{"id":15001,"date":"2017-09-05T13:12:14","date_gmt":"2017-09-05T12:12:14","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=15001"},"modified":"2017-10-27T08:26:43","modified_gmt":"2017-10-27T08:26:43","slug":"foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\/","title":{"rendered":"FOTO DHE LIRIKA TOTI, SHEMBULLI I MJESHTRAVE T\u00cb PROFESIONIT DHE NJ\u00cb \u00c7IFT IDEAL\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nga: <strong>Sejdo HARKA<\/strong><\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<\/p>\n<p>Kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr emrin e mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dy mjek\u00ebve dentolog\u00eb. Vet\u00ebm, kur i njoha nga af\u00ebr, u binda se Prof.Dr Foto dhe Lirika Toti nuk jan\u00eb vet\u00ebm mjeshtra t\u00eb profesionit t\u00eb tyre, por dhe shembulli i dy njer\u00ebzve t\u00eb mrekulluesh\u00ebm e t\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti ideal. Me pun\u00ebn, p\u00ebrkushtimin dhe personalitetin e tyre t\u00eb rrall\u00eb, ata kan\u00eb ditur t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e mendjes, shpirtit dhe halleve t\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve, q\u00eb i kan\u00eb dashur, i duan dhe i respektojn\u00eb, t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn. Kan\u00eb mbi 50 vjet, q\u00ebkur ndajn\u00eb s\u00eb bashku shqet\u00ebsimet e pun\u00ebs dhe hallet e familjes, por s\u2019than\u00eb kurr\u00eb se u lodh\u00ebn. Sepse aty, te lodhja e shqet\u00ebsimi, ata gjet\u00ebn edhe shlodhjen e g\u00ebzimin, edhe forc\u00ebn e frym\u00ebzimin, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe ecur gjithmon\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shmangur pengesat e v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, ata p\u00ebrher\u00eb kan\u00eb qendruar ndrmjet familjar\u00ebve, t\u00eb af\u00ebrmve dhe miqve e shok\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb. K\u00ebta mjeshtra t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb profesionit t\u00eb dentistit, i ka lidhur jo vet\u00ebm dashuria dhe respekti I ndrsjellt\u00eb, por dhe pasioni p\u00ebr pun\u00ebn dhe, mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebrkushtimi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr mir\u00ebrritjen, edukimin dhe shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe nip\u00ebrve e mbes\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb dashur. \u00cbsht\u00eb kjo nd\u00ebr arsyet kryesore, q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre, jo vet\u00ebm kan\u00eb ecur t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb gjurm\u00ebt e tyre, por n\u00eb disa drejtime kan\u00eb filluar t\u2019i tejkalojn\u00eb ata. Sa her\u00eb q\u00eb un\u00eb dhe miku yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt, shkrimtari dhe \u201cM\u00ebsuesi i merituar\u201d Bardhyl Xhama, ulemi t\u00eb bisedojm\u00eb shtruar me k\u00ebt\u00eb \u00e7ift t\u00eb rrall\u00eb, bashk\u00eb me arom\u00ebn e k\u00ebndshme t\u00eb kafes, shijojm\u00eb dhe humorin e k\u00ebndsh\u00ebm e fjal\u00ebn e ngroht\u00eb, plot kultur\u00eb e dije, pa l\u00ebn\u00eb ask\u00ebnd t\u00eb fus\u00eb dor\u00ebn n\u00eb xhep<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nT\u00eb shkruash p\u00ebr njer\u00ebz e intelektual\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm, si Foto e Lirika Toti, mbase, duhen faqe t\u00eb t\u00ebra. Por n\u00eb k\u00ebto sh\u00ebnime t\u00eb shkurt\u00ebra, do t\u00eb ndalemi, kryesisht, n\u00eb \u00e7astet m\u00eb kulmore t\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb gjer\u00eb: n\u00eb pun\u00eb, familje dhe shoq\u00ebri.<br \/>\nProf.Foto Toti u lind n\u00eb Labov\u00eb m\u00eb 1937, n\u00eb nj\u00eb familje me tradita t\u00eb lashta atdhetare e arsimdash\u00ebse. M\u00ebsimet e para i mori n\u00eb fshatin e lindjes e m\u00eb pas n\u00eb qytetin e Gjirokastr\u00ebs. N\u00eb kujtimet e tij t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, Fotua tregon se si ai, kur l\u00ebvizi nga shkolla e fshatit, n\u00eb at\u00eb t\u00eb qytetit, tjet\u00ebrsohet nga nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, q\u00eb ngat\u00ebrronte shkronjat, n\u00eb nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, i cili jo vet\u00ebm shkrunte bukur, por hartimet dhe krijimet e tjera artistike t\u00eb tij, filluan t\u00eb publikohrshin n\u00eb k\u00ebndin e rrethit letrar t\u00eb shkoll\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ky drejtohej nga Drit\u00ebro Agolli e Agim Shehu, q\u00eb m\u00eb von do t\u00eb b\u00ebheshin dy nga shkrimtar\u00ebt m\u00eb me em\u00ebr t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe.<\/p>\n<p>Pasioni dhe talenti i djaloshit F.Toti p\u00ebr krijimtarin\u00eb artistike sapo kish filluar t\u00eb hidhte hapat e par\u00eb, kur jeta e tij do t\u00eb merte nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr. I orientuar nga nj\u00eb i af\u00ebrm i tij, ai la n\u00eb \u201cgjum\u00eb\u201d pasionet e adoleshenc\u00ebs dhe vazhdoi studimet e mesme n\u00eb Politeknikumin e Mjek\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr ndihm\u00ebs mjek dentist. Me mbarimin e k\u00ebsaj shkolle, Fotoua emrohet ndihm\u00ebs mjek n\u00eb klinik\u00ebn dentare t\u00eb Durr\u00ebsit. Sot, plot nostalgji e pasion, ai tregon: \u201cNga q\u00eb m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb fshati im, Labova, shkoja shpesh atje. Bashk\u00ebudh\u00ebtarja ime e p\u00ebrhershme, sidomos n\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb para t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb ndihm\u00ebs mjekut, ishte nj\u00eb \u00e7ant\u00eb e kryqit t\u00eb kuq, mbushur me ila\u00e7e t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb. Ishte 17 korriku i vitit 1955, kur Urani Llogon, nj\u00eb bashk\u00ebfshataren tone, e kishte goditur vet\u00ebtima. Edhe pse u ndodha rast\u00ebsisht aty, shkova me shpejt\u00ebsi n\u00eb vendin e ngjarjes dhe, i tronditur thell\u00eb, kuptova se nuk ishte koha p\u00ebr t\u00eb pritur. Mblodha veten, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka, q\u00eb Uranin\u00eb ta riktheja n\u00eb jet\u00eb. Sapo i b\u00ebra frym\u00ebmarrjen artificiale, ajo filloi t\u00eb jepte sh\u00ebnja jete. Nuk mund ta p\u00ebrshkruaj dot g\u00ebzimin, q\u00eb ndjeva, kur pash\u00eb se bashk\u00ebfshatarja jon\u00eb ishte rikthyer plot\u00ebsisht n\u00eb jet\u00eb. N\u00eb ato \u00e7aste u b\u00ebra me krah\u00eb, sepse e kuptova q\u00eb i kisha hyr\u00eb nj\u00eb rruge pa kthim, sa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, aq dhe t\u00eb bukur\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vepprim njer\u00ebzor, gazeta e koh\u00ebs, \u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb\u201d botoi me shkronja t\u00eb m\u00ebdha: \u201dFoto Toti shp\u00ebtoi jet\u00ebn e nj\u00eb njeriu\u201d.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb viti, F.Toti em\u00ebrohet p\u00ebrgjegj\u00ebs i Klinik\u00ebs Dentare t\u00eb qytetit t\u00eb Kavaj\u00ebs. Aty ai do t\u00eb gjente dy mjek\u00eb t\u00eb zot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, si\u00e7 tregon vet\u00eb, punonin n\u00eb at\u00eb klinik\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, \u201cp\u00ebr arsye biografie\u201d. \u201cMe q\u00eb un\u00eb nuk u solla me ta si p\u00ebrgjegj\u00ebs, &#8211; thot\u00eb tani Fotua, &#8211; ata m\u00eb trajtonin si birin e tyre. Nga mjesht\u00ebria e tyre profesionale m\u00ebsova shum\u00eb, sepse m\u00eb treguan sekretet e k\u00ebtij profesioni t\u00eb bukur\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb vn\u00eb, ndihm\u00ebsmjeku i mir\u00ebnjohur Foto Toti d\u00ebrgohet p\u00ebr studime n\u00eb Gjermani, ku mbaroi me prfundime t\u00eb shk\u00eblqyera. Sapo kthehet nga k\u00ebto studime, ai em\u00ebrohet mjek stomatolog n\u00eb rrethin verior t\u00eb Tropoj\u00ebs. Bashk\u00eb me dy laborant\u00ebt e tij, tep\u00ebr t\u00eb zot\u00eb, iu p\u00ebrvesh pun\u00ebs p\u00ebr rikunstruksionin dhe pajisjen e asaj klinike, me t\u00eb gjitha paisjet dhe kushtet e domosdoshme, q\u00eb u duheshin p\u00ebr t\u00eb kryer edhe sh\u00ebrbimet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, si\u00e7 ishin nd\u00ebrhyrjet kirurgjikale, t\u00eb cilat n\u00eb at\u00eb koh\u00eb b\u00ebheshin vet\u00ebm n\u00eb klinikat qendrore t\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb mosh\u00ebn 30-vje\u00e7are, stomatologu F.Toti trasferohet n\u00eb Klinik\u00ebn Q\u00ebndrore Dentare t\u00eb Tiran\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai filloi t\u00eb aktivizohej pedagog i jasht\u00ebm i degs s\u00eb stomatologjis\u00eb, n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb. Aty, m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr 35 vjet me radh\u00eb, do t\u00eb punoi pa u ndar\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb. Krahas pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme me auditorin, ai ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe k\u00ebrkimore e studimore n\u00eb fush\u00ebn e dontologjis\u00eb shqiptare. Prof.Dr.Foto Toti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt, q\u00eb realizoi nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb frytsh\u00ebm shkencor me koleg\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb, n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb. Me pun\u00ebn e palodhur dhe vizionin e tij jan\u00eb organizuar shum\u00eb konsulta, seminare e kongrese shkencore, p\u00ebr shk\u00ebmbim p\u00ebrvoje dhe zgjidhjen e shum\u00eb problemeve t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Si rrrjedhoj\u00eb e aft\u00ebsive t\u00eb tij t\u00eb larta dhe p\u00ebrkushtimit n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb vitin 1975, F.Toti em\u00ebrohet Shef i Katedr\u00ebs s\u00eb Klinik\u00ebs s\u00eb ortopedis\u00eb stomatologjike. Krahas pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb relativisht t\u00eb shkurt\u00ebr, ai arrin t\u00eb marr\u00eb disa grada e tituj shkencor\u00eb, si: \u201cKandidat i Shkencave Mjek\u00ebsore\u201d (1980), \u201cDocent\u201d (1982), \u201cDoktor i Shkencave\u201d (1991). Nd\u00ebrsa, n\u00eb vitin 1994, mori titullin e lart\u00eb, \u201cProfesor\u201d. Ai \u00ebsht\u00eb autor i 17 monografive dhe i teksteve m\u00ebsimor\u00eb, si dhe i mbi 200 artikujve e referateve shkencore, t\u00eb mbajtura n\u00eb koferenca e kongrese shkencore, q\u00eb jan\u00eb zhvilluar brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb pedagogjike, Prof.Dr.Foto Toti ka udh\u00ebhequr shum\u00eb tema, p\u00ebr grad\u00ebn\u201d Doktor i Shkencave\u201d. P\u00ebr pun\u00ebn e gjer\u00eb studimore dhe nismat e tij t\u00eb guximshme, ai \u00ebsht\u00eb quajtur \u201cbabai i implatologjis\u00eb shqiptare\u201d. Sepse \u00ebsht\u00eb i pari, n\u00eb vendin tone, q\u00eb e zbatoi k\u00ebt\u00eb metod\u00eb n\u00eb mjek\u00ebsi. Gjithashtu, ai \u00ebsht\u00eb i pari nga mjek\u00ebt shqiptar\u00eb, q\u00eb vuri mbi baza shkencore p\u00ebrdorimin e protezave, shinave kirurgjikale dhe t\u00eb epitezave t\u00eb fytyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Prof.Dr.Foto Toti, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ka q\u00ebn\u00eb an\u00ebtar i Asambles\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb IOFOS-it, an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Stomatolog\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kryeredaktor i Revist\u00ebs Stomatologjike Shqiptare.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<br \/>\nEdhe mbasi mbushi mosh\u00ebn e pensionit, Fotua vazhdoi t\u00eb punoj\u00eb pedagog. Pasioni p\u00ebr profesionin dhe dashuria p\u00ebr auditorin e student\u00ebt, b\u00ebri q\u00eb, m\u00eb von\u00eb, t\u00eb filloj\u00eb pun\u00ebn e re, Dekan i Shkencave Mjek\u00ebsore t\u00eb Aplikuara, n\u00eb Universitetin \u201cMedikadent\u201d, detyr\u00eb q\u00eb e vazhdoi deri n\u00eb vitin 2015. \u201cU largova me keqardhje nga student\u00ebt dhe koleg\u00ebt e mi t\u00eb dashur, -thot\u00eb Foto Toti, &#8211; vet\u00ebm kur e ndjeva se mosha dhe sh\u00ebndeti nuk m\u00eb lejonin t\u00eb vazhdoja. Megjithat\u00eb, e ndiej veten t\u00eb lumtur, sepse p\u00ebr gjith\u00e7ka, q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njer\u00ebzve dhe gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, kam marr\u00eb mir\u00ebnjohjen maksimale t\u00eb tyre dhe t\u00eb institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebse e v\u00ebrtet\u00eb. Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, Prof.Dr. Foto Toti ka marr\u00eb shum\u00eb fal\u00ebnderime, medalje dhe tituj t\u00eb lart\u00eb nderi. Disa prej tyre jan\u00eb: \u201cMedalja e Pun\u00ebs\u201d (1974), Urdh\u00ebri \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d i Klasit t\u00eb Par\u00eb\u201d (1981), Urdh\u00ebri Nd\u00ebrkombtar, i Art\u00eb \u201cHipokrati\u201d(2012)\u2026Nd\u00ebrsa, n\u00eb vitin 2015, Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e nderoi me titullin e lart\u00eb, \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d.<\/p>\n<p>Prof. Foto Toti, edhe pse ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka, q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb intelektual i z\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr veten, f\u00ebmij\u00ebt e shoq\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri e ndjen se ende ka di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Prandaj, gati \u00e7do dit\u00eb, vazhdon t\u00eb shkruaj\u00eb kujtimet e tij, p\u00ebr t\u2019ua l\u00ebn\u00eb si p\u00ebrvoj\u00eb e kujtim brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm. Si\u00e7 duket, koh\u00ebt e fundit, n\u00eb shpirtin dhe kujtes\u00ebn e tij ka filluar t\u00eb rizgjohet \u00ebndrra e dikurshme rinore, p\u00ebr t\u2019u mar\u00eb me krijimtari letrare. Prandaj shkruan e shkruan, pa mbarim. Krahas librave me persiatje artistike e kujtime p\u00ebr vendlindjen e tij, Labov\u00ebn, p\u00ebr arsimin dhe m\u00ebsuesit e k\u00ebtij fshati arsimdash\u00ebs dhe p\u00ebr \u201cFisin Toti\u201d, ai vazhdon t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb p\u00ebr botim konturet e nj\u00eb libri tjet\u00ebr. Veprat e tij t\u00eb fundit lexohen me k\u00ebrsh\u00ebri e k\u00ebnaq\u00ebsi, sepse n\u00eb to gjen t\u00eb nd\u00ebrthurur bukur artin me historin\u00eb, ngjarjen e detajin artistic, me kujtimin. K\u00ebta libra jan\u00eb shkruar me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb bukur e t\u00eb past\u00ebr, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb narracionin t\u00ebrheq\u00ebs dhe tep\u00ebr t\u00eb vrullsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>5<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb suksesin dhe personalitetin e rrall\u00eb t\u00eb Prof.Dr Foto Toti, ashtu si\u00e7 thot\u00eb dhe vet\u00eb ai, rol t\u00eb va\u00e7ant\u00eb ka luajtur bashk\u00ebshortja e tij, Lirika Toti-Golloshi. Por, para se ta argumentojm\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt, do t\u00eb mundohemi t\u00eb tregojm\u00eb, me pak fjal\u00eb, se cila \u00ebsht\u00eb Lirika Toti (Golloshi). Pasi mbaroi me p\u00ebrfndime t\u00eb larta gjimnazin \u201cQemal Stafa\u201d, ajo filloi studimet e larta n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb, n\u00eb deg\u00ebn e stomatologjis\u00eb, t\u00eb cilat i p\u00ebrfundoi me nota t\u00eb shk\u00eblqyera, n\u00eb vitin 1967. \u00cbsht\u00eb kjo arsyeja, q\u00eb emiri i saj ndodhet i regjistruar n\u00eb \u201cLibrin e Art\u00eb\u201d t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve t\u00eb larta, Lirika em\u00ebrohet n\u00eb Klinik\u00ebn Q\u00ebndrore t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 1976, ajo specializohet p\u00ebr pedodenti. P\u00ebr arritje t\u00eb larta e p\u00ebrkushtim n\u00eb pun\u00eb, em\u00ebrohet shefe n\u00eb nj\u00eb nga klinikat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dentare t\u00eb Tiran\u00ebs. Kudo, q\u00eb Lirika punoi, tregoi se ishte jo vet\u00ebm nj\u00eb mjeke e pasionuar, por dhe nj\u00eb hulumtuese dhe studiuese e zellshme, n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb dentare. Gjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs, ajo ka shkruar dhjet\u00ebra artikuj e studime, p\u00ebr goj\u00ebn e dh\u00ebmb\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb referuar dhe botuar n\u00eb shtypin periodik e n\u00eb revistat shkencore t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb. Me pasionin dhe p\u00ebrkushtimin e saj, Lirika ka ideuar dhe p\u00ebrgatitur shum\u00eb konkurse, programe televizive dhe teledrama, me \u201caktor\u00eb\u201d dh\u00ebmb\u00ebt, t\u00eb cilat jan\u00eb shfaqur e publikuar, jo vet\u00ebm brenda vendit, por dhe n\u00eb Kosov\u00eb e Maqedoni.<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto disa nga arsyet q\u00eb Lirika Toti (Golloshi) g\u00ebzon jo vet\u00ebm respektin e pacient\u00ebve, miq\u00ebve, t\u00eb af\u00ebrmve, shok\u00ebve dhe shoqeve t\u00eb shumt\u00eb, por dhe t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebve. N\u00eb librin e tij t\u00eb fundit me kujtime, \u201cFisi Toti\u201d, bashk\u00ebshorti i saj, Fotua, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, shkruan se Lirika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua fisnike, q\u00eb s\u2019kursen asgj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit dhe t\u00eb af\u00ebrmit e saj. \u201cShum\u00eb nga g\u00ebzimet dhe sukseset e mia, un\u00eb ia kushtoj asaj,-pohon ai,-sepse ajo n\u00eb \u00e7do moment ka sakrifikuar nga koha dhe jeta e saj p\u00ebr mua, f\u00ebmij\u00ebt dhe nip\u00ebrit e mbes\u00ebn ton\u00eb. P\u00ebr t\u00eb gjitha ato, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe b\u00ebn p\u00ebr ne, un\u00eb i mbetem borxhli\u201d. Ajo \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb mjeke e zonja dhe tep\u00ebr e p\u00ebrkushtuar ndaj profesionit t\u00eb saj, por dhe nj\u00eb grua mikprit\u00ebse, njer\u00ebzor\u00eb, nikoqire e rrall\u00eb dhe nj\u00eb edukatore sh\u00ebmbullore e f\u00ebmij\u00ebve dhe nip\u00ebrve e mbesave t\u00eb saj. Tregojn\u00eb se edhe f\u00ebmij\u00ebt pacient\u00eb, Lirika i trajtonte si f\u00ebmij\u00ebt e vet\u00eb. Kur mungonin aparaturat dhe ila\u00e7et, n\u00eb klinik\u00ebn shtet\u00ebrore, ajo u sh\u00ebrbente falas n\u00eb klinik\u00ebn e saj private.<\/p>\n<p><strong>6<\/strong>.<br \/>\nFoto dhe Lirika Toti p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten shembull i nj\u00eb \u00e7ifti t\u00eb fort\u00eb dhe tep\u00ebr k\u00ebmbngul\u00ebs, p\u00ebr realizimin e q\u00ebllimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Synimi i tyre i p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb jet\u00eb ka q\u00ebn\u00eb q\u00eb, \u00e7do gj\u00eb, ta b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb dhe n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Por, si\u00e7 thon\u00eb dhe vet\u00eb ata, mrekullia m\u00eb e madhe e tyre jan\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebt, Floriani dhe \u00c7eliana. Te Floriani, thekson F.Toti n\u00eb kujtimet e tij, gjen kuptim t\u00eb plot\u00eb shprehja popullore: \u201cB\u00ebm\u00eb, baba, t\u00eb t\u00eb ngjaj ,nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb ta kaloj\u201d. Jam shum\u00eb i lumtur, thekson ai, q\u00eb djali im jo vet\u00ebm ma ka arritur, por dhe ma ka kaluar. Floriani sot jo vet\u00ebm q\u00eb mban titullin e lart\u00eb \u201cProfesor\u201d i shkencave mjek\u00ebsore, por dhe, q\u00eb nga viti 2016. \u00ebsht\u00eb zgjedhur President i Studimit dhe Edukimit t\u00eb Diabetit, n\u00eb Europ\u00eb. Nd\u00ebrsa vajza e tyre, \u00c7eliana, q\u00eb mban titullin e lart\u00eb \u201cProfesor i Asociuar\u201d, q\u00eb prej vitit 2014, \u00ebsht\u00eb zgjedhur Presidente e Ortodont\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Jo vet\u00ebm kaq, por \u00c7eliana, si\u00e7 shkruan dhe i jati i saj n\u00eb kujtimet e tij, \u201d\u00ebsht\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb e mrekullueshme, e \u00ebmb\u00ebl dhe shum\u00eb e dashur\u201d.<\/p>\n<p>\u2026N\u00eb k\u00ebto sh\u00ebnime t\u00eb shkurt\u00ebra nuk mud t\u00eb mos theksojm\u00eb faktin e rrall\u00eb, q\u00eb ndoshta \u00ebsht\u00eb p\u00ebr n\u00eb \u201cGines\u201d, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb familje t\u00eb vog\u00ebl prej 4 vetash , tre prej tyre mbajn\u00eb titullin e lart\u00eb \u201cProfesor\u201d i shkencave mjek\u00ebsore. \u201cEnde m\u00eb t\u00eb lumtur b\u00ebhemi,- thon\u00eb Fotua dhe Lirika, &#8211; kur ndodhemi nd\u00ebrmjet mjaltit t\u00eb mjaltit, pra f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. Paolo dhe Kevi, Fjordi dhe Emi e, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Patriku i vog\u00ebl, jan\u00eb g\u00ebzimi dhe ila\u00e7i yn\u00eb i p\u00ebrditsh\u00ebm, q\u00eb na largojn\u00eb, si me dor\u00eb, \u00e7do dhimbje e shqet\u00ebsim\u2026\u201d.<\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, shtator 2017<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Sejdo HARKA 1. Kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr emrin e mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dy mjek\u00ebve dentolog\u00eb. Vet\u00ebm, kur i njoha nga af\u00ebr, u binda se Prof.Dr Foto dhe Lirika Toti nuk jan\u00eb vet\u00ebm mjeshtra t\u00eb profesionit t\u00eb tyre, por dhe shembulli i dy njer\u00ebzve t\u00eb mrekulluesh\u00ebm e t\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti ideal. Me pun\u00ebn, p\u00ebrkushtimin dhe personalitetin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-15001","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>FOTO DHE LIRIKA TOTI, SHEMBULLI I MJESHTRAVE T\u00cb PROFESIONIT DHE NJ\u00cb \u00c7IFT IDEAL\u2026 - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"FOTO DHE LIRIKA TOTI, SHEMBULLI I MJESHTRAVE T\u00cb PROFESIONIT DHE NJ\u00cb \u00c7IFT IDEAL\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: Sejdo HARKA 1. Kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr emrin e mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dy mjek\u00ebve dentolog\u00eb. Vet\u00ebm, kur i njoha nga af\u00ebr, u binda se Prof.Dr Foto dhe Lirika Toti nuk jan\u00eb vet\u00ebm mjeshtra t\u00eb profesionit t\u00eb tyre, por dhe shembulli i dy njer\u00ebzve t\u00eb mrekulluesh\u00ebm e t\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti ideal. Me pun\u00ebn, p\u00ebrkushtimin dhe personalitetin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-09-05T12:12:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-10-27T08:26:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"FOTO DHE LIRIKA TOTI, SHEMBULLI I MJESHTRAVE T\u00cb PROFESIONIT DHE NJ\u00cb \u00c7IFT IDEAL\u2026\",\"datePublished\":\"2017-09-05T12:12:14+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-27T08:26:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\\\/\"},\"wordCount\":2622,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\\\/\",\"name\":\"FOTO DHE LIRIKA TOTI, SHEMBULLI I MJESHTRAVE T\u00cb PROFESIONIT DHE NJ\u00cb \u00c7IFT IDEAL\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2017-09-05T12:12:14+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-27T08:26:43+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"FOTO DHE LIRIKA TOTI, SHEMBULLI I MJESHTRAVE T\u00cb PROFESIONIT DHE NJ\u00cb \u00c7IFT IDEAL\u2026\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"FOTO DHE LIRIKA TOTI, SHEMBULLI I MJESHTRAVE T\u00cb PROFESIONIT DHE NJ\u00cb \u00c7IFT IDEAL\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"FOTO DHE LIRIKA TOTI, SHEMBULLI I MJESHTRAVE T\u00cb PROFESIONIT DHE NJ\u00cb \u00c7IFT IDEAL\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga: Sejdo HARKA 1. Kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr emrin e mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dy mjek\u00ebve dentolog\u00eb. Vet\u00ebm, kur i njoha nga af\u00ebr, u binda se Prof.Dr Foto dhe Lirika Toti nuk jan\u00eb vet\u00ebm mjeshtra t\u00eb profesionit t\u00eb tyre, por dhe shembulli i dy njer\u00ebzve t\u00eb mrekulluesh\u00ebm e t\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti ideal. Me pun\u00ebn, p\u00ebrkushtimin dhe personalitetin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-09-05T12:12:14+00:00","article_modified_time":"2017-10-27T08:26:43+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"FOTO DHE LIRIKA TOTI, SHEMBULLI I MJESHTRAVE T\u00cb PROFESIONIT DHE NJ\u00cb \u00c7IFT IDEAL\u2026","datePublished":"2017-09-05T12:12:14+00:00","dateModified":"2017-10-27T08:26:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\/"},"wordCount":2622,"commentCount":0,"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\/","name":"FOTO DHE LIRIKA TOTI, SHEMBULLI I MJESHTRAVE T\u00cb PROFESIONIT DHE NJ\u00cb \u00c7IFT IDEAL\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2017-09-05T12:12:14+00:00","dateModified":"2017-10-27T08:26:43+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/foto-dhe-lirika-toti-shembulli-i-mjeshtrave-te-profesionit-dhe-nje-cift-ideal\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"FOTO DHE LIRIKA TOTI, SHEMBULLI I MJESHTRAVE T\u00cb PROFESIONIT DHE NJ\u00cb \u00c7IFT IDEAL\u2026"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15001","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15001"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15001\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15001"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15001"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15001"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}