{"id":14929,"date":"2017-09-03T22:32:44","date_gmt":"2017-09-03T21:32:44","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=14929"},"modified":"2017-10-28T09:01:10","modified_gmt":"2017-10-28T09:01:10","slug":"dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/","title":{"rendered":"DR. MATHIEU AREF (ARIF MATI): Historia e Sk\u00ebnderbeut nuk \u00ebsht\u00eb as mit as legjend\u00eb, por nj\u00eb histori e v\u00ebrtet\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-17277 alignleft\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/skenderbeu_gjergj_kastrioti-300x169.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" \/>Q\u00eb kur Shqip\u00ebria u \u00e7lirua prej komunizmit (u b\u00ebn\u00eb plot 18 vjet!) e q\u00eb kur Kosova u b\u00eb e pavarur (megjith\u00eb refuzimin e Serbis\u00eb, Rusis\u00eb dhe mosnjohjes t\u00eb ndonj\u00eb shteti tjet\u00ebr i pashtruar) nepsi p\u00ebr tokat shqiptare po shton oreksin e Greqis\u00eb p\u00ebr jugun e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ndarje etnike t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr Serb\u00ebt, si dhe p\u00ebr Grek\u00ebt, t\u00eb gjitha mjetet jan\u00eb t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb manipuluar mendjet, me qellim q\u00eb e t\u00ebr\u00eb bota t\u00eb besoj\u00eb n\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e pretendimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet besimit fetar, Grek\u00ebt duan t\u00eb p\u00ebrforcojn\u00eb pranin\u00eb e Kish\u00ebs ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri (ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb jug) dhe me kalimin e koh\u00ebs, t\u00eb penetrojn\u00eb pabesisht, p\u00ebr t\u00eb arritur si p\u00ebrfundim pushtimin paq\u00ebsor t\u00eb jugut shqiptar (\u00e7far\u00eb utopie!). Serb\u00ebt (t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb zellin e fes\u00eb ortodokse) d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb bindin bot\u00ebn mbar\u00eb, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Bashkimin Evropian, se Kosova qenka djepi i Serbis\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kjo goditje kundra Sk\u00ebnderbeut, figur\u00ebs madhore komb\u00ebtare shqiptare, nuk \u00ebsht\u00eb e paq\u00ebllimt\u00eb, ajo d\u00ebshmon se demon\u00ebt e vjet\u00ebr trazojn\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme, disa shpirtra hakmarr\u00ebs dhe nj\u00eb dogmatiz\u00ebm fetar q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende gjall\u00eb. P\u00ebr t\u00eb sqaruar m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, po b\u00ebj nj\u00eb shqyrtim shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur (ndon\u00ebse do t\u00eb duhej t\u00eb shkruhej nj\u00eb lib\u00ebr i t\u00ebr\u00eb) t\u00eb k\u00ebtij debati steril dhe shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm, t\u00eb krijuar nga dy vende fqinj\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00ebm\u00ebdheut t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebve kudo n\u00eb bot\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, k\u00ebto lloj pohimesh, t\u00eb d\u00ebmshme dhe t\u00eb pav\u00ebrteta, ideologjish dhe analizash boshe si dhe veprime keqdash\u00ebse, q\u00eb kryhen nga armiqt\u00eb e huaj, jan\u00eb p\u00ebrqafuar dhe po p\u00ebrs\u00ebriten p\u00ebrsosm\u00ebrish, pa asnj\u00eb pjekuri e ndershm\u00ebri nga ca shqiptar\u00eb: gazetar\u00eb t\u00eb mediave t\u00eb ndryshme, shkrimtar\u00eb t\u00eb doktrinuar, analist\u00eb e komentues t\u00eb tjer\u00eb. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet p\u00ebr t\u00eb ardhur keq, q\u00eb disa shqiptar\u00eb, marrin stafet\u00ebn e armiqve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb shqiptarizm\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 tentativave t\u00eb tyre manipuluese e t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrta, Grek\u00ebt ashtu si dhe Serb\u00ebt (nj\u00eb aleanc\u00eb fetare, nj\u00eb bashkim i shenjt\u00ebruar apo luft\u00eb e shenjt\u00eb?) kan\u00eb hapur k\u00ebto koh\u00ebt e fundit nj\u00eb shteg t\u00eb ri p\u00ebr pretendimet e tyre: t\u00eb sulmojn\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj tok\u00ebsore, po k\u00ebshtu dhe figurat e m\u00ebdha t\u00eb shqiptarizm\u00ebs e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb at\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnderbeut. T\u00eb gjitha k\u00ebto sulme, k\u00ebto manipulime e vullgaritete historike jan\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb palogjikshme dhe t\u00eb pabazuara, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb ulta e shpif\u00ebse. Ato nuk mb\u00ebshteten mbi asnj\u00eb themel, asnj\u00eb argument v\u00ebrtetues dhe prov\u00eb historike. Q\u00ebllimi i tyre \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb.<\/p>\n<p>Serb\u00ebt gjithmon\u00eb kan\u00eb pretenduar se Kosovar\u00ebt (territori i t\u00eb cil\u00ebve s\u2019\u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ai i Dardanis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb, em\u00ebr q\u00eb shpjegohet bukur nga shqipja si \u201cvendi i dardhave\u201d) nuk qenkan \u201cautokton\u00eb\u201d por nj\u00eb popullsi e ardhur nga Shqip\u00ebria, Turqia apo gjetiu! Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb historia e shkruar dhe e mir\u00ebnjohur pohon se Sllav\u00ebt e jugut jan\u00eb shfaqur n\u00eb Ballkan ve\u00e7se andej nga fundi i shk. VI-t\u00eb apo t\u00eb VII\u2019t\u00eb er\u00ebs son\u00eb dhe ata pushtuan hap\u00ebsir\u00ebn tok\u00ebsore (nga dy an\u00ebt e Danubit deri n\u00eb Greqi, e nga Adriatiku deri n\u00eb Detin e Zi) q\u00eb u p\u00ebrkisnin Ilir\u00ebve (Panon\u00ebve, Istrian\u00ebve, Venet\u00ebve, Liburn\u00ebve, Dalmat\u00ebve, Dardan\u00ebve, Tribal\u00ebve etj) dhe Trak\u00ebve (Dak\u00ebve, Gjet\u00ebve, Brig\u00ebve, Mesian\u00ebve, etj) q\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe i asimiluan duke marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs e traditave t\u00eb tyre (fjal\u00eb, kostume popullore, rapsodi, etj).<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha tribut e para sllave (S\u00ebrbe, Sllovene, Kroate) dhe Bullgare u kristjanizuan vet\u00ebm n\u00eb shek. IX t\u00eb er\u00ebs son\u00eb pas krishtit, nga dy prifterinj grek\u00eb sllavofone: Cirili dhe Metodi. Q\u00eb nga kjo koh\u00eb ata filluan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb disa kisha n\u00ebp\u00ebr Ballkan dhe ve\u00e7anerisht n\u00eb zon\u00ebn shum\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb liqeneve t\u00eb Ohrit e t\u00eb Presp\u00ebs. Deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, fanatizmi dhe nacionalizmi i kish\u00ebs ortodokse nuk kan\u00eb rreshtur. Madje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, s\u00ebrb\u00ebt transformuan nj\u00eb d\u00ebshtim (fusha e M\u00ebll\u00ebnjave \u2013 Kosov\u00eb \u2013 1389) n\u00eb nj\u00eb fitore, n\u00eb nj\u00eb simbol komb\u00ebtar, dhe b\u00ebjn\u00eb t\u00eb besohet se kjo qe nj\u00eb luft\u00eb vet\u00ebm midis Serb\u00ebve dhe Otoman\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte nj\u00eb luft\u00eb shum\u00eb-etnike kund\u00ebr trupave turke e zhvilluar nga hungarez\u00ebt, shqiptar\u00ebt, serb\u00ebt, bullgar\u00ebt, etj.! Pa harruar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb beteje u vra sulltani otoman Murati i I\u2019r\u00eb, pik\u00ebrisht nga nj\u00eb Shqiptar! Ja pra si q\u00ebndron Historia, ajo e v\u00ebrteta!<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr sa u p\u00ebrket Grek\u00ebve, k\u00ebta pretendojn\u00eb, pa t\u00eb drejt\u00eb, jugun e Shqip\u00ebris\u00eb d.m.th. Veriun e Epirit t\u00eb lasht\u00eb. P\u00ebr \u00e7\u2019ar\u00ebsye?<\/strong><\/p>\n<p>1. Pik\u00ebs\u00ebpari, ata mendojn\u00eb se Epiri ishte nj\u00eb provinc\u00eb greke. Dhe shkojn\u00eb deri aty sa pohojn\u00eb se etnia greke vjen nga veriu i Greqis\u00eb, d.m.th. Epiri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo zon\u00eb s\u2019ka qen\u00eb kurr\u00eb pjese e Greqis\u00eb. Qen\u00eb Romak\u00ebt, q\u00eb pas pushtimit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb, sajuan nj\u00eb \u201cGreqi t\u00eb re\u201d duke p\u00ebrfshir\u00eb aty Maqedonin\u00eb, Thrak\u00ebn dhe Epirin. Straboni, (fillimi i er\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb: vitit 58 para Krishtit \u2013 21 apo 25 pas Krishtit), pohonte se n\u00eb koh\u00ebn e tij Epiri ndodhej jasht\u00eb Greqis\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb autor\u00ebt e lasht\u00eb (shek. VI dhe V para Krishtit), pa p\u00ebrjashtim, e trajtonin Thesprotine (emri i lasht\u00eb i Epirit) si nj\u00eb vend t\u00eb populluar nga \u201cbarbar\u00ebt\u201d q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cata q\u00eb s\u2019flasin greqisht\u201d. Zanafilla e k\u00ebsaj legjende, qe nj\u00eb gabim i Aristotelit (cituar n\u00eb librin tim t\u00eb fundit \u201cMiken\u00ebt = Pellazg\u00ebt\u201d \u2013 p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip n\u00eb vitin 2008 nga sht\u00ebpia botuese Plejad). Duhet t\u00eb shtoj se tekstet e para t\u00eb shkruara n\u00eb greqisht (t\u00eb Homerit dhe Hesiodit) nuk kan\u00eb p\u00ebrm\u00ebndur as Helen\u00ebt, as Dor\u00ebt dhe as Ion\u00ebt. N\u00eb raste t\u00eb rralla kur k\u00ebto emra jan\u00eb p\u00ebrm\u00ebndur, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrfutje (shtojsa) t\u00eb m\u00ebvonshme t\u00eb b\u00ebra nga disa logografe (shkrues) helenofil\u00eb: kjo v\u00ebrtetohet prej \u201ckritik\u00ebve t\u00eb Aleksandris\u00eb\u201d. Nga ana tjet\u00ebr duhet sh\u00ebnuar fakti q\u00eb shumica e heronjve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb greke t\u00eb shek. XIX-t\u00eb ishin me origjin\u00eb epiro-shqiptare apo Arvanit\u00eb (si dhe shum\u00eb burra t\u00eb politik\u00ebs, si Papandreu): Bo\u00e7ari, Tsavallas, Bubulina, Kanaris, etj. \u00c7\u2019u mbeti grek\u00ebve? Sk\u00ebnderbeu?!<\/p>\n<p>2. N\u00eb vazhdim meqen\u00ebse jugu i Shqip\u00ebris\u00eb (i quajtur prej Grek\u00ebve \u201cEpiri i Veriut\u201d) u konvertua n\u00eb fen\u00eb ortodokse, Grek\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb besohet (dhe vazhdojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb) se Shqiptar\u00ebt ortodoks\u00eb paskan qen\u00eb dhe jan\u00eb Grek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb gjithesej 40 mij\u00eb grek\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Pra Grek\u00ebt dhe Serb\u00ebt e konsiderojn\u00eb \u201cfen\u00eb\u201d si \u201ckomb\u00ebsi\u201d!?! Ishin organet e Bashkimit Europian q\u00eb ju imponuan Grek\u00ebve heqjen nga pasaporta, p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare. Ashtu si\u00e7 Serb\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb \u201ccop\u00ebtimin\u201d e Kosov\u00ebs, Grek\u00ebt duan nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: strategjia e tyre ka koh\u00eb q\u00eb ka nisur duke formuar nj\u00eb \u201cbashki separatiste\u201d (shqiptare t\u00eb n\u00ebnshtruar fanatizmit t\u00eb kish\u00ebs ortodokse!) n\u00eb Himar\u00eb n\u00eb Jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Po kjo Kish\u00eb ortodokse, e mb\u00ebshtetur nga shteti grek, k\u00ebrkon ngritjen e \u201cmonumenteve p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00ebt\u201d t\u00eb ushtar\u00ebve grek\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, etj etj. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr tu v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje gjithashtu se kisha ortodokse shqiptare drejtohet nga nj\u00eb klerik i ardhur prej Greqis\u00eb si duket p\u00ebr nj\u00eb n\u00ebnshtrim grek t\u00eb radh\u00ebs, mbi asamblen\u00eb e episkopatit ortodoks shqiptar. A jan\u00eb kaq naiv\u00eb autoritetet shqiptare, p\u00ebr t\u2019iu l\u00ebn\u00eb dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb Grek\u00ebve?<\/p>\n<p>3. Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se nd\u00ebrmjet viteve 1920 dhe 1924 Greqia ka nd\u00ebrmar\u00eb pastrimin e par\u00eb etnik dhe etnocid [shkat\u00ebrrimin e identitetit kulturor dhe shpirt\u00ebror t\u00eb nj\u00eb populli \u2013 sh\u00ebnim i p\u00ebrkthyesit] n\u00eb Europe: shp\u00ebrnguljen e m\u00eb shum\u00eb se 450 000 Shqiptar\u00ebve t\u00eb Epirit t\u00eb jugut (n\u00ebn dominimin grek) drejt Turqis\u00eb kundrejt kthimit t\u00eb 1 500 000 grek\u00ebve t\u00eb Turqis\u00eb drejt Epirit. Ata donin t\u00eb na b\u00ebnin t\u00eb besojm\u00eb se k\u00ebta Shqiptar\u00eb \u201cmysliman\u00eb\u201d ishin Turq (pik\u00ebrisht si\u00e7 b\u00ebn\u00eb serb\u00ebt me Kosovar\u00ebt)! K\u00ebshtu ata i z\u00ebvend\u00ebsuan shqiptar\u00ebt e p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga Epiri, me Grek\u00eb t\u00eb ardhur ngaAnatolia. Por nuk flitet aq sa duhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb duhet ta denoncojm\u00eb nj\u00ebz\u00ebri dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zyrtare tek organet e \u201cAmnistie Internacional\u201d. Nj\u00eb tjet\u00ebr marr\u00ebzi \u00ebsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e sotme n\u00eb Greqi: autoritetet greke i shtyjn\u00eb emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb \u201cgreqizojn\u00eb\u201d emrin dhe mbiemrin, madje t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb edhe fen\u00eb. U japin madje edhe komb\u00ebsin\u00eb greke! \u00c7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb organismat europiane p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb veprim t\u00eb turpsh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u2019komb\u00ebtarizimit masiv, dhe t\u00eb manipulimeve t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, shqet\u00ebsuese, \u00e7njer\u00ebzore dhe t\u00eb turpshme? A nuk shkelen t\u00eb Drejtat e Njeriut\u201d n\u00eb Greqi, an\u00ebtar i BE\u2019s\u00eb?<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, p\u00ebr ta p\u00ebrforcuar m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb antishqiptare, ata sulmojn\u00eb pa u hyr\u00eb gjembi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, identitetin shqiptar e sidomos heroin e tij komb\u00ebtar \u201cSk\u00ebnderbeun\u201d. Ata d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb \u00e7\u2019komb\u00ebtarizojn\u00eb Shqiptaret duke u mohuar \u00e7do lidhje me t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre t\u00eb famshme. Grek\u00ebt duan edhe nj\u00eb her\u00eb, t\u00eb vjedhin Historin\u00eb e tyre, ashtu si\u00e7 b\u00ebn\u00eb me paraardh\u00ebsit e tyre Pellazg\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve, ata ju p\u00ebrvet\u00ebsuan nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kultur\u00ebs, traditave dhe mitollogjis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Gjergj Kastrioti (1405-1468), i mbiquajtur \u201cSk\u00ebnderbe\u201d (\u201cZot Aleksand\u00ebr\u201d d.m.th. i denj\u00eb p\u00ebr b\u00ebmat e Aleksand\u00ebrit t\u00eb Madh) prej Otoman\u00ebv\u00eb, \u00ebsht\u00eb hero komb\u00ebtar shqiptar i njohur nga t\u00eb gjith\u00eb historian\u00ebt e t\u00eb gjitha vendeve mbar\u00eb, si\u00e7 e v\u00ebrtetojn\u00eb arkivat otomane, t\u00eb Vatikanit, spanjolle, italiane, franceze, ato t\u00eb lindjes, etj. Kjo \u00ebsht\u00eb e shkruar e zez\u00eb mbi t\u00eb bardh\u00eb . P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta shpirtzinj nuk do t\u00eb mundin kurr\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb historin\u00eb e shkruar dhe t\u00eb pranuar nj\u00ebz\u00ebri. Duhet sh\u00ebnuar se p\u00ebr nder t\u00eb Sk\u00ebnderbeut shqiptar, shum\u00eb biograf\u00eb (nga t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi \u00ebsht\u00eb Barleti n\u00eb shek. XVI), shkrime historike (si ai i Jacques de Lavardin, Paganelit, Hammer-purgstall), shum\u00eb tragjedi dhe drama nga t\u00eb cilat nj\u00eb gjysm\u00eb_duzin\u00eb n\u00eb Franc\u00eb e t\u00eb tjera n\u00eb Spanj\u00eb, ku ai qe nj\u00eb figure e madhe e Teatrit spanjoll, n\u00eb poema si ajo e shkruar nga Ronsardi dhe nj\u00eb opera e kompozitorit t\u00eb madh Vivaldi etj. qen\u00eb shkruar gjithandej n\u00eb Europ\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, me q\u00eb Sk\u00ebnderbeu ishte i krishter\u00eb dhe mbret i Arb\u00ebris\u00eb (Shqip\u00ebris\u00eb) dhe i Epirit (i populluar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryesisht nga shqiptare) u dashka me ia vesh atij n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb greke ose serbe etj. Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si nj\u00eb hero autentik shqiptar. Deri m\u00eb sot asnj\u00ebri nuk ka v\u00ebrtetuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Pra sot nuk k\u00ebrkohet ve\u00e7se t\u00eb njolloset kujtimi i tij, t\u00eb turbullohen shpirtrat dhe t\u00eb mbillet p\u00ebr\u00e7arja jo vet\u00ebm mes Shqiptar\u00ebve por edhe nd\u00ebrmjet popujve e shteteve t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs. Grek\u00ebt dhe Serb\u00ebt e p\u00ebrshkruajn\u00eb, me shum\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje, figur\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut si nj\u00eb lloj \u201cmiti\u201d q\u00eb shqiptar\u00ebt e paskan p\u00ebrvet\u00ebsuar! Fjala \u201cmit\u201d e p\u00ebrdorur nga armiqt\u00eb e historis\u00eb heroike t\u00eb Shqiptar\u00ebve, merret k\u00ebtu n\u00eb kuptimin negativ t\u00eb saj. Historia e Sk\u00ebnderbeut nuk \u00ebsht\u00eb as mit e as legjend\u00eb por nj\u00eb histori e v\u00ebrtet\u00eb e njohur nga t\u00eb gjitha Shtetet e shek. t\u00eb XV\u2019t\u00eb si dhe Vatikani, e nga t\u00eb gjitha arkivat historike t\u00eb Shteteve t\u00eb k\u00ebsaj epoke. Kjo eg\u00ebrsi anti-shqiptare, ky denigrim pa shkak, k\u00ebto manipulime t\u00eb ul\u00ebta e kjo fushat\u00eb shpif\u00ebse nuk nderon ask\u00ebnd. P\u00ebrkundrazi, kjo rrezikon t\u2019i vihet zjarri barutit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb t\u00eb Ballkanit q\u00eb \u00ebsht\u00eb populluar prej pushtuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe q\u00eb p\u00ebrmbledh nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri t\u00eb till\u00eb etnike, gjuh\u00ebsore, kulturore, politike (mozaik etnik, dhe Kull\u00eb Babeli) q\u00eb jo m\u00eb kot \u00ebsht\u00eb quajtur \u201cfu\u00e7i baruti\u201d.<\/p>\n<p>Veprimet me paramendim dhe provokimi nga ana e serbo-grek\u00ebve jan\u00eb m\u00eb se t\u00eb duksh\u00ebm: ata d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb prishin imazhin e Shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb heronjve t\u00eb tyre. Shpresoj qe t\u2019iu vij\u00eb m\u00ebndja (arsyeja) dhe t\u00eb hedhin tutje k\u00ebt\u00eb armiq\u00ebsi t\u00eb kot\u00eb e k\u00ebt\u00eb urrejtje t\u00eb gjat\u00eb shekullore. I k\u00ebrkoj sidomos autoriteteve shqiptare t\u00eb jen\u00eb vigjilent, t\u00eb mos dor\u00ebzohen ndaj sirenave serbo-greke: mos u b\u00ebni naive. Duhet q\u00ebndruar syhapur kundrejt \u00e7do prekje t\u00eb integritetit tok\u00ebsor te Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs e t\u00eb dinjitetit t\u00eb tyre si shtete sovrane. A duhet shitur shpirti e dinjiteti thjesht p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian? Historia dhe e ardhmja do t\u00eb jen\u00eb gjykat\u00ebsit e vet\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>( P\u00ebrktheu nga frengjishtja: Kledia Demi \u2013 14. 12. 2008 )<\/strong><\/p>\n<p><strong>Source:\u00a0http:\/\/pashtriku.org\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb kur Shqip\u00ebria u \u00e7lirua prej komunizmit (u b\u00ebn\u00eb plot 18 vjet!) e q\u00eb kur Kosova u b\u00eb e pavarur (megjith\u00eb refuzimin e Serbis\u00eb, Rusis\u00eb dhe mosnjohjes t\u00eb ndonj\u00eb shteti tjet\u00ebr i pashtruar) nepsi p\u00ebr tokat shqiptare po shton oreksin e Greqis\u00eb p\u00ebr jugun e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ndarje etnike t\u00eb Kosov\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19458,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-14929","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>DR. MATHIEU AREF (ARIF MATI): Historia e Sk\u00ebnderbeut nuk \u00ebsht\u00eb as mit as legjend\u00eb, por nj\u00eb histori e v\u00ebrtet\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DR. MATHIEU AREF (ARIF MATI): Historia e Sk\u00ebnderbeut nuk \u00ebsht\u00eb as mit as legjend\u00eb, por nj\u00eb histori e v\u00ebrtet\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Q\u00eb kur Shqip\u00ebria u \u00e7lirua prej komunizmit (u b\u00ebn\u00eb plot 18 vjet!) e q\u00eb kur Kosova u b\u00eb e pavarur (megjith\u00eb refuzimin e Serbis\u00eb, Rusis\u00eb dhe mosnjohjes t\u00eb ndonj\u00eb shteti tjet\u00ebr i pashtruar) nepsi p\u00ebr tokat shqiptare po shton oreksin e Greqis\u00eb p\u00ebr jugun e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ndarje etnike t\u00eb Kosov\u00ebs. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-09-03T21:32:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-10-28T09:01:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/mathieu_aref.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"688\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"DR. MATHIEU AREF (ARIF MATI): Historia e Sk\u00ebnderbeut nuk \u00ebsht\u00eb as mit as legjend\u00eb, por nj\u00eb histori e v\u00ebrtet\u00eb\",\"datePublished\":\"2017-09-03T21:32:44+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-28T09:01:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\\\/\"},\"wordCount\":2304,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/mathieu_aref.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\\\/\",\"name\":\"DR. MATHIEU AREF (ARIF MATI): Historia e Sk\u00ebnderbeut nuk \u00ebsht\u00eb as mit as legjend\u00eb, por nj\u00eb histori e v\u00ebrtet\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/mathieu_aref.jpg\",\"datePublished\":\"2017-09-03T21:32:44+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-28T09:01:10+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/mathieu_aref.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/mathieu_aref.jpg\",\"width\":600,\"height\":688,\"caption\":\"Mathieu Aref\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"DR. MATHIEU AREF (ARIF MATI): Historia e Sk\u00ebnderbeut nuk \u00ebsht\u00eb as mit as legjend\u00eb, por nj\u00eb histori e v\u00ebrtet\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DR. MATHIEU AREF (ARIF MATI): Historia e Sk\u00ebnderbeut nuk \u00ebsht\u00eb as mit as legjend\u00eb, por nj\u00eb histori e v\u00ebrtet\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"DR. MATHIEU AREF (ARIF MATI): Historia e Sk\u00ebnderbeut nuk \u00ebsht\u00eb as mit as legjend\u00eb, por nj\u00eb histori e v\u00ebrtet\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Q\u00eb kur Shqip\u00ebria u \u00e7lirua prej komunizmit (u b\u00ebn\u00eb plot 18 vjet!) e q\u00eb kur Kosova u b\u00eb e pavarur (megjith\u00eb refuzimin e Serbis\u00eb, Rusis\u00eb dhe mosnjohjes t\u00eb ndonj\u00eb shteti tjet\u00ebr i pashtruar) nepsi p\u00ebr tokat shqiptare po shton oreksin e Greqis\u00eb p\u00ebr jugun e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ndarje etnike t\u00eb Kosov\u00ebs. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-09-03T21:32:44+00:00","article_modified_time":"2017-10-28T09:01:10+00:00","og_image":[{"width":600,"height":688,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/mathieu_aref.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"DR. MATHIEU AREF (ARIF MATI): Historia e Sk\u00ebnderbeut nuk \u00ebsht\u00eb as mit as legjend\u00eb, por nj\u00eb histori e v\u00ebrtet\u00eb","datePublished":"2017-09-03T21:32:44+00:00","dateModified":"2017-10-28T09:01:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/"},"wordCount":2304,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/mathieu_aref.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/","name":"DR. MATHIEU AREF (ARIF MATI): Historia e Sk\u00ebnderbeut nuk \u00ebsht\u00eb as mit as legjend\u00eb, por nj\u00eb histori e v\u00ebrtet\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/mathieu_aref.jpg","datePublished":"2017-09-03T21:32:44+00:00","dateModified":"2017-10-28T09:01:10+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/mathieu_aref.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/mathieu_aref.jpg","width":600,"height":688,"caption":"Mathieu Aref"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-mathieu-aref-arif-mati-historia-e-skenderbeut-nuk-eshte-as-mit-as-legjende-por-nje-histori-e-vertete\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"DR. MATHIEU AREF (ARIF MATI): Historia e Sk\u00ebnderbeut nuk \u00ebsht\u00eb as mit as legjend\u00eb, por nj\u00eb histori e v\u00ebrtet\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14929"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14929\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19458"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}