{"id":14258,"date":"2017-08-07T16:35:36","date_gmt":"2017-08-07T15:35:36","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=14258"},"modified":"2017-10-31T22:47:54","modified_gmt":"2017-10-31T22:47:54","slug":"demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\/","title":{"rendered":"Demalia: Pse e publikova letr\u00ebn e Kadares\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Ilir Demalia ka reaguar k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel\u00eb duke rr\u00ebfyer p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se p\u00ebrse vendosi t\u00eb publikonte letr\u00ebn e Ismail Kadares\u00eb drejtuar ish diktatorit Enver Hoxha.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetin social Facebook ai shkruan se ku e ka gjetur letr\u00ebn dhe se publikimi i saj \u00a0nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb sekret.<\/p>\n<p>Ilir Demalia, ish student i dhjetorit\u00a0 dhe l\u00ebvizjes p\u00ebr demokraci pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb publikoi nj\u00eb <a href=\"http:\/\/www.fjala.info\/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980\/\">let\u00ebr t\u00eb shkrimtarit Kadare<\/a>, let\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ia d\u00ebrgonte Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/LVx4hObWLH8\" width=\"560\" height=\"315\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr, Kadare i rr\u00ebfen diktatorit d\u00ebshp\u00ebrimin q\u00eb provoi kur i mohuan udh\u00ebtimin n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebr konsultat me regjisorin e filmit \u201c<em>Gjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Periudha kur ka shkruar letr\u00ebn Kadare ishte pik\u00ebrisht koha kur Sigurimi i Shtetit kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb ndjekje motr\u00ebn e shkrimtarit, Kadrie Kadare, p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb saj kund\u00ebr regjimit.<\/p>\n<p><em><strong>Postimi i Plot\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>&#8220;Pse e botova letr\u00ebn e Kadares\u00eb drejtuar Enver Hoxh\u00ebs!<\/strong><\/p>\n<p>Letra drejtuar Enver Hoxh\u00ebs nuk ka lidhje me mbrojtjen e s\u00eb motr\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00ebpari, p\u00ebr t\u2019ju pergjigjur pyetjeve se nga e kam marr\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, apo \u201ckonspiracioneve\u201d t\u00eb Ismail Kadares\u00eb, se k\u00ebto letra duket sikur kan\u00eb dal\u00eb nga kasaforta e Enver Hoxh\u00ebs apo Nexhmie Hoxh\u00ebs dhe Sigurimit t\u00eb Shtetit, po ju p\u00ebrgjigjem: <em>kjo let\u00ebr \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga Arkiva Shtetit si dokument i deklasifikuar dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb sekret<\/em>.<\/p>\n<p>I vetmi \u201csekret\u201d \u00ebsht\u00eb se studiues, historian\u00eb, apo m\u00eb sakt\u00eb, rr\u00ebmues-rr\u00ebnues arkivash, si dhe gazetar\u00eb dhe pseudointelektual\u00eb me kultur\u00ebn e manipuluesit dhe jo t\u00eb studiuesit e t\u00eb k\u00ebrkuesit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs i p\u00ebrdorin arkivat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer njer\u00ebzve t\u00eb regjimit politik, kulturor t\u00eb dje-sotmes, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kampioni \u00ebsht\u00eb Ismail Kadareja.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb let\u00ebr dhe t\u00eb tjera, kisha koh\u00eb q\u00eb i disponoja.<\/p>\n<p>I kan\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb, dhe sigurisht i kan\u00eb par\u00eb edhe manipuluesit t\u00eb biografis\u00eb s\u00eb Kadares\u00eb kur kan\u00eb rr\u00ebmuar n\u00eb arkiva p\u00ebr \u201cKadaren\u00eb e denoncuar\u201d.<\/p>\n<p>Mendova q\u00eb ta nxjerr k\u00ebt\u00eb let\u00ebr jo pse nuk e kuptoj kontekstin se si e kur \u00ebsht\u00eb shkruar por mbi t\u00eb gjitha si reagim ndaj k\u00ebsaj kulture t\u00eb s\u00eb dje-sotmes, duke qen\u00eb se Ismail Kadare, prej vitesh nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrher\u00ebshme dhe t\u00eb vazhdueshme, tjet\u00ebrson duke manipuluar mardh\u00ebniet e tij me regjimin komunist, si njeriu q\u00eb ka mbajtur mbi kurriz \u201cPesh\u00ebn e kryqit\u201d ne diktatur\u00eb, dhe s\u00ebfundi, n\u00eb intervist\u00ebn e \u201cDie Welt\u201d, na tregon edhe se si rregjimi Hoxh\u00ebs i kishte pregatitur arkivolin.<\/p>\n<p>E botova edhe si reagim ndaj gjith\u00eb atyre pseudointelektual\u00ebve t\u00eb djesh\u00ebm dhe t\u00eb sot\u00ebm q\u00eb n\u00eb vend se t\u00eb thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn heshtin apo e mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb manipulim si duket nga komplekset e t\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tyre. Sepse jam i bindur q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata q\u00eb e din\u00eb se si kan\u00eb qen\u00eb realisht mardh\u00ebniet e Ismail Kadares\u00eb me regjimin dhe v\u00ebt\u00eb diktatorin Hoxha.<\/p>\n<p>At\u00eb e tregojn\u00eb jo vet\u00ebm k\u00ebto letra q\u00eb kam botuar un\u00eb, por e tregon vepra e tij, publicistika e tij dhe q\u00ebndrimet e tij gjat\u00eb regjimit komunist.<\/p>\n<p>Un\u00eb qendrimet e mia ndaj Kadares\u00eb, nuk i kam shprehur sot, por q\u00eb q\u00eb n\u00eb gushtin e 1990, publikisht n\u00eb intervist\u00ebn e \u201cZ\u00ebrit Amerik\u00ebs\u201d kam\u00eb th\u00ebn\u00eb: <em>Ismail Kadare nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb Havel p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, se ai ka thurur himne p\u00ebr partin\u00eb dhe Enver Hoxh\u00ebn<\/em>.<\/p>\n<p>Kam shkruar vazhdimisht, se kujt i sh\u00ebrbeu ai me talentin e tij, p\u00ebr mardh\u00ebniet e tij me pushtetin si dje dhe sot, p\u00ebr rolin e tij si intelektual dhe shfryzimin q\u00eb i b\u00ebn dhe i ka b\u00ebr\u00eb ai pushteteve n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb keqes.<\/p>\n<p>Zhg\u00ebnjyes ishte p\u00ebr mua q\u00ebndrimi i shumic\u00ebs s\u00eb njer\u00ebve t\u00eb medias, pas botimit t\u00eb letr\u00ebs (n\u00eb ndryshim nga njer\u00ebzit e thjesht\u00eb q\u00eb e komentuan at\u00eb n\u00eb rrjete sociale) p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mire gjith\u00eb situat\u00ebn dhe manipulimin.<\/p>\n<p>Kadare l\u00ebshoi menj\u00ebher\u00eb ushtrin\u00eb e sahanl\u00ebpir\u00ebsve t\u00eb tij dhe t\u00eb regjimit duke rimanipuluar letr\u00ebn dhe q\u00ebndrimet e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb hapej nje debat (q\u00eb duhet t\u00eb ishte hapur me koh\u00eb), jo vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebndrimet politike dhe mardh\u00ebniet me pushtetin dje dhe sot t\u00eb shkrimtarit, por edhe p\u00ebr vepr\u00ebn e tij letrare, media mundohet t\u00eb na e tregoj\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr dhe gjith\u00eb mardh\u00ebnien e tij me shtetin diktatorial t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs si nj\u00eb marrdh\u00ebnie ku shkrimtari ka qen\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me gijotin\u00ebn mbi kok\u00eb.<\/p>\n<p>Letra drejtuar Enver Hoxh\u00ebs nuk ka lidhje me mbrojtjen e s\u00eb motr\u00ebs. Dosja e s\u00eb motr\u00ebs ishte mbyllur ne vitin 1978 me nj\u00eb k\u00ebshillim dhe, po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb thirrur Kadare n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs nga Xhelil Gjoni p\u00ebr ti treguar rreth s\u00eb motr\u00ebs. Letra drejtuar Enver Hoxh\u00ebs shkruhet n\u00eb prill t\u00eb 1980 nga shkrimtari Ismail Kadare.<\/p>\n<p>Pasi Kadare i kishte drejtuar let\u00ebr qeveris\u00eb si\u00e7 del edhe nga letra e Manush Myftiut d\u00ebrgur Ramiz Alis\u00eb, shkrimtari Ismail Kadare i drejtohet Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemin e daljes jasht\u00eb shtetit si\u00e7 dhe u zgjidh me urdh\u00ebr t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb i kujton edhe nj\u00eb her\u00eb sh\u00ebrbimet e m\u00ebdha q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb partis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht diktatorit me lart\u00ebsimin e figur\u00ebs s\u00eb tij dhe p\u00ebr t\u00eb treguar se sa besnik \u00ebsht\u00eb i thot\u00eb se i ka mbyllur der\u00ebn t\u00eb motr\u00ebs dhe i ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fisit t\u00eb veproj\u00eb k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Kjo tregon v\u00ebrtet koh\u00ebn e tmerrshme q\u00eb kemi jetuar, por edhe se \u00e7far\u00eb intelektual\u00ebsh kemi pasur, q\u00eb e hyjnizuan k\u00ebt\u00eb regjim, sepse regjimi nuk ishte vet\u00ebm Enver Hoxha.<\/p>\n<p>E pamoral\u00ebshme, turp\u00ebshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb media dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb varf\u00ebrim intelektual p\u00ebr raportin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb pam\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast si shum\u00eb her\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nuk ka si t\u00eb ndodh\u00eb ndryshe kur n\u00eb v\u00ebndin tim n\u00eb v\u00ebndin t\u00ebnd, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo media q\u00eb i sh\u00ebrben bandave politike si shp\u00ebrblim financiar n\u00ebp\u00ebrmjet krimit ekonomik t\u00eb pushtetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo media q\u00eb po sh\u00ebrben t\u00eb keqes n\u00ebp\u00ebrmjet manipulimit duke paraqitur t\u00eb keqen, vjedhjen, abuzimin me pushtetin, krimin vulgaritetin kulturor, letrar si model suksesi.<\/p>\n<p>Letra Manush Myftiut p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Ismail Kadare p\u00ebr filmin \u201cGjenerali ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d q\u00eb do t\u00eb xhirohej ne Franc\u00eb, q\u00eb te kuptohet m\u00eb e qarte e gjith\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e Kadarese me shtetin diktatorial dhe vete diktatorin.<\/p>\n<p>Bashkangjitur Relacioni q\u00eb Isamil Kadare i d\u00ebrgon Komitetit Q\u00ebndror lidhur me botimin e librit \u201cDimri madh\u201d n\u00eb Jugosllavi m\u00eb 21.03.1980<\/p>\n<p><strong>Relacion<\/strong><\/p>\n<p><em>Lidhur me botimin e romanit \u201cDimri madh\u201d n\u00eb Jugosllavi.<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb 17 mars 1980 studiuesi Kosovar, Hasan Mekuli k\u00ebrkoi nj\u00eb takim me mua p\u00ebr t\u00eb m\u00eb parashtruar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb botues\u00eb jugosllave \u201c<em>Prosvjet<\/em>\u201d t\u00eb Beogradit, e cila ka nd\u00ebrmend t\u00eb botoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb serbokroatisht romanin \u201cDimri madh\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i takimit t\u00eb Hasan Mekulit me mua, ishte q\u00eb t\u00eb merrte vesh n\u00eb se un\u00eb si autor do t\u00eb isha dakort q\u00eb tekstit t\u00eb romanit t\u2019i b\u00ebhej ndonj\u00eb shkurtim prej Sht\u00ebpis\u00eb botuese \u201cProsvjet\u201d. Para ca kohe Sht\u00ebpia botuese franceze \u201cFayard\u201d m\u00eb njoftoi se ishte n\u00eb traktativ\u00eb me jugosllav\u00ebt p\u00ebr botimin e \u201cDimrit te madh\u201d n\u00eb serbisht. Me sa duket, p\u00ebrpara se t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebrfundimisht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb, Sht\u00ebpia botuese jugosllave k\u00ebrkon t\u00eb dij\u00eb n\u00ebse autori do t\u00eb lejoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet ndonj\u00eb heqje n\u00eb tekst. Sht\u00ebpia botuese \u201cFayard\u201d, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marrveshjes me autorin, nuk lejon t\u00eb b\u00ebhet asnj\u00eb shkurtim dhe prandaj botuesit jugosllav\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb si nd\u00ebrmjet\u00ebs Hasan Mekulin, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb lejen e shkurtimit direkt nga autori.<\/p>\n<p>K\u00ebrkova nga Hasan Mekuli t\u00eb informohem se p\u00ebr \u00e7far\u00eb shkurtimimesh b\u00ebhet fjal\u00eb, dhe ai tha se \u00ebsht\u00eb fjala vet\u00ebm p\u00ebr disa pasazhe q\u00eb kan\u00eb lidhje me Jugosllavin\u00eb.<\/p>\n<p>I thash\u00eb paraprakisht duke ruajtur rezerv\u00ebn q\u00eb p\u00ebrgjigjen e sakt\u00eb t\u2019ia jap m\u00eb von\u00eb, se mund t\u00eb diskutonim po t\u2019ishte fjala p\u00ebr pasazhe apo fragmente fare t\u00eb shkurt\u00ebr, t\u00eb cilat do t&#8217;i tregohen konkretisht autorit.<\/p>\n<p>Hasan Mekuli tha pastaj se pas botimit n\u00eb serbokroatisht, b\u00ebhej i mundur dhe botimi i romanit \u201cDimri i madh\u201d n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Mendimi im si autor \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00ebqoft\u00ebse shkurtimet jan\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb s\u2019prekin asgj\u00eb ne thelbin e romanit (pasazhet p\u00ebr Jugosllavin\u00eb nuk z\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 3 ose 3 faqe), ato t\u00eb pranohen.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjigjen p\u00ebrfundimtare pres mendimin tuaj.<\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, m\u00eb 17 mars 1980<\/em><\/p>\n<p>Ismail Kadare&#8221; &#8211; e mbyll shkrimin e tij Demalia.<\/p>\n<p><em>Redaksia Online<\/em><br \/>\ne.m\/<a href=\"http:\/\/www.shqiptarja.com\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Shqiptarja.com<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ilir Demalia ka reaguar k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel\u00eb duke rr\u00ebfyer p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se p\u00ebrse vendosi t\u00eb publikonte letr\u00ebn e Ismail Kadares\u00eb drejtuar ish diktatorit Enver Hoxha. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetin social Facebook ai shkruan se ku e ka gjetur letr\u00ebn dhe se publikimi i saj \u00a0nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb sekret. Ilir Demalia, ish student [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-14258","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Demalia: Pse e publikova letr\u00ebn e Kadares\u00eb? - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Demalia: Pse e publikova letr\u00ebn e Kadares\u00eb? - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ilir Demalia ka reaguar k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel\u00eb duke rr\u00ebfyer p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se p\u00ebrse vendosi t\u00eb publikonte letr\u00ebn e Ismail Kadares\u00eb drejtuar ish diktatorit Enver Hoxha. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetin social Facebook ai shkruan se ku e ka gjetur letr\u00ebn dhe se publikimi i saj \u00a0nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb sekret. Ilir Demalia, ish student [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-08-07T15:35:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-10-31T22:47:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Demalia: Pse e publikova letr\u00ebn e Kadares\u00eb?\",\"datePublished\":\"2017-08-07T15:35:36+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-31T22:47:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\\\/\"},\"wordCount\":1569,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\\\/\",\"name\":\"Demalia: Pse e publikova letr\u00ebn e Kadares\u00eb? - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2017-08-07T15:35:36+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-31T22:47:54+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Demalia: Pse e publikova letr\u00ebn e Kadares\u00eb?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Demalia: Pse e publikova letr\u00ebn e Kadares\u00eb? - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Demalia: Pse e publikova letr\u00ebn e Kadares\u00eb? - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Ilir Demalia ka reaguar k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel\u00eb duke rr\u00ebfyer p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se p\u00ebrse vendosi t\u00eb publikonte letr\u00ebn e Ismail Kadares\u00eb drejtuar ish diktatorit Enver Hoxha. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetin social Facebook ai shkruan se ku e ka gjetur letr\u00ebn dhe se publikimi i saj \u00a0nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb sekret. Ilir Demalia, ish student [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-08-07T15:35:36+00:00","article_modified_time":"2017-10-31T22:47:54+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Demalia: Pse e publikova letr\u00ebn e Kadares\u00eb?","datePublished":"2017-08-07T15:35:36+00:00","dateModified":"2017-10-31T22:47:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\/"},"wordCount":1569,"commentCount":0,"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\/","name":"Demalia: Pse e publikova letr\u00ebn e Kadares\u00eb? - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2017-08-07T15:35:36+00:00","dateModified":"2017-10-31T22:47:54+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demalia-pse-e-publikova-letren-e-kadarese\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Demalia: Pse e publikova letr\u00ebn e Kadares\u00eb?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14258","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14258"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14258\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}