{"id":14940,"date":"2017-09-03T23:53:47","date_gmt":"2017-09-03T22:53:47","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=14940"},"modified":"2017-10-28T08:52:35","modified_gmt":"2017-10-28T08:52:35","slug":"ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\/","title":{"rendered":"JU QE LINDET AIDIN MUZAKUN, QE NE TORVIOLL E DERDHI GJAKUN!"},"content":{"rendered":"<p>Publikoi <strong>Ndoc Selimi<\/strong><\/p>\n<p><em>Kushtuar strategut dhe heroit te betejes s\u00eb Torviollit, <strong>Aidin Muzakut<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Besim DERVISHI<\/strong><\/p>\n<p>Me k\u00ebto vargje e ka personifikuar poeti Kol Jakova (Shih librin &#8220;Garda Krutane, Kol\u00eb Jakova, Tiran\u00eb 1967) luft\u00ebn e nj\u00eb trimi skraparas, Ajdin Muzakut, i cili ka r\u00ebn\u00eb heroikisht n\u00eb betej\u00ebn e Torviollit kund\u00ebr hordhive otomane.<\/p>\n<blockquote><p>O ju vashat e Skraparit,<br \/>\nPor si yje n\u00eb nat\u00eb t\u00eb beharit,<br \/>\nJu, po, e lind\u00ebt Ajdin Muzakun,<br \/>\nQ\u00eb n\u00eb Torviol kur derdhi gjakun,<br \/>\nSk\u00ebnderbeut s&#8217;ju ter\u00ebn syt\u00eb,<br \/>\nSe s&#8217;b\u00ebn n\u00ebna Ajdin t\u00eb dyt\u00eb,<br \/>\nBij\u00ebve tuaj c&#8217;u priste shpata,<br \/>\nAs i lodhin rrug\u00ebt e gjata,<br \/>\nBuka moti e gur\u00ebt e thata,<br \/>\nSi kaproj maleve u ngjiten,<br \/>\nEdhe n\u00eb prita kur nguliten,<br \/>\nPa vdek mbar\u00eb vendit s&#8217;i shqiten&#8230;<\/p><\/blockquote>\n<p>Por nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb librin &#8220;Skrapari: Almanak 1977&#8221;, botuar n\u00eb Tiran\u00eb nga Sh\u00ebptia Botuese &#8220;8 N\u00ebntori&#8221;, viti 1978, n\u00eb faqen 6 thuhet se: K\u00ebshtu fiksoi n\u00eb vargje gjenia popullore luft\u00ebn e nj\u00eb trimi skrapalli, Ajdin Muzakut, t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb betej\u00ebn e Torviollit kund\u00ebr hordhive otomane. &#8220;Bij\u00ebve tuaj c&#8217;u priste shpata, as i lodhin rrug\u00ebt e gjata&#8221;, thot\u00eb poeti popullor p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt skrapalli n\u00eb periudh\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut. Nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb disa vargje te kesaj poeme t\u00eb ken\u00eb qarkulluar n\u00eb zon\u00ebn e Skraparit n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb hershme dhe jane marre nga mbledh\u00ebsit e folklorit duke u p\u00ebrpunuar. Po kush ishte Ajdin Muzaku? Nga ishte ai? Kishte lidhje me familjen e Muzakajve t\u00eb Beratit?<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb strateg ushtarak dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht\u00eb heroi i luft\u00ebs s\u00eb Torviollit kemi pak materiale ose aspak. Sipas disa historian\u00ebve dhe studiuesve skraparas Ajdin Muzaku mund\u00eb t\u00eb jet\u00eb nga kjo trev\u00eb. Nd\u00ebrsa Fan Noli n\u00eb faqen 122 dhe 123 thot\u00eb se &#8220;-Princi Aidin Muzaka, ishte i v\u00ebllaj i Gjin Muzakes, te shoqit te Vllajkes Kastrioti, se motres se Skenderbeut (Shih librin &#8220;Historia e Ske\u0308nderbeut : Gjerg Kastriotit, Mbretit te Shqiperise, 1412-1468 \/ Fan S. Noli, botuar n\u00eb Boston, USA nga Shtypeshkronja &#8220;Dielli&#8221; 1921 fq 122-123). Po k\u00ebtu Noli citon Barletin i cili midis t\u00eb tjerave thot\u00eb se: Sagittarios mox reliquum robur peditatus, et scutatorum ac hastatorum agmina cum Aidino Gnei (Musachii) fratre sequebantur (Shih Barletin, L. II, f. 48). Pra Aidin Muzaka \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i Gjin Muzak\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Noli kund\u00ebrshton Biemmi-n (Giammaria Biemmi prift katolik nga Breshia e Italise i cili shkroj librin Sk\u00ebnderbeu n\u00eb 1742) i cili ne Librin I faqa 46 thot\u00eb se; Aidin Muzaku \u00ebsht\u00eb vellai i Stefan Darenit, te cilin e ngaterron me Princin Stefan Cernovic te Malit te Zi. Por sipas shkrimtarit Llazar Siliqi mbiemri Muzakaj ka egzistuar n\u00eb zon\u00ebn e Oparit, Tomorric\u00ebs dhe Sulov\u00ebs ( shih &#8220;Albanian contemporary prose&#8221;, Llazar Siliqi, Tiran\u00eb 1963, fq. 108). Pra n\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb ngusht\u00eb midis Oparit, Tomorric\u00ebs dhe Sulov\u00ebs i cili ndahej apo bashkohej nd\u00ebrmjet krahinave n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb lumi ose nj\u00eb kodre, n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb hershme v\u00ebshtir se mund t\u00eb gjendeshin kufij\u00ebt t\u00eb ndara si me thik\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00eb kronik\u00ebn e l\u00ebn\u00eb nga Gjon Muzaka n\u00eb faqen 296 t\u00eb p\u00ebrkthyer nga Hopf thuhet se:<br \/>\n&#8220;&#8230;N\u00eb Tomoric\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb ishin kat\u00ebr baron q\u00eb i njoh un\u00eb. I pari ishte Ginno de Bogdani (Gjin Bogdani) i cili kishte Barloi-n dhe pes\u00eb fshatra t\u00eb tjera. Tjetri ishte Bardi Fachiemiri (Bardhi Faqemiri) i cili kishte dy fshatra t\u00eb tjera t\u00eb banuara q\u00eb quheshin Barci (fshati Barc). Dy t\u00eb tjer\u00ebt ishin Joan Visagni (Xhon Vishanji) dhe Duca Debril (Duka i Dobrenjit ndoshta) i cili kishte fshatin e Guriscitit (Gurishtit ose gurishte). Ishte edhe Basan Bilochisi i cili mkishte Disguimar-in. Ishte dhe nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb kishte nj\u00eb fshat ose q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb banuar. Ky fshati quhej AIDIN. Ishin edhe dy q\u00ebndra t\u00eb tjera nj\u00ebra kishte Martin Cervota dhe tjetra John Cervota. Ishte dhe nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr tjet\u00ebr e fundit q\u00eb drejtohej nga Conte de Balguri (Konti Ballgurit) i cili kishte nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb banuar q\u00eb quhej Guerb\u00ebsi (Gjerb\u00ebsi) dhe ishte Vojvoda i Tomorices. (Shih &#8220;Chroniques gre\u0301co-romanes ine\u0301dites ou peu connues&#8221;, Charles Hopf, 1873, faqa 296 ose shih librin &#8220;Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries&#8221;, Robert Elsie, 2003, fq. 51).<\/p>\n<p>Pra kjo e dh\u00ebn\u00eb hedh drit\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb fshat me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr q\u00eb administrohej nga nj\u00eb kont edhe n\u00eb vitin 1515 dhe ndoshta ky fshat ka trash\u00ebguar emrin e Aidin Muzakut. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e Gjon Muzak\u00ebs gjyshi i tij Andrea Muzaka kishte dy vajza nj\u00ebra prej t\u00eb cilave quhej Elena dhe ishte martuar me Ajdin Klopes. Nga martesa e tyre kishin lindur dy djem Hasan beu dhe Haxhi Beu. Ajdin Klopes kishte nj\u00eb fshat q\u00eb quhej Vreshtas. Ndaj nuk duhet ngat\u00ebrruar fshati AIDIN n\u00eb Tomorric me k\u00ebt\u00eb si dhe as dy personazhet pra Aidin Muzaku me Aidin Klopes (shih librin &#8220;Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries&#8221;, Robert Elsie, 2003, fq. 44). Nga k\u00ebqyrja sot n\u00eb terren n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb nuk egziston fshat me emrin Aidin ose Ajdin, por n\u00eb fshatin Vlush t\u00eb Skraparit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fis\u00eb i madh t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbiemrin Hajdini (Ajdini ose Aidini.<\/p>\n<p>Vlen\u00eb t\u00eb theksohet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat jan\u00eb gjetur artifakte t\u00eb cilat flasin p\u00ebr nj\u00eb v\u00ebndbanim mij\u00ebra vjecar). Po k\u00ebshtu n\u00eb Skrapar egziston edhe nj\u00eb fshat me emrin Muzhak ose Muzak, por disa studiues mendojn\u00eb se emri i tij vjen\u00eb nga sllavishtja q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb &#8220;Muzh&#8221;, dhe ka kuptimin v\u00ebnd me l\u00ebndina. Autori Harry Hodginson thot\u00eb se: Ajdin Muzaku ishte oficer shqip\u00ebtar n\u00eb Stamboll dhe n\u00eb 1443 dezertoj dhe u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri duke u bashkuar me Sk\u00ebnderbeun. Sipas tij, Aidini isht konvertuar n\u00eb fen\u00eb myslimane. Interesat \u00ebsht\u00eb emri Aidin ( Aydin ne anglisht, Ajdin ose Hajdin) i cili n\u00eb turqisht ka kuptimin i sh\u00ebndrit\u00ebsh\u00ebm, por ky em\u00ebr p\u00ebrdorej dhe akoma p\u00ebrdoret nga Celtiko- Ilir\u00ebt n\u00eb variantin Aiden (Eiden) dhe ka kuptimin e per\u00ebndis s\u00eb zjarrit tek celt\u00ebt, ose zjarri i vogel. Pra ndoshta Hodgkinson pandeh se edhe emri \u00ebsht\u00eb osman kur ai fare mir\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb q\u00ebn\u00eb em\u00ebr arb\u00ebr i osmanizuar.<\/p>\n<p>Beteja e Torviollit dhe roli i Ajdin Muzakut n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej.<br \/>\nSipas historianit Kristo Frash\u00ebri (shih K. Frash\u00ebrin fq. 139-141) i cili citon priftin italian G. Biemmi, Torviolli \u00ebsht\u00eb gjetur dhe mund t\u00eb ket\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet Dibra e Poshtme. Fusha e saj sipas tij ishte 11 km e gjat\u00eb dhe 4,8 km e gjer\u00eb, t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn panoram jep edhe Fan Noli. Ai thot\u00eb se : Fusha e Torviollit \u00ebsht\u00eb quajtur keshtu nga nje fshat i vogel me ket\u00eb emer (Torvioll sipas K. Frash\u00ebrit ka kuptimin tok\u00eb e askujt). Kjo fush\u00eb ishte sipas pershkrimit te Tivarasit, shtate milie e gjate (11 km) dhe tre milie (4,8 km) e gjere, e rrethuar prej malesh, brigjesh dhe pyjesh nga te gjitha anet ( shih fq. 124). Fan Noli vazhdon se, Sk\u00ebnderbeu ishte informuar me detaje p\u00ebr numrin dhe p\u00ebrb\u00ebrjen e ushtris\u00eb armike. Ndoshta pa dashje Noli tregon se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin e tyre shqip\u00ebtar\u00ebt kishin ngritur n\u00ebs\u00eb mund ta quajm\u00eb me fja\u00ebt e sotme nj\u00eb sh\u00ebrbim informativ ose sic e quan Noli nj\u00eb zyr\u00eb spiun\u00ebsh ushtarak\u00eb. Agjent\u00ebt e k\u00ebsaj zyre ishin n\u00eb Ederne dhe n\u00eb t\u00eb gjitha pikat kyce q\u00eb t\u00eb shpinin nga Stambolli n\u00eb Shqip\u00ebri (Shih Fan Nolin fq. 121).<\/p>\n<p>M\u00eb tej Noli tregon se kur Sk\u00ebnderbeu mori lajmin se Ali Pasha (gjenerali osman i cili ishte caktuar n\u00eb krye t\u00eb ushtris\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtypur shqip\u00ebtar\u00ebt) po i afrohej Shqip\u00ebris\u00eb, ai mblodhi ushtrin\u00eb e tij dhe doli n\u00eb fush\u00eb. Af\u00ebr Kasharit, i cili sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat af\u00ebr Tiran\u00ebs, ai vizitoj ushtrin\u00eb e cila sipas tij p\u00ebrb\u00ebhej nga 15, 000 forca( 6 000 k\u00ebmb\u00ebsor, 7 000 kalor\u00ebs dhe 2000 kalor\u00ebs t\u00eb tjer nga Princ\u00ebrit e Lig\u00ebs. K\u00ebt\u00eb num\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebsh na e paraqet dhe historiani Abas Ermenji i cili midis t\u00eb tjerave thot\u00eb se ;<\/p>\n<p>&#8220;&#8230;Rasti erdhi m\u00eb Qershor t\u00eb vitit 1444. Nj\u00eb usht\u00ebri turke prej 25.000 vetash, pjesa m\u00eb e madhe kalor\u00ebsi, n\u00ebn komand\u00ebn e Ali Pash\u00ebs, hyri n\u00eb Shqip\u00ebri nga an\u00eb e Kosov\u00ebs dhe zbriti n\u00eb Dibr\u00ebn e Poshtme. Sulltan Murati II mendoi se do t&#8217;a shtypte edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb kryengritjen shqiptare ashtu si kishte shtypur ato t\u00eb m\u00ebparshmet. Sk\u00ebnderbeu, i lajm\u00ebruar p\u00ebr afrimin e usht\u00ebris\u00eb turke ( nga sh\u00ebrbimi i tij sekret, sh\u00ebnimi im), i dolli p\u00ebrpara n\u00eb fush\u00ebn e Dibr\u00ebs me ushtrin\u00eb shqiptare q\u00eb ai kishte pregatitur brenda disa muajve. Kjo p\u00ebrb\u00ebhej prej 15.000 vetash, pjesa m\u00eb e madhe e rekrutuar n\u00eb principat\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, dhe vet\u00ebm nja 2.000 kalor\u00ebs qen\u00eb d\u00ebrguar nga krer\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Lidhjes. \u00c7asti ishte vendimtar, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb par\u00eb vihej n\u00eb prov\u00eb q\u00ebndresa shqiptare.<\/p>\n<p>Oficer\u00ebt dhe ushtar\u00ebt, p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb rinj, nuk ishin m\u00ebsuar deri at\u00ebhere t\u00eb p\u00ebrballonin n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hap\u00ebt nj\u00eb armik aq t\u00eb fort\u00eb sa \u00e7&#8217;ishte usht\u00ebria turke. Populli dukej m\u00eb i shqet\u00ebsuar akoma. Fshatar\u00ebt fusharak\u00eb iknin maleve ose futeshin n\u00ebp\u00ebr fortesat. Gra, pleq e f\u00ebmij\u00eb rrinin gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb kish\u00eb duke iu lutur Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb ta shp\u00ebtonte vendin nga rreziku. Vet\u00ebm Sk\u00ebnderbeu q\u00ebndronte i patronditur. I fliste popullit p\u00ebr t&#8217;a qet\u00ebsuar, iu fliste oficer\u00ebve dhe ushtar\u00ebve p\u00ebr t&#8217;iu dh\u00ebn\u00eb zem\u00ebr dhe p\u00ebr t&#8217;i siguruar se do t&#8217;a fitonin betej\u00ebn (Shih Abas Ermenj- V\u00ebndi q\u00eb Z\u00eb Sk\u00ebnderbeu n\u00eb Historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, Tiran\u00eb 1996, fq 41-42 si dhe Fan Nolin fq. 122). Pik\u00ebrisht\u00eb n\u00eb faqen 122 t\u00eb librit te tij p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun, Fan Noli p\u00ebrm\u00ebnd p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Ajdin Muzakun. Ja si thot ai: Gjer tani Shqiptaret ishin mesuar me disfata dhe mjerime. Ishte rende per ta q\u00eb t\u00eb besonin se ishte e mundur t\u2019u buzeqeshte fati.<\/p>\n<p>Shenjat nuk ishin shume te mira. Si ushtaret, si oficeret, ishin te rinj e te papjekur dhe nuk kishin par\u00eb kurr\u00eb beteja frontale me sy. Pervec vetem dy of\u00eccereve veterane t\u00eb cil\u00ebt e dinin mjesht\u00ebrin\u00eb e artit ushtarak shume mir\u00eb. K\u00ebta ishin Aidin Muzaka i cili kishte sherbyer disa vjet si oficer i ushterise turke dhe kishte ikur nga andej qe te bashkohej me Skenderbene; si dhe Vrana Konti (Shih Fan Nolin fq 122-123). N\u00eb burimin e cekur m\u00eb sip\u00ebr k\u00ebtij shkrimi sipas Harry Hodgkinson, Aidin Muzaka ka dezertuar nga fundi i vitit 1443 nga osman\u00ebt dhe i \u00ebsht\u00eb bashkuar Sk\u00ebnderbeut ( Shih &#8220;Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero&#8221; Harry Hodgkinson fq 75- 80). Po sipas autorit Ahmed Shendy Yousef, Ajdin Muzaka heroi i betej\u00ebs s\u00eb Torviollit gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb n\u00eb Stamboll ishte konvertuar ne islam por religjoni i tij i par\u00eb \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrcaktuar ( Shih &#8220;Islam \u00ebith in Judaism and Christianity, A Voice From The Past: Shedding Light&#8221; Ahmed Shendy Yousef, 2014, fq 138).<\/p>\n<p>Por le t\u00eb vazhdojm\u00eb m\u00eb tutje. Me k\u00ebt\u00eb ushtri Sk\u00ebnderbeu u drejtua n\u00eb fush\u00ebn e Torviollit t\u00eb cil\u00ebn sipas Fan Nolit e kishte studiuar m\u00eb par\u00eb. Abaz Ermenji tregon se fusha e Torviollit ishte e ngusht\u00eb dhe e rrethuar nga male dhe pyje. Ky terren ishte shum\u00eb i favorsh\u00ebm sipas planeve q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb Sk\u00ebnderbeu. T\u00eb dy si Fan Nolit edhe Abas Ermenjit thon\u00eb se plani i Sk\u00ebnderbeut ishte q\u00eb t\u00eb fshinte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb n\u00eb pyje dhe malet aty pran\u00eb dhe ti l\u00ebshonte n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Qe te mos kuptonte armiku qe ne ket\u00eb fushe i kishte ngritur pusine, Sk\u00ebnderbeu la ne Torvioll vetem nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb , dhe ai vet\u00eb me gati shumic\u00ebn e ushtris\u00eb shkoj m\u00eb tutje p\u00ebr t\u00eb pritur ushtrin osmane. Kur ushtria osmane u p\u00ebrball me ushtrin\u00eb e Sk\u00ebnderbeut ky me nj\u00eb taktik luftarake t\u00eb nj\u00eb strategu t\u00eb pashoq u t\u00ebrhoq n\u00eb br\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb Torviollit bashk\u00eb me ushtrin\u00eb e tij duke i dh\u00ebn\u00eb Ali Pash\u00ebs p\u00ebrshtypjen se ai e futi Sk\u00ebnderbeun n\u00eb vrim\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb v\u00ebnd t\u00eb izoluar nga ku nuk kishte ku t\u00eb shkonte. Sk\u00ebnderbeu vazhdonte t\u00eb prapsej nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po futej dal\u00eb nga dal\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e Torviollit.<\/p>\n<p>Dy nga oficer\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb zot\u00eb n\u00eb artin ushtarak, Vrana Konti dhe Aidin Muzaka, e ndihmuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb taktik\u00eb: i pari, duke i q\u00ebndruar p\u00ebrball\u00eb usht\u00ebris\u00eb turke p\u00ebr t\u00eb penguar p\u00ebrparimin e saj, dhe i dyti duke rreshtuar n\u00eb Torvioll grupet e usht\u00ebris\u00eb shqiptare q\u00eb praps\u00ebshin dhe arrinin aty pak e nga pak. Ndon\u00ebse t\u00eb pam\u00ebsuar me manovra t\u00eb tilla, Shqiptar\u00ebt l\u00ebviz\u00ebn rregullisht, duke zbatuar urdh\u00ebrat, dhe puna shkoi mir\u00eb, si\u00e7 ishte parashikuar. Kur u kthye Sk\u00ebnderbeu n\u00eb Torvioll, e gjeti usht\u00ebrin\u00eb t\u00eb radhitur sipas planit. Komand\u00ebn e krahut t\u00eb djatht\u00eb e kishte Tanush Topia me Lab\u00ebrit e Aranitit dhe mal\u00ebsor\u00ebt e Dukagjinit; komand\u00ebn e krahut t\u00eb majt\u00eb e kishte Moisi Golemi me Dibran\u00ebt; n\u00eb qend\u00ebr ishte vet\u00eb Sk\u00ebnderbeu me gard\u00ebn pretoriane, i ndihmuar nga Aidin Muzaka dhe Gjergj Stres Balsha. Nj\u00eb fuqi prej 3.000 kalor\u00ebsish, t\u00eb komanduar nga Hamza Kastrioti, Muzaka i Angjelin\u00ebs, Zaharia Gropa, Pjet\u00ebr Emanueli dhe Gjin Muzaka, ishte d\u00ebrguar t\u00eb fshihej n\u00eb nj\u00eb pyll aty af\u00ebr, me urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb mos l\u00ebvizte gjersa t\u00eb ndizej beteja n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt. Trupin e rezerv\u00ebs prej 3.000 vetash, gjysma kalor\u00ebsi dhe gjysma k\u00ebmb\u00ebsori, e komandonin Kont Urani dhe Marin Spani.<\/p>\n<p>I pari, me kalor\u00ebsin\u00eb, duhej ta sulmonte armikun p\u00ebrball\u00eb kur Hamz\u00eb Kastrioti me shok\u00eb t&#8217;i kishin r\u00ebn\u00eb befasisht nga krah\u00ebt. I dyti, me k\u00ebmb\u00ebsorin\u00eb, nuk duhej t\u00eb l\u00ebvizte ve\u00e7se kur usht\u00ebria turke t\u00eb jepte sh\u00ebnja tronditjeje. Sk\u00ebnderbeu kishte v\u00ebn\u00eb kudo kalor\u00ebsin\u00eb p\u00ebrpara, mbasi pjesa kryesore e usht\u00ebris\u00eb turke ishte kalor\u00ebsi dhe beteja do t\u00eb niste me nj\u00eb p\u00ebrpjekje kuajsh. Por skuadrat ishin rregulluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb edhe k\u00ebmb\u00ebsoria t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb luftim pa q\u00ebn\u00eb e penguar prej kuajvet( Shih Abaz Ermenjin fq 41-42 dhe dhe Fan Nolin fq 125). Sipas Klement Klark ne librin e tij &#8220;George Castriot, surnamed Scanderbeg, king of Albania&#8221;, Aidini kishte vendosur n\u00eb fillim hark\u00ebtar\u00ebt nd\u00ebrsa pas tyre ishin k\u00ebmb\u00ebsoria dhe kalorsia. Aidin Muzaka ishte komandanti kryesor i k\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb sulmit ( shih George Castriot, surnamed Scanderbeg, king of Albania&#8221;, fq 49).<\/p>\n<p>M\u00eb tutje Noli na tregon se kur ushtrit\u00eb u vendos\u00ebn p\u00ebrball nj\u00ebra tjetr\u00ebs ishte n\u00eb t\u00eb ngrysur. T\u00eb dy ushtrit\u00eb ishin t\u00eb lodhura por asnj\u00ebra pal\u00eb nuk l\u00ebvizi nga isnikami p\u00ebr t\u00eb pritur dit\u00ebn e nes\u00ebrme (shih F. Nolin fq 126). Kur u gdhi dita e 29 Qeshorit, shqip\u00ebtar\u00ebt ngel\u00ebn t\u00eb habitur, fusha e t\u00ebr\u00eb ishte mbushur me turq dhe malet osh\u00ebtinin nga daullet e tyre. Para se te zbardhej Sk\u00ebnderbeu dha urdh\u00ebr q\u00eb ushtarve tu jepnin m\u00ebngjezin. Pastaj nga frika se mos ata v\u00ebrviteshin t\u00eb par\u00ebt n\u00eb luft\u00eb doli para tyre dhe ju dha z\u00ebm\u00ebr. Nderkohe sulmi i turq\u00ebve nuk vonoj. Ermenji tregon se, me nj\u00eb b\u00ebrtim\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe tmerronj\u00ebse, turqit u l\u00ebshuan kund\u00ebr usht\u00ebris\u00eb shqiptare. Ne at\u00eb \u00e7ast, trumbetat e gard\u00ebs pretoriane dhan\u00eb sh\u00ebnj\u00ebn e betej\u00ebs, dhe Sk\u00ebnderbeu u hodh\u00eb n\u00eb sul\u00ebm duke iu thirrur Shqiptar\u00ebvet me z\u00eb t\u00eb fort\u00eb (Noli n\u00eb faqen 128 t\u00eb punimit t\u00eb tij citon Fr\u00ebngun i cili thot\u00eb se Sk\u00ebnderbeu para se te niste betej\u00ebn b\u00ebri kryqin e perendise duke thirrur me ze te forte: &#8220;Hani burra dhe shoke&#8221; dhe m\u00eb pas\u00eb u sul i pari ne zjarr me Aidinin (Aidin Muzak\u00ebn).<\/p>\n<p>E t\u00ebr\u00eb garda, me Aidin Muzak\u00ebn dhe Gjergj Balsh\u00ebn, e ndoqi pas si nj\u00eb trup i vet\u00ebm. Beteja ishte shume e ashper dhe e pergjakshme. M\u00eb ngusht\u00eb e pa krahu i Tanush Topias. Shum\u00eb kapedan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt ishin vrar\u00eb, nd\u00ebr ta edhe Anton Linj\u00ebrosa, komandanti i Lab\u00ebrve dhe i Himariot\u00ebve. Sipas Nolit i cili citon Barletin(fq 128). Ne k\u00ebt\u00eb \u00e7ast, u sul ushtria e cila ishte fshehur n\u00eb pyll n\u00ebn komand\u00ebn e Hamza Kastriotit dhe goditi ushtrin\u00eb turke nga krah\u00ebt, kurse Vrana Kodi e goditi ballas. Krahu i majt\u00eb i ushtris\u00eb u thye menj\u00ebher\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe Moisiu me Dibran\u00ebt d\u00ebrmoj krahun e djatht\u00eb. Mbetej q\u00ebndra ku ishte Ali Pasha me b\u00ebrtham\u00ebn e ushtris\u00eb osmane. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Sk\u00ebnderbeu e sulmoj fuqish\u00ebm duke vrar\u00eb shum\u00eb armiq n\u00eb t\u00eb dy krah\u00ebt e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Sk\u00ebnderbeu u ndje i rrezikur kur garda mbret\u00ebrore me Ajdin Muzak\u00ebn u turr\u00eb menj\u00ebher\u00eb duke mbrojtur Mbretin e Shqip\u00ebtar\u00ebve (Shih Fan Nolin fq 128 si dhe, Clement Clarke faqa 49). Turqit u thyen plot\u00ebsishte dhe sic thote Noli mor\u00ebn arratin\u00eb por shqip\u00ebtar\u00ebt ishin aq t\u00eb lodhur sa nuk kishin forc\u00eb ti ndiqnin. Sipas Clement Clarke: Lufta kishte vazhduar nga ora 9 e lindjes s\u00eb diellit deri n\u00eb or\u00ebn 3 pasdite (6 or\u00eb papushim).<\/p>\n<p>Bilanci i k\u00ebsaj beteje lengjedare sipas Clark ishte ky; shqip\u00ebtar\u00ebt kap\u00ebn nj\u00ebzet e kat\u00ebr flamuj t\u00eb turqve, 2000 e armiq i zun\u00eb rob\u00ebr dhe 22.000 osman mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb. Humbja e shqip\u00ebtar\u00ebve ishte shum\u00eb e vog\u00ebl. Thuhet se jan vrar\u00eb 120 luft\u00ebtar shqip\u00ebtar, edhe pse numri i t\u00eb plagosurve ishte m\u00eb i lart\u00eb (Shih George Castriot, Surnamed Scanderbeg, King of Albania, Clement Clark 1850, fq 49 dhe 50). Nd\u00ebrsa Abas Ermenji na jep nj\u00eb panoram tjet\u00ebr t\u00eb bilancit t\u00eb luftimeve. Sipas tij : Osman\u00ebt lan\u00eb 7.000 t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs, 500 rob\u00ebr dhe 24 flamur\u00eb n\u00eb duart e Shqiptar\u00ebvet. I t\u00ebr\u00eb kampi i usht\u00ebris\u00eb turke, me pla\u00e7kat, ushqimet dhe mij\u00ebra kuaj, mbeti aty. Nga Shqiptar\u00ebt pati 1800 t\u00eb vrar\u00eb dhe 2.000 t\u00eb plagosur, prej t\u00eb cil\u00ebve nja 400 vdiq\u00ebn pastaj (Shih V\u00ebndi q\u00eb Z\u00eb Sk\u00ebnderbeu n\u00eb Histori, Abas Ermenji, Tiran\u00eb 1996 fq. 42).<\/p>\n<p>Por panoram\u00ebn m\u00eb t\u00eb plot e jep Fan Noli, ai thot\u00eb se: Humbjet e osman\u00ebve ishin 8,000 t\u00eb vrar\u00eb dhe 2,000 rob\u00ebr , 24 flamuj u kap\u00ebn me gjith\u00eb kampin e tyre me tenda dhe ushqime dhe mij\u00ebra kuaj. Sipas Nolit imagjinata popullore e rriti numrin e pjesmarrjes s\u00eb ushtris\u00eb osmane n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej si dhe bilancin e humbjes s\u00eb ushtris\u00eb armike. Nga 25 000 q\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb numri i ushtarve osman n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej, ishte b\u00ebr\u00eb 40 000 si dhe numri i t\u00eb vrar\u00ebve nga 8000 ishte b\u00ebr\u00eb 20 000. Sipas Nolit i cili citon Barletin nga shqip\u00ebtar\u00ebt mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb 1600 ushtar prej t\u00eb cil\u00ebve 120 ishin krer\u00ebt e ushtris\u00eb s\u00eb Sk\u00ebnderbeut. U plagos\u00ebn 2000 luft\u00ebtar nga t\u00eb cil\u00ebt 400 vdiq\u00ebn m\u00eb pas\u00eb. Nolit, Barletit dhe Abaz Ermenjit thon\u00eb se, nj\u00ebri nga t\u00eb plagosurit r\u00ebnd\u00eb ishte strategu i dyt\u00eb, pas Sk\u00ebnderbeut, i k\u00ebsaj beteje. Ajdin Muzaku. I cili prej plag\u00ebve t\u00eb shumta t\u00eb mara n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej vdiq n\u00eb muajin Dhjetor t\u00eb atij viti(Dhjetor 1444).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Ernest Koliqi dhe Nazmi Rrahmani n\u00eb librin e tyre &#8220;Kushtrimi i Sk\u00ebnderbeut&#8221; n\u00eb faqen 248 botuar nga shtepia botuese Faik Konica, 2003, thon se Aidin Muzaka vdiq nj\u00eb muaj pas betej\u00ebs s\u00eb Torviollit, pra n\u00eb Korrik ose fillim Gushti t\u00eb vitit 1444. Ka mund\u00ebsi q\u00eb Noli dhe Ermenji mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb sakt p\u00ebr muajin Dhjetor. Ajdin Muzaku sipas tyre u qa nga gjith\u00eb ushtria dhe vecanarisht\u00eb nga Sk\u00ebnderbeu i cili kishte shpresa t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb zgjuarsine, trim\u00ebrin dhe p\u00ebrgatitjen ushtarake t\u00eb tij. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur edhe tek vargjet e vjersh\u00ebs s\u00eb poetit Kol Jakova n\u00eb librin &#8220;Garda Krutane&#8221; kur ai midis t\u00eb tjerave thot\u00eb se:<\/p>\n<blockquote><p>Sk\u00ebnderbeut s&#8217;ju ter\u00ebn syt\u00eb\/<br \/>\nSe nuk b\u00ebn\u00eb m\u00eb n\u00ebna Ajdin t\u00eb dyt\u00eb\/<\/p><\/blockquote>\n<p>Gjith\u00ebashtu dhimbja dhe pik\u00ebllimi p\u00ebr vdekjen e Ajdin Muzakut \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar mjesht\u00ebrisht\u00eb tek Opera &#8220;Sk\u00ebnderbeu&#8221; e vitit 1968 me autor Llazar Siliqin dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb nga Preng Jakova me rastin e 500 vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Dhimbjen e madhe q\u00eb ka ndjer Gjergji p\u00ebr vdekjen e Ajdin Muzakut e tregojn\u00eb shume bukur k\u00ebto fjal ku dhe n\u00eb castin e vdekjes ai e p\u00ebrmend heroin dhe strategun e betej\u00ebs s\u00eb Torviollit, Ajdin Muzakun.<\/p>\n<blockquote><p>Vetem ne varr Donik, do e gjeje une qetesine\/<br \/>\nMu deshe te luftoja edhe kunder gjakut tim\/<br \/>\nDuhet ti dish te gjitha biri im\/<br \/>\nVetem njeher ne shpatull u plagosa\/<br \/>\nVecse ne zemer kam shume plage\/<br \/>\nBeratin e kam plage edhe vendin te shkretuem\/<br \/>\nKu jane? Ku shkuen?<\/p><\/blockquote>\n<p>Zemerluani Ajdin Muzaka&#8230;<br \/>\n(shih Opera SKENDERBEU 1968 nga Llazar Siliqi, v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb nga Preng Jakova botuar tek Revista Ylli Volumi 9, Viti 1968, Tiran\u00eb, Shqip\u00ebri)<\/p>\n<p>Roli i Ajdin Muzakut n\u00eb fitoren e betej\u00ebs s\u00eb Torviollit ishte i madh. Sipas Fan Nolit, pas Skenderbeut, Aidini i plagosur vinte i dyti ne nderet e betejes dhe meritoj l\u00ebvdatat e p\u00ebrgjith\u00ebshme t\u00eb trim\u00ebris\u00eb dhe mjesht\u00ebris\u00eb. Pas tij vinte Vrana Konti dhe t\u00eb tjer\u00ebt. Ajdin Muzaka n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej u tregua jo vet\u00ebm trim por dhe strateg ushtarak i pashoq. N\u00ebse Sk\u00ebnderbeu p\u00ebrdori planin me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit i doli para ushtris\u00eb turke dhe duke b\u00ebr\u00eb gjoja t\u00ebrhiqej n\u00eb br\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb Torviollit duke krijuar p\u00ebrshtypje tek turqit se po thyhej.<\/p>\n<p>Ai i d\u00ebrgonte grupe grupe ushtar\u00ebt e tij t\u00eb t\u00ebrhequr tek Ajdin Muzaka i cili q\u00ebndronte n\u00eb v\u00ebndin ku do p\u00ebrballeshin dy ushtrite. Pasi grupet e ushtar\u00ebve afroheshin tek Ajdin Muzaka, ishte ky q\u00eb i rreshtonte ata duke i vendosur sipas nje strategjie t\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00eb m\u00eb par\u00eb. P\u00ebrvecse Ajdin Muzaka luajti rolin e vendosjes s\u00eb trupave n\u00eb terren ai mori direkt pjes\u00eb n\u00eb luft\u00eb p\u00ebrkrahe Sk\u00ebnderbeut n\u00eb frontin kryesor, n\u00eb ballin e saj. N\u00eb nj\u00eb rast kur mbreti u rrethua, ishte Aidini q\u00eb u v\u00ebrvit n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij si luan.<\/p>\n<p>N\u00eb fund dua ta mbyll shkrimin se \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb historis\u00eb si dhe ceshtjes komb\u00ebtare shkundja e pluhurit t\u00eb harres\u00ebs si dhe carja e perdes s\u00eb err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb shekujve, p\u00ebr t\u00eb nxjer\u00eb n\u00eb drit\u00eb figur\u00ebn e strategut t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Torviollit, heroin Aidin Muzaku. Do ishte mir\u00eb q\u00eb historografia jon\u00eb t\u00eb zbulont\u00eb dicka m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebsaj figure komb\u00ebtare, duke hulumtuar edhe n\u00ebp\u00ebr arkivat e Stambollit ose dhe ato t\u00eb huaja. Nd\u00ebrkohe \u00ebsht\u00eb n\u00eb nderin e pushtetit lokal ngritja e bustit t\u00eb tij n\u00eb Skrapar ose Berat.<\/p>\n<blockquote><p><strong>BIBLIOGRAFIA<\/strong><br \/>\n1. Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu: jeta dhe vepra (1405-1468) Autori Kristo Frash\u00ebri, Tiran\u00eb Botuar nga Toena, 2002<br \/>\n2. V\u00ebndi q\u00eb Z\u00eb Sk\u00ebnderbeu n\u00eb Historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, Abas Ermenji, Tiran\u00eb 1996<br \/>\n3. Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero, Harry Hodgkinson, 1999<br \/>\n4. George Castriot, surnamed Scanderbeg, king of Albania, Clemet Clarc, 1850<br \/>\n5. Historia e Ske\u0308nderbeut : Gjerg Kastriotit, Mbretit te Shqiperise, 1412-1468 \/ Fan S. Noli, botuar n\u00eb Boston, USA nga Shtypeshkronja &#8220;Dielli&#8221; 1921<br \/>\n6. Garda Krutane, Kol\u00eb Jakova, Tiran\u00eb 1967<br \/>\n8. Skrapari: Almanak 1977&#8243;, Tiran\u00eb nga Sh\u00ebptia Botuese &#8220;8 N\u00ebntori&#8221;, viti 1978<br \/>\n9. Albanian contemporary prose&#8221;, Llazar Siliqi, Tiran\u00eb 1963<br \/>\n10. Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries&#8221;, Robert Elsie, 2003<br \/>\n11. Chroniques gre\u0301co-romanes ine\u0301dites ou peu connues&#8221;, Charles Hopf, 1873<br \/>\n12. Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu: jeta dhe vepra. Kristo Frash\u00ebri, Tiran\u00eb 2002<br \/>\n13. Opera Sk\u00ebnderbeu,Tiran\u00eb 1968 nga Llazar Siliqi, v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb nga Preng Jakova botuar tek Revista Ylli Volumi 9, Viti 1968, Tiran\u00eb<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Publikoi Ndoc Selimi Kushtuar strategut dhe heroit te betejes s\u00eb Torviollit, Aidin Muzakut Besim DERVISHI Me k\u00ebto vargje e ka personifikuar poeti Kol Jakova (Shih librin &#8220;Garda Krutane, Kol\u00eb Jakova, Tiran\u00eb 1967) luft\u00ebn e nj\u00eb trimi skraparas, Ajdin Muzakut, i cili ka r\u00ebn\u00eb heroikisht n\u00eb betej\u00ebn e Torviollit kund\u00ebr hordhive otomane. O ju vashat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-14940","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>JU QE LINDET AIDIN MUZAKUN, QE NE TORVIOLL E DERDHI GJAKUN! - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"JU QE LINDET AIDIN MUZAKUN, QE NE TORVIOLL E DERDHI GJAKUN! - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Publikoi Ndoc Selimi Kushtuar strategut dhe heroit te betejes s\u00eb Torviollit, Aidin Muzakut Besim DERVISHI Me k\u00ebto vargje e ka personifikuar poeti Kol Jakova (Shih librin &#8220;Garda Krutane, Kol\u00eb Jakova, Tiran\u00eb 1967) luft\u00ebn e nj\u00eb trimi skraparas, Ajdin Muzakut, i cili ka r\u00ebn\u00eb heroikisht n\u00eb betej\u00ebn e Torviollit kund\u00ebr hordhive otomane. O ju vashat e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-09-03T22:53:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-10-28T08:52:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"JU QE LINDET AIDIN MUZAKUN, QE NE TORVIOLL E DERDHI GJAKUN!\",\"datePublished\":\"2017-09-03T22:53:47+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-28T08:52:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\\\/\"},\"wordCount\":4099,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\\\/\",\"name\":\"JU QE LINDET AIDIN MUZAKUN, QE NE TORVIOLL E DERDHI GJAKUN! - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2017-09-03T22:53:47+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-28T08:52:35+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"JU QE LINDET AIDIN MUZAKUN, QE NE TORVIOLL E DERDHI GJAKUN!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"JU QE LINDET AIDIN MUZAKUN, QE NE TORVIOLL E DERDHI GJAKUN! - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"JU QE LINDET AIDIN MUZAKUN, QE NE TORVIOLL E DERDHI GJAKUN! - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Publikoi Ndoc Selimi Kushtuar strategut dhe heroit te betejes s\u00eb Torviollit, Aidin Muzakut Besim DERVISHI Me k\u00ebto vargje e ka personifikuar poeti Kol Jakova (Shih librin &#8220;Garda Krutane, Kol\u00eb Jakova, Tiran\u00eb 1967) luft\u00ebn e nj\u00eb trimi skraparas, Ajdin Muzakut, i cili ka r\u00ebn\u00eb heroikisht n\u00eb betej\u00ebn e Torviollit kund\u00ebr hordhive otomane. O ju vashat e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-09-03T22:53:47+00:00","article_modified_time":"2017-10-28T08:52:35+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"JU QE LINDET AIDIN MUZAKUN, QE NE TORVIOLL E DERDHI GJAKUN!","datePublished":"2017-09-03T22:53:47+00:00","dateModified":"2017-10-28T08:52:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\/"},"wordCount":4099,"commentCount":0,"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\/","name":"JU QE LINDET AIDIN MUZAKUN, QE NE TORVIOLL E DERDHI GJAKUN! - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2017-09-03T22:53:47+00:00","dateModified":"2017-10-28T08:52:35+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ju-qe-lindet-aidin-muzakun-qe-ne-torvioll-e-derdhi-gjakun\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"JU QE LINDET AIDIN MUZAKUN, QE NE TORVIOLL E DERDHI GJAKUN!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14940","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14940"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14940\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14940"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14940"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14940"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}