{"id":14486,"date":"2017-08-21T08:08:22","date_gmt":"2017-08-21T07:08:22","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=14486"},"modified":"2020-03-02T00:19:27","modified_gmt":"2020-03-01T23:19:27","slug":"presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/","title":{"rendered":"PRESIDENTI WILSON &#8211; \u00cbNGJ\u00cbLLI MBROJT\u00cbS I SHQIP\u00cbRIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>KOLEC TRABOINI<\/strong> &#8212; <em>Marr\u00eb nga <a href=\"http:\/\/traboini1.blogspot.al\/2014\/09\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\"><strong>traboini1.blogspot.al<\/strong><\/a><\/em><\/p>\n<p><strong>Thomas Woodrow Wilson<\/strong> u lind n\u00eb qytetin Stauton, Virxhinia t\u00eb Amerik\u00ebs m\u00eb 28 dhjetor 1856. Gjat\u00eb shkollimi dallohej si nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i zellshm\u00ebn dhe orator i mir\u00eb, kreu studimet dhe mori disa diploma universitare. Ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq i l\u00ebvizjes p\u00ebr progres. President i Princeton University nga viti 1902 n\u00eb 1910 si dhe Governator i New Jersey nga 1911 n\u00eb 1913. N\u00eb maj 1906 ai p\u00ebsoi nj\u00eb goditje n\u00eb zem\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrbente nj\u00eb shqet\u00ebsim sh\u00ebndet\u00ebsor gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. U zgjodh President i i 28-t\u00eb i Shteteve t\u00eb Bashkuara detyr\u00eb q\u00eb e filloi n\u00eb 4 mars 1913 deri m\u00eb 4 mars 1921. Ishte mbrojt\u00ebsi m\u00eb i flakt\u00eb i shtetit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris, pas mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, kur Greqia, Serbia, Italia, Franca e disa vende t\u00eb tjera ishin t\u00eb gatshme p\u00ebr cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr ta ndar\u00eb mes aleateve fitues t\u00eb luft\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb minishtet n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme n\u00ebn sundimin e Esat Pash\u00eb Toptanit. Por qe fat i madh p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb Wilson-i ishte president n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb historike dhe ai i preu rrug\u00ebn \u00e7do ambicioni p\u00ebr cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb si\u00e7 shkruante Faik Konica, Shqip\u00ebria \u201c<em>ishte d\u00ebnuar me vdekje, d\u00ebnimi do t\u00eb zbatohej doemos, asnj\u00eb rreze shprese s&#8217;ndritte gj\u00ebkundi. Po e papritura ngjau dhe kjo e papritur erdhi nga q\u00ebndrimi i Woodrow Wilson-it<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb mos harrojm\u00eb se kishte shum\u00eb faktor\u00eb q\u00eb kishin ngjallur dashurin\u00eb e Presidentit Wilson p\u00ebr shqiptar\u00ebt. E nj\u00eb nga k\u00ebto ishte edhe Charles Richard Crane (1858\u20131939) bir i nj\u00eb industrialisti amerikan n\u00eb \u00c7ikago, q\u00eb ndihmoi n\u00eb zgjedhjen e presidentit Woodrow Wilson n\u00eb fushat\u00ebn e vitit 1912. Po si e n\u00eb \u00e7far\u00eb rrethana kish lindur kjo lidhje e k\u00ebtyre amerikan\u00ebve t\u00eb shquar me shqiptar\u00ebt? N\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1911, kur vazhdonte Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, <strong>Charles Richard Crane<\/strong> u nis nga Stambolli n\u00eb drejtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ministria e Jashtme Perandorake e shqet\u00ebsuar p\u00ebr jet\u00ebn e milionerit amerikan, e k\u00ebshilloi t\u00eb mos e b\u00ebnte at\u00eb udh\u00ebtim me rreziqe n\u00eb vilajetet shqiptare, por kur pa k\u00ebmb\u00ebnguljen e amerikanit, e shoq\u00ebroi at\u00eb me nj\u00eb grup ushtar\u00ebsh turq. Kur grupi hyri n\u00eb territoret shqiptare i dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb armatosur pjes\u00ebtar\u00eb \u00e7etash atdhetare. Ata e ndaluan karvanin, duke urdh\u00ebruar kthimin e ushtar\u00ebve turq. Ishte nj\u00eb situat\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundonte me luftim.<\/p>\n<p>Milioneri amerikan nuk donte t\u00eb kthehej prapa, at\u00ebher\u00eb shqiptar\u00ebt e mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr ta shoq\u00ebronin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb viset shqiptare n\u00ebn bes\u00ebn e rojen e tyre. Charles Richard Crane u besoi, e jo vet\u00ebm aq, por ai u b\u00eb shum\u00eb shpejt mik me k\u00ebta trima, q\u00eb e ruanin dhe ishin gati t\u00eb b\u00ebnin sakrific\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ta mbrojtur. K\u00ebshtu ai udh\u00ebtoi i qet\u00eb nga Shqip\u00ebria e Jugut n\u00eb Veri, kaloi n\u00ebp\u00ebr territoret ku b\u00ebheshin luftime, n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe dhe deri n\u00eb Podgoric\u00eb. Ishte nj\u00eb udh\u00ebtim q\u00eb mund t\u00eb konsiderohej fatlum. Ai kurr\u00eb nuk do t\u2019i harronte k\u00ebta shqiptar\u00eb me cil\u00ebsi t\u00eb larta, trim\u00ebri e bujari t\u00eb pashoqe. N\u00eb Podgoric\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte mbi 20 mij\u00eb mal\u00ebsor\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb ikur nga sht\u00ebpit\u00eb e veta nga ekspedita mizore e Shefqet Turgut Pash\u00ebs.<\/p>\n<p>Shihet se interesi i amerikan\u00ebve p\u00ebr \u00e7far\u00eb ngjante n\u00eb Shqip\u00ebri ishte i madh. &#8220;<em>New York Times<\/em>&#8221; botonte reportazhe mbi luft\u00ebn e kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb kund\u00ebr zgjedh\u00ebs otomane. Ishte nj\u00eb fat p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb pik\u00ebrisht ky vizitor q\u00eb e strehuan dhe e zun\u00eb mik, t\u00eb ishte pjestar dhe figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e delegacionit amerikan n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris. Ai i dinte problemet e shqiptar\u00ebve dhe ambicjet ballkanase p\u00ebr ta cop\u00ebtuar shtetin shqiptar. Padyshim ai ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb krijimin e bindjes s\u00eb Presidentit Wilson, q\u00eb Shqip\u00ebria duhej mbrojtur me \u00e7do kusht. Charles Richard Crane, i cili i njihte atdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb i kishte edhe miq ata, si Kristo Dakon dhe Fan Nolin e atdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Duhet kujtuar se m\u00eb 4 korrik 1918, kur ende bota ishte n\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore, i cila kishte filluar m\u00eb 28 korrik 1914, Fan Noli n\u00eb funksionin e kryetarit t\u00eb \u201cVatr\u00ebs\u201d arriti t\u00eb takonte presidentin Wilson n\u00eb Mount Vernon. Ja si e kujton Noli k\u00ebt\u00eb moment n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb i d\u00ebrgoi vatran\u00ebve \u201c<em>Udh\u00ebtimi im k\u00ebtu triumfoi. Fola dy her\u00eb me Presidentin Wilson, i cili m\u00eb dha shpresa t\u00eb m\u00ebdha<\/em>\u201d, dhe m\u00eb tej: \u201c<em>Gjat\u00eb kthimit un\u00eb si lut\u00ebs i p\u00ebrulur iu afrova dhe i thash\u00eb ta shp\u00ebtonte k\u00ebt\u00eb rac\u00eb heroike dhe t\u00eb pashpres\u00eb dhe t&#8217;i kthej\u00eb asaj buk\u00ebn e jet\u00ebs, lirin\u00eb. Dhe p\u00ebrgjigjja e tij fisnike ishte: \u201cUn\u00eb do t\u00eb kem nj\u00eb z\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e ardhshme t\u00eb Paqes dhe at\u00eb do ta p\u00ebrdor n\u00eb favor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em>&#8220;.<\/p>\n<p>Studiuesi Peter R. Prifti ka shkruar: &#8220;<em>I impresionuar thell\u00eb nga idealizmi i Wilson-it, Noli u b\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs i pasionuar i demokracis\u00eb wilsoniane. Drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, v\u00ebllaz\u00ebrimi njer\u00ebzor, simpatia p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebtit<\/em>.\u201d Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebrfundoi m\u00eb 11 n\u00ebntor 1918. Presidenti Wilson shkoi n\u00eb Paris dhe megjith\u00ebse kishte k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos prekej, me largimin e tij n\u00eb Amerik\u00eb, delegacionet e shteteve fituese t\u00eb luft\u00ebs s\u00ebrish iu kthyen planeve t\u00eb vjetra p\u00ebr cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Delegacioni shqiptar dhe miqt\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u shqet\u00ebsuan dhe ia paraqit\u00ebn gjendjen Presidentit Wilson, i cili edhe pse i s\u00ebmur\u00eb mori s\u00ebrish rrug\u00ebn p\u00ebr Paris. Ai u b\u00eb shp\u00ebtimtar i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebn ndikimin e tij t\u00eb fuqish\u00ebm u vendos q\u00eb Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb prekej n\u00eb kufijt\u00eb e saj t\u00eb njohur para lufte, aq m\u00eb tep\u00ebr se Shqip\u00ebria nuk konsiderohej shtet i mundur, q\u00eb t\u00eb paguante pasojat e nj\u00eb lufte ku ajo nuk kishte q\u00ebn\u00eb pjestare aleancash, p\u00ebrkundrazi shtetet nd\u00ebrluftuese e kishin b\u00ebr\u00eb territorin e saj shesh betejash kund\u00ebr d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb saj. Delegat\u00ebt e shteteve iu bind\u00ebn m\u00eb s\u00eb fundi vullnetit t\u00eb hekurt t\u00eb Presidentit Wilson dhe ve\u00e7 at\u00ebher\u00eb kur ai u sigurua p\u00ebr fatin e Shqip\u00ebris\u00eb, u kthye n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Duke shpallur 14 pikat e Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes s\u00eb Versaj\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb sillnin krijimin e Lidhjes s\u00eb Kombeve, presidenti amerikan do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb figur\u00eb shum\u00eb popullore n\u00eb bot\u00eb si kampion i Paqes. Por pik\u00ebrisht kur po krijohej Lidhja e Kombeve plot entuziaz\u00ebm nga Europa, Kongresi Amerikan nuk e aprovoi hyrjen e Amerik\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb forum t\u00eb ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u00e7far\u00eb solli dhe nj\u00eb zhg\u00ebnjim tek Presidenti Wilson, i cili kaloi goditjen e dyt\u00eb n\u00eb zem\u00ebr dhe p\u00ebrkeq\u00ebsimin e gj\u00ebndjes sh\u00ebndet\u00ebsore. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit atij iu dha \u00e7mimi Nobel p\u00ebr Paqe. Mbas tet\u00eb vjet\u00ebve n\u00eb drejtim t\u00eb shtetit amerikan, la Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb m\u00eb 4 mars 1921.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse nj\u00eb ngjarje p\u00ebr t\u00eb treguar lidhjet shpirt\u00ebrore t\u00eb Presidentit Wilson me shqiptar\u00ebt. Pasi kish m\u00ebsuar se n\u00eb Shqip\u00ebri populli n\u00eb k\u00ebng\u00ebt e tij p\u00ebrmendte mikun e madh t\u00eb shqiptar\u00ebve Wilson, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb presidentit Woodrow Wilson i d\u00ebrgonte profesorit amerikan Elmer J. Jones i shkruante: -\u201c<em>S\u2019 ka dyshim se m\u00eb g\u00ebzohet zemra kur m\u00ebsoj p\u00ebr ndjenjat e bukura q\u00eb ushqejn\u00eb kundrejt meje n\u00eb Shqip\u00ebri&#8230; Kujtoj se \u00e7do takim me t\u00eb tilla kombe na sqaron m\u00eb s\u00eb miri pik\u00ebpamjen ton\u00eb p\u00ebrmbi rastet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Ky mik i madh i shqiptar\u00ebve mbylli syt\u00eb n\u00eb Washington D.C. m\u00eb 3 shkurt 1924. Jan\u00eb t\u00eb mrekullueshme fjal\u00ebt e Fan Nolit p\u00ebr vdekjen e Wilsonit: \u201c<em>Pran\u00eb Amerik\u00ebs merr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zi edhe Shqip\u00ebria, e cila qan n\u00eb fytyr\u00ebn e amerikanit t\u00eb madh, idealistin bujar dhe mbrojt\u00ebsin e tij m\u00eb t\u00eb fort\u00eb<\/em>.&#8221; \u201c<em>Wilson b\u00ebri m\u00eb tep\u00ebr se \u00e7do njeri p\u00ebr indipendenc\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb<\/em>.\u201d Nd\u00ebrsa n\u00eb Kuvendin Themelor t\u00eb Vatr\u00ebs, Fan Noli u shpreh: \u201c- <em>Kur Shqip\u00ebria u qas n\u00eb Lidhjen e Kombeve n\u00eb Dhjetor, 1920, &#8211; kur un\u00eb si delegat i Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebnja n\u00eb nj\u00eb radh\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsonj\u00ebsit e shteteve t\u00eb tjera t\u00eb qytet\u00ebruar t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb Gjenev\u00eb, &#8211; kur indipendenca jon\u00eb u njoh p\u00ebrs\u00ebri zyrtarisht, &#8211; kur vendi yn\u00eb shp\u00ebtoi nga makthi i invazioneve t\u00eb huaja, &#8211; kur u vendos nj\u00eb mjet paq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb regulluar konfliktet e kufirit ton\u00eb, &#8211; kur populli yn\u00eb mori vehten dhe pa nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, pas aq\u00eb mjerimesh dhe vojtjesh t\u00eb patreguara, ndjeva nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb ka fituar mir\u00ebnjohjen e gjith\u00eb zemrave Shqiptare, emri i Presidentit Wilson<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Faik Konica nga ana e tij do t\u00eb shprehej: \u201c<em>Gjith\u00eb shqiptar\u00ebt duhet t\u2019i ngren\u00eb Wilsonit nj\u00eb monument t\u00eb pavdekur n\u00eb zemrat e tyre.<\/em>\u201d \u00c7far\u00eb edhe ndodhi shpirt\u00ebrisht e realisht. Nj\u00eb shtatore madh\u00ebshtore e Presidentit Wilson q\u00ebndron n\u00eb sheshin kryesor t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb Re, q\u00eb mban emrin e tij. Miq\u00ebsia e shqiptar\u00ebve me Amerik\u00ebn kaloi n\u00ebp\u00ebr sprova t\u00eb m\u00ebdha historike, e jo vet\u00ebm n\u00eb 1919, por edhe n\u00eb \u00e7lirimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 1999, ndaj dhe mir\u00ebnjohja \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p><em>8 shtator 2014<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kolec Traboini, Washington, 21.03.2016\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/k_traboini_washington_21_3_2016.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><em>Kolec Traboini n\u00eb Woodrow Wilson Center, Washington DC m\u00eb 21 mars 2016.<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"info-ese\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/info-ese.png\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><strong>George Seldes<\/strong><\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Udh\u00ebtimi i paqes me Woodrow Wilson<\/strong><\/h3>\n<p>Ndon\u00ebse e mbajta dhom\u00ebn time n\u00eb Riesenfurstenhof n\u00eb Koblenc, ku na caktoi ushtria dhe na ishte dh\u00ebn\u00eb pa pages\u00eb, un\u00eb shpesh shkoja me Eyre n\u00eb Paris p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej me konferenc\u00ebn e paqes n\u00eb Versaj\u00eb. Eyre dhe un\u00eb ndodheshim n\u00eb Paris p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur \u201c<em>Mesian e ri<\/em>,\u201d si\u00e7 e th\u00ebrrisnim n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe seriozisht n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihej si botim \u201ci ftoht\u00eb\u201d n\u00eb shtypin e vendeve aleate t\u00eb Europ\u00ebs dhe Amerik\u00ebs. Shtypi amerikan n\u00eb koh\u00ebn e paraqitjes programatike t\u00eb Kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb Pikave t\u00eb Wilson tha se Presidenti yn\u00eb ishte \u201c<em>nj\u00eb instrument n\u00eb dor\u00ebn e Zotit<\/em>,\u201d dhe gazetat e Parisit e prit\u00ebn at\u00eb si \u201c<em>Mbret t\u00eb Njer\u00ebzimit<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Shum\u00eb pak kombe dhe individ\u00eb nuk ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebrshim emocional. Gazetar\u00eb dhe politikan\u00eb profesionist\u00eb, kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb shquar, t\u00eb vetmuar i b\u00ebnin ball\u00eb k\u00ebsaj dallge p\u00ebrmbyt\u00ebse g\u00ebzimi. Nd\u00ebrmjet korrespondent\u00ebve, ishte edhe nj\u00eb ekip p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr udh\u00ebtimin e tij n\u00eb Franc\u00eb, delegacioni i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb nj\u00eb anije oqeanike, gazetar\u00ebt mbushnin nj\u00eb anije tjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa vapori i Wilson po ia kalonte Anijes S.S.Orizaba, me disa qindra p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shtypit mbi t\u00eb, James Montague v\u00ebrejti: (\u201c<em>Po kalon Anija George Washington, me shpejt\u00ebsi nj\u00ebzet-e-nj\u00eb nyje n\u00eb or\u00eb<\/em>.\u201d)<\/p>\n<p>Pritja n\u00eb Paris ishte gati, Presidenti e kaloi Kanalin me nj\u00eb torpedinier\u00eb britanike. Eyre dhe un\u00eb ishim t\u00eb vetmit burra me uniform\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr ta shoq\u00ebruar, p\u00ebrve\u00e7 truproj\u00ebs s\u00eb Presidentit. Ne u shoq\u00ebruam edhe nga dy torpedinier\u00eb, djathtas dhe majtas, t\u00eb cil\u00ebt koh\u00eb pas kohe suleshin anash p\u00ebrpara nesh, pastaj rr\u00ebzoheshin prapa, duke e ngritur ujin p\u00ebrpjet\u00eb dhe nga val\u00ebt krijoheshin ca bukurira posi zambak\u00eb.<\/p>\n<p>Wilson u orvat t\u2019i shmangej takimit me shtypin. Megjithat\u00eb, ai i pat marr\u00eb disa m\u00ebsime prej Kolonelit House dhe miqve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mund\u00ebn t\u2019i flisnin p\u00ebr vler\u00ebn e publicitetit t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr b\u00ebrjen e traktatit; sesi t\u2019ia dilte mban\u00eb, ose n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb miq\u00ebsore, m\u00eb tep\u00ebr si qenie njer\u00ebzore dhe k\u00ebshtu ai u p\u00ebrpoq t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Ai q\u00ebndroi tek parmaku i ki\u00e7it t\u00eb kuvert\u00ebs i rrethuar nga diplomat\u00ebt e vet edhe trupat e shtypit mbush\u00ebn t\u00eb gjitha vendet e lira. Menj\u00ebher\u00eb u vu re se ai po na drejtohej sikur t\u00eb ishim ose qenie gjysm\u00eb-inteligjente ose f\u00ebmij\u00eb shkolle. Ai na n\u00ebnvler\u00ebsoi duke folur. As q\u00eb i binte nd\u00ebrmend t\u00eb tregohej miq\u00ebsor. Mundohej ve\u00e7 t\u00eb p\u00ebrdorte nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb zakonshme, po p\u00ebrpiqej fort t\u00eb fliste pa gramatik\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p>\u201cItalian\u00ebt nuku do shkulin asnj\u00eb fije leshi mbi syt\u00eb e mi,\u201d tha ai.<br \/>\n(\u201cNuku\u201d nga presidenti i m\u00ebparsh\u00ebm i Prinstonit!)<\/p><\/blockquote>\n<p>Kolonel House nj\u00ebher\u00eb pat th\u00ebn\u00eb, \u201c<em>Woodrow Wilson e do njer\u00ebzimin, por ai nuk i do njer\u00ebzit<\/em>.\u201d Njer\u00ebzit atij i dukeshin s\u00eb paku si disa qindra gazetar\u00eb, q\u00eb kishin ardhur t\u2019i rr\u00ebfenin bot\u00ebs p\u00ebr planet e tij, se do t\u00eb sillte paqe t\u00eb p\u00ebrjetshme mbi tok\u00eb dhe dashamir\u00ebsin\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Wilson, natyrisht, kurr\u00eb nuk pat qen\u00eb nga ata q\u00eb i quajm\u00eb \u201c<em>nj\u00eb njeri i popullit<\/em>.\u201d Po ashtu edhe Lenini, q\u00eb pat qen\u00eb m\u00ebsues shkolle, as Trocki, q\u00eb pat qen\u00eb gazetar, nuk pat\u00ebn qen\u00eb as shumica e t\u00eb tjer\u00ebve burra shteti. N\u00eb ndryshim me t\u00eb tjer\u00ebt, ai nuk ishte demagog. Ai sigurisht nuk ishte hipokrit. Ndon\u00ebse, ende nuk e pata d\u00ebgjuar v\u00ebrejtjen e Kolonelit House, shkrova n\u00eb ditarin tim t\u00eb 1918-t\u00ebs:<\/p>\n<p>Demagog\u00ebt i p\u00ebrqafojn\u00eb gjithnj\u00eb njer\u00ebzit, por Wilson nuk \u00ebsht\u00eb as demagog as hipokrit; ndoshta nuk mund ta doj\u00eb njeriun e zakonsh\u00ebm si Linkolni, por ai ka shum\u00eb besim tek ky njeri, sepse ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb idealist. Ai beson tek njer\u00ebzit, ai beson se njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb men\u00e7ur dhe duhej t\u00eb d\u00ebgjonin arsyetimin e tij, ai e ndiente se mund t\u00eb fitonte mbi ta po t\u00eb kishte mund\u00ebsin\u00eb t\u2019u fliste t\u00eb gjith\u00ebve. Por ai nuk e hiqte veten sikur t\u00eb ishte nj\u00eb nga ata njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Zhurm\u00ebmadhe, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb britanike dhe prandaj nuk kaloi n\u00eb \u00e7menduri, ishte mikpritja q\u00eb i b\u00ebn\u00eb dy milion\u00eb londinez\u00eb Presidentit Wilson, kur udh\u00ebtoi n\u00eb karroc\u00ebn shtet\u00ebrore tok me Mbretin dhe Mbret\u00ebresh\u00ebn si edhe Duk\u00ebn e Konautit, rrethuar nga Roja Kalor\u00ebsiake plot shk\u00eblqim. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb larg\u00ebsie ushtonin topat. \u201c<em>Nj\u00eb pritje e pad\u00ebgjuar n\u00eb histori<\/em>,\u201d e quajt\u00ebn gazetat e mbr\u00ebmjes, ndoshta t\u00eb habitura nga kryeartikujt.<\/p>\n<p><strong>Mbreti Xhorxh i V-t\u00eb, Pallati Buckingam <\/strong><\/p>\n<p>Ne, m\u00eb se dyqind gazetar\u00eb, u vendos\u00ebm n\u00eb Savoja dhe Cecil. Pasditen tjet\u00ebr na shpun\u00eb n\u00eb oborrin kryesor t\u00eb Pallatit Buckingham dhe na lan\u00eb t\u00eb f\u00ebrg\u00ebllonim tek shkall\u00ebt duke pritur Mbretin Xhorxh dhe mikun e tij. Turma me aparatet fotografik\u00eb sillej sikur t\u00eb ishte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet. Ata e zot\u00ebruan vendin. Por ata ose nuk e dinin ose nuk e pat\u00ebn v\u00ebn\u00eb re se zakoni i britanik\u00ebve \u00ebsht\u00eb ta ngasin makin\u00ebn nga ana e majt\u00eb, k\u00ebshtu i pat\u00ebn vendosur aparatet n\u00ebp\u00ebr qoshet e gabuara.<\/p>\n<p>Kur u afrua automobili i Mbretit, kameraman\u00ebt amerikan\u00eb duke e kuptuar se do ta humbnin foton e mb\u00ebrritjes n\u00eb rast se do t\u00eb rrotulloheshin pas gardhit t\u00eb rojeve, q\u00eb kishin mbushur oborrin. K\u00ebshtu, vun\u00eb aparatet me mb\u00ebshtet\u00ebset me tri k\u00ebmb\u00eb mbi supet e tyre dhe filluan nj\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb diagonale p\u00ebrmes radh\u00ebve t\u00eb Rojeve Mbret\u00ebrore, duke i shtyr\u00eb e duke i p\u00ebrplasur e n\u00eb disa raste duke i rr\u00ebzuar. Ishte nj\u00eb sken\u00eb e \u00e7mendur, q\u00eb mund t\u00eb mbetej e pavdekshme tek ndonj\u00eb film.<\/p>\n<p>Mbreti Xhorxh zuri vendin e vet tek shkall\u00ebt e pallatit dhe vizitor\u00ebt u grumbulluan n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb tij, kat\u00ebr a pes\u00eb formuan nj\u00eb radh\u00eb jasht\u00eb grumbullit e u shoq\u00ebruan nga mjeshtrat e ceremonive tek shkall\u00ebt. Secili prej nesh ia jepte emrin nj\u00eb mjeshtrit t\u00eb ceremonive, ky ia kalonte tjetrit q\u00eb t\u00eb arrinte tek Mbreti. Pik\u00ebrisht para meje ndodhej Montague Glass, drama e tij <em>Potash and Perlmutter<\/em>, korri sukses gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Nju Jork dhe Lond\u00ebr. Nuk e di se si ia kish dal\u00eb ai q\u00eb t\u00eb futej n\u00eb sektorin e shtypit.<\/p>\n<p>\u201cEmri juaj?\u201d tha mjeshtri i ceremonive<br \/>\n\u201cMontague Glass.\u201d<br \/>\n\u201cZoti Montague Glahss,\u201d tha mjeshtri i ceremonive.<br \/>\n\u201cMadh\u00ebria Juaj, Zoti Montague Glahss,\u201d i tha mjeshtri i dyt\u00eb i ceremonive mbretit.<br \/>\nMbreti Xhorxh, t\u00eb cilit ia pat\u00ebn th\u00ebn\u00eb emrat automatikisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike pat takuar duart me ta, u m\u00ebdysh.<br \/>\n\u201cZoti Glahss,\u201d tha ai, \u201cUa di emrin; mendoj se kam par\u00eb nj\u00eb dram\u00ebn tuaj.\u201d<br \/>\nZoti Glass u k\u00ebnaq.<br \/>\n\u201cMbret, a u p\u00eblqeu vepra ime?\u201d b\u00eblb\u00ebzoi ai.<br \/>\nMadh\u00ebria e Tij nuk u p\u00ebrgjigj. Radha l\u00ebvizi m\u00eb tej dhe ai po m\u00eb jepte mua nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb squllur.<\/p>\n<p>At\u00eb nat\u00eb Mbreti Xhorxh e ftoi Wilson me pjes\u00ebn shoq\u00ebruese, q\u00eb t\u00eb hanin dark\u00eb n\u00eb Pallatin Buckingham dhe S\u00ebr George (m\u00eb von\u00eb, Lord) Riddell i ftoi gazetar\u00ebt vizitor\u00eb p\u00ebr t\u00eb darkuar bashk\u00eb me t\u00eb tek Savoja. Pas stridheve, aragostave, gjelit t\u00eb detit <em>farci a la l\u2019Anglaise<\/em>, e t\u00eb tjera, na dhan\u00eb koktejle, ver\u00eb franceze (<em>Graves superieur<\/em>) dhe dy shampanja t\u00eb vitit 1911, t\u00eb shoq\u00ebruara me likerna dhe pije t\u00eb tjera sa t\u00eb na e donte qejfi. S\u00ebr George foli p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb Anglo-Amerikane, pastaj i ftoi t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb folur.<\/p>\n<p>N\u00eb tryez\u00ebn time prej pes\u00eb vetash, nj\u00ebri ishte redaktor dhe botues, m\u00eb nd\u00ebrmendet se ishte edhe pronar i gazet\u00ebs Pilot t\u00eb Norfolkut, n\u00eb Virxhinia (le t\u00eb prehen n\u00eb paqe eshtrat e tij), ai nuk kishte pir\u00eb m\u00eb par\u00eb Benedictine apo Grand Marnier t\u00eb zgjedhur dhe pije t\u00eb tjera t\u00eb \u00ebmbla e t\u00eb k\u00ebndshme. I pinte drejt e nga shishet. Mandej n\u00eb nj\u00eb heshtje midis fjalimeve, u ngrit p\u00ebrgjysm\u00eb m\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe tha:<\/p>\n<p>\u201c<em>Zot\u00ebrinj, p\u00ebrpara lufte un\u00eb mendoja se britanik\u00ebt ishin ca bij bushtrash t\u00eb mallkuar, por tani dua t\u00eb them&#8230;<\/em>\u201d Askush dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb dihet se \u00e7far\u00eb donte t\u00eb thonte ai. Ne iu hodh\u00ebm p\u00ebrsip\u00ebr, kamerier\u00ebt e nxorr\u00ebn jasht\u00eb nga Savoja madh\u00ebshtore dhe p\u00ebr t\u00eb nuk u d\u00ebgjua m\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Princi i Paqes<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse udh\u00ebtimi i dhjetorit i Presidentit Wilson p\u00ebr n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe ishte, ndoshta arritja e tij m\u00eb e madhe n\u00eb bashkimin e dy kombeve anglisht-fol\u00ebs, vazhdimi i udh\u00ebtimit t\u00eb tij triumfal p\u00ebr n\u00eb Itali, q\u00eb vijoi menj\u00ebher\u00eb, rezultoi me disa skena t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb koh\u00ebve moderne.<\/p>\n<p>M\u00eb 1 janar, 1919, Zoti Wilson hipi n\u00eb tren p\u00ebr n\u00eb Rom\u00eb, i shoq\u00ebruar nga shpura e tij e zakonshme dhe pak korrespondent\u00ebve, q\u00eb e pat\u00ebn b\u00ebr\u00eb udh\u00ebtimin e Londr\u00ebs. Presidenti p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh u b\u00eb i kund\u00ebrti nga sa ishte m\u00eb par\u00eb duke k\u00ebmb\u00ebngulur p\u00ebr t\u00eb takuar dhe p\u00ebr t\u00eb folur me njer\u00ebz pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm, jo thjesht me udh\u00ebheq\u00ebs dhe politikan\u00eb e tjer\u00eb \u201ct\u00eb shquar\u201d si\u00e7 pat b\u00ebr\u00eb n\u00eb Franc\u00eb dhe Britani. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive p\u00ebshp\u00ebrit\u00ebn midis tyre se Wilson po \u00e7mendej, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb disa prej tyre e prisnin prej tij, megjith\u00ebse amerikan, ai ishte m\u00eb tep\u00ebr makiavelian sesa ishin ata.<\/p>\n<p>Wilson e gjeti Italin\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje histerie komb\u00ebtare. Kudo n\u00eb veriun industrial turma shpirttrazuara fshatar\u00ebsh, pun\u00ebtor\u00ebsh t\u00eb industris\u00eb dhe njer\u00ebz nga qyteti t\u00eb t\u00eb gjitha klasave mbushnin rrug\u00ebt nga sht\u00ebpia n\u00eb sht\u00ebpi, duke ndalur t\u00ebr\u00eb trafikun, duke b\u00ebrtitur, madje duke vajtuar me t\u00eb madhe dhe kur kishte pak\u00ebz vend t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb dy pal\u00ebt burra e gra gjunj\u00ebzoheshin jo vet\u00ebm mbi trotuaret, por edhe n\u00eb udh\u00ebt e f\u00eblliqura dhe k\u00ebndonin e luteshin me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Wilson u brohorit si princ i paqes; ai u adhurua nga shumica si njeri i d\u00ebrguar nga qielli p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb varf\u00ebrit, t\u00eb shpron\u00ebsuarit, ata pa sht\u00ebpi, burrat pa pun\u00eb, t\u00eb mjer\u00ebt e k\u00ebsaj toke. Madje disa besonin se parashikimi p\u00ebr Ardhjen e Mesias t\u00eb Dyt\u00eb ishte p\u00ebrmbushur.<\/p>\n<p>Monarkia italiane dhe kryeministri, <strong>Orlando<\/strong>, u alarmuan nga lutjet e fshatar\u00ebsis\u00eb dhe nga v\u00ebrshimi i orator\u00ebve socialist\u00eb midis popullit punonj\u00ebs. Ata me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e kthyen mbrapsht fjalimin e Wilson \u201cjo vet\u00ebm p\u00ebr Roman\u00ebt por p\u00ebr mbar\u00eb Njer\u00ebzimin\u201d, q\u00eb ishte lajm\u00ebruar publikisht. Qeveria italiane d\u00ebrgoi regjimente me ushtar\u00eb t\u00eb armatosur p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb qindra mij\u00ebra njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt pa marr\u00eb parasysh asgj\u00eb erdh\u00ebn duke b\u00ebrtitur p\u00ebr Wilson. (P\u00ebr ironi, Presidenti ishte planifikuar q\u00eb t\u00eb mbante fjalimin e tij t\u00eb madh nga ballkoni i Palazzo Venezia, nj\u00ebri nga dy ballkonet, q\u00eb m\u00eb von\u00eb u b\u00ebn\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm apo fam\u00ebk\u00ebqinj, nga fjalimet e diktatorit fashist t\u00eb vendit.)<\/p>\n<p>Me aq sa di un\u00eb, asnj\u00ebri nga qindra njer\u00ebzit e lajmeve, t\u00eb cil\u00ebt shoq\u00ebronin Wilson, nuk b\u00ebn\u00eb me dije dy nga faktet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes: q\u00eb mb\u00ebshtetja kryesore p\u00ebr Presidentin n\u00eb Europ\u00eb erdhi nga klasa pun\u00ebtore e Atyre Q\u00eb Nuk Kan\u00eb Asgj\u00eb, nd\u00ebrsa Ata Q\u00eb Kan\u00eb t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb mesme dhe klas\u00ebs qeveris\u00ebse qeshnin me t\u00eb madhe me idealizmin e k\u00ebtij amerikani naiv; dhe q\u00eb socialist\u00ebt kishin filluar t\u00eb udh\u00ebhiqnin klas\u00ebn pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>Askush nuk raportoi se Wilson tek mb\u00ebrriti n\u00eb Brest e p\u00ebrsh\u00ebndeti kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb qytetit, nj\u00eb socialist; apo q\u00eb delegacioni i pun\u00ebtor\u00ebve, i cili i b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr Wilson n\u00eb Paris, udh\u00ebhiqej prej Jean Longuet, i nipi i Karl Marksit; ose q\u00eb n\u00eb takimin q\u00eb u mbajt n\u00eb Sall\u00ebn Albert n\u00eb Lond\u00ebr i gjith\u00eb programi i Wilson u miratua dhe u organizua prej Ramsey MacDonald, kryeministrit t\u00eb ardhsh\u00ebm, si edhe prej Arthur Henderson dhe Philip Snowden, sundimtar\u00ebt e ardhsh\u00ebm t\u00eb Perandoris\u00eb Britanike, t\u00eb majt\u00eb, liberal\u00eb, laburist\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Suedi, gazeta socialiste e kryeministrit socialist Branting u bashkua me gazet\u00ebn e Zvicr\u00ebs Journal de Geneve jo vet\u00ebm p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur Wilson, por edhe duke hedhur fjal\u00ebn se Klemansoi, gazeta e tij gjysm\u00eb-zyrtare Le Temps dhe zyrtar\u00ebt e Atyre Q\u00eb Kan\u00eb t\u00eb agjensis\u00eb s\u00eb lajmeve ishin bashkuar n\u00eb nj\u00eb orvatje p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar idealizmin e Wilson. Kur Wilson sugjeroi se ushqimi do vepronte m\u00eb sakt\u00eb sesa pushk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur bolshevizmin n\u00eb Europ\u00eb, shtypi reaksionar britanik, i udh\u00ebhequr prej Northcliffe t\u00eb Times, filloi luft\u00ebn kund\u00ebr Presidentit. Botuesi italian ryshfet\u00e7iu me damk\u00eb B. Musolini i gazet\u00ebs s\u00eb Milanos Popolo d\u2019Italia, i cili ish larguar nga Partia Socialiste p\u00ebr t\u00eb fituar pare, tani e sulmonte Wilson si nj\u00eb \u201cradikal t\u00eb rreziksh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>Gazetari i vet\u00ebm i shquar amerikan (jasht\u00eb t\u00eb p\u00ebrjavshmeve liberale), i cili jo vet\u00ebm q\u00eb e mb\u00ebshteti Presidentin, por gjithashtu nxori n\u00eb shesh karakterin e armiqve t\u00eb tij; pun\u00ebtor\u00eb dhe socialist\u00eb q\u00eb ishin kund\u00ebr tij, klasat shtyp\u00ebse dhe shtypin reaksionar po kund\u00ebr tij; ky ishte pronari dhe botuesi i Emporias Gazette, <strong>William Allen White<\/strong>. (<em>Po \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb e p\u00ebrditshme e vog\u00ebl e Kanzasit ball\u00ebp\u00ebrball\u00eb me Chicago Tribune apo edhe me Star t\u00eb Kanzas Sitit?<\/em>) Shtypi zulm\u00ebmadh amerikan qeshte me idealizmin uillsonian, i hidhte rromuze ther\u00ebse politikave uillsoniane; shtypi u kthye n\u00eb nj\u00eb lukuni ujqish, q\u00eb i sk\u00ebrmitej atij dhe q\u00eb po rast\u00ebsisht e shkat\u00ebrroi.[<sup>1<\/sup>]<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Shk\u00ebputur nga libri: \u201cD\u00ebshmitar i nj\u00eb shekulli\u201d<br \/>\nP\u00ebrktheu nga gjuha angleze: Meri Lalaj <\/em><\/p>\n<blockquote><p>[1] Kryetar\u00ebt e dy kombeve t\u00eb m\u00ebdha Aleate ishin aq diplomat\u00eb sa t\u00eb mos shprehnin ndonj\u00eb kritik\u00eb zyrtare, por n\u00eb mir\u00ebbesim ata u thonin shok\u00ebve t\u00eb tyre q\u00eb t\u00eb mos e b\u00ebnin p\u00ebr fjal\u00eb se mendonin q\u00eb Presidenti Amerikan, si t\u00eb gjith\u00eb amerikan\u00ebt, ishte shum\u00eb naiv dhe shum\u00eb jotok\u00ebsor p\u00ebr politikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Teksa George Adam intervistonte Clemenceau dhe i p\u00ebrmendi kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb pikat e Wilson, \u201cTigre\u201d plak e nd\u00ebrpreu me fjal\u00ebt \u201cle bon Dieu n\u2019avait que dix,\u201d \u201co Zot i madh ishin vet\u00ebm dhjet\u00eb.\u201d Dhe pas konferenc\u00ebs s\u00eb Versaj\u00ebs Lloyd George tha, \u201cMendoj se munda t\u00eb b\u00ebj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb pritej prej meje, t\u00eb rrija ulur midis Jezu Krishtit (Wilson) dhe Napoleonit (Clemenceau)\u201d.<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga KOLEC TRABOINI &#8212; Marr\u00eb nga traboini1.blogspot.al Thomas Woodrow Wilson u lind n\u00eb qytetin Stauton, Virxhinia t\u00eb Amerik\u00ebs m\u00eb 28 dhjetor 1856. Gjat\u00eb shkollimi dallohej si nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i zellshm\u00ebn dhe orator i mir\u00eb, kreu studimet dhe mori disa diploma universitare. Ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq i l\u00ebvizjes p\u00ebr progres. President i Princeton University nga viti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-14486","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PRESIDENTI WILSON - \u00cbNGJ\u00cbLLI MBROJT\u00cbS I SHQIP\u00cbRIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PRESIDENTI WILSON - \u00cbNGJ\u00cbLLI MBROJT\u00cbS I SHQIP\u00cbRIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga KOLEC TRABOINI &#8212; Marr\u00eb nga traboini1.blogspot.al Thomas Woodrow Wilson u lind n\u00eb qytetin Stauton, Virxhinia t\u00eb Amerik\u00ebs m\u00eb 28 dhjetor 1856. Gjat\u00eb shkollimi dallohej si nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i zellshm\u00ebn dhe orator i mir\u00eb, kreu studimet dhe mori disa diploma universitare. Ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq i l\u00ebvizjes p\u00ebr progres. President i Princeton University nga viti [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-08-21T07:08:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-03-01T23:19:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/k_traboini_washington_21_3_2016.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"PRESIDENTI WILSON &#8211; \u00cbNGJ\u00cbLLI MBROJT\u00cbS I SHQIP\u00cbRIS\u00cb\",\"datePublished\":\"2017-08-21T07:08:22+00:00\",\"dateModified\":\"2020-03-01T23:19:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\\\/\"},\"wordCount\":4280,\"commentCount\":2,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2017\\\/k_traboini_washington_21_3_2016.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\\\/\",\"name\":\"PRESIDENTI WILSON - \u00cbNGJ\u00cbLLI MBROJT\u00cbS I SHQIP\u00cbRIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2017\\\/k_traboini_washington_21_3_2016.jpg\",\"datePublished\":\"2017-08-21T07:08:22+00:00\",\"dateModified\":\"2020-03-01T23:19:27+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2017\\\/k_traboini_washington_21_3_2016.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2017\\\/k_traboini_washington_21_3_2016.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PRESIDENTI WILSON &#8211; \u00cbNGJ\u00cbLLI MBROJT\u00cbS I SHQIP\u00cbRIS\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PRESIDENTI WILSON - \u00cbNGJ\u00cbLLI MBROJT\u00cbS I SHQIP\u00cbRIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"PRESIDENTI WILSON - \u00cbNGJ\u00cbLLI MBROJT\u00cbS I SHQIP\u00cbRIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga KOLEC TRABOINI &#8212; Marr\u00eb nga traboini1.blogspot.al Thomas Woodrow Wilson u lind n\u00eb qytetin Stauton, Virxhinia t\u00eb Amerik\u00ebs m\u00eb 28 dhjetor 1856. Gjat\u00eb shkollimi dallohej si nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i zellshm\u00ebn dhe orator i mir\u00eb, kreu studimet dhe mori disa diploma universitare. Ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq i l\u00ebvizjes p\u00ebr progres. President i Princeton University nga viti [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-08-21T07:08:22+00:00","article_modified_time":"2020-03-01T23:19:27+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.info\/2017\/k_traboini_washington_21_3_2016.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"PRESIDENTI WILSON &#8211; \u00cbNGJ\u00cbLLI MBROJT\u00cbS I SHQIP\u00cbRIS\u00cb","datePublished":"2017-08-21T07:08:22+00:00","dateModified":"2020-03-01T23:19:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/"},"wordCount":4280,"commentCount":2,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.info\/2017\/k_traboini_washington_21_3_2016.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/","name":"PRESIDENTI WILSON - \u00cbNGJ\u00cbLLI MBROJT\u00cbS I SHQIP\u00cbRIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.info\/2017\/k_traboini_washington_21_3_2016.jpg","datePublished":"2017-08-21T07:08:22+00:00","dateModified":"2020-03-01T23:19:27+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.info\/2017\/k_traboini_washington_21_3_2016.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.info\/2017\/k_traboini_washington_21_3_2016.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/presidenti-wilson-engjelli-mbrojtes-i-shqiperise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PRESIDENTI WILSON &#8211; \u00cbNGJ\u00cbLLI MBROJT\u00cbS I SHQIP\u00cbRIS\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14486"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14486\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":52047,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14486\/revisions\/52047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14486"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14486"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}