{"id":15362,"date":"2017-09-15T15:02:03","date_gmt":"2017-09-15T14:02:03","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=15362"},"modified":"2017-10-24T23:10:05","modified_gmt":"2017-10-24T23:10:05","slug":"interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\/","title":{"rendered":"INTERVIST\u00cb ME FADIL ISLAMIN, SEKRETAR GJENERAL I PDU-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>PDU \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs dhe po rritet n\u00eb Kosov\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>St. Gallen \u2013 Zvic\u00ebr, e diele, 10.09.2017<br \/>\n<\/em><br \/>\n<em><a href=\"mailto:fidi-gebrein@online.de\">Fadil Islami<\/a>, (<em>20.02.1966<\/em>), lindi n\u00eb Prishtin\u00eb, nga viti 1992 jeton n\u00eb Gjermani. Momentalisht n\u00eb qytetin Ingolstadt, Landi i Bayernit. Ai \u00ebsht\u00eb pronar i firm\u00ebs &#8220;FIDI- Geb\u00e4uderinigun&#8221;, nd\u00ebrsa sivjet \u00ebsht\u00eb zgjedhur sekretar i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Unitetit (PDU). Fadil Islami, \u00ebsht\u00eb veprimtar i viteve t\u00eb 90-ta. P\u00ebrve\u00e7 aktiviteteve politike ai ka qen i angazhuar edhe n\u00eb aktivitete t\u00eb tjera. P\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me muzik\u00eb, si k\u00ebng\u00ebtar i muzik\u00ebs popullore dhe asaj folklorike. Nd\u00ebrsa viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb i njohur p\u00ebrmes rrjeteve sociale n\u00eb t\u00eb cilat ka p\u00ebrkrahur intelektual p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt mendonte se do t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb tashmes dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb Kosov\u00ebs. Por jo vet\u00ebm Fadili \u00ebsht\u00eb ndeshur me p\u00ebrbuzje dhe injorim, andaj ai flet hapur edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Pyetje: Z. Fadil Islami, prej kur jeni t\u00eb angazhuar n\u00eb jet\u00ebn publike, qoft\u00eb ajo kulturore, humanitare apo politike?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderoj p\u00ebr ket\u00eb intervist\u00eb, e n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ty dhe lexuesve iu k\u00ebrkoj\u00eb falje pasi m\u00eb mungon eksperienca n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan. Angazhimi im n\u00eb jet\u00ebn publike, kulturore e humanitare \u00ebsht\u00eb i hersh\u00ebm, q\u00eb daton diku nga viti 1981, nd\u00ebrsa si aktivist i LDK-s\u00eb qysh prej themelimit t\u00eb saj. Ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb suaz\u00ebn e asaj kohe, me t\u00eb gjitha emocionet tona p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shtetin. K\u00ebt\u00eb veprimtari e kam shprehur edhe p\u00ebrmes k\u00ebng\u00ebs, e cila brez pas brezi ngjalli dashurin\u00eb p\u00ebr vendin duke shtuar aspirat\u00ebn p\u00ebr liri. Ishin koh\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, kurse ne brezi artistik, pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e popullit i kemi p\u00ebrcjell n\u00ebp\u00ebrmes k\u00ebng\u00ebs, se mbase ishte nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb sensibilizonim popullin p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur at\u00eb n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr regjimit serb. Kurse me themelimin e LDK-s\u00eb dhe ardhjen n\u00eb sken\u00eb t\u00eb t\u00eb madhit Ibrahim Rugova, i cili njihet si profet i shqiptar\u00ebve, angazhimi im do t\u00eb nis edhe n\u00eb fush\u00ebn e jet\u00ebs politike, bashk\u00eb me tjet\u00ebr, pa hile e pa dredhi!<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Kur keni emigruar n\u00eb Gjermani dhe cili ishte q\u00ebllimi i k\u00ebtij emigrimi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: N\u00eb Gjermani kam ardhur n\u00eb vitin 1992, pas disa aktiviteteve, kryesisht n\u00eb LDK, q\u00ebndrimi im n\u00eb Kosov\u00eb u b\u00eb i pa mundur, madje edhe aktiviteti tjet\u00ebr q\u00eb b\u00ebja n\u00eb Maqedoni pengohej, madje edhe si k\u00ebng\u00ebtar m\u00eb pengonin, e t\u00eb mos flasim e lavd\u00ebrohem p\u00ebr persekutimet n\u00eb rrafshin politik. Ishin k\u00ebto arsye pse u detyrova t\u00eb emigroj n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Kur jeni angazhuar n\u00eb LDK dhe cilat ishin sfidat tuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim politik?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Fillimisht jam vendosur n\u00eb Coburg t\u00eb Gjermanis\u00eb. Kur kam ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet kam v\u00ebrejtur se nuk ka pasur aktivitete, as kulturore dhe as politike. Madje organizimi ishte i zbeht\u00eb edhe n\u00eb rrethin\u00eb?! E pasi ishte nj\u00eb num\u00ebr i konsideruar i shqiptar\u00ebve q\u00eb jetonin e punonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth, bashk\u00eb me disa miq kemi marr\u00eb iniciativ\u00ebn p\u00ebr ta themeluar N\u00ebndeg\u00ebn e LDK-s\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e b\u00ebm\u00eb realitet p\u00ebrkund\u00ebr pengesave q\u00eb i kishim, t\u00eb cilat vinin kryesisht nga militant t\u00eb LPK-s\u00eb. Edhe sot i kam ato emocione, sepse bashkonim shqiptar\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebnim aktivitet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb N\u00ebndeg\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb u zgjodha kryetar i saj.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb angazhimi im lidhej n\u00eb koordinim t\u00eb aktivitetit me t\u00eb madhin Salih \u00c7ekaj, me t\u00eb cilin i bashk\u00ebrendonim aktivitetet. Por nuk kan\u00eb munguar as ato me Kryetarin e Deg\u00ebs n\u00eb Gjermani z. Hafiz Gagica, e pasi z. Gagica ishte edhe koordinator i Deg\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb, mua m\u00eb ka rastisur t\u00eb kem bashk\u00ebpunimi m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe afatgjat\u00eb me Komandantin tim Salih Cekaj, i cili ishte nj\u00eb personalitet i af\u00ebrt dhe imponues. Aktiviteti primar i N\u00ebndeg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb ishte sensibilizimi i gjerman\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. M\u00eb kujtohet se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, bashk\u00eb me Marjan Tunajn arrit\u00ebm t\u00eb organizojm\u00eb nj\u00eb tribun\u00eb politike bashk\u00eb me partit\u00eb gjermane. Tribuna doli e suksesshme, prandaj duke i fal\u00ebnderuar zot\u00ebri Marjan Tunajt, ne kemi arritur q\u00eb t\u2019iu japim gjerman\u00ebve nj\u00eb mesazh krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr p\u00ebr gjendjen reale n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb saje t\u00eb k\u00ebtyre aktiviteteve m\u00eb kujtohet se pat dal p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb n\u00eb Gjermani nj\u00eb fletushk\u00eb me titull \u201cKosova, burgu m\u00eb i madh i Europ\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: N\u00eb Gjermani ka vepruar edhe \u201cFondi i 3%\u201d. Cilat kan\u00eb qen\u00eb raportet tuaja me k\u00ebto aktivitete?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Natyrisht ne i kishim disa probleme me Qeverin\u00eb e P\u00ebrkohshme ne ekzil e cila udh\u00ebhiqej nga Bujar Bukushi dhe Isa Mustafa. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb isha kryetar i N\u00ebndeg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Coburg, dhe p\u00ebr shkak t\u00eb veprimeve tekanjoze t\u00eb Qeveris\u00eb, bashk\u00eb me kryesin\u00eb vendos\u00ebm q\u00eb mjetet e grumbulluara p\u00ebr Fondin 3%, t\u00eb mos i derdhim n\u00eb llogarin\u00eb rrjedh\u00ebse t\u00eb Qeveris\u00eb, por i kemi d\u00ebrguar direkt n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb p\u00ebr Gjermani, arsyeja e vetme ishte se Qeveria e Kosov\u00ebs, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ia ndaluan mjetet financiare Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs dr. Ibrahim Rugova, dhe institucioneve t\u00eb tjera q\u00eb vepronin n\u00eb Kosov\u00eb. Pa modesti mund t\u00eb them se kemi qen\u00eb t\u00eb par\u00ebt kur e nd\u00ebrmor\u00ebm k\u00ebt\u00eb hap, e m\u00eb pas sikurse ne kan\u00eb vepruar edhe disa N\u00ebndeg\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Ju njihen si nj\u00eb veprimtar militant i LDK-s\u00eb. A mund t\u2019iu pyes se \u00e7ka simbolizonte p\u00ebr ty kjo parti dhe lideri i saj dr. Ibrahim Rugova?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Po simboli i LDK-s\u00eb dhe i popullit ishte vet figura e dr. Ibrahim Rugov\u00ebs. LDK ishte nj\u00eb parti e cila fal\u00eb profetit ton\u00eb dr. Ibrahim Rugova, pothuajse e gjith\u00eb Kosova ishte pas saj, dhe e besonin dr. Ibrahim Rugov\u00ebn. Natyrisht duke i p\u00ebrjashtuar nj\u00eb grusht militant\u00ebsh t\u00eb LPK-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vazhdimisht propagandonin kund\u00ebr LDK-s\u00eb dhe kund\u00ebr dr. Ibrahim Rugov\u00ebs, pasi kjo shtres\u00eb ishte e pap\u00ebrfillshme dhe pa ndikim ne nuk merreshim me ta.<\/p>\n<p>Dr. Ibrahim Rugova, ishte nj\u00eb personalitet i rrall\u00eb dhe i pa p\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm, prandaj ai nuk vdes kurr\u00eb edhe pse fizikisht nuk jeton m\u00eb. Por m\u00eb e keqja dhe me e dhimbshmja q\u00eb ka mundur ti ndodh\u00eb LDK-s\u00eb, fill pas vdekjes se tij, ishte ardhja n\u00eb krye t\u00eb LDK-s\u00eb e Fatmir Sejdiut, e pastaj kulmi i t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqijave ka qen\u00eb zgjedhja n\u00eb krye t\u00eb LDK-s\u00eb e kund\u00ebrshtarit t\u00eb p\u00ebrbetuar t\u00eb dr. Ibrahim Rugov\u00ebs si\u00e7 ishte Isa Mustafa. P\u00ebr mua dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, padyshim ka qen koha m\u00eb e dhimbshme dhe m\u00eb e keqja p\u00ebr LDK-n\u00eb dhe Kosov\u00ebn, kur partis\u00eb s\u00eb themeluar nga dr. Ibrahim Rugova i printe kund\u00ebrshtari ideologjik i tij. Me ardhjen e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebrfundon demokracia e brendshme n\u00eb LDK, sepse nuk ka pasur gj\u00eb m\u00eb t\u00eb dhimbshme se sa kur n\u00eb vendin e dr. Ibrahim Rugov\u00ebs erdhi njeriu q\u00eb kishte punuar t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn kund\u00ebr tij dhe kund\u00ebr LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Po ju p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra keni qen nj\u00eb lloj avokati dhe nj\u00eb z\u00eb mjaft\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb Vjosa Osmanit. Ku e bazonit gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb besim dhe gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb vullnet, dhe m\u00eb n\u00eb fund ku ju \u00e7aloi ky besim?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra isha p\u00ebrkrah\u00ebs i Vjosa Osmanit, jo i r\u00ebndomt\u00eb, por isha 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kauz\u00ebs p\u00ebr ta p\u00ebrkrahur, bile pa asnj\u00eb hezitim, dhe k\u00ebt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb duke besuar se Vjosa Osmani \u00ebsht\u00eb e vetmja e cila mund t\u00eb b\u00ebnte ndryshime n\u00eb LDK, p\u00ebr t\u2019ia kthyer LDK-s\u00eb dinjitetin dhe frym\u00ebn rugoviane. Tash e pranoj, bile me keqardhje t\u00eb madhe se e kisha gabim pse e p\u00ebrkrahja pa asnj\u00eb hezitim. Kam punuar pa hile dhe me t\u00ebr\u00eb forc\u00ebn time, por kur e kuptova se Vjosa Osmani nuk ishte ajo intelektualja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb mendoja, sepse ajo luante loj\u00ebn \u201cngreh e mos shk\u00ebput\u201d, ose si\u00e7 \u00ebsht\u00eb refreni i nj\u00eb k\u00ebnge popullore \u201cmir\u00eb me vjehrr\u00ebn e mir\u00eb me burrin\u201d, q\u00eb binte ndesh me karakterin tim, un\u00eb jo q\u00eb u largova por jam zhg\u00ebnjyer tej mase. Jam munduar disa her\u00eb t\u00eb shpjegoj\u00eb p\u00ebr ndarjen e rrug\u00ebve n\u00eb mes meje e asaj, por nuk di sa kam pasur sukses?! E pasi ky rrug\u00ebtim ishte i karakterit politik, e kam kaluar m\u00eb leht\u00eb pezmin tim, por m\u00eb mir\u00eb t\u2019ia l\u00ebm\u00eb koh\u00ebs ta tregoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se kush ka pas t\u00eb drejt .<\/p>\n<p><strong>Pyetje: M\u00eb kujtohet se ju keni pas ndikuar drejtp\u00ebrdrejt tek zonja Osmani p\u00ebr t\u00eb ardhur edhe n\u00eb nj\u00eb Akademi kushtuar profesor Aganit q\u00eb e mbante Dega e LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, madje ju vet keni qen\u00eb shoq\u00ebrues i saj. A keni p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe di\u00e7ka?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Po \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, un\u00eb b\u00ebra vet\u00ebm pun\u00ebn time, e binda Vjosa Osmanin pse duhej t\u00eb vinte n\u00eb Zvic\u00ebr, pasi kam konsideruar se edhe ajo vet kishte nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb mesin e veprimtar\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr. N\u00eb ato rrethana kishte nevoj\u00eb t\u00eb madhe edhe elektorati i LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr q\u00eb Vjosa Osmani t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mesin e tyre. Edhe pse Vjosa nuk i b\u00ebnte k\u00ebto l\u00ebvizje me d\u00ebshir\u00eb, pasi ishte m\u00ebsuar me e ledhatuar e lutur t\u00eb tjer\u00ebt, un\u00eb e kreva k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb. Por kurr\u00eb nuk arrita ta m\u00ebsoj\u00eb pse ajo nuk e \u00e7monte dhe respektonte sa duhet elektoratin e saj, p\u00ebrpos at\u00ebher\u00eb kur iu kan\u00eb dashur votat?! E b\u00ebra edhe p\u00ebr ju, at\u00ebher\u00eb kur ishit kryetar i Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, ju b\u00ebnit p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i ruajtur vlerat e demokracis\u00eb, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kam v\u00ebrejtur se ishit t\u00eb rrethuar me hileqar dhe hyzmeqar t\u00eb Isa Mustaf\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt si\u00e7 u pa ma von\u00eb t\u00eb lan\u00eb edhe ty n\u00eb balt\u00eb, e dhimbshme por k\u00ebshtu ka ndodhur. Po ne jemi k\u00ebta q\u00eb gjithher\u00eb vet\u00ebs ia b\u00ebjm\u00eb grop\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: He nejse, kthimi i shpin\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zakon, a nuk ia kthyet edhe ju shpin\u00ebn zonj\u00ebs Vjosa Osmani, sepse tashm\u00eb nuk po e mbroni at\u00eb?! P\u00ebrkundrazi e keni kund\u00ebrshtuar mjaft\u00eb, madje duke p\u00ebrdorur nj\u00eb gjuh\u00eb mjaft\u00eb vulgare kund\u00ebr saj. Cili \u00ebsht\u00eb motivi thelb\u00ebsor i k\u00ebsaj prishje, dhe cili \u00ebsht\u00eb motivi i gjith\u00eb k\u00ebtyre akuzave, shpesh t\u00eb pap\u00ebrmbajtura?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Sado q\u00eb duket si e v\u00ebrtet\u00eb kjo q\u00eb theksoni, un\u00eb qysh n\u00eb fillimi ia pata th\u00ebn\u00eb se, \u201cdo t\u00eb p\u00ebrkrah dhe do jam gjithmon\u00eb pas jush p\u00ebr derisa ju nuk me zhg\u00ebnjeni, p\u00ebr derisa ju do t\u00eb talleni me ndjenjat e elektoratit dhe t\u00eb k\u00ebtij populli mjaft\u00eb t\u00eb p\u00ebrvuajtur?! Ia kam sqaruar se momentin q\u00eb do ta kuptoj\u00eb se po b\u00ebni loj\u00ebra dhe mashtrime, un\u00eb jo vet\u00ebm nuk t\u00eb p\u00ebrkrah, por do t\u00eb jem kund\u00ebr, kurse juve do t\u2019u kthehet bumerang\u201d. E thash edhe m\u00eb lart se p\u00ebrkrahja ime p\u00ebr Vjosa Osmanin, ka qen pa hile dhe pa interesa private e politike, thjesht\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkrahje morale, duke menduar se p\u00ebrmes saj po u b\u00ebj\u00eb p\u00ebrkrahje proceseve p\u00ebr t\u00eb cilat kishte nevoj\u00eb LDK-ja dhe Kosova. Kaq! Nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtimet e mia vulgare, si\u00e7 po i quani edhe ju, nuk kan\u00eb qen vet\u00ebm mllef emocional, por kan\u00eb qen\u00eb shprehje e realitetit, kurse kulminacionin e arriti kur Vjosa Osmani kishte th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb m\u00eb padis\u00eb, prandaj k\u00ebtu kam shp\u00ebrthyer.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: A je i ndikuar dhe a t\u00eb ka shtyr\u00eb ndokush p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb nga mbrojt\u00ebs n\u00eb kund\u00ebrshtar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Jo n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, vet fakti q\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb p\u00ebr 27 vite aktivist i LDK-s\u00eb pa u luhatur, tregon se nuk kam qen\u00eb i ndikuar, sidomos p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb. Sjellja mosmir\u00ebnjoh\u00ebse jo vet\u00ebm ndaj meje, por m\u00eb mir\u00eb t\u2019i pyetni miqt\u00eb e saj deputet nga legjislacioni i kaluar t\u00eb cil\u00ebt i ka p\u00ebrjashtuar Isa Mustafa, a mban ndonj\u00ebri kontakte me te?!&#8230;<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Sa isha kryetar i Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, ju keni qen\u00eb nd\u00ebr z\u00ebrat e rrall\u00eb q\u00eb e keni mbrojtur procesin zgjedhor n\u00eb Deg\u00ebn e LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, e p\u00ebr fat t\u00eb keq u minua nga brenda?! Natyrisht, ky minim nuk realizohej pa njer\u00ebzit e Isa Mustaf\u00ebs q\u00eb i kishim n\u00eb Deg\u00ebn e LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr. Nga i mor\u00ebt vesh k\u00ebto zhvillime?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs jam munduar ta them t\u00eb v\u00ebrteten rreth procesit zgjedhor, rreth tendencave negative q\u00eb i b\u00ebnte Isa Mustafa kund\u00ebr LDK-s\u00eb. E kam par\u00eb se disa q\u00eb shtireshin miq tuaj, pik\u00ebrisht ata ta kan\u00eb b\u00ebr\u00eb grop\u00ebn. M\u00eb par\u00eb t\u2019i kam lexuar shum\u00eb shkrime, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr m\u00eb kan\u00eb folur edhe miq dhe t\u00eb njohur p\u00ebr ty. E pavar\u00ebsisht nga kjo \u00e7do gj\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb mbi parimin e njer\u00ebzores, duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb rregullt p\u00ebr t\u2019ua ndalur hovin degradimeve q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb Prishtin\u00eb. T\u00eb flasim n\u00eb veten e tret\u00eb: Kryetari i LDK-s\u00eb p\u00ebr Zvic\u00ebr ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb kolosale p\u00ebr LDK-n\u00eb dhe p\u00ebr elektoratin e saj, por fatkeq\u00ebsisht ai nuk kishte p\u00ebrkrahje nga njer\u00ebzit p\u00ebrreth tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kryesia qendrore me Isa Mustaf\u00ebn i shfryt\u00ebzuan me mjeshtri k\u00ebta t\u00eb fundit, p\u00ebr ta minuar pun\u00ebn e kryetarin un\u00eb vet\u00ebm sa nuk kam plasur?! Megjithat\u00eb disa her\u00eb ju kam pas sugjeruar t\u00eb keni kujdes nga n\u00ebnkryetari juaj dhe nga disa t\u00eb tjer\u00eb. Ndodhi ajo q\u00eb ndodhi por ngjashm\u00ebrit\u00eb lidhen me luft\u00ebn dhe paqen. Ata q\u00eb kan\u00eb tradhtuar shok\u00ebt n\u00eb luft\u00eb, n\u00eb paqe e p\u00ebrgatisnin kurthin p\u00ebr kryetarin e deg\u00ebs, vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u2019ia pamund\u00ebsuar t\u00eb fliste n\u00eb em\u00ebr t\u00eb institucionit \u2013 deg\u00ebs sepse Kosova nuk p\u00ebrmir\u00ebsohet nga per\u00ebndimi. Fatkeq\u00ebsisht dyshimet e bazuar dol\u00ebn t\u00eb sakta!<\/p>\n<p><strong>Pyetje: T\u00eb kthehemi tek nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr. Cili ishte motivi juaj p\u00ebr t\u00eb aderuar n\u00eb Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Unitetit (PDU)?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Padyshim zhg\u00ebnjimi n\u00eb fjal\u00eb, dhe duke par\u00eb se p\u00ebrfundimisht LDK-ja \u00ebsht\u00eb kapur nga klani i Riinvestit, pas asaj q\u00eb ndodhi me dy Deg\u00ebt e LDK-s\u00eb n\u00eb Diaspor\u00eb, dhe duke i par\u00eb sjelljet mashtruese t\u00eb t\u00eb ashtuquajturve \u201creformator t\u00eb LDK-s\u00eb?!, ia kam shtruar pyetjen vetvetes a duhet t\u00eb mbet\u00ebm viktim\u00eb e besimit tim mbi ata q\u00eb vazhdimisht mashtrojn\u00eb, tradhtojn\u00eb dhe presin koka t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, mora k\u00ebt\u00eb hap p\u00ebr t\u00eb cilin uroj t\u00eb jet\u00eb i hairit!<\/p>\n<p>Ky aderim nuk ka ardhur shpejt e shpejt, por ka qen\u00eb nj\u00eb bised\u00eb e gjat\u00eb dhe konstruktive me kryetarin e PDU-s\u00eb z. Adem Ulluri dhe me n\u00ebnkryetaren e partis\u00eb zonj\u00ebn Ati Klimenta, un\u00eb iu bashkova PDU-s\u00eb duke shpresuar se k\u00ebtu mund ta jap m\u00eb mir\u00eb kontributin tim. Konsideroj se n\u00eb PDU, ekziston nj\u00eb demokraci e brendshme ku pranohet mendimi ndryshe, ashtu si\u00e7 isha m\u00ebsuar dikur nga LDK-ja e cila ishte shembull dhe model p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Jan\u00eb edhe disa arsye shtes\u00eb pse vendosa q\u00eb kontributin, dijen dhe aft\u00ebsit\u00eb e mia intelektuale e politike t\u2019ia ofroj\u00eb PDU-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: A ndjen dhembje p\u00ebr ato 27 vite veprimtari n\u00eb LDK?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Natyrisht ndjej dhimbje, bile t\u00eb madhe. Ishin vitet e arta t\u00eb jet\u00ebs sime, sidomos sa ishte gjall\u00eb Presidenti Rugova, se pas tij nuk kam pse t\u00eb ndiej dhembje p\u00ebr angazhimin tim n\u00eb LDK, pasi kjo parti nga dita n\u00eb dit\u00eb po katandisej, prandaj me t\u00eb drejt\u00eb disa her\u00eb e kam quajtur Partia Riinvest, sepse LDK u b\u00eb parti e klaneve, parti e mafioz\u00ebve, parti e pionier\u00ebve t\u00eb Titos e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Natyrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb nuk kam arsye t\u00eb ndjej dhembje.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Partia Demokratike e Unitetit (PDU), e themeluar n\u00eb Munih t\u00eb Gjermanis\u00eb, vepron edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Cili \u00ebsht\u00eb roli i saj n\u00eb skem\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: PDU \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb e re p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr popullin e saj. PDU \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, n\u00eb Munih t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe po rritet n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb parti e vlerave Europiane, me nj\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7atia e atyre q\u00eb ishin lokomotiva e t\u00eb gjitha proceseve n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kaloi Kosova. Ve\u00e7mas PDU \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebdyzim Kosov\u00eb &#8211; Diaspor\u00eb, ose anasjelltas. Kontributi i m\u00ebrgat\u00ebs para dhe gjat\u00eb luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb mjaft\u00eb i njohur, tashti ka ardhur koha e p\u00ebrparimit dhe zhvillimit t\u00eb Kosov\u00ebs, prandaj diaspora mund t\u00eb kontribuoj shum\u00eb.<\/p>\n<p>E them me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, sepse jam pjes\u00eb e Diaspor\u00ebs dhe frymoj\u00eb me ndjenj\u00ebn e Kosov\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb aderuar n\u00eb PDU ka nj\u00eb interesim inkurajues, dhe n\u00ebse k\u00ebshtu do vazhdoj\u00eb PDU do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebheq n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme me shtetin, por assesi jo, n\u00eb formatin e partive q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebhequr prej pas luft\u00ebs e k\u00ebtej. PDU, do jet\u00eb nj\u00eb koncept ndryshe, nj\u00eb parti e cila n\u00eb thelb ka vlerat Europiane, nj\u00eb parti p\u00ebr popullin e jo p\u00ebr individ\u00ebt, nj\u00eb parti p\u00ebr shtetin e jo p\u00ebr klanet mafioze.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Si sekretar i PDU-s\u00eb, cili \u00ebsht\u00eb angazhimi yt dhe cilat jan\u00eb kompetencat tuaja n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Si sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb PDU, angazhimi im \u00ebsht\u00eb i gjithansh\u00ebm duke pas parasysh bagazhin tim politik n\u00eb k\u00ebto 27 vite. Dihet mir\u00eb se puna e sekretarit \u00ebsht\u00eb administrata dhe \u00e7\u00ebshtjet organizative, por un\u00eb nuk po ndalem vet\u00ebm me kaq, as nuk dua t\u2019i tejkaloj kompetencat e mia si sekretar, por angazhimi im \u00ebsht\u00eb i gjithansh\u00ebm. Tani jemi duke i forcuar strukturat e partis\u00eb me njer\u00ebz te rinj dhe profesional dhe puna po ec\u00ebn mir\u00eb! N\u00eb PDU, p\u00ebrpar\u00ebsi ka gjenerata e re, p\u00ebrkat\u00ebsisht student\u00ebt dhe kuadri tjet\u00ebr profesionist. Ishte propozim i kryesis\u00eb q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e tanishme lokale t\u00eb mos kandidoj askush nga diaspora, duke p\u00ebrjashtuar ndonj\u00eb rast specifik. Po ashtu ishte edhe mendim imi, pasi ne n\u00eb diaspor\u00eb kemi vende pune, kemi kushte t\u00eb tjera, andaj prioritet iu dham\u00eb kandidat\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb brenda n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: PDU-ja a do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e gar\u00ebs zgjedhore p\u00ebr pushtetin lokal q\u00eb do t\u00eb mbahen tani n\u00eb vjesht\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Sigurisht po! PDU \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre zgjedhjeve.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Dhe p\u00ebr n\u00eb fund: Qeveria e Kosov\u00ebs u formua. \u00c7far\u00eb mesazhi keni p\u00ebr z. Ramush Haradinaj p\u00ebr ta ndryshuar gjendjen e tanishme n\u00eb Kosov\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Fillimisht kisha me uruar dhe p\u00ebrg\u00ebzuar zotin Ramush Haradinaj p\u00ebr zgjedhjen e tij kryeminist\u00ebr dhe p\u00ebr qeverin\u00eb q\u00eb do ta udh\u00ebheq ai. T\u00eb shpresojm\u00eb se ai do t\u2019u p\u00ebrmbahet premtimeve q\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb popullit, pasi ky popull ka nevoj\u00eb p\u00ebr lider pragmatik, ndon\u00ebse jam mjaft\u00eb skeptik, pasi dihet se kjo qeveri do t\u00eb jet\u00eb e mjaft\u00eb e varur nga lista serbe. Megjithat\u00eb proceset e r\u00ebnda n\u00eb vende dhe shtete t\u00eb shumta kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shembuj pozitiv, andaj pse t\u00eb mos jap edhe Kosova!<\/p>\n<p><em>St. Gallen, 10.09.2017<\/em>.<\/p>\n<blockquote><p><em>Pyetjet p\u00ebr intervist\u00eb i parashtroi Shefqet Dibrani<\/em><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PDU \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs dhe po rritet n\u00eb Kosov\u00eb St. Gallen \u2013 Zvic\u00ebr, e diele, 10.09.2017 Fadil Islami, (20.02.1966), lindi n\u00eb Prishtin\u00eb, nga viti 1992 jeton n\u00eb Gjermani. Momentalisht n\u00eb qytetin Ingolstadt, Landi i Bayernit. Ai \u00ebsht\u00eb pronar i firm\u00ebs &#8220;FIDI- Geb\u00e4uderinigun&#8221;, nd\u00ebrsa sivjet \u00ebsht\u00eb zgjedhur sekretar i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Unitetit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-15362","post","type-post","status-publish","format-standard","category-intervista"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>INTERVIST\u00cb ME FADIL ISLAMIN, SEKRETAR GJENERAL I PDU-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVIST\u00cb ME FADIL ISLAMIN, SEKRETAR GJENERAL I PDU-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"PDU \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs dhe po rritet n\u00eb Kosov\u00eb St. Gallen \u2013 Zvic\u00ebr, e diele, 10.09.2017 Fadil Islami, (20.02.1966), lindi n\u00eb Prishtin\u00eb, nga viti 1992 jeton n\u00eb Gjermani. Momentalisht n\u00eb qytetin Ingolstadt, Landi i Bayernit. Ai \u00ebsht\u00eb pronar i firm\u00ebs &#8220;FIDI- Geb\u00e4uderinigun&#8221;, nd\u00ebrsa sivjet \u00ebsht\u00eb zgjedhur sekretar i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Unitetit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-09-15T14:02:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-10-24T23:10:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"INTERVIST\u00cb ME FADIL ISLAMIN, SEKRETAR GJENERAL I PDU-s\u00eb\",\"datePublished\":\"2017-09-15T14:02:03+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-24T23:10:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\\\/\"},\"wordCount\":3431,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\\\/\",\"name\":\"INTERVIST\u00cb ME FADIL ISLAMIN, SEKRETAR GJENERAL I PDU-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2017-09-15T14:02:03+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-24T23:10:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVIST\u00cb ME FADIL ISLAMIN, SEKRETAR GJENERAL I PDU-s\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVIST\u00cb ME FADIL ISLAMIN, SEKRETAR GJENERAL I PDU-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"INTERVIST\u00cb ME FADIL ISLAMIN, SEKRETAR GJENERAL I PDU-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"PDU \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs dhe po rritet n\u00eb Kosov\u00eb St. Gallen \u2013 Zvic\u00ebr, e diele, 10.09.2017 Fadil Islami, (20.02.1966), lindi n\u00eb Prishtin\u00eb, nga viti 1992 jeton n\u00eb Gjermani. Momentalisht n\u00eb qytetin Ingolstadt, Landi i Bayernit. Ai \u00ebsht\u00eb pronar i firm\u00ebs &#8220;FIDI- Geb\u00e4uderinigun&#8221;, nd\u00ebrsa sivjet \u00ebsht\u00eb zgjedhur sekretar i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Unitetit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-09-15T14:02:03+00:00","article_modified_time":"2017-10-24T23:10:05+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"INTERVIST\u00cb ME FADIL ISLAMIN, SEKRETAR GJENERAL I PDU-s\u00eb","datePublished":"2017-09-15T14:02:03+00:00","dateModified":"2017-10-24T23:10:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\/"},"wordCount":3431,"commentCount":0,"articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\/","name":"INTERVIST\u00cb ME FADIL ISLAMIN, SEKRETAR GJENERAL I PDU-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2017-09-15T14:02:03+00:00","dateModified":"2017-10-24T23:10:05+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/interviste-me-fadil-islamin-sekretar-gjeneral-i-pdu-se\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVIST\u00cb ME FADIL ISLAMIN, SEKRETAR GJENERAL I PDU-s\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15362","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15362"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15362\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15362"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15362"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15362"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}