{"id":14283,"date":"2017-08-08T21:57:57","date_gmt":"2017-08-08T20:57:57","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=14283"},"modified":"2017-10-31T22:27:20","modified_gmt":"2017-10-31T22:27:20","slug":"piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/","title":{"rendered":"PIKTORI I KAMPEVE T\u00cb VDEKJES T\u00cb REGJIMIT T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/frank_shkreli.jpg\" alt=\"\" width=\"298\" \/> <strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Piktori \u00ebsht\u00eb z. <strong>Lek\u00eb Pervizi<\/strong>. Kampet e vdekjes jan\u00eb kampet e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, pik\u00ebrisht ai kampi fam\u00ebkeq i Tepelen\u00ebs.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt e fundit m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb numri i posa\u00e7\u00ebm i Revist\u00ebs \u201cKuq e Zi\u201d, nj\u00eb revist\u00eb euro-shqiptare online me kryeredaktor Lek\u00eb Pervizin, e cila botohet n\u00eb Bruksel \u00e7\u2019prej vitit 1993. Thuhej n\u00eb editorialin e numrit t\u00eb par\u00eb t\u00eb revist\u00ebs \u201cKuq e Zi\u201d se botimi i saj, synonte t\u00eb sh\u00ebrbente si tribun\u00eb shqiptarizmi, \u201cKu ata q\u00eb vuajt\u00ebn dhe u sakrifikuan n\u00ebn dhun\u00ebn komuniste gjat\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shprehin e t\u00eb tregojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tyre n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb dijes e t\u00eb kultur\u00ebs.\u201d Jo t\u00eb gjith\u00eb dol\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb nga kampet e p\u00ebrqendrimit t\u00eb regjimit m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr komunist n\u00eb Evrop\u00ebn lindore, por ata q\u00eb pat\u00ebn fatin t\u00eb mbijetojn\u00eb mundimet dhe terrorin enverist \u2013 d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb atyre krimeve anti-njerzore&#8211; sot jan\u00eb ne gjendje, q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bijve dhe t\u00eb bijave m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb kombit, \u201crrnojn\u00eb p\u00ebr me tregue\u201d vlerat reale t\u00eb atyre viktimave t\u00eb komunizmit shqiptar, me q\u00ebllim, \u201cp\u00ebr me \u00e7ue n\u00eb vend nderin e kultur\u00ebs dhe t\u00eb historise shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej k\u00ebtyre d\u00ebshmitar\u00ebve q\u00eb i shp\u00ebtoi vdekjes n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe Lek\u00eb Pervizi. P\u00ebr veten dhe bashkvuajtsit e tij n\u00eb kampet komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, Z, Previzi ka shkruar se, \u201cJemi d\u00ebshmitar\u00eb p\u00ebrjetues t\u00eb asaj shfarosjeje sistematike e t\u00eb planifikueme me gjakftoh\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00ebn diktatin e t\u00eb huejve: jugosllav\u00eb, rus\u00eb e kinez\u00eb, p\u00ebr t\u2019i zhdukun t\u00eb gjith\u00eb tiparet shqiptare, si burr\u00ebnin\u00eb, bes\u00ebn e traditat, ashtu edhe historin\u00eb, gjuh\u00ebn e kultur\u00ebn. K\u00ebto iu n\u00ebnshtruen falsfikimit e manipulimit, sipas strategjis\u00eb s\u00eb ideologjis\u00eb marksiste t\u00eb zhdukjes totale t\u00eb trashigimis\u00eb son\u00eb mijavje\u00e7are\u201d.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari i gjall\u00eb i k\u00ebtyre vuajtjeve e terrori, sidomos n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs, ku ai vet ka kaluar d\u00ebnimin si i pa d\u00ebshiruar i regjimit komunist, Lek\u00eb Pervizi vazhdon, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7erek shekulli pas shembjes s\u00eb komunizmit, t\u00eb \u201crrnoj\u00eb\u201d dhe t\u00eb \u201ctregoj\u00eb\u201d p\u00ebr vuajtjet e veta e t\u00eb familjes s\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb si dhe t\u00eb bashkvuajtsve t\u00eb tij si v\u00ebll\u00ebz\u00ebr e motra shqiptare, kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb t\u00eb regjimit enverist. Z. Pervizi e ka dokumentuar me shkrime dhe si &#8212; rradh\u00eb kush tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb ndoshta si askush para tij q\u00eb vuanin n\u00eb ish-burgjet e kampet komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore \u2013 edhe me vizatime n\u00eb copa letrash &#8212; p\u00ebrshkroi jet\u00ebn e p\u00ebrditshme n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs dhe vuajtjet e tmerret q\u00eb ai dhe t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb p\u00ebsuar n\u00eb kampin fam\u00ebkeq aty.<\/p>\n<p>Numri i fundit i posa\u00e7\u00ebm i revist\u00ebs, \u201cKuq e Zi\u201d u kushtohet pik\u00ebrisht k\u00ebtyre vizatimeve t\u00eb piktorit t\u00eb ish-burgosur Lek\u00eb Pervizi, nj\u00eb testament i rradh\u00eb ky, n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb i mundimeve dhe vuajtjeve n\u00eb kampin e terrorit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, n\u00eb Tepelen\u00eb. Duke i shikuar ato fotografi t\u00eb vizatuara n\u00eb ish-kampin e Tepelen\u00ebs nga Leka, njeriu normal ndjen\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthim zem\u00ebrimi pothuaj t\u00eb pap\u00ebrmbajtur dhe pyet veten se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb njeriu t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kund\u00ebr njeriut, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr shqiptari ndaj shqiptarit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb komunikim me Z. Pervizi, pasi lexova numrin e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb revist\u00ebs online q\u00eb m\u00eb kishte d\u00ebrguar, e pyeta se pse ka pritur gjith\u00eb k\u00ebto vite q\u00eb t\u2019i botoj\u00eb k\u00ebto vizatime p\u00ebr publikun. Ja edhe shpjegimi i historis\u00eb s\u00eb botimit m\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb nj\u00eb album t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Ai m\u00eb shkruan se i mbante vizatimet p\u00ebr vete, n\u00eb disa copa letre, sa p\u00ebr kujtim, megjithse i kishte botuar her\u00eb pas here n\u00eb revist\u00ebn \u201cKuq e Zi\u201d, \u00e7\u2019prej fillimit t\u00eb daljes s\u00eb saj n\u00eb vitin 1993 e n\u00eb vazhdim, por shton se nuk u kujtua kush q\u00eb tu jepte r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb meritonin. Z. Pervizi i jep\u00eb kredi p\u00ebr botimin, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb vizatimeve nj\u00eb miku t\u00eb tij i ish-p\u00ebrndjekur politik edhe ai &#8212; e i cili ishte n\u00eb dijeni t\u00eb vizatimeve t\u00eb tija n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, lajmi p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e vizatimeve t\u00eb Z. Pervizi shkoi n\u00eb vesh\u00ebt e zyr\u00ebs s\u00eb Fondacionit gjerman Konrad Adenauer, n\u00eb Tiran\u00eb e cila i botoi vizatimet nep\u00ebrmjet Institutit t\u00eb Studimeve t\u00eb Krimeve t\u00eb Komunizmit n\u00eb Tiran\u00eb, me drejtor Agron Tufa, shprehet Z. Pervizi. Ishin gjerman\u00ebt pra, ata q\u00eb mund\u00ebsuan botimin e k\u00ebtyre vizatimeve me nj\u00eb album t\u00eb posa\u00e7\u00ebm me titullin, \u201c\u201dRrath\u00ebt e Ferrit\u201d.<\/p>\n<p>Leka shkruan se gjermanet e kishin ftuar p\u00ebr nj\u00eb nj\u00eb jav\u00eb nd\u00ebrsa kishin organizuar nj\u00eb mbledhje me aktivitet t\u00eb posa\u00e7\u00ebm n\u00eb kazermat e rr\u00ebnuara n\u00eb Tepelen\u00eb, ku ishin ekspozuar vizatimet e tija t\u00eb zmadhuara, ku nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, kishte marr\u00eb pjes\u00eb dhe Ambasadori gjerman n\u00eb Tiran\u00eb dhe drejtori i Kondacionit Konrad Adenauer. \u201cK\u00ebshtu nep\u00ebrmjet atyne vizatimeve t\u00eb shp\u00ebtueme kot prej meje (mjaft kishin humb\u00eb), u ba i njohun kampi i Tepelen\u00ebs, ashtu si\u00e7 ishte i ndertuem q\u00eb e keni pa dhe ju n\u00eb revisten, por q\u00eb i t\u00eb cilit kamp nuk ekzistonte asnj\u00eb fotografi, se ku e si ishte. As nuk dihej se si funksiononte e si ishin stivosun t\u00eb internuemit brenda atyne kazermave vigane\u201d. Kjo u ba shkas edhe per mbledhje t\u00eb tjera dhe tashti po mendohet q\u00eb t\u00eb krijohet aty nj\u00eb muze, e t\u00eb ngrihet nj\u00eb memorial, m\u00eb shkruan Leka. \u201cMerreni me mend, i dashun mik, se kishin kalue 25 vjet q\u00eb askush s&#8217;donte t\u00eb ia dinte p\u00ebr at\u00eb kamp fam\u00ebkeq t\u00eb Tepelen\u00ebs. Prandaj vizatimet dol\u00ebn me vones\u00eb, kur duhet t\u00eb ishin ba t\u00eb njohuna bot\u00ebnisht q\u00eb n\u00eb vitet e para pas shembjes s\u00eb diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Kaluen gjasht\u00eb president\u00eb e disa qeveri, q\u00eb as u shkonte mendja fare dhe as q\u00eb e donin daljen n\u00eb shesh t\u00eb mizorive t\u00eb komunizmit mbi qenje njer\u00ebzore (shqiptare) t\u00eb pafajshme\u201d, p\u00ebrfundon ai shpjegimin e tij, q\u00eb pati mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte n\u00eb lidhje me vones\u00ebn e botimit t\u00eb k\u00ebtyre vizatimeve dokumentuese dhe historike me vler\u00eb t\u00eb madhe, nga nj\u00eb d\u00ebshmitar i gjall\u00eb i jet\u00ebs dhe krimeve q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs nga regjimi komunist kund\u00ebr popullit t\u00eb vet. Megjithse Lek\u00eb Perrvizi me modesti thot\u00eb se nuk e b\u00ebri publikimin e k\u00ebtyre vizatimeve me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb \u201cdelte si bur\u00eb i mir\u00eb\u201d, ai shpreh mir\u00ebnjohjen e tij dhe fal\u00ebnderon gjerman\u00ebt me interesimin e tyre, e b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur daljen n\u00eb shesh t\u00eb k\u00ebtyre vizatimeve historike nga jeta dhe e krimet n\u00eb kampet shqiptare t\u00eb p\u00ebrendrimit t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, t\u00eb cilat Z. Pervizi thot\u00eb se, \u201cAmbasadori gjerman n\u00eb Tiran\u00eb i kishte krahasuar me Auschvitzin, p\u00ebr trajtimin miserab\u00ebl q\u00eb iu bahej t\u00eb internuemve, pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrmasat strukturale m\u00eb t\u00eb vog\u00ebla, por p\u00ebr nga p\u00ebrmasat kriminale t\u00eb m\u00ebdha.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb artikull dje nga P\u00ebrparim Halili, botuar n\u00eb gazet\u00ebn Telegraf t\u00eb Tiran\u00ebs thuhet se dosjet e kampit t\u00eb Internimit dhe t\u00eb kryengritjes antikomuniste s\u00eb Zhapokik\u00ebs n\u00eb Tepelen\u00eb jan\u00eb zhdukur m\u00eb 1991. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr Z. Halili shkruan se strukturat e kampit t\u00eb Tepelen\u00ebs jan\u00eb hedhur p\u00ebr dhe, si\u00e7 duket n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zhdukur \u00e7do prov\u00eb i ekzistenc\u00ebs s\u00eb kampit t\u00eb tmerrit duke shtuar se \u201cN\u00eb vitet 1994-1995 mbi varret e 175 (f\u00ebmijve \u201carmiq\u00eb\u201d t\u00eb mosh\u00ebs deri n\u00eb 12 vjet\u00eb) dhe 789 t\u00eb rriturve t\u00eb vdekur n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebns, ish-qeverisja e viteve 1993-1995 ka nd\u00ebrtuar pallate banimi p\u00ebr strehimin e ish-t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb dhe kolektorin qendror t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza t\u00eb qytetit, pa b\u00ebr\u00eb zhvarrimin q\u00eb u k\u00ebrkua me protesta prej familjar\u00ebve t\u00eb viktimave\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrparim Halili shkruan gjithashtu se \u201cdosjet e kampit t\u00eb Tepelen\u00ebs jan\u00eb zhdukur qysh n\u00eb korrik t\u00eb viti 1991\u201d. Kam shkruar shum\u00eb, por m\u00eb kot, gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve p\u00ebr mos p\u00ebrballjen serioze me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare t\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs periudh\u00eb post-komuniste, nj\u00eb fenomen ky q\u00eb n\u00eb mendjen e njerzve normal \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet ose t\u00eb pranohet n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb e konsideron veten demokratike, antare e NATO-s dhe aspiruese p\u00ebr integrim t\u00eb plot\u00eb euro-atlantik. Por, ajo q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb prek\u00eb thell\u00eb dhe ndez\u00eb ndjenjat morale t\u00eb njeriut \u00ebsht\u00eb se si edhe sot nostalgjik\u00ebt e atij regjimi dhe t\u00eb diktatorit, si\u00e7 shkruan edhe \u201cPiktori i Kampeve t\u00eb Vdekjes\u201d, \u201cT\u00eb ngren\u00eb lavde kriminel\u00ebve e xhelat\u00ebve dhe aq m\u00eb keq atij lloj diktatori t\u00eb paskrupullt e paranoik q\u00eb e trajtoj\u00eb popullin e vet si t\u00eb ishte bag\u00ebti e jo qenje njer\u00ebzore\u201d.<\/p>\n<p>Megjithse e papranueshme, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situate t\u00eb krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur kur t\u00eb merret parsysh\u00eb se si klasa politike, \u201cmajtas e djathtas\u201d, e k\u00ebtij \u00e7erek shekulli post-komuniz\u00ebm, po trajton sot ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb duke i p\u00ebrjashtuar krejtsisht nga jeta politike e vendit, gj\u00eb q\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndhjehen si t\u00eb huaj n\u00eb vendin e vet. Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb pa pranuesh\u00ebm gjithashtu edhe refuzimi i tyre banal dhe i pa moralsh\u00ebm p\u00ebr tu p\u00ebrballur, nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e t\u00eb kaluar\u00ebs komuniste dhe me krimet e regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vendet e tjera ish-komuniste t\u00eb kontinentit evropian.<\/p>\n<p>Fal\u00eb nder\u00ebs Zotit q\u00eb kombi shqiptar ka ende miq\u00eb si\u00e7 jan\u00eb gjerman\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt po ndihmojn\u00eb n\u00eb zbardhjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs t\u00eb historis\u00eb s\u00eb krimeve t\u00eb nj\u00eb sistemi totalitar e gjakatar. Fal\u00ebnderojm\u00eb Zotin gjithashtu edhe p\u00ebr piktorin Lek\u00eb Pervizi, i cili \u201crrnoi p\u00ebr me tregue\u201d dhe i cili me vullnetin e tij t\u00eb fort\u00eb dhe me ndjenj\u00ebn e tij t\u00eb thell\u00eb, kishte vendosur heret q\u00eb e keqja t\u00eb kund\u00ebrshtohej dhe t\u00eb luftohej me \u00e7do mjet e mund\u00ebsi, madje edhe n\u00eb rrethanat e nj\u00eb kampi p\u00ebrq\u00ebndrimi, si\u00e7 ishte ai i Tepelen\u00ebs. E fal\u00ebnderojm\u00eb Z. Pervizi edhe p\u00ebr \u201ckok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb e mos-n\u00ebnshtrimit\u201d q\u00eb ka treguar n\u00eb kampin e p\u00ebrqendrimit q\u00eb edhe n\u00eb kushte jashtzakonisht t\u00eb v\u00ebshtira i ka b\u00ebr\u00eb dhe i ka ruajtur vizatimet \u2013 megjithse jo t\u00eb gjitha &#8212; nga jeta dhe t\u00eb struktuarave t\u00eb kampit ku ka q\u00ebndruar e q\u00eb sot i ka t\u00eb botuar dhe na i sjell\u00eb si dokumentacion historik p\u00ebr brezat e sot\u00ebm dhe t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cE v\u00ebrteta triumfon kur b\u00ebhen sakrifica dhe mundime p\u00ebr t\u2019a qitur n\u00eb drit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d, ka th\u00ebn\u00eb babai i kombit amerikan, Xhorxh Washingtoni. T\u2019i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs Lek\u00eb Pervizit q\u00eb me botimin e k\u00ebtyre vizatimeve nga jeta n\u00eb kampin e terrorit n\u00eb Tepelen\u00eb, hedh sado pak drit\u00eb mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e krimeve q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Frank Shkreli Piktori \u00ebsht\u00eb z. Lek\u00eb Pervizi. Kampet e vdekjes jan\u00eb kampet e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, pik\u00ebrisht ai kampi fam\u00ebkeq i Tepelen\u00ebs. Dit\u00ebt e fundit m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb numri i posa\u00e7\u00ebm i Revist\u00ebs \u201cKuq e Zi\u201d, nj\u00eb revist\u00eb euro-shqiptare online me kryeredaktor Lek\u00eb Pervizin, e cila botohet n\u00eb Bruksel \u00e7\u2019prej vitit 1993. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19840,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-14283","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PIKTORI I KAMPEVE T\u00cb VDEKJES T\u00cb REGJIMIT T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PIKTORI I KAMPEVE T\u00cb VDEKJES T\u00cb REGJIMIT T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Frank Shkreli Piktori \u00ebsht\u00eb z. Lek\u00eb Pervizi. Kampet e vdekjes jan\u00eb kampet e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, pik\u00ebrisht ai kampi fam\u00ebkeq i Tepelen\u00ebs. Dit\u00ebt e fundit m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb numri i posa\u00e7\u00ebm i Revist\u00ebs \u201cKuq e Zi\u201d, nj\u00eb revist\u00eb euro-shqiptare online me kryeredaktor Lek\u00eb Pervizin, e cila botohet n\u00eb Bruksel \u00e7\u2019prej vitit 1993. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-08-08T20:57:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-10-31T22:27:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Lek-Pervizi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"291\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"PIKTORI I KAMPEVE T\u00cb VDEKJES T\u00cb REGJIMIT T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS\",\"datePublished\":\"2017-08-08T20:57:57+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-31T22:27:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\\\/\"},\"wordCount\":1923,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/08\\\/Lek-Pervizi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\\\/\",\"name\":\"PIKTORI I KAMPEVE T\u00cb VDEKJES T\u00cb REGJIMIT T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/08\\\/Lek-Pervizi.jpg\",\"datePublished\":\"2017-08-08T20:57:57+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-31T22:27:20+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/08\\\/Lek-Pervizi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/08\\\/Lek-Pervizi.jpg\",\"width\":300,\"height\":291},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PIKTORI I KAMPEVE T\u00cb VDEKJES T\u00cb REGJIMIT T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PIKTORI I KAMPEVE T\u00cb VDEKJES T\u00cb REGJIMIT T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"PIKTORI I KAMPEVE T\u00cb VDEKJES T\u00cb REGJIMIT T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Frank Shkreli Piktori \u00ebsht\u00eb z. Lek\u00eb Pervizi. Kampet e vdekjes jan\u00eb kampet e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, pik\u00ebrisht ai kampi fam\u00ebkeq i Tepelen\u00ebs. Dit\u00ebt e fundit m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb numri i posa\u00e7\u00ebm i Revist\u00ebs \u201cKuq e Zi\u201d, nj\u00eb revist\u00eb euro-shqiptare online me kryeredaktor Lek\u00eb Pervizin, e cila botohet n\u00eb Bruksel \u00e7\u2019prej vitit 1993. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-08-08T20:57:57+00:00","article_modified_time":"2017-10-31T22:27:20+00:00","og_image":[{"width":300,"height":291,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Lek-Pervizi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"PIKTORI I KAMPEVE T\u00cb VDEKJES T\u00cb REGJIMIT T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS","datePublished":"2017-08-08T20:57:57+00:00","dateModified":"2017-10-31T22:27:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/"},"wordCount":1923,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Lek-Pervizi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/","name":"PIKTORI I KAMPEVE T\u00cb VDEKJES T\u00cb REGJIMIT T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Lek-Pervizi.jpg","datePublished":"2017-08-08T20:57:57+00:00","dateModified":"2017-10-31T22:27:20+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Lek-Pervizi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Lek-Pervizi.jpg","width":300,"height":291},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PIKTORI I KAMPEVE T\u00cb VDEKJES T\u00cb REGJIMIT T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14283","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14283"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14283\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19840"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14283"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14283"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14283"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}