{"id":15263,"date":"2017-09-12T22:34:06","date_gmt":"2017-09-12T21:34:06","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=15263"},"modified":"2017-10-25T09:14:23","modified_gmt":"2017-10-25T09:14:23","slug":"i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\/","title":{"rendered":"I premtova vetes t\u00eb dhuroj dashuri&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>KRISTAQ TURTULLI<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">&#8211; <em>tregim<\/em> &#8211;<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrkuli kok\u00ebn dhe e puthi fort, me afsh n\u00eb buz\u00eb, vajza shtr\u00ebngoi syt\u00eb, ngriu, buz\u00ebt e saj u vadit\u00ebn prej l\u00ebngut t\u00eb fresk\u00ebt dhe gjuha iu drodh n\u00eb qiellz\u00eb. Vironi e largoi pak nga vetja, v\u00ebshtroi me v\u00ebmendje dhe mall fytyr\u00ebn e fresk\u00ebt t\u00eb vajz\u00ebs, dridhjen e qerpik\u00ebve dhe buz\u00ebt gjysm\u00eb t\u00eb hapura, n\u00eb pritje. E puthi p\u00ebrs\u00ebri me zjarr dhe pasion si t\u00eb mos e kishte puthur kurr\u00eb. Puthjet e tij ishin t\u00eb buta gati si lutje.<\/p>\n<p>May Lee donte t\u00eb fliste, t\u00eb tregonte p\u00ebr mundimin dhe pasigurin\u00eb e s\u00eb nes\u00ebrmes, por fjal\u00ebt i kishin mbetur t\u00eb varura n\u00eb \u00e7engelin e pasionit dhe dashuris\u00eb. Ajo ndjente marramendje prej \u00e7do prekje e buz\u00ebve t\u00eb djalit dhe \u00e7do puthje t\u00eb ngjeshur. Befas Vironi l\u00ebvizi buz\u00ebt vertikal, n\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrfaqen e buz\u00ebve t\u00eb saj, ndjeu frym\u00ebn e tij t\u00eb nxeht\u00eb. Buz\u00ebt e saj u hap\u00ebn si flet\u00ebt e tulipanit dhe ai futi gjuh\u00ebn brenda. Vajza u hutua nj\u00eb \u00e7ast, u ngreh, u drith\u00ebrua, gjuha e tij l\u00ebvizte ngadal\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb goj\u00ebs, gjoksi i saj ngrihej dhe ulej me shpejt\u00ebsi, ndjente nj\u00eb marramendje t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy nis\u00ebn t\u00eb merrnin frym\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi, vajza kishte ndenjur net t\u00eb t\u00ebra zgjuar, pa gjum\u00eb e kishte sjell\u00eb dhe risjell\u00eb shpesh her\u00eb n\u00ebp\u00ebr mend gjetjen e m\u00ebnyr\u00ebs p\u00ebr ardhjen e tij, larg syve t\u00eb keq t\u00eb \u00c7ao Dao Bu-s\u00eb. Prandaj donte ta b\u00ebnte akoma m\u00eb intime, t\u00eb ndjente p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi gjith\u00e7ka t\u00eb tij. T\u00eb jetonte momentin, gjithnj\u00eb e nes\u00ebrmja nuk dihet. Nuk ishte aspak e shkrehur, ishte njeri, fem\u00ebr q\u00eb donte t\u00eb provonte me gjith\u00eb shpirt at\u00eb q\u00eb donte.<\/p>\n<p>Zemra e vajz\u00ebs rrihte me forc\u00eb, puthjet e tyre ishin t\u00eb shpeshta, t\u00eb shkurtra si shkreptima, ai mbante me kujdes kok\u00ebn e saj n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00ebt e tij si nj\u00eb diamant t\u00eb rrall\u00eb, pa nd\u00ebrprer\u00eb t\u00eb puthurat. Ajo e v\u00ebshtroi ngultas n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb syve t\u00eb djalit, kthjellt\u00ebsia e drith\u00ebroi, fytyra e tij ishte e p\u00ebrskuqur, mezi mbushej me frym\u00eb, i p\u00ebrv\u00ebluar, paduruar prej d\u00ebshir\u00ebs. Vironi p\u00ebrkuli kok\u00ebn, buz\u00ebt e tij l\u00ebviz\u00ebn drejt gjirit t\u00eb bardh\u00eb e t\u00eb vog\u00ebl, buz\u00ebt prek\u00ebn leht\u00eb thithk\u00ebn e kuqe e t\u00eb plot\u00eb si manaferr\u00eb e t\u00ebrhoqi but\u00eb duke e rrotulluar n\u00eb goj\u00eb. Vajza symbyllur u rr\u00ebqeth, r\u00ebnkoi, pastaj psher\u00ebtiu dhe m\u00ebrm\u00ebriti:<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb lutem but\u00eb.<\/p>\n<p>Vironi e p\u00ebrk\u00ebdhelte leht\u00eb me delikates\u00eb, si t\u00eb prekte nj\u00eb petale dhe t\u00eb mos shkundte pjalmin, gjithsesi ajo i ndjente s\u00eb thelli prekjet e tij. Mezi mbushej me frym\u00eb, si t\u00eb kishte vrapuar gjat\u00eb n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjet\u00eb t\u00eb lodhshme. E donte at\u00eb djal\u00eb marr\u00ebzisht, nuk e merrte vesh ngase i ngrihej dallg\u00ebzimi i pashuar i ndjenj\u00ebs. Gjuha i ishte thar\u00eb prej d\u00ebshir\u00ebs, pa menduar gjat\u00eb l\u00ebvizi me shpejt\u00ebsi, zb\u00ebrtheu kopsat e para t\u00eb k\u00ebmish\u00ebs, t\u00eb tjerat kopsa prej nxitimit u k\u00ebput\u00ebn vet\u00eb dhe ran\u00eb p\u00ebrdhe me zhurm\u00eb t\u00eb but\u00eb. Flaku me moskok\u00eb\u00e7arje k\u00ebmish\u00ebn p\u00ebrdhe, gjithashtu dhe sytjenat.<\/p>\n<p>&#8211; Shtr\u00ebngom\u00eb fort.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e vet May Lee gjendej krejt lakuriq p\u00ebrpara nj\u00eb mashkulli, i cili e v\u00ebshtronte syzgurdulluar, goj\u00ebhapur; bardh\u00ebsin\u00eb e shndritshme, bukurin\u00eb e mahnitshme t\u00eb trupit t\u00eb saj. I ngjau si nj\u00eb nimf\u00eb e ardhur befasisht p\u00ebrpara tij. Iu mbajt fryma, u kap\u00ebrdi me v\u00ebshtir\u00ebsi, t\u00eb ishte kjo vajz\u00eb e tij, e cila po i jepej t\u00ebr\u00ebsisht!<\/p>\n<p>-Oh May Lee, jeni nj\u00eb mrekulli! &#8211; m\u00ebrm\u00ebriti ai gjuh\u00eb thar\u00eb dhe shtriu duar p\u00ebrpara me ndrojtje pa guxuar ta prekte. Donte ti thoshte se i dukej e pabesueshme q\u00eb kurora e bukuris\u00eb aziatike t\u00eb behej e tij. Heshti. Ajo i dukej si nj\u00eb statuj\u00eb klasike, si nj\u00eb magji!<\/p>\n<p>&#8211; Shtr\u00ebngom\u00eb fort, fort!-m\u00ebrm\u00ebriste symbyllur May Lee.<\/p>\n<p>Vajza nj\u00eb moment u p\u00ebrskuq dhe u hutua p\u00ebr guximin e \u00e7mendur, nga mendimi i p\u00ebrshpejtuar p\u00ebr t\u00eb treguar sa m\u00eb shpejt lakuriq\u00ebsin\u00eb e saj. Uli kryet dhe provoi nj\u00eb dridhje t\u00eb brendshme. Alarmi i ngrehur i shungulloi n\u00eb mendje, u nguros me v\u00ebshtrim t\u00eb mb\u00ebrthyer drejt der\u00ebs, megjith\u00ebse i kishte mar\u00eb masat qysh m\u00eb par\u00eb. Largoi shikimin prej aty dhe p\u00ebrshkundi kryet e nervozuar. Nuk kishte koh\u00eb t\u00eb mendonte dy her\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh May Lee e ndjeu veten t\u00eb leht\u00eb, pa r\u00ebndes\u00ebn e teshave t\u00eb panevojshme, nuk i vendosi duart n\u00eb gjoks p\u00ebr t\u00eb mbuluar apo fshehur di\u00e7ka, i dukej krejt e tep\u00ebrt l\u00ebvizja n\u00eb ato momente t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme intime, ndjehej e p\u00ebrfshir\u00eb prej afshit q\u00eb po ja p\u00ebrv\u00eblonte trupin. Vironi zgjati gisht\u00ebrinjt\u00eb dhe preku gjoksin e saj me kujdes, nd\u00ebrsa dora tjet\u00ebr shkau n\u00eb bark e p\u00ebrk\u00ebdheli leht\u00eb, pastaj rendi posht\u00eb mes shal\u00ebve t\u00eb drejta, drejt ka\u00e7ub\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl me ka\u00e7urrel t\u00eb dendur, t\u00eb but\u00eb si m\u00ebndafsh.<\/p>\n<p>&#8211; I premtova vetes t\u00eb dhuroj gjith\u00eb dashurin\u00eb, ta jap tek ti dhe dua q\u00eb ta mbani n\u00eb zem\u00ebr. Do t\u00eb dua ty gjithnj\u00eb, pak r\u00ebnd\u00ebsi ka se \u00e7far\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb jeta. Jeni shpirti im dhe do t\u00eb dua gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs deri n\u00eb vdekje. Shtr\u00ebngom\u00eb fort, fort, fort!- foli ajo me afsh dhe me shpirt.<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb do jem gjithmon\u00eb pran\u00eb teje, sa her\u00eb t\u00eb keni nevoj\u00eb p\u00ebr mua, &#8211; p\u00ebshp\u00ebriti Vironi.<\/p>\n<p>May Lee q\u00ebndronte e tendosur e donte at\u00eb ta kishte brenda vetes, ta ndjente s\u00eb thelli, gjith\u00e7ka e tij ti p\u00ebrkiste dhe asaj, ishte e p\u00ebrfshir\u00eb prej zjarrit p\u00ebrv\u00eblues. Vironi u shtri mbi t\u00eb dhe e puthi n\u00eb buz\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb trupin t&#8217;i shkrihej prej ekstaz\u00ebs, e v\u00ebshtronte ngul\u00ebt, u t\u00ebrhoq pak dhe u ngjesh mbas saj me t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn. Ata u b\u00ebn\u00eb nj\u00ebsh, ajo klithi, i dhembi shum\u00eb, trupi iu harkua dhe nj\u00eb lot i madh u rrotullua n\u00eb faqen e praruar, u rrokullis ngadal\u00eb pastaj ra p\u00ebrdhe.<\/p>\n<p>Vajza ndjente frym\u00ebmarrjen e tij t\u00eb shpesht\u00eb dhe l\u00ebngun e nxeht\u00eb q\u00eb derdhej n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb trupit t\u00eb saj. Ajo u shkri prej k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb, nisi ta puthte si e marr\u00eb n\u00eb buz\u00eb, n\u00eb qaf\u00eb, fytyr\u00eb. Ajo nuk ishte skllave e mjer\u00eb t\u00eb dergjej n\u00eb p\u00ebshtirosje, qe njeri, vajz\u00eb e re me ndjenja dhe vrull. Jeta i jepej nj\u00ebher\u00eb, rinia po ashtu dhe ajo nuk mund t\u00eb p\u00ebshtynte ndjenjat, t&#8217;i flakte p\u00ebrdhe si l\u00ebvore, t&#8217;i shkelte me k\u00ebmb\u00eb. Ndjehej si nj\u00eb mbret\u00ebresh\u00eb, dha dashuri dhe mori afsh dhe ngroht\u00ebsi&#8230;<\/p>\n<p>May Lee ngriti kok\u00ebn me vrull, afshi dhe zjarri p\u00ebrv\u00eblues n\u00eb \u00e7ast u fashit, p\u00ebrkuli qaf\u00ebn e mpir\u00eb, si t\u00eb d\u00ebgjonte m\u00eb mir\u00eb, tendosi trupin, shkau anash, u largua me pendes\u00eb prej trupit t\u00eb lag\u00ebsht t\u00eb djalit. Zemra i rrihte me vrull dhe gjaku n\u00eb damar\u00eb i ziente si uji i nxeht\u00eb n\u00eb kazan.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb?- p\u00ebshp\u00ebriti Vironi, l\u00ebvizi dhe u kthye n\u00eb krah.<br \/>\nVajza nuk i ktheu p\u00ebrgjigje, zgjati krahun, t\u00ebrhoqi prej stolit fustanin e gjat\u00eb me lule, u ngrit dhe u vesh me t\u00eb shpejt\u00eb. Ajo ishte e sigurt q\u00eb d\u00ebgjoi di\u00e7ka si zhurm\u00eb a z\u00eb matan\u00eb n\u00eb korridor ose diku m\u00eb larg. Ndoshta n\u00eb dhom\u00ebn e vog\u00ebl me orendi t\u00eb thjeshta ku rinte zakonisht gjyshja pothuajse e verb\u00ebr Lee Su Yuong.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb? &#8211; ia b\u00ebri p\u00ebrs\u00ebri Vironi dhe u ngrit ndenjur, syt\u00eb e vajz\u00ebs tregonin alarm.<br \/>\nVajza ktheu kok\u00ebn pjerr\u00ebt nga djali dhe i foli me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, duke treguar me kok\u00eb teshat e tij t\u00eb flakura n\u00eb dysheme:<br \/>\n&#8211; Vishu shpejt, t\u00eb lutem,- u kap\u00ebrdi me v\u00ebshtir\u00ebsi dhe pyeti: &#8211; D\u00ebgjove di\u00e7ka si thirrje apo zhurm\u00eb?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KRISTAQ TURTULLI &#8211; tregim &#8211; Ai p\u00ebrkuli kok\u00ebn dhe e puthi fort, me afsh n\u00eb buz\u00eb, vajza shtr\u00ebngoi syt\u00eb, ngriu, buz\u00ebt e saj u vadit\u00ebn prej l\u00ebngut t\u00eb fresk\u00ebt dhe gjuha iu drodh n\u00eb qiellz\u00eb. Vironi e largoi pak nga vetja, v\u00ebshtroi me v\u00ebmendje dhe mall fytyr\u00ebn e fresk\u00ebt t\u00eb vajz\u00ebs, dridhjen e qerpik\u00ebve dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,12],"tags":[],"class_list":["post-15263","post","type-post","status-publish","format-standard","category-letersi","category-tregime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>I premtova vetes t\u00eb dhuroj dashuri... - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"I premtova vetes t\u00eb dhuroj dashuri... - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"KRISTAQ TURTULLI &#8211; tregim &#8211; Ai p\u00ebrkuli kok\u00ebn dhe e puthi fort, me afsh n\u00eb buz\u00eb, vajza shtr\u00ebngoi syt\u00eb, ngriu, buz\u00ebt e saj u vadit\u00ebn prej l\u00ebngut t\u00eb fresk\u00ebt dhe gjuha iu drodh n\u00eb qiellz\u00eb. Vironi e largoi pak nga vetja, v\u00ebshtroi me v\u00ebmendje dhe mall fytyr\u00ebn e fresk\u00ebt t\u00eb vajz\u00ebs, dridhjen e qerpik\u00ebve dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-09-12T21:34:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-10-25T09:14:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"I premtova vetes t\u00eb dhuroj dashuri&#8230;\",\"datePublished\":\"2017-09-12T21:34:06+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-25T09:14:23+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\\\/\"},\"wordCount\":1428,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\\\/\",\"name\":\"I premtova vetes t\u00eb dhuroj dashuri... - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2017-09-12T21:34:06+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-25T09:14:23+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"I premtova vetes t\u00eb dhuroj dashuri&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"I premtova vetes t\u00eb dhuroj dashuri... - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"I premtova vetes t\u00eb dhuroj dashuri... - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"KRISTAQ TURTULLI &#8211; tregim &#8211; Ai p\u00ebrkuli kok\u00ebn dhe e puthi fort, me afsh n\u00eb buz\u00eb, vajza shtr\u00ebngoi syt\u00eb, ngriu, buz\u00ebt e saj u vadit\u00ebn prej l\u00ebngut t\u00eb fresk\u00ebt dhe gjuha iu drodh n\u00eb qiellz\u00eb. Vironi e largoi pak nga vetja, v\u00ebshtroi me v\u00ebmendje dhe mall fytyr\u00ebn e fresk\u00ebt t\u00eb vajz\u00ebs, dridhjen e qerpik\u00ebve dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-09-12T21:34:06+00:00","article_modified_time":"2017-10-25T09:14:23+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"I premtova vetes t\u00eb dhuroj dashuri&#8230;","datePublished":"2017-09-12T21:34:06+00:00","dateModified":"2017-10-25T09:14:23+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\/"},"wordCount":1428,"commentCount":0,"articleSection":["Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\/","name":"I premtova vetes t\u00eb dhuroj dashuri... - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2017-09-12T21:34:06+00:00","dateModified":"2017-10-25T09:14:23+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-premtova-vetes-te-dhuroj-dashuri\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"I premtova vetes t\u00eb dhuroj dashuri&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15263","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15263"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15263\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15263"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15263"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15263"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}