\u00eb \u00e7fardoshme, por n\u00eb nj\u00eb mbledhje partie.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kadare let\u00ebr Enverit, 1980\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/kadare_leter_enverit_1980_5.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Natyrisht un\u00eb se kam pranuar nj\u00eb kritik\u00eb t\u00eb till\u00eb, por as kam b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb zhurm\u00eb p\u00ebr t&#8217;i v\u00ebn\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb vend. Kam patur p\u00ebrher\u00eb bindje dhe besim se koha korrigjon vetvetiu teprimet, se partia \u00ebsht\u00eb e rrept\u00eb por e drejt\u00eb, se ajo s\u2019mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e dashur me q\u00ebndrime t\u00eb tilla dhe nuk kam qen\u00eb zhg\u00ebnjyer aspak, sepse Partia ashtu si\u00e7 m\u00eb ka kritikuar me rrept\u00ebsi, me nj\u00eb dashuri po aq t\u00eb madhe, m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb prap dor\u00ebn. Kjo m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t&#8217;i jap t\u00eb drejt\u00eb vetes, q\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb alarme t\u00eb panevojshme dhe t\u00eb parakoh\u00ebshme.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kadare let\u00ebr Enverit, 1980\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/kadare_leter_enverit_1980_7.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr shoku Enver, u mendova gjat\u00eb n\u00ebse duhet, apo jo, t\u2019ju shkruaj. Duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb v\u00eb n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb drejt\u00eb hallet personale t\u00eb nj\u00eb njeriut me problemet e m\u00ebdha t\u00eb vendit, ideja se mos po Ju drejtohem p\u00ebr di\u00e7ka, q\u00eb nuk e p\u00ebrligj vetveten, m\u00eb ka munduar mjaft. Dhe vet\u00ebm bindja se halli p\u00ebr t\u00eb cilin po ju shkruaj nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hall i parakoh\u00ebsh\u00ebm dhe se b\u00ebn nj\u00eb komplikim serioz n\u00eb jet\u00ebn time, m\u00eb shtyu q\u00eb t\u2019a b\u00ebj hapin.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kadare let\u00ebr Enverit, 1980\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/kadare_leter_enverit_1980_8.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb vit q\u00eb disa ngjarje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme e kan\u00eb shtremb\u00ebruar k\u00ebt\u00eb komplikim. Ai nuk \u00ebsht\u00eb i shk\u00ebputur nga ato q\u00eb parashkrova n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj letre. Vitin e kaluar m\u00eb thirr\u00ebn n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb m\u00eb njoftuar se motra ime flet keq politikisht dhe se \u00ebsht\u00eb thirrur edhe n\u00eb hetuesi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Un\u00eb mbajta q\u00ebndrim menj\u00ebher\u00eb kund\u00ebr saj, duke i th\u00ebn\u00eb sekretarit t\u00eb Partis\u00eb shokut Xh. Gjoni, se mire do t\u00eb b\u00ebnin q\u00eb ta trembnin ashtu si\u00e7 do t\u00eb b\u00ebj dhe un\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kadare let\u00ebr Enverit, 1980\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/kadare_leter_enverit_1980_9.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>E thash\u00eb k\u00ebt\u00eb me bindje, se m\u00eb revoltoi sjellja e saj dhe nga ana tjet\u00ebr e njihja motr\u00ebn time. Fatkeqe n\u00eb jet\u00eb nga pamartesia, maniake depressive dhe me nerva t\u00eb \u00e7&#8217;ekulibruara, prej saj mund t\u00eb prisja \u00e7do gj\u00eb. Fakti q\u00eb si\u00e7 m\u00eb tregoi sekretari Partis\u00eb, midis atyre q\u00eb shaheshin isha dhe un\u00eb, v\u00ebllai saj, bashk\u00eb me librat e mi, tregon esenc\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebat\u00eb edhe pse e till\u00eb, un\u00eb mbajta q\u00ebndrim jasht\u00ebzakonisht t\u00eb ashp\u00ebr me t\u00eb. Njoftova gjith\u00eb fisin p\u00ebr ngjarjen dhe e ndalova qysh prej asaj dite t\u00eb shkelte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Isha i bindur se asnj\u00eb lidhje nuk do t\u00eb kishte kjo ngjarje me jet\u00ebn time.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kadare let\u00ebr Enverit, 1980\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/kadare_leter_enverit_1980_10.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Para ca kohe, kur b\u00ebra nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim jasht\u00eb shtetit p\u00ebr nj\u00eb mbledhje materialesh p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb po shkruaj, k\u00ebrkes\u00eb e cila mu refuzua, p\u00ebs\u00ebri nuk b\u00ebra ndonj\u00eb lidhje me ngjarjen e m\u00ebsip\u00ebrme, sepse edhe m\u00eb par\u00eb m\u00eb ka q\u00eblluar mosaprovimi i ndonj\u00eb rruge apo heqja nga ndonj\u00eb delegacion. Ajo q\u00eb m\u00eb tronditi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte ngjarja e fundit q\u00eb ndodhi me kineast\u00ebt e huaj, q\u00eb po b\u00ebhen gati t\u00eb xhirojn\u00eb filmin \u201c<em>Gjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur<\/em>\u201d. Do t\u00eb m\u00eb falni q\u00eb ta shpjegoj dhe k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kadare let\u00ebr Enverit, 1980\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/kadare_leter_enverit_1980_11.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Kineast\u00ebt francez\u00eb n\u00eb muajin shkurt soll\u00ebn skenarin me vete, skenarin e filmit t\u00eb shkruar prej tyre, p\u00ebr t\u2019a diskutuar me autorin, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes. Ky diskutim ishte n\u00eb favorin ton\u00eb, sepse na jepte t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb influenconim q\u00eb filmi t\u00eb b\u00ebhej sa m\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr luft\u00ebn e popullit tone dhe p\u00ebr vendin ton\u00eb sot. P\u00ebr mua jan\u00eb t\u00eb paharruara sugjerimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb film, q\u00eb rasti i mire e solli t\u2019i d\u00ebgjoja drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb prej Jush tet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer si kriter baz\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn ton\u00eb me kineast\u00ebt e huaj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kadare let\u00ebr Enverit, 1980\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/kadare_leter_enverit_1980_12.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Skenari i paraqituer prej tyre, krahas meritave t\u00eb padiskutueshme, kishte edhe mungesa t\u00eb ndjeshme, t\u00eb cilat ne do t\u00eb p\u00ebrpiqeshim t&#8217;i plot\u00ebsonim. P\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsi q\u00eb skenari t\u00eb studiohej me kujdes nga autori, s\u00ebbashku me nj\u00eb grup pune, u k\u00ebrkua prej t\u00eb huajve shtyrja e diskutimit p\u00ebr disa jav\u00eb. Ata e pranuan k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe u larguan n\u00eb pritje t\u00eb diskutimit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe skenari u studiua, u b\u00ebn\u00eb gati v\u00ebrejtjet dhe sugjerimet, disa here n\u00eb variante t\u00eb ndryshme t\u00eb cilat do t\u2019u shpjegoheshin kineast\u00ebve prej autorit nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, me skenarin dhe romanin p\u00ebrpara p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb kuptuesh\u00ebm e pranuesh\u00ebm. Ishte fjala sidomos p\u00ebr xhirimet q\u00eb lidheshin p\u00ebr paraqitjen sa m\u00eb t\u00eb mire t\u00eb luft\u00ebs nacional-\u00e7lirimtare dhe t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme n\u00eb bot\u00eb, dy nga motivet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e delikate t\u00eb k\u00ebtij filmi, i cili mund t\u2019ishte mjaft aktual p\u00ebr situatat e tanishme.<\/p>\n<p>Kur gjith\u00e7ka u b\u00eb gati, p\u00ebr habin\u00eb time t\u00eb plot\u00eb u vendos q\u00eb diskutimi t\u00eb mos b\u00ebhej goj\u00ebrisht, por v\u00ebrejtjet dhe sugjerimet t\u00eb d\u00ebrgoheshin me nj\u00eb let\u00ebr. Duke qen\u00eb se marrja vesh me korespondenc\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb kaq delikate, e sidomos kur ishte fjala p\u00ebr krijues q\u00eb p\u00ebrfaqsojn\u00eb dy arte t\u00eb ndryshme, \u00ebsht\u00eb pothuajse e pamundur, nuk mund ta spjegoja ndryshe, heqjen dor\u00eb nga diskutimi q\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00eb aq e favorshme p\u00ebr ne, ve\u00e7se si di\u00e7ka q\u00eb kishte lidhje me vet\u00eb autorin.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse kineast\u00ebt francez\u00eb porsa kishin ardhur p\u00ebr pun\u00ebn e t\u00eb shkruarit n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe tani duhet t\u00eb shkonte autori ai q\u00eb shtyu afatin, atje, p\u00ebr fillimin e pun\u00ebs, ishte e qart\u00eb se praktikisht hiqej dor\u00eb nga mund\u00ebsit\u00eb, q\u00eb na jepeshin p\u00ebr p\u00ebrmirsimin e skenarit, z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsohej diskutimi i gjall\u00eb me nj\u00eb d\u00ebrgim formal v\u00ebrejtjesh, me nj\u00eb fjal\u00eb, pas tet\u00eb vjet\u00eb p\u00ebrpjekjesh, n\u00eb momentin de\u00e7iziv abandonohej skenari, vet\u00ebm e vet\u00ebm se nuk ishte e detyrueshme q\u00eb autori ta \u00e7onte ket\u00eb sh\u00ebrbim jasht\u00eb shtetit. Me k\u00ebt\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb disfavorshme krejtsisht ka mbetur puna e filmit.<\/p>\n<p>Nuk e fsheh se kjo gj\u00eb m\u00eb shkaktoi nj\u00eb tronditje t\u00eb thell\u00eb. Nuk e mendoja kurr\u00eb se do t\u00eb vinte nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb un\u00eb mund t\u00eb hyja n\u00eb numurin e atyre njer\u00ebzve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt mungon besimi p\u00ebr t&#8217;i \u00e7uar jasht\u00eb. Besimi q\u00eb un\u00eb e ndjeja se Partia kishte treguar ndaj meje n\u00eb momentet e mia m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, ka qen\u00eb nj\u00eb nga g\u00ebzimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs sime. Disa here njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb t\u00ebrthorta kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptoj se ishte nj\u00eb iluzion ky besim q\u00eb un\u00eb kujtoj se kihej ndaj meje, se e v\u00ebrteta qe ndryshe dhe se ishin t\u00eb t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb g\u00ebzonin k\u00ebt\u00eb besim.<\/p>\n<p>Un\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nuk e kam pranuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, dhe ishte hera e par\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, q\u00eb u d\u00ebshp\u00ebrova se ndoshta di\u00e7ka kishte ndryshuar, se k\u00ebmb\u00ebngulja e destruktor\u00ebve n\u00eb lidhje me motr\u00ebn time dhe dezinformimet e ndryshme, di\u00e7ka kishin arritur m\u00eb n\u00eb fund. Ajo q\u00eb p\u00ebr mua ishte nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb shtrenjta, q\u00eb m\u00eb jepte krah\u00eb t\u00eb punoja e t\u00eb kap\u00ebrceja v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, q\u00eb m\u00eb jepte t\u00eb drejt\u00ebn brenda vetes nd\u00ebrgjegjes sime, q\u00eb t\u00eb ndjej veten shkrimtar t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb socializmit dhe jo k\u00ebng\u00ebtar t\u00eb jasht\u00ebm tij, <em>lusite nujur<\/em>, me sa duhej t\u00eb prekej. Desha dhe d\u00ebshiroj akoma t\u00eb mos i besoj k\u00ebsaj, por fakti ishte tep\u00ebr i pashpjeguesh\u00ebm.<\/p>\n<p>U p\u00ebrpoqa shoku Enver, t\u00eb tregoj n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb te drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb, at\u00eb q\u00eb ndoshta mund t\u00eb duket e thjesht\u00eb, por q\u00eb ka shkaktuar nj\u00eb nga trazimet e mia m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ju lutem edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb m\u00eb falni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e gjat\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn tuaj t\u00eb \u00e7muar. Si komunist dhe si shkrimtar, Ju drejtohem Juve, sekretarit t\u00eb Par\u00eb t\u00eb Partis\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb vendit, me mir\u00ebnjohjen e madhe p\u00ebr at\u00eb \u00e7&#8217;ka keni b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vendin dhe p\u00ebr mua personalisht, n\u00eb momente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs dhe krijimtaris\u00eb sime, p\u00ebr t\u00eb gjetur dhe nj\u00ebher\u00eb ndihm\u00ebn tuaj aq t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>Jeta dhe vepra ime kan qen\u00eb e do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lidhura pazgjidhshm\u00ebrisht me koh\u00ebn ton\u00eb, me popullin e Partin\u00eb, ky angazhim e kjo lidhje do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrher\u00eb t\u00eb plota e pa rezerva.<\/p>\n<p>Arsyeja q\u00eb Ju shkrova k\u00ebt\u00eb let\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm zgjidhja e problemit t\u00eb filmit, q\u00eb do ta d\u00ebshiroja si autor e n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb si qytetar, por mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb fituar klim\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb pen\u00ebs, mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr angazhimin tim t\u00eb plot\u00eb, krejt jet\u00ebs sime e forcave t\u00eb mia me pun\u00ebn letrare<\/p>\n<p>Jam duke punuar me intesitet p\u00ebr pjes\u00ebn e trete t\u00eb nj\u00eb triologjie (mesi s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Dimri i madh) p\u00ebr rrug\u00ebn epike 35 vje\u00e7are t\u00eb Partis\u00eb son\u00eb dhe d\u00ebshiroj t\u00eb jap t\u00eb gjitha energjit\u00eb dhe mund\u00ebsit\u00eb e mia p\u00ebr kryerjen me sukses t\u00eb k\u00ebsaj vepre, me pun\u00ebn krijuese n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, q\u00ebllimi i vet\u00ebm i pandryshuesh\u00ebm i jet\u00ebs sime.<\/p>\n<p>Duke ju k\u00ebrkuar dhe nj\u00ebher\u00eb falje p\u00ebr shqetsimin,<\/p>\n<p>Me respekt t\u00eb thell\u00eb<br \/>\n<strong>Ismail Kadare<\/strong><br \/>\n<em>Tiran\u00eb 2 prill 1980<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadares\u00eb i fusin motr\u00ebn, q\u00eb t\u00eb shaj\u00eb partin\u00eb, p\u00ebr ta implikuar e bllokuar&#8230; &#8211; taktika t\u00eb njohura t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete k\u00ebto&#8230; Nj\u00eb let\u00ebr prej 12 faqesh e shkrimtarit Ismail Kadare (mungon faqja 6), i cili i drejtohej Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb prill t\u00eb vitit 1980, \u00ebsht\u00eb publikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb rrjetet sociale nga Ilir [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16845,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,8],"tags":[],"class_list":["post-13978","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Letra e plot\u00eb e Ismail Kadares\u00eb drejtuar Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb 2 prill 1980 - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Letra e plot\u00eb e Ismail Kadares\u00eb drejtuar Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb 2 prill 1980 - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kadares\u00eb i fusin motr\u00ebn, q\u00eb t\u00eb shaj\u00eb partin\u00eb, p\u00ebr ta implikuar e bllokuar&#8230; &#8211; taktika t\u00eb njohura t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete k\u00ebto&#8230; Nj\u00eb let\u00ebr prej 12 faqesh e shkrimtarit Ismail Kadare (mungon faqja 6), i cili i drejtohej Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb prill t\u00eb vitit 1980, \u00ebsht\u00eb publikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb rrjetet sociale nga Ilir [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-07-28T21:34:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-11-09T00:14:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Ismail-Kadare_me_Enver_Hoxha.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"414\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Letra e plot\u00eb e Ismail Kadares\u00eb drejtuar Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb 2 prill 1980\",\"datePublished\":\"2017-07-28T21:34:44+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-09T00:14:16+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\\\/\"},\"wordCount\":2754,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/Ismail-Kadare_me_Enver_Hoxha.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\\\/\",\"name\":\"Letra e plot\u00eb e Ismail Kadares\u00eb drejtuar Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb 2 prill 1980 - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/Ismail-Kadare_me_Enver_Hoxha.jpg\",\"datePublished\":\"2017-07-28T21:34:44+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-09T00:14:16+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/Ismail-Kadare_me_Enver_Hoxha.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/Ismail-Kadare_me_Enver_Hoxha.jpg\",\"width\":600,\"height\":414},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Letra e plot\u00eb e Ismail Kadares\u00eb drejtuar Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb 2 prill 1980\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Letra e plot\u00eb e Ismail Kadares\u00eb drejtuar Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb 2 prill 1980 - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Letra e plot\u00eb e Ismail Kadares\u00eb drejtuar Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb 2 prill 1980 - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Kadares\u00eb i fusin motr\u00ebn, q\u00eb t\u00eb shaj\u00eb partin\u00eb, p\u00ebr ta implikuar e bllokuar&#8230; &#8211; taktika t\u00eb njohura t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete k\u00ebto&#8230; Nj\u00eb let\u00ebr prej 12 faqesh e shkrimtarit Ismail Kadare (mungon faqja 6), i cili i drejtohej Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb prill t\u00eb vitit 1980, \u00ebsht\u00eb publikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb rrjetet sociale nga Ilir [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-07-28T21:34:44+00:00","article_modified_time":"2017-11-09T00:14:16+00:00","og_image":[{"width":600,"height":414,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Ismail-Kadare_me_Enver_Hoxha.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Letra e plot\u00eb e Ismail Kadares\u00eb drejtuar Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb 2 prill 1980","datePublished":"2017-07-28T21:34:44+00:00","dateModified":"2017-11-09T00:14:16+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/"},"wordCount":2754,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Ismail-Kadare_me_Enver_Hoxha.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/","name":"Letra e plot\u00eb e Ismail Kadares\u00eb drejtuar Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb 2 prill 1980 - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Ismail-Kadare_me_Enver_Hoxha.jpg","datePublished":"2017-07-28T21:34:44+00:00","dateModified":"2017-11-09T00:14:16+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Ismail-Kadare_me_Enver_Hoxha.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Ismail-Kadare_me_Enver_Hoxha.jpg","width":600,"height":414},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Letra e plot\u00eb e Ismail Kadares\u00eb drejtuar Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb 2 prill 1980"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13978"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13978\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16845"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}