{"id":15082,"date":"2017-09-08T08:37:32","date_gmt":"2017-09-08T07:37:32","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=15082"},"modified":"2017-10-27T07:42:21","modified_gmt":"2017-10-27T07:42:21","slug":"rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\/","title":{"rendered":"RR\u00cbNUES T\u00cb MITIT APO RR\u00cbNUES T\u00cb KOMBIT?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; <strong><em>Pyetje p\u00ebr nj\u00eb katolik dhe nj\u00eb ortodoks q\u00eb Gjergj Kastriotin e quajn\u00eb mit komunist<\/em><\/strong> &#8211;<\/p>\n<p>Nga <strong>KOLEC TRABOINI<\/strong> &#8211; <a href=\"http:\/\/traboini1.blogspot.al\/2017\/09\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">http:\/\/traboini1.blogspot.al\/<\/a><\/p>\n<p>Debatet e mia p\u00ebr q\u00ebndrimin meskin ndaj Gjergj Kastriotit nuk i b\u00ebj vet\u00ebm me v\u00ebllez\u00ebrit e mi shqiptar\u00eb mysliman\u00eb, por edhe me ata q\u00eb jan\u00eb katolik\u00eb apo edhe ato ortodoks\u00eb si Fatos Lubonja, por q\u00eb ndajn\u00eb mes vet\u00ebs t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim e mendim nihilist e mohues. Kur lexon shkrimet e mendimet e k\u00ebtyre vet\u00ebshpallurve anti-kastriot, t\u00eb duket sikur lavdia e historis\u00eb ua ha barkun. Ose nuk kan\u00eb tjet\u00ebr me se merren dhe u gjet sebepi p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar jet\u00ebn e vepr\u00ebn e Gjergj Kastriotit n\u00ebn pretekstin absurd t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb Mitit, t\u00eb vetmit figure komb\u00ebtare gjith\u00eb evropiane q\u00eb kan\u00eb shqiptar\u00ebt e pa t\u00eb cilin del t\u00eb jemi popull nomad ashtu si\u00e7 duan t\u00eb na quajn\u00eb armiqt\u00eb e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm apo dhe t\u00eb nes\u00ebrm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ca e nd\u00ebrtojn\u00eb imazhin e vet duke nd\u00ebrtuar, po ja q\u00eb paska edhe nga ata q\u00eb duke mos pas prirje nd\u00ebrtuese, mesa duket u l\u00ebshohen kazm\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebnuar bazamente monumentesh q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb ngritur n\u00eb nderim t\u00eb historis\u00eb por edhe t\u00eb vetvetes.<\/p>\n<p>Ky kor i p\u00ebrzish\u00ebm ndaj nj\u00eb monumenti n\u00eb sheshe e n\u00eb zemrat e shqiptar\u00ebve, edhe mua si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve m\u00eb irriton, ndaj gjej rast ti p\u00ebrgjigjem k\u00ebsaj motre shqiptare katolike shkodrane J. L. q\u00eb mjerisht ndan t\u00eb nj\u00ebjtin mendim degradues me rr\u00ebnuesit e \u201cmiteve\u201d. Do t\u00eb flas hapur, se e v\u00ebrteta mund t\u00eb jet\u00eb e ashp\u00ebr por kurr\u00eb nuk b\u00ebn d\u00ebm.<\/p>\n<p>Nuk b\u00ebn t\u00eb shkruhet apriori me nj\u00eb retorik\u00eb t\u00eb zb\u00ebrdhult\u00eb, si nj\u00eb mulli q\u00eb bluan pa pasur nj\u00eb kok\u00ebrr mis\u00ebr n\u00eb mok\u00ebrr. Gjergj Kastriotin moj zonje e nderuar shqiptare katolike shkodrane, ndaj t\u00eb cilit anti-kastriot\u00ebt shfryjn\u00eb si \u00e7yryk vapori me avull t\u00eb shekullit t\u00eb 19, nuk e krijoj retorika komuniste, si\u00e7 ju e citoni duke ja faturuar lavdin\u00eb e Gjergj Kastriotit diktatorit Enver Hoxha. Kjo \u00ebsht\u00eb si t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr\u00e7art. Gjergj Kastriotin, ende pa lindur diktatori Enver Hoxha, madje 4 shekuj para se t\u00eb lindte ai, e krijoj nevoja historike p\u00ebr tu mbrojtur e p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar hordhit\u00eb barbare t\u00eb lindjes q\u00eb po i shkretonin tokat arb\u00ebrore, burrat i vrisnin, grat\u00eb i b\u00ebnin robinja, vajzat pasi i p\u00ebrdhunonin i fusnin n\u00eb haremet e veta ose i shisnin, nd\u00ebrsa djemt\u00eb kush qe mbi 14 u pritej koka dhe kush qe m\u00eb i vog\u00ebl d\u00ebrgohej n\u00eb kampe p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb mish p\u00ebr top n\u00eb ushtrin\u00eb turko-osmane.<\/p>\n<p>A keni lexuar \u201cRrethimin e Shkodr\u00ebs\u201d t\u00eb madhit Marin Barleti. 300 djemve t\u00eb rinj luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb Drishtit q\u00eb ju dor\u00ebzuan n\u00eb bes\u00eb ushtris\u00eb turko osmane( bes\u00eb karakteristike turko-osmane kjo), ju pre koka n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara mureve t\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb Rozaf\u00ebs. \u201c300 djemve luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb Drishtit q\u00eb dor\u00ebzuan n\u00eb bes\u00eb, ua pren\u00eb kokat nj\u00eb e nga nj\u00eb, p\u00ebr tmerr e turp t\u00eb tyre\u201d shkruan Barleti p\u00ebr pabesin\u00eb e pushtuesve. Po edhe kjo masak\u00ebr gjaku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mit. Po edhe n\u00eb qoft\u00eb ashtu, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mit me gjak shqiptari. A keni d\u00ebgjuar p\u00ebr jeni\u00e7er\u00ebt. Nuk e di sa e si e lexoni historin\u00eb, por jemi t\u00eb detyruar, pa b\u00ebr\u00eb leksion t\u00eb m\u00ebrzitsh\u00ebm, tu themi se heronjt\u00eb i krijon s\u00eb pari koha n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojn\u00eb e m\u00eb pas vjen jehona.<\/p>\n<p>Dhe pas b\u00ebmave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb step\u00ebn Evrop\u00ebn n\u00eb rrezik prej hordhive turko-osmane, figura e Gjergj Kastriotit u krijua nd\u00ebr bashk\u00ebkoh\u00ebsit e vet, por edhe n\u00eb Evrop\u00eb duke e konsideruar heroin m\u00eb t\u00eb lavdish\u00ebm t\u00eb shekullit te XV. Dhe kishte emra t\u00eb m\u00ebdhenj historik Arb\u00ebria n\u00eb at\u00eb koh\u00eb; Lek e Nikoll Dukagjini, Lek Dushmani, Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Teodor Muzaka, Gjergj Stres Balsha, Pjet\u00ebr Spani e t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb duken si mite e legjenda, por kan\u00eb qen\u00eb persona real dhe b\u00ebmat e tyre n\u00eb histori jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Gjergj Kastrioti si burri m\u00eb i shquar n\u00eb Arb\u00ebri dhe aq shum\u00eb mori em\u00ebr sa edhe vet\u00eb sulltan\u00ebt e kishin goditje psikologjike e ankth ekzistenc\u00ebn e rezistenc\u00ebn e tij. Ky nuk \u00ebsht\u00eb mit. Ky \u00ebsht\u00eb realiteti atij shekulli. Miti do t\u00eb vinte m\u00eb pas ashtu si trimave q\u00eb pasi b\u00ebjn\u00eb trim\u00ebri u thurin k\u00ebng\u00eb. Dhe k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt popullor\u00eb padyshim jan\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb lavd\u00ebrojn\u00eb b\u00ebmat e heronjve t\u00eb popullit t\u00eb vet. Nd\u00ebr t\u00eb gjitha kombet b\u00ebhet k\u00ebshtu e jo vet\u00ebm tek ne. Merr Simon Bolivarin n\u00eb Amerik\u00ebn Latine. \u00cbsht\u00eb krijuar edhe nj\u00eb shtet me emrin e tij. Bolivari \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb mit q\u00eb askush nuk guxon ta n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbin e \u00e7mitizojn\u00eb sepse e lin\u00e7ojn\u00eb publikisht. Ne as kemi qen\u00eb e as jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje. P\u00ebrkundrazi kemi arritur deri n\u00eb at\u00eb stad \u201cp\u00ebrparimi\u201d n\u00eb degradimin t\u00eb figurave q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shenj\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb identitetit komb\u00ebtar sa e p\u00ebrdhosim t\u00eb vetmen figur\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht si shp\u00ebtuesi i Evrop\u00ebs. Dhe motivohemi sikur po e objektivizojm\u00eb historin\u00eb, si\u00e7 b\u00ebn mjerisht Fatos Lubonja, nj\u00eb analist p\u00ebr t\u00eb cilin kam respekt, por q\u00eb kalon n\u00eb absurd n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast se i duket se \u00ebsht\u00eb specialist edhe p\u00ebr sk\u00ebnderbejad\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn mendon se mund ta shk\u00ebrmoq\u00eb si mit i vjet\u00ebr e dal\u00eb kohe. Nuk guxon njeri ta pyes sepse t\u00eb quan analfabet i historis\u00eb nga q\u00eb nuk kemi tejqyr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb ndalojm\u00eb pak n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrqasje t\u00eb mbrapsht ndaj fenomenit Gjergj Kastrioti. T\u00eb shohim se p\u00ebrse nj\u00eb realitet historik mori p\u00ebrmasat e legjend\u00ebs. Dhe kur. Pas 5 shekuj q\u00eb ishte harruar nga populli i mbetur i shtypur e n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e mosdijen q\u00eb mbolli dhunsh\u00ebm pushtimi osman. E m\u00eb tej nevoja p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shtet t\u00eb pavarur t\u00eb shqiptar\u00ebve e b\u00ebri t\u00eb natyrshme t\u00eb g\u00ebrmohet n\u00eb histori dhe t\u00eb rikrijohet figura e tij me aq fakte sa kishin. Por prap\u00eb si n\u00eb rastin e par\u00eb n\u00eb viti 1444 e deri n\u00eb 1468 kur vdiq, ishte nevoja historike p\u00ebr at\u00eb, ndaj dhe u konsiderua si nj\u00eb mit ani pse ai ishte histori e v\u00ebrtet\u00eb. Edhe intelektual\u00ebt e shquar evropian\u00eb e pranuan rikrijimin e figur\u00ebs historike dhe n\u00eb saj t\u00eb k\u00ebtij \u201cmiti\u201d, q\u00eb i bezdis aq shum\u00eb nihilist\u00ebt e historis\u00eb koh\u00ebs s\u00eb trishtuar t\u00eb Oliver Jens Schmitt, nj\u00eb historian kafenesh, u arrit t\u00eb bindeshin qarqet diplomatike evropiane q\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb shtet t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Gjergj Kastriotit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e sigurt se pa at\u00eb \u201cmitin\u201d e atij q\u00eb sot po e konsiderojn\u00eb t\u00eb papranuesh\u00ebm dhe duan ta shprishin si plaka lesht\u00eb n\u00eb g\u00ebrhan\u00eb, nuk do t\u00eb kishte sot nj\u00eb shtet shqiptar, as Kosov\u00eb nuk do t\u00eb kishte dhe shqiptar\u00ebt do t\u00eb tjet\u00ebrsoheshin me dhun\u00eb e vrasje si\u00e7 b\u00ebn\u00eb serb\u00ebt dhe grek\u00ebt n\u00eb shekullin e XX. Me mit pa mit ai ishte nj\u00eb realitet historik, betejat i ka kryer, nuk i mohon dot as zvicerani Oliver Jens Schmitt, as orthodoksi Fatos Lubonja, as katolikja J. L., aq m\u00eb tep\u00ebr radikal\u00ebt islamik\u00eb. Por gjithsesi rilind\u00ebsit tan\u00eb dinin \u00e7far\u00eb po b\u00ebnin, nuk kishin k\u00ebt\u00eb mendjen ton\u00eb \u201ct\u00eb ndritur\u201d q\u00eb dim\u00eb vet\u00ebm t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb e jo t\u00eb krijojm\u00eb. Rilind\u00ebsit e thirr\u00ebn nga mesjeta apo e rikrijuan nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, por q\u00ebllimi ishte p\u00ebr t\u00eb zgjuar k\u00ebt\u00eb popull q\u00eb flinte n\u00ebn injoranc\u00ebn osmane, pra e b\u00ebn\u00eb vepr\u00ebn e figur\u00ebn e Gjergj Kastriotit si nj\u00eb pishtar p\u00ebr t\u00eb par\u00eb udh\u00ebn e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Pa ndri\u00e7imin e mendjes dhe krijimin e shpres\u00ebs nuk mund t\u00eb b\u00ebhej asgj\u00eb. Natyrisht se ka gloria, por prap\u00eb se prap\u00eb \u00ebsht\u00eb glorifikim i ngjarjeve shkuara p\u00ebr nevoja historike t\u00eb koh\u00ebs. Si\u00e7 m\u00eb lart e p\u00ebrmend\u00ebm k\u00ebshtu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujt, francez\u00ebt, amerikan\u00ebt, anglez\u00ebt me dhjet\u00ebra figura t\u00eb tilla n\u00eb historit\u00eb e tyre. Ne kemi vet\u00ebm nj\u00eb e duam ta shk\u00ebrmoqim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ca egove apo t\u00eb revansheve fetare t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb pre e fanatizmit e padijes. T\u00eb kesh nj\u00eb hero komb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshir\u00eb apo ego individuale, \u00ebsht\u00eb aspirat\u00eb kolektive, \u00ebsht\u00eb shprehje e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb indentitet t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues. Shum\u00eb qytetar\u00eb amerikan\u00eb as q\u00eb din\u00eb ku bie Shqip\u00ebria, pyesin ku bie, e u themi diku n\u00eb mes t\u00eb Greqis\u00eb dhe t\u00eb Italis\u00eb, t\u00eb cilat i njohin se grek\u00ebt kan\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e lasht\u00ebsis\u00eb, italian\u00ebt shk\u00eblqimin romak dhe Garibaldin por kan\u00eb edhe Verdin. Dhe ata, amerikan\u00ebt pra, thon\u00eb ahaaa&#8230; sikur t\u00eb thoshin nuk e dim\u00eb dhe kaq. Por, po tu p\u00ebrm\u00ebnd\u00ebsh e kujtosh se nj\u00eb nga poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj amerikan\u00eb, me shtatore n\u00eb Washington DC dhe n\u00eb Boston, Henry Wadsworth Longfellow, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr poem\u00eb p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun ata ndjejn\u00eb afinitet dhe realizojn\u00eb njohjen.<\/p>\n<p>Tani u dashka, sipas ca mendjeve shqiptare, t\u00eb rr\u00ebmbejm\u00eb kazm\u00ebn e ta shk\u00ebrmoqim mitin se ky po na penguaka p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb suaz\u00ebn e perandoris\u00eb s\u00eb re neo-osmane q\u00eb po piketohet prej mendjeve t\u00eb mykura n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Lavdia e Gjergj Kastriotit nuk ka si t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mit i komunizmit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, si\u00e7 e cil\u00ebson zonja katolike shkodrane J. L., apo si\u00e7 elaboron Fatos Lubonja me skepticizmin e tij karakteristik n\u00eb intervista q\u00eb hyjn\u00eb si pyk\u00eb n\u00eb mes t\u00eb lajmeve n\u00eb News 24 e ku pyetja ju b\u00eb p\u00ebr Gudar\u00ebt e Krokut\u00ebt e Akademis\u00eb s\u00eb mykur t\u00eb Shkencave, ku ai nuk gjen asnj\u00eb v\u00ebrejtje e kalon tek miti i Gjergj Kastriotit q\u00eb u dashka zhb\u00ebr\u00eb. Apo ekzemplari tjet\u00ebr Kreshnik \u00c7ollaku, eksponenti i seksioneve t\u00eb partis\u00eb demokratike q\u00eb komenton n\u00ebp\u00ebr media sociale si t\u00eb ishte nj\u00eb riosh fanatik fetar, apo duke shkuar me tej si\u00e7 do ta paraqes\u00eb Gjergj Kastriotin banda e injorant\u00ebve t\u00eb terrin\u00ebs fetare neo-osmane n\u00eb jaz\u00ebk portalin \u201cImpakt\u201d.<\/p>\n<p>Ju p\u00eblqen apo jo k\u00ebtyre apo atyre, me ose pa mit, i madh\u00ebrishmi Gjergj Kastrioti, aty \u00ebsht\u00eb, n\u00eb histori, e do mbetet edhe kur t\u00ebr\u00eb batalioni i kazmaxhinj\u00ebve apo mendje kandar\u00ebve e t\u00ebr\u00eb handraku i k\u00ebtij vendi do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb amshim. Kot lodheni. Ai e ka fituar betej\u00ebn mbi invador\u00ebt e Atdheut t\u00eb tij, por do ta fitoj\u00eb edhe betej\u00ebn historike mbi t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb hedhin balt\u00eb mbi gur mbi fytyr\u00ebn e tij t\u00eb ndritur n\u00eb histori, gur\u00eb themel t\u00eb kombit shqiptar. T\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb q\u00eb do ta fitoj\u00eb edhe betej\u00ebn me kazmaxhijt\u00eb.<\/p>\n<p>Hani sa t\u00eb doni fara kungulli kur nxirrni qent\u00eb n\u00eb sh\u00ebtitje. Ai atje \u00ebsht\u00eb. N\u00eb koh\u00eb me diell e koh\u00eb me shi. N\u00eb ngrica e furtun\u00eb. Nuk pyet as p\u00ebr rrufe e bubullima. Kur t\u00eb tjer\u00ebt struken ai aty q\u00ebndron. Madh\u00ebshtor si ai. Dhe do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve.<\/p>\n<p>Pas pyetjes q\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb hierarkis\u00eb (e jo individ\u00ebve) t\u00eb komunitetit mysliman lidhur me q\u00ebndrimin rreth Gjergj Kastriotit, shtroj pyetjen edhe p\u00ebrpara atyre q\u00eb i p\u00ebrkasin religjioneve t\u00eb tjera e q\u00eb merren po aq ligsht me heroin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve: \u00cbsht\u00eb koha t\u00eb deklaroni, jeni rr\u00ebnues t\u00eb mitit apo rr\u00ebnues t\u00eb kombit?!<\/p>\n<p><em>6 shtator 2017<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Pyetje p\u00ebr nj\u00eb katolik dhe nj\u00eb ortodoks q\u00eb Gjergj Kastriotin e quajn\u00eb mit komunist &#8211; Nga KOLEC TRABOINI &#8211; http:\/\/traboini1.blogspot.al\/ Debatet e mia p\u00ebr q\u00ebndrimin meskin ndaj Gjergj Kastriotit nuk i b\u00ebj vet\u00ebm me v\u00ebllez\u00ebrit e mi shqiptar\u00eb mysliman\u00eb, por edhe me ata q\u00eb jan\u00eb katolik\u00eb apo edhe ato ortodoks\u00eb si Fatos Lubonja, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-15082","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>RR\u00cbNUES T\u00cb MITIT APO RR\u00cbNUES T\u00cb KOMBIT? - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"RR\u00cbNUES T\u00cb MITIT APO RR\u00cbNUES T\u00cb KOMBIT? - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Pyetje p\u00ebr nj\u00eb katolik dhe nj\u00eb ortodoks q\u00eb Gjergj Kastriotin e quajn\u00eb mit komunist &#8211; Nga KOLEC TRABOINI &#8211; http:\/\/traboini1.blogspot.al\/ Debatet e mia p\u00ebr q\u00ebndrimin meskin ndaj Gjergj Kastriotit nuk i b\u00ebj vet\u00ebm me v\u00ebllez\u00ebrit e mi shqiptar\u00eb mysliman\u00eb, por edhe me ata q\u00eb jan\u00eb katolik\u00eb apo edhe ato ortodoks\u00eb si Fatos Lubonja, por [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-09-08T07:37:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-10-27T07:42:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"RR\u00cbNUES T\u00cb MITIT APO RR\u00cbNUES T\u00cb KOMBIT?\",\"datePublished\":\"2017-09-08T07:37:32+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-27T07:42:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\\\/\"},\"wordCount\":2030,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\\\/\",\"name\":\"RR\u00cbNUES T\u00cb MITIT APO RR\u00cbNUES T\u00cb KOMBIT? - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2017-09-08T07:37:32+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-27T07:42:21+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"RR\u00cbNUES T\u00cb MITIT APO RR\u00cbNUES T\u00cb KOMBIT?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"RR\u00cbNUES T\u00cb MITIT APO RR\u00cbNUES T\u00cb KOMBIT? - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"RR\u00cbNUES T\u00cb MITIT APO RR\u00cbNUES T\u00cb KOMBIT? - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"&#8211; Pyetje p\u00ebr nj\u00eb katolik dhe nj\u00eb ortodoks q\u00eb Gjergj Kastriotin e quajn\u00eb mit komunist &#8211; Nga KOLEC TRABOINI &#8211; http:\/\/traboini1.blogspot.al\/ Debatet e mia p\u00ebr q\u00ebndrimin meskin ndaj Gjergj Kastriotit nuk i b\u00ebj vet\u00ebm me v\u00ebllez\u00ebrit e mi shqiptar\u00eb mysliman\u00eb, por edhe me ata q\u00eb jan\u00eb katolik\u00eb apo edhe ato ortodoks\u00eb si Fatos Lubonja, por [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-09-08T07:37:32+00:00","article_modified_time":"2017-10-27T07:42:21+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"RR\u00cbNUES T\u00cb MITIT APO RR\u00cbNUES T\u00cb KOMBIT?","datePublished":"2017-09-08T07:37:32+00:00","dateModified":"2017-10-27T07:42:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\/"},"wordCount":2030,"commentCount":0,"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\/","name":"RR\u00cbNUES T\u00cb MITIT APO RR\u00cbNUES T\u00cb KOMBIT? - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2017-09-08T07:37:32+00:00","dateModified":"2017-10-27T07:42:21+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrenues-te-mitit-apo-rrenues-te-kombit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"RR\u00cbNUES T\u00cb MITIT APO RR\u00cbNUES T\u00cb KOMBIT?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15082","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15082"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15082\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}