{"id":14242,"date":"2017-08-06T09:37:43","date_gmt":"2017-08-06T08:37:43","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=14242"},"modified":"2017-11-01T22:37:39","modified_gmt":"2017-11-01T22:37:39","slug":"enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\/","title":{"rendered":"END\u00cbRRAT E BUKURA T\u00cb DJALOSHIT ENGJELLOR HIQMET KUJTIM DEMIRAJ T\u00cb GRABITURA NGA DALLG\u00cbT MIZORE T\u00cb DETIT"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Hiqmet Kujtim Demiraj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nga <strong>Qatip Mara<\/strong><\/p>\n<p>Po shkruaj me dhimbje k\u00ebt\u00eb memoral t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr jet\u00ebn e nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb lulen e rinis\u00eb ,n\u00eb mosh\u00ebn 25 vje\u00e7are t\u00eb djaloshit engjellor Hiqmet Kujtim Demiraj. U largua nga jeta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tragjike tep\u00ebr t\u00eb dhimbshme duke luftuar me dallg\u00ebt e eg\u00ebra t\u00eb detit t\u00eb vdekjes, q\u00eb t\u00eb realizonte enderrat e bukura p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore. I lindur m\u00eb 11 janar 1965 ishte djali tret\u00eb q\u00eb shtoi g\u00ebzimin n\u00eb familjen e Kujtim Asllan Demiraj. Me fytyr\u00ebn e bukur, me syt\u00eb e qeshur e emb\u00eblsin\u00eb e z\u00ebrit t\u00eb tij lumturonte prind\u00ebrit e lodhur nga pun\u00ebt e prdit\u00ebshme fizike. V\u00ebllez\u00ebrit Meleq e Nuri e ledhatonin v\u00ebllan e vog\u00ebl Hiqmet me shum\u00eb dashuri, t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb mosh\u00ebn f\u00ebminore 6 dhe tre vje\u00e7. Jeta n\u00eb familjen e prind\u00ebrve Kujtim e Lumturi Demiraj pak vite m\u00eb von\u00eb u pasurua me g\u00ebzime t\u00eb tjera, me lindjen e v\u00ebllez\u00ebrve Tomorr, Demir, dhe motrave Flora e Pavlina, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb edukuar nga prind\u00ebrit e tyre t\u00eb dashur kishin dashuri t\u00eb pakufishme p\u00ebr njeri tjetrin.<\/p>\n<p>Djaloshi engj\u00ebllor Hiqmet Demiraj lumturohej me v\u00ebllez\u00ebrit e motrat e tij q\u00eb e donin shum\u00eb, por edhe edhe ai u jepte shum\u00eb dashuri. N\u00eb mosh\u00ebn pes\u00ebvje\u00e7are bukuroshi Hiqmet shikonte me g\u00ebzim e ledhatonte me shum\u00eb dashuri v\u00ebllan e vog\u00ebl Tomorrin e bukur, i cili me belb\u00ebzimet f\u00ebminore n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, lumturonte prind\u00ebrit dhe tre v\u00ebllez\u00ebrit Meleq, Nuri e Hiqmet. Jeta ecte e g\u00ebzuar me kat\u00ebr v\u00ebllez\u00ebr dhe pas dy viteve u shtua me nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb dyfisht\u00eb. Erdh\u00ebn n\u00eb jet\u00eb dy binjak\u00eb, mot\u00ebr e v\u00eblla. Lindi djali bukur Demir dhe motra e bukur Flora. <\/p>\n<p>Prind\u00ebrit Kujtim e Lumturi edhe pse lodheshin nga puna fizike shplodheshin n\u00eb sht\u00ebpi nga krijesat e bukura pes\u00eb djem e nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb zbukuronte dhe emb\u00ebsonte dashurin\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore n\u00eb familjen e Kujtim Asllan Demriaj.G\u00ebzimet u shtuan me lindjen e vajz\u00ebs Pavlina.Pes\u00eb v\u00ebllez\u00ebr ishin t\u00eb lumturuar me dy motra. E lumturuar shum\u00eb ishte Flora, e cila n\u00eb mosh\u00ebn kat\u00ebr vje\u00e7are krenohej q\u00eb kishte mot\u00ebr dhe shoqe motr\u00ebn e bukur Pavlina. T\u00eb shtat\u00eb f\u00ebmij\u00ebt ishin bekuar me nj\u00eb dashuri hynore p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin dhe p\u00ebr prind\u00ebrit e tyre t\u00eb shtrenjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr ti rritur, arsimuar, edukuar sa m\u00eb mir\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Djaloshi bukur Hiqmet kishte nisur me g\u00ebzim shkoll\u00ebn.Me natyr\u00ebn e tij t\u00eb qet\u00eb, me urt\u00ebsi e maturi kishte sjellje sh\u00ebmbullore n\u00eb shkoll\u00eb duke e zbatuar rregulloren e shkoll\u00ebs me nd\u00ebrgjegje t\u00eb vet\u00ebdijshme. Ishte i dashur me gjithe shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb e jasht\u00eb shkolle duke treguar edukat\u00ebn sh\u00ebmbullore t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ndoshta ajo koh\u00eb kishte munges\u00ebn e standartit t\u00eb jet\u00ebs komode,por nuk kishte munges\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb dashuris\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore midis motr\u00ebs e v\u00ebllait dhe midis femijve ndaj prind\u00ebrve. Edhe djaloshi bukur Hiqmet Demiraj ishte nj\u00eb katalizator dashurie e harmonie n\u00eb familjen e prind\u00ebrve Kujtim e Lumturi Demiraj.<\/p>\n<p>Djaloshi engj\u00ebllor Hiqmet kishte jo vet\u00ebm bukurin\u00eb fizike,por edhe at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb kryesore bukurin\u00eb shpirt\u00ebrore. Bukuria e jashtme \u00ebsht\u00eb bukuria fizike. Me k\u00ebt\u00eb bukuri ushqehet syri i njeriut. Bukuria e brendshme \u00ebsht\u00eb bukuria shpirt\u00ebrore. Nd\u00ebrsa bukuria e jashtme shpreh form\u00ebn, bukuria e brendshme shpreh p\u00ebrmbajtjen, \u00ebsht\u00eb bota e brendshme e njeriut, mendja, zemra, karakteri i tij.<br \/>\nPo ku shfaqej bukuria e brendshme e e djaloshit Hiqmet Demiraj?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me v\u00ebllan Meleq Demiraj m\u00eb tregonte me shum\u00eb dashuri p\u00ebr v\u00ebllan e shtrenjt\u00eb Hiqmet Demiraj,p\u00ebr virtytet,mendimet e shpirtin e bukur.<\/p>\n<p>Bukuria e brendshme e djaloshit t\u00eb bukur Hiqmet Demiraj shfaqej tek fjala dhe mendimi, n\u00eb unitetin dhe dallimin e tyre. Mendimin e kishte superior ndaj fjal\u00ebs. I bukur \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mendon, pastaj flet. \u00cbsht\u00eb e bukur ajo fjal\u00eb q\u00eb nuk del para mendjes. Kur fjala ka n\u00eb thelb mendimin, \u00ebsht\u00eb e bukur.T\u00eb flas\u00ebsh pa menduar, \u00ebsht\u00eb si t\u00eb zbraz\u00ebsh pushk\u00ebn pa e v\u00ebn\u00eb n\u00eb shenj\u00eb. Djaloshi bukur Hiqmet nuk lejonte ndarjen e fjal\u00ebs nga mendimi ,sepse kishte bukurin\u00eb e brendshme t\u00eb shpirtit t\u00eb tij t\u00eb bukur. Fjala e Hiqmetit ishte e \u00ebmb\u00ebl q\u00eb mund t\u00eb zbuste edhe njeriun e nervozuar.. Fjal\u00ebt e Hiqmetit ishin me tone t\u00eb qeta,sepse p\u00ebrshkoheshin nga mendimi i bukur. Ai fliste bukur sepse mendonte bukur.Fjala e tij p\u00ebrputhej me mendimin. Ai nuk mendonte ndryshe dhe t\u00eb fliste ndryshe, nuk ja hiqte bukurin\u00eb fjal\u00ebs, fytyr\u00ebs dhe shpirtit t\u00eb tij t\u00eb bukur.<\/p>\n<p>Bukurin\u00eb e brendshme shpirt\u00ebrore djaloshi Hiqmet Demiraj e shfaqte jo vet\u00ebm n\u00eb fjal\u00eb e n\u00eb mendime, por sidomos n\u00eb zbatim t\u00eb tyre, n\u00eb pun\u00eb konkrete. Zgjuarsin\u00eb e tij e tregonte jo vet\u00ebm n\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb shprehte, n\u00eb mendimet q\u00eb shfaqte, n\u00eb zotimet q\u00eb merrte, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij praktike q\u00eb kryente , n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e saj. Sa m\u00eb mir\u00eb t\u00eb punoj\u00eb njeriu, aq m\u00eb i bukur \u00ebsht\u00eb, aq m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb fjala dhe vepra e tij, aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrshtypje t\u00eb mira l\u00eb tek ata q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb. Me k\u00ebto bukuri mendore e shpirt\u00ebrore t\u00eb djaloshit engjellor Hiqmet Demiraj,krenoheshin prind\u00ebrit e tij t\u00eb shtrenjt\u00eb,krenoheshin v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe motrat e tij t\u00eb shtrenjta. Ata ishin shtat\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb zem\u00ebr hyjnore t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr prind\u00ebrit Kujtim e Lumturi Demiraj. Ashtu si dit\u00ebt e jav\u00ebs kalendarike q\u00eb em\u00ebrtohen me emrat dalluese p\u00ebr tu lexuar,edhe shtat\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e familjes Kujtim Asllan Demiraj kishin emrat e tyre p\u00ebr t\u00eb regjistruar identitetin e sejcilit,por ata kan\u00eb genin trash\u00ebgues si nj\u00eb bashk\u00ebsi hyjnore t\u00eb lidhjeve t\u00eb sh\u00ebnjta t\u00eb gjakut,t\u00eb dashuris\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore, e cila as blihet dhe as shitet por trash\u00ebgohet.<\/p>\n<p>Pasi mbaroi shkoll\u00ebn djaloshi Hiqmet Demiraj nisi t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb kooperativ\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb kontributin e tij p\u00ebr mir\u00ebq\u00ebnjen e familjes.N\u00eb pun\u00eb kishte shpirtin e sakrific\u00ebs, t\u00eb inisiativ\u00ebs, t\u00eb guximit, t\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes dhe vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar ato q\u00eb t\u00eb premtonte. E mobilizuan n\u00eb sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm ushtarak p\u00ebr ta kryer n\u00eb gadishullin e Karaburunit. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb do largohej nga prind\u00ebrit,nga v\u00ebllez\u00ebrit e motrat,do i mungonte shum\u00eb familjes,por edhe ai do ndjente shum\u00eb munges\u00ebn e prind\u00ebrve,v\u00ebllez\u00ebrve e motrave.N\u00eb sh\u00ebrbimin ushtarak u shqua dhe u vl\u00ebr\u00ebsua p\u00ebr virtytet q\u00eb e karakterizonin,p\u00ebr ndershm\u00ebrin\u00eb,sinqeritetin, thjesht\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr mendimet racionale, p\u00ebr shpirtin e pun\u00ebs, p\u00ebr forc\u00ebn, e guximin. Djaloshi Hiqmet Demiraj ishte ushtari bukur me virtyte t\u00eb bukura. Ai n\u00eb repartin ushtarak shfaqi bukurin\u00eb e brendshme shpirt\u00ebrore me virtytet morale sepse bukuria pa virtyt \u00ebsht\u00eb si lulja pa arom\u00eb. Virtytet ishin sh\u00ebndeti i shpirtit t\u00eb djaloshit t\u00eb bukur Hiqmet Kujtim Demiraj q\u00eb e zbukuronin n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb si NJERI.<\/p>\n<p>Hiqmeti i urrente veset ,sepse veset sh\u00ebmtojn\u00eb edhe fytyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur. Thjesht\u00ebsia e tij ishte nj\u00eb virtyt m\u00eb i bukur se vet\u00eb bukuria. P\u00ebr k\u00ebto virtyte e sjelljen e tij sh\u00ebmbullore komanda ushtarake pasi e mbaroi sh\u00ebrbimin e detyrush\u00ebm ushtarak ,e pun\u00ebsoi n\u00eb repartin ushtarak n\u00eb Karaburun\u00eb. Punoi disa vite n\u00eb Karaburun larg familjes me p\u00ebrkushtim e ndershm\u00ebri. Kur shkonte me leje n\u00eb vendlindje e prisnin me shum\u00eb mall prind\u00ebrit ,v\u00ebllez\u00ebrit e motrat. V\u00ebllai tij Meleq Demiraj m\u00eb shkruante se :<\/p>\n<p>\u201cna merrte shum\u00eb malli p\u00ebr v\u00ebllan e dashur Hiqmet dhe edhe pse takoheshinm kur vinte me leje na merrte m\u00eb shum\u00eb malli. E ndjenim shum\u00eb munges\u00ebn e tij,ishte m\u00eb i vog\u00ebl se mua,por kishte pjekuri n\u00eb gjykime e arsyetime.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1986 un\u00eb shkoja shpesh n\u00eb Kropisht sepse kisha babain s\u00ebmur\u00eb dhe e p\u00ebrgjonim \u00e7do nat\u00eb. Nj\u00eb mbasdite te stacioni Kropishtit zbrit\u00ebm nga autobuzi naft\u00ebs q\u00eb vinte nga Vlora p\u00ebr n\u00eb zon\u00ebn e naft\u00ebs,disa bashkfshatar\u00eb. Midis tyre ishte edhe Hiqmet Kujtim Demiraj. Un\u00eb nuk e njihja,por nga tiparet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb fytyr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb bukur ham\u00ebnd\u00ebsova se ishte djali Kujtim Demiraj. Duke ecur p\u00ebr ne lagjen kala u prezantuam. Ai m\u00eb njihte nga bisedat e prind\u00ebrve t\u00eb tij. Bisedova duke i th\u00ebn\u00eb se kisha qen\u00eb m\u00ebsues n\u00eb Kropisht kur v\u00ebllai tij Meleq Demiraj ishte n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb me v\u00ebllan tim Devoll. Ai m\u00eb d\u00ebgjoi me shum\u00eb vemendje e respekte me syt\u00eb e qeshur q\u00eb i ndri\u00e7onin mir\u00ebsi.Bukuria e tij ishte n\u00eb fytyr\u00eb dhe bukuria e fytyr\u00ebs s\u00eb tij ishte tek syt\u00eb e bukur e t\u00eb qeshur.Nuk thuhet kot q\u00eb \u201csyt\u00eb jan\u00eb stolia e njeriut\u201d. Syt\u00eb e djaloshit t\u00eb bukur Hiqmet Demiraj ishin piktura e zemr\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb rrezatonte dashuri p\u00ebr jet\u00ebn. Me ndryshimet e sistemit politik,si gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar djaloshi Hiqmet Demiraj k\u00ebrkonte t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte mir\u00ebqenjen e jet\u00ebs duke emigruar drejt bot\u00ebs per\u00ebndimore. Kishte end\u00ebrra t\u00eb bukura p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me standartet e qytetrimit per\u00ebndimor. Ai ishte n\u00eb mosh\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur 25 vje\u00e7are. Ishte me energji fizike t\u00eb fuqishme. Mendjen e kishte t\u00eb mpreht\u00eb. Zemr\u00ebn e kishte plot\u00eb me dashuri.Ishte djal\u00eb trim,guximtar me vullnet t\u00eb hekurt.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb marsit t\u00eb vitit 1991 ik\u00ebn refugjat\u00ebt e par\u00eb me anjet e portit t\u00eb Vlor\u00ebs. Djaloshi Hiqmet Demiraj ishte n\u00eb pun\u00eb n\u00eb gadishullin e Karaburunit. M\u00eb dat\u00ebn 6 mars 1991 do t\u00eb nisej nj\u00eb anije tjet\u00ebr nga pashalimani. S\u00eb bashku me shok\u00eb djaloshi Hiqmet kishte vendosur t\u00eb ikte me at\u00eb anije,e cila q\u00ebndronte n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb detit. Ajo dit\u00eb e mallkuar marsi e ftoh\u00ebt, me er\u00eb e dallg\u00eb deti si lubi nd\u00ebrpreu jet\u00ebn e djalit engj\u00ebllor Hiqmet Demiraj. Drejt anijes s\u00eb vdekjes ishte nisur me not\u00eb me shok\u00ebt e tij duke mposhtur er\u00ebn e dallg\u00ebt me krah\u00ebt e tij t\u00eb fuqish\u00ebm ishte afruar af\u00ebr anijes. Ishte nj\u00eb betej\u00eb me dallg\u00ebt e egra t\u00eb detit t\u00eb vdekjes q\u00eb ka marr\u00eb shum\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish. Anija e mallkuar n\u00eb koh\u00ebn kur djaloshi Hiqmet po synote t\u00eb hipte p\u00ebr tu ngjitur n\u00eb kuvert\u00ebn e saj, kishte filluar anija t\u00eb l\u00ebvizte. <\/p>\n<p>Elikat e anijes s\u00eb mallkuar kishin krijuar dallg\u00eb dhe rryma thith\u00ebse t\u00eb ujit t\u00eb detit. Djaloshi engj\u00ebllor kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00eb nga anija por askush nuk e kishte d\u00ebgjuar..Deti me dallg\u00ebt e tij e sulmoi. Fati k\u00ebt\u00eb her\u00eb e tradh\u00ebtoi. N\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb detit humbi trupi tij i bukur.. Me dallg\u00ebt e t\u00ebrbuara nuk mundi t\u00eb bisedoonte . Fytyra e tij e trishtuar m\u00ebshir\u00eb u kishte k\u00ebrkuar. Zotit lart\u00eb n\u00eb qiell ndihm i kishte k\u00ebrkuar.. Trupi Hiqmetit nuk dihej ku kishte q\u00ebndruar. Zemra e Hiqmetit dhe fytyra e tij e bukur k\u00ebt\u00eb humbje nuk e meritonte. Ajo dit\u00eb e mallkuar tragjedi shkaktoi, nd\u00ebrpreu jet\u00ebn e djalit \u00ebngjellor me eg\u00ebrsin\u00eb e dallg\u00ebve t\u00eb detit q\u00eb i grabiti end\u00ebrrat e bukura n\u00eb lulen e rinis\u00eb.<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit,v\u00ebllez\u00ebrit ,motrat ,n\u00eb ato \u00e7aste kur djaloshi engjellor ishte duke luftuar me vdekjen ,nuk u shkonte kurr\u00eb n\u00eb menjde ,se njeriu tyre i shtrenjt\u00eb ishte gllab\u00ebruar nga dallg\u00ebt e detit t\u00eb vdekjes.Hidh\u00ebrimi k\u00ebsaj tragjedie tronditi e pik\u00eblloi n\u00eb kock\u00eb prind\u00ebrit Kujtim e Lumturi,v\u00ebllez\u00ebrit e motrat q\u00eb engjellorin Hiqmet e donin m\u00eb shum\u00eb se sa jet\u00ebn e tyre.. E gjith\u00eb familja, ishte pik\u00eblluar me helmin e tragjedis\u00eb t\u00eb humbjes s\u00eb jet\u00ebs t\u00eb njeriut t\u00eb shtrenjt\u00eb. Vajtonin me lot\u00eb t\u00eb ngrir\u00eb p\u00ebr gj\u00ebm\u00ebn e zez\u00eb q\u00eb i goditi befasisht. T\u00eb af\u00ebrmit dhe kropishtnjot\u00ebt u hidh\u00ebruan nj\u00eblloj\u00eb sikur t\u00eb ishte djali i tyre.<\/p>\n<p>Kaluan dit\u00eb e kaluan net\u00eb prind\u00ebrit Kujtim e Lumturi, v\u00ebllez\u00ebrit e motrat me zem\u00ebra t\u00eb ngrira nga dera e sht\u00ebpis\u00eb ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit ishin takuar me engjellorin Hiqmet Demiraj kur kishta ardhur me leje para tragjedis\u00eb s\u00eb tmerrshme.. Hamendjet e tyre qakullonin dhe me iluzionet e shpres\u00ebs vazhdonin t\u00eb besonin se Hiqmeti mund t\u00eb ishte gjall\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri do ta takonin Me dhimbje shikonin detin. Shum\u00eb emocione drith\u00ebruese u sillte era e detit. Pyesnin t\u00eb mall\u00ebngjyera val\u00ebt e detit t\u00eb tregonin vend\u00ebndodhjen e njeriut t\u00eb tyre t\u00eb shtrenjt\u00eb. Val\u00ebt e detit luanin me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn,e me heshtjen e tyre t\u00eb hidhur asgj\u00eb nuk tregonin. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e tij ishin me sy nga bregdeti Vlor\u00ebs, me ankthin t\u00ebr\u00eb hidh\u00ebrim, prisnin me gjak t\u00eb ngrir\u00eb t\u00eb kthehej i dashuri Hiqmet Kujtim Demiraj.. Pik\u00ebllimi dhimbjes s\u00eb munges\u00ebs s\u00eb Hiqmetit familjen dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit i gozhdoi. N\u00ebna tij Lumturi me brenga sa shum\u00eb lot\u00eb nxori. Kur fatin tragjik t\u00eb djalit m\u00ebsoi nuk e besoi. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e besonte se n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e detit trupi i djalit t\u00eb saj t\u00eb shtrenjt\u00eb q\u00ebndronte. Me shikimin trishtuar n\u00eb dritare e priste \u00e7do or\u00eb djalin e dashur ti vinte. Zemra e saj e munduar digjej nga malli , n\u00eb sokak i dukej se do i vinte djali. Dallg\u00ebt e detit i dilnin n\u00eb gjum\u00eb, zgjohej e p\u00ebrlotur me hidhrim si lum\u00eb. Me \u00ebnd\u00ebrra trishtuar n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar mbeti detit duke k\u00ebrkuar. Me fytyr\u00eb t\u00eb pik\u00eblluar rrinte nat\u00ebn zgjuar. Me buz\u00eb drith\u00ebruar e zem\u00ebr trishtuar fliste me detin e mallkuar.<\/p>\n<p>D\u00ebgjonte n\u00eb enderr me ankth z\u00ebrin e embel t\u00eb engj\u00ebllorit t\u00eb saj q\u00eb e kishte rritur me mundime. Kur dikush afrohej af\u00ebr avllis\u00eb e kalonte, i dukej sikur do vinte djali shtrenjt\u00eb Tek parmaku dritares q\u00ebndronte me hidh\u00ebrim n\u00eb muzgun mbr\u00ebmjes djalin e shtrenjt\u00eb p\u00ebrfytyronte.Edhe pse err\u00ebsira shikimin ja pengonte, aty tek parmaku dritares ajo dremiste dhe me syt\u00eb e mendjes sh\u00ebtiste buz\u00ebdetit. Pas 15 dit\u00ebve hidh\u00ebruese erdhi lajmi drith\u00ebrues se trupi bukur i engjellorit Hiqmet kishte dalur n\u00eb nj\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb detit t\u00eb vdekjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tragjedi m\u00eb ka d\u00ebrguar mesazh me dhimbje Meleq Demiraj, i cili kishte lexuar me lot\u00eb n\u00eb sy shkrimin tim p\u00ebr djaloshin e paharruar Renato Shaban Alikaj dhe shprehte hidh\u00ebrimin e p\u00ebrhersh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr v\u00ebllan e shtrenjt\u00eb Hiqmet Kujtim Demiraj. E lexova mesazhin e hidh\u00ebrimit me hidh\u00ebrimin s\u00eb p\u00ebr v\u00ebllan tim. Nj\u00eb mesazh i lagur me lot\u00eb djeg\u00ebse nga syt\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb madhe Meleq p\u00ebr v\u00ebllan engjellor Hiqmet.Jan\u00eb pak fjal\u00eb n\u00eb mesazh ,por q\u00eb kan\u00eb pesh\u00eb hidh\u00ebrimi sa deti eg\u00ebr q\u00eb grabiti,enderrat e bukura dhe jet\u00ebn e djaloshit Hiqmet Kujtim Demiraj.<\/p>\n<p>Me shum\u00eb dhimbje Meleq Demiraj m\u00eb shkruante:<br \/>\nP\u00ebr v\u00ebllan ton\u00eb Qatip Mara<br \/>\n\u201c\u2026Na iku me hidherime v\u00ebllai i shtrenjt\u00eb Hiqmet, n\u00eb lulen e rinis\u00eb. Si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb ikur nga Vlora drejt Italis\u00eb.N\u00eb Pashaliman nj\u00eb anije i priste.Anija ishte af\u00ebrsisht nj\u00eb km larg nga bregu detit. Njer\u00ebzit e shkret\u00eb q\u00eb donin nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb vraponin p\u00ebr te anija.Ishin shum\u00eb burra,gra e t\u00eb rinj\u00eb,t\u00eb cil\u00ebt u fut\u00ebn me not p\u00ebr t\u00eb hipur n\u00eb at\u00eb anijen e mallkuar. Ishte muaj Mars,shum\u00eb ftoh\u00ebt dhe deti me dallg\u00eb t\u00eb m\u00ebdha,t\u00eb papara. Njer\u00ebzit b\u00ebnin luft\u00eb me detin.<\/p>\n<p>Midis tyre ishte edhe v\u00ebllai jon\u00eb i shtrenjt\u00eb Hiqmeti. Kur ju afrua anijes, ajo l\u00ebvizi dhe me elikat e saj nuk e la Hiqmetin t\u00eb hipte lart\u00eb e t\u00eb nisej drejt Italis\u00eb, por e sakatoj dhe e thith\u00ebn dallg\u00ebt e detit dhe pas 15 dit\u00ebve e nxorr\u00ebn bashk\u00eb me shokun e tij n\u00eb an\u00eb t\u00eb detit. Kur mor\u00ebm lajmin ishim t\u00eb ngrir\u00eb jo vet\u00ebm trupi jon\u00eb por edhe mendimet tona. Hidh\u00ebrimi ishte i jashzakonsh\u00ebm. M\u00eb paralizoi hidh\u00ebrimi trupin.Mbeta i gozhduar nga kjo plag\u00eb hidh\u00ebruese e p\u00ebrjetshme n\u00eb zemr\u00ebn time.N\u00eb ato \u00e7aste t\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait tim t\u00eb shtrenjt\u00eb edhe tani q\u00eb po t\u00eb shkruaj dua t\u00eb qaj\u00eb fort\u00eb, sepse ishte e papar\u00eb kjo q\u00eb na ndodhi me humbjen tragjike t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb shtrenjt\u00eb. Megjithat\u00eb e mblodha veten dhe shkova n\u00eb spitalin e Vlor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb ishte v\u00ebllai im apo jo. Atje doja t\u00eb fal\u00ebnderoj ata q\u00eb e kishin gjetur trupin e v\u00ebllait tim t\u00eb shtrenjt\u00eb,por nga hidh\u00ebrimi humba ndjenjat,mu nd\u00ebrpre vet\u00ebdija,u paralizova p\u00ebr momentin kur pash\u00eb trupin e v\u00ebllait t\u00eb shtrir\u00eb. <\/p>\n<p>M\u00eb kishin kishin kapur fort\u00eb nga duart\u00eb. Un\u00eb nuk dija se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja.Isha vet\u00ebm,mbaj mend q\u00eb vet\u00ebm ul\u00ebrija me britma. Tmerrin m\u00eb t\u00eb madh\u00eb e p\u00ebrjetova kur shpura v\u00ebllan e shtrenjt\u00eb te sht\u00ebpia prind\u00ebrve t\u00eb mi.Nuk kam fjal\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb them.Skena ishte tragjike.Ul\u00ebrimat e n\u00ebn\u00ebs tone, babait tone t\u00eb motrave t\u00eb vog\u00ebla nuk p\u00ebrshkruhen dot. Hiqmeti na la me goditje n\u00eb zem\u00ebr,sepse \u00e7do njeri kur i vjen vdekja vete n\u00eb spital e kurohet, i jep nj\u00eb got\u00eb uji, e shikon me sy.Lot\u00ebt q\u00eb kemi derdhur jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb sa edhe shiu nuk ka hedhur aq uji. Kan\u00eb kaluar shum\u00eb vite nga data e mallkuar 6 marsi 1991 q\u00eb v\u00ebllai humbi jet\u00ebn n\u00eb dallg\u00ebt e detit dhe lot\u00ebt tan\u00eb si v\u00ebllez\u00ebr e motra vazhdojn\u00eb t\u00eb rrjedhin. E ndjejm\u00eb shum\u00eb munges\u00ebn e v\u00ebllait.Prind\u00ebrit e kan\u00eb n\u00eb sy djalin e shtrenjte edhe kur flen gjum\u00eb. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar emrin e v\u00ebllait Hiqmet i kemi vendosur emrin e tij djalit t\u00eb v\u00ebllait ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kujtimi v\u00ebllait m\u00eb shoq\u00ebron kudo q\u00eb jam&#8230; Kaluan shum\u00eb vjet\u00eb q\u00eb nuk e shohim v\u00eblla Hiqmetin, nuk d\u00ebgjojm\u00eb z\u00ebrin e tij t\u00eb \u00ebmb\u00ebl.<br \/>\nNa mungon shum\u00eb Hiqmeti. Na mungon shum\u00eb fytyra e tij e bukur..Na mungon ,nuk zv\u00ebnd\u00ebsohet. Edhe n\u00eb end\u00ebrra kur e shohim , nuk mundemi \u00e7\u2019mallohemi.<\/p>\n<p>Kujtoj me mall f\u00ebminin\u00eb dhe loti p\u00ebr Hiqmetin m\u00eb djeg n\u00eb sy. Kujtoj rinin\u00eb dhe malli p\u00ebr Hiqmetin m\u00eb djeg n\u00eb gji. Kur eci buz\u00eb detit edhe k\u00ebmb\u00ebt m\u00eb dridhen , ndjej\u00eb munges\u00ebn e hapave t\u00eb tij.E kishim v\u00eblla t\u00eb shtrenjt\u00eb. Kujtimi v\u00ebllait do jet\u00eb i paharruar,sepse atje ku ka vajtur te banesa e fundit ka shum\u00eb shok\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb rinj kropishtnjot\u00eb. Jan\u00eb vrar\u00eb shum\u00eb \u00e7una t\u00eb rinj. U plagos\u00ebn shum\u00eb n\u00ebna,shum\u00eb baballar\u00eb,shum\u00eb v\u00ebllez\u00ebr e motra. Qoft\u00eb i paharruar kujtimi tyre! Sa t\u00eb jemi do i kujtojm\u00eb\u201d. Me respekte Meleq Demiraj.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfunduar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkujtimore p\u00ebr djalin engj\u00ebllor Hiqmet Kujtim Demiraj q\u00eb humbi jet\u00ebn tragjikisht ndjej dhimbje sepse t\u00eb gjith\u00eb kropishtnjot\u00ebt u ka dh\u00ebmbur e qar\u00eb zemra p\u00ebr v\u00ebllan ton\u00eb t\u00eb vendlindjes Hiqmetin e bukurive fizike e shpirt\u00ebrore.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb shkrim ju d\u00ebrgoj prind\u00ebrve Kujtim e Lumturi Demiraj,v\u00ebllez\u00ebrve e motrave, dhimbjen e munges\u00ebs t\u00eb njeriut t\u00eb shtrenjt\u00eb ta p\u00ebrballojn\u00eb me dashurin\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore.<\/p>\n<p>U preht\u00eb n\u00eb paqe biri dhe v\u00ebllai shtrenjt\u00eb Hiqmet Kujtim Demriaj!<br \/>\nI uroj jet\u00ebgjat\u00ebsi me fat e lumturi Hiqmetit t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb mban emrin e tij!<br \/>\nJu uroj nga zemra jet\u00ebgjatsi me shum\u00eb g\u00ebzime n\u00eb familje<\/p>\n<p>Me respekte e mall<br \/>\n<strong>Qatip Mara<\/strong><br \/>\n<em>Nju Jork 6 gusht 2017<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hiqmet Kujtim Demiraj Nga Qatip Mara Po shkruaj me dhimbje k\u00ebt\u00eb memoral t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr jet\u00ebn e nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb lulen e rinis\u00eb ,n\u00eb mosh\u00ebn 25 vje\u00e7are t\u00eb djaloshit engjellor Hiqmet Kujtim Demiraj. U largua nga jeta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tragjike tep\u00ebr t\u00eb dhimbshme duke luftuar me dallg\u00ebt e eg\u00ebra t\u00eb detit t\u00eb vdekjes, q\u00eb t\u00eb realizonte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-14242","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>END\u00cbRRAT E BUKURA T\u00cb DJALOSHIT ENGJELLOR HIQMET KUJTIM DEMIRAJ T\u00cb GRABITURA NGA DALLG\u00cbT MIZORE T\u00cb DETIT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"END\u00cbRRAT E BUKURA T\u00cb DJALOSHIT ENGJELLOR HIQMET KUJTIM DEMIRAJ T\u00cb GRABITURA NGA DALLG\u00cbT MIZORE T\u00cb DETIT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Hiqmet Kujtim Demiraj Nga Qatip Mara Po shkruaj me dhimbje k\u00ebt\u00eb memoral t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr jet\u00ebn e nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb lulen e rinis\u00eb ,n\u00eb mosh\u00ebn 25 vje\u00e7are t\u00eb djaloshit engjellor Hiqmet Kujtim Demiraj. U largua nga jeta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tragjike tep\u00ebr t\u00eb dhimbshme duke luftuar me dallg\u00ebt e eg\u00ebra t\u00eb detit t\u00eb vdekjes, q\u00eb t\u00eb realizonte [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-08-06T08:37:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-11-01T22:37:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"END\u00cbRRAT E BUKURA T\u00cb DJALOSHIT ENGJELLOR HIQMET KUJTIM DEMIRAJ T\u00cb GRABITURA NGA DALLG\u00cbT MIZORE T\u00cb DETIT\",\"datePublished\":\"2017-08-06T08:37:43+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-01T22:37:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\\\/\"},\"wordCount\":3479,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\\\/\",\"name\":\"END\u00cbRRAT E BUKURA T\u00cb DJALOSHIT ENGJELLOR HIQMET KUJTIM DEMIRAJ T\u00cb GRABITURA NGA DALLG\u00cbT MIZORE T\u00cb DETIT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2017-08-06T08:37:43+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-01T22:37:39+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"END\u00cbRRAT E BUKURA T\u00cb DJALOSHIT ENGJELLOR HIQMET KUJTIM DEMIRAJ T\u00cb GRABITURA NGA DALLG\u00cbT MIZORE T\u00cb DETIT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"END\u00cbRRAT E BUKURA T\u00cb DJALOSHIT ENGJELLOR HIQMET KUJTIM DEMIRAJ T\u00cb GRABITURA NGA DALLG\u00cbT MIZORE T\u00cb DETIT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"END\u00cbRRAT E BUKURA T\u00cb DJALOSHIT ENGJELLOR HIQMET KUJTIM DEMIRAJ T\u00cb GRABITURA NGA DALLG\u00cbT MIZORE T\u00cb DETIT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Hiqmet Kujtim Demiraj Nga Qatip Mara Po shkruaj me dhimbje k\u00ebt\u00eb memoral t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr jet\u00ebn e nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb lulen e rinis\u00eb ,n\u00eb mosh\u00ebn 25 vje\u00e7are t\u00eb djaloshit engjellor Hiqmet Kujtim Demiraj. U largua nga jeta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tragjike tep\u00ebr t\u00eb dhimbshme duke luftuar me dallg\u00ebt e eg\u00ebra t\u00eb detit t\u00eb vdekjes, q\u00eb t\u00eb realizonte [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-08-06T08:37:43+00:00","article_modified_time":"2017-11-01T22:37:39+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"END\u00cbRRAT E BUKURA T\u00cb DJALOSHIT ENGJELLOR HIQMET KUJTIM DEMIRAJ T\u00cb GRABITURA NGA DALLG\u00cbT MIZORE T\u00cb DETIT","datePublished":"2017-08-06T08:37:43+00:00","dateModified":"2017-11-01T22:37:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\/"},"wordCount":3479,"commentCount":0,"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\/","name":"END\u00cbRRAT E BUKURA T\u00cb DJALOSHIT ENGJELLOR HIQMET KUJTIM DEMIRAJ T\u00cb GRABITURA NGA DALLG\u00cbT MIZORE T\u00cb DETIT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2017-08-06T08:37:43+00:00","dateModified":"2017-11-01T22:37:39+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enderrat-e-bukura-te-djaloshit-engjellor-hiqmet-kujtim-demiraj-te-grabitura-nga-dallget-mizore-te-detit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"END\u00cbRRAT E BUKURA T\u00cb DJALOSHIT ENGJELLOR HIQMET KUJTIM DEMIRAJ T\u00cb GRABITURA NGA DALLG\u00cbT MIZORE T\u00cb DETIT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14242"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14242\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}