{"id":15182,"date":"2017-09-10T21:52:21","date_gmt":"2017-09-10T20:52:21","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=15182"},"modified":"2017-10-26T22:51:28","modified_gmt":"2017-10-26T22:51:28","slug":"per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/","title":{"rendered":"P\u00ebr Qeverin\u00eb, Akademin\u00eb dhe Sk\u00ebnderbeun"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Dita<\/a>, <em>9 shtator 2017<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/moikom-zeqo-300x247.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong><em>Intervist\u00eb me Moikom Zeqon<\/em><\/strong><\/p>\n<p>\u2013 <strong>Moikom, krejt papritmas dit\u00ebt e fundit u rigjall\u00ebrua debati p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun. Dashje, pa dashje, u p\u00ebrziet edhe ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat, pasi sikurse \u00ebsht\u00eb folur ju edhe jeni k\u00ebrc\u00ebnuar. Pavar\u00ebsisht se jeni shprehur disa her\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, mund t\u00eb na e sqaroni k\u00ebt\u00eb zhvillim t\u00eb fundit?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Patjet\u00ebr. Por, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, dua t\u00eb sakt\u00ebsoj termat: Nuk mund t\u00eb flitet me terma relativ\u00eb. Po e filloj, me at\u00eb q\u00eb quhet gjoja \u201cdebat \u201c.<\/p>\n<p>Debati parakupton nj\u00eb ballafaqim shkencor t\u00eb argumenteve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e zhvillimit progresiv t\u00eb mendimit. Debati i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, kemi nj\u00eb pseudodebat. Pseudodebati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj trilli publicistik. Pseudodebati nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shkenc\u00ebn. Pseudodebati nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me figur\u00ebn e Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeut. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb jam i bindur. Ky pseudodebat \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shterp dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb fake ne\u00ebs.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb dim\u00eb se n\u00eb Epok\u00ebn Post-faktuale nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi fakti n\u00eb vetvete, por gjoja q\u00ebndrimet dhe perceptimet, t\u00eb ashtuquajtura si opinione. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tipar kryesor i postmodernizmit t\u00eb sot\u00ebm dhe kultur\u00ebs ambiguide t\u00eb neoliberalizmit. Flitet p\u00ebr performanca, ku nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi fare e v\u00ebrteta. Mbizot\u00ebron scoop-i mediatik.<\/p>\n<p>\u2013 <strong>Pse pseudodebati p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun nuk \u00ebsht\u00eb debat?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 S\u00eb pari, e gjith\u00eb kjo zhurmnaj\u00eb p\u00ebr Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeun \u00ebsht\u00eb 6 shekullore. Tejet e vjeter. Arkaike . Lexoni kronist\u00ebt osman\u00eb, bashk\u00ebkoh\u00ebs t\u00eb Sk\u00ebnderbeut se \u00e7far\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb, se si e klasifikojn\u00eb si \u201ctradhtar t\u00eb perandoris\u00eb Osmane\u201d.<\/p>\n<p>Kjo tez\u00eb ringjallet sot q\u00ebllimisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diabolike se Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb terrorist\u201d nd\u00ebrkomb\u00ebtar sepse luftoi dhe vrau mysliman\u00ebt. Kjo idiot\u00ebsi e pashembullt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb falsifikim i trash\u00eb. Sk\u00ebnderbeu mbrojt atdheun e tij nga pushtuesit. Nuk ishte Sk\u00ebnderbeu q\u00eb shkoi drejt trojeve zanafillore t\u00eb pushtuesve, por ishin pushtuesit osman\u00eb ata q\u00eb sulmuan brutalisht me vdekje ,dogj\u00ebn, pushtuan, shkat\u00ebrruan Arb\u00ebrin\u00eb e shekullit XV. N\u00eb vijim t\u00eb nj\u00eb teologjie absurde t\u00eb neo-otomanizmit, shpiket nj\u00eb marr\u00ebzi tjet\u00ebr: Sk\u00ebnderbeu i luftoi mysliman\u00ebt pushtues, sipas konceptit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve kund\u00ebr mysliman\u00ebve, pra b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb fetare. Nuk \u00ebsht\u00eb fare e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Kastrioti yn\u00eb ka luftuar edhe kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve p\u00ebr ta mbrojtur Arb\u00ebrin\u00eb e tij. Ai ka luftuar edhe kund\u00ebr venedikasve dhe ka pasur kontradikta me ushtrit\u00eb e krishtera. Ai luftoi edhe n\u00eb Itali kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve anzhuin\u00eb.<\/p>\n<p>Por ai nuk b\u00ebri luft\u00ebra fetare, n\u00eb kuptimin spekulativ t\u00eb manipulimit t\u00eb sot\u00ebm. Ai shquhet si Heroi m\u00eb i madh shqiptar i luft\u00ebs kund\u00ebr pushtuesve turq, madje po t\u00eb p\u00ebrdorim k\u00ebtu nj\u00eb p\u00ebrcaktim t\u00eb Milan Shuflait ai qe heroi m\u00eb i tmerrsh\u00ebm q\u00eb luftoi kund\u00ebr pushtuesve osman\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Pra, miti se gjoja Sk\u00ebnderbeu luftoi Islamin se ishte thjesht i krishter\u00eb nuk ekziston. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb duhej t\u00eb ishte debati shkencor. Sepse jan\u00eb me qindra dokumente q\u00eb e sakt\u00ebsojn\u00eb figur\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut. Gjithashtu debati p\u00ebr origjin\u00ebn p\u00ebr babait t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, apo p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pseudodebat jo shkencor. N\u00ebse \u201cbesojm\u00eb\u201d Oliver Schmidtin, babai i Sk\u00ebnderbeut \u00ebsht\u00eb sllav. T\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb se n\u00ebna e Sk\u00ebnderbeut \u00ebsht\u00eb sllave. Imagjinoni tani: Nga nj\u00eb baba sllav dhe nj\u00eb n\u00ebn\u00eb sllave lind nj\u00eb shqiptar!? Ky absurditet \u00ebsht\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr rrafshin e marr\u00ebzive erazmike. Vet\u00eb Sk\u00ebnderbeu n\u00eb nj\u00eb nga letrat e tij, autentike, shkruan se \u201cn\u00ebse kronikat tona nuk g\u00ebnjejn\u00eb, ne jemi epirot\u00eb.\u201d N\u00eb t\u00eb gjitha rastet Sk\u00ebnderbeu n\u00ebnshkruan n\u00eb latinisht DOMINUS ALBANIAE, pra Zot i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pseudodebati p\u00ebr origjin\u00ebn serbe t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, \u201crilindi\u201d nga nj\u00eb publicist. Un\u00eb kam lexuar nj\u00eb literatur\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Madje edhe librin e vitit 2007 t\u00eb nj\u00eb profesori t\u00eb Mesjet\u00ebs n\u00eb Universitetin e Shkupit, q\u00eb i kushtohet t\u00ebr\u00ebsisht figur\u00ebs s\u00eb Vojsav\u00ebs. Ballafaqimi me argumente ndaj k\u00ebtij libri nuk \u00ebsht\u00eb aq i v\u00ebshtir\u00eb. Shpresoj ta publikoj s\u00eb shpejti kritik\u00ebn time. Por t\u00eb vazhdosh t\u00eb shkruash se motra e Sk\u00ebnderbeut, Mara, \u00ebsht\u00eb martuar me nj\u00eb serb, Cernovicin, \u00ebsht\u00eb akoma nj\u00eb gabim m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb. Sepse dihet me dokumente, si\u00e7 e ka v\u00ebrtetuar qart\u00ebsisht Prof. P\u00ebllumb Xhufi, ai ishte nj\u00eb princ shqiptar n\u00eb Malin e Zi, prandaj quhej Cernovic, pra Malazez. Un\u00eb kam qen\u00eb para dhjet\u00eb vjet\u00ebsh n\u00eb Manastirin e Komit n\u00eb Malin e Zi, ku jan\u00eb edhe dy varret me pllaka t\u00eb skulpturuara t\u00eb Mar\u00ebs dhe t\u00eb t\u00eb shoqit.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta historike nuk e mohojn\u00eb faktin edhe t\u00eb martesave t\u00eb p\u00ebrziera etnike n\u00eb Ballkan n\u00eb koh\u00ebn e Mesjet\u00ebs. Madje un\u00eb kam shkruar shum\u00eb her\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebn Angjelin\u00ebn, motr\u00ebn e gruas s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, pra vajz\u00ebn shqiptare t\u00eb Gjergj Arianit t\u00eb famsh\u00ebm, e cila \u00ebsht\u00eb ironizuar dhe nderohet si nj\u00eb shenjtore serbe. Detajet e pafundme q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, nuk mund t\u00eb ndryshojn\u00eb aspak thelbin historik t\u00eb figur\u00ebn s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, sepse ai p\u00ebrfaq\u00ebson shkenc\u00ebrisht nj\u00eb rezultante historike, sikurse do t\u00eb thoshte nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb ANALEVE, Marc Bloch.<\/p>\n<p>\u2013 <strong>Pse u ringjall ky debat p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Po ta shpjegoj. \u201cEdicioni i dyt\u00eb\u201d i pseudodebatit lindi me \u201cmbulimin e statuj\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut\u201d n\u00eb sheshin me emrin e tij n\u00eb dit\u00ebn e sivjetme t\u00eb Kurban Bajramit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shesh metropolitan p\u00ebr t\u00ebr\u00eb kombin shqiptar. P\u00ebr mendimin tim, \u201cmbulimi i Sk\u00ebnderbeut\u201d lidhet me nj\u00eb parim teologjik islam q\u00eb nuk mund t\u00eb falesh p\u00ebrpara asnj\u00eb figure me tipare njer\u00ebzore. Por kishte nj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr, jasht\u00eb \u00e7do konflikti t\u00eb kot\u00eb: t\u00eb jepej leja p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb faljen n\u00eb ndonj\u00eb shesh tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por, reagimi im i cili ishte n\u00eb 2-3 fjali, ose dhe reagimi i t\u00eb tjer\u00ebve, q\u00eb mund t\u00eb shmangej kjo gj\u00eb, ndezi gjithashtu nj\u00eb pseudodebat<\/p>\n<p>Kulmi qe emisioni televiziv i Rudina Xhung\u00ebs, ku un\u00eb mora pjes\u00eb bashk\u00eb me P\u00ebllumb Xhufin dhe gazetarin Kikia, ku kishim p\u00ebrball\u00eb n\u00eb panel, nj\u00eb imam t\u00eb vet\u00ebshpallur dhe gjithashtu nj\u00eb akademik t\u00eb vet\u00ebshpallur. Niveli qe i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe degjeneroi edhe n\u00eb situata banale. Por nuk jam i penduar q\u00eb mora pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb emision. Kam marr\u00eb SMS q\u00eb i kam t\u00eb ruajtura, me sharje, kurse n\u00eb FB ka pasur komente fyese dhe k\u00ebrc\u00ebnuese sidomos n\u00eb disa portale islamike. Por nuk m\u00eb shqet\u00ebson aspak ky fakt. Ato b\u00ebhen nga hakera t\u00eb paguar p\u00ebr t\u00eb sulmuar dhe denigruar figur\u00ebn time.<\/p>\n<p>\u2013 <strong>Dakord Moikom, por a nuk \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb absurditet?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 \u00cbsht\u00eb p\u00ebrtej absurditetit. E habitshme \u00ebsht\u00eb ta mendosh se ta mbrosh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb normale, pa asnj\u00eb \u201cstil patetik\u201d figur\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut pas gjasht\u00eb shekujsh dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb t\u00eb sulen me fjal\u00eb fyese, \u00ebsht\u00eb gati e pakonceptueshme. Mysliman\u00ebt shqiptar\u00eb, kudo q\u00eb jan\u00eb, t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kombit ton\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb dashuri t\u00eb padyshimt\u00eb dhe e nderojn\u00eb heroin ton\u00eb komb\u00ebtar. \u00cbsht\u00eb padyshim nj\u00eb mysliman si Ismail Qemali q\u00eb zgjodhi flamurin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, flamurin e Sk\u00ebnderbeut, q\u00eb e kemi edhe sot. Sipas mendjes halucinante t\u00eb neootoman\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Aktin e Pavar\u00ebsis\u00eb, edhe Ismail Qemali duhej shpallur si \u201ctradhtar\u201d dhe terrorist\u201d i perandoris\u00eb osmane. Naim Frash\u00ebri shkroi poem\u00ebn e madhe p\u00ebr Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeun, kur dihet se Naimi nuk qe i krishter\u00eb. Por futja e nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeje midis shqiptar, p\u00ebr gjoja nj\u00eb konflikt fetar onirik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga instrumentet m\u00eb diabolike t\u00eb shqiptarofobis\u00eb, e cila vet\u00ebklasifikohet sidomos si sk\u00ebnderbeofobi. Dhe paralelisht me sulmin ndaj Sk\u00ebnderbeut, arrihet edhe n\u00eb konkl;uzione t\u00eb tjera se \u201cshqiptar\u00ebt nuk vijn\u00eb nga ilir\u00ebt\u201d. Se \u201cshpikja e kombit shqiptar\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpikje e von\u00eb e austro-hungarez\u00ebve, duke dal\u00eb k\u00ebshtu Shqip\u00ebria jasht\u00eb historis\u00eb p\u00ebrfundimisht, pra si nj\u00eb krijes\u00eb si nj\u00eb krijes\u00eb fantazmagorike e sajuar nga disa rilindas t\u00eb shekullit XIX.<\/p>\n<p>\u2013 <strong>Sidoqoft\u00eb ju duhet t\u00eb jeni v\u00ebn\u00eb n\u00eb mendime p\u00ebr k\u00ebto sulme, apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Jo. Un\u00eb jam thell\u00ebsisht i bindur n\u00eb k\u00ebto q\u00eb them. Me k\u00ebt\u00eb rast kam lexuar nj\u00eb num\u00ebr shkrimesh m\u00eb t\u00eb sofistikuara. Po p\u00ebr fat t\u00eb keq, t\u00eb kufizuara n\u00eb konceptim dhe t\u00eb klientelizuara n\u00eb ide. K\u00ebshtu, kriticizmi ndaj Sk\u00ebnderbeut, b\u00ebhet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr idolatris\u00eb. Sk\u00ebnderbeu nuk \u00ebsht\u00eb figur\u00eb idolatrike. Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb emblematike historike. P\u00ebr Sk\u00ebnderbeun jan\u00eb mij\u00ebra libra t\u00eb shkruar, jan\u00eb nj\u00eb koleksion i madh dokumentesh, q\u00eb sakt\u00ebsojn\u00eb rezultanten historike t\u00eb figur\u00ebs dhe aksionit t\u00eb tij n\u00eb shekullin XV. Pra nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fantazmagori dhe as nj\u00eb subjekt thriller, as dhe nj\u00eb motiv operete t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 <strong>A duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb debat shkencor p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute duhet t\u00eb ket\u00eb, por ama, debat shkencor. Sulmet mediatike, konfuze dhe larg shkenc\u00ebs, padyshim q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb t\u00eb ardhme. T\u00ebr\u00eb dishepujt e Sk\u00ebnderbeofabis\u00eb, qofshin shqiptar\u00eb ose jo shqiptar\u00eb, mua m\u00eb kujtojn\u00eb nj\u00eb pasazh, tejet tipologjik, tek libri i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm \u201cLiza n\u00eb bot\u00ebn e \u00e7udirave\u201d t\u00eb shkrimtarit dhe matematikanit Ljuis Ker\u00ebll.<\/p>\n<p>Ja \u00e7\u2019thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasazh:<\/p>\n<p>\u2013 Gjykat\u00ebsi le t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr vendimin \u2013 urdh\u00ebroi Mbreti, ndoshta p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebzet\u00ebn her\u00eb at\u00eb dit\u00eb.<br \/>\n\u2013 Jo, jo, \u2013 nd\u00ebrhyri Mbret\u00ebresha. \u2013 M\u00eb par\u00eb vendimi, pastaj gjykimi.<br \/>\n&#8211; Marr\u00ebzi! \u2013 thirri Liza me t\u00eb madhe. \u2013 Si u dh\u00ebnka vendimi para gjykimit.<br \/>\n&#8211; Mbyll goj\u00ebn ti! \u2013 U inatos Mbret\u00ebresha dhe u zverdh n\u00eb fytyr\u00eb.<br \/>\n\u2013 Aspak! \u2013 ia priti Liza.<br \/>\n\u2013 T\u2019i pritet koka! \u2013 urdh\u00ebroi Mbret\u00ebresha.<\/p>\n<p>Por asnjeri nuk luajti nga vendi.<\/p>\n<p>\u2013 Kush pyet p\u00ebr ju, nd\u00ebrhyri Liza (e cila tani kishte arritur plot\u00ebsisht gjat\u00ebsin\u00eb e vet.) Ju nuk jeni gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb pal\u00eb letrash bixhozi\u2026.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Le t\u00eb hyjm\u00eb Moikom n\u00eb realitetin politik shqiptar. A ka ndonj\u00eb lidhje debati p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun me at\u00eb p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave q\u00eb po b\u00ebhet k\u00ebto dit\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nd\u00ebrsa pseudodebati p\u00ebr Skend\u00ebrbeun \u00ebsht\u00eb krejt i humbur n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb betej\u00ebs mendore dhe t\u00eb perspektiv\u00ebs serioze shkencore, debati p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave \u00ebsht\u00eb per fat t\u00eb keq nj\u00eb debat i v\u00ebrtet\u00eb, serioz. Sk\u00ebnderbeu i ka fituar betejat e tij mendore, Akademia e Shkencave duhet ta fitoj\u00eb betej\u00ebn e saj. Akademia e Shkencave \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb koncept institucional, pra nj\u00eb kryeinstitucion i formatit komb\u00ebtar p\u00ebr shkencat dhe sidomos p\u00ebr albanologjin\u00eb. M\u00eb nj\u00eb eg\u00ebrsi t\u00eb stimuluar, t\u00eb shum\u00eb prapaskenave, t\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb mbrapshta dhe antishqiptare Akadamia e Shkencave k\u00ebto 27 vjet u sulmua dhe u denigrua.<\/p>\n<p>E ashtuquajtura reform\u00eb e vitit 2007 e formalizoi p\u00ebr vdekje dhe friksh\u00ebm Akademin\u00eb e Shkencave. Reforma berishiane futi n\u00eb Akademi njer\u00ebz klientelist\u00eb politik\u00eb, pa vepra, pa autoritet shkencor, q\u00eb quhen ironikisht, sipas shpotis\u00eb erazmike si gjoja \u201cakademik\u00eb\u201d. Po q\u00eb nuk jan\u00eb akademike. Shikoni si u \u201cpllenuan nga hi\u00e7i \u201c personalitete t\u00eb rreme, profesor\u00eb t\u00eb rrem\u00eb, akademik\u00eb t\u00eb rrem\u00eb, q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u00eb arritur tek ideja e mbrapsht\u00eb e anulimit dhe mohimi publik urbi et orbi i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/p>\n<p>Mua me kujtohet parabola e Xhonotan Suiftit p\u00ebr Akademin\u00eb e Laput\u00ebs-p\u00ebr situatat e ngjashme, paralele, kontradiktore t\u00eb komizmit dhe t\u00eb depresionit institucional.<\/p>\n<p>Pra te vet\u00ebshkat\u00ebrimit.<\/p>\n<p>\u2013 <strong>A mund t\u00eb reformohet kjo Akademi?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Sigurisht! Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gabim i tmerrsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb futemi n\u00eb shekullin e XXI si vendi i vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb , apo dhe n\u00eb vendet e bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb si pa Akademi te Shkencave. Kjo gj\u00ebm\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkul\u00ebsh flok\u00ebt e kok\u00ebs. T\u00eb ashtuquajturit ekzibicionist\u00eb q\u00eb k\u00ebnaqen me zhdukjen e Akademis\u00eb duhet ta din\u00eb q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb skenar antikomb\u00ebtar dhe antihistorik, rikthim n\u00eb nj\u00eb \u201cDark Age\u201d t\u00eb injoranc\u00ebs retrograde dhe t\u00eb tejkaluar prej koh\u00ebsh. Shqip\u00ebria ka njer\u00ebz t\u00eb ditur t\u00eb niveleve t\u00eb larta -psh po kujtoj tani matematikanin dhe kulturologun e madh Aleko Minga. Ka edhe t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb Akademin\u00eb e reformuar duhen futur-gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt e mundshme dhe e arsyeshme njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb zot\u00eb dhe t\u00eb ditur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ose edhe t\u00eb kombit shqiptar. Shqip\u00ebria u b\u00eb n\u00eb shekullin e XX Q\u00ebndra e K\u00ebrkimit Shkencor t\u00eb Albanologjis\u00eb dhe e Etnogjenez\u00ebs iliro-arb\u00ebrore etj. Dhe befas n\u00eb 2017 me nj\u00eb sado-mazohiz\u00ebm pervers vet\u00eb ne shqiptar\u00ebt duam t\u00eb shpallim se nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr Akademi t\u00eb Shkencave-pra n\u00eb djall Akademia, pra edhe vet\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>\u2013 <strong>Nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit, Moikom. Sot mblidhet parlamenti i ri dhe miratohet qeveria e re. Cilat jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zhvillim?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Nga pik\u00ebpamja kushtetuese zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme politike prodhuan shumic\u00ebn e ligjv\u00ebn\u00ebsve n\u00eb Kuvend t\u00eb Partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb PS-s\u00eb. Votimi e ka krijuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe k\u00ebtu paragjykimi apo sulmet ndaj k\u00ebtij rezultati nuk llogaritin n\u00eb fakt popullin q\u00eb votoi. Kjo pik\u00eb konceptuale duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb. Me gjith\u00eb kriticizmin tim t\u00eb vazhduesh\u00ebm, un\u00eb i uroj kushtetutshm\u00ebrisht si qytetar q\u00eb qeveria e re t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb duke kap\u00ebrcyer edhe t\u00eb metat e boshll\u00ebqet e mandatit t\u00eb kaluar. K\u00ebt\u00eb do ta tregoj\u00eb koha.<\/p>\n<p>\u2013 <strong>A do t\u00eb ket\u00eb opozit\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Po. Un\u00eb mendoj q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb opozit\u00eb. Madje mendoj se opozita m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nuk b\u00ebhet nga partit\u00eb politike, nuk b\u00ebhet nga politikan\u00ebt. Opozita m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme b\u00ebhet nga populli, i cili jo m\u00eb kot \u00ebsht\u00eb mbiquajtur nga mendimtar\u00ebt e analizave si \u201copozita e opozitave\u201d. Por opozita m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb nga posht\u00eb! N\u00eb fakt, qeveria Rama 2, duke qen\u00eb e vetme n\u00eb pushtet, pra, e ka t\u00ebr\u00eb timonin vet\u00eb n\u00eb duar, nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dhe t\u00eb gjej\u00eb ndonj\u00eb alibi n\u00ebse nuk qeveris si duhet. Politika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kategori shum\u00eb dinamike, e l\u00ebvizshme dhe shpesh shum\u00eb ambiguide.<\/p>\n<p>Krahas urimeve, do t\u2019i thoja qeveris\u00eb t\u2019i ket\u00eb t\u00eb ngrehura shqisat p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjegjesi unike dhe t\u00ebr\u00ebsore p\u00ebr kat\u00ebr vitet e mandatit t\u00eb fituar.<\/p>\n<p><em>Intervistoi Xhevdet Shehu<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dita, 9 shtator 2017 Intervist\u00eb me Moikom Zeqon \u2013 Moikom, krejt papritmas dit\u00ebt e fundit u rigjall\u00ebrua debati p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun. Dashje, pa dashje, u p\u00ebrziet edhe ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat, pasi sikurse \u00ebsht\u00eb folur ju edhe jeni k\u00ebrc\u00ebnuar. Pavar\u00ebsisht se jeni shprehur disa her\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, mund t\u00eb na e sqaroni k\u00ebt\u00eb zhvillim t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,5],"tags":[],"class_list":["post-15182","post","type-post","status-publish","format-standard","category-histori","category-intervista"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00ebr Qeverin\u00eb, Akademin\u00eb dhe Sk\u00ebnderbeun - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00ebr Qeverin\u00eb, Akademin\u00eb dhe Sk\u00ebnderbeun - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dita, 9 shtator 2017 Intervist\u00eb me Moikom Zeqon \u2013 Moikom, krejt papritmas dit\u00ebt e fundit u rigjall\u00ebrua debati p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun. Dashje, pa dashje, u p\u00ebrziet edhe ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat, pasi sikurse \u00ebsht\u00eb folur ju edhe jeni k\u00ebrc\u00ebnuar. Pavar\u00ebsisht se jeni shprehur disa her\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, mund t\u00eb na e sqaroni k\u00ebt\u00eb zhvillim t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-09-10T20:52:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-10-26T22:51:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/moikom-zeqo-300x247.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"P\u00ebr Qeverin\u00eb, Akademin\u00eb dhe Sk\u00ebnderbeun\",\"datePublished\":\"2017-09-10T20:52:21+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-26T22:51:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\\\/\"},\"wordCount\":2502,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/moikom-zeqo-300x247.jpg\",\"articleSection\":[\"Histori\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\\\/\",\"name\":\"P\u00ebr Qeverin\u00eb, Akademin\u00eb dhe Sk\u00ebnderbeun - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/moikom-zeqo-300x247.jpg\",\"datePublished\":\"2017-09-10T20:52:21+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-26T22:51:28+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/moikom-zeqo-300x247.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/moikom-zeqo-300x247.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebr Qeverin\u00eb, Akademin\u00eb dhe Sk\u00ebnderbeun\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebr Qeverin\u00eb, Akademin\u00eb dhe Sk\u00ebnderbeun - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"P\u00ebr Qeverin\u00eb, Akademin\u00eb dhe Sk\u00ebnderbeun - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Dita, 9 shtator 2017 Intervist\u00eb me Moikom Zeqon \u2013 Moikom, krejt papritmas dit\u00ebt e fundit u rigjall\u00ebrua debati p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun. Dashje, pa dashje, u p\u00ebrziet edhe ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat, pasi sikurse \u00ebsht\u00eb folur ju edhe jeni k\u00ebrc\u00ebnuar. Pavar\u00ebsisht se jeni shprehur disa her\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, mund t\u00eb na e sqaroni k\u00ebt\u00eb zhvillim t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-09-10T20:52:21+00:00","article_modified_time":"2017-10-26T22:51:28+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/moikom-zeqo-300x247.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"P\u00ebr Qeverin\u00eb, Akademin\u00eb dhe Sk\u00ebnderbeun","datePublished":"2017-09-10T20:52:21+00:00","dateModified":"2017-10-26T22:51:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/"},"wordCount":2502,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/moikom-zeqo-300x247.jpg","articleSection":["Histori","Intervista"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/","name":"P\u00ebr Qeverin\u00eb, Akademin\u00eb dhe Sk\u00ebnderbeun - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/moikom-zeqo-300x247.jpg","datePublished":"2017-09-10T20:52:21+00:00","dateModified":"2017-10-26T22:51:28+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/moikom-zeqo-300x247.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/moikom-zeqo-300x247.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-qeverine-akademine-dhe-skenderbeun\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebr Qeverin\u00eb, Akademin\u00eb dhe Sk\u00ebnderbeun"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15182","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15182"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15182\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15182"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15182"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15182"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}