{"id":14411,"date":"2017-08-17T00:21:45","date_gmt":"2017-08-16T23:21:45","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=14411"},"modified":"2017-10-30T09:44:12","modified_gmt":"2017-10-30T09:44:12","slug":"pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/","title":{"rendered":"Pse shqiptar\u00ebt s\u2019jan\u00eb ende n\u00eb Evrop\u00eb?"},"content":{"rendered":"<h3 style=\"text-align: center;\"><b>Kush ishte Arb\u0117n Xhaferri (1948-2012)<\/b><\/h3>\n<blockquote><p>\u201c<em>N\u00ebse Arb\u00ebn Xhaferi dhe Ibrahim Rugova,<br \/>\ndo kishin qen\u00eb amerikan\u00eb, gjerman\u00eb apo francez\u00eb,<br \/>\nata do ta kishin pushtuar bot\u00ebn me diplomaci,<br \/>\npor p\u00ebr fat t\u00eb keq k\u00ebto dy figura<br \/>\ni p\u00ebrkasin nj\u00eb popullit shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\u2026<\/em>\u201d<\/p>\n<p><strong>Giorgio Napolitano<\/strong> \u2013 <em>President i Italis\u00eb<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Arb\u00ebn Xhaferi lindi n\u00eb Tetov\u00eb me 24 janar 1948. Shkoll\u00ebn fillore dhe t\u00eb mesme e ka kryer n\u00eb Tetov\u00eb, nd\u00ebrsa studimet filozofike n\u00eb Beograd.<br \/>\nDeri vitin 1990, ka punuar n\u00eb Radio televizionin e Prishtin\u00ebs si redaktor p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr programin kulturor.<br \/>\nNga mesi i viteve 1990, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb p\u00ebrjashtohet nga Televizioni, nga regjimi i Miloshevi\u00e7it.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj periudhe punon si analist n\u00eb t\u00eb p\u00ebrjavshmen \u201cKoha\u201d, me editor Veton Surroin, n\u00eb \u201cForum\u201d q\u00eb drejtohej nga Adem Dema\u00e7i dhe n\u00eb disa media t\u00eb tjera shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb dhe shum\u00eb gazeta prestigjioze n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb vij\u00eb viti 1993, kur Arben Xhaferi do t\u00eb kthehet n\u00eb vendlindje, tashm\u00eb jo si analist, por si politikan, ku s\u00eb bashku me Menduh Tha\u00e7in themelojn\u00eb Partin\u00eb Demokratike Shqiptare, t\u00eb cil\u00ebn ai e udh\u00ebhoqi plot 12 vjet, deri n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Ai ishte edhe deputet n\u00eb Parlamentin e Maqedonis\u0117 gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe.<\/p>\n<p>Arben Xhaferi ka nd\u00ebrruar jet\u00eb me 15 Gusht 2012, rreth or\u00ebs 16:00, si pasoj\u00eb e hemorragjis\u00eb cerebrale, t\u00eb p\u00ebsuar nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga:<br \/>\n<a href=\"http:\/\/arkivi.syri.net\/2016\/01\/24\/fotogaleri-ja-kush-ishte-arben-xhaferri\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">http:\/\/arkivi.syri.net\/2016\/01\/24\/fotogaleri-ja-kush-ishte-arben-xhaferri\/<\/a>.<\/p>\n<hr \/>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Pse shqiptar\u00ebt s\u2019jan\u00eb ende n\u00eb Evrop\u00eb?<\/strong><\/h3>\n<p><strong>Arb\u00ebn Xhaferri<\/strong>: <em>\u2026Shqiptar\u00ebt, ndon\u00ebse nuk kan\u00eb distanc\u00eb nga Evropa, megjithat\u00eb, edhe ato vlera q\u00eb i njohin, nuk i trajtojn\u00eb seriozisht, si di\u00e7ka fondamentale p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri moderne. Jemi t\u00eb prir\u00eb ta pranojm\u00eb form\u00ebn, pa obligime ndaj p\u00ebrmbajtjes. E duam hedonizmin evropian, por jo stoicizmin, p\u00ebrkushtimin ndaj pun\u00ebs, seriozitetin e tyre, respektimin e ligjit. Gjenetika, origjina apo gjeografia nuk jan\u00eb p\u00ebrcaktues t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb identitetit evropian, por sistemi i vlerave. Zhvillimi politik, ekonomik dhe qytet\u00ebrues i Evrop\u00ebs ka nj\u00eb parahistori t\u00eb gjat\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb aspak rast\u00ebsi. Dokumenti i par\u00eb q\u00eb ngushton hap\u00ebsir\u00ebn e sovranit (mbretit) dhe q\u00eb paralajm\u00ebron konceptin e shtetit ligjor, parakushtit p\u00ebr zhvillim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, Magna Carta Libertatum, u hartua m\u00eb 15.6.1215. Ky ishte dokumenti i par\u00eb q\u00eb e kufizoi pushtetin absolut t\u00eb mbretit (John Lacklandit, Gjonit Patok\u00eb) dhe krijoi kushte p\u00ebr p\u00ebrhapjen e ides\u00eb, t\u00eb standardit kushtetues q\u00eb garanton mbrojtjen e drejtave dhe lirive e njeriut. Ky dokument ka r\u00ebnd\u00ebsi historike, ngaq\u00eb e hapi shtegun p\u00ebr humanizim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Kjo ndodhi shekuj m\u00eb par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2026Evropa me guxim ec p\u00ebrpara duke rr\u00ebnuar barrierat ataviste, tabu temat q\u00eb e bllokojn\u00eb trurin, ajo me vendosm\u00ebri i z\u00ebvend\u00ebson idet\u00eb e vjetra pengestare me ide t\u00eb reja q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb fsheht\u00ebsia se si krijohet historia e v\u00ebrtet\u00eb. Pra, ne sot e k\u00ebsaj dite nuk kuptojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e gjithanshme t\u00eb ides\u00eb s\u00eb shtetit ligjor, standardit p\u00ebr mbrojtje t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, domosdoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr verifikim shkencor t\u00eb gjitha ideve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb organizimit shoq\u00ebror, nxitjen e hulumtimit t\u00eb fenomeneve dhe p\u00ebrfundimisht r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ndarjes s\u00eb shtetit prej religjionit. Sot n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet e Ballkanit, politikan\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00ebn e faktorit religjioz p\u00ebr legjitimimin e tyre politik, moral dhe partiak. Kjo gjithsesi nuk ndodh n\u00eb shtetet evropiane. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kultur\u00ebs evropiane, k\u00ebto vlera, pa t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb nj\u00eb shtet modern, jan\u00eb t\u00eb njohura me shekuj dhe ne, <strong>n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb jemi evropian\u00eb, duhet para s\u00eb gjithash t\u2019i pranojm\u00eb, t\u2019i interiorizojm\u00eb k\u00ebto standarde n\u00eb sistemin ton\u00eb t\u00eb vlerave<\/strong>\u201d.<\/em><\/p>\n<hr \/>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Ja skica e dijetarit t\u00eb madh, Arb\u00ebn Xhaferri<\/strong><\/h3>\n<p><em>Posted on 02\/26\/2015 by in Opinone &#8212; marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/shqipmedia.com\/ja-skica-e-dijetarit-te-madh-arben-xhaferri\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Shqipmedia.com<\/a><\/em><\/p>\n<p><strong><em>Dijetari dhe publicisti, Arb\u00ebn Xhaferri, n\u00eb vitin 2007 publikoi nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb posa\u00e7me mbi m\u00ebnyr\u00ebn e bashk\u00ebpunimit mes Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe trevave shqiptare. Ai e ka titulluar shkrimin \u201cSkic\u00eb p\u00ebr mbroth\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d. Mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si \u201cdekalog\u201d p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e rrug\u00ebt e bashk\u00ebpunimit mes dy shteteve t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs komb\u00ebsi.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Q\u00ebllimi par\u00ebsor i k\u00ebtij projekti duhet t\u00eb jet\u00eb shnd\u00ebrrimi i handikapit n\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Pa standardizim nuk mund t\u00eb mbrohet asnj\u00eb vler\u00eb, ve\u00e7mas ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me identitetin komb\u00ebtar.<\/em><\/p>\n<p>N\u00ebse nuk do t\u00eb gjendet nj\u00eb rrug\u00eb e lejueshme, qytet\u00ebruese q\u00eb do t\u2019i bashkonte t\u00eb gjitha kapacitetet e shqiptar\u00ebve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb intence, eskatoni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtar, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto kapacitete do t\u00eb shfryt\u00ebzoheshin nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Popujt e qytet\u00ebruar si\u00e7 jan\u00eb francez\u00ebt apo britanik\u00ebt n\u00eb vij\u00eb t\u00eb afirmimit t\u00eb interesave komb\u00ebtare, madje kan\u00eb formuar organizma mbinacionale vullnetare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb projekti i Frankofonis\u00eb apo Commonwealthi<\/p>\n<p><em>Gazeta Shqip, nisur dhe nga zhvillimi i mbledhjes s\u00eb t\u00eb shtun\u00ebs mes dy qeverive t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs, po boton t\u00eb plot\u00eb iden\u00eb e dijetarit t\u00eb madh t\u00eb kombit shqiptar, Arb\u00ebn Xhaferri.<\/em><\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Platforma<\/strong><\/h3>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb zhvillohet nj\u00eb debat racional p\u00ebr nacionalizmin. Pas zhvillimeve tragjike gjat\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb, pas konflikteve t\u00eb ndryshme etnike, kulturore, religjioze etj., anek\u00ebnd bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb anatemuar nacionalizmi si faktor luft\u00ebnxit\u00ebs, atavist dhe jo human. Krahas k\u00ebtij percepcioni negativ t\u00eb fenomenit t\u00eb nacionalizmit nuk mungojn\u00eb deklaratat mbi interesin nacional si vler\u00eb par\u00ebsore. Bie fjala rus\u00ebt apo kinez\u00ebt thon\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb mbrohet interesi i tyre nacional, prandaj kan\u00eb q\u00ebndrim refuzues p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e saj. N\u00ebse kosovar\u00ebt do t\u00eb thoshin se n\u00eb Kosov\u00eb mbrohen interesat e shqiptar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb ky p\u00ebrcaktim, pa dyshim do t\u00eb anatemohej si nacionaliz\u00ebm, si nj\u00eb ideologji retrograde, ataviste q\u00eb duhet t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjoset. Shpeshher\u00eb si kontrapunkt i nacionalizmit t\u00eb popujve t\u00eb vegj\u00ebl, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb rezistenc\u00eb kund\u00ebr trajtimit t\u00eb tyre kolonial, ose asimilimit jepet shembulli europian, ai i toleranc\u00ebs, mend\u00ebsis\u00eb inkluzive, kozmopolite.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre argumenteve, megjithat\u00eb harrohet nj\u00eb fakt i pamohuesh\u00ebm: vendlindja e nacionalizmit \u00ebsht\u00eb Europa. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb qytet\u00ebrimit europian konfliktet etnike jan\u00eb tejkaluar fal\u00eb zgjidhjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve etnike, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb saj\u00eb t\u00eb arritjes s\u00eb kongruenc\u00ebs nd\u00ebrmjet p\u00ebrmbajtjes etnike dhe kufijve politik t\u00eb shteteve. Aty ku mungon kongruenca, p\u00ebrkund\u00ebr mir\u00ebqenies ekonomike, ende shfaqen f\u00ebrkime mbi baza etnike.<\/p>\n<p><em>Sociologu amerikan, Benedikt Anderson, me t\u00eb drejt\u00eb konstaton se nacionalizmi u shfaq n\u00eb sken\u00ebn historike europiane n\u00eb shekullin XVI, kur popujt e Europ\u00ebs humb\u00ebn besimin n\u00eb librat e shenjt\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb \u201cv\u00ebrtetat\u201d e shenjta, q\u00eb dol\u00ebn se ishin lajthitje. Rr\u00ebnimi i besimit n\u00eb religjion shtoi k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb ideologji kompensuese. S\u00eb k\u00ebndejmi kompensimi u gjet te nacionalizmi, te z\u00ebvend\u00ebsimi i hyjnores me njer\u00ebzoren. K\u00ebshtu edhe n\u00eb sfer\u00ebn e politik\u00ebs dep\u00ebrtoi fryma e Renesans\u00ebs dhe e Humanizmit.<\/em><\/p>\n<p>\u00c7do njeri ashtu si edhe \u00e7do shoq\u00ebri ka nevoj\u00eb inherente p\u00ebr siguri, p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsi ndaj nj\u00eb grupi, p\u00ebr adhurim, p\u00ebr krenari, si dhe p\u00ebr manifestime t\u00eb fisnik\u00ebris\u00eb, t\u00eb devotshm\u00ebris\u00eb ndaj nj\u00eb ideali. Z\u00ebvend\u00ebsimi i hyjnores me njer\u00ebzoren ishte produkt europian q\u00eb ndikoi n\u00eb formimin e shteteve komb\u00ebtare. Ky proces kulminoi n\u00eb Franc\u00eb ku nacionalizmi kishte rol emancipues, p\u00ebrkat\u00ebsisht \u00e7lirues: duke krijuar shtetin komb, shtetin nacional, nj\u00ebkoh\u00ebsisht u arrit barazia n\u00eb mes t\u00eb qytetar\u00ebve, pa marr\u00eb parasysh dallimet e ndryshme nd\u00ebrmjet tyre. Qytetari m\u00eb nuk ishte pron\u00eb e monark\u00ebve, por individ i cili ishte i barabart\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrb\u00ebrja e Jugosllavis\u00eb hapi nj\u00eb kapitull t\u00eb ri n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve etnike. N\u00eb Jugosllavi, sipas modelit rus, funksiononte ideja e kombit q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb, prandaj b\u00ebheshin kategorizime t\u00eb ndryshme, komb, komb\u00ebsi, pakic\u00eb. Ky gradacion ishte shpeshher\u00eb n\u00eb kontradikt\u00eb me realitetin. Komb\u00ebsit\u00eb apo pakicat shpeshher\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa kombet. <strong>Bie fjala shqiptar\u00ebt n\u00eb ish-Jugosllavi, p\u00ebr kah numri, p\u00ebrqindja ishin n\u00eb vendin e tret\u00eb, pas serb\u00ebve dhe kroat\u00ebve, por ata trajtoheshin si komb\u00ebsi apo pakic\u00eb, nd\u00ebrkaq malaziasit, maqedonasit, numerikisht shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl se shqiptar\u00ebt trajtoheshin si kombe.<\/strong><\/p>\n<p>Ky kategorizim natyrisht nuk buronte nga realiteti, por nga teorit\u00eb hegjemoniste, nacionaliste apo raciale. Kjo padrejt\u00ebsi krijonte hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr f\u00ebrkime nd\u00ebretnike, q\u00eb p\u00ebrfundimisht ndikuan n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e Jugosllavis\u00eb. K\u00ebto f\u00ebrkime jan\u00eb imanente p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb heterogjene, multietnike. Ashtu si u shp\u00ebrb\u00eb Perandoria Osmane, Austro\u2013Hungareze, apo Rusia cariste u shp\u00ebrb\u00eb edhe Jugosllavia, \u00c7ekosllovakia. Sociologu zviceran, <em>Urs Altermatt<\/em>, n\u00eb librin e tij \u201cEtnonacionalizmi europian\u201d me t\u00eb drejt\u00eb konstaton se nacionalizmi n\u00eb Europ\u00eb pat dy lloj funksionesh kontradiktore:<br \/>\n\u2013 <em>ndikoi n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e shteteve, perandorive, formacioneve multietnike shoq\u00ebrore, si\u00e7 ishte Austro\u2013Hungaria dhe ndikoi n\u00eb bashkimin e shteteve t\u00eb vogla feudale n\u00eb nj\u00eb shtet komb\u00ebtar t\u00eb popujve me origjin\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 ishin gjerman\u00ebt apo italian\u00ebt<\/em>.<\/p>\n<p>Sot, askush nuk mohon rolin pozitiv t\u00eb nacionalizmit n\u00eb krijimin e shteteve moderne. Populli shqiptar, pas shthurjes s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane u fragmentarizua, u nda n\u00eb disa shtete: n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Greqi, n\u00eb Jugosllavi dhe brenda saj n\u00eb shum\u00eb republika. Aktualisht, pas pavar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs, pas miratimit t\u00eb Planit t\u00eb Ahtisaarit, shqiptar\u00ebt jan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb disa shtete t\u00eb pavarura: n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb Maqedoni dhe n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb rast, me keqardhje mund t\u00eb themi se n\u00eb Greqi, pas nj\u00eb politike shkomb\u00ebtarizuese antishqiptare \u00ebsht\u00eb ngulfatur kauza shqiptare.<\/p>\n<p>Fragmentarizimi i shqiptar\u00ebve, detyrimi q\u00eb ata t\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb shtetit am\u00eb krijon nj\u00eb varg problemesh dhe statusesh t\u00eb shqiptar\u00ebve brenda k\u00ebtyre shteteve. N\u00eb Shqip\u00ebri bie fjala, ata kan\u00eb liri dhe t\u00eb drejta t\u00eb palimituara nga aspekti komb\u00ebtar, n\u00eb Kosov\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb liri, por jo edhe m\u00ebvet\u00ebsi n\u00eb qeverisje, ngaq\u00eb sovraniteti do ta ndajn\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me faktor\u00ebt mbik\u00ebqyr\u00ebs, n\u00eb Maqedoni edhe nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb do t\u00eb zhvillohet procesi konfliktual i p\u00ebrcaktimit t\u00eb statusit t\u00eb shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrkaq n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi shqiptar\u00ebt definitivisht do ta ken\u00eb statusin e pakic\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb situat\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebt nuk mund ta ndryshojn\u00eb, prandaj paraqitet nevoja q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb rrug\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr t\u2019i tejkaluar pengesat q\u00eb objektivisht e ngulfatin zhvillimin ekonomik, kulturor, arsimor dhe sigurin\u00eb e tyre. N\u00ebse merret parasysh roli vazhdimisht kompensues i nacionalizmit, pas humbjes s\u00eb besimit n\u00eb t\u00eb \u201cv\u00ebrtetat\u201d fetare, n\u00eb hierarkin\u00eb shoq\u00ebrore, t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Zoti dhe n\u00eb barasvler\u00ebsimin e koh\u00ebs kozmike me at\u00eb historike, ashtu si pohon Andersoni, at\u00ebher\u00eb duhet shfryt\u00ebzuar forc\u00ebn ngjesh\u00ebse, kohezive t\u00eb nacionalizmit p\u00ebr ta ngritur mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve, pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb kombi, prodhimin e vlerave kulturore dhe mbi t\u00eb gjitha instalimin e standardeve komb\u00ebtare, gjithnj\u00eb n\u00eb vij\u00eb t\u00eb tejkalimit t\u00eb pasojave rr\u00ebnuese, zvet\u00ebnuese t\u00eb pasojave nga fragmentarizimi i indit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Kombet e formuara, ato q\u00eb kan\u00eb krijuar shtetet e tyre komb\u00ebtare kan\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb instalojn\u00eb si ide prijatare, intenc\u00ebn komb\u00ebtare apo eskatonin komb\u00ebtar q\u00eb i fokuson t\u00eb gjitha kapacitetet, burimet njer\u00ebzore dhe natyrore, n\u00eb nj\u00eb drejtim, n\u00eb at\u00eb t\u00eb zhvillimit, t\u00eb mbroth\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare. Kjo intenc\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktim i \u00e7do populli t\u00eb qytet\u00ebruar, madje p\u00ebr arritje t\u00eb interesave komb\u00ebtare jan\u00eb zhvilluar dhe luft\u00ebra p\u00ebr zgjerim t\u00eb territorit, gjithnj\u00eb n\u00eb vij\u00eb t\u00eb interesit ekonomik, t\u00eb mir\u00ebqenies, s\u00eb siguris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtare. Nocioni i interesit gjeostrategjik \u00ebsht\u00eb eufemiz\u00ebm q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar nocionin e profanizuar t\u00eb nacionalizmit. N\u00ebse nuk do t\u00eb gjendet nj\u00eb rrug\u00eb e lejueshme, qytet\u00ebruese q\u00eb do t\u2019i bashkonte t\u00eb gjitha kapacitetet e shqiptar\u00ebve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb intence, eskatoni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtar, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto kapacitete do t\u00eb shfryt\u00ebzoheshin nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Popujt e qytet\u00ebruar si\u00e7 jan\u00eb francez\u00ebt apo britanik\u00ebt n\u00eb vij\u00eb t\u00eb afirmimit t\u00eb interesave komb\u00ebtare, madje kan\u00eb formuar organizma mbinacionale vullnetare si\u00e7 \u00ebsht\u00eb projekti i Frankofonis\u00eb apo Commonwealthit. Projekti i par\u00eb krijon relacione kohezive me popuj t\u00eb ndrysh\u00ebm mbi baz\u00eb t\u00eb zgjerimit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs fr\u00ebnge, nd\u00ebrkaq ky i dyti mbi baza t\u00eb mir\u00ebqenies s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Edhe shqiptar\u00ebt t\u00eb fragmentarizuar n\u00eb disa shtete duhet ta p\u00ebrkufizojn\u00eb intenc\u00ebn, eskatonin komb\u00ebtar n\u00eb vij\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzimit racional t\u00eb t\u00eb gjitha kapaciteteve dhe burimeve. N\u00ebse kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kemi zhvillime shoq\u00ebrore, q\u00eb do t\u00eb shk\u00ebrmoqin identitetin unik komb\u00ebtar dhe ndasi mbi interesa t\u00eb kota. Duke marr\u00eb si shembull Commonwealth\u2013in britanik, imponohet nj\u00eb ide e ngjashme, ajo, bie fjala e <em><strong>Mbroth\u00ebsis\u00eb s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Komb\u00ebtare<\/strong><\/em>.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi par\u00ebsor i k\u00ebtij projekti duhet t\u00eb jet\u00eb shnd\u00ebrrimi i handikapit n\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi, p\u00ebrkat\u00ebsisht i fragmentarizmit molis\u00ebs n\u00eb begati, ose n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzohen kapacitetet e shqiptar\u00ebve nga t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb gjenden modalitete qytet\u00ebruese t\u00eb organizimit shoq\u00ebror, gjithnj\u00eb n\u00eb vij\u00eb t\u00eb intenc\u00ebs komb\u00ebtare, q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb interes, jo vet\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe t\u00eb popujve me t\u00eb cil\u00ebt ata bashk\u00ebjetojn\u00eb. Popujt m\u00eb t\u00eb qytet\u00ebruar t\u00eb bot\u00ebs tashm\u00eb kan\u00eb p\u00ebrkufizuar dhe instaluar standardet komb\u00ebtare n\u00eb \u00e7do fush\u00eb, duke filluar prej \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb abortit e deri tek ajo e ushqimeve gjenetikisht t\u00eb modifikuara, prej \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb demokracis\u00eb e deri te manifestimet sportive. <strong>Shoq\u00ebrit\u00eb shqiptare jan\u00eb t\u00eb pastandardizuara, sidomos nga aspekti i vlerave komb\u00ebtare<\/strong>. Kjo munges\u00eb ndikon q\u00eb standardet dhe vlerat e popujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb lehtas, madje edhe t\u00eb b\u00ebhen barrier\u00eb p\u00ebr pranimin e standardeve moderne per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb marr\u00ebveshje me faktor\u00ebt relevant\u00eb bot\u00ebror\u00eb, mbyllet nj\u00eb proces i dhembsh\u00ebm historik dhe hapet nj\u00eb dilem\u00eb e nivelit tjet\u00ebr: \u00e7ka dhe si m\u00eb tutje? <em>Nga kjo periudh\u00eb, shqiptar\u00ebt dol\u00ebn me imazh t\u00eb rr\u00ebnuar, me ekonomi jo kompatibile me sistemet moderne shoq\u00ebrore, me dilema qytet\u00ebruese, me identitet ende t\u00eb pastabilizuar komb\u00ebtar, me dallime t\u00eb rrezikshme kulturore, n\u00eb var\u00ebsi nga sistemet shoq\u00ebrore, ku jan\u00eb formuar bot\u00ebkuptimet e tyre, me sistemin e vjet\u00ebruar arsimor, me koncepte dhe standarde labiale demokratike, me thellim t\u00eb korrupsionit, nepotizmit, krimit t\u00eb organizuar, q\u00eb n\u00ebnkupton suspendimin e parimeve t\u00eb shtetit ligjor, me shkap\u00ebrderdhjen e bashk\u00ebkomb\u00ebsve n\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb bot\u00ebs si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs ekonomike, etj.<\/em><\/p>\n<p>Pa krijuar standarde unike komb\u00ebtare, pa bashk\u00ebrenditje t\u00eb kapaciteteve, t\u00eb sinergjis\u00eb komb\u00ebtare nuk mund t\u00eb tejkalohen vetvetiu k\u00ebto probleme. Pa standardizim nuk mund t\u00eb mbrohet asnj\u00eb vler\u00eb, ve\u00e7mas ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me identitetin komb\u00ebtar. N\u00eb vazhdim parashtrohet nj\u00eb skic\u00eb e mundshme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb institucioni, organizate e Mbroth\u00ebsis\u00eb s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt, punuar sipas projekteve t\u00eb ngjashme n\u00eb bot\u00eb, ve\u00e7mas Commonwealthit britanik.<\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Mbroth\u00ebsia e P\u00ebrbashk\u00ebt<\/strong><\/h3>\n<p><strong>I &#8211; P\u00ebrkufizimi<\/strong><\/p>\n<p>Mbroth\u00ebsia e P\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb jopolitike vullnetare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt do t\u00eb p\u00ebrfshihen shtetet, p\u00ebrkat\u00ebsisht bashk\u00ebsit\u00eb shqiptare, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>II &#8211; Q\u00ebllimet e themelimit<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMbroth\u00ebsia e P\u00ebrbashk\u00ebt\u201d \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb marrin pjes\u00eb bashk\u00ebsit\u00eb shqiptare, mund\u00ebsisht edhe shtetet ku ata jetojn\u00eb pa marr\u00eb parasysh nivelin e zhvillimit shoq\u00ebror, politik dhe ekonomik. Baza mbi t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb nd\u00ebrlidhen interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me afirmimin e demokracis\u00eb, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, qeverisjen e mir\u00eb, sundimin e ligjit, t\u00eb drejtat individuale, barazin\u00eb, tregtin\u00eb e lir\u00eb, multilateralizmin dhe paqen n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>III &#8211; Udh\u00ebheqja<\/strong><\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja e Mbroth\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e em\u00ebruar (dominuar) me marr\u00ebveshje konsensuale nd\u00ebrmjet an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb organizat\u00ebs. Nominimi, pavar\u00ebsia nga elektorati krijon kushte p\u00ebr marrje t\u00eb vendimeve t\u00eb guximshme dhe eliminon vetin\u00eb, shpeshher\u00eb bllokuese t\u00eb vardisjes s\u00eb politikan\u00ebve ndaj elektoratit dhe opinionit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Mbroth\u00ebsia udh\u00ebhiqet nga sekretariati i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, q\u00eb ka ingerenca edhe ekzekutive. Sipas shembullit t\u00eb Commonwealthit, ku udh\u00ebheqja simbolike i takon mbret\u00ebresh\u00ebs, si kod bashkues, mund t\u00eb ofrohet nj\u00eb rol i k\u00ebtill\u00eb edhe oborrit mbret\u00ebror shqiptar.<\/p>\n<p><strong>IV &#8211; An\u00ebtar\u00ebsimi<\/strong><\/p>\n<p>Kriteret p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Mbroth\u00ebsi jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentesh t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p><strong>V &#8211; Objektivat dhe aktivitetet<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMbroth\u00ebsia\u2026\u201d karakterizohet si organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb synon t\u2019i zgjidh\u00eb problemet me t\u00eb cilat tash e tutje do t\u00eb ballafaqohen bashk\u00ebsit\u00eb shqiptare t\u00eb shkap\u00ebrderdhura n\u00eb shum\u00eb shtete.<\/p>\n<p>Objektivat kryesor\u00eb jan\u00eb: \u00c7\u00ebshtjet e identitetit; Unifikimi i standardeve komb\u00ebtare: demokracia, ekonomia, arsimi, barazia gjinore, shekularizmi, t\u00eb drejtat njer\u00ebzore, gjyq\u00ebsori, sporti, nd\u00ebrveprimi, rinia.<\/p>\n<p><strong>VI &#8211; Struktura udh\u00ebheq\u00ebse<\/strong><\/p>\n<p>Sekretariati i \u201cMbroth\u00ebsis\u00eb\u201d vendoset n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrkaq deg\u00ebt n\u00eb kryeqendrat ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt. Sekretariati organizon konferenca, takime t\u00eb ministrave, takime konsultative teknike, e ndihmon zhvillimin e politikave dhe jep k\u00ebshilla politike, profesionale, harton projekte p\u00ebr tejkalim t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive n\u00eb p\u00ebrputhje me objektivat e paracaktuara.<\/p>\n<p>Sekretariati udh\u00ebhiqet nga sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i \u201cMbroth\u00ebsis\u00eb\u201d. Ai mund t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm dy mandate me nga 4 vjet. Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe dy z\u00ebvend\u00ebsit e tij i udh\u00ebheqin seksionet e sekretariatit. Subjektet an\u00ebtare t\u00eb \u201cMbroth\u00ebsis\u00eb\u201d krijojn\u00eb edhe shum\u00eb lidhje sekondare n\u00eb l\u00ebmin e sportit, t\u00eb arsimit, t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb etj. Asociacioni i universiteteve t\u00eb \u201cMbroth\u00ebsis\u00eb\u201d sh\u00ebrben si mjet p\u00ebr lidhjet (komunikim) akademik(e).<\/p>\n<p>Po ashtu, ekzistojn\u00eb edhe shoqata t\u00eb tjera jozyrtare, t\u00eb cilat ndihmojn\u00eb individ\u00eb q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e gjyq\u00ebsorit dhe n\u00eb institucionet e tjera qeveritare, si\u00e7 jan\u00eb, shoqata e jurist\u00ebve dhe shoqata e parlamentarist\u00ebve t\u00eb \u201cMbroth\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb par\u00eb ideja duket sa e guximshme po aq edhe e parealizueshme, por rrug\u00ebdalje tjet\u00ebr nuk ka, n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb t\u2019i v\u00ebm\u00eb n\u00ebn kontroll proceset q\u00eb i degjenerojn\u00eb kapacitetet tona komb\u00ebtare dhe shoq\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00ebse ky propozim t\u00eb pakt\u00ebn do t\u00eb nxis\u00eb p\u00ebrsiatjen p\u00ebr nevoj\u00ebn e gjetjes s\u00eb nj\u00eb shtegu t\u00eb ri q\u00eb do t\u00eb na shpjer\u00eb n\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb organizmit shoq\u00ebror, at\u00ebher\u00eb guximi do t\u00eb jet\u00eb i arsyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>(<em>Teksti \u00ebsht\u00eb botuar para disa muajve, tani ribotohet p\u00ebr shkak t\u00eb aktualitetit politik<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kush ishte Arb\u0117n Xhaferri (1948-2012) \u201cN\u00ebse Arb\u00ebn Xhaferi dhe Ibrahim Rugova, do kishin qen\u00eb amerikan\u00eb, gjerman\u00eb apo francez\u00eb, ata do ta kishin pushtuar bot\u00ebn me diplomaci, por p\u00ebr fat t\u00eb keq k\u00ebto dy figura i p\u00ebrkasin nj\u00eb popullit shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\u2026\u201d Giorgio Napolitano \u2013 President i Italis\u00eb Arb\u00ebn Xhaferi lindi n\u00eb Tetov\u00eb me 24 janar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16496,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-14411","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pse shqiptar\u00ebt s\u2019jan\u00eb ende n\u00eb Evrop\u00eb? - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pse shqiptar\u00ebt s\u2019jan\u00eb ende n\u00eb Evrop\u00eb? - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kush ishte Arb\u0117n Xhaferri (1948-2012) \u201cN\u00ebse Arb\u00ebn Xhaferi dhe Ibrahim Rugova, do kishin qen\u00eb amerikan\u00eb, gjerman\u00eb apo francez\u00eb, ata do ta kishin pushtuar bot\u00ebn me diplomaci, por p\u00ebr fat t\u00eb keq k\u00ebto dy figura i p\u00ebrkasin nj\u00eb popullit shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\u2026\u201d Giorgio Napolitano \u2013 President i Italis\u00eb Arb\u00ebn Xhaferi lindi n\u00eb Tetov\u00eb me 24 janar [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-08-16T23:21:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-10-30T09:44:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arben_xhaferi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"670\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"960\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Pse shqiptar\u00ebt s\u2019jan\u00eb ende n\u00eb Evrop\u00eb?\",\"datePublished\":\"2017-08-16T23:21:45+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-30T09:44:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\\\/\"},\"wordCount\":3258,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/arben_xhaferi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\\\/\",\"name\":\"Pse shqiptar\u00ebt s\u2019jan\u00eb ende n\u00eb Evrop\u00eb? - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/arben_xhaferi.jpg\",\"datePublished\":\"2017-08-16T23:21:45+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-30T09:44:12+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/arben_xhaferi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/arben_xhaferi.jpg\",\"width\":670,\"height\":960,\"caption\":\"Arben Xhaferi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pse shqiptar\u00ebt s\u2019jan\u00eb ende n\u00eb Evrop\u00eb?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pse shqiptar\u00ebt s\u2019jan\u00eb ende n\u00eb Evrop\u00eb? - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Pse shqiptar\u00ebt s\u2019jan\u00eb ende n\u00eb Evrop\u00eb? - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Kush ishte Arb\u0117n Xhaferri (1948-2012) \u201cN\u00ebse Arb\u00ebn Xhaferi dhe Ibrahim Rugova, do kishin qen\u00eb amerikan\u00eb, gjerman\u00eb apo francez\u00eb, ata do ta kishin pushtuar bot\u00ebn me diplomaci, por p\u00ebr fat t\u00eb keq k\u00ebto dy figura i p\u00ebrkasin nj\u00eb popullit shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\u2026\u201d Giorgio Napolitano \u2013 President i Italis\u00eb Arb\u00ebn Xhaferi lindi n\u00eb Tetov\u00eb me 24 janar [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-08-16T23:21:45+00:00","article_modified_time":"2017-10-30T09:44:12+00:00","og_image":[{"width":670,"height":960,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arben_xhaferi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Pse shqiptar\u00ebt s\u2019jan\u00eb ende n\u00eb Evrop\u00eb?","datePublished":"2017-08-16T23:21:45+00:00","dateModified":"2017-10-30T09:44:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/"},"wordCount":3258,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arben_xhaferi.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/","name":"Pse shqiptar\u00ebt s\u2019jan\u00eb ende n\u00eb Evrop\u00eb? - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arben_xhaferi.jpg","datePublished":"2017-08-16T23:21:45+00:00","dateModified":"2017-10-30T09:44:12+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arben_xhaferi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arben_xhaferi.jpg","width":670,"height":960,"caption":"Arben Xhaferi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pse-shqiptaret-sjane-ende-ne-evrope\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pse shqiptar\u00ebt s\u2019jan\u00eb ende n\u00eb Evrop\u00eb?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14411"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14411\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16496"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}