{"id":15458,"date":"2017-09-19T23:46:07","date_gmt":"2017-09-19T22:46:07","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=15458"},"modified":"2017-10-24T14:38:53","modified_gmt":"2017-10-24T14:38:53","slug":"mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\/","title":{"rendered":"Mendimtari i Par\u00eb Republikan i Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Aristotel Mici<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Trajtes\u00eb<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Rreth Librit \u201cBurgimi im\u201d &#8211; (La mia Prigionia) t\u00eb Pashko Vas\u00ebs<\/em><\/strong><\/p>\n<p>(<em>Veper autobiografike q\u00eb hedh drit\u00eb mbi rrethimin e Venecies dhe arrestimin e lirimin e autorit<\/em>.)<\/p>\n<p>Libri \u201cBurgimi im\u201d \u00ebsht\u00eb vepra e par\u00eb e Pashko Vas\u00ebs e shkruar m\u00eb 1850, kur ishte rreth 25 vje\u00e7. Vet\u00eb kopertina e librit na e b\u00ebn t\u00eb dituir:<\/p>\n<p><strong>BURGIMI IM<\/strong><br \/>\nEpisod historik nga rrethimi i Venecies prej PASHKO VAS\u00cbS nga Shkodra e Shqip\u00ebris\u00eb. Oficer i Shtabit Madhor t\u00eb Ushtris\u00eb Venetikase- V\u00ebllim I vet\u00ebm, Konstantinopol, Tipografia \u00eb A. Domenikinit \u2013 1850*<\/p>\n<p>( LA MIA PRIGIONIA) Episodio storico dell\u2019 assedio di Venezia di PASCO VASSA da Scutari d&#8217;Albania, Ufficiale allo Stato Maggiore dell\u2019 Armata Veneta, \u201cVolume unico\u201d-Constantinopol, Tipografia di A.Domenichini &#8211; 1850 )<\/p>\n<p>Libri \u201cBurgimi im\u201d (La mia Prigionia) \u00ebsht\u00eb vepra e par\u00eb e Pashko Vas\u00ebs. Ky lib\u00ebr i shkruar italisht, kish mb\u00ebtur i panjohur p\u00ebr mas\u00ebn e lexu\u00ebsit shqiptar p\u00ebr afro 140 vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1987, duke studjuar p\u00ebr vepr\u00ebn l\u00ebtrar\u00eb t\u00eb Pashko Vas\u00ebs, pata rastin t\u00eb gjeja n\u00eb skedarin e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare nj\u00eb sked\u00eb me t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr librin \u201cLa Mia Prigionia\u201d t\u00eb k\u00ebtij autori t\u00eb Rilindjes. K\u00ebrkova ta merrja p\u00ebr ta l\u00ebxuar, po nuk ma dhan\u00eb me nj\u00eb her\u00eb, sepse ishte vet\u00ebm, nj\u00eb cop\u00eb n\u00eb italisht, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ishte fotokopje.. Kur tregova arsyen se isha duke studjuar dhe duke mbledhur materiale p\u00ebr vepr\u00ebn letrare n\u00eb seri t\u00eb Pashko Vas\u00ebs, ma dor\u00ebzuan, po vet\u00ebm p\u00ebr ta p\u00ebrdorur n\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb leximin e par\u00eb kuptova se kisha t\u00eb b\u00ebja me nj\u00eb vep\u00ebr shum\u00eb interesante, e cila jo vet\u00ebm q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrkthehej sa m\u00eb shpejt\u00eb e m\u00eb mir\u00eb, po edhe t\u00eb futej me doemos edhe n\u00eb botimin serial t\u00eb k\u00ebtij autori.. M\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen ve\u00e7anrisht idet\u00eb republikane t\u00eb Pashko Vas\u00ebs: Dspot\u00ebt nuk mund t\u00eb ken\u00eb mendime t\u00eb larta \u2013 Mbret e liri jan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb papajtueshme. \u2013 E ardhmja \u00ebsht\u00eb \u00eb popujv\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb p\u00ebrkthyes sa m\u00eb t\u00eb aft\u00eb shkova n\u00eb fakultetin e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, pik\u00ebrisht n\u00eb katedr\u00ebn \u00eb italishtes. Shefi i katedr\u00ebs t\u00eb gjuh\u00ebs italiane, tek i cili kisha varur shpresa p\u00ebr bashk\u00ebpunim, si me hamendjn e tij m\u00eb tha se vepra n\u00eb fjal\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00eb imitim i nj\u00eb libri t\u00eb shkrimtarit Italian Silvio Peliko.<\/p>\n<p>Ai nuk donte t\u00eb m\u00eb kuptonte se kishim t\u00eb b\u00ebnim me nj\u00eb vep\u00ebr krejt origjinale t\u00eb Pashko Vas\u00ebs. Nuk u mora vesh me at\u00eb dhe dola nga fakulteti i m\u00ebrzitur\u2026 Tek po prisja te stacioni i autobusit urban, pash\u00eb t\u00eb vint\u00eb aty edhe dijetari i shquar i kultur\u00ebs shqiptare, njoh\u00ebsi i shk\u00eblqyer i italishtes, studiuesi i pasionuar Injac Zamputi. U g\u00ebzova q\u00eb e takova se kishja miq\u00ebsi me t\u00eb, nga q\u00eb ai kisht\u00eb q\u00ebn\u00eb profesori i par\u00eb i italishtes p\u00ebr femij\u00ebt e mi. Duke udh\u00ebtuar me autobus drejt qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, i shpreha d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpunim me redaksin\u00eb e botimeve t\u00eb tradit\u00ebs dhe t\u00eb merrte konkretisht p\u00ebr p\u00ebrkthim librin \u201cBurgimi im\u201d t\u00eb Pashko Vas\u00ebs. Me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn time ai nuk qe i gatsh\u00ebm. \u201cJam shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb m\u00eb tha \u2013 Aleks Buda dhe Dhimit\u00ebr Shuteriqi m\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi ca fotografi t\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbi t\u00eb gdhendur me shkronja latine. Kam arritur t\u00eb deshifroj se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vendbanimin a po qytetin e Progonit, Gjinit dhe t\u00eb Dhimitrit n\u00eb Mesjet\u00ebn e Principat\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebrit. Ata ma k\u00ebrkojn\u00eb shum\u00eb shpejt\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>-Po nga ne nuk ke asnj\u00eb ngutje, &#8211; i thash\u00eb. Dh\u00eb ashtu, m\u00eb n\u00eb fund ai pranoi. Pas ca dit\u00ebsh, kur i vajta n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebr ta takuar dh\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb v\u00ebsh se si po i dukej vepra, i ndjeri profesor Zamputi m\u00eb priti i ngaz\u00ebllyer. U ngrit nga karrikja n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e m\u00eb tha: \u201cPo m\u00eb vjen marre q\u00eb e lexova kaq von\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. \u00cbsht\u00eb vep\u00ebr e bukur, -m\u00eb tha, &#8211; e shkruar me nje stil t\u00ebrheq\u00ebs dhe me nj\u00eb italishte t\u00eb ngritur si n\u00eb shekullin \u00eb XIX, ku ndihet dialekti venecian. Do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb b\u00ebj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn \u00eb mund\u00ebshme, sepse e njoh mir\u00eb italishten si edhe dialektin e Venecies, ku kam kryer studimet universitare.\u201dDhe v\u00ebrtet\u00eb Profesor Injac Zamputi punoi me passion dhe p\u00ebrkushtim, duke arritur nj\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb p\u00ebrsosur, q\u00eb u fut n\u00eb botimin serial t\u00eb vepr\u00ebs letrare t\u00eb Pahko Vas\u00ebs.<\/p>\n<p>Vepra \u201cBurgimi im\u201d e ndihmon lexuesin p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar shum\u00eb gj\u00ebra rreth k\u00ebtij autori t\u00eb Rilindj\u00ebs son\u00eb Komb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb njohur m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb p\u00ebriudh\u00eb t\u00eb j\u00ebt\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrsonaliteti dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb kuptuar realisht mendimet e tij politike dhe idet\u00eb liridash\u00ebse.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb lib\u00ebr Pashko Vasa e ka shkruar jo shum\u00eb koh\u00eb pas ngjarj\u00ebve q\u00eb p\u00ebrshkruan, t\u00eb cilat kan\u00eb ndodhur nga viti 1848 deri nga mesi i vitit 1849. Pashko Vasa , i frym\u00ebzuar nga ndjenja t\u00eb sinqerta patriotike dhe demokratike, nga idet\u00eb e luft\u00ebs kund\u00ebr monarkive, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb republikanizmi radikal, nuk ngurron t\u00eb hidhet e t\u00eb shkoj\u00eb si vullnetar n\u00eb Venecia, t\u00eb radhit\u00ebt si offic\u00ebr krahas luft\u00ebtar\u00ebv\u00eb italian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt luftonin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr idealin atdhetar, q\u00eb t\u00eb shporrnin nga vendi tyr\u00eb pushtuesin austriak dhe t\u00eb krijonin bashkimin politik t\u00eb Italis\u00eb me nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo koh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebriudhat m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb historis\u00eb italiane, at\u00ebher\u00eb kur Italia e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00eb mbret\u00ebri, republika dh\u00eb principata t\u00eb ndryshme, e shtypur n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe nga zaptues t\u00eb huaj, ngre krye dhe e udh\u00ebhequr nga figurat e shquara si Mxini, Garibaldi, Kavuri , arrin t\u00eb shkund zgjedh\u00ebn e okupator\u00ebve, edhe t\u00eb dal\u00eb si nj\u00eb shtet i bashkuar politik m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kihet para sysh se l\u00ebvizja komb\u00ebtare italiane u krye n\u00ebn shtytjen e ideve patriotike dhe sociale t\u00eb Mazinit. Demokrat\u00ebt italian\u00eb t\u00eb ndikuar prej tij, k\u00ebrkonin jo v\u00ebt\u00ebm \u00e7lirimin e vendit, por edhe t\u00eb krijonin nj\u00eb shtet me qeverisje republikane, q\u00eb t\u00eb ishte sa m\u00eb pran\u00eb masave popullore. K\u00ebmish\u00ebkuq\u00ebt e Garibaldit ishin n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madh\u00eb bij\u00eb fshatar\u00ebsh, q\u00eb shpresonin t\u00eb fitonin bashk\u00eb me lirin\u00eb komb\u00ebtare edhe tok\u00ebn si bujq, pra t\u00eb arrinin nj\u00eb reform\u00eb agrare, q\u00eb do te kryhej n\u00eb d\u00ebm t\u00eb feudal\u00ebv\u00eb (I baroni) dhe n\u00eb dobi t\u00eb fshatar\u00ebv\u00eb. Kjo \u00ebnd\u00ebrr i radhiti edhe arb\u00ebresh\u00ebt tan\u00eb n\u00ebn flamurin e Garibaldit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebv\u00eb p\u00ebr krah l\u00ebvizj\u00ebs Garibadine, le t\u00eb p\u00ebrmendim edhe solidaritetin e poetit Zef Serembe, i cili i frym\u00ebzuar nga kjo luft\u00eb, do t\u00eb shkruante n\u00eb poezin\u00eb \u201cP\u00ebr Lirin\u00eb e Venetis\u00eb\u201d:<br \/>\nGaribaldi trim m\u00eb flet\u00eb<\/p>\n<blockquote><p><em>Skand\u00ebrebegut ton\u00eb i ngjet,<br \/>\nSe kur rreptas shpat\u00ebn nxj\u00ebrr,<br \/>\nSi rrufeja djeg e shqerr<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Po ngjarjet rrodhen ndryshe. Ndikimi i dinastis\u00eb mbret\u00ebror\u00eb t\u00eb Savoj\u00ebs b\u00ebri q\u00eb t\u00eb mposhtet vrulli shoq\u00ebror i k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje, t\u00eb pak\u00ebsoh\u00ebshin forcat republikane dhe t\u00eb merrte ep\u00ebrsi ideja e nj\u00eb monarkije (Monarkia e Savoj\u00ebs), e cila do t\u00eb bashkonte t\u00eb gjitha krahinat e v\u00ebndit. P\u00ebr hir t\u00eb bashkimit t\u00eb Italis\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb k\u00ebsaj ideje do t\u00eb n\u00ebnshtrohej at\u00ebher\u00eb edhe Garibaldi.<\/p>\n<p>Kjo atmosfer\u00eb politike sundonte n\u00eb Itali, kur Pashko Vasa u bashkua vullnetarisht me forcat e r\u00ebvolucionit \u00e7lirimtar t\u00eb Venetikut. Akti heroik i k\u00ebtij shqiptari revolucionar q\u00eb shkon e lufton p\u00ebr lirin\u00eb e nj\u00eb vendi tj\u00ebt\u00ebr, t\u00eb kujton nj\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb t\u00eb popullit shqiptar, i cili nuk ka lakmuar kurr\u00eb t\u00eb pushtoj treva t\u00eb huaja, q\u00eb nuk i takojn\u00eb, p\u00ebrkundrazi, ai ka dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00ebn e v\u00ebt\u00eb fisnike p\u00ebr lirin\u00eb dh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e vend\u00ebve t\u00eb tjera me an\u00eb t\u00eb bij\u00ebv\u00eb t\u00eb tij, si\u00e7 ndodhi me revolucionin grek p\u00ebr pavar\u00ebsi, ku u shquan m\u00eb dhj\u00ebtra shqiptar\u00eb p\u00ebr trim\u00ebrit\u00eb \u00eb tyr\u00eb; po k\u00ebshtu Naum V\u00ebqilharxhi shkoi e luftoi n\u00eb revolucionin rumun m\u00eb 1821, po at\u00eb rrug\u00eb ndoqi edhe Siri Toptani me pj\u00ebs\u00ebmarrj\u00ebn \u00eb tij n\u00eb r\u00ebvolucionin fr\u00ebng t\u00eb vitit 1848.<\/p>\n<p>V\u00ebpra \u201cBurgimi im \u201c ka karakter autobiografik mbasi flet p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e autorit si vullnetar n\u00eb revolucionin \u00e7lirimtar t\u00eb Venetikut, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr okupator\u00ebv\u00eb austriake gjat\u00eb vit\u00ebv\u00eb 1848-1849. Pashko Vasa lufton krahas popullit venecian i shtyr\u00eb nga d\u00ebshira q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb ndihmuar nj\u00eb popull q\u00eb vuan padrejt\u00ebsin\u00eb dh\u00eb shtypjen e rob\u00ebris\u00eb si edhe nga id\u00ebja p\u00ebr triumfin e republik\u00ebs veneciane&#8230;<\/p>\n<p>Po m\u00eb tep\u00ebr se p\u00ebr historin\u00eb e r\u00ebvolucionit te Venetikut, vepra \u201cBurgimi im\u201d ka interes t\u00eb madh p\u00ebr historin\u00eb e mendimit revolucionar t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare, po edhe p\u00ebr rrug\u00ebn e formimit patriotik t\u00eb Pashko Vas\u00ebs.<\/p>\n<p>Ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb n\u00ebnvizojm\u00eb se n\u00eb shum\u00eb faqe t\u00eb k\u00ebtij libri spikatin qart\u00eb edhe idet\u00eb demokratike e r\u00ebpublikane t\u00eb autorit. Dhe kjo eshte nj\u00eb nga vlerat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebsaj vepre autobiografike. Gjith\u00eb libri p\u00ebrshkohet nga mendime liridash\u00ebse. Pashko Vasa i urren e i shan mbret\u00ebrit. Ai nuk ka asnj\u00eb lloj simpatie p\u00ebr monarkin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dh\u00eb p\u00ebr mbretin n\u00eb v\u00eb\u00e7anti\u2026.\u201dmbret e liri jan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb papajtueshme\u201d (vizimi yn\u00eb AM) f.8). Me k\u00ebto fjal\u00eb duket qart se Pashko Vasa, duke q\u00ebn\u00eb kund\u00ebr mbretit dhe monarkis\u00eb, ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb ideator dhe p\u00ebrkrah\u00ebs i republikanizmit q\u00eb me fillimin e Rilindjes, gj\u00eb q\u00eb duhej th\u00ebn\u00eb si nga studjuesit e biograf\u00ebt e tij, ashtu edhe nga historia e let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb keq akoma titulli i k\u00ebsaj vepre \u201cBurgimi im\u201d nuk figuron as n\u00eb Fjalorin Enciklopedik Shqiptar\u201d, gj\u00eb q\u00eb flet p\u00ebr nj\u00eb mosnjohje t\u00eb vepr\u00ebs dhe t\u00eb ideve republikane t\u00eb k\u00ebtij autori t\u00eb shquar t\u00eb Rilindjes. Sado q\u00eb vepra qe shkruar italisht, ajo flet p\u00ebr ide t\u00eb guximshme t\u00eb autorit, p\u00ebr ide dhe d\u00ebshira republikane. Kjo vep\u00ebr e Pashko Vas\u00ebs d\u00ebshmon se Rilindasit tan\u00eb krahas lirise komb\u00ebtare, d\u00ebshironin edhe nj\u00eb form\u00eb qeverisjeje demokratike republikane. Dhe i pari q\u00eb e d\u00ebshmom me vep\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje \u00ebsht\u00eb Pashko Vasa me librin e tij \u201cBurgimi im\u201d (La mia prigionia) q\u00eb n\u00eb vitin1850.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">*<br \/>\n* \u00a0 \u00a0 *<\/p>\n<p>Autori mban qendrim kritik n\u00eb lib\u00ebr ndaj Karl Albertit t\u00eb Savoj\u00ebs p\u00ebr veprimet e tij antirepublikane, p\u00ebr mashtrimin ndaj popullit se gjoja do t\u00eb luftonte Austro-Hungarez\u00ebt, dhe nga ana tjet\u00ebr e l\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs, duke i braktisur kryengrit\u00ebsit n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn \u00eb forcav\u00eb armik\u00eb. Me keqardhje autori shkruan: \u201cPopulli q\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte thirrur: Rrpoft\u00eb R epublika! Iu desh t\u00eb m\u00ebsoheje\u00eb t\u00eb thoshte: Rroft\u00eb Karl Alb\u00ebrti!\u201d<\/p>\n<p>Si republikan i vendosur, Pashko Vasa ishte edhe kund\u00ebr despotizmit n\u00eb shoq\u00ebri\u2026.\u201ddespot\u00ebt nuk mund t\u00eb ken\u00eb mendime t\u00eb larta, sepse sikur t\u00eb kishin mendime t\u00eb larta, m\u00eb i larti mendim dhe i pari p\u00ebr t`u realizuar do t\u00eb ishte q\u00eb ata t\u00eb heqin dor\u00eb nga forca shtazore dhe nga korrupsioni\u201d.<\/p>\n<p>Libri nis me nj\u00eb kushtim q\u00eb autori i drejton kont\u00ebsh\u00ebs Ikla Vimerkati, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shkruan gjat\u00eb trajtes\u00ebs dh\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i tregon edhe arsyen se pse e kishte b\u00ebr\u00eb at\u00eb shkrim t\u00eb gjat autobiografik. Autori i drejtoh\u00ebt asaj kontesh\u00eb m\u00eb nj\u00eb ndj\u00ebnj\u00eb adhurimi: \u201cMikepritja e k\u00ebnd\u00ebshme dhe kujdeset bujare me t\u00eb cilat me rrethuat n\u00eb Venetik, &#8211; kur un\u00eb po luftoja p\u00ebr kauz\u00ebn shum\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb atdh\u00ebut tuaj, kaq th\u00ebll\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn time, sa q\u00eb s` ka larg\u00ebsi as koh\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t`ua shlyej kujtimin e t\u00eb ngadalsoj\u00eb at\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb gjall\u00eb edhe at\u00eb mir\u00ebnjohje intime q\u00eb m\u00eb keni frym\u00ebzua\u00ebr\u2026. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb homazh q\u00eb, nga brigjet e Bosforit, po i d\u00ebrgoj virtutit tuaj dhe ndjenjave tuaja bujare (f.3).<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj letre mir\u00ebnjoh\u00ebse, autori nis rr\u00ebfimin e ngjarjes\u00eb , si ia punuan posht\u00ebrsisht me akuz\u00ebn e sajuar p\u00ebr tradh\u00ebti, duke trilluar nj\u00eb intrig\u00eb t\u00eb posht\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb luft\u00ebtar t\u00eb vet\u00ebdish\u00ebm. Ky tregim shtrihet n\u00eb tre kapitujt e par\u00eb. Libri hapet keshtu me ngjarjet e nat\u00ebs s\u00eb 6-7 korrikut 1849, kur, i urdh\u00ebruar nga komanda e armat\u00ebs, ai ia la v\u00ebndin nj\u00eb oficeri tjet\u00ebr n\u00eb krye t\u00eb bateris\u00eb dhe niset p\u00ebr inspektim n\u00eb vijat \u00eb para t\u00eb frontit. Si\u00e7 kuptohet nga p\u00ebrshkrimi dhe parashtrimi i ngjarjeve, k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb kurth t\u00eb kurdisur, pasi jo m\u00eb kot Pashko Vas\u00ebn e shpjen n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, ku armiqt\u00eb at\u00eb nat\u00eb, t\u00eb ndihmuar edhe nga tradh\u00ebtia \u00eb nje oficeri, do ta pushtonin p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb koh\u00eb pa sanj\u00eb qendres\u00eb nj\u00eb shesh.. Tradh\u00ebtar\u00ebt e r\u00ebvolucionit t\u00eb Venecias donin q\u00eb me zev\u00ebnd\u00ebsimin dhe zhv\u00ebndosjen e shqiptarit t\u00eb shp\u00ebtonin l\u00ebkur\u00ebn e tyr\u00eb dhe t\u00eb akuzohej p\u00ebr tradh\u00ebti vullnetari shqiptar. Plani dinak zbatohet me p\u00ebrpik\u00ebm\u00ebri. Sheshi zaptohet p\u00ebrkoh\u00ebsisht, pasi venetikasit ngrihen dhe e \u00e7lirojn\u00eb prap\u00eb. Dyshimi i Shtabit Madhor bie doemos te oficeri q\u00eb ishte caktuar p\u00ebr inspektim. Ngjarjet q\u00eb vijn\u00eb m\u00eb pas deri te kapitulli i tret\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dit\u00ebt edhe net\u00ebt e burgut.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu pra, p\u00ebrmes nj\u00eb intrige t\u00eb rafinuar, Pashko Vasa u vu n\u00eb pozicion t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb para Komand\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. P\u00ebr mom\u00ebntin ai isht\u00eb nj\u00eb viktim\u00eb pa asnj\u00eb mbrojtje. Arrestimi i tij q\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundsh\u00ebm me akuz\u00eb t\u00eb trilluar. \u201cKomiteti i Vigjil\u00ebnc\u00ebs Publike, &#8211; shkruan autori, &#8211; kudo kishte mbledhur deponiome, d\u00ebshnmi t\u00eb rreme, pyetje e procesverbale q\u00eb ta nd\u00ebrlikonte \u00e7\u00ebshtjen\u2026.\u201d Mir\u00ebpo hetimet q\u00eb b\u00ebheshin nxirrnin p\u00ebr her\u00eb e m\u00eb qart\u00eb mung\u00ebs\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb provave. M\u00ebgjithat\u00eb Pashko Vasa mbahej ende n\u00eb burg dhe nga dita n\u00eb dit\u00eb pritej pushkatimi i tij. N\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shtabi do t\u00eb justifikonte edhe mungesat \u00eb veta n\u00eb mbrojtj\u00eb t\u00eb qyt\u00ebtit. V\u00ebt\u00ebm nd\u00ebrhyrja \u00eb miqv\u00eb t\u00eb m\u00ebdh\u00ebnj t\u00eb Pashko Vas\u00ebs, e njer\u00ebzve me pesh\u00eb n\u00eb qytet, si i madhi Nicolo Tomazeu, b\u00ebri q\u00eb aktet t\u00eb rishqyrtoheshin dhe t\u00eb dilte qart\u00eb pafaj\u00ebsia \u00eb tij. At\u00ebher\u00eb, pasi vuajti disa dit\u00eb t\u00eb r\u00ebnda burgimi, u la i lir\u00eb. K\u00ebto dit\u00eb vuajtjeje dh\u00eb mundimi autori do t`i p\u00ebrshkruante me r\u00ebaliz\u00ebm n\u00eb kapitullin e tet\u00eb t\u00eb v\u00ebpr\u00ebs.<\/p>\n<p>Pashko Vasa \u00ebsht\u00eb treguar dhe nj\u00eb mjesht\u00ebr i mir\u00eb i pen\u00ebs n\u00eb p\u00ebrshkrimin e ambjenteve t\u00eb ndryshme edhe t\u00eb analizave psikologjike. Tek ndodhej br\u00ebnda burgut, ai ndjehej tej mase i brengosur dhe do t\u00eb shkruante p\u00ebr at\u00eb gjendjen e tij t\u00eb trishtuar \u201c\u2026.n\u00eb \u00e7ast mendimi, q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb isht\u00eb i topitur, m\u00eb fluturoi drejt atdheut, drejt prind\u00ebrve, drejt v\u00ebllez\u00ebrve.Oh se \u00e7far\u00eb dhimjbe ndjeva at\u00ebher\u00eb, kur mendova se sa do t\u00eb vuanin t\u00eb dashurit e mi, kur t\u00eb m\u00ebsonin se un\u00eb ishja burgosur! Sillja nd\u00ebr mend n\u00ebn\u00ebn tek vuante ,e d\u00ebshp\u00ebruar, duke qar\u00eb dhe m\u00eb b\u00ebhej se n\u00eb mes vajit t\u00eb n\u00ebn\u00ebs d\u00ebgjoja edhe emrin e tim ati\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e treguam edhe m\u00eb lart\u00eb, luft\u00ebtari vullnetar shqiptar u lirua nga denimi q\u00eb po vuante padrejt\u00ebsisht, po duhet t\u00eb n\u00ebnvizojm\u00eb se as kur e fut\u00ebn n\u00eb burg dhe as kur e nxor\u00ebn nga burgu, atij nuk iu b\u00eb ndonj\u00eb process gjyq\u00ebsor. Kjo gj\u00eb tregon edhe nj\u00eb her\u00eb arbitraritetin q\u00eb sundonte n\u00eb instancat komanduese t\u00eb armat\u00ebs s\u00eb Venecias, si edhe p\u00ebr tradh\u00ebtin\u00eb e disa krer\u00ebve t\u00eb Shtabit Madhor, ku ishin futur edhe shum\u00eb krer\u00eb monarkist\u00eb, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa armikun e huaj kishin frik\u00eb nj\u00ebr\u00ebzit e thjesht\u00eb kryengrit\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur u lirua nga burgimi, Pashko Vasa do t\u00eb shkruante n\u00eb kapitullin e nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij libri, k\u00ebshtu :\u201d..d\u00ebsha t`i paraqit\u00ebsha kryegjeneralit, por kreu i shtat\u00ebmadhoris\u00eb s\u00eb tij colonel Fran\u00e7esko Fontana i doli pun\u00ebs para nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb me k\u00ebto fjal\u00eb: &#8211; As per\u00ebndia nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ekzistoj\u00eb padr\u00ebjt\u00ebsia q\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Ju jeni i pafajsh\u00ebm. Kjo mjafton p\u00ebr ju. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr ju gjenerali, ve\u00e7e t`u thot\u00eb: jeni i pafajsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj- thot\u00eb m\u00eb posht\u00eb Pashko Vasa n\u00eb at\u00eb gjendje, &#8211; vendosa t\u00eb jepja dor\u00ebh\u00ebqjen. Po as kjo nuk m\u2019u l\u00ebjua! T\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb m\u00eb k\u00ebshilluan t\u00eb kund\u00ebr\u00ebt\u00ebn.!&#8230; t\u00eb mos e braktisja nj\u00eb kauz\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kisha vuajtur. Q\u00eb t\u00eb m\u00eb mbushnin mendjen, m\u00eb b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb kisha parasysh se, sikur un\u00eb tani t\u00eb paraqitja dor\u00ebheqj\u00ebn, shum\u00eb v\u00ebt\u00eb do t\u00eb besonin se veproja ashtu sepse m\u00eb kishte l\u00ebshuar zemra e sepse kisha frik\u00eb. Po ai q\u00eb m\u00eb bindi t\u00eb kthehesha p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb v\u00ebndin tim dhe t\u00eb p\u00ebrballoja rreziqe t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb zeza, qe Nikolo Tomazeu, i cili m\u2019u lut q\u00eb t\u2019ia falja mll\u00ebfin tim rrethanave m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb po mundonin t\u00eb mjerin Venedik dhe un\u00eb veprova k\u00ebshtu me k\u00ebnaq\u00ebsi, sepse e kisha m\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr at\u00eb kauz\u00eb se sa j\u00ebt\u00ebn time. U ktheva p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb komand\u00ebn e rrethit t\u00eb par\u00eb t\u00eb mbrojtjes dhe mora rregullisht sh\u00ebrbimin tim.\u201d<\/p>\n<p>Pashko Vasa vazhdoi t\u00eb luftonte deri n\u00eb fund s\u00eb bashku me revolucionar\u00ebt venecian\u00eb, pa ua z\u00ebn\u00eb n\u00eb goj\u00eb direkt emrat e keqb\u00ebrs\u00ebve t\u00eb tij. Megjithat\u00eb lexuesi nuk e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb f. 16 t\u00eb librit t\u00eb b\u00ebj\u00eb aluzion dhe t\u00eb kuptoj\u00eb se cili duhej t\u00eb kishte qen\u00eb kapiten Moreli.<\/p>\n<p>N\u00eb kapitujt e fundit t\u00eb librit jepet qendresa e venetikasve n\u00eb \u00e7astet e rrethimit. K\u00ebtu autori gjen rast t\u00eb flas\u00eb me frym\u00ebzim t\u00eb ndj\u00ebr\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb dhe luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb, p\u00ebr nevoj\u00ebn e heroizmit p\u00ebr t\u00eb fituar pavar\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrshkruan gjithashtu vuajtjen dhe qen- dres\u00ebn heroik\u00eb t\u00eb popullit ndaj pushtuesve austriake\u201d Tri t\u00eb kat\u00ebrtat e banor\u00ebve t\u00eb Venedikut qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb braktisnin sht\u00ebpit\u00eb\u2026. Grat\u00eb vraponin me foshnjat n\u00eb gryk\u00eb n\u00ebn qiellin e hapur t\u00eb sheshit S.Marko\u2026..grat\u00eb, nd\u00ebrsa braktisnin sht\u00ebpit\u00eb e veta p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar bijt\u00eb, th\u00ebrrisnin dhe u jepnin guxim ushtarak\u00ebv\u00eb\u2026 dhe p\u00ebrs\u00ebrisnin parull\u00ebn:\u201dNo monstri,quel che vole, ma qui no se ghe mete el muso\u201d (Jo p\u00ebrbindsha, b\u00ebni \u00e7\u2019t\u00eb doni, po k\u00ebtu nuk futet turiri)\u2026. Askush nuk shperthente n\u00eb ankim, sepse donin m\u00eb pare t\u00eb vdisninse sa t\u00eb kthheshin n\u00ebn despotizmin austriak.\u201d<\/p>\n<p>Autori tregon shembuj t\u00eb admiruesh\u00ebm nga heroizmi, perkushtimi dh\u00eb solidariteti i popullit t\u00eb v\u00ebn\u00eb dikut p\u00ebr qellimin e tyre t\u00eb shenjt\u00eb. Kush ia frym\u00ebzonte iden\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb varf\u00ebr q\u00eb t\u00eb priste flok\u00ebt e bukur dhe, me shum\u00ebn e vog\u00ebl q\u00eb nxirrte prej tyre, t\u00eb shtonte mjetet e r\u00ebzistenc\u00ebs.? Kush m\u00eb n\u00eb fund e shtynte n\u00ebn\u00ebn e martir\u00ebve Bandiera q\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb gj\u00ebrave t\u00eb tjera, t\u00eb vendoste te ai altar pallton e Atilios,ndoshta i vetmi object q\u00eb i kishte mbetur nga i biri i saj trim, i cili qe pushkatuar nga austriak\u00ebt si kryengrites tok me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb n\u00eb vitin 1844. Pashko Vasa e admiron qytetin dh\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e tij\u2026Ai \u00ebsht\u00eb i pavdeksh\u00ebm si Roma. Dh\u00eb m\u00eb nj\u00eb stil patetik, me epitete e fraz\u00eb lakonike, tregon p\u00ebr Venediklun:\u201dQyteti ishte i q\u00ebt\u00eb,i p\u00ebrmbajtur, deri n\u00eb dhimbjen e vet\u00eb!\u201d.<br \/>\nPo \u201dkur ushtria austriake do t\u00eb shtinte n\u00eb dor\u00eb t\u00eb raskapitur\u00ebn mbret\u00ebresh\u00eb t\u00eb Adriatikut (t\u00eb Adrias), &#8211; shkruan n\u00eb faqen e fundit t\u00eb k\u00ebtij libri Pashko Vasa ,- un\u00eb m\u00eb 28 t\u00eb gushtit u nisa n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb Ankona, m\u00eb qellim q\u00eb pr\u00ebj and\u00ebj t\u00eb shkoja n\u00eb Konstandinopol.<\/p>\n<p>Edhe pse republikat italiane t\u00eb Rom\u00ebs edhe t\u00eb Venetikut m\u00eb 1848- 18949 e pat\u00ebn jet\u00ebn t\u00eb shkurt\u00ebr, edhe pse l\u00ebvizja revolucionare republikane italiane fatin e simotrave evropiane po p\u00ebsonte nga k\u00ebrc\u00ebnimi i restaurimit monarkist, Pashko Vasa n\u00eb librin e vet\u00eb mbetet optimist. Ai shpreh bindjen e tij s\u00eb n\u00eb Itali dhe n\u00eb Evrop\u00eb kishte ende forca republikane q\u00eb mund t\u2019u kund\u00ebrviheshin sundimeve monarkiste. Bindja e thell\u00eb pr\u00ebj luft\u00ebtari republican e b\u00ebn autorin q\u00eb ta mbyll k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr me shprehjen e guximshme:\u201dE ardhmja \u00ebsht\u00eb e popujv\u00eb\u201dq\u00eb \u00ebsht\u00eb parull\u00eb aktuale e t\u00eb gjitha koh\u00ebrave.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, nga l\u00ebximi i librit \u201cBurgimi im\u201d kuptojm\u00eb se Pashko Vasa qysh n\u00eb rinin\u00eb e tij ishte nj\u00eb republickan i nd\u00ebrgj\u00ebgjsh\u00ebm, luft\u00ebtar i liris\u00eb, internacionalist i bindur, antidespotik, dhe fshikullues i intrigave mbret\u00ebrore, tipare k\u00ebto t\u00eb personalitetit t\u00eb tij q\u00eb do t\u00eb reflektoheshin dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb krijimtarin\u00eb e vet.. Si konlkuzion me vepr\u00ebn e tij \u201cBurgimi im\u201d, qysh me 1850, q\u00eb me zanafill\u00ebn e Rilindjes son\u00eb Kmb\u00ebtare, Pashko Vasa del si mendimtar i pare i ideve republikane dhe<br \/>\nantimonakiste.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aristotel Mici Trajtes\u00eb Rreth Librit \u201cBurgimi im\u201d &#8211; (La mia Prigionia) t\u00eb Pashko Vas\u00ebs (Veper autobiografike q\u00eb hedh drit\u00eb mbi rrethimin e Venecies dhe arrestimin e lirimin e autorit.) Libri \u201cBurgimi im\u201d \u00ebsht\u00eb vepra e par\u00eb e Pashko Vas\u00ebs e shkruar m\u00eb 1850, kur ishte rreth 25 vje\u00e7. Vet\u00eb kopertina e librit na e b\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,8],"tags":[],"class_list":["post-15458","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj","category-histori","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mendimtari i Par\u00eb Republikan i Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mendimtari i Par\u00eb Republikan i Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Aristotel Mici Trajtes\u00eb Rreth Librit \u201cBurgimi im\u201d &#8211; (La mia Prigionia) t\u00eb Pashko Vas\u00ebs (Veper autobiografike q\u00eb hedh drit\u00eb mbi rrethimin e Venecies dhe arrestimin e lirimin e autorit.) Libri \u201cBurgimi im\u201d \u00ebsht\u00eb vepra e par\u00eb e Pashko Vas\u00ebs e shkruar m\u00eb 1850, kur ishte rreth 25 vje\u00e7. Vet\u00eb kopertina e librit na e b\u00ebn [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-09-19T22:46:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-10-24T14:38:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Mendimtari i Par\u00eb Republikan i Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare\",\"datePublished\":\"2017-09-19T22:46:07+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-24T14:38:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\\\/\"},\"wordCount\":3731,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\\\/\",\"name\":\"Mendimtari i Par\u00eb Republikan i Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2017-09-19T22:46:07+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-24T14:38:53+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mendimtari i Par\u00eb Republikan i Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mendimtari i Par\u00eb Republikan i Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Mendimtari i Par\u00eb Republikan i Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Aristotel Mici Trajtes\u00eb Rreth Librit \u201cBurgimi im\u201d &#8211; (La mia Prigionia) t\u00eb Pashko Vas\u00ebs (Veper autobiografike q\u00eb hedh drit\u00eb mbi rrethimin e Venecies dhe arrestimin e lirimin e autorit.) Libri \u201cBurgimi im\u201d \u00ebsht\u00eb vepra e par\u00eb e Pashko Vas\u00ebs e shkruar m\u00eb 1850, kur ishte rreth 25 vje\u00e7. Vet\u00eb kopertina e librit na e b\u00ebn [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-09-19T22:46:07+00:00","article_modified_time":"2017-10-24T14:38:53+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Mendimtari i Par\u00eb Republikan i Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare","datePublished":"2017-09-19T22:46:07+00:00","dateModified":"2017-10-24T14:38:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\/"},"wordCount":3731,"commentCount":0,"articleSection":["Artikuj","Histori","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\/","name":"Mendimtari i Par\u00eb Republikan i Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2017-09-19T22:46:07+00:00","dateModified":"2017-10-24T14:38:53+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mendimtari-i-pare-republikan-i-rilindjes-sone-kombetare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mendimtari i Par\u00eb Republikan i Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15458","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15458"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15458\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15458"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15458"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15458"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}